Është kapur shoferi nga Shkupi që goditi një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes

Më 02.11.2025 në orën 19:10, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Dimitrie Çupovski në Shkup, një automjet pasagjerësh "Volkswagen Tiguan" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (33) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin M.M. (79) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti rezultoi me lëndime të rënda trupore për 79-vjeçarin M.M., i cili u diagnostikua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Më vonë, pas masave të marra, shoferi A.A. u gjet dhe u ndaluar në rrugën lokale për në "Vodno". U krye një hetim, ndërsa pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Igball Jashari zgjidhet “Ylli i javës”

Igball Jashari zgjidhet “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e dymbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Igball Jasharit, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enver Prapashtica, Besim Slishani dhe Bujar Asllani. Pasi mori këtë çmim, Jashari u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë”. “Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./ Telegrafi

Universiteti britanik ndërpreu hulumtimin për të drejtat e njeriut pas presionit nga Kina

Një universitet britanik ka vepruar përkitazi me kërkesën e Pekinit që të ndërpriste zbardhjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Kinë, duke bërë që të hiqej dorë prej njërit prej projekteve më të mëdha, ka raportuar të hënën (01.11.2025) ekskluzivisht gazeta britanike, “The Guardian”.   Në shkurt, Universiteti Sheffield Hallam, pjesë e të […] The post Policia arreston një grua në Skenderaj, dyshohet se nuk respektoi urdhërin mbrojtës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Bambo Nature Kosova dhuron 10 cent për çdo pako pelena të shitur për të mbështetur programet e AMC-së për nëna dhe fëmijë

Bambo Nature Kosova dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) po bashkëpunojnë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e familjeve në mbarë Kosovën. Duke filluar nga 1 nëntori, nga çdo pako pelena Bambo Nature të shitura në Kosovë, 10 cent do të dhurohen për të forcuar programet jetë shpëtuese të AMC-së, të cilat përfshijnë Kujdesin në Grup për Prindërimin, Klasat për Nëna dhe Vizitat në Shtëpi – programe që synojnë të mbështesin gratë shtatzëna, prindërit e rinj, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Fushata do të vazhdojë deri më 31 maj 2026. “Pelenat Bambo Nature", të prodhuara në mënyrë ekologjike në Danimarkë nga kompania Abena, janë të certifikuara me Nordic Swan Ecolabel dhe FSC (Forest Stewardship Council), dhe janë testuar dermatologjikisht për të qenë të buta dhe të sigurta për lëkurën e foshnjës. Ato janë pa aroma, parabene, konservues dhe locione, dhe prodhohen duke ndjekur praktika të përgjegjshme ndaj mjedisit.” Krenare Hasani, Drejtore Ekzekutive e Besa Pharm, përfaqësuese për Kosovë e Bambo Nature për Kosovë, shtoi: “Kjo nismë pasqyron përkushtimin tonë ndaj familjeve dhe kujdesit që lind nga dashuria. Sepse në fund, shtesa e vetme që duhet është dashuria! Me çdo hap që bëjmë, synojmë të mbështesim prindërit që të zgjedhin produkte të buta, të sigurta dhe miqësore me natyrën, duke u kujdesur jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për botën ku ata do të rriten. Nga çdo shitje, ne së bashku kontribuojmë në programe që mbështesin fëmijët dhe fuqizojnë nënat në mbarë Kosovën, duke e kthyer kujdesin e përditshëm në një gjest dashurie që prek shumë jetë.'"

“PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga”- Murati reagon pas paralajmërimit të grevës nga Sindikata e RTK-së

Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës për grevë për shkak të vonesave në transferimin e buxhetit, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. “Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë,” ka thënë Murati. Ai ka shtuar se vonesat aktuale në ekzekutimin e buxhetit nuk janë rezultat i mungesës së mjeteve, por i refuzimit politik të partive për të formuar komisionet parlamentare. “Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026,” ka theksuar ministri në detyrë. Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti Sipas tij, argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron. “Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së,” ka thënë Murati. Ai ka përmendur gjithashtu se komisionet tjera mund të formohen më vonë, kur të ketë qeveri funksionale, dhe se “deri atëherë, mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit. Vetëm duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”. /Telegrafi/

Këto shenja tregojnë se fëmijët tuaj po rriten në një mjedis të shëndetshëm

Prindërit natyrshëm duan t'u ofrojnë fëmijëve të tyre një mjedis të sigurt dhe stimulues, dhe psikologët theksojnë se lumturia nuk vjen nga gjërat materiale si lodrat, rrobat apo teknologjia, por nga dashuria prindërore, kufijtë e qartë dhe një rutinë e përditshme e qëndrueshme. Psikologia Sasha Hall shpjegoi se gjëja më e rëndësishme për fëmijët është të ndiejnë dashuri të pakushtëzuar. Kjo do të thotë që ju i doni ata edhe kur bëni gabime, jo vetëm kur sillen ashtu siç prisni prej tyre. “Fëmijët duhet të dinë se marrëdhëniet mund të riparohen edhe pas konfliktit. Fraza të tilla si ‘nëse e bën këtë, nuk do të të dua’ dëmtojnë ndjenjën e tyre të sigurisë”, tha ajo. Psikologët theksojnë se është në rregull që fëmijët t’u rezistojnë rregullave dhe çelësi është që prindërit të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrueshëm. “Fëmijët po i testojnë kufijtë, por nëse jeni të përgatitur dhe nuk reagoni dhunshëm, kjo do t’i ndihmojë ata të ndihen të sigurt”, tha psikologu Stuart Piseko. Ai u këshillon prindërve që të kenë një plan të qartë se si të reagojnë në këto situata dhe t'u përmbahen rregullave të rëna dakord. Ekspertët theksojnë se si baballarët ashtu edhe nënat e gjejnë prindërimin të përmbushur, por nënat kanë më shumë gjasa të ndihen të lodhura dhe të stresuara. Ndërsa këto ndjenja janë të natyrshme, është e rëndësishme që prindërit të japin shembullin e komunikimit të qetë dhe të shëndetshëm. "Fëmijët ndihen më të sigurt kur të rriturit përreth tyre janë emocionalisht të qëndrueshëm. Kur e njohim emocionin pas sjelljes, fëmijët ndihen të parë dhe të dëgjuar më lehtë", pohojnë ata. Fëmijët funksionojnë më mirë kur dinë se çfarë të presin. Rutinat e përditshme të parashikueshme, siç janë vaktet e përbashkëta, rutinat e kohës së gjumit ose rutinat e mëngjesit, zvogëlojnë stresin dhe ofrojnë një ndjenjë stabiliteti. “Krijimi i rendit dhe një orari të qartë në shtëpi çon në një ndjenjë sigurie tek fëmijët”, pohojnë ekspertët. Përveç kësaj, është e nevojshme që hapësira të jetë e organizuar, sepse kjo i ndihmon fëmijët të orientohen dhe gjithashtu zvogëlon tensionin. Psikologët theksojnë se familjet që ndajnë momente të përditshme, siç është darka së bashku, biseda para gjumit ose angazhimi në hobi të përbashkëta, shpesh ndihen më të lumtura dhe më të lidhura.

Rikthimi i ëndrrave: Neymar drejt Inter Miamit, po ribashkohet “MSN”

Neymar u rikthye te klubi i fëmijërisë, Santos, në janar 2025, pasi ndërpreu me marrëveshje kontratën me klubin saudit Al-Hilal, duke firmosur fillimisht një marrëveshje gjashtëmujore. Në qershor, Santos vendosi të zgjaste kontratën deri në fund të vitit 2025, me opsion për ta vazhduar deri në vitin 2026, që përfshin edhe periudhën e Kupës së Botës 2026. Marrëveshja përfshin gjithashtu të drejta imazhi, që i sigurojnë brazilianit të paktën 15 milionë dollarë nga sponsorët dhe aktivitetet e marketingut të lidhura me emrin e tij. Megjithatë, pas rikthimit në Brazil, dëmtimet e shpeshta e kanë kufizuar pjesëmarrjen e Neymarit në fushë. Me kontratën që i skadon në fund të vitit të ardhshëm, ai tani po përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Sipas gazetarit Ekrem Konur, një nga opsionet që po shqyrton është transferimi te Inter Miami, ku mund të ribashkohet me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, duke rikrijuar trion legjendare “MSN” që shkëlqeu te Barcelona. Opsioni për zgjatjen e kontratës me Santos deri në vitin 2026 i jep fleksibilitet si klubit, ashtu edhe lojtarit. Ambicia e Neymarit për të qenë në formë dhe konkurrues për Kupën e Botës 2026 pritet të ndikojë shumë në zgjedhjen e tij të ardhshme. Një vendim përfundimtar pritet para fundit të vitit 2025./ Telegrafi

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar gjashtë persona në pesë raste të ndryshme, si të dyshuar për dhunë në familje. Në Lipjan, Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë psiqike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në një rast në Prishtinë një […] The post Policia arreston një grua në Skenderaj, dyshohet se nuk respektoi urdhërin mbrojtës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Božinovski: VMRO-DPMNE apsolutni pobednik lokalnih izbora, VLEN ostvario bolje rezultate od očekivanih

Politički analitičar Vladimir Božinovski je, govoreći o rezultatima lokalnih izbora u Severnoj Makedoniji, istakao da je VMRO-DPMNE potvrdio rejting i poverenje građana, osvojivši najveći deo opština. Prema njegovim rečima, ta partija sada kontroliše gotovo 50 opština, uključujući i Grad Skoplje, što ih, kako dodaje, čini apsolutnim pobednicima izbora.

SEAT i prezanton modelet e reja Ibiza dhe Arona

Duke shënuar 75-vjetorin e saj, SEAT nis një kapitull të ri emocionues me rifreskimin e dy prej modeleve të saj më të njohura – Ibiza dhe Arona . Këto përditësime jo vetëm që e festojnë traditën e markës, por gjithashtu e riafirmojnë përkushtimin e saj ndaj makinave të përballueshme. Modelet e reja SEAT Ibiza dhe Arona vendosin sërish standarde të reja në segmentet e tyre, falë dizajnit të gjallë dhe teknologjisë së avancuar. Të dy modelet ecin përpara, të udhëhequra nga tre shtylla kryesore: pamje e jashtme e rifreskuar , brendësi e rafinuar , dhe vlerë e shtuar e përgjithshme . “SEAT Ibiza dhe Arona janë histori të vërteta suksesi – thelbësore për ofertën dhe rritjen e markës sonë. Si dy nga modelet më ikonike të SEAT-it, ato kanë një rol kyç në lehtësimin e lëvizjes në qytet dhe në dhënien e mundësisë njerëzve të lëvizin lirshëm drejt mundësive të reja,” – deklaroi Markus Haupt , Drejtor Ekzekutiv i SEAT. “Me pamje të jashtme të rifreskuar dhe brendësi të përmirësuar, po rrisim vlerën dhe tërheqjen e tyre, duke i përgatitur njëkohësisht për të ardhmen, me përputhjen me standardin EU7 dhe futjen e sistemeve mild-hybrid .” SEAT Ibiza është një ikonë e vërtetë në segmentin e saj. Që nga debutimi më 1984, janë shitur mbi 6 milionë njësi përgjatë pesë gjeneratash – gjithmonë në zhvillim, duke përqafuar ide të reja dhe frymëzuar shpirtin rinor, kreativ dhe përparimtar. SEAT Arona , SUV-i urban, ka ndërtuar një bazë të fortë adhuruesish që nga lansimi në vitin 2017 . Me mbi 750.000 njësi të shitura, ajo vazhdon të kënaqë drejtuesit që kërkojnë një SUV energjik, rinor dhe të gatshëm për çdo sfidë urbane. DIZAJN I JASHTËM I RIFRESKUAR Modelet e reja SEAT Ibiza dhe Arona sjellin një dizajn unik dhe karakteristik që reflekton evolucionin e nevojave të shoferëve modernë. Tani ato vijnë me linja më të pastra, ngjyra të reja të gjalla dhe disqe alumini të ridizenjuara – nga 15” deri në 18” . Pamja e përparme është transformuar plotësisht: grilat me formë gjashtëkëndore , në kombinim me rrjetën ikonike mat/polish diamant, theksojnë karakterin sportiv dhe përmasat më të gjera. Fenerët e rinj Full LED janë më të hollë, duke i dhënë makinës një pamje më të gjerë dhe më teknike, ndërsa përmirësojnë dukshmërinë me ndriçim më të fortë dhe efikas energjikisht. Në pjesën e pasme, SEAT Ibiza sjell një parakolp tërësisht të ridizenjuar , që thekson frymën sportive dhe rinore. Emërtimi i modelit në shkronja alumini të errëta (Ibiza ose Arona) shton një prekje moderne dhe dalluese. Në versionet FR , logoja e gdhendur me lazer në shtyllën B jep një detaj sportiv elegant. Modelet përfitojnë gjithashtu disqe të reja alumini , që jo vetëm përmirësojnë estetikën, por edhe efikasitetin në drejtim të performancës. Ibiza vjen me dy opsione të reja disqesh 17” dhe dy 18” , ndërsa Arona me dy 16” dhe dy 18” – në përfundime me ngjyra ose metalike, duke shtuar mundësi personalizimi. Paleta e ngjyrave është pasuruar me nuanca të reja si Liminal , Oniric dhe Hypnotic , që i japin makinave energji dhe personalitet të ri. Arona ofron edhe dy ngjyra kontrasti për çatinë : Midnight Black dhe Manhattan Grey . ENTERIER I RAFINUAR ME MË SHUMË VLERË SE KURRË Në brendësi, të dy modelet shquhen për cilësi më të lartë , dizajn më elegant dhe ndërlidhje teknologjike më të avancuar – duke ruajtur hapësirën dhe funksionalitetin e njohur të SEAT-it. Kabina përfshin materiale të reja premium , tekstile të rafinuara , tavan të errët , dhe detaje neutrale që shtojnë ndjesinë e sofistikimit. Në versionin FR Launch , ulëset sportive janë standarde, duke ofruar më shumë komoditet dhe ndjesi dinamike në drejtim. Volani është i mbështjellë me lëkurë premium të shpuar 100% , për ndjesi precize në prekje. Tavan i zi e përforcon ndjenjën e luksit brenda kabinës. Të dy modelet vijnë me sistem të ri audio SEAT Sound me 6 altoparlantë , subwoofer dhe amplifikator 300W , për përvojë zanore të nivelit të lartë. Gjithashtu, përfshijnë karikues wireless 15W me ftohje aktive , për karikim më të shpejtë dhe më të sigurt gjatë lëvizjes. GATI PËR TË ARDHMEN Të dizajnuara, zhvilluara dhe prodhuara në fabrikën e avancuar të SEAT në Martorell, Barcelonë , Ibiza dhe Arona do të lansohen në janar 2026 , si pjesë e strategjisë së re të markës mbi Produktin, Rrjetin e Dilerëve dhe Komunikimin . Brenda linjës së produkteve, SEAT planifikon që deri në 2028 të elektrifikojë plotësisht ofertën e saj: 2027 – versionet mild-hybrid të Ibiza dhe Arona 2028 – SEAT Leon me motor hibrid të plotë 2029 – përditësime të mëtejshme për Leon dhe Leon Sportstourer SEAT mbetet i përkushtuar ndaj rrjetit të tij me mbi 1.400 pika shitjeje dhe 3.000 servise në mbarë botën, duke ofruar shërbime konkurruese , paketa sigurimi atraktive dhe garanci të zgjeruara . Ndërkohë, në aspektin e komunikimit, marka po evoluon me identitet vizual të rifreskuar dhe paletë të re ngjyrash , duke mbajtur SEAT-in të gjallë, aktual dhe afër publikut të vet . telegrafi.com telegrafi.com telegrafi.com

UNGJI SAM

UNGJI SAM

Poezi nga: Kenneth Rexroth Përktheu: Fadil Bajraj Njashtu si njëbrirëshi, Ungji Sam është ajo që quhet mit. Platoni shkroi një libër që është Një komplot okult Për zotërinj pederast. Në të ai tha se idetë Janë fisnikërisht më reale se vetë Realiteti, ndërsa mitet Ndihmojnë në mbajtjen e njerëzve në vendin e tyre. Meqenëse ju kurrë nuk do të bëheni, Në asnjë rrethanë, Zotërinj pederast, do të ishte Më mirë t’ua lini këto nocione të përgjakshme Atyre që i gjejnë të dobishme.

Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan, duke shtuar se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez. "Duket se Hamasi është mjaft i vendosur të përmbahet në marrëveshje", u tha Erdogan delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC. Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit. Bisedimet do të fillojnë rreth orës 11:00 GMT në një hotel në Stamboll, me një konferencë për shtyp disa orë më vonë. “Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare njerëzve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë”, tha Erdogan. “Ne besojmë se plani i rindërtimit i përgatitur nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të zbatohet menjëherë”, tha ai, duke iu referuar një plani të zbuluar në mars për rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez. “Është thelbësore që OIC dhe COMCEC të luajnë një rol udhëheqës në rimëkëmbjen e Gazës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/