Gazetarët italianë u pushuan nga puna - festuan si të 'çmendur' golin e Interit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Gazetarët italianë u pushuan nga puna - festuan si të 'çmendur' golin e Interit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Dy praktikantë të Sky Sports Italia janë pushuar nga puna, pasi u kapën duke festuar golin e fitores së Interit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të ndeshjes ndaj Hellas Verona-s (1-2), e vlefshme për javën e 10-të të Serie A. Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma, në fundin dramatik të takimit, kur një autogol i Martin Frese i dha tri pikët Interit në minutën e 93-të. Në videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, dy praktikantët shihen në prapaskenë, pas prezantuesit të lajmeve, duke kërcyer dhe përqafuar njëri-tjetrin në mënyrë euforike sapo topi përfundon në rrjetë. Pas disa sekondash, ata përpiqen të ulen dhe të fshihen nga kamera, por momenti tashmë ishte bërë viral. gol dell’Inter, e a #SkySport 24 in redazione qualcuno non contiene l’esultanza #VeronaInter pic.twitter.com/0h4FtuV0aW — Andrea (@andrewalbo) November 2, 2025 Reagim i menjëhershëm nga drejtoria e Sky Sports Italia Sipas gazetarit italian Francesco Ordine, drejtori i përgjithshëm i Sky Sports Italia, Federico Ferri, ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit dhe ka urdhëruar që të dy praktikantët të largohen nga puna. “Drejtori i Sky Sports, Federico Ferri, ndërhyri menjëherë, duke i dërguar praktikantët në shtëpi,” shkroi Ordine në rrjetet sociale. Pak orë më vonë, portali italian Lettera43 publikoi një letër që Ferri dyshohet se ua ka dërguar të gjithë punonjësve të redaksisë, ku theksohej rëndësia e etikës dhe paanshmërisë në gazetari. “Të dashur kolegë. Sot, redaksia jonë ishte protagoniste e një skene të padenjë për profesionin tonë dhe për seriozitetin që duhet ta karakterizojë Sky Sport. Kur njëri prej nesh turpërohet, turpërohemi të gjithë”, ” shkruan Ferri në letrën e tij. Drejtori i Sky Sports, Federico Ferri Ai theksoi më tej se është “absolutisht e papranueshme” që dikush në Sky Sport të festojë një gol të cilësdo skuadër gjatë një transmetimi, duke nënvizuar se “gazetarët nuk duhet të sillen si tifozë, por si profesionistë të paanshëm”. Sky Italia nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare për incidentin, por rasti ka ngjallur debat të gjerë në Itali mbi etikën profesionale dhe kufirin midis pasionit sportiv dhe paanshmërisë gazetareske. /Telegrafi/

Terras i bën thirrje BE-së të heqin masat kufizuese ndaj Kosovës

Terras i bën thirrje BE-së të heqin masat kufizuese ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025, ku vlerësohet se vendi ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha. Sidoqoftë, raporti nënvizon ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës. BE-ja përgatit këto raporte për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes politike, ekonomike dhe institucionale të tyre. Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, e përshkroi vitin e kaluar si të trazuar dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së të heqin masat kufizuese që janë vendosur ndaj vendit. Ai theksoi se Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet evropiane. “Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e BE-së. Ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën guxim dhe qëndrueshmëri politike”, tha Terras. Raporti i Progresit do të përdoret si bazë për vendimet e ardhshme të BE-së lidhur me integrimin e Kosovës.

Memli Krasniqi takon presidenten Osmani, i thot se në Kuvend nuk ka shumicë për Qeveri

Memli Krasniqi takon presidenten Osmani, i thot se në Kuvend nuk ka shumicë për Qeveri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me presidenten Vjosa Osmani, të cilës, siç ka njoftuar ai, i ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një Qeverie të re nga kjo legjislaturë. Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu. “Po, sot pasdite, kryetari i […] The post Raporti i Progresit: Kosova përballet me sfida në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

‘‘Është e kufizuar në tema të përcaktuara’’- Çfarë masash kërkoi SHBA për dëshminë e Wesley Clark?

‘‘Është e kufizuar në tema të përcaktuara’’- Çfarë masash kërkoi SHBA për dëshminë e Wesley Clark?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë autorizuar Wesley Clark që të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë kërkuar masa që parashihen sipas Rregullës 107, konkretisht autorizimeve të ofruesit të informacionit. Pra, sipas vendimit të trupit gjykues, për aprovimin e këtyre masave dhe lejimin e mbrojtjes që dëshmia e Clark të shtohet në listën e provave, thuhet se ato i ka kushtëzuar ofruesi i informacionit e që është institucioni ku më parë ka punuar Clark. Këto masa nuk ishin kundërshtuar nga palët, raporton “Betimi për Drejtësi“. Dëshmia e Clark është e kufizuar në tema të përcaktuara- si përfshirja e tij në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999. Do të fokusohet vetëm në përfshirjen dhe vëzhgimet e tij në Konferencën e Rambujesë, pasojat e saj dhe rolet e UÇK-së. Po ashtu, ai do të flasë për rolin e Thaçit për demilitarizimin e UÇK-së pas luftës si dhe bisedat e takimet që kanë pasur së bashku me tani të akuzuarin. Veç kësaj, Clark do të flasë edhe për njohuritë e tij për strukturën dhe organizimin e UÇK-së, vëzhgimet e tij mbi nivelin e kontrollit të Thaçit mbi UÇK-në dhe për përshtypjet e tij për zinxhirin komandues të UÇK-së. Në këtë linjë, Clark do të flasë edhe për aktet e dhunës brenda Kosovës nga forcat serbe dhe shqiptarët e Kosovës, si dhe pikëpamjet e tij mbi aftësinë e UÇK-së, komandantëve të saj, si dhe Thaçin për të parandaluar dhe kontrolluar aktet e dhunës. Si masë e parë, është vendosur që kundërpyetjet të jenë të kufizuara vetëm në pyetjen kryesore si dhe në çështje që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit. Si masë e dytë, është vendosur që dëshmitari mund të refuzojë të përgjigjet në pyetje të cilat kanë përgjigje konfidenciale. E po ashtu, si masë e tretë është vendosur që përfaqësuesit e dhënësit të informacionit të jenë të pranishëm gjatë dëshmisë së Clark. Ndërsa, si masë e katërt është thënë se dëshmitari nuk është autorizuar që të dëshmojë për ndonjë çështje tjetër përveç asaj që është thënë më sipër. Trupi gjykues kishte thënë se në rast që dëshmitari refuzon që të mos përgjigjet për shkak të konfidencialitetit, trupi gjykues duke u bazuar në Rregullën 107 nuk mund ta detyrojë atë dhe as të urdhërojë pranimin e provave shtesë përtej autorizimeve të ofruesit të informacionit. Trupi gjykues e ka quajtur relevante deklaratën e Clark, duke thënë se mund t’i ndihmojë ata në vërtetimin e fakteve dhe rrethanave relevante në këtë çështje. Si rrjedhojë, ka pranuar vendosjen e këtyre masave përveç të katërtës. Kurse për masën e katërt, trupi gjykues ka thënë se mbrojtja e Thaçit mund të mos jetë mjaftueshëm e informuar për të identifikuar pyetje ku interesat e ofruesit të informacionit mund të preken. Por, sipas tyre prania në sallë e përfaqësuesve të ofruesit të informacionit do të ndihmojë që këto çështje të adresohen. Për rrjedhojë, u vendos që edhe masa e katër lt është e nevojshme dhe u aprovua. Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës. “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht. Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

FIFA përjashton shtatë lojtarë pas skandalit të dokumenteve të falsifikuara

FIFA përjashton shtatë lojtarë pas skandalit të dokumenteve të falsifikuara

FIFA ka pezulluar shtatë lojtarë pasi hodhi poshtë apelimin e një federate kombëtare lidhur me një skandal dokumentesh të falsifikuara. Organizata ndërkombëtare e futbollit është përgjegjëse për organizimin e turneve të futbollit në mbarë botën, më e rëndësishmja Kupa e Botës. FIFA ka gjithashtu disa parime të tjera kryesore, duke përfshirë promovimin e lojës në nivel global dhe sigurimin që ajo të jetë e disponueshme për këdo që dëshiron të luajë. Megjithatë, një nga detyrat e saj më të rëndësishme është të “promovojë integritetin, etikën dhe lojën e ndershme me qëllim parandalimin e të gjitha metodave apo praktikave si korrupsioni, dopingu ose manipulimi i ndeshjeve”. Tani, FIFA ka vepruar pasi hodhi poshtë apelimin e Federatës së Futbollit të Malajzisë (FAM) lidhur me çështjen e “falsifikimit dhe manipulimit të dokumenteve”. Në fund të shtatorit 2025, FIFA vendosi se disa lojtarë kishin shkelur nenin 22 të Kodit të Disiplinës, i cili ndalon përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Shtatë lojtarë të lindur jashtë vendit dyshohet se përdorën dokumente false për të pretenduar se kishin gjyshër me origjinë malajziane, duke i ndihmuar ata të fitonin shtetësinë malajziane. Sipas ESPN , lojtarët u konsideruan të kualifikuar për të përfaqësuar Malajzinë në periudha të ndryshme midis marsit dhe qershorit dhe të gjithë morën pjesë në fitoren 4-0 kundër Vietnamit në kualifikueset e Kupës së Azisë të AFC-së. Pas hetimit të FIFA-s, federata malajziane e futbollit kërkoi një raport të detajuar mbi vendlindjet “e manipuluara” dhe “origjinale” të gjyshërve të lojtarëve. “Pas analizimit të dokumenteve dhe zhvillimit të një seance dëgjimore, Komiteti i Apelit vendosi të hedhë poshtë ankesat dhe të konfirmojë plotësisht sanksionet e vendosura ndaj FAM dhe shtatë lojtarëve”, thuhej në reagimin e FIFA-s. Shtatë lojtarët që kanë marrë ndalim 12-mujor nga aktivitetet e lidhura me futbollin janë: Gabriel Palmero, Facundo Garces, Rodrigo Holgado, Imanol Machuca, Joao Figueiredo, Hector Hevel dhe Jon Irazabal./ Telegrafi /

Mickoski: Edhe pas shumë lëshimeve që bëmë, ende jemi në linjën fillestare të procesit eurointegrues

Mickoski: Edhe pas shumë lëshimeve që bëmë, ende jemi në linjën fillestare të procesit eurointegrues

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se sot në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga "Euronews", ka folur për fillimet e rrugës evropiane të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mockoski përmes profilit të tij në Facebook njofton edhe pse rruga e vendit për në BE edhe pse ka zgjatur më shumë se 25 vjet, jemi ende në të njëjtën vijë fillestare. "Kujtova se edhe pas dy dekadash, ne jemi ende në të njëjtën vijë fillestare, jo për shkak të mospërmbushjes së kritereve të Kopenhagenit, por pavarësisht lëshimeve të shumta që patëm, siç është ndryshimi i Kushtetutës, emri kushtetues, flamuri dhe shumë hapa të tjerë. Bindja jonë mbetet e njëjtë, vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian. Ne do të vazhdojmë të ecim në atë rrugë, por mbi të gjitha duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, për të siguruar një standard më të mirë jetese, një ekonomi më të fortë dhe perspektiva që do t'u shërbejnë qytetarëve tanë", shkruan Mickoski. /Telegrafi/

Vucic confers with Costa in Brussels: Serbia expects clear signals from the EU on enlargement policy

Vucic confers with Costa in Brussels: Serbia expects clear signals from the EU on enlargement policy

During his working visit to Brussels, the President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, met today with the President of the European Council, António Costa, to whom he conveyed that Serbia’s position regarding European Union accession remains firm, while emphasizing that Serbia expects clear signals from the EU concerning its enlargement policy.

Zhduket një 15-vjeçare nga Prizreni, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Zhduket një 15-vjeçare nga Prizreni, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur që nga data 31 tetor. Bëhet fjalë për 15-vjeçaren Suela Krasniqi, nga lagjja Jeta e Re, e cila sipas familjarëve kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më. Sipas përshkrimit të dhënë nga familja, vajza është rreth 1.65 metra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj. Rasti është raportuar në Polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa menjëherë pas raportimit, organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren. “Rasti i fundit ‘Person i zhdukur’ është raportuar më datë 01.11.2025. Sipas raportimit të familjarëve, vajza e tyre 15-vjeçare është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e datës 31.10.2025. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim që personi i zhdukur të lokalizohet dhe të gjendet sa më shpejt”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Policia i kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e vajzës, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Dimal Basha kërkon miratimin urgjent të Buxhetit 2026 pas takimit me përfaqësuesit e FMN-së

Dimal Basha kërkon miratimin urgjent të Buxhetit 2026 pas takimit me përfaqësuesit e FMN-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim shefin e Misionit për Kosovën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), David Amaglobeli, i cili ishte i shoqëruar nga ekipi i tij. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend, ku u vlerësua se Kosova po shënon një prej rritjeve më të larta dhe më të qëndrueshme ekonomike në rajon gjatë viteve të fundit. Po ashtu, u theksua se Kosova mbetet vendi me nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon, çka sipas vlerësimit të përbashkët reflekton menaxhim të kujdesshëm financiar dhe politika të përgjegjshme makroekonomike. Kryetari Basha ka theksuar rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026, me qëllim të garantimit të pagesave publike dhe funksionimit normal të institucioneve shtetërore. “U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, pa dallim, që të tregojmë përgjegjësi institucionale dhe t’i themelojmë sa më parë trupat parlamentare, për të proceduar me miratimin e Buxhetit. Duhet të dëshmojmë stabilitet institucional dhe seriozitet politik në funksion të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, ka deklaruar Basha. Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe në funksion të bashkëpunimit të mëtejshëm mes institucioneve të Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Bayern Munich zyrtarisht ankohet në UEFA për vendimet e minutës së fundit duke i cilësuar si "të papranueshme"

Bayern Munich zyrtarisht ankohet në UEFA për vendimet e minutës së fundit duke i cilësuar si "të papranueshme"

Bayern Munich ka paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA pas vendimit të autoriteteve franceze për të vendosur masa të papritura dhe kufizuese ndaj tifozëve të tyre, vetëm pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, raporton AS . Në deklaratën e lëshuar një ditë para përballjes, kampionët gjermanë e cilësuan “të papranueshme” urdhrin e Prefekturës së Policisë së Parisit, duke theksuar “natyrën e tij të papritur” dhe vështirësitë që po u shkakton mijëra tifozëve të udhëtuar nga Gjermania. Klubi bavarez njoftoi se, përveç ankesës së dorëzuar në UEFA gjatë takimit me përfaqësuesit e saj, po shqyrton edhe mundësinë e ndërmarrjes së “masave të tjera ligjore” për të mbrojtur të drejtat e tifozëve të prekur nga këto kufizime. ⭐️ ????????? ?????? ???????? ⭐️ ? PSG @ChampionsLeague ⌚️ 21:00 CET ️ Parc des Princes #PSGFBC pic.twitter.com/kZUgF9OvTL — FC Bayern (@FCBayernEN) November 4, 2025 Autoritetet franceze kishin urdhëruar të hënën që të gjithë autobusët me tifozë të Bayernit të ndalonin në pikat e pagesës jashtë Parisit, përpara se të shoqëroheshin nga policia deri në stadiumin “Parc des Princes”. Ndërkohë, tifozëve që kishin mbërritur me mjete private u ndalua udhëtimi me makinë drejt stadiumit, duke iu lejuar hyrja vetëm përmes transportit publik. Pas ndeshjes, tifozët e Bayern Munich u detyruan të ktheheshin me të njëjtat mjete transporti, ndërsa autobusi për në Mynih ishte planifikuar të nisej rreth orës 5 të mëngjesit. Masa, e njoftuar më pak se 24 orë më parë, shkaktoi zemërim të madh si tek tifozët, ashtu edhe tek autoritetet sportive gjermane. PSG and the French metropolis under the microscope! The new Parisian chic! #Säbener51 pic.twitter.com/F5m2FafGNF — FC Bayern (@FCBayernEN) November 4, 2025 “Për Bayernin, mungesa e njoftimit paraprak për këtë vendim është e papranueshme, pasi – si gjithmonë – të gjitha informacionet përkatëse janë koordinuar dhe komunikuar disa javë më parë”, thuhej në reagimin e klubit gjerman. Gjiganti gjashtë herë kampion i Evropës theksoi gjithashtu se “nuk ka pasur asnjë ndryshim në situatën e sigurisë krahasuar me ndeshjen e fundit në Paris në vitin 2023”. Në një veprim solidariteti, Paris Saint-Germain shprehu mbështetjen e tij për Bayernin dhe kërkoi një shqyrtim urgjent të masave të vendosura nga autoritetet lokale. /Telegrafi/

KDI: Presidentja duhet të sigurojë transparencë në procesin e konsultimeve për formimin e qeverisë

KDI: Presidentja duhet të sigurojë transparencë në procesin e konsultimeve për formimin e qeverisë

Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvendin e Kosovës më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë të përcaktuar në nenin 95.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë fazë, Presidentja e vendit ka obligim që brenda afatit dhjetëditor – pra deri nesër – të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, me qëllim të vlerësimit të gjasës reale për formimin e një shumice të re qeverisëse dhe shmangies së zgjedhjeve të reja. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që ky proces të zhvillohet me transparencë të plotë dhe kritere të qarta për vlerësimin e mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare. “Për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e ‘gjasës më të madhe për formim të shumicës’, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend”, thuhet në reagimin e KDI-së. Sipas këtij institucioni, këto kritere janë “garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues”. “Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve”, thekson KDI.

George Clooney zbulon pse nuk u grind kurrë me gruan e tij, Amal

George Clooney zbulon pse nuk u grind kurrë me gruan e tij, Amal

Aktori George Clooney ndau detaje rreth martesës së tij të gjatë dhe harmonike me gruan e tij Amal Clooney në një intervistë të kohëve të fundit me CBS News. Clooney zbuloi se ai dhe Amal nuk janë grindur kurrë në të gjitha vitet e tyre së bashku. Aktori thekson se sekreti i harmonisë së tyre qëndron te pjekuria dhe një qasje e ndryshme ndaj jetës. "Kur je më i ri, do të kesh të drejtë për gjithçka. Unë dhe Amal nuk jemi grindur kurrë. Një pjesë e kësaj është sepse jam në një fazë të jetës sime ku, nëse ajo do ta lyejë murin me të kuqe, thjesht nuk më intereson", shpjegoi Clooney. Ai shton se nuk ia vlen të humbasësh energji për gjëra të vogla. "Arrin në një pikë në jetë ku thjesht thua: 'Pse duhet të jetë një diskutim apo një debat?' Ne kemi një marrëdhënie vërtet të jashtëzakonshme sepse e mbështesim shumë njëri-tjetrin", tha ai, duke shtuar se në rininë e tij ndoshta do të kishte reaguar ndryshe. George dhe Amal u takuan nëpërmjet një miku të përbashkët në korrik 2013, dhe një vit më vonë, në prill 2014, Clooney i propozoi Amal. Çifti u martua në Itali në shtator 2014, dhe tre vjet më vonë, më 6 qershor 2017, ata u bënë prindër të binjakëve, djalit Alexander dhe vajzës Ella. Clooney arrin në përfundimin se gjëja më e rëndësishme në martesë është respekti dhe mbështetja e ndërsjellë: "Kam dikë për të cilin kujdesem më shumë se çdo gjë tjetër, kështu që kjo është vërtet mirë". /Telegrafi/

Dëmtohet murali i Alexander-Arnold nga tifozët e Liverpoolit para ndeshjes ndaj Real Madridit

Dëmtohet murali i Alexander-Arnold nga tifozët e Liverpoolit para ndeshjes ndaj Real Madridit

Ylli i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, vendosi t’i japë fund një periudhe gati dydekadëshe në Angli këtë verë, aty ku u rrit si tifoz i Liverpoolit dhe fitoi çdo trofe të mundshëm me klubin e fëmijërisë së tij. Pas refuzimit për të rinovuar kontratën mes interesimit nga Real Madrid, mbrojtësi anglez hyri në muajin e fundit të marrëveshjes së tij me “Të Kuqtë” dhe Los Blancos arritën një marrëveshje prej vetëm 10 milionë eurosh për transferimin e tij. Megjithatë, largimi i tij nuk u prit mirë nga të gjithë. Vendimi i Alexander-Arnold ndau opinionin në Liverpool, ku ai u përball me fishkëllima dhe kritika të ashpra në muajt e fundit si lojtar i klubit. Në prag të përballjes së sotme në Ligën e Kampionëve mes Liverpool-t dhe Real Madrid, një murale e Alexander-Arnoldit, pikturuar pas triumfit të Liverpool në Ligën Premier, është shkatërruar. Muralja mbante mbishkrimin: "Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpooli, ëndrra e të cilit është bërë realitet", por të martën në mëngjes u pa e mbuluar me bojë të bardhë, ndërsa tani dikush ka shtuar edhe fjalët: "Lamtumirë mi". Trent Alexander Arnold's mural this morning.... pic.twitter.com/VnBWxqPbyP — Anything Liverpool (@AnythingLFC_) November 4, 2025 Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u shpreh se, ndonëse nuk mund të flasë në emër të tifozëve, ai do ta mirëpriste ngrohtësisht Alexander-Arnoldin, duke theksuar se ka vetëm kujtime pozitive për të gjatë kohës së tij në “Anfield”. Nga ana tjetër, trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, që në të kaluarën ka bërë të njëjtin kalim si lojtar, pranoi se rasti i Alexander-Arnold është më i veçantë, pasi ai është rritur në Liverpool. Sidoqoftë, Alonso tha se edhe për të ndeshja do të kishte ngarkesë emocionale, por i bëri thirrje lojtarit të tij “ta shijojë momentin”./ Telegrafi /