Shembet pjesërisht kulla historike pranë Koloseumit në Romë

Shembet pjesërisht kulla historike pranë Koloseumit në Romë

Një pjesë e kullës Torre dei Conti në Romë të Italisë u shemb gjatë punimeve pranë Forumeve Perandorake, me zjarrfikësit që shpëtuan katër punëtorë, ndërsa një mbeti i bllokuar nën rrënoja. Kulla, e ndërtuar në vitin 1238 nga Papa Inoçenti III dhe e vendosur pranë Koloseut dhe Forumit Romak në qendrën historike të Romës, po i nënshtrohej restaurimit të financuar nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës i Italisë kur ndodhi shembja e pjesshme. Brigada e Zjarrfikësve të Romës dërgoi në vendngjarje tre ekipe operative, dy kamionë me shkallë dhe njësi të specializuara. Tre punëtorë të bllokuar në majë të kullës u evakuuan përmes një dere duke përdorur kamionë me shkallë, ndërsa një punëtor i katërt u nxor nga struktura. Raportet fillestare treguan se një person mbeti nën rrënoja ndërsa operacionet e shpëtimit vazhduan. Ndryshe, kulla ishte braktisur për vite me radhë përpara se të fillonte projekti aktual i rinovimit. Autoritetet nuk kanë publikuar detaje mbi shkallën e dëmeve strukturore apo shkakun e shembjes. /Telegrafi/

Ferizaj, mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për kundërvajtje në trafik në një javë

Ferizaj, mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për kundërvajtje në trafik në një javë

Polica e Rajoni të Ferizajt ka njoftuar se nga data 27.10 deri më 02.11.2025 ka shqiptuar mbi një mijë ndajshkelësve në trafik. Po sipas njoftimit, për shkak të shkeljeve të rënda, Polica po ashtu ka bërë pezullimin e 47 lejeve të drejtimit për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. “Gjatë […] The post Trump: Tani për tani, nuk ka raketa ‘Tomahawk’ për Ukrainën appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë pritet ta vizitojë ish-presidentin Thaçi në Hagë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë pritet ta vizitojë ish-presidentin Thaçi në Hagë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë, pritet ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale, raporton Top Channel. Në Hagë, Spiropali do të pritet nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të […] The post Aeroporti i Bremenit ndërpreu përkohësisht fluturimet shkaku i shfaqjes së një droni appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Gjithçka që mësuam nga autobiografia e detajuar e Anthony Hopkinsit

Gjithçka që mësuam nga autobiografia e detajuar e Anthony Hopkinsit

Nga vajza e tij e distancuar deri te betejat me alkoolin, We Did Okay Kid [ Ia dolëm mbanë, çun ] është një libër melankolik. Nga: Ed Power / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Ka qenë vrasës serik që pinte [verë] çianti, ka qenë Odin - baba i zhgënjyer i Thorit - dhe shërbëtor [butler] emocionalisht i shtypur në adaptimin prekës të James Ivoryt të Mbetjet e ditës [ The Remains of the Day ]. Por, çfarë di bota për Anthony Hopkinsin e vërtetë? Duke gjykuar nga autobiografia e tij e re e shkruar pa dorashka, We Did Okay, Kid , dimë shumë më pak nga sa mund të mendojmë. E mbushur me plot melankoli, libri rrëfen fëmijërinë e vështirë të Hopkinsit në Port-Talbot të Uellsit, ku një mësues e quajti “teveqel” dhe fëmijët e lagjes e tallnin për kokën e tij shumë të madhe. Lexo po ashtu: - Kujtimet kurrë nuk ikin - Mjeshtri i aktrimit, flet për jetën dhe anët e errëta të tij: Mbreti Lir nga perspektiva e Anthony Hopkinsit Sot gati 88 vjeç, ai shkruan se si ndihej i distancuar nga të tjerët gjatë gjithë jetës, për betejat e ashpra me alkoolin dhe ngjitjen e tij të pamundur - të paktën sipas tij - në skenë dhe ekran, fillimisht si qirak i Laurence Olivierit në Teatrin Kombëtar dhe më pas si një nga aktorët më të dashur të karakterit në Holivud. Këtu janë shtatë gjëra që mësuam nga We Did Okay, Kid . 1. A është film për fëmijë, Heshtja e pafajësisë [ Silence of the Lambs ]? Hopkins u bë menjëherë sinonim i vrasësit të tmerrshëm serik Hanibal Lekter, kur filmi i parë Heshtja e pafajësisë doli në vitin 1991. Por, para se të lexonte skenarin, ai nuk kishte dëgjuar për Lekterin apo krijuesin e tij, Thomas Harris. Mendoi se bëhej fjalë për një film familjar për kafshët. “Heshtja e ... çfarë ishte kjo”, kujton t’i ketë thënë agjentit të tij. “Mos është një film për fëmijë”? Anthony Hopkins në rolin e Hanibal Lekterit Foto: AJ Pics/Alamy Stock Photo Pasi u informua se ishte “një lloj filmi krimi”, e nisi leximin, por ndaloi në faqen 15. Jo sepse kishte ndonjë gjë të pavend - përkundrazi, sepse ishte një nga skenarët më të mirë që kishte lexuar ndonjëherë. Nëse nuk do ta kishte një ofertë të prerë për rolin e Lekterit, nuk do të mund të duronte ta vazhdonte. Siç rezultoi, regjisori amerikan Jonathan Demme ishte i përcaktuar ta zgjidhte Hopkinsin dhe fluturoi drejt Londrës për t’ia ofruar personalisht rolin. 2. Shkëputja nga vajza e tij Martesa e tronditur e Hopkinsit me gruan e tij të parë, Petronella Barker, mori tatëpjetën kur ai u kthye pas një dite të gjatë xhirimesh në Skoci. Ata u përfshinë menjëherë në një debat të ashpër: “Nuk kam qenë kurrë i dhunshëm fizikisht, por në atë moment isha i mbushur me aq neveri saqë u frikësova si për veten, ashtu edhe për të”. Vajza e tyre, Abigail, ishte 14-muajshe në atë kohë. E puthi për natën e mirë përpara se të largohej nga familja - për të mos u kthyer më kurrë; ai dhe Barkeri u divorcuan jo shumë kohë më vonë, në vitin 1972. Pasi e mposhti alkoolizmin, Hopkinsi u përpoq të rindërtonte marrëdhënien me Petronellan dhe Abigailën, duke fluturuar - në vitin 1977 - nga shtëpia e tij e re në Los Anxhelos, drejt Londrës. Por, gjithçka ishte e kotë: “Takimi ishte i keq ... Ato nuk donin të ishin aty. Gjatë gjithë darkës shikonin njëra-tjetrën dhe bënin grimasa. Abigail duket se kurrë nuk mundi të më falte për faktin që e lashë familjen kur ajo ishte foshnje”. Anthony Hopkins në vitin 1970, në kohës kur po përballej me alkoolizmin Foto: Don Smith/Radio Times përmes Getty Images Ai pranon se ka folur në mënyrë të ftohtë për vajzën e tij në publik - dhe flet për një “intervistë për të cilën është penduar” ku kishte deklaruar se nuk e dinte nëse ajo ishte martuar apo kishte fëmijë dhe se nuk ishin në kontakt. Por, shkëputja me të mbetet “fakti më i trishtuar e jetës sime dhe pendesa më e madhe ... ajo ftohtësi ishte pakujdesi ... Shpresoj që vajza ime do ta dijë që dera ime është gjithmonë e hapur për të”, përfundon ai në mënyrë të paqartë. “Dua që ajo të jetë mirë dhe e lumtur”. 3. Braktisja e Makbethit në mes të realizimit Pavarësisht paralajmërimeve nga të tjerët se nuk do të punonte më kurrë, Hopkinsi nuk mund të duronte më të vazhdonte me rolin kryesor në shfaqjen Makbethit - në vitin 1973 - në Teatrin Kombëtar. Ndjente se regjisori John Dexter ishte shumë mosrespektues: “Ajo që e bënte shfaqjen të padurueshme ishin thumbimet e egra ... sulmet [e Dexterit] nuk kishin ndërmend të ndaleshin, kështu që çfarë kuptimi kishte të qëndroja”? Kur lajmi u përhap, miku dhe mentori i tij Laurence Olivier, drejtori themelues i Teatrit Kombëtar, e telefonoi: “Po sillesh si budalla. Do ta pësosh vetë ti, i dashur”. Por, “dalja në pension” zgjati pak. Disa javë më vonë, Hopkinsi mori një ofertë për një rol në një adaptim televiziv amerikan të romanit QB VII të Leon Urisit, për një mjek të akuzuar se kishte punuar për nazistët në Aushvic. Agjenti i tij i tha se “ka lindur nën një yll me fat”. 4. Alkoolizmi shkatërrimtar Aktori e përshkruan pirjen e alkoolit si “traditë familjare” - një zakon të cilin ai e çoi në ekstrem. Ai përmend një “film të tmerrshëm nga fillimi i viteve ’70 [të shekullit XX]”, për të cilin mezi ka ndonjë kujtim, megjithëse emri i tij figuron në titra. “Askush nga ne në atë film nuk mbante në mend asnjë minutë nga xhirimet: ishim të gjithë të dehur deri në humbje të vetëdijes”. Disa vite më vonë, pirja e tij kishte dalë jashtë kontrollit. Hopkinsi arriti në pikën më të ulët në mesin e viteve '70 të shekullit XX, kur voziti “nën verbimin e dehjes nëpër Beverli Hils”. Ai ka shkruar: “Gjithë natën e kisha drejtuar makinën nga Arizona, pa e ditur fare se çfarë po bëja. Mund të kisha vrarë dikë. Mund ta kisha fshirë nga faqja e dheut një familje të tërë”. Duke kuptuar se kishte shpëtuar për pak nga tragjedia, ai vendosi të hiqte dorë nga alkooli - përgjithmonë. 5. Martesa e dytë me pabesi Hopkinsi ia atribuon Jennifer Lyntonit - me të cilën ishte i martuar nga viti 1973 deri më 2002 - ndihmën për ta mposhtur alkoolizmin, megjithëse e shprehu mirënjohjen në një mënyrë të çuditshme: u divorcua prej saj në vitin 2002, pasi filloi të ndihej i kurthuar në marrëdhënien e tyre. (Një vit më vonë u martua me gruan e tij të tretë, Stella Arroyave.) Anthony Hopkins dhe Jennifer Lynton Foto: Tom Merrin/Mirrorpix përmes Getty Images “Ajo [Lynton] ishte e martuar me dikë të cilit nuk mund t’i besohej [Hopkinsit]”, shkruan ai. “Ajo i mbylli sytë ndaj gjithçkaje që unë mund të bëja. Vetëm pas shumë vitesh ajo ka marrë vesh për tradhtitë e mia. Nuk e di nëse edhe ajo kishte ndonjë dashnor. Shpresoj që po. Nuk do ta fajësoja kurrë për këtë”. 6. Kërkesa për t’u pushuar nga puna Hopkinsi e dinte që Oliver Stone kishte një reputacion si regjisor rebel, por gjithsesi ishte i habitur kur ai e zgjodhi për rolin e Richard Nixonit në filmin biografik të vitit 1995. Çfarë mund të sillte një uellsian - me trajnim në teatrin klasik - në rolin e presidentit të turpëruar amerikan? Dyshimet e tij nuk u zbutën kur aktori Paul Sorvino (që luante këshilltarin e Nixonit, Henry Kissinger) e tërhoqi mënjanë pas një leximi të hershëm të skenarit në tavolinë dhe i tha se po e ngatërron rolin. “Zëri yt ishte krejt gabim ... mënyra se si flet nuk përputhet fare”. Duhet kujtuar se Hopkinsi në atë kohë ishte fitues i çmimit Oscar . Megjithatë, ai e mori seriozisht kritikën dhe i kërkoi Stoneit ta pushonte, duke i thënë: “Nuk dua ta prish filmin tënd”. Anthony Hopkins në rolin e Richard Nixonit Foto: Everett Collection Inc / Alamy Stock Photo Stone menjëherë e kuptoi që Sorvino kishte lëkundur besimin e Hopkinsit: “A ta ka prishur qetësinë ai trashalluku bajat? Nuk ke pse të përgjigjesh. E di që po. Është si fëmijë. Mos i kushto rëndësi atij”. Hopkins u bind të vazhdonte dhe në momentin që filluan xhirimet, ndjeu se “prezenca e Nixonit ishte aty, pothuajse sikur po më shikonte mbi supe, duke më shtyrë përpara”. 7. Në spektrin e autizmit? Hopkins ka qenë gjithmonë vetmitar - si aktor i ri preferonte më shumë të pinte vetëm sesa të shoqërohej me kolegët e tij aktorë, ndërsa si yll i Holivudit ka shmangur gjithmonë rrethet sociale. Ai gjithashtu ka zakonin e mësimit përmendësh të të gjithë skenarit, deri në atë pikë sa mund të kujtojë rreshtat e aktorëve të tjerë po aq lehtë sa të vetat. Megjithatë, Hopkinsi vetëm kohët e fundit ka nisur të dyshojë se mund të jetë neurodivergjent - kjo pasi ka parë dramën komike, serialin me tema mjekësore të ITV-së, Mjeku Martin [ Doc Martin ], ku Martin Clunes luan mjekun i cili në mënyrë të nënkuptuar paraqitet si autik. “Duke pasur parasysh prirjen time për të kujtuar dhe përsëritur, si dhe mungesën e emocionalitetit, besimi [i bashkëshortes time, Stella,] se mbase kam Aspergerin është ndoshta i saktë”. Por, Hopkinsi preferon të mos përdorë përkufizime psikiatrike dhe thotë se e sheh veten më shumë si një “peshk i ftohtë”. /Telegrafi/

Mbi 19 mijë fletëvotime të pavlefshme në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV

Mbi 19 mijë fletëvotime të pavlefshme në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 2 nëntor në 33 komuna, janë evidentuar gjithsej 19.287 fletëvotime të pavlefshme për kryetarë komunash, që përbën rreth 5.6% të të gjitha fletëvotimeve të përdorura. Sipas të dhënave, nga gjithsej 345.525 votues që morën pjesë në votim, 19.287 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme. Në Qytetin e Shkupit, nga 167.575 fletëvotime, 10.528 fletëvotime rezultuan të pavlefshme, që përbën 6.3% të totalit. Kjo do të thotë se pothuajse çdo fletëvotim i gjashtëmbëdhjetë në Shkup ishte i pavlefshëm. Dalja në votime në Shkup në raundin e dytë ishte 35.33%, ndërsa në nivel kombëtar ishte 47.16%. Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune, të mbajtura më 19 tetor, nga 885.085 votues, 53.724 fletëvotime ishin të pavlefshme, ose rreth 6.1%. Pjesëmarrja në këtë raund ishte 48.30%. Për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit në raundin e parë, nga 232.581 votues u regjistruan 12.359 fletëvotime të pavlefshme, ndërsa pjesëmarrja ishte 49.04%.

Yll i Ligës Premier kërcënohet me armë në rrugët e Londrës, arrestohet një agjent futbolli i njohur

Yll i Ligës Premier kërcënohet me armë në rrugët e Londrës, arrestohet një agjent futbolli i njohur

Një futbollist i Ligës Premier, në të 20-at e tij (emri nuk është bërë me dije) dhe me vlerë rreth 60 milionë funte, është kërcënuar me armë zjarri ndërsa po ecte me një mik në një rrugë të frekuentuar të Londrës më 6 shtator. Sipas raportimeve, një agjent i njohur futbolli, 31-vjeçar, që përfaqëson disa futbollistë të njohur përfshirë edhe një reprezentues të Anglisë, është arrestuar nën dyshimet se ka shfaqur armë me qëllim frikësimi. Ai po hetohet gjithashtu për shantazh dhe kërcënim ndaj shokut të lojtarit. Policia është thirrur në vendngjarje rreth orës 23:14 dhe fatmirësisht, as futbollisti dhe as miku i tij nuk kanë pësuar lëndime fizike. Dy ditë më vonë, policia bastisi shtëpinë 2 milionë funte të agjentit në Hertfordshire. Ai u lirua me kusht më 9 shtator, por me kushte të rrepta – përfshirë ndalimin e kontaktit me futbollistin dhe ndalimin e vizitave në qendrën stërvitore të klubit të tij. Deri më tani, agjenti nuk është zyrtarisht akuzuar. ????????: An unnamed Premier League player in his 20s was threatened at gun-point on the streets in a terrifying late-night incident. A top agent has been arrested. The player was targeted while walking with a pal on a busy London street. An agent who represents… pic.twitter.com/s8OIGS4gey — The Touchline | ? (@TouchlineX) November 3, 2025 Mediat angleze po e përshkruajnë ngjarjen si “tronditëse dhe frikësuese”, duke shtuar se komuniteti i futbollit është ende në shok. Lojtari ka marrë mbështetje nga klubi dhe miqtë e tij, me shpresën që incidenti të mos ndikojë në performancën e tij në fushë. Policia në anën tjetër ka konfirmuar se hetimet po vazhdojnë në mënyrë të plotë./ Telegrafi

Honda ndërton vetura, motoçikleta dhe tani raketa

Honda ndërton vetura, motoçikleta dhe tani raketa

Hapësira. Është kufiri i fundit - ose të paktën i radhës - për Hondën. Prodhuesi japonez i veturave kishte një raketë në Panairin e Lëvizshmërisë në Japoni sepse mund t'i duhet një mënyrë për të lëshuar satelitë në orbitë në të ardhmen. Raketa e ekspozuar ishte e vogël, rreth 20 metra e lartë, por ishte gjithashtu një raketë e vërtetë që furnizohet me metan të lëngshëm. Ajo u përdor në një eksperiment për të parë nëse kompania mund të lëshonte dhe ulte një raketë. U provua në qershor. Pati sukses, duke arritur një lartësi prej gati 900 metrash dhe duke u ulur në mënyrë të sigurt pas rreth një minute në fluturim. Një raketë e vërtetë prodhimi do të duhej të ishte dukshëm më e madhe për të mbajtur satelitë. Pra, puna vazhdon për zhvillimin e një rakete të ripërdorshme që mund të përballojë misione të shumëfishta në një periudhë të shkurtër kohore. Honda ka si qëllim një lansim suborbital deri në vitin 2029. Pse po e bën Honda këtë? Ajo e sheh veten si një kompani mobiliteti që ndërton shumë gjëra që lëvizin, duke përfshirë vetura, makina barik, motoçikleta dhe aeroplanë. Raketat shihen si hapi tjetër logjik, veçanërisht në një botë ku satelitët mbledhin të dhëna dhe i transmetojnë ato në Tokë. Ndryshe, Honda e filloi programin e saj të raketave në vitin 2019. Mendimi është se, ndërsa stili i jetës së njerëzve ndryshon, ata do të përdorin më shumë shërbime të mundësuara nga satelitët që transmetojnë të dhëna. Një nga sfidat është kostoja e pajisjeve të transportit për t'i çuar ata në hapësirë. /Telegrafi/

Njeriu me më shumë tatuazhe në Britani thotë se fëmijët ndonjëherë "tmerrohen" prej tij

Njeriu me më shumë tatuazhe në Britani thotë se fëmijët ndonjëherë "tmerrohen" prej tij

Jeta është problematike për 'burrin me më shumë tatuazhe të Britanisë'. 45-vjeçari ka zbuluar se fëmijët ndonjëherë “tmerrohen” prej tij. Ata që kanë fobi thjesht “refuzojnë” ta shikojnë. I njohur si “King Of Ink Land”, ai tha se nuk ka bërë tatuazhe për 4 vjet, por ka plane të bëjë përsëri ndërhyrje në të ardhmen e afërt. Ai tha se, ndërsa reagimet e njerëzve mund t’i lëndojnë ndjenjat, ai ka mësuar të ndërtojë një lëkurë të fortë. “Unë jam vetvetja.” "E pranoj plotësisht se jam pjesë e një komuniteti jokonformist, larg asaj që shoqëria dëshiron si normale. Shpresoj vetëm që, nëse ndonjëherë e kaloj provimin e avokatisë në Mbretërinë e Bashkuar, bota të mos më shohë kështu atëherë", tha ai. "Unë jam ende një njeri nga brenda, pavarësisht sharjeve dhe murmuritjeve të njerëzve që më quajnë 'Avatar' ose 'Mutant'. Kam një familje, një personalitet, interesa, aftësi dhe shumë më tepër." /Telegrafi/

A mund të parandalojë Al pastrimin e parave dhe të luftojë financimin e terrorizmit?

A mund të parandalojë Al pastrimin e parave dhe të luftojë financimin e terrorizmit?

Bankat dhe institucionet financiare po përballen me një valë në rritje mashtrimesh dhe pastrimi parash, si dhe me një presion në rritje për të vazhduar me shtrëngimin e rregulloreve financiare. Pavarësisht rritjes së shpenzimeve deri në 10% në vit në disa tregje të zhvilluara midis viteve 2015 dhe 2022, industria financiare zbulon vetëm rreth 2% të flukseve globale të krimit financiar, sipas Interpolit. Tani, disa besojnë se Al mund të ndihmojë në lehtësimin e barrës. Në Norvegji, startup-i fintech Strise ka ndërtuar një platformë të Al që skanon regjistrat publikë dhe raportet e medias për të identifikuar rreziqet e mundshme të pastrimit të parave në kohë reale. Agjenti me Al është projektuar për të verifikuar aplikimet e reja për hapjen e llogarive në institucionet financiare që i nënshtrohen legjislacionit evropian kundër pastrimit të parave, siç janë bankat, kompanitë e sigurimeve dhe shërbimet e pagesave. Nëse keni hapur ndonjëherë një llogari bankare online, do t'ju jetë kërkuar të plotësoni të dhëna të tilla si adresa dhe profesioni juaj dhe t'i përditësoni ato një herë në vit. Kjo është pjesë e procesit "Njih Klientin Tënd" (KYC), një kërkesë ligjore e hartuar për të verifikuar se kush janë klientët dhe nga vijnë paratë e tyre. Tradicionalisht, kontrollet KYC janë mbështetur në ekipe analistësh të përputhshmërisë që shqyrtojnë bazat e të dhënave, dosjet e korporatave dhe raportet e lajmeve për të konfirmuar pronësinë, për të gjurmuar lidhjet dhe për të identifikuar rreziqet e mundshme. Këto kontrolle kanë për qëllim të ndalojnë kriminelët të përdorin bankat legjitime për të lëvizur para të pista. Por ato janë të ngadalta dhe të shtrenjta. “Tani mund të keni një Al që mbledh informacion dhe e bashkon atë në një mënyrë krejt të re”, tha Marit Rodevand, bashkëthemeluese dhe CEO e Strise. “Nëse mund të dallosh një kompani të dyshimtë në momentin e integrimit, mund ta parandalosh që ajo të hapë një llogari bankare dhe të integrohet në zgjidhje financiare”, shtoi ajo. Sistemi me Al i Strise identifikon automatikisht shenja paralajmëruese, të tilla si lidhjet me individë të sanksionuar, juridiksione me rrezik të lartë ose figura të lidhura politikisht që mund të jenë të cenueshme ndaj korrupsionit. Për shembull, analistët që përdorin këtë sistem mund të shohin shenja paralajmëruese tek individët në listat e sanksioneve dhe politikanët që mund të jenë “shumë me ndikim” ose “më të ndjeshëm ndaj korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”, sipas Robin Lycka, një arkitekte zgjidhjesh në Strise. Strise thotë se institucionet financiare që përdorin platformën e saj kanë qenë në gjendje të identifikojnë dhe refuzojnë kompanitë me risk të lartë në mënyrë më efikase, duke rritur kapacitetin e tyre të trajtimit të rasteve deri në dhjetëfish pa shtuar staf. Në një demonstrim, Strise tregoi një portofol kompanie ku shfaqeshin shenja paralajmëruese për një pronësi të mundshme nga oligarkët rusë. “Pasi të keni atë informacion, mund të zgjidhni nga një nivel portofoli nëse doni apo jo ta përfundoni atë integrim me klasifikimin e llogaritur të rrezikut”, tha Lycka. Në një portofol tjetër, sistemi sinjalizoi një kompani me seli në Estoni të lidhur me dy individë të cilët ishin dënuar për një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha në histori, me vlerë 560 milionë dollarë. Platforma gjithashtu mund të gjenerojë raporte dhe përmbledhje të gjetjeve të saj, duke përdorur modele të mëdha gjuhësore (LLM) për të përpiluar narrativa të riskut për paraqitjet rregullatore, një detyrë që më parë kërkonte orë të tëra shkrimi manual. Ndryshe, Bashkimi Evropian po finalizon aktualisht një Autoritet gjithëpërfshirës Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) në Frankfurt dhe një direktivë në të gjithë BE-në që do të hyjë në fuqi në vitin 2027 "për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit". Stanislaw Tosza, profesor në Universitetin e Luksemburgut, tha se reforma sjell një “fushë të re përgjegjësie”. “Shkalla gjithnjë në zgjerim e detyrimeve kundër pastrimit të parave (AML), e kombinuar me rrezikun në rritje të sanksioneve për mosrespektim, e bën Al një mjet tërheqës për subjektet e detyruara që kërkojnë të menaxhojnë këto përgjegjësi në rritje”, tha Tosza. Ai shtoi se sipas ligjit të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, kërkohet një shkallë e caktuar mbikëqyrjeje njerëzore “kur sistemet e automatizuara marrin vendime që ndikojnë ndjeshëm te njerëzit”. Strise thotë se klientët e saj kanë qenë në gjendje të zvogëlojnë pozitivët e rremë, që ndodh kur një sistem sinjalizon diçka si të dyshimtë edhe pse është plotësisht e ligjshme, me "30 deri në 40% me monitorim të automatizuar të klientëve". Por ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa automatizimi mund të zvogëlojë numrin e pozitivëve të rremë, ai gjithashtu mund t'i bëjë gabimet më të vështira për t'u zbuluar ose kundërshtuar. /Telegrafi/

"Nga Kosova te Izraeli", Trump nxjerr listën me luftërat që pretendon se i ka përfunduar

"Nga Kosova te Izraeli", Trump nxjerr listën me luftërat që pretendon se i ka përfunduar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxori një copë letër nga xhaketa e tij gjatë një paraqitjeje në emisionin "60 Minutes" të CBS. Letra përmbante një listë me tetë luftëra që Trump pretendon se i ka përfunduar. "Solla një listë. Shikojeni këtë. Luftëra. Sa prej tyre kam zgjidhur. Kamboxhia dhe Tajlanda. Kosova dhe Serbia. Kongo dhe Ruanda. Pakistani dhe India. Ata rrëzuan shtatë aeroplanë. Izraeli dhe Irani, a keni dëgjuar për këtë? Egjipti dhe Etiopia. Etiopia ndërtoi një digë të madhe. Armenia dhe Azerbajxhani. Dhe nëse shikoni, Izraeli dhe Hamasi, që është, e dini, një situatë e vështirë", tha Trump. "Kam zgjidhur tetë nga nëntë luftëra. E dini si i zgjidha. Në 60% të rasteve, ju thashë nëse nuk ndaloni së luftuari, do të vendos tarifa mbi vendet tuaja dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes me SHBA-në”, shtoi ai. Prezantuesja Norah O'Donnell e pyeti pse taktika të tilla nuk funksionojnë me presidentin rus Vladimir Putin. "Mendoj se funksionon me Putinin. Unë u solla ndryshe me të sepse nuk bëjmë shumë biznes me Rusinë, e dini? Ai nuk është dikush që blen shumë nga ne. Por mendoj se do t'i pëlqente. Mendoj se ai dëshiron të vijë dhe dëshiron të tregtojë me ne dhe dëshiron të fitojë shumë para për Rusinë. Më pëlqen kjo", u përgjigj ai. Prezantuesja ishte e interesuar nëse mund të arrinte një marrëveshje me Putinin në muajt e ardhshëm. "Mendoj se do ta bëjmë, po. Mendoj se ai me të vërtetë dëshiron të bëjë biznes me SHBA-në. Funksionoi me Indinë, funksionoi me Pakistanin dhe funksionoi me 60% të këtyre vendeve. Mund t'ju them, nëse nuk do të ishin tarifat dhe tregtia, nuk do të isha në gjendje të bëja biznes", theksoi Trump. /Telegrafi/