“UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb

“UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb

Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë (RTS) , ku ka komentuar perceptimet e ndryshme rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në pyetjen e gazetarit serb, i cili e cilësoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, Pettifer kujtoi se perceptimet për këtë çështje kanë qenë gjithmonë të ndryshme dhe shpesh varen nga këndvështrimi politik. “Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, pyeti gazetari. Në përgjigje, profesori britanik tha se termi “terrorist” është i debatueshëm dhe shpesh përdoret në mënyrë të ndryshme nga vende të ndryshme. “Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri. Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion, në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, tha Pettifer. Profesori James Pettifer është autor i disa librave mbi historinë moderne të Ballkanit dhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë studime të rëndësishme mbi rolin e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

KQZ publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK me 15 asambleistë - PDK e LVV nga 12

KQZ publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK me 15 asambleistë - PDK e LVV nga 12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal. Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) , të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila . Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës. Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës , e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë , pas një rezultati të konsiderueshëm në vota. Po ashtu, PSD , Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota. Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet. Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.

Trump paralajmëron Nigerinë se trupat amerikane ose sulmet ajrore 'mund' të përdoren për të parandaluar vrasjen e të krishterëve

Trump paralajmëron Nigerinë se trupat amerikane ose sulmet ajrore 'mund' të përdoren për të parandaluar vrasjen e të krishterëve

Donald Trump ka paralajmëruar se ushtria amerikane "mund të" vendoset në Nigeri ose të kryejë sulme ajrore, për të ndaluar atë që ai e quajti vrasjen e një numri të madh të të krishterëve. Duke postuar në Truth Social javën e kaluar, presidenti amerikan pretendoi se islamistët radikalë po kryejnë "masakër masive" dhe Krishterimi "po përballet me një kërcënim ekzistencial" në kombin e Afrikës Perëndimore. Të dielën, Trump u pyet nëse ai parashikonte trupa në tokë apo sulme ajrore në Nigeri, transmeton Telegrafi. "Mund të jetë. Dua të them, gjëra të tjera. Unë parashikoj shumë gjëra. Ata po vrasin një numër rekord të krishterësh në Nigeri. Ata po vrasin të krishterët dhe po i vrasin ata në numër shumë të madh. Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", u tha ai gazetarëve gjatë një fluturimi në Air Force One. Nigeria i është përgjigjur kërcënimeve për veprime ushtarake amerikane, duke sugjeruar se do të mirëpriste ndihmën në përballjen me kryengritësit islamikë, por këmbënguli të dielën se Amerika duhet të respektojë sovranitetin e saj. "Ne mirëpresim ndihmën e SHBA-së për sa kohë që ajo njeh integritetin tonë territorial", tha për Reuters, Daniel Bwala, një këshilltar i presidentit nigerian Bola Tinubu. Por Bwala gjithashtu kërkoi të minimizonte tensionet midis dy kombeve, pavarësisht se Trump e quajti Nigerinë një "vend të turpëruar". Gjatë fundjavës, Tinubu gjithashtu kundërshtoi pretendimet për intolerancë fetare dhe mbrojti përpjekjet e vendit të tij për të mbrojtur lirinë fetare. "Karakterizimi i Nigerisë si intolerante fetare nuk pasqyron realitetin tonë kombëtar, as nuk merr në konsideratë përpjekjet e vazhdueshme dhe të sinqerta të qeverisë për të mbrojtur lirinë e fesë dhe besimeve për të gjithë nigerianët", tha Tinubu në një deklaratë. Nigeria është vendosur në një listë të SHBA-së të vendeve "me shqetësim të veçantë" për shkak të shkeljeve të lirisë fetare. Lista përfshin gjithashtu Korenë e Veriut, Rusinë, Arabinë Saudite, Iranin, Pakistanin dhe Kina. Boko Haram - i cili rrëmbeu më shumë se 270 nxënëse shkolle në vitin 2014 - është grupi kryesor i cituar në paralajmërimet e mëparshme nga qeveritë amerikane dhe ndërkombëtare. Grupi ka kryer "shkelje të rënda të lirisë fetare", sipas një raporti të vitit 2021 nga Komisioni dypartiak i SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare. Ai tha se më shumë se 37,000 njerëz ishin vrarë nga grupet islamike në Nigeri që nga viti 2011. Nigeria është një vend me më shumë se 200 milionë banorë, i cili është i ndarë midis veriut kryesisht mysliman dhe jugut kryesisht të krishterë. Një kryengritje islamiste është zvarritur për më shumë se 15 vjet dhe është kryesisht e kufizuar në verilindje të vendit, i cili është me shumicë myslimane. Ndërsa të krishterë janë vrarë, shumica e viktimave kanë qenë myslimanë, thonë analistët. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Kanë qenë pjesë e Big Brother VIP, Beniada Nishani flet për raportin me Jori Dellin e Heidi Bacin

Kanë qenë pjesë e Big Brother VIP, Beniada Nishani flet për raportin me Jori Dellin e Heidi Bacin

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar detaje mbi raportet që mban me dy ish-banoret e tjera të spektaklit, Jori Dellin dhe Heidi Bacin. Një prej pyetjeve që i është drejtuar ishte se çfarë marrëdhënie ka aktualisht me to, dhe përgjigjja e Beniadës ka treguar për një lidhje të sinqertë e të qëndrueshme me secilën prej tyre. “Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë”, u shpreh ajo. Foto: Instagram Sa i përket Heidit, Beniada ka treguar se njohja e tyre nisi pas eksperiencës në Big Brother VIP, por ajo ruan konsideratë të veçantë për të. “E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës”, ka shtuar ajo. Beniada është e njohur për energjinë pozitive dhe komunikimin e hapur me publikun, duke ndarë shpesh momente në rrjete sociale. Këto përgjigje kanë treguar edhe një herë se, pavarësisht distancës dhe angazhimeve, Beniada ruan marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok me personat që ka njohur gjatë karrierës dhe eksperiencave televizive. /Telegrafi/

Kadaj-Bujupi i reagon deputetes Bajrami për gjuhën e përdorur ndaj presidentes Osmani

Kadaj-Bujupi i reagon deputetes Bajrami për gjuhën e përdorur ndaj presidentes Osmani

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, i ka reaguar deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, për deklaratën se presidentja “nuk ka vend në LDK, duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për rënien e partisë në zgjedhjet e vitit 2021.” Kadaj-Bujupi i reagoi duke thënë se nuk ka asnjë kuptim e […] The post Fituesi i zgjedhjeve çeke bën koalicion me partnerët euroskeptikë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

“Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest”: A ia tha vërtet këtë Cristiano Ronaldo këto fjalë

“Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest”: A ia tha vërtet këtë Cristiano Ronaldo këto fjalë

Gazetari britanik Piers Morgan ka paralajmëruar “intervistën më personale dhe më zbuluese të jetës së Cristiano Ronaldos”, e cila do të transmetohet të martën, më 4 nëntor. Në një klip të shkurtër promovues, ylli i Al Nassr dëgjohet duke thënë:“Messi është më i mirë se unë? Nuk pajtohem. Nuk dua të jem i përulur…”. Deklarata u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur sërish debatin e përjetshëm mes Ronaldos dhe Messit për titullin e “GOAT”. Megjithatë, sipas raportimeve të para, klipi duket të jetë një montim i zgjuar — një përzierje frazash nga pjesë të ndryshme të intervistës, e realizuar për të krijuar më shumë kureshtje përpara publikimit të plotë. Nëse Ronaldo e ka thënë me të vërtetë këtë fjali apo është thjesht një manipulim audio, do të mësohet të martën, kur intervista e plotë të transmetohet. The world's most famous footballer, in the most personal interview of his life... Cristiano Ronaldo speaks to Piers Morgan - part one out tomorrow at 2pm (UK). https://t.co/QR11ywsANx @Cristiano | @piersmorgan pic.twitter.com/jF5xAqNAIj — Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 3, 2025 Deri atëherë, debati “Ronaldo apo Messi” mbetet po aq i zjarrtë sa gjithmonë. /Telegrafi/

Policia: Plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe një shtetas serb i Kosovës në afërsi të vijës kufitare

Policia: Plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe një shtetas serb i Kosovës në afërsi të vijës kufitare

Një person i nacionalitetit serb me iniciale M. V. dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, më 01.11.2025. Kështu njoftoi Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se rasti ka ndodhur afër zonës së Leposaviqit. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se […] The post Fituesi i zgjedhjeve çeke bën koalicion me partnerët euroskeptikë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Policia: Plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe në afërsi të vijës kufitare një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb

Policia: Plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe në afërsi të vijës kufitare një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb

Një shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb, me iniciale M.V. dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, më 01.11.2025. Kështu njoftoi Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se rasti ka ndodhur afër zonës së Leposaviqit. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur […] The post Rasti i 53 milionëshit, ish shefi i kabinetit të Pal Lekajt mohon që i akuzuari Eset Berisha i ka bërë presion drejtorit të zyrës ligjore appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Kadaj-Bujupi i reagon ashpër Bajramit: Vetëm urrejtja patologjike mund ta verbojë dikë ndaj Presidentes

Kadaj-Bujupi i reagon ashpër Bajramit: Vetëm urrejtja patologjike mund ta verbojë dikë ndaj Presidentes

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ka qenë kritike ndaj Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për favorizim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe për, siç tha ajo, mungesë të paanshmërisë në raport me subjektet politike në vend. Bajrami ndër të tjera deklaroi se “Vjosa Osmani nuk ka më vend në LDK”. Pas këtyre komenteve, kanë pasuar reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Donika Kadaj-Bujupit, këshilltare në Kabinetin e Presidentes. Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bajramit, duke e quajtur të pakuptimtë dhe pa rezon shtetëror. Bajrami: Vjosa Osmani nuk do zgjidhje të problemit, por t’i japë kohë Kurtit “Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhë të sulmojë publikisht Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. Ajo ka theksuar se Presidentja Osmani “nuk i ka bërë asnjë dëm Kosovës, përkundrazi, punon çdo ditë për forcimin e shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial”. “Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente – logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera këshilltarja e Presidentes. Bajrami: Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, ajo është përgjegjëse për rënien e partisë në 2021 Në fund të reagimit, Kadaj-Bujupi ka shtuar se “Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës, që mori bekimin e mbi 300 mijë votave të qytetarëve”, duke e mbyllur me një paralajmërim për rezultatet e ardhshme zgjedhore të LDK-së./Telegrafi/

Rasti i 53 milionëshit, ish shefi i kabinetit të Pal Lekajt mohon që i akuzuari Eset Berisha i ka bërë presion drejtorit të zyrës ligjore

Rasti i 53 milionëshit, ish shefi i kabinetit të Pal Lekajt mohon që i akuzuari Eset Berisha i ka bërë presion drejtorit të zyrës ligjore

Në gjykimin për rastin e 53-milionëshit, ku të akuzuar janë ish-ministri Pal Lekaj, këshlltari i tij politik, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, dëshmi lidhur me këtë rast ka dhënë Argjend Zenaj. Zenaj është dëgjuar në cilëinë e shefit të kabinetit të ish-ministrit Pal Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës, periudhë kohore për të cilën […] The post Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Fituesi i zgjedhjeve çeke bën koalicion me partnerët euroskeptikë

Fituesi i zgjedhjeve çeke bën koalicion me partnerët euroskeptikë

Partia ANO e miliarderit populist çek, Andrej Babis, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatët e vegjël djathtistë të hënën (03.11.2025), duke iu afruar sigurimit të pushtetit pas fitores me premtimet për rritje të shpenzimeve dhe kundërshtim të politikave të BE-së për migrimin dhe klimën, raporton Reuters. Kthimi i Babisit në pushtet me aleatët e vegjël […] The post Fitore Syla: ‘Pema Leka’, kungulli që ndriçon lidhjet mes traditës dhe modernitetit appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë në RMV

Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë deri më tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 43 mijë persona në të gjithë vendin. “Qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë. Ekipet preventive vazhdojnë gjithashtu me vaksinimin në terren në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe ata të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara,” deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Gjithashtu, theksojnë nga MSH, ka filluar vaksinimi me vaksinat komerciale në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup, ndërsa gjatë javës do të fillojë vaksinimi edhe në qendrat e tjera për shëndet publik në mbarë vendin. Ekipet e Qendrës për Shëndet Publik – Shkup kryejnë vaksinimin çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 14:30. Çmimi i vaksinave komerciale është 700 denarë. /Telegrafi/

"Sot kalova një sfidë tjetër", Anisa Veseli shfaqet nga spitali

"Sot kalova një sfidë tjetër", Anisa Veseli shfaqet nga spitali

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një përvojë të vështirë shëndetësore. Ajo ka treguar se pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale dhe stres, është detyruar të përballet me një tjetër sfidë fizike. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Anisa u shpreh se kjo periudhë ka qenë e lodhshme dhe se shëndeti i saj është ndikuar nga ritmi intensiv i punës. Foto: Instagram “Ju e dini që çdo detaj të jetës time e ndaj me ju. Pas gjithë angazhimeve të punës së madhe edhe stresit, sot kalova një sfidë tjetër! Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo. Artistja nuk ka dhënë shumë detaje për gjendjen konkrete, por falënderimet e saj ndaj Zotit dhe mbështetësve lënë të kuptohet se tashmë është jashtë rrezikut. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Anisa kishte qenë e ftohur gjatë xhirimeve të videoklipit të saj më të ri, megjithatë kësaj here situata duket se ka qenë më serioze. Pavarësisht sfidës, artistja ka treguar gjithmonë qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj karrierës, duke e mbajtur komunikimin e ngrohtë me publikun e saj edhe në momente të vështira. /Telegrafi/

Brahim Diaz drejt largimit nga Real Madridi në janar

Brahim Diaz drejt largimit nga Real Madridi në janar

E ardhmja e Brahim Diaz po bëhet një nga çështjet më të diskutuara në prag të afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi spanjoll po luan më pak minuta këtë sezon dhe po shtohen zërat për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”. Mungesa e hapësirës në formacionin e Real Madridit, për shkak të konkurrencës së madhe në repartin ofensiv, ka bërë që lojtari të mendojë seriozisht për një ndryshim ambienti. Sipas mediave spanjolle, Brahim dëshiron një projekt ku të ketë rol kryesor dhe vazhdimësi në lojë. Një nga pistat më të forta është rikthimi te AC Milan, ku ai kaloi tre sezone të suksesshme dhe fitoi kampionatin italian. Klubi “rossonero” është i gatshëm ta rikthejë në skuadër, duke i ofruar hapësira dhe një rol të rëndësishëm në fazën krijuese. Ndërkohë, Benfica ka hyrë gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij. Klubi portugez po kërkon një mesfushor ofensiv me eksperiencë ndërkombëtare dhe mund t’i ofrojë Brahimit minuta të rregullta dhe përgjegjësi në fushë. Real Madridi, nga ana tjetër, nuk do të donte ta humbiste përfundimisht një lojtar me potencial, por një huazim me opsion blerjeje shihet si zgjidhje e mundshme që do t’u sillte përfitime të dyja palëve. Vendimi final do të jetë në duart e vetë Brahim Diaz, i cili ndodhet përpara një momenti kyç në karrierën e tij, të luftojë për vendin në Madrid apo të rikthehet në një projekt ku mund të ndjehet sërish protagonist. /Telegrafi/