Taekwondistët e Kosovës flenë në recepsion në Kinë – sportistët lihen pa strehim në garë botërore

Taekwondistët e Kosovës flenë në recepsion në Kinë – sportistët lihen pa strehim në garë botërore

Një ngjarje e paprecedent ka goditur sportin e Kosovës. Tre taekwondistë të rinj, pjesë e ekipit zyrtar Team Kosova, kanë kaluar natën në recepsionin e një hoteli në Kinë, pa dhoma, pa mbështetje dhe pa kushte elementare, ndërkohë që përfaqësonin shtetin në Kampionatin Botëror dhe Grand Slam Challenge . Në mesin e tyre ishte edhe Mal Sahiti, sportist në kategorinë -74 kg, i njohur për përfaqësimet e shumta ndërkombëtare. Pamjet që tregojnë sportistët me çanta në dysheme e trupat e lodhur në kolltuqe kanë shkaktuar tronditje e zemërim në opinionin publik. Sipas prindërve dhe burimeve nga Federata, mosmarrëveshjet mes drejtuesve të Federatës së Taekwondo-së së Kosovës (FTWK) dhe personave pa mandat ligjor çuan në këtë situatë absurde, ku sportistët mbetën pa dhoma në hotelin zyrtar të garës. Ish-kryetari Arsim Agushi dhe bashkëpunëtorja e tij Rilinda Gjonbalaj akuzohen se kanë refuzuar të paguajnë për akomodimin e sportistëve, pavarësisht urdhrit të qartë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në reagimin e tij, Ministri i Sportit u shpreh se “asnjë sportist i Kosovës nuk duhet të mbetet rrugëve”, duke garantuar trajtim të menjëhershëm të rastit dhe hetim institucional. Pavarësisht kësaj përvoje të dhimbshme, sportistët treguan forcë të jashtëzakonshme. Jon Gashi arriti vendin e pestw në Grand Slam Challenge, rezultati më i lartë në historinë e taekwondosë kosovare, ndërsa Mal Sahiti u ngjit në vendin e 36-të në ranglistën botërore, duke bërë historinë për Kosovën./ Telegrafi /

Balotazhi për kryetar të Klinës – Çfarë premtuan Zenun Elezaj dhe Sokol Bashota?

Balotazhi për kryetar të Klinës – Çfarë premtuan Zenun Elezaj dhe Sokol Bashota?

Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Sokol Bashota i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të përballen në balotazhin për kryetar të Komunës së Rahovecit që do të mbahet më 09.11.2025. Në zgjedhjet e datës 12.10.2025, Zenun Elezaj i AAK-së mori 48.47% të votave, ndërsa Sokol Bashota i PDK-së 35.41%. Para […] The post OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Drita e mbush arkën pas fitores historike ndaj Shelbourne

Drita e mbush arkën pas fitores historike ndaj Shelbourne

Klubi futbollistik Drita përpos fitores historike, ka marrë edhe një shumë të majme pas paraqitjes pozitive në Ligën e Konferencës. Drita e mposhti në udhëtim Shelbourne me rezultat 0-1, sfidë ku dallimin e bëri goli nga distanca i Almir Ajzerajt. Me këtë fitore, Drita ka marrë edhe plot 400 mijë euro nga UEFA, e më e bukura që kjo është vetëm triumfi i parë në Ligën e Konferencës, ku kanë mbetur edhe pesë xhiro derisa të mbyllet faza e ligës. Drita kishte fituar edhe 266 mijë euro në dy xhirot e para shkaku që kishte arkëtuar dy pikë (pra në dy barazime). Kësisoj, Drita po i afrohet gjithnjë e më afër një avancimi së paku në play-off, ku do të merrte edhe plot 300 mijë euro tjera. Aktualisht, Drita ka pesë pikë ndërsa në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës do ta presë skuadrën shqiptare, Shkëndija./ Telegrafi /

Sekondat e fundit i mohuan fitoren Shkëndijës

Sekondat e fundit i mohuan fitoren Shkëndijës

Ekipi i Shkëndijës humbi një mundësi të madhe për një fitore të re evropiane. Kampioni i Maqedonisë së Veriut, pësoi gol nga Jagiellonia në sekondat e fundit dhe barazoi në fushën vendase (1–1) në përballjen e tretë evropiane, Njofton Telegrafi. Sa i përket ndeshjes në Arenën “Todor Proeski”, pjesa e parë nuk solli shumë emocione. Të dy ekipet u treguan të kujdesshme, duke pasur vetëm nga një rast. Jagiellonia kishte të vetmen gjuajtje në kuadër, ndërsa për Shkëndijën rrezikoi Latifi. Ndodhi edhe një lëndim serioz, kur pas një përplasjeje Zejnullai përfundoi në tokë dhe duhej të zëvendësohej. Në fillim të pjesës së dytë, nga një goditje standarde, kampioni maqedonas kaloi në avantazh. Pas një goditjeje këndi të Ronaldo Webster, më i larti në kërcim në zonën kundërshtare ishte Liridon Latifi, i cili realizoi me kokë për gëzim të madh të kuqe-zinjve. Më pas, Jagiellonia freskoi skuadrën me disa zëvendësime, duke futur në lojë tre futbollistë të rinj – Imaz, Pozo dhe Lozano. Kjo solli më shumë iniciativë para portës së Shkëndijës, por mbrojtja tetovare ishte mirë e organizuar dhe i bllokoi të gjitha përpjekjet, duke larguar topat në aut ose në goditje këndi. Më vonë, trajneri Beqiri futi në lojë golashënuesin më të mirë në futbollin vendor, Besart Ibraimin, i cili në minutën e 79-të pati një rast shumë të mirë për golin e dytë, por përballë tij u tregua i sigurt portieri Pjekutovski, që e devijoi topin në anë. Në tre ndeshjet e ardhshme, tetovarët do të luajnë kundër Dritës dhe AEK Larnakës në udhëtim, ndërsa në shtëpi do të presin Slovan Bratislavën. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit për ish-krerët e UÇK-së

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit për ish-krerët e UÇK-së

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar se letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i ishte përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. Siç raporton BetimipërDrejtësi, Doyle ka thënë se në letrën e saj, Trëndafilova ka thënë se vendimet në rastet gjyqësore- specifikisht për paraburgimet, merren nga gjyqtarët në rastet përkatëse dhe jo nga vetë ajo si kryetare e DhSK-së. “Një letër nga Kryeministër Kurti i është dërguar kryetares në shtator 2022 dhe ajo iu përgjigj kësaj letre. Kryetarja në përgjithësi ka theksuar në përgjigje se DHSK-ja dhe gjykatësit janë të pavarur në punën e tyre dhe se ata po zhvillojnë gjykimet sipas kornizës ligjore të DHSK-së dhe standardeve më të larta të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet në lidhje me paraburgimet merren nga trupat gjykues kompetentë në çdo çështje gjyqësore, dhe jo nga kryetarja”, ka thënë Doyle. Ndryshe, duke folur për proceset gjyqësore në këtë Gjykatë, Doyle ka treguar se në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi do të vazhdojë të hënën nga ora 14:00 deri në orën 17:00 duke mos llogaritur 45 minutat vonesë në transmetim. Sipas Doyles, mbrojtja e Hashim Thaçit, synon që të thërrasë edhe tre dëshmitarë të tjerë në këtë proces. Ndërsa, në pasditen e 18 nëntorit pritet të fillojë dëshminë Wesley Clark i cili është dëshmitari i fundit që kjo mbrojtje synon që ta thërrasë. Ai tregoi se këtij rasti iu shtua edhe një seancë më 21 nëntor 2025, në mënyrë që Clark të përfundojë me dëshminë e tij. Veç kësaj, se fundi thuhet se është marrë edhe një vendim ndaj ankesës së mbrojtjes së Prokuroria s’ka nxjerrë me kohë materialet për mbrojtjen. Kërkesa u hodh poshtë pasi nuk u vërtetuan pretendimet e mbrojtjes. “Trupi Gjykues vuri në dukje se “respektimi i plotë dhe në kohë nga Prokuroria i detyrimit të saj për nxjerrjen e materialeve është element dhe garanci e rëndësishme për drejtësinë e procesit dhe barazinë midis palëve, ZPS-së dhe Mbrojtjes”. Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk i kishte dhënë mbrojtjes njoftim të hollësishëm për disa materiale dhe prova në posedim të saj dhe gjykatësit i kujtuan ZPS-së rëndësinë e përfshirjes së materialeve në njoftimin sipas Rregullës 102 (3). Njëkohësisht, trupi gjykues konstatoi se materialet ishin nxjerrë pa vonesë dhe nuk i kishin shkaktuar dëm mbrojtjes, dhe e hodhi poshtë kërkesën”, tha ai. Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Përqafim pas debatit, Rama dhe Çeku japin shembull për demokracinë në Prishtinë

Përqafim pas debatit, Rama dhe Çeku japin shembull për demokracinë në Prishtinë

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, janë përballur sonte në një prej debateve më të rëndësishme të vitit. Gjatë debatit, të dy kandidatët kanë shpalosur pika kyçe nga programet e tyre elektorale, duke theksuar vizionet për zhvillimin urban, infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit. Në debat nuk kanë munguar replikat e herëpashershme, por debati është zhvilluar në një atmosferë demokratike dhe me respekt të ndërsjellë. Në përfundim, Rama dhe Çeku janë përshëndetur miqësisht me përqafime të ngrohta, duke dhënë një shembull të vyer për kulturën demokratike dhe garën e ndershme politike në vend.

Roma merr fitore në udhëtim ndaj Rangers

Roma merr fitore në udhëtim ndaj Rangers

Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Rangers në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës. Në minutën e 13-të, pas një goditjeje këndi, Bryan Cristante asistoi me kokë për Matias Soulé, i cili realizoi për 1–0 pas konfirmimit të VAR-it. Në minutën e 36-të, Artem Dovbyk shërbeu bukur për Lorenzo Pellegrinin, që goditi saktë në cepin e poshtëm për 2–0. Rangers tentoi të rikthehej me rastet e Chermitit (17’) dhe Danilo Pereiras (78’), por portieri Mile Svilar bëri pritje vendimtare. Në minutën e 70-të, Zeki Çelik ishte pranë golit të tretë për Romën, por topi u përplas në traversë. Roma ruajti epërsinë deri në fund dhe mori një fitore të merituar në një mbrëmje solide në Glasgoë. Me këtë triumf ‘Giallorossët’ shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve dhe kthehen tek rezultatet pozitive në Evropë pas disfatës nga Viktoria Plzen./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Vendos goli i Almir Ajzerajt, Drita bën historinë në Ligën e Konferencës

Vendos goli i Almir Ajzerajt, Drita bën historinë në Ligën e Konferencës

Drita e ka shijuar fitoren e parë në histori në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, duke triumfuar në udhëtim te Shelbourne. “Intelektualët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0-1, sfidë në të cilën ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës. Vendasit ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 16-të pasi James Norris bëri një ndërhyrje të ashpër te Ajzerajt, kësisoj u ndëshkua direkt me karton të kuq. Sidoqoftë, vendasit rrezikuan të parët përmes Ademipo Odubeko, i cili goditi shtyllën. Ndërkohë, edhe Drita rrezikoi përmes Rron Brojës, që tentoi të shënonte me kokë por goditi traversën. Ishte Almir Ajzeraj që bëri heroin për mysafirët me një gol nga distanca, me goditjen që u devijua nga dy lojtarët vendas dhe përfundoi brenda rrjetës (57’). Vetëm gjashtë minuta më vonë, Drita ishte afër ta dyfishonte epërsinë por portieri e ndali goditjen me kokë të Soumahoros. Me këtë fitore të madhe, Drita ngjitët në pozitën e 14-të me pesë pikë ndërsa Shelbourne renditet në vendin e 30-të me një sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi të enjten në favor të një rezolute të SHBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, përpara vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. "(Këshilli) vendos që Ahmed al-Sharaa... dhe (Ministri i Brendshëm) Anas Hasan Khattab të hiqen nga Lista e Sanksioneve (ISIS) dhe al-Kaedës", tha rezoluta, e miratuar nga 14 anëtarë të këshillit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Kina abstenoi. Shtëpia e Bardhë konfirmoi më parë këtë javë se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të takohej me al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani bëri të ditur se al-Sharaa do të diskutonte çështje duke përfshirë heqjen e sanksioneve të mbetura, rindërtimin dhe luftën kundër terrorizmit kur të bëhet udhëheqësi i parë i vendit që do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington. Të shtunën, i dërguari i SHBA-së në Siri Tom Barrack tha se al-Sharaa po shkonte në Uashington "me shpresë" për të nënshkruar një marrëveshje për t'u bashkuar me aleancën ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS. Edhe pse kjo do të jetë vizita e parë e al-Sharaa në Uashington, do të jetë e dyta e tij në SHBA pas një udhëtimi historik në OKB në shtator, ku ai u bë presidenti i parë sirian në dekada që i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në maj, al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat e armatosura të opozitës që rrëzuan sundimtarin e gjatë Bashar al-Assad në fund të vitit të kaluar, u takua me Trump për herë të parë në Riad gjatë një vizite historike që çoi në zotimin e udhëheqësit amerikan për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë. /Telegrafi/

Sam Smith zbulon se bëri liposuksion në moshën 13-vjeçare pas bullizimit për peshën

Sam Smith zbulon se bëri liposuksion në moshën 13-vjeçare pas bullizimit për peshën

Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari, i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare. “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi,” – shpjegoi Sam në episodin e së mërkurës të podcastit të Penn Badgley-t. “Kishte shumë arsye pse ndodhi, por kryesisht sepse më tallnin vazhdimisht. Nuk mund të notoja në shkollë dhe ndërrimi i rrobave në dhomën e zhveshjes ishte një makth. Prandaj bëra liposuksion kur isha 13 vjeç”. Sam shtoi se prindërit e tyre ishin jashtëzakonisht mbështetës gjatë gjithë kësaj periudhe, sepse panë se sa shumë kjo i pengonte në çdo aspekt të jetës.

Rusia për vite me radhë ka pasur një avantazh të madh ndaj NATO-s, por tani e ka humbur

Rusia për vite me radhë ka pasur një avantazh të madh ndaj NATO-s, por tani e ka humbur

NATO-ja ka arritur dhe ka tejkaluar Rusinë në prodhimin e municioneve, duke mbyllur kështu hendekun shumëvjeçar ku kishte epërsi Moska. Këtë e bëri të ditur sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se vendet anëtare tani po prodhojnë më shumë rezerva ushtarake se në dekadat e kaluara. Duke folur në Forumin Industrial të NATO-s në Bukuresht, Rutte shpjegoi se industritë mbrojtëse perëndimore kanë rritur ndjeshëm kapacitetet e tyre prodhuese, duke përmbysur pabarazinë e mëparshme. “Tani po hapim dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerojmë ato ekzistuese në mbarë Aleancën”, tha ai. Ky vrull industrial është rezultat i zotimit të marrë në samitin e Hagës në korrik, ku vendet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035. Ky vendim ka nxitur investime të mëdha në blerjen e gjithçkaje - nga aeroplanët dhe tanket te dronët, municionet dhe teknologjitë e avancuara. NATO Secretary General Mark Rutte: Until recently, Russia was producing more ammunition than all NATO Allies put together. But not anymore. Across the Alliance, we are now opening dozens of new production lines and expanding existing ones. We are making more than we have done… pic.twitter.com/X1CIiUrhDN — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 6, 2025 Kreu i NATO-s vlerësoi aleatët evropianë dhe Kanadanë për rritjen e konsiderueshme të investimeve, me ç’rast janë krijuar burime të mëdha financiare për modernizimin e mbrojtjes. Megjithatë, ai paralajmëroi se detyrimet financiare duhet të shndërrohen në fuqi të vërtetë ushtarake. “Vetëm paratë nuk mund të sigurojnë mbrojtje”, theksoi Rutte, duke nënvizuar se është thelbësore të zhvillohen aftësi konkrete, pajisje dhe teknologji të përparuar. Rutte dha gjithashtu një paralajmërim serioz për sfidat e vazhdueshme të sigurisë, duke theksuar se kërcënimet nga Rusia do të ekzistojnë edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai veçoi bashkëpunimin gjithnjë e më të madh mbrojtës të Moskës me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin. Për këtë arsye, ai u bëri thirrje anëtareve të NATO-s të shmangin çdo lloj vetëkënaqësie, të përshpejtojnë ciklet e prodhimit dhe të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, në mënyrë që Aleanca të ruajë epërsinë e saj strategjike. /Telegrafi/

MPB: Gjashtë viktima në aksidente trafiku në katër ditët e para të nëntorit

MPB: Gjashtë viktima në aksidente trafiku në katër ditët e para të nëntorit

Në katër ditët e para të nëntorit, në aksidente trafiku jetën e kanë humbur gjashtë persona në territorin e Maqedonisë së Veriut. Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë tetorin, janë regjistruar 115 viktima, kumtoi MPB-ja. “Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 142 viktima në aksidente trafiku. Këto nuk janë vetëm numra, është djali i dikujt, nëna e dikujt, burri, fëmija i dikujt. Fëmijët e dikujt mbeten pa prindër dhe anasjelltas, prindërit mbeten pa fëmijët e tyre. Ky bilanc, pa dyshim, shkatërrues nuk është produkt i fatkeqësive natyrore apo konflikteve ushtarake, por rezultat i kulturës, mentalitetit dhe sjelljes sonë në trafik. Nuk duhet të lejojmë që trafiku të rritet nga një domosdoshmëri e përditshme në një të keqe të domosdoshme të jetesës bashkëkohore”, thonë nga MPB-ja. Statistikat, siç shtojnë nga Ministria, tregojnë se shkaqet më të zakonshme të aksidenteve fatale të trafikut janë kryesisht mosrespektimi i rregullave të trafikut, d.m.th. përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, etj. Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që t’i lënë celularët gjatë drejtimit të automjetit, mos drejtoni me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, mos hipni pas timonit nëse keni konsumuar alkool. “Respektoni rregullat dhe rregulloret e trafikut, mos e vini në rrezik jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj, si dhe të përdoruesve të tjerë të komunikacionit”, kumtoi MPJ-ja. Ministria u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të drejtojnë asnjë mjet transporti pa trajnim dhe leje të përshtatshme. “Kultura e trafikut duhet të instalohet dhe të kultivohet tek fëmijët që në moshë të vogël, ndërsa prindërit dhe i gjithë procesi edukativ kanë një ndikim të madh këtu”, thuhet në kumtesë. Nga MPB-ja me përgjegjësinë më të madhe, u apelojnë të gjithëve, të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të disiplinuar. “Një vendim i pamatur, drejtimi me telefon celular në dorë ose me një shpejtësi që tejkalon limitin e lejuar, ose nën ndikimin e alkoolit, mund t’ju marrë jetën ose të dikujt tjetër. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta njerëzore. Siguria rrugore nuk varet vetëm nga policia dhe kontrollet, por mbi të gjitha nga çdo individ pas timonit”, thonë nga MPB.

Mbrojtja kërkon nga Gjykata e Apelit anulimin e vendimit që dënoi me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu

Mbrojtja kërkon nga Gjykata e Apelit anulimin e vendimit që dënoi me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu

Në Gjykatën e Apelit sot, më 06.11.2025, është mbajtur seanca ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, vëllezërit e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Bedri Rexhepit, i cili nga Prokuroria nuk ishte identifikuar për më shumë se […] The post OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Mbrojtja kërkon nga Apeli anulimin e vendimit që dënoi me burgim të përjetshëm dy vëllezërit Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Mbrojtja kërkon nga Apeli anulimin e vendimit që dënoi me burgim të përjetshëm dy vëllezërit Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Në Gjykatën e Apelit sot, më 06.11.2025, është mbajtur seanca ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, vëllezërit e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se kanë vrarë në bashkëkryerje e më pas e kanë zhdukur trupin e Bedri Rexhepit, i cili nga Prokuroria nuk ishte identifikuar për më shumë se […] The post Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, vizitoi muzeun “Reporting House” appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .