Krasniqi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së: Shkuan në Hagë me kokën lart

Krasniqi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së: Shkuan në Hagë me kokën lart

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ka kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët. Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se për 1,826 ditë ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, durim e besim. “Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s'e ka marrë verdiktin që e meriton. Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës”, ka shkruar Krasniqi. Më tej, ai ka theksuar se historia e vendit tonë është shkruar me gjak dhe sakrificë dhe se asnjë gjykatë nuk mund ta rishkruajë atë. “Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar lideri i PDK-së. /Telegrafi/

Aeroportet e Brukselit dhe Liezhit mbyllen për disa orë shkaku i dronëve

Aeroportet e Brukselit dhe Liezhit mbyllen për disa orë shkaku i dronëve

Aeroportet e Brukselit dhe Liezhit në Belgjikë janë mbyllur të martën mbrëma (04.11.2025) pas shfaqjes së dronëve, duke devijuar uljen e shumë aeroplanëve dhe penguar të tjerët të ngriheshin, ka raportuar të mërkurën (05.11.2025) Reuters. Kurt Verwilligen, zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, ka thënë se pak para orës 20:00 të martës […] The post Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Gjakovë, një shtetas i huaj plagoset nga një mjet i mprehtë

Gjakovë, një shtetas i huaj plagoset nga një mjet i mprehtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj është plagosur në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, shtetasi i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Gjakovë pasi i njëjti kishte dy plagë. Plagët dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. […] The post Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Franca po rrëshqet drejt anarkisë

Franca po rrëshqet drejt anarkisë

Nga: Gavin Mortimer / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Në një editorial të botuar të shtunën e kaluar, e përditshmja konservatore Le Figaro e përshkroi Francën si “një aeroplan pa krahë dhe pa pilot, që vegjeton në fund të pistës”. Metafora e aviacionit ishte e duhur, duke qenë se 24 orë më parë, drejtori ekzekutiv i Ryanair -it, Michael O’Leary, kishte deklaruar se Franca - veçanërisht kontrollorët e saj të trafikut ajror - ishte “shembulli klasik i joefikasitetit dhe paaftësisë”. Presidenti Macron nuk do të pajtohej. Ai beson se Republika është në gjendje të shkëlqyer dhe të hënën shprehu entuziazmin për samitin e ardhshëm, “Zgjidh Francën”, ku kompanitë do të inkurajohen të investojnë. Por, përse dikush do të dëshironte të investonte sot në Francë? Vendi ka kryeministrin e katërt brenda një viti dhe Asambleja Kombëtare i ngjan asaj që, kohët e fundit, një deputet e përshkroi si “spital psikiatrik”. Kryeministri Sébastien Lecornu është njeriu me mantelin e bardhë, por duket i rraskapitur pas vetëm disa javësh në detyrë. Prioriteti i tij është të miratojë buxhetin deri në fund të vitit, por kjo po duket gjithnjë e më e pamundur në një Parlament tmerrësisht të ndarë. Shumëkush beson se shpërndarja e Parlamentit është e pashmangshme në javët në vijim. Krerët e biznesit në Francë janë të pashpresë. Shumë prej tyre, gjatë fundjavës, nënshkruan një letër të hapur ku lutën klasën politike të udhëheq e të mos imponojë thjesht taksa të tjera. Zyra Kombëtare e Auditorit po ashtu është në kaos, duke paralajmëruar se Franca “ka humbur kontrollin mbi ecurinë e financave sociale”. Deficiti i sigurimeve shoqërore pritet të arrijë në 23 miliardë euro këtë vit gjë që, sipas Zyrës, nuk është as i shëndetshëm dhe as i qëndrueshëm. Një numër gjithnjë e më i madh francezësh e akuzojnë presidentin e tyre se nuk është me këmbë në tokë. Macroni refuzon të pranojë përgjegjësinë për kaosin që ka shkaktuar në vend duke shpallur zgjedhje të parakohshme në qershor të vitit 2024. Ai vazhdon thuajse gjithçka është në rregull, i bindur se është njeriu më i zgjuar në vend. Javën e kaluar, Macroni organizoi Forumin e Paqes në Paris, ku parandalimi i konflikteve dhe ndërtimi i paqes ishin tema kryesore. Por, në vend që të shqetësohet për konfliktet ndërkombëtare, ndoshta Macroni duhet ta përqendrojë vëmendjen te shtëpia e tij. Disa ditë pas Forumit ndodhën disa të shtëna në kryeqytet, që lanë një të vdekur dhe tre të plagosur - të cilat besohet se lidhen me kartelet gjithnjë e më të dhunshme të drogës, tregtia vdekjeprurëse e të cilave po shtrihet në çdo qytet e fshat të Francës. Rrallëherë kalon një javë pa lajme për një tjetër vrasje: në Marsej, Paris, Dizhon, Ren, apo ndonjëherë në vende të qeta si Odankuri pranë kufirit zviceran. Grabitja në Luvër mund të ketë tërhequr vëmendjen globale për guximin (dhe paaftësinë) e saj, por ka pasur edhe sulme të tjera të tilla para dhe pas. Në shtator, një hajdut i vetëm hyri në Muzeun e Historisë Natyrore në Paris dhe vodhi ar nga një vitrinë në vlerë të 1.5 milionë eurove. Muajin e kaluar, një grua 24-vjeçare kineze u arrestua në Spanjë në lidhje me këtë vjedhje. Në fillim të javës së kaluar, sabotatorët shkatërruan një pjesë të linjës hekurudhore mes Lonit dhe Avinjonit. Vandalizmi ndërpreu për 24 orë shërbimet ndërmjet jugut të Francës dhe Parisit. Policia dyshon se pas kësaj qëndron e njëjta celulë anarkiste e cila vitin e kaluar sulmoi sistemin hekurudhor të vendit - në prag të Lojërave Olimpike të Parisit. Të enjten, disa burra të armatosur me pushkë automatike shpërthyen dyert e një laboratori për rafinimin e arit në Lion dhe vodhën 306 kilogramë metale të çmuara me vlerë të 28 milionë eurove. Më pas u kapën, por policia në Paris ende po kërkon autorët e një tjetër grabitjeje që ndodhi po atë ditë, ku u vodhën bizhuteri me vlerë të 200 mijë eurove nga dyqani Swarovski . Grabitjet ndaj objekteve tregtare janë rritur me 15 për qind në katër vitet e fundit. Shumica e krimeve janë në rritje në Francë, përfshirë sulmet, përdhunimet dhe tentimet për vrasje. Në Francë ka një boshllëk pushteti. Vendi nuk ka qeveri të qëndrueshme, as ndonjë strategji koherente dhe ka një president me një përqindje miratimi që ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave - në 11 për qind. Kriminelët francezë e dinë që nuk ka pilot në kabinë. /Telegrafi/

Gjermania ndalon shoqatën “Muslim Interaktiv”, bastisen disa prona

Gjermania ndalon shoqatën “Muslim Interaktiv”, bastisen disa prona

Autoritetet gjermane kanë ndaluar shoqatën Muslim Interaktiv, duke e akuzuar për aktivitete antikushtetuese me thirrjen për krijimin e një kalifati, dhe të mërkurën herët (05.11.2025) kanë bastisur dy grupe të tjera islamike për shkaqe të ngjashme, ka raportuar Reuters. Shtatë prona janë bastisur në Hamburg që nga mëngjesi i hershëm dhe 12 të tjera në […] The post Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Republikanët pësojnë humbje të rëndë në zgjedhjet në të gjithë SHBA-në, Trump jep dy arsye për humbjen

Republikanët pësojnë humbje të rëndë në zgjedhjet në të gjithë SHBA-në, Trump jep dy arsye për humbjen

Votuesit në gjithë bregun lindor të SHBA-së të martën i dhanë demokratëve një fitore të madhe, duke zgjedhur kandidatë nga e gjithë spektri ideologjik i partisë, një shprehje e gjallë e pakënaqësisë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump thuajse një vit pas fillimit të mandatit të tij të dytë. Në Virginia, ish-kongresmenja e moderuar Abigail Spanberger arriti performancën më të fortë demokratike në historinë e fundit të shtetit, duke fituar me një avantazh të lehtë. Në New Jersey, një tjetër kongresmene e moderuar, Mikie Sherrill, shpërtheu koalicionin që Trump dhe kundërshtari i saj republikan, ish-kongresmeni shtetëror Jack Ciattarelli, kishin formuar për të zvogëluar diferencën në këtë shtet gjatë zgjedhjeve. Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun Në New York, fitorja e socialistit demokrat Zohran Mamdani shënoi herën e dytë këtë vit që ai mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo, fillimisht në primaret demokrate dhe pastaj në zgjedhjet e përgjithshme, ku Cuomo kandidoi si kandidat i pavarur me mbështetjen e Trumpit. Fitoret e demokratëve me kandidatë që kanë dallime ideologjike të theksuara nuk do të ndihmojnë shumë në zgjidhjen e debatit të gjatë të brendshëm të partisë për rrugën e saj përpara, me shumë primare konkurruese për zgjedhjet e pjesshme që janë vetëm disa muaj larg, ndërsa primaret presidenciale të 2028 tashmë po shihen në horizont. Megjithatë, fushatat e tyre kishin disa elemente të përbashkëta. Edhe pse zgjidhjet e tyre ndryshonin, kandidatët u përqendruan te çështja e qasjes. Dhe të gjithë kritikuan ashpër performancën e Trumpit. Trump nuk humbi kohë duke shmangur përgjegjësinë për humbjet vendimtare të republikanëve të martën, duke ofruar në vend të kësaj arsye alternative për dështimet. “Trump nuk ishte në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsye pse republikanët humbën zgjedhjet sonte”, shkroi Trump. Këmbëngulja e Trumpit se mbyllja e qeverisë, për të cilën ai dhe administrata e tij ende fajësojnë demokratët, ishte pjesë e arsyes për rezultatet, mund të ishte e vërtetë. “Republikanë, hiqni filibusterin. Kthehuni te ligjvënia dhe reforma e të drejtave të votimit”, shkroi në një postim tjetër Trump. Demokratët korrin fitore në zgjedhje - amerikanët refuzojnë politikat e ndjekura nga Trump Në një postim tjetër të ngjashëm, ai shtoi “miratoni reformën e të drejtave të votimit, identifikimin e votuesve, ndalimin e votimit me postë. Shpëtoni Gjykatën tonë të Lartë nga ‘mbushja’, shtesa e ndalimit të dy shteteve etj. Hiqni filibusterin!!!” Komentet e Trumpit u përdorën nga demokratët dhe kritikët, duke përfshirë edhe mbesën Mary Trump “narcisi i zemëruar pretendon se zgjedhjet që hodhën poshtë gjithçka që ai mbështet nuk kishin të bënin me të. Përpjekje e mirë, Donald. Humbës”. Ndërkohë në Kaliforni, votuesit miratuan një masë për riorganizimin e njësive zgjedhore, me qëllim rritjen e shanseve të demokratëve në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve vitin e ardhshëm. Në Pensilvani, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të shtetit demokrat fituan votat për të mbajtur vendin, duke lejuar demokratët të ruajnë shumicën në gjykatën më të lartë në një shtet ku sfidat ligjore mbi rregullat e votimit janë thuajse të sigurta. /Telegrafi/

Ljutkov: Maqedonia mbetet partner i përkushtuar në arritjen e misionit të UNESCO-s

Ljutkov: Maqedonia mbetet partner i përkushtuar në arritjen e misionit të UNESCO-s

Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve "Rruga e Mëndafshit" në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. "Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e saj, justifikon ekzistencën e saj duke promovuar vlera universale dhe qëllime zhvillimore me interes të përbashkët. Jemi krenarë për kontributin që japim në promovimin dhe zbatimin e aktiviteteve të organizatës në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar", theksoi Ljutkov. Ai theksoi se qeveria e vendit i kushton vëmendje të veçantë fushave që janë në fokus të UNESCO-s, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përballja me ndryshimet klimatike, si dhe zhvillimi i teknologjive të reja, dixhitalizimi dhe inteligjenca artificiale./Telegrafi/

Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve

Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve

Ushtria japoneze ka nxjerrë të mërkurën (05.11.2025) trupat në veriun malor të vendit që të ndihmojë t’u vihen kurthe arinjve pas kërkesës urgjente prej autoriteteve vendase që po kanë telashe me menaxhimin e një vale sulmesh, ka raportuar Reuters. Aksioni ka nisur në qytezën Kazuno, ku banorët ka disa javë prejse kanë nisur t’u shmangen […] The post Zjarri lë 10 të vdekur në një shtëpi të pleqve në Bosnjë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Kosova përparon në energji, por mbetet e varur nga termocentralet e vjetruara

Kosova përparon në energji, por mbetet e varur nga termocentralet e vjetruara

Kosova ka arritur një nivel të caktuar përgatitje në fushën e energjisë dhe ka shënuar disa përparime, sidomos me nisjen e ankandit për energjinë e erës prej 100 MW, investimet në përmirësimin e efikasitetit të energjisë për ndërtesat publike dhe banesore, si dhe hapat drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ka vlerësuar Komisioni Evropian […] The post Baleti Kombëtar prezantohet në festivalin ‘VeneziainDanza 2025’ appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Emma Watson thotë se nuk mund ta shikojë një skenë të zhveshjes që kishte në filmin "The Perks of Being a Wallflower"

Emma Watson thotë se nuk mund ta shikojë një skenë të zhveshjes që kishte në filmin "The Perks of Being a Wallflower"

Aktorja e njohur britanike, Emma Watson, ka rrëfyer së fundmi arsyen pse ndihet e parehatshme kur sheh disa skena nga filmi i saj i vitit 2012, "The Perks of Being a Wallflower". Në intervista për LADbible dhe BBC Radio 1, ajo tregoi se ka vështirësi t’i rikthehet disa momenteve të xhirimeve, sidomos atyre ku personazhi i saj, Sam, shfaqet me veshje provokuese ose në skena intime. Watson, e cila është bërë e famshme në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në serinë e "Harry Potter", pranoi se nuk ndihet rehat me skenat e zhveshjes apo ato që përfshijnë intimitet. - YouTube www.youtube.com Ajo shpjegoi se dëshiron të ruajë një distancë të shëndetshme midis imazhit të saj publik dhe roleve të guximshme, për të mos u shkëputur nga figura që e ka bërë të dashur për audiencën. Një nga skenat që e ka bërë ta ndjejë më shumë këtë parehati është ajo ku Sam dhe miqtë e saj performojnë pjesë nga filmi “The Rocky Horror Picture Show”. “Nuk mund ta dallosh, por isha absolutisht e tmerrshme”, ka treguar ajo. Watson tregon edhe një herë anën e saj njerëzore dhe mënyrën si e përjeton artin - jo vetëm si pjesë të karrierës, por edhe si një përvojë personale dhe emocionale. /Telegrafi/

Belgjika mbyll aeroportin e Brukselit për shkak të një pamjeje të dyshimtë të një droni

Belgjika mbyll aeroportin e Brukselit për shkak të një pamjeje të dyshimtë të një droni

Belgjika pezulloi trafikun ajror në Aeroportin e Brukselit më 4 nëntor për shkak të një pamjeje të raportuar të një droni në zonë, sipas agjencisë së lajmeve belge. Mbyllja vjen pas një sërë incidentesh të dyshimta me dronë në Belgjikë, dhe vjen një ditë pasi ushtria belge dha urdhër për të rrëzuar dronë të panjohur të vërejtur pranë bazave ushtarake të vendit. Një dron u pa pranë Aeroportit të Brukselit mbrëmjen e 4 nëntorit, pas pamjeve të disa dronëve pranë Bazës Ajrore Kleine Brogel të Belgjikës një orë më parë. Aeroporti pezulloi fluturimet në përgjigje. "Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është ndaluar për momentin", tha Kurt Verwilligen, zëdhënës i Skeyes, agjencisë belge të kontrollit të trafikut ajror. Është hera e parë që Aeroporti i Brukselit mbyllet për shkak të aktivitetit të dronëve. Disa fluturime u devijuan në Aeroportin e Liezhit të Belgjikës, i cili më vonë u mbyll gjithashtu përkohësisht për shkak të një pamjeje të një droni. Fluturimet thuhet se kanë rinisur në të dy aeroportet. Ministri i Brendshëm belg Bernard Quintin tha se i ka kërkuar kryeministrit Bart De Wever të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në përgjigje të incidentit. "Nuk do të lejojmë që aeroportet tona të ndërpriten nga fluturimet e pakontrolluara të dronëve. Kjo kërkon një përgjigje të koordinuar kombëtare", tha ai. Gjashtë dronë të tjerë thuhet se u panë gjithashtu mbi bazën ajrore Kleine Brogel mbrëmjen e 4 nëntorit. Baza ajrore Kleine Brogel, e cila strehon aeroplanët luftarakë F-16 të Belgjikës dhe besohet gjerësisht se strehon armë bërthamore amerikane, është prekur nga aktiviteti i dyshimtë i dronëve gjatë disa ditëve të fundit. Drone të panjohur u panë mbi aeroport për tre netë rresht midis 31 tetorit dhe 2 nëntorit. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha se incidentet duket se janë pjesë e një operacioni spiunazhi. Ai nuk përmendi një fajtor, por e lidhi aktivitetin e dronëve me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore ruse në Evropë. "Rusët po përpiqen ta bëjnë këtë në të gjitha vendet evropiane", tha Francken. "A janë rusët tani? Nuk mund ta them këtë, por motivet janë të qarta dhe mënyrat për të bërë gjëra të tilla janë gjithashtu shumë të qarta", shtoi ai. /Telegrafi/

Raporti i Progresit për Kosovën: Cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese

Raporti i Progresit për Kosovën: Cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese

Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Kosovën ka theksuar se zbatimi i reformave të nisura në sektorin e shëndetësisë në Kosovë ka qenë i ngadaltë ndërsa cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësues. Pavarësisht përmirësimeve, Raporti ka theksuar se  jetëgjatësia në lindje mbetet më e ulët se mesatarja e BE-së ndërsa vdekshmëria foshnjore ka rënë, […] The post Peja me buxhet mbi 41 milionë euro për 2026, më shumë se gjysma e investimeve kapitale shkon në infrastrukturë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pesë vite nga arrestimi, OVL-UÇK kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Pesë vite nga arrestimi, OVL-UÇK kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kujtuar sot pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë periudhë si “pesë vite padrejtësie” ndaj atyre që kontribuuan për lirinë e vendit. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se heronjtë e luftës mbahen ende larg familjeve dhe atdheut për të cilin luftuan. “Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL e UÇK-së. Krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë, u arrestuan në nëntor të vitit 2020 me akuza për krime lufte. Pavarësisht se u bë publike më 5 nëntor të vitit 2020, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte konfirmuar më 26 tetor të po atij viti. Dy vjet më vonë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti akuza të reja, për të cilat po ashtu Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u deklaruan të pafajshëm. Aktakuza e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmban gjithsejtë dhjetë akuza. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura aty janë kryer në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa OVL-UÇK vazhdon të kërkojë drejtësi dhe lirimin e tyre. /Telegrafi/

LAMM: Mbyllet për qarkullim autostrada Veles - Gradsko

LAMM: Mbyllet për qarkullim autostrada Veles - Gradsko

LAMM ka njoftuar se segmenti autostradë A1 Veles – Gradsko është mbyllur që nga ora 01:20 dhe është e pakalueshme për automjete. Siç thotë LAMM, shkak është zjarri dhe mbetjet e një automjeti të rrëzuar. Ata informuan se automjetet po devijohen në autostradën Gradsko – Drenovë. Trafiku në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.