Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Sindikata e pavarur e “Parqe dhe Gjelbërime” pasdite kumtoi se protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim për shkak që nuk u është bërë paga e shtatorit, edhe pse u ishte premtuar në takimin e sotëm me drejtorin e ndërmarrjes. “Paga për muajin shtator ende nuk u është paguar punonjësve në NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup. Kjo përfaqëson vazhdimin e një serie vonesash dhe injorimin e të drejtave themelore të punëtorëve, duke përfshirë pagat e papaguara për muajt e mëparshëm, shpërblimin jubilar, pagat bonus, K-15 dhe sigurimin shëndetësorë. Protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, derisa të përmbushet të paktën një nga objektivat e përcaktuara. Punëtorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagë më të mirë dhe trajtim të drejtë”, theksojnë nga Sindikata. Sot, Sindikata kishte takim me drejtorin e ndërmarrjes, i cili, siç deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Risteski, u informua se pritet që gjatë ditës të transferohen para në llogarinë e ndërmarrjes dhe se do të paguhet paga e shtatorit.

Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Sindikata e pavarur e “Parqe dhe Gjelbërime” pasdite kumtoi se protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim për shkak që nuk u është bërë paga e shtatorit, edhe pse u ishte premtuar në takimin e sotëm me drejtorin e ndërmarrjes. “Paga për muajin shtator ende nuk u është paguar punonjësve në NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup. Kjo përfaqëson vazhdimin e një serie vonesash dhe injorimin e të drejtave themelore të punëtorëve, duke përfshirë pagat e papaguara për muajt e mëparshëm, shpërblimin jubilar, pagat bonus, K-15 dhe sigurimin shëndetësorë. Protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, derisa të përmbushet të paktën një nga objektivat e përcaktuara. Punëtorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagë më të mirë dhe trajtim të drejtë”, theksojnë nga Sindikata. Sot, Sindikata kishte takim me drejtorin e ndërmarrjes, i cili, siç deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Risteski, u informua se pritet që gjatë ditës të transferohen para në llogarinë e ndërmarrjes dhe se do të paguhet paga e shtatorit.

Keira Knightley: Kam pasur çrregullim të stresit post-traumatik pasi luajta në "Piratët e Karaibeve"

Keira Knightley: Kam pasur çrregullim të stresit post-traumatik pasi luajta në "Piratët e Karaibeve"

Aktorja britanike Keira Knightley ka rrëfyer se fama e jashtëzakonshme që arriti me rolin e saj në sagën “Piratët e Karaibeve” i solli një traumë me të cilën u përball për vite me radhë. Megjithëse roli i Elizabeth Swann e bëri një yll ndërkombëtar në vetëm 17 vjeç, Knightley ka pranuar se i ishte shumë e vështirë të përballonte intensitetin e vëmendjes publike pas shfaqjes së filmit të parë në vitin 2003. Në një intervistë për Variety, aktorja e përshkroi përvojën si “traumatike”. “E konsideroja mjaft të tmerrshme. Nuk jam ekstroverte, dhe atë nivel kontrolli dhe fame e kisha shumë të vështirë për t’u përballuar,” tha ajo. “Ishte një periudhë kur sapo po formoheshe si person, nuk kishe përfunduar identitetin, dhe duhej të gabonit. Është një periudhë e pasigurt, veçanërisht për gratë. Në një farë mënyre, je ende fëmijë. Ishte traumatike, por gjithashtu vendosi themelet për pjesën tjetër të karrierës sime”. Foto: Press/EPA Përballja me presionin e madh ishte aq sfiduese, sa që në moshën 22-vjeçare Knightley përjetoi një kolaps mendor dhe i u diagnostikua çrregullimi post-traumatik i stresit (PTSD). Për këtë arsye, ajo kërkoi ndihmë profesionale, duke përfshirë hipnoterapinë, dhe mori një vit pushim nga aktrimi. “Kam përjetuar një kolaps mendor në moshën 22-vjeçare, prandaj mora një vit pushim dhe më u diagnostikua PTSD për shkak të gjithë kësaj. Duhet të merrja terapi dhe gjithçka tjetër që shkon me të”, rrëfeu ajo për Hollywood Reporter në vitin 2018. Sot, në moshën 40-vjeçare, Keira Knightley menaxhon me sukses famën e saj. Në intervistën për Variety, ajo theksoi se ndihet e lumtur pasi gëzon një karrierë të suksesshme dhe një nivel fame shumë më pak intensiv. “Tani mund ta përballoj, dhe kjo është fantastike. Por atëherë, nuk ishte aq e lehtë, dhe më duhej shumë terapi për ta kuptuar,” shpjegoi aktorja. Foto: Press/EPA Ndërkaq, pavarësisht suksesit global të sagës, Knightley nuk ka parë të gjitha pjesët e filmave. Në një intervistë të fundit në BBC Radio 2, ajo pranoi se nuk e kishte parë kurrë pjesën e tretë, At the World’s End . “Është qesharake, sepse marrëdhënia ime me disa pjesë është ndryshe nga ajo që njerëzit mendojnë,” tha ajo, duke shtuar se ishte e mrekullueshme që filmat u bënë të preferuar për publikun. Kur u pyet pse nuk e ka parë kurrë pjesën e tretë, Knightley përgjigjet me buzëqeshje: “Thjesht mendoj se ka shumë fytyra. Shumë fytyra, vërtet. Të gjitha janë shumë afër, fytyrë gjigante – dhe sinqerisht, askush nuk ka nevojë ta shohë.” Ajo shtoi se disa nga filmat e saj të tjerë të njohur, si komedia romantike Love Actually , i ka parë vetëm një herë – atëherë kur u bë premiera, mbi 20 vjet më parë. /Telegrafi/

Dinamo Zagreb rrëmben fitoren në sekondat e fundit ndaj Sigal Prishtinës në ENBL

Dinamo Zagreb rrëmben fitoren në sekondat e fundit ndaj Sigal Prishtinës në ENBL

Sigal Prishtina ka pësuar humbje të ngushtë nga Dinamo Zagreb me rezultatin 82:80, në kuadër të ENBL. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, ku kroatët barazuan 58 sekonda para fundit në 80:80 dhe më pas shënuan pikët vendimtare tre sekonda para fundit. Sulmi i fundit i Prishtinës nuk rezultoi me sukses, duke i dhënë fitoren Dinamos. Prishtina kontrolloi pjesën më të madhe të takimit dhe mbajti epërsi të qartë gjatë gjithë ndeshjes. Pas çerekut të parë rezultati ishte 27:17, pas të dytit 47:38 dhe pas të tretit 69:56. Megjithatë, mysafirët arritën të rikuperonin dhe të siguruan fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Prishtinën pas tri fitoreve rresht. Ky takim ishte një përballje dramatike, ku Prishtina dominonte deri në momentet e fundit, por Dinamo tregoi karakter dhe shfrytëzoi gabimet vendimtare për të marrë pikët e ndeshjes. Prishtinasit do të kërkojnë rikuperim në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur ritmin e tyre në këtë edicion të ENBL-së./ Telegrafi /

Profesori në Beograd: Vuçiqin nuk është president, por rrëmbyes e uzurpator i postit

Profesori në Beograd: Vuçiqin nuk është president, por rrëmbyes e uzurpator i postit

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq ka drejtuar kritika të mëdha ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai nuk duhet të quhet president i Serbisë meqenëse i njëjti e ka rrëmbyer postin e të parit të këtij vendi. Këto deklarata, Videnoviq i bëri në një intervistë në “Slobodana Bosna” , teksa komenton situatën aktuale në Serbi, e cila është përballur me një tubim madhështor që nuk kishte ndodhur në dekada në Novi Sad. Ai ka tërhequr paralele mes Sllobodan Millosheviqit dhe Aleksandar Vuçiq, pa çka tha se Serbia tani është më e rrënuar se kurrë më parë. “Pas tubimit madhështor në Novi Sad, ku qytetarë nga të gjitha pjesët e Serbisë erdhën për të nderuar viktimat e rënies së kulmit mbulues në stacionin hekurudhor, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, u përpoq ta minimizojë ngjarjen, duke tentuar të zvogëlojë rëndësinë e saj dhe numrin e pjesëmarrësve. Para së gjithash, duhet ta ndryshojmë gjuhën me të cilën flasim për Aleksandar Vuçiqin. Aleksandar Vuçiq nuk është president i Serbisë dhe duhet të ndalojmë ta quajmë ashtu. Ai është një rrëmbyes i funksionit të presidentit të republikës prej nëntë vjetësh dhe uzurpator i pushtetit në Serbi prej katërmbëdhjetë vjetësh”, është shprehur Videnoviq. Ndonëse në pushtet të çon një mbështetje e popullit, shtetin e të cilit do ta udhëheqësh, por ngjashëm nuk vlerësohet të ketë ndodhur me pushtetin e Aleksandar Vuçiq, pasi që profesori në Beograd po vlerëson se ai asnjëherë nuk ka fituar në zgjedhjet e lira, por që vetëm ka blerë vota e ka frikësuar e kërcënuar. “Aleksandar Vuçiq nuk ka fituar kurrë askënd në zgjedhje të lira, të ndershme dhe të painfluencuara – pa pagesa, pa frikësime dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik, pa votues të paguar nga jashtë dhe pa manipulime përmes ndikimit mbi mediat”, ka deklaruar ndër të tjerash.

Nagavci i reagon Ardian Gjinit lidhur me pretendimin se Universiteti i Gjakovës rrezikon të mbyllet

Nagavci i reagon Ardian Gjinit lidhur me pretendimin se Universiteti i Gjakovës rrezikon të mbyllet

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin ‘Debat Përnime’ , ka pretenduar se Universiteti i Gjakovës rrezikon të mbyllet, duke e fajësuar për këtë Qeverinë në detyrë dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin. “Universiteti “Fehmi Agani” rrezikon me u mbyllë në kohën kur në pushtet është zonja Arbërie Nagavci […] The post Përballja e kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit – DIREKT appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Bashkimi shënon fitore historike ndaj Cibonës në FIBA Europe Cup

Bashkimi shënon fitore historike ndaj Cibonës në FIBA Europe Cup

KB Bashkimi ka arritur njërën prej fitoreve më të mëdha në historinë e klubit, duke mundur bindshëm Cibonënme rezultat 89:69 në kuadër të stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup në “Sezai Surroi”. Kjo ishte fitorja e parë e Bashkimit në garat evropiane, duke shënuar debutimin e tyre të suksesshëm në kompeticion. Ndërkohë, Cibona pësuan humbjen e parë pas tri fitoreve rresht në Grupin J. Prizrenasit dhanë shenja të qarta që nga çereku i parë se ishin në mbrëmjen e tyre, duke përfunduar 10 minutat e para me rezultat 19:7. Edhe pas çerekut të dytë, epërsia prej 12 pikëve u mbajt, pasi rezultati i pjesës së parë përfundoi 18:18. Çereku i tretë i ndeshjes ishte vendimtar, me Bashkimin që fitoi 28:19 dhe ngriti diferencën në 21 pikë pas 30 minutave lojë. Epërsia e madhe u ruajt deri në fund, dhe ndeshja përfundoi me një dallim të qartë prej 20 pikësh. Kjo fitore historike jo vetëm që shënon një hap të rëndësishëm për Bashkimin në debutimin e tyre evropian, por gjithashtu dërgon një mesazh të fortë për skuadrat e tjera në Grupin J të FIBA Europe Cup. Bashkimi tani pret me padurim sfidat e ardhshme, duke synuar të konsolidojë pozicionin e tij në garën evropiane dhe të shkruajë faqe të reja të historisë së klubit./ Telegrafi /

Blerim Bexheti nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së

Blerim Bexheti nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së

Blerim Bexheti nga BDI ka konfirmuar se nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Bexheti për "TV21" thotë se ky ndryshim, siç sqaron ai, është bërë pasi ai vetë është larguar nga kjo pozitë. I pyetur se pse u largua, a e sheh veten përgjegjës për rezultatin e dobët në Saraj, Bexheti tha se ky vendim vjen ngaqë u japin hapësirë figurave të reja dhe se ai do të vazhdojë të jetë aktiv në BDI. Dorëheqjen e saj nga posti zv. koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian e ka njoftuar edhe Arban Pasholli nga BDI. Ajo bëri të ditur se në vend të tyre janë propozuar Rina Ajdari dhe Dijana Toska dhe se ky proces do të finalizohet ditëve në vijim.

Raporti i KE-së: Kosova dhe Serbia, detyra të qarta nga BE-ja për zbatimin e marrëveshjeve

Raporti i KE-së: Kosova dhe Serbia, detyra të qarta nga BE-ja për zbatimin e marrëveshjeve

Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit në të cilën përfshihet Kosova dhe Serbia për periudhën 2024-2025 Sipas Raportit të Progresit, Serbia dhe Kosova pritet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë aneksin për zbatimin e saj, si dhe marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raporti thekson se nga Serbia pritet të fillojë zbatimin e obligimeve të saj duke pranuar dokumentet, simbolet dhe institucionet e Kosovës. Nga Kosova, pritet të nisë procesi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç është rënë dakord më parë. Ky raport shërben si një pasqyrë e avancimeve dhe sfidave në procesin e dialogut ndërmjet dy vendeve dhe mbetet një mjet i rëndësishëm për Bashkimin Evropian në monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve. Çka thuhet enkas për Serbinë? U theksua se në Serbi ekzistojnë sfida në funksionimin e institucioneve demokratike për shkak të polarizimit politik në rritje, si në nivel kombëtar, ashtu edhe lokal. Një shembull tragjik është rrëzimi i strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, i cili nxiti protestat masive studentore dhe qytetare dhe bllokada në të gjithë vendin, që vazhdojnë, raporton N1. Shumica e protestave u lejuan nga autoritetet, dhe policia siguroi sigurinë gjatë tubimeve. Megjithatë, u regjistruan incidente dhe sulme ndaj studentëve dhe demonstruesve paqësorë, përfshirë sulme që rezultuan me lëndime të rënda, aksidente trafiku (“godit dhe ik”) dhe sulme të tjera fizike. Gjatë verës, incidentet u intensifikuan, përfshirë aktet vandalizmi dhe sulme ndaj pronave të individëve dhe bizneseve që konsideroheshin mbështetës të protestave. Në fushën e medias dhe shoqërisë civile, situata është vlerësuar si përkeqësim: Janë regjistruar sulme, paditë SLAPP, intimidime dhe arrestime të gazetarëve. Organe rregulluese dhe shërbime publike nuk janë të pavarura, dhe skena mediatike është nën “ndikim politik dhe përqendrim të pronësisë”. Komisioni kërkon që Serbia të sigurojë “pluralizmin, pavarësinë dhe cilësinë e raportimit”. Në fushën e sundimit të së drejtës dhe korrupsionit, raporti thekson: Përpjekjet për ndikim politik në drejtësi minojnë demokracinë. Korrupsioni mbetet në nivel të lartë, dhe lidhja mes krimit të organizuar dhe politikës si dhe mungesa e rezultateve në ndjekjen penale janë ende probleme kyçe. Është nevojshme parandalimi i “kapjes së shtetit” (state capture) dhe sigurimi i një mbikëqyrjeje efikase mbi konfliktin e interesave dhe pasuritë e funksionarëve.

Policia portugeze kap gati dy ton kokainë

Policia portugeze kap gati dy ton kokainë

Policia portugeze ka ndaluar një anije që transportonte 1.7 ton kokainë pranë bregdetit të vendit dhe ka arrestuar katër persona në Atlantik. Hetuesit thonë se ngarkesa ishte e destinuar për Gadishullin Iberik para se të transportohej më tej në Evropë. Anija u përshkrua si një mjet i ndërtuar vetë dhe jashtëzakonisht i pasigurt, aq sa nuk mund të tërhiqej deri në breg. Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, raportojnë mediat. Më herët, pranë Azoreve, autoritetet sekuestruan një anije të ngjashme e mbushur me më shumë se gjashtë ton kokainë. Agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit po ndalojnë gjithnjë e më shpesh ngarkesa të mëdha droge që transportohen me det nga Amerika Latine. /Telegrafi/ Major catch for Portuguese police — nearly two tons of cocaine Portuguese police intercepted a boat carrying 1.7 tons of cocaine off the country’s coast and detained four people in the Atlantic. Investigators say the shipment was destined for the Iberian Peninsula before being… pic.twitter.com/wT8EhuFFPL — NEXTA (@nexta_tv) November 4, 2025

Totaj: Vlerat që unë i përfaqësoj mundësojnë zhvillim për Prizrenin edhe 4 vjet

Totaj: Vlerat që unë i përfaqësoj mundësojnë zhvillim për Prizrenin edhe 4 vjet

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sotëm të balotazhit tha se qytetarët duhet t’i japin edhe një mandat për ta çuar përpara punën e nisur. Totaj theksoi se qeverisja e tij ka pasur performancë të lartë dhe është vlerësuar pozitivisht edhe nga raportet ndërkombëtare për transparencë. Ai përmendi se Komuna e Prizrenit ka fituar edhe “Grantin e Performancës” si dëshmi e menaxhimit të mirë institucional. “Sistemi i vlerave që unë përfaqësoj mundëson zhvillim, ka frymë ekipore dhe bashkëpunim pa dallime politike apo komunitare. Kjo qasje është bazë e fortë për të vazhduar në mandatin e ardhshëm”, tha Totaj. Duke folur për prioritetet e katër viteve të ardhshme, ai përmendi adresimin e çështjes së parkingjeve, furnizimin e qëndrueshëm me ujë, ngritjen e ngrohtores së qytetit dhe ndërtimin e një kolektori të dytë të ujërave të zeza.

Arsenali i pandalshëm - fitorja e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve

Arsenali i pandalshëm - fitorja e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve

Arsenal ka konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve, duke shënuar fitore të madhe 3-0 si mysafir ndaj Slavia Pragës, në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve. Ky sukses e bën skuadrën e Mikel Artetës të vazhdojë serinë e përkryer me katër fitore në katër ndeshjet e fundit, duke udhëhequr renditjes në fazën e ligës. Golin e parë për “Topçinjtë” e shënoi Bukayo Saka (32’) që hapi rezultatin pas një penalltie të konfirmuar nga VAR. Mikel Merino shënoi dy herë, fillimisht në fillimin e pjesës së dytë (46’) me një gjuajtje të saktë brenda zonës, dhe më vonë në minutën e 68’ pas një krosimi të bukur nga Declan Rice, duke vulosur fitoren e thellë. Edhe pse Arsenal kishte disa mungesa kyçe, performanca e ekipit ishte bindëse, me lojtarët e rinj që kontribuan në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ky triumf i jep “Topçinjtë” një avantazh të madh për kalimin në fazën e eliminimit direkt dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët në Ligën e Kampioneve. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Napoli ndalet në shtëpi nga Frankfurti – paraqitje pozitive e Amir Rrahmanit

Napoli ndalet në shtëpi nga Frankfurti – paraqitje pozitive e Amir Rrahmanit

Napoli ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Të besuarit e Antonio Contes patën dy raste shumë të mira në pjesën e parë me Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas, por portieri mysafir ua mohoi golin që të dyve. Rastin e vetëm në këtë ndeshje Frankfurti e pati në minutën e 73-të kur Ansgar Knauff rrezikoi seriozisht portën e klubit Italian, por u ndal nga portieri vendas. Një tjetër mundësi shënimi e pati Hojlund në minutën e 94-të, por portieri i mysafirëve ishte sërish në nivel të detyrës. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili kompletoi 90 minuta. Rrahmani pati një paraqitje tejet pozitive duke udhëhequr me sukses fazën defensive dhe duke mos lejuar sulmuesit e Frankfurtit të rrezikojnë në shumë raste portën. 31-vjeçari në këtë ndeshje kompletoi 101 pasime me një efikasitet prej 93 për qind, teksa pati edhe pesë spastrime, një ndërhyrje dhe katër duele ajrore të fituara./ Telegrafi /