Nëse vini re tre shenja tek partneri juaj, ai ju respekton vërtet

Kur mendojmë për "personin e duhur" ose një partneritet të shëndetshëm, shpesh theksojmë dashurinë dhe tërheqjen. Ndërsa këto gjëra janë të rëndësishme, ato nuk janë të mjaftueshme në vetvete për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të përmbushur. Dashuria pa respekt humbet forcën e saj me kalimin e kohës sepse kufijtë kalohen lehtësisht, konfliktet thellohen dhe besimi dhe intimiteti zhduken. Respekti i vërtetë nuk shprehet përmes gjesteve madhështore, por përmes mënyrave të vogla dhe të përditshme se si partnerët komunikojnë dhe tregojnë vlerësim për njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse psikologu Mark Travers ndau tre shenja që zbulojnë se partnerët e respektojnë vërtet njëri-tjetrin. Të pyesin nëse dëshiron këshilla apo thjesht të të dëgjojnë Shumë njerëz, kur dëgjojnë se partneri i tyre po ballafaqohet me diçka, përpiqen menjëherë të gjejnë një zgjidhje. "Ndërsa kjo zakonisht vjen nga qëllime të mira, ndonjëherë mund të duket sikur po nënçmon emocionet e dikujt tjetër. Kur partneri juaj ju pyet nëse doni këshilla apo thjesht dikë që t'ju dëgjojë, kjo tregon se ai respekton kufijtë tuaj dhe ju beson mjaftueshëm sa për të vendosur vetë se çfarë lloj mbështetjeje ju nevojitet. Në këtë mënyrë, ndiheni të kuptuar, jo të kontrolluar, gjë që forcon shumë besimin dhe lidhjen", shpjegon Travers për Psychology Today. Ata marrin përgjegjësi për emocionet e tyre Në çdo marrëdhënie të ngushtë, është normale që emocionet të jenë të larta ndonjëherë. Megjithatë, psikologu thekson: "Është e rëndësishme se si secili person sillet me ta. Kur një partner di si t'i njohë dhe t'i përpunojë ndjenjat e veta në vend që t'i shpërthejë ato tek ju, kjo tregon pjekuri dhe respekt. Një person i tillë nuk pret që ju t'ia "rregulloni" humorin, por përkundrazi punon me veten dhe për paqen në marrëdhënie. Kjo krijon një ndjenjë ekuilibri dhe sigurie, sepse e dini që nuk keni pse të jeni vazhdimisht përgjegjës për emocionet e dikujt tjetër". Mund të mos pajtohem me ty pa të ofenduar Mosmarrëveshjet janë një pjesë integrale e çdo marrëdhënieje, por mënyra se si trajtohen ato bën një ndryshim të madh. Kur një partner shpreh mospajtim pa sulmuar karakterin tonë, kjo tregon se ai na respekton dhe na vlerëson si person, thotë Travers. "Në vend të fjalive si 'Gjithmonë je kështu' ose 'Je egoist/e', përdor shprehje që i referohen sjelljes specifike, si p.sh. 'Më lëndove kur the këtë'. Një komunikim i tillë hap hapësirë për mirëkuptim, jo për debat. Një partner që di të mos pajtohet pa nënçmuar në fakt tregon formën më të thellë të respektit", përfundon psikologu.

Aksidenti mes tri veturave në Aktash, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen Aktash në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana. /Telegrafi/

Gazetarët në shok pasi aleatët e Orbanit blejnë gazetën më të lexuar

“Blikk”, tabloid me rreth tre milionë lexues online në muaj, është blerë prej grupit mediatik pro-kryeministrit, “Indamedia”, ka raportuar të mërkurën (05.11.2025) gazeta britanike, “The Guardian”. Gazetarët në gazetën më të lexuar të Hungarisë janë tronditur për shkak se një grup mediatik, i konsideruar i afërt me partinë e kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, Fidesz, ka […] The post KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvendin Komunal të Drenasit dhe akrediton vëzhguesit për balotazh appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Shkëndija kërkon pikë të arta ndaj kampionëve të Polonisë

Shkëndijae Tetovës është gati për një tjetër sfidë evropiane. Nesër në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, kampionët e Maqedonisë presin Jagiellonian e Polonisë, një përballje që mund të përcaktojë shumë në rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës, njofton Telegrafi. Trajneri Jeton Beqiri i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Vane Krstevskit, i cili për shkak të një lëndimi e ka mbyllur sezonin. Në konferencën për shtyp, Beqiri u shpreh me respekt për kundërshtarin, duke e konsideruar skuadrën polake favorite, por theksoi se Shkëndija do të futet në fushë për fitore. “E kemi analizuar mirë Jagiellonian, është një ekip shumë i organizuar që vjen nga një kampionat i fortë. Ata janë dominues në Poloni, por ne në Shkup kemi treguar gjithmonë fytyrën tonë më të mirë. Nuk kemi problem t’ua lëmë atyre rolin e favoritit në letër, por në fushë do të kërkojmë maksimumin. Kemi përpara një ndeshje të ndryshme nga ajo me Shelburnin, më e fortë, më taktike dhe me më shumë ritëm. Në duele të tilla vendosin detajet, prandaj përqendrimi dhe shfrytëzimi i rasteve do të jenë vendimtare” , tha Beqiri. Krah tij foli edhe mesfushori Arbin Zjenullai, i cili shprehu besim se Shkëndija do të japë gjithçka për të marrë një tjetër fitore evropiane. Arbin Zejnullai “Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. E dimë që përballë kemi një kundërshtar të fortë nga një ligë me ritëm të lartë, por edhe ne do të luftojmë për çdo top. Futbolli sot është më shumë fizik, kush vrapon më shumë dhe fiton duelet, ai fiton ndeshjen. Ne do të bëjmë pikërisht këtë, të luftojmë deri në fund për tifozët tanë”, u shpreh Zjenullai. Ndeshja Shkëndija – Jagiellonia luhet nesër në orën 21:00, me skuadrën polake që ka katër pikë dhe kampionët e Maqedonisë tre, pas fitores ndaj Shelburnit në Shkup. /Telegrafi/

Gjykata i vendos masa kujdesi shoferit që shkeli për vdekje biçiklistin në Shkup

Gjykata Themelore Penale në Shkup njofton se ka pranuar propozimin për përcaktimin e masave të kujdesit për të dyshuarin në rastin e aksidentit të rëndë trafiku në bulevardin Goce Delçev, kur, duke drejtuar një Volkswagen Passat, ai goditi tani të ndjerin Jorgo Quka, i cili po ngiste biçikletën përgjatë vendkalimit për këmbësorë. Masa e kujdesit ndaj të dyshuarit, i cili akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, janë konfiskimi i pasaportave të tij dhe serbe, konfiskimi i patentës së shoferit, ndalimi i daljes nga banesa dhe detyrimi për t'u paraqitur periodikisht në një autoritet shtetëror kompetent. Siç informon Prokuroria Publike, më 3 nëntor, duke drejtuar makinën Volkswagen Passat në bulevardin Goce Delçev në Shkup, ai nuk i është përmbajtur rregulloreve dhe ka rrezikuar trafikun publik. Ai po e drejtonte makinën me shpejtësi të papërshtatshme që nuk i mundësonte të ndalonte në kohë në rast nevoje ose pengese. "Duke mbërritur në vendkalim për këmbësorë në kryqëzimin me rrugën "Lazar Liçenoski", i dyshuari 37-vjeçar e përplasi pjesën e përparme të automjetit të tij me një biçikletë të drejtuar nga tani i ndjeri Jorgo Quka, i cili po ecte në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Viktima pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq nga goditja", njoftoi Prokuroria Publike.

Ermal Krasniqi, lojtari që shënon kudo që luan: Dua trofe me Legian dhe Botërorin me Kosovën

Ermal Krasniqi ia ka bërë 'sefte' me gola në elitën e futbollit polak, teksa ka shënuar golin e parë me fanellën e Legias në fundjavën që lamë pas. Sulmuesi kosovar realizoi pasi u inkuadrua nga banka rezervë në barazimin 1-1 që Legia e arriti në udhëtim te Widzew Lodz, duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e tij. Ky gol shënon një moment të rëndësishëm për Krasniqin, duke e ndihmuar Legian të marrë një pikë të vlefshme jashtë fushe dhe duke treguar ndikimin e menjëhershëm të tij në ekip. telegrafi.com Që nga ardhja e tij te Legia, Krasniqi është përshtatur shpejt me ambientin dhe stilin e lojës së ekipit. Ai ka marrë mbështetje të plotë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik që nga dita e parë, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në stërvitje dhe ndeshje. Performanca e tij deri tani tregon se ai gradualisht po bëhet një lojtar kyç për ekipin, me synime për të kontribuar sa më shumë në fitore dhe për të ndihmuar Legian të luftojë për tituj dhe pjesëmarrje në gara evropiane. Në një intervistë për Telegrafin, Krasniqi tregon flet për përshtatjen e shpejtë në çdo vend ku luan, golin e shënuar, objektivat që ka me klubin, por edhe ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës në muajin nëntor, ku Dardanët përballen me Slloveninë dhe Zvicrën. telegrafi.com Ky moment ishte një shpëtim i vlefshëm për ekipin dhe një dëshmi e ndikimit të menjëhershëm që Krasniqi po ka te Legia. Ai vetë e vlerëson këtë arritje. "Ky gol do të thotë shumë për mua, sepse më jep më shumë konfidencë për ndeshjet në vazhdim që i kemi", thotë fillimisht Krasniqi për Telegrafin. Që nga ardhja në Poloni, Krasniqi është përshtatur shpejt me ambientin dhe stilin e lojës së ekipit. Ai ka marrë mbështetje të plotë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik që nga dita e parë, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në stërvitje dhe ndeshje. "Ambientimi ka qenë shumë i shpejtë, dhe arsyeja është sepse të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë përkrahur që nga dita e parë". Sulmuesi kosovar ka objektiva të qarta për këtë sezon me Legian, ku synon të fitoj trofe. "Nuk është që i kam vendosur vetes ndonjë numër golash që duhet t’i shënoj, por normalisht që për mua është e rëndësishme të shënoj sa më shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin të fitojmë në çdo ndeshje. Objektivat për një klub si Legia janë gjithmonë të fitosh tituj dhe të luash në gara evropiane", vazhdon tutje Krasniqi. Ai ka treguar se përshtatet lehtë kudo ku luan, pasi ka shënuar gola edhe në skuadrat e mëparshme si Rapid Bukuresht, CFR Cluj e Sparta Pragë. telegrafi.com "Po, mund të them që e konsideroj veten se përshtatem lehtë në çdo ekip, sepse puna, disiplinimi dhe përkushtimi në çdo stërvitje dhe lojë e bëjnë gjithçka më të lehtë", vazhdon Krasniqi. Duke analizuar futbollin polak krahasuar me ligat ku ka luajtur më parë, Krasniqi thekson: "Mund të them që dallimi mes ligës polake dhe Rumanisë është që këtu luhet futboll më fizikisht dhe më i shpejtë. Ndërsa mes ligës polake dhe Çekisë dallimi është i vogël, sepse edhe në Çeki luhet futboll fizik". telegrafi.com Fokusimi i tij tashmë është te sfidat e ardhshme me Kombëtaren e Kosovës. Krasniqi thotë se duan dy fitore për të bërë ëndrrën realitet. "Për sfidat e nëntorit mund të them që do të hyjmë për fitore në të dyja ndeshjet. Do të japim më shumë se 100 për qind që t’i arrijmë këto dy fitore". Ai është i bindur se Kosova ka forcë të mjaftueshme për të shkuar në Botëror, qoftë nga vendi i parë, qoftë përmes play-off-it. "Mendoj që kemi forcë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në Botëror, qoftë nga vendi i parë, po ashtu edhe nga play-off-i. Besoj që kemi kualitet në ekip për t’i mposhtur kundërshtarët në play-off. Mesazhi im për Dardanët është se ju premtojmë se do të japim maksimumin në këto dy ndeshje për ta bërë ëndrrën e të gjithëve realitet", përfundoi për Telegrafin, Ermal Krasniqi. /Telegrafi/

Lajm i keq për Shkëndijën para ndeshjes me Jagiellonian

Sulmuesi i krahut i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ dhe do të jetë jashtë fushës së blertë deri në fund të gjysmësezonit, njofton Telegrafi. Lajm i keq për skuadrën kuqezi. Sulmuesi i krahut Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ. Si pasojë, për Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria pas ndërhyrjes dhe fazës së rehabilitimit. Në anën tjetër, ka lajme më pozitive për portierin Astrit Amzai, i cili ka nisur stërvitjet e lehta pas problemeve me dhimbje shpine. Ai tashmë ka dalë në terren dhe po punon nën kujdesin e stafit mjekësor, por ende nuk stërvitet me intensitet të plotë. Gjatë stërvitjes së sotme do të vlerësohet gjendja e tij përfundimtare, për të parë nëse do të jetë gati për të konkurruar në ndeshjen e së enjtes ndaj Jagiellonian në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Madonna thuhet se është fejuar me futbollistin 38 vjet më të ri

Ylli i muzikës amerikane, Madonna, thuhet se është fejuar fshehurazi me të dashurin e saj 29-vjeçar, futbollistin Akeem Morris. Sipas burimeve pranë këngëtares, Madonna është “më e lumtur se sa ka qenë në dekada” dhe gëzon një marrëdhënie që i sjell paqe dhe stabilitet. Çifti u takua në vitin 2022 gjatë një xhirimi për revistën Paper dhe e filluan lidhjen e tyre menjëherë pas ndarjes së Madonnas me boksierin Joshua Popper. Madona dhe Akeeml Ata u shfaqën për herë të parë në publik këtë verë, ndërsa spekulimet për fejesë filluan në janar pasi këngëtarja ndau foto në rrjetet sociale me një unazë diamanti. Të njëjtit festuan së fundmi së bashku ditëlindjen e 67-të të artistes në Toskanë, me gjashtë fëmijët e saj. Sipas burimeve, Madonna tashmë po shqyrton vendet e dasmës, duke përfshirë Italinë, Portugalinë ose pronën e saj në East Hampton. “Ajo nuk dëshiron një spektakël të madh, por një festë intime me njerëzit që i do më shumë”, tha një burim. Mediat e huaja vënë në dukje gjithashtu se Madonna po përgatit një marrëveshje paramartesore dhe Akeem nuk ka problem me këtë. Edhe pse data e dasmës nuk dihet ende, ka zëra se ceremonia mund të zhvillohet deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Vdekja e ngadaltë e industrisë ruse të naftës

Kush do ta kishte imagjinuar që një nga pasojat e luftës në Ukrainë do të ishte mungesa e karburantit në Rusi. Që nga gushti, kur Kievi filloi sulmet sistematike me dronë mbi rafineritë ruse, më shumë se gjysma e 38 impianteve kyçe janë prekur. Kjo ka shkaktuar ulje të përpunimit dhe racionim të karburantit në disa rajone, shkruan Foreign Affairs. Edhe pse duket se Ukraina po trondit seriozisht sektorin energjetik rus, Moska për momentin ruan kontrollin falë kapaciteteve të mëdha dhe rikuperimit të shpejtë. Qeveria ka një sërë masash për të lehtësuar pasojat, por ekziston rreziku që si përgjigje të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase. Afatgjatë, goditjet e shpeshta shterojnë sistemin dhe rrisin varësinë e industrisë nga ndërhyrjet shtetërore. Dëmi i vërtetë nuk është fizik, por institucional: Rusia ruan një pamje të stabilitetit, por me këtë po përshpejton vetë shkatërrimin e saj. ️ Salavat Oil Refinery was hit in Bashkortostan, Russia. 1300km from the frontline. Gazprom Neftekhim Salavat has a capacity of 10mln tons of oil per year. pic.twitter.com/Oz6gOMWcyg — Special Kherson Cat (@bayraktar_1love) September 18, 2025 Të pasurit me naftë, të varfrit pa karburant Rusia ka një kapacitet prej rreth 6,5 milionë fuçish në ditë dhe eksporton dy milionë fuçi derivatesh. Por tregu tani është nën presionin e kërkesës sezonale dhe kontrollit shtetëror të çmimeve. Mekanizmi i subvencioneve, i njohur si “shuarësi i çmimeve”, ka shqetësuar sinjalet e tregut: kompanitë e mëdha furnizojnë vetë stacionet e tyre të karburantit, ndërsa tregtarët e pavarur, që përbëjnë shumicën e tregut, mbeten pa karburant, veçanërisht në zonat rurale. Flotat e dronëve godasin gjithnjë më thellë Shkaku kryesor i krizës është rritja e kapacitetit të Ukrainës për sulme me dronë me distancë të gjatë. Rafineritë në Rusinë Perëndimore janë objektiv i rregullt, ndërsa sulmet arrijnë deri në Siberi. Impianti në Volgograd është goditur pesë herë brenda dy muajve. Edhe pse nuk janë shkatërruar plotësisht, rafineritë janë në një cikël të vazhdueshëm riparimesh, ndërsa sanksionet vështirësojnë sigurimin e pjesëve. Kievi tani mund të nisë flota dronësh që mbushin mbrojtjen ruse. Lufta e shterjes Sulmet ukrainase vetë nuk rrëzojnë sistemin, por e konsumojnë gradualisht. Rusia nuk mund të mbrojë njësoj të gjitha rafineritë, dhe zhvendosja e mbrojtjes merr kohë. Rafineritë vendosin rrjete mbrojtëse, por ato ofrojnë vetëm mbrojtje të përkohshme. Sulmet kanë edhe një dimension simbolik: Kievi tani po i shkakton Moskës të njëjtat kosto që Rusia i ka imponuar Ukrainës për vite me radhë. That’s what I call real sanctions: Ukraine is shutting down Russian oil production (alone!) Reuters: Transneft warned Russian oil producers they may need to cut output due to Ukrainian drone attacks on export ports and refineries Zelenskyy calls it sanctions that work faster 1/ pic.twitter.com/UpShFOPfKf — Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) September 16, 2025 Stabiliteti me çdo kusht Deri në muajin shtator, sulmet ukrainase kanë ulur përpunimin rus për rreth 10 përqind. Kremlini ka reaguar me ndalime eksporti dhe përdorimin e rezervave, por kjo vetëm e forcon më shumë kontrollin shtetëror mbi sektorin. Sa më shumë që qeveria ndërhyn, aq më pak efikase bëhet industria. Rafineritë punojnë, por me mirëmbajtje të vonuar dhe rreziqe në rritje për sigurinë – një shenjë e degraduarës së heshtur. Erozioni i heshtur i superfuqisë së naftës Fatet e industrisë ruse varen nga tre faktorë: ritmi i sulmeve ukrainase, disponueshmëria e pjesëve dhe lëvizja e çmimeve të naftës. Nëse kapacitetet vazhdojnë të bien, Rusia do të detyrohet të përdorë karburant me cilësi më të ulët ose të importojë nga Bjellorusia, por këto janë vetëm zgjidhje të përkohshme. Kievi nuk mund të shkatërrojë industrinë ruse të naftës brenda natës, por po detyron Moskën të shuajë zjarret vazhdimisht – si në kuptimin e drejtpërdrejtë, ashtu edhe metaforikisht. Rafineritë do të vazhdojnë të funksionojnë, por me kosto në rritje dhe efikasitet në ulje. Superfuqia energjetike bëhet peng i infrastrukturës së kohës sovjetike, e mirëmbajtur me improvizime në vend të inovacioneve – një pasqyrë e heshtur, por e saktë e ekonomisë luftarake ruse. /Telegrafi/ Due to systematic Ukrainian strikes on russian refineries, fuel shortages are emerging across russia. Long queues are forming at gas stations as supplies run low. pic.twitter.com/DvV26F95Ib — Saint Javelin (@saintjavelin) September 1, 2025

Legjenda e madhe finlandeze, Teemu Pukki njofton pensionimin nga kombëtarja

Një nga ikonat më të mëdha të futbollit finlandez, Teemu Pukki, ka konfirmuar zyrtarisht se po i thotë lamtumirë ekipit kombëtar dhe po tërhiqet si golashënuesi më i mirë në histori me 42 gola. 35-vjeçari Teemu Pukki do të mbahet mend si golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar finlandez në histori dhe njëri nga më meritorët që e vendosi Finlandën midis elitës së futbollit evropian dhe e udhëhoqi atë në Kampionatin Evropian. Në konferencën e sotme për shtyp, Pukki konfirmoi zyrtarisht se po i thotë lamtumirë ekipit kombëtar. Dy duelet e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës do të jenë të fundit të tij me fanellën e Finlandës. ???????? | Teemu Pukki (35) is retiring from international football. He is in the Finland squad for the very last time, with matches upcoming against Malta and Andorra. Pukki is Finland's all-time top goalscorer with 42 goals. ? pic.twitter.com/v2osAfrKEQ — EuroFoot (@eurofootcom) November 5, 2025 “Më pëlqeu shumë dhe jam krenar që munda ta bëj këtë për kaq gjatë. Madje shënova disa gola", tha fillimisht Pukki me një ton shakaje. Pasi për vite me radhë e ka fituar statusin e legjendës për ekipin anglez Norwch City, ai tani është kthyer në vendin e tij dhe luan për HJK Helsinki. Teemu Pukki auttoi Suomea saavuttamaan jotain, mihin aiemmin ei oltu pystytty. Kannattajat, toimittajat, pelaajat - me suomalaiset - saimme kaikki kokea asioita, joista osasimme vain unelmoida ennen hänen aikaansa. Kiitos Teemu ajastasi. — #Huuhkajat pic.twitter.com/d53zPvc7qA — Eetu Ikola (@eetuikola) November 5, 2025 "Kampionati Evropian ishte një përvojë e shkëlqyer. Çdo ndeshje në të cilën mora pjesë kishte momente të shkëlqyera. Disa vite ishin të vështira për ekipin kombëtar, por vitet e para nën drejtimin e trajnerit Markku Kanerva ishin të mira", shtoi finlandezi. Sipas Pukkit, karriera e tij nuk ka mbaruar dhe ai do të vazhdojë në nivelin e klubit te HJK Helsinki, të paktën për një sezon tjetër. /Telegrafi/

Sa pikë i duhen Juventusit për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve?

Juventusi ndodhet në një moment delikat në Ligën e Kampionëve, pasi pas katër ndeshjeve të para nuk ka arritur ende të regjistrojë asnjë fitore, bardhezinjtë kanë tre barazime dhe një humbje, çka i vendos nën presion të madh për pjesën e mbetur të fazës së ligës. Sipas analizave të bazuara në renditjen e sezonit të kaluar, skuadra torineze do të ketë nevojë për tetë deri në nëntë pikë në katër ndeshjet e mbetura për të ruajtur gjallë shanset e kualifikimit në fazën 'play-off'. Kalendari i mbetur i Juventusit në Ligën e Kampionëve Sfida e radhës për bardhezinjtë do të zhvillohet më 25 nëntor, në udhëtim ndaj Bodo/Glimt. Edhe pse skuadra norvegjeze ka vetëm dy pikë në katër ndeshje, ajo mbetet e fortë në terrenin e saj, me një bilanc mbresëlënës në Evropë gjatë katër sezoneve të fundit, 29 fitore dy barazime dhe vetëm tetë humbje. Më pas, më 10 dhjetor, Juventusi do të presë Pafosin në stadiumin Allianz, në ndeshjen e fundit të këtij viti në kuadër të garës. Dy përballjet përmbyllëse të fazës së ligës do të luhen në janar 2026: më 21 janar në shtëpi kundër Benfikës së Jose Mourinhos, dhe më 28 janar në udhëtim ndaj Monacos. Objektivi: kualifikimi në 'play-off' Në sezonin e kaluar, 11 pikë dhe një golavarazh pozitiv ishin të mjaftueshme për të siguruar kalimin në 'play-off', megjithëse jo si skuadër e renditur në grupin e parë të kualifikuarve. Nëse trendi përsëritet edhe këtë edicion, 11–12 pikë pritet të jenë të mjaftueshme për kualifikim. /Telegrafi/

Çeku: Bizneset vendore çelësi i zhvillimit

Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, vizitoi familjen Asllani në Matiçan. Me Bahri Asllanin, pronar biznesesh të suksesshme, bisedoi për vështirësitë në të cilat hasin bizneset. Çeku theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për bizneset, bashkëpunim i cili është pjesë e programit të tij, e i cili do të gjeneronte vende të reja pune e mirëqenie për qytetarët.