PDK: Vetëm zgjedhjet e reja mund t’i japin fund krizës politike në vend

PDK: Vetëm zgjedhjet e reja mund t’i japin fund krizës politike në vend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë, duke e cilësuar këtë veprim si “zvarritje të panevojshme” dhe “humbje kohe” në një situatë kur, sipas saj, është e qartë se kjo parti nuk ka shumicën në Kuvend. Në komunikatën për media të […] The post KE-ja për Kosovën: Vonesa në formimin e institucioneve ngadalësoi progresin e reformave appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pas tetë vitesh stabilitet, Serie A është përballur me valë shkarkimesh - tri largime brenda javës

Pas tetë vitesh stabilitet, Serie A është përballur me valë shkarkimesh - tri largime brenda javës

Pas një fillimi sezoni të pazakontë pa ndryshime në bankina, Serie A është tronditur nga tri shkarkime trajnerësh brenda një jave. Për herë të parë pas tetë vitesh, kampionati italian kishte kaluar gjashtë javët e para pa asnjë lëvizje, por situata ndryshoi me shpejtësi. Juventus ishte klubi i parë që veproi, duke shkarkuar Igor Tudor më 27 tetor pas humbjes 1-0 ndaj Lazios. Bankinën e bardhezinjve e mori Luciano Spalletti, trajneri i ri debutoi me fitore 2-1 ndaj Cremoneses, duke dhënë sinjale pozitive për rikthimin e Juventusit në formë. Pesë ditë më vonë, Genoa vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me Patrick Vieira, pas nëntë ndeshjeve pa fitore që e kishin lënë skuadrën në vendin e fundit të tabelës. Përkohësisht, Domenico Criscito dhe Roberto Murgita morën drejtimin e ekipit dhe arritën fitoren e parë të sezonit, 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos. Klubi është në pritje të emërimit të Daniele De Rossit si trajner të ri. Ndërkohë, Fiorentina ndoqi të njëjtën rrugë, duke shkarkuar Stefano Piolin pas një serie rezultatesh negative. Daniele Galloppa është caktuar trajner i përkohshëm, ndërsa po zhvillohen bisedime për emërimin e Roberto D’Aversës si pasardhës të tij. “Vjollcët” mbeten në fund të renditjes pas dhjetë javësh pa asnjë fitore, në kërkim të një kthese nën drejtimin e ri. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, Serie A po përjeton një valë të re ndryshimesh që mund të përcaktojë rrjedhën e sezonit për disa nga klubet historike të kampionatit italian. /Telegrafi/

Aliu: Është vendosur procedurë e re në Klinikën e Kardiologjisë, pacientët me aritmi të ndërlikuara të zemrës nuk do të dërgohen më jashtë vendit

Aliu: Është vendosur procedurë e re në Klinikën e Kardiologjisë, pacientët me aritmi të ndërlikuara të zemrës nuk do të dërgohen më jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare të Kardiologjisë me rastin e kryerjes së ablacionit të parë për takikardi ventrikulare në vendin tonë. “Me futjen e kësaj procedure të re në Klinikën e Kardiologjisë, u mundësojmë pacientëve me aritmi të ndërlikuara të zemrës të marrin trajtim të duhur në këtë institucion të lartë terciar, pa pasur nevojë të dërgohen jashtë vendit. Ekipi i kësaj klinike dëshmoi se në shëndetësinë maqedonase ekziston njohuri, guxim dhe vizion për rezultate të shkëlqyera. Ky është një hap i madh përpara për shëndetësinë tonë dhe një dëshmi se investimi në dije, teknologji dhe potencial njerëzor sjell rezultate të larta", theksoi ministri Aliu gjatë vizitës. Drejtoresha e Klinikës së Kardiologjisë, Danica Petkoska Spirova, shprehu mirënjohje për gjithë ekipin për përkushtimin në punë dhe kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje kardiologjike. “Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativat për futjen e procedurave dhe metodave të reja në institucionet publike shëndetësore, me qëllim përmirësimin e trajtimit të pacientëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor", shtoi ministri Aliu.

KE-ja për Kosovën: Vonesa në formimin e institucioneve ngadalësoi progresin e reformave

KE-ja për Kosovën: Vonesa në formimin e institucioneve ngadalësoi progresin e reformave

Komisioni Europian ka vlerësuar se Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugës së saj europiane, me një nivel të lartë mbështetjeje publike, mirëpo vonesa në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ngadalësoi progresin e reformave që lidhen me BE-në. Më 04.11.2025, Komisioni Europian miratoi Pakon e vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një […] The post Konjufca: Tash partitë e tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Një burrë letonez arrestohet në Austri pasi kërcënoi të merrte pengje në një tren

Një burrë letonez arrestohet në Austri pasi kërcënoi të merrte pengje në një tren

Një burrë letonez është arrestuar në Austri pasi kërcënoi të merrte pengje në një tren që udhëtonte nga Vjena në Innsbruck, tha policia. 31-vjeçari kërcënoi disa pasagjerë treni me dhunë në orën 13:00 të hënën, dhe tha se do të merrte pengje nëse policia do të hynte në tren, thanë autoritetet. I dyshuari u arrestua kur treni ndaloi në stacionin kryesor të Salzburgut, transmeotn Telegrafi. Ai u bë agresiv dhe një oficer u plagos gjatë arrestimit, raportuan mediat lokale. Një video e shpërndarë në X nga agjencia e lajmeve NEXTA tregon një burrë që arrestohet në stacion dhe merret nga disa oficerë policie. I dyshuari nuk ishte i armatosur dhe motivet e tij mbeten të paqarta, tha policia. Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pasi një burrë në Mbretërinë e Bashkuar plagosi 11 persona në një sulm masiv me thikë në një tren. I dyshuari 32-vjeçar është akuzuar për 10 akuza për tentativë vrasjeje. /Telegrafi/

Dogana e Kosovës ndalon mallra të falsifikuara me markën “Apple”

Dogana e Kosovës ndalon mallra të falsifikuara me markën “Apple”

Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në ndalimin e mallrave të dyshuara si të falsifikuara, që mbanin markën tregtare “Apple”. Gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch), të cilat bartnin shenjat dalluese të kësaj marke të njohur ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe garantimin e një tregu të sigurt për konsumatorët dhe bizneset e ligjshme në vend. /Telegrafi/

Legjenda angleze e cilëson Granit Xhakën si transferimin më të mirë të sezonit në Ligën Premier

Legjenda angleze e cilëson Granit Xhakën si transferimin më të mirë të sezonit në Ligën Premier

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ofroi disa lëvdata të forta për Granit Xhakën, lojtarin që ai beson se është transferimi më i fortë i Ligës Premier nga afati kalimtar i verës. Mesfushori i Sunderlandit vulosi një rikthim në Ligën Premier duke u bashkuar me “Macet e Zeza” në një marrëveshje prej rreth 20 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen gjatë verës. 33-vjeçari nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në ‘Stadium of Light’, tri vjet pasi u largua nga Arsenali për tek Bayer Leverkusen, ku fitoi çdo trofe vendas. Granit Xhaka flet pas golit të parë me Sunderlandin Menjëherë pasi iu bashkua ekipit të Regis Le Bris, Xhaka u emërua kapiten i skuadrës dhe ish-lojtari i preferuar në Emirates është vendosur shpejt si një lojtar kyç për Sunderland, ndërsa ata po ambientohen me jetën në Ligën Premier. Sunderland janë në vendin e katërt në kampionat pasi vazhduan nisjen e shkëlqyer të sezonit me një barazim kundër Evertonit dhe Xhaka nuk ka humbur asnjë minutë në 10 ndeshjet e para të Sunderlandit në Ligën Premier. Goli i yllit shqiptar i siguroi një pikë ekipit të tij kundër Toffees dhe menjëherë pas ndeshjes, Xhaka mori lëvdata të mëdha nga legjenda angleze, Carragher. View this post on Instagram A post shared by Sky Sports Football (@skysportsfootball) “Ai duhet të jetë transferimi i sezonit. Kur mendon për dikë që ka ndikim në ekipin e tij, unë e kam cilësuar Erling Haalandin te Manchester City, por a ka ndonjë person tani në Ligën Premier që ka një ndikim më të madh në klubin e tij sesa Granit Xhaka?”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports . “Nuk mund të ketë. Një nënshkrim absolutisht i shkëlqyer deri më tani. Mendoj se Granit Xhaka ishte absolutisht fantastik. Jo vetëm goli. Kokë e supe mbi të gjithë të tjerët në atë fushë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Kanosje pas një mosmarrëveshjeje në Han të Elezit, policia gjen edhe një granatë

Kanosje pas një mosmarrëveshjeje në Han të Elezit, policia gjen edhe një granatë

Një person është kanosur nga një tjetër pas një mosmarrëveshje në Hanin e Elezit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 23:30. Ndërkaq, lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit e kanë gjetur një granatë të cilën e kanë siguruar, derisa aty ka dalë njësiti përkatës i FSK-së që e ka bërë tërheqjen e saj. “Është raportuar se pas në mosmarrëveshje ankuesi mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit e kanë gjetur një granatë, të cilën e kanë siguruar, derisa aty ka dalë njësiti përkatës i FSK-së që e ka bërë tërheqjen e saj në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Drilon Rama: Jam temë për ta, se jam ëndrra e tyre

Drilon Rama: Jam temë për ta, se jam ëndrra e tyre

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se ka një mesazh të fshehtë për dikë. Në llogarinë e tij në Instagram, Driloni ka publikuar disa fotografi të reja, ku shihet i veshur me stil dhe në formë të mirë fizike. Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte mbishkrimi që i kishte vënë postimit: “Jam temë për ta, se jam ëndrra e tyre". Foto: Instagram Kjo fjali ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet për kujt mund t’i jetë drejtuar. Postimi i tij ka marrë qindra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit i kanë shprehur mbështetje. Derisa ai vetë nuk ka dhënë asnjë sqarim, një gjë është e sigurt - Rama di si të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit më të madh televiziv në Kosovë. Sidoqoftë, pas përfundimit nga BBVK ka qenë i heshtur dhe më i tërhequr nga angazhimet publike. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Drilon Rama (@drilonrama_)

Capello i bindur: Roma do të jetë befasia e sezonit në Serie A

Capello i bindur: Roma do të jetë befasia e sezonit në Serie A

Pas humbjes 1–0 në 'San Siro' ndaj Milanit, që ishte e treta në këtë kampionat për Romën, skuadra e Gasperinit u vlerësua për shpirtin luftarak dhe vendosmërinë në fushë. Edhe pse verdhekuqtë krijuan shumë raste, penalltia e humbur nga Dybala rezultoi vendimtare në fatin e takimit. Legjenda e futbollit italian, Fabio Capello, foli me tone pozitive për performancën e Romës, duke e konsideruar ekipin si një nga befasitë e sezonit. “Roma në vendet e larta rastësisht? Jo, ndaj Milanit tregoi se e meriton. Është skuadër që ka në ADN atë që kërkon Gasperini, vendosmëri, dëshirë dhe sakrificë. Edhe Soule e Dybala vrapuan, e i bënë presion lart kundërshtarit. Kjo është shenja e futbollit të Gasperinit. Sipas meje, kjo Romë do të jetë befasia e sezonit", tha Capello. Megjithatë, Capello nuk la pa përmendur edhe një aspekt taktik që, sipas tij, ndikoi në rezultat. “Gasperini mund të fuste një sulmues më herët. Krijoi shumë harkime dhe topa të lartë, por mungonte një goditës i vërtetë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Roma nuk ishte asnjëherë vërtet e rrezikshme në këto situata, edhe sepse Milani ishte përgatitur mirë në këtë drejtim", përfundoi Capello. Pavarësisht humbjes, Capello theksoi se Roma po ecën në drejtimin e duhur, duke treguar karakter dhe stil loje të qartë që pasqyron plotësisht filozofinë e Gasperinit. /Telegrafi/

Edhe PDK insiston në zgjedhje të reja, thotë se Konjufca do të dështojë si Kurti

Edhe PDK insiston në zgjedhje të reja, thotë se Konjufca do të dështojë si Kurti

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas diskutimeve të zgjeruara dhe të thelluara brenda Lëvizjes, mandati i dytë për krijimin e qeverisë do t’i besohet Glauk Konjufcës. Në reagimin e tyre thuhet se, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës. "Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione", thuhet në reagimin e tyre. PDK thotë se ashtu "siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje". "Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë", vijon njoftimi. Ndër të tjera, PDK konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit. "Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake", vijon reagimi. Sipas PDK-së "zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja". "Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve, ka dëmtuar raportet me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja", thekson PDK. Në komunikatë thuhet se PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend. /Telegrafi/

Në Pejë nderohen ushtarët austriakë, hungarezë dhe gjermanë të rënë në luftën e fundit

Në Pejë nderohen ushtarët austriakë, hungarezë dhe gjermanë të rënë në luftën e fundit

“Me çdo jetë njerëzore që humbet, pushon së ekzistuari një botë e tërë”, ka thënë Gerhart Hauptmann. Me këtë mesazh të ndjeshëm, ambasadori Rainer Rudolph mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Pejë, ku u nderuan ushtarët e rënë nga Austria, Hungaria dhe Gjermania – të rinj që humbën jetën larg vendlindjes së tyre. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e kujtimit të miliona viktimave të luftërave botërore të shekullit XX, ndërsa varrezat e tyre mbeten dëshmi e përhershme e çmimit të lartë që kanë paguar brezat për paqen. Ambasadori Rudolph, gjatë fjalës së tij, kujtoi se në Kosovë kujtimi i luftës dhe humbjes është ende i gjallë, veçanërisht gjatë vizitave në vende si Krusha e Madhe, ku tragjedia njerëzore është ende e pranishme në kujtesën kolektive. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për trupat nga Austria, Hungaria dhe Gjermania që shërbejnë sot në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon. “Le të prehen në paqe të rënët, dhe ne të gjithë të vazhdojmë të punojmë së bashku për një paqe të qëndrueshme,” përfundoi ambasadori Rudolph. / Telegrafi /

Tre vite pritje, Shaqiri merr leje nga gjykata për ndërtimin e shtëpisë 3 milionëshe në Zvicër

Tre vite pritje, Shaqiri merr leje nga gjykata për ndërtimin e shtëpisë 3 milionëshe në Zvicër

Pas më shumë se tre vitesh përplasje ligjore, Xherdan Shaqiri ka marrë më në fund lejen për të ndërtuar vilën e tij luksoze në Rheinfelden, në kantonin e Aargaut. Vendimi përfundimtar u mor nga Gjykata Administrative e Aargaut, e cila i dha dritën jeshile projektit pas ndërhyrjes së Gjykatës Federale Zvicerane. Në gusht të vitit 2022, ylli i Baselit kishte marrë fillimisht lejen për ndërtimin e vilës, e cila vlerësohet në rreth 3 milionë franga zvicerane, por kundërshtimet e disa fqinjëve e kishin bllokuar projektin. Në janar të vitit 2024, Gjykata Administrative ia kishte revokuar lejen e ndërtimit, duke detyruar Shaqirin ta çojë çështjen në Gjykatën Federale. Në pranverë, gjykata më e lartë e vendit e rrëzoi këtë vendim, duke e cilësuar si të pabazuar dhe duke kërkuar rishqyrtim të çështjes. Tani, gjykata e Aargaut ka miratuar projektin, por me disa kushte, ndër to, detyrimi për të vendosur perde në dritare për të reduktuar ndotjen e dritës për banorët gjatë natës. Edhe pse fqinjët fituan këtë detaj të vogël, ata konsiderohen pala humbëse, pasi janë urdhëruar të paguajnë 7,777 franga për shpenzime gjyqësore, si dhe 6,600 franga Shaqirit dhe 4,125 franga komunës së Rheinfeldenit si kompensim. Shaqiri, që u rikthye te Baseli në verën e vitit 2024, ka shkëlqyer që në sezonin e parë duke fituar dopietën kombëtare të trofeve. Ai synon ta përsërisë këtë sukses edhe këtë edicion, ndërsa me klubin bazeler është aktiv në Ligën e Evropës ku të enjtën i pret sfida me FCSB. /Telegrafi/