Prizren, arrestohet burri që dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur 15-vjeçare

Prizren, arrestohet burri që dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur 15-vjeçare

Policia ka arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur, 15 vjeçare.  Rasti është regjistruar në Prizren, të martën, më 04.11.2025. Ndërkaq, e mitura, sipas Policisë, dy ditë më parë, ishte raportuar si person i zhdukur nga familja. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- shkruhet […] The post Fitorja e Mamdanit i jep zemër të majtës së Europës kundër ngritjes së djathtizmit ekstrem appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Çrregullimet e rritjes: nga mungesa e hormonit të rritjes deri te puberteti i parakohshëm

Çrregullimet e rritjes: nga mungesa e hormonit të rritjes deri te puberteti i parakohshëm

Nga vonesa në zhvillim deri te puberteti i hershëm – kur fëmija ka nevojë për vlerësim endokrinologjik Dr. Hafize Rafuna Endokrinologe Pediatrike +383 44 265 800 Rritja e fëmijës është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të tij. Megjithatë, jo gjithmonë ajo ecën me ritmin e pritur. Ndonjëherë prindërit vërejnë se fëmija është më i shkurtër se bashkëmoshatarët, ndërsa në raste të tjera zhvillimi fizik ndodh shumë herët. Këto janë të ashtuquajturat çrregullime të rritjes, që shpesh kanë në bazë ndryshime hormonale dhe kërkojnë vlerësim nga endokrinologu pediatrik. Mungesa e hormonit të rritjes (GHD) Një nga arsyet më të shpeshta të ngadalësimit të rritjes është mungesa e hormonit të rritjes, i cili prodhohet në gjëndrën hipofizare në tru. Ky hormon nxit rritjen e kockave dhe zhvillimin e muskujve. Shenjat paralajmëruese për prindërit: ▪ Rritje e ngadalësuar pas moshës 2 vjeç ▪ Fëmija duket më i shkurtër dhe me pamje trupore “fëmijërore” ▪ Vonesa në fillimin e pubertetit Diagnoza vendoset përmes analizave hormonale, matjes së moshës kockore dhe rezonancës magnetike të trurit. Terapia me hormon të rritjes në formë injeksionesh jep rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse fillohet në kohë. Puberteti i parakohshëm Kur zhvillimi i trupit fillon para moshës 8 vjeç te vajzat dhe 9 vjeç te djemtë, flasim për pubertet të parakohshëm. Fëmijët mund të kenë zhvillim të hershëm të gjirit, qimeve pubike apo ndryshime emocionale që nuk i përshtaten moshës së tyre. Në fillim rriten më shpejt, por më vonë rritja ndalon më herët, duke ndikuar në shtatin përfundimtar. Në shumicën e rasteve shkaku është idiopatik (pa arsye të qartë), por ndonjëherë lidhet me sëmundje të trurit ose tumore të hipotalamusit. Trajtimi përfshin ilaçe që ngadalësojnë procesin hormonal, duke i dhënë fëmijës kohë për zhvillim normal. Rritja e vonuar konstitucionale Ka edhe fëmijë që janë plotësisht të shëndetshëm, por thjesht rriten më ngadalë dhe zhvillohen më vonë se bashkëmoshatarët. Ky është një variant normal i rritjes, që shpesh është i trashëguar në familje. Në këto raste nuk nevojitet trajtim, por monitorim dhe mbështetje emocionale, pasi fëmijët mund të ndihen të “ndryshëm” përkohësisht. Puberteti ndodh më vonë, por zhvillimi përfundimtar është normal. Sindromat gjenetike që ndikojnë në rritje Disa çrregullime gjenetike si Sindroma Turner (vajzat me mungesë të kromozomit X) apo Sindroma Noonan shoqërohen me shtat të shkurtër dhe karakteristika të veçanta fizike. Në këto raste përdoret terapia me hormon rritjeje, ndërsa për vajzat mund të nevojitet edhe trajtim me hormone seksuale për zhvillim pubertal normal. Pse është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm Nëse fëmija rritet më pak se 4-5 cm në vit pas moshës 3 vjeç, ose nëse shenjat e pubertetit shfaqen shumë herët apo mungojnë pas moshës 13-14 vjeç, është e domosdoshme të bëhet një kontroll tek mjeku specialist. Sa më herët të zbulohet shkaku, aq më mirë mund të korrigjohet. Rritja e fëmijës nuk është vetëm çështje estetike, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e shëndetit të përgjithshëm. Përfundim Çrregullimet e rritjes nuk janë gjithmonë sëmundje serioze, por mund të përmirësohen ndjeshëm me ndërhyrje të hershme. Prindërit duhet të masin jo vetëm peshën, por edhe gjatësinë e fëmijës rregullisht dhe të kërkojnë këshillim kur diçka nuk shkon me ritmin e zakonshëm. Rritja është një tregues i shëndetit dhe çdo centimetër ka rëndësi. /Telegrafi/

Pse nuk u martua asnjëherë? Laert Vasili zbulon arsyen

Pse nuk u martua asnjëherë? Laert Vasili zbulon arsyen

Finalisti i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, tashmë është bërë pjesë e stafit të opinionistëve në emisionin e njohur të dashurisë, “Për’puthen”. Gjatë një prej debateve me konkurrentët, Laerti vendosi të ndalet tek një temë kyçe në marrëdhëniet romantike: rëndësia e martesës Në studio, ai tregoi qartë se për të, martesa nuk është diçka që merret lehtë apo trajtohet si lojë. Laerti zbuloi se pse vetë nuk është martuar deri më sot, duke argumentuar se barra dhe përgjegjësia e një martese kërkon seriozitet absolut. @laertivasili Martesa nuk është një lojë, por bashkim i shenjtë që kërkon dashuri, durim, mbështetje e respekt në çdo kohë. #laertvasili #perputhen #tirana #albania #kosova ♬ original sound - Laerti Vasili Ai u shpreh: “Në qoftë se burri është burrë, martesa nuk është… me lujt nëpër kallamishte. Këtu ke një njeri që nuk është martuar për këtë arsye. S’jam martuar sepse nuk më pëlqen të marr divorc pastaj, më kupton? Të lë fëmijët rrugëve, të gjej një tjetër aty, hajde pas kangjellave… budallallëqe të tilla. Martesa është e shenjtë”. Fjalët e tij ngjallën reagime në studio, veçanërisht mes konkurrentëve që shpesh shihen duke krijuar lidhje të shpejta brenda programit. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh provokues, Laerti solli një perspektivë më të matur dhe tradicionale mbi martesën, duke i kujtuar të rinjtë se lidhjet serioze kërkojnë përkushtim dhe përgjegjësi — jo impulsivitet. Me praninë e tij në “Për’puthen”, pritet që Laerti të vazhdojë të sjellë debate të forta dhe diskutime të sinqerta, duke e bërë emisionin edhe më dinamik dhe të ndjekur. /Telegrafi/

Xabi Alonso kërkon përforcim strategjik në mesfushë për të rikthyer Real Madridin në elitë

Xabi Alonso kërkon përforcim strategjik në mesfushë për të rikthyer Real Madridin në elitë

Real Madridi po përballet me një problem serioz në mesfushë, ku mungesa e një organizatori të vërtetë po ndikon drejtpërdrejt në lojën e ekipit. Pas disa paraqitjeve të dobëta, përfshirë humbjen ndaj Atletico Madridit dhe dështimin në Anfield kundër Liverpoolit, trajneri Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit përforcime urgjente në këtë repart. Sipas tij, skuadra ka shumë talent, me emra si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Federico Valverde, Dani Ceballos dhe Arda Guler, por asnjëri nuk është ai “truri” që kontrollon ritmin dhe krijon qartësi në ndërtimin e aksioneve. Alonso kërkon një mesfushor kreativ që të luajë pranë Tchouamenit dhe të japë më shumë lidhje mes mbrojtjes e sulmit. Lista e tij e dëshirave përfshin emra si Enzo Fernandez (Chelsea), Alexis Mac Allister (Liverpool), Adam Wharton (Crystal Palace) dhe Vitinha (PSG). Real Madridi kishte tentuar më parë të marrë Martin Zubimendin, por Arsenali fitoi garën. Tani, presioni për të vepruar është i madh, pasi mungesa e kreativitetit po e bën ekipin të parashikueshëm dhe të lehtë për t’u neutralizuar. Klubi është gati të investojë në këtë pozicion, duke e konsideruar thelbësor për ambiciet në Ligën e Kampionëve dhe La Liga. Mesfushori organizator që kërkon Xabi Alonso mund të jetë pjesa që i mungon Real Madridit për të rikthyer dominimin në Spanjë dhe në Evropë. /Telegrafi/

Filipçe për Raportin e KE-së: Është më i keqi që Maqedonia e ka marrë në dhjetë vitet e fundit

Filipçe për Raportin e KE-së: Është më i keqi që Maqedonia e ka marrë në dhjetë vitet e fundit

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë është alarm serioz për të ardhmen dhe perspektivat e vendit, duke theksuar se është raporti më i keq që Maqedonia ka marrë në dhjetë vitet e fundit. "Publikimi i Raportit të Progresit me vlerësimin se Maqedonia nuk ka bërë përparim në rrugën evropiane, na dërgoi mesazh të qartë se ku po shkon vendi në një vit e gjysmë të kaluar nën qeverisjen e OBRM-PDUKM-së. Ky Raport është praktikisht raporti më i keq që kemi marrë në dhjetë vitet e fundit dhe seriozisht përfshin alarmin për të ardhmen dhe perspektivat e vendit", tha Filipçe. Ai theksoi se raporti konfirmon ngecjen dhe prapambetjen e vendit në procesin e integrimit evropian dhe se nevojiten hapa urgjentë për ta kthyer vendin në rrugën evropiane. “Ajo për të cilën paralajmëruam ndodhi, OBRM-PDUKM arriti që brenda një viti e gjysmë të na fusë në grupin me Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Moldavinë, Ukrainën, vende që ishin të fundit që filluan rrugën e integrimit evropian”, tha kryetari i LSDM-së.

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje regjistrohen brenda një dite në Kosovë

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje regjistrohen brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës ka regjistruar katër raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit në vend.  Në rrugën “Almir Elmazi”, në Fushë Kosovë, më 05.11.2025, Policia njofton se ka shoqëruar në stacion policor një të mitur. Sipas Policisë, të miturit, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, […] The post Hulumtuesit: Ende ka gjasa që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 shkallë Celsius appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

“Ftesë – arrestim i menjëhershëm”, Policia e Kosovës njofton lidhur me qarkullimin e e-mailave të rreme

“Ftesë – arrestim i menjëhershëm”, Policia e Kosovës njofton lidhur me qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës. Policia njofton se këto informacione të emërtuara “ftesë/arrestim i menjëhershëm” të dërguara siç thuhet nga stafi i lartë i policisë së Kosovës, FBI-së, etj nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës. Lexoni të plotë njoftimin e Policisë: Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik", nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale. Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së info@kosovopolice.com për trajtim dhe kompetencë të mëtejme. /Telegrafi/

Shelbourne - Drita: Nga vlera e skuadrave te futbollistët më të rëndësishëm dhe ecuria në Evropë

Shelbourne - Drita: Nga vlera e skuadrave te futbollistët më të rëndësishëm dhe ecuria në Evropë

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit, do të përballet me Shelbourne nga Irlanda në ndeshjen e tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë pas dy xhirosh pa fitore. Dueli pritet të jetë i fortë dhe i ekuilibruar, me kampionin kosovar që synon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim nga grupi. Sfida mes Shelbournes dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez Dublin me fillim nga ora 21:00. Vlera e skuadrave Sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt , Drita vlerësohet në 6.58 milionë euro, duke qenë një nga skuadrat më të vlefshme të rajonit në këtë edicion të Ligës së Konferencës. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Në anën tjetër, Shelbourne ka një vlerë totale prej rreth 3,35 milionë euro, por njihet për stilin luftarak dhe organizimin e mirë taktik që shpesh e kompenson diferencën në cilësi. Lojtarët më të vlefshëm Në Shelbourne, peshën më të madhe në lojë e kanë futbollistë si Kerr McInroy, i cili vlerësohet në 275 mijë euro, mbrojtësi Paddy Barrett, si dhe mesfushorët Ellis Chapman dhe Jack Henry-Francis, të cilët vlerësohen nga 200 mijë euro. Pesha e skuadrës nuk do të ishte e plotë pa portierin Conor Kearns, i cili ka një vlerë prej 175 mijë euro dhe pritet të jetë mbrojtësi kryesor i portës në këtë sfidë. Te Drita, ndikim të madh kanë lojtarët kryesorë si Albert Dabiqaj, me një vlerë prej 600 mijë euro, ndërsa pas tij janë Rron Broja, Egzon Bejtullai dhe Almir Ajzeraj me nga 500 mijë euro. Top pesëshja me futbollistët më të vlerësuar te Drita mbyllet me Arb Manajn i cili ka një vlerë prej 450 mijë euro, por i cili sot nuk do të luaj shkaku i lëndimit. Ecuria në Ligën e Konferencës Shelbourne ka grumbulluar vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para në grup, duke barazuar 0–0 në shtëpi ndaj Hacken dhe duke pësuar 1–0 në udhëtim te Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë, Drita ka regjistruar dy barazime të njëpasnjëshme: 1–1 ndaj KuPS në udhëtim dhe 1–1 me Omonian në Prishtinë. Analiza dhe pritshmëritë Të dyja skuadrat kanë treguar organizim të mirë në mbrojtje, por kanë pasur vështirësi në konkretizimin e rasteve për gol. Drita mbështetet në përvojën dhe cilësinë individuale të lojtarëve kryesorë, ndërsa Shelbourne do të përpiqet të shfrytëzojë avantazhin fizik dhe disiplinën taktike që karakterizon ekipet irlandeze. Një fitore do të ishte vendimtare për Dritën, e cila kërkon të konfirmojë rritjen e saj në arenën ndërkombëtare dhe të mbajë gjallë ambiciet për kalimin e grupit në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Policia e Mitrovicës së Jugut intensifikon aktivitetet për sigurinë në trafik – në fokus sezoni dimëror

Policia e Mitrovicës së Jugut intensifikon aktivitetet për sigurinë në trafik – në fokus sezoni dimëror

Policia e Rajonit të Mitrovicës së Jugut ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa të shtuara parandaluese dhe vetëdijesuese në prag të sezonit dimëror. Përveç zbatimit të kontrolleve të rregullta policore, është iniciuar edhe një fushatë vetëdijesuese që synon të nxisë kujdesin e drejtuesve të automjeteve gjatë ngasjes në kushte të vështira atmosferike dhe të promovojë respektimin e rregullave të qarkullimit, përcjell Telegrafi. Në kuadër të kësaj iniciative, policia po shpërndan fletëpalosje informuese me këshilla praktike për shoferët, si: pajisja e automjeteve me goma dimërore, kryerja e kontrollit teknik të mjeteve, mbajtja e distancës së sigurisë, dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Sipas Policisë së Rajonit të Mitrovicës së Jugut, qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë së pjesëmarrësve në trafik, me synimin për të parandaluar aksidentet dhe rreziqet potenciale gjatë muajve të dimrit. Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për qarkullim të sigurt gjatë sezonit dimëror. / Telegrafi /

Plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, po anashkalonte procedurat e pronësisë

Plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, po anashkalonte procedurat e pronësisë

Është zbardhur dëshmia e autorit të plagosjes në Bathore. Autori, Doaldo Bajrami ka dëshmuar se prej disa muajsh i kishte shitur automjetin Elvis Vishës dhe ky i fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë. Autori është shprehur se kishte frikë se mos Visha si përdorues lëndësh narkotike mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme dhe prej disa ditësh i kishte thënë Bajramit se makina i ishte prishur ndërkohë që e kishte parë dukë qarkulluar me automjet, njofton euronews.al. 24-vjeçari ka pranuar që ka qenë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin. I plagosuri para hetuesve ka pranuar që ka blerë makinën nga Doaldo Bajrami, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkak të gjendjes së rënduar. I riu u qëllua në krah pasditen e djeshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 24-vjeçari Doaldo Bajrami u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Projektligji për barazinë gjinore, qytetarët protestë para Kuvendit (FOTO)

Projektligji për barazinë gjinore, qytetarët protestë para Kuvendit (FOTO)

Me pankarta në duar ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua. Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime … Continued The post Projektligji për barazinë gjinore, qytetarët protestë para Kuvendit (FOTO) appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Shkoi për kontroll te mjeku, i vërehen disa hematoma në trup - gruaja nga Malisheva refuzoi të deklarohet për ndonjë problem

Shkoi për kontroll te mjeku, i vërehen disa hematoma në trup - gruaja nga Malisheva refuzoi të deklarohet për ndonjë problem

Gjatë një vizite mjekësore te një grua janë vërejte disa hematoma të lehta. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën, në Malishevë. Tutje thuhet se viktima ka refuzuar të deklarohet për ndonjë problem dhe sipas saj nuk ka telashe me askënd. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e cila procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Murati kritikon LDK-në për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës: Kush është bllokuesi i buxhetit?

Murati kritikon LDK-në për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës: Kush është bllokuesi i buxhetit?

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj mosmiratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, duke kritikuar LDK-në për qëndrimet e saj në Kuvendin Komunal. Murati ka kujtuar se LDK-ja deri dje ishte ankuar për buxhetin e Prishtinës, ndërsa tash, pas konstituimit të Kuvendit, po refuzon ta miratojë atë, përcjell Telegrafi. Sipas ministrit, buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave të tjera, mbetet ende i pamiratuar, ndonëse nuk ka më pengesa ligjore për ta proceduar. Ai ka paralajmëruar se vonesa në miratimin e buxhetit ka pasoja të drejtpërdrejta, pasi “janë me miliona euro fatura të papaguara si rezultat i mungesës së buxhetit për vitin 2025”, ndërsa “shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga”. Murati e përmbylli reagimin e tij me pyetjen retorike: “Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së? Kush qenka bllokuesi i buxhetit?”. Ky reagim vjen pas diskutimeve të fundit në nivel lokal për vonesat në miratimin e buxheteve komunale, që po ndikojnë në funksionimin e shërbimeve publike dhe pagesat ndaj punëtorëve komunalë. / Telegrafi /

Prishtina forcon arsimin digjital, mbi 200 bursa për nxënës në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale

Prishtina forcon arsimin digjital, mbi 200 bursa për nxënës në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, nën udhëheqjen e drejtorit Samir Lumezi, ka nisur një bashkëpunim të ri strategjik me Probit Academy, me synim për të zgjeruar mundësitë digjitale për nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Në kuadër të këtij partneriteti, që u konkretizua në takimin me z. Burim Avdiu, do të përfshihen mbi 800 nxënës në programe të teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale, duke u ofruar atyre njohuri praktike dhe aftësi që përputhen me nevojat e tregut modern të punës, përcjell Telegrafi. Gjatë dy viteve të ardhshme, pritet ndarja e mbi 200 bursave për nxënësit e shkollave të Prishtinës — një investim që synon të mbështesë talentin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të gjeneratës së re. Nga Drejtoria e Arsimit u theksua se Prishtina po e udhëheq vendin drejt një të ardhmeje digjitale dhe inovative, ku çdo nxënës do të ketë mundësi të mësojë, krijojë dhe zhvillohet në përputhje me kërkesat e kohës bashkëkohore. / Telegrafi /

Tri raportime të dhunës në familje- Policia konfiskon armë në njërin prej rasteve

Tri raportime të dhunës në familje- Policia konfiskon armë në njërin prej rasteve

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të datës 06.11.2025, janë evidentuar disa raste të dhunës në familje në tri komuna të vendit – Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj. Në të gjitha rastet, Prokuroria ka nisur procedurat ligjore për hetim. Në Malishevë, më 04.11.2025, sipas Policisë, gjatë një vizite mjekësore, tek një grua janë vërejtur disa […] The post Belgjika mbledh këshillin e sigurisë kombëtare pas shfaqjes së dronëve në aeroporte e baza ushtarake appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .