Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t i dallojmë ato me kimikate?

Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t i dallojmë ato me kimikate?

“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”. Në këtë përfundim ka dalë një raport i ardhur nga Italia për mandarinat shqiptare, i publikuar ekskluzivisht në Dita Jonë në A2 CNN nga eksperti Ilir Pilku, duke hedhur poshtë lajmet se ato përmbajnë kimikate, i cili e dëshmoi këtë duke konsumuar mandarinë në studio. “Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t'ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai në A2 CNN. Eksperti njoftoi se sot janë nisur edhe 14 kampione të tjera për analizë. “Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai në A2 CNN. Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera. “Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë në A2 CNN. Ndërkohë teknologu Abdyl Sinani, këshillon që mandarinat të lahen me ujë të rrjedhshëm dhe të mos konsumohet më shumë se 1 kg. “Kur të hash një kg realizon atë normën që të bën dëm. Kur mandarinat janë bllokuar por një gjë duhet ta kenë njerëzit të qartë që nëse një mandarinë e lajmë 80% ikën me lëkurën. Ky 20% po të hash një kg. Duhet larë me ujë të rrjedhshëm dhe lëkura nuk duhet përdorur. Uji i ngrohtë tregon që nxjerr vaj sipër, atëherë ka aditivë, që hedhin për ta ruajtur mandarinën. duhet sqarim për popullin, t’i lani, t’i hiqni lëkurën, mos hani më shumë se një kg”. I pyetur sesi ti dallojmë mandarinat me kimikate, teknologu përgjigjet: “Ato që janë të lustruara dhe që nuk kanë gropa. Po ta marrësh mandarinën dhe ta vësh në ujë të ngrohtë, ajo lëshon vaj. Aty kupton që i kanë hedhur aditivë. Por cilët të bëjnë dëm e cilët jo? Teknologu duhet të bëjë analizat dhe pastaj të flasim. Prandaj ka dalë kodi lot që duhet ta ketë çdo produkt ushqimor që duhet ta ketë që nga toka e me radhë. Këto defekte duhen rregulluar një nga një”. /A2cnn/ - YouTube www.youtube.com

Policia konfiskon dy armë pa leje në Gjakovë, njëra pistoletë e tjetra pushkë gjuetie

Policia konfiskon dy armë pa leje në Gjakovë, njëra pistoletë e tjetra pushkë gjuetie

Në dy raste të ndara policia rajonale e Gjakovës ka konfiskuar armë zjarri të mbajtura pa leje. Sipas njoftimit bëhet e ditur se në rastin e parë, rreth orës 10:30, në fshatin Lugbunar, njësiti patrullues gjatë kryerjes së detyrave policore ka hasur një person të dyshuar duke mbajtur me vete një armë të gjatë – gjuetie me katër copë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse. "Sipas deklarimit të tij, arma ishte e trashëguar", thuhet në njoftim. Ndërkaq, në rastin e dytë, rreth orës 13:00, në Gjakovë, gjatë një kontrolli rutinë, patrulla policore ka ndaluar një motoçikletë, dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri, në posedim të paautorizuar është gjetur një pistoletë me një karikator dhe dhjetë fishekë. "Për të dy rastet është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin janë iniciuar rastet për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Fluturime të lira drejt Ljubljanës dhe anasjelltas çdo të hënë me PrishtinaTicket

Fluturime të lira drejt Ljubljanës dhe anasjelltas çdo të hënë me PrishtinaTicket

Udhëtoni drejt Ljubljanës pa stres dhe me çmime të përballueshme falë PrishtinaTicket . PrishtinaTicket ofron fluturime direkte çdo të hënë mes Prishtinës dhe Ljubljanës, duke ju mundësuar të planifikoni udhëtimin tuaj sipas nevojave dhe preferencave. Me rezervim online të thjeshtë dhe biletat më të lira, çdo udhëtar përfiton nga shërbimi profesional i kompanisë më të madhe shqiptare për udhëtime ndërkombëtare. Çdo fluturim përfshin check-in falas, zgjedhjen e vendit dhe bagazh deri në 20 kg, për një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurt. Ljubjana ju pret me qetësinë, bukurinë urbane dhe atmosferën evropiane autentike – një destinacion ideal për pushime, vizita kulturore apo udhëtime biznesi. Rezervoni sot me PrishtinaTicket dhe nisuni drejt Ljubljanës çdo të hënë me komoditet, siguri dhe çmime të favorshme. PrishtinaTicket Si ta rezervoni biletën tuaj? Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net , ku mund tëcaktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg. Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë dukefilluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit: LU: +35220334188 DE: +49 7621 9165 313 CH: +41 61 510 06 86 XK: +383 49 200 286 SE: +46 470 580 944 SI: +386 47 774 141 . Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, KlarnaSofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance. Të gjitha destinacionet: Basel – Prishtinë, Zürich – Prishtinë, Geneva – Prishtinë, Stuttgart – Prishtinë, München – Prishtinë, Düsseldorf – Prishtinë, Hannover – Prishtinë, Münster Osnabrück -Prishtinë, Nürnberg – Prishtinë, Berlin Brandenburg – Prishtinë, Memmingen - Prishtinë, Hamburg- Prishtinë, Dortmund-Prishtinë, Köln-Prishtinë, Ljubljana - Prishtinë, Göteborg-Prishtinë, Malmö-Prishtinë, Luxemburg-Prishtinë, Stockholm-Prishtinë, Helsinki- Prishtinë. Kontaktet në Facebook dhe Instagram . Udhëtoni sigurtë me ne sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security, të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.

Lily Allen shfaqet e trishtuar në Los Angeles, ndërsa David Harbour flet për “dhimbjen dhe gabimet” pas divorcit

Lily Allen shfaqet e trishtuar në Los Angeles, ndërsa David Harbour flet për “dhimbjen dhe gabimet” pas divorcit

Lily Allen është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në Los Angeles, vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori David Harbour, foli publikisht për “dhimbjen, gabimet dhe rrëshqitjet” që ka bërë gjatë jetës. Këngëtarja 40-vjeçare, e veshur me një fustan të zi dantelle dhe çantë Chanel, doli nga Chateau Marmont pas publikimit të albumit të saj të ri “West End Girl” , ku ajo trajton hapur ndarjen nga aktori i “Stranger Things” dhe e akuzon për tradhti. Në një intervistë për Esquire Spain , zhvilluar përpara publikimit të albumit, Harbour pranoi se ka kaluar periudha të vështira dhe se do të dëshironte “të ishte më i mirë me njerëzit që i do”, shkruan DailyMail. i shtoi se ndonëse do të donte të kishte ndryshuar shumë gjëra, edhe dhimbja dhe gabimet janë pjesë e rritjes. Albumi i Lily-t, i regjistruar pas ndarjes së dhimbshme, ka ngjallur bujë për përmbajtjen e tij të sinqertë dhe tekstet që zbulojnë prishjen e martesës së tyre katërvjeçare. Kënga “Madeline” , që përmend një grua misterioze, ka ndezur kuriozitetin e fansave, të cilët e krahasojnë me “Jolene” të Dolly Parton apo “Becky with the good hair” të Beyonce. Allen dhe Harbour u martuan në vitin 2020, por u ndanë pas katër vitesh bashkëjetesë, mes thashethemeve për tradhti dhe distancë emocionale. Albumi i ri i këngëtares shihet si mënyra e saj për të mbyllur publikisht këtë kapitull. /Telegrafi/

Nga video dhe përmbajtja te inovacioni dhe strategjitë për rrjetet sociale – çfarë na sjell e ardhmja?

Nga video dhe përmbajtja te inovacioni dhe strategjitë për rrjetet sociale – çfarë na sjell e ardhmja?

Republika e Moldavisë është ndër vendet në Evropë që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Por, së fundi ka pasur një lëvizje ku kosovarët mund të udhëtojnë në këtë ish-republikë sovjetike duke aplikuar për vizë online dhe me pasaportë të Kosovës. Kjo ndodh në një vend që po “lufton” për anëtarësim dhe integrim në Bashkimin Evropian, por që gjithashtu ndikohet nga Rusia në ekonomi, politikë, shoqëri dhe media. E ardhmja mbetet për t’u parë, por në fund të tetorit në kryeqytetin Chisinau u mbajt një punëtori për media ” organizuar nga Deutsche Welle (DW, Departamenti i Distribuimit për Evropë) me temën “Strategjitë e mediave sociale për publikuesit dhe transmetuesit në situata krize”. Telegrafi ishte pjesë e këtij aktiviteti, mes përfaqësuesve të mediave nga rreth dhjetë shtete evropiane, përfshirë Bashkimin Evropian, Ballkanin dhe Moldavinë për të ndarë përvoja mbi transformimin digjital, strategjitë e përmbajtjes online dhe rolin e mediave lokale në situata krize dhe dezinformimi. Në fokus të punëtorisë ishin videot e shkurtra, përmbajtja vizuale, mënyrat për të rritur angazhimin në rrjete sociale dhe ndërtimin e strategjive efektive të komunikimit në kohë sfidash. Në sesionet e ndarjes së përvojave, u theksua rëndësia e përshtatjes së redaksive tradicionale me platformat e reja, si dhe roli i mediave rajonale në ruajtjen e besueshmërisë dhe etikës profesionale përballë krizave të informacionit. Programi i punëtorisë përfshiu sesione praktike dhe diskutime profesionale. Adelheid Feilcke prezantoi strategjinë e DW-së për videot e shkurtra, ndërsa Johanna Rüdiger ndau qasjen e DW-së për ndërtimin e strategjive të mediave sociale në kohë krize. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte sesioni “Newsfluencer, viral, trend & collabs” me ekipin e DW-së, i fokusuar në mënyrat kreative të bashkëpunimit dhe përfshirjes së audiencës në platformat digjitale. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të vizitonin redaksi lokale, të diskutonin për situatën politike dhe mediatike në Moldavi, si dhe për sfidat që lidhen me dezinformimin, presionin politik ndaj mediave dhe pavarësinë editoriale në vendet e rajonit lindor të Evropës. Programi përfshiu vizita në redaksinë e “Ziarul de Garda”, një ndër gazetat e pakta hulumtuese javore që publikon artikuj kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, vizita në TV8, një kanal televiziv privat i njohur me qasje pro-evropiane si alternativë ndaj mediave të lidhura me Rusinë dhe pronarët oligarkë të ndikuar nga Moska. U diskutua gjithashtu me përfaqësues të mediave dhe organizatave nga Moldavia për rregullimin dhe manipulimin mediatik, si dhe për aspektet ligjore të funksionimit të medias. Ky aktivitet profesional u organizua nga "DW Distribution Europe" si pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal në fushën e mediave dhe inovacionit digjital. Përfaqësuesit e DW e vlerësuan pjesëmarrjen si një mundësi për “shkëmbim idesh dhe përvojash ndërmjet partnerëve kryesorë të Deutsche Welle nga rajoni, vendet e Ballkanit dhe BE-së". Kjo punëtori e DW dëshmoi se sfidat e mediave në epokën e krizave janë të përbashkëta, por zgjidhjet gjithashtu ekzistojnë – përmes bashkëpunimit, inovacionit dhe profesionalizmit që tejkalon kufijtë politikë dhe shtetërorë . /Telegrafi/.

Ia rrëmben nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Ia rrëmben nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ia kishte rrëmbyer me forcë nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:25. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. “Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHBA-të do të jenë të 'përfshira' në ndihmën e Netanyahut të Izraelit me akuzat e tij ligjore, thotë Trump

SHBA-të do të jenë të 'përfshira' në ndihmën e Netanyahut të Izraelit me akuzat e tij ligjore, thotë Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Uashingtoni do të "përfshihet" në ndihmën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me akuzat ligjore me të cilat po përballet, ndërsa foli gjatë një interviste me emisionin 60 Minutes të CBS News që u transmetua të dielën. "Ai është nën gjyq për disa gjëra dhe nuk mendoj se e trajtojnë shumë mirë. Mendoj se do të përfshihemi në këtë për ta ndihmuar pak, sepse mendoj se është shumë e padrejtë", citohet të ketë thënë Trump. Ai përsëriti se armëpushimi i arritur midis Izraelit dhe grupit Hamas sipas një plani paqeje prej 20 pikash të propozuar prej tij nuk ishte "i brishtë" dhe "shumë i fortë", pavarësisht se u shkel nga Izraeli disa herë. Trump vuri në dukje se nëse donte të çarmatoste Hamasin, ai do t'i "bindte ata të çarmatoseshin shumë shpejt", duke shtuar: "Ata do të eliminohen. Ata e dinë këtë". Në janar, Netanyahu filloi seancat e marrjes në pyetje në lidhje me akuzat për korrupsion në rastet e përcaktuara 1000, 2000 dhe 4000, të cilat ai i mohon të gjitha. Rasti 1000 përfshin akuza se Netanyahu dhe gruaja e tij morën dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të pasur në këmbim të favoreve politike. Rasti 2000 ka të bëjë me negociata të dyshuara me Arnon Mozes, botuesin e gazetës Yedioth Ahronoth, për të fituar mbulim të favorshëm mediatik. Rasti 4000, i konsideruar më seriozi, përfshin akuza për dhënien e përfitimeve rregullatore dhe të tjera për Shaul Elovitch, ish-pronarin e faqes së lajmeve Walla dhe kompanisë së telekomunikacionit Bezeq, në këmbim të mbulimit të favorshëm mediatik. Netanyahu është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat, duke e quajtur gjyqin një "gjueti shtrigash". Netanyahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del në bankën e të akuzuarve si i pandehur penal në historinë e vendit. Ai përballet gjithashtu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, me Gjykatën Ndërkombëtare Penale që lëshoi urdhër-arreste për të dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant në nëntor 2024 për mizoritë në Gaza, ku mbi 68,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga tetori 2023. /Telegrafi/

Kylian Mbappe bën histori, thyen rekordin e famshëm të Thierry Henrys

Kylian Mbappe bën histori, thyen rekordin e famshëm të Thierry Henrys

Kylian Mbappe vazhdon të forcojë statusin e tij mes legjendave të futbollit botëror. Me dy golat e shënuar në fitoren 4–0 të Real Madrid ndaj Valencias të shtunën mbrëma, sulmuesi francez e ka kaluar Thierry Henryn për numrin e golave të shënuar në pesë ligat më të forta evropiane. Mbappe tani ka 235 gola, duke lënë pas ish-yllin e Arsenalit dhe Francës, Henry, që kishte 233 gola në total. Ajo që e bën këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme është fakti se Mbappe e ka arritur këtë shifër në vetëm 291 ndeshje, ndërsa Henry kishte nevojë për 459. Nuk është hera e parë që ylli i Real Madrid e tejkalon Henryn. Më herët këtë vit, ai e kaloi edhe në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve, ku tashmë renditet në vendin e gjashtë të të gjitha kohërave. Po ashtu, në shtator, Mbappe e la pas Henryn edhe në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kombëtares së Francës, duke u bërë i dyti pas Olivier Giroud. Kylian Mbappe Forma e tij aktuale është e frikshme: Mbappe ka shënuar në tetë ndeshje radhazi në La Liga, rekordi i tij më i gjatë që kur iu bashkua Real Madridit. Ai ka realizuar në 15 nga 16 ndeshjet e fundit në kampionat, me plot 22 gola në këtë periudhë. Me 13 gola në La Liga këtë sezon, Mbappe udhëheq garën për “Pichichi”, ndërsa në Ligën e Kampionëve ndan vendin e parë për “Këpucën e Artë” me Harry Kane (të dy me nga 5 gola). Tani, francezi do të kërkojë të vazhdojë serinë e jashtëzakonshme kur Real Madrid përballet me Liverpoolin të martën në kampionatin më prestigjioz në botë, përpara se të rikthehet në La Liga kundër Rayo Vallecano fundjavën e ardhshme./ Telegrafi /

Një ushqim i papritur që ju prish gjumin nëse e hani pas orës tre të pasdites

Një ushqim i papritur që ju prish gjumin nëse e hani pas orës tre të pasdites

Kur bëhet fjalë për një gjumë cilësor, të gjithë e dimë se çfarë duhet të shmangim para gjumit - përdorimin e telefonave dhe konsumimin e alkoolit dhe kafesë. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet të shmangni t'i hani në orët para gjumit. Dietologia Frances Ralph i tha Metro.co.uk se është më mirë të ndaloni konsumimin e çokollatës në orën 3 të pasdites. "Mund të mendoni se një ose dy çokollata të zeza pas darkës janë një ushqim i shëndetshëm plot me antioksidantë, por ato mund të sabotojnë gjumin tuaj në heshtje", tha ajo. Përveç kafeinës, çokollata e zezë përmban teobrominë, një stimulues më pak i njohur që ju zgjon. Rreth 20 gramë çokollatë e zezë mund të ofrojnë të njëjtën sasi kafeine sa një filxhan i vogël çaji jeshil, dhe teobromina mund të qëndrojë në sistemin tuaj për gjashtë deri në tetë orë, që do të thotë se do të stimulojë sistemin tuaj nervor shumë kohë pasi të bini në gjumë. "Nëse ju pëlqen çokollata, shijojeni më herët gjatë ditës, idealisht para orës 3 të pasdites, kur trupi juaj mund t'i zbërthejë këta stimulues pa ndikuar në ciklin tuaj të gjumit", këshillon ajo. Frances zbuloi një tjetër ushqim "të habitshëm" që ka një efekt të keq në gjumë. Janë salcat me bazë domatesh. Ato shkaktojnë refluks acidi. Ai gjithashtu paralajmëron kundër ngrënies së djathit të vjetër dhe mishrave të kuruar vonë natën, sepse ato janë të pasura me tiraminë, e cila stimulon zgjimin. "Qëllimi është të mbaroni së ngrëni vakte të mëdha të paktën tre orë para gjumit. Ushqimet e mbrëmjes duhet të jenë të lehta dhe kini kujdes nga stimuluesit e 'fshehur'", tha ajo.

Harroi biletën fituese në shtëpi, burri bleu një tjetër dhe fitoi 500 mijë dollarë

Harroi biletën fituese në shtëpi, burri bleu një tjetër dhe fitoi 500 mijë dollarë

Një burrë nga Ohio, i cili harroi në shtëpi biletën e tij fituese të lotarisë, vendosi të blinte një tjetër biletë dhe fitoi 500 mijë dollarë. Burri nga Roseiville tha se shkoi në lotari me qëllim që të tërhiqte çmimin 50 dollarësh të biletës së parë, por kur mbërriti kuptoi se e kishte harruar në shtëpi. Andaj ai bleu një tjetër biletë. Ajo rezultoi të ishte një fituese prej 500,000 dollarësh. Lojtari tha se fitimet e tij do të shkojnë për të paguar shtëpinë, për të blerë një veturë të re dhe për të shkurtuar ditët e punës në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. /Telegrafi/

Konfirmohet lojtari i parë që do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Konfirmohet lojtari i parë që do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Mbrojtësi austriak David Alaba pritet të largohet nga Real Madridi në verën e ardhshme, pasi klubi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën, sipas raportimeve të shumta nga mediat spanjolle dhe ndërkombëtare. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit 2025–26. Alaba, i cili tashmë është 33 vjeç, ka pasur vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë në fushë në vitet e fundit për shkak të dy dëmtimeve serioze, një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe një këputje të meniskut. Për këtë arsye, ai nuk është më pjesë e formacionit të rregullt titullar të Realit. Burime të Marcas pranë klubit raportojnë se nuk janë zhvilluar bisedime për zgjatjen e kontratës përtej vitit 2026 dhe se ato nuk do të ndodhin, çka do të thotë se Alaba do të largohet si lojtar i lirë. Pavarësisht rolit të reduktuar në skuadër, mbrojtësi austriak mbetet një nga futbollistët më të paguar te Los Blancos, me një pagë rreth 20 milionë euro në vit. Klubi nuk synon ta largojë gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa vetë Alaba dëshiron ta përfundojë kontratën e tij në Madrid, duke i ofruar përvojën e tij trajnerit Xabi Alonso dhe ndihmuar skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. Në media janë përfolur zëra që e lidhin Alabën me një transferim të mundshëm në MLS, veçanërisht te New York City FC, që thuhet se ka kontaktuar me Real Madridin. Megjithatë, Alaba nuk po e shqyrton për momentin një kalim në SHBA. Që nga transferimi i tij falas nga Bayern Munich në vitin 2021, Alaba është bërë një figurë e rëndësishme në mbrojtjen e Real Madridit. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar dy tituj të La Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, duke qenë një nga liderët e skuadrës në fushë dhe jashtë saj. /Telegrafi/

Samsung Galaxy S26 mund të vijë më herët sesa pritej

Samsung Galaxy S26 mund të vijë më herët sesa pritej

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San Francisko më 25 shkurt, sipas një mediumi koreano-jugor, Money Today. Kjo datë është më e vonë se zbulimi i Galaxy S25 , por më herët se sa parashikuan shumë raporte të fundit. Për referencë, Galaxy S25 u njoftua më 22 janar 2025, ndërsa Galaxy S24 u zbulua më 17 janar 2024. Një zyrtar i njohur me planet e Samsung tha se eventi po kthehet në San Francisko sepse është qendra e Inteligjencës Artificiale. Kjo e bën atë një vend kryesor për lansimin e Galaxy S26 , i cili do të ketë "Al të gjeneratës së ardhshme", sipas Danie Araujo, zëvendëspresident i Divizionit të Përvojës Mobile të Samsung. Më parë u tha se Samsung do të njoftonte Galaxy S26 në mars, kështu që data e re e përfolur është një shkëndijë shprese për ata që kanë numëruar ditët deri në lansim. Edhe pse telefonat mund të dalin në shitje në fund të shkurtit, nuk dihet se kur saktë. /Telegrafi/

Arrestohen dy persona në Obiliq, rrahën një grua

Arrestohen dy persona në Obiliq, rrahën një grua

Dy persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, në Obiliq. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit

VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit

Nga koalicioni VLEN thonë se në zgjedhjet lokale qytetarët folën qartë dhe se rezultatet nuk janë një rastësi, por janë refuzim i hapur i politikës së vjetër. "Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime. Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar. Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik. Këtë nuk e thotë VLEN, e thotë vota e lirë e shqiptarëve. Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re. Shqiptarët e dinë saktë se kush punon dhe kush mashtron, kush ndan dhe kush bashkon. Kjo votë e qartë është fund i një epoke dhe fillim i një vizioni të ri për politikën shqiptare", thonë nga VLEN. Nga atje thonë se VLEN e lexon këtë rezultat si nisje të politikës së përgjegjësisë, që matet me punë, me përulësi dhe me respekt për qytetarin. Ne nuk do të flasim për humbësit sepse shqiptarët tashmë folën./Telegrafi/

Rrihen katër persona mes vete në Podujevë, dërgohen në mbajtje

Rrihen katër persona mes vete në Podujevë, dërgohen në mbajtje

Katër pesona janë arrestuar pasi ishin rrahur mes vete ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Lupç i Epërm, në Podujevë. Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin të dyshuari e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejmë mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën motoristi pas përplasjes me veturë

Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën motoristi pas përplasjes me veturë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “UÇK” në Rahovec, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë që drejtohej nga një mashkull kosovar. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në QKMF-në e Rahovecit, por më pas është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Edhe drejtuesi i veturës ka pësuar gjithashtu lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/