I vetmi rrezik këtu janë gjarpërinjtë: Vendi ku George Orwelli shkroi veprën “1984”

I vetmi rrezik këtu janë gjarpërinjtë: Vendi ku George Orwelli shkroi veprën “1984”

Fotografi Craig Easton ndoqi gjurmët e viteve që George Orwell kaloi në Xhura, në ishullin hebridian, ku ai shkroi kryeveprën e tij distopike - dhe për pak sa nuk u mbyt në një vorbull. Përgatiti: The Guardian Përkthimi: Telegrafi.com Në vitin 2023, Craig Easton u ftua të qëndronte në Barnhill, një fermë e largët në ishullin Xhura në Skoci, ku mes viteve 1946 dhe 1949 George Orwell shkroi veprën 1984 [ Nineteen Eighty-Four ]. Easton realizoi një seri fotografish me një aparat të formatit të madh, duke u dhënë tonalitet printimeve me çaj të fortë si një homazh për autorin. “Kam marrë një shtëpizë në Xhura, në Hebride”, i ka shkruar Orwelli mikut të tij Stafford Cottman në vitin 1946. “Është një vend jashtëzakonisht i paarritshëm”. Ai shtoi: “Shpresoj të jem mjaft i qetë që të filloj një roman të ri”. - Libri Një vend jashtëzakonisht i paarritshëm [ An Extremely Un-Get-Atable Place ] nga Craig Easton është botuar nga GOST. Orwell ishte në prag të vdekjes, por pas vdekjes së parakohshme të gruas së tij, Eileen, ai ishte i vendosur të luftonte për jetën. Ditarët dhe letrat e tij janë plot me plane për të ardhmen. “Do të mbjell pemë frutore këtë vjeshtë dhe shpresoj që të jem këtu për të shijuar frytet e tyre”, i ka shkruar ai Anne Pophamit, fqinjës së tij londineze, së cilës i propozoi martesë pas vdekjes së Eileenit. “Është kënaqësi e madhe të jesh në një vend ku Richardo [djali i tij i adoptuar] mund të hyjë e dalë nga shtëpia pa qenë në rrezik për t’u shtypur nga ndonjë makinë. Rreziku i vetëm këtu për të janë gjarpërinjtë”. “Vendin tonë në Xhura tashmë e kam bërë goxha funksional ... dhe qëndrojmë më mirë me karburant dhe ushqimin sesa në Londër. Çuditërisht, dimrat nuk janë edhe aq të ftohtë. Vështirësitë kryesore janë se në mot të keq nganjëherë je i shkëputur nga pjesa tjetër jashtë ishullit dhe gjithmonë kemi mungesë të benzinës. Megjithatë, mund të përdorësh një kalë nëse je i detyruar”. - Letër drejtuar John Middleton Murry, redaktorit të revistës letrare The Adelphi , mars 1948. “S’di si të të falënderoj për çajin. Gjithmonë duket se pimë më shumë sesa mund të marrim ligjërisht dhe gjithmonë jemi paksa të prirë të trokasim derë më derë për ndonjë filxhan tjetër, por nuk dua të të lë përshtypjen se mungesa është fatkeqe”. - Letër për Mamaine Koestlerin, gruan e autorit Arthur Koestler, janar 1947. “Jam mësuar aq shumë të shkruaj në shtrat saqë besoj se këtë e preferoj, ndonëse është e vështirë të shkruash me makinë aty. Po luftoj me fazat e fundit të këtij libri të mallkuar”. - Letër për David Astorin, redaktorin e The Observer -it, tetor 1948. “Do të kisha shkuar në sanatorium para dy muajsh po të mos doja ta përfundoja këtë libër të mallkuar”. - Letër për David Astorin, dhjetor 1948. “Ditë e ndyrë, shi pothuajse pa ndërprerje. Çatia pikon rëndë. Stilolapsi u prish, pas vetëm gjashtë javësh. Deti i trazuar. Shqiponja në qiell”. - Ditari , nëntor 1948. “Më vjen keq t’ju them se do të duhet të ecni në tetë miljet e fundit, sepse s’kemi asnjë mjet transporti. Gjithsesi, nuk është ndonjë ecje e tmerrshme nëse mund të përballoni një çantë shpine”. - Letër për Sally McEwanin, sekretare e revistës Tribune , korrik 1946. “Pesë minj (dy të vegjël, dy shumë të mëdhenj) u kapën në stallë gjatë dy javëve të fundit. Këta minj duket se zihen shumë lehtë. Kurthet thjesht vendosen në rrugicat e tyre, pa karrem dhe pothuajse të pambuluara. Gjithashtu nuk merren masa paraprake gjatë vënies së tyre. Së fundmi dëgjova që dy fëmijë në Ardlus janë kafshuar nga minjtë (në fytyrë, si zakonisht)”. - Ditari , qershor 1947. “Pësuam një aksident me varkë dhe katër prej nesh, përfshirë Richardin, për pak sa nuk u mbytëm. Hymë në vorbull, sepse u përpoqëm të kalonim përmes ngushticës në një kohë të papërshtatshme baticash, dhe motori u përthith nga uji. Arritëm të dilnim me lopata dhe mbërritëm në një nga ishujt e vegjël, që ka vetëm shkëmbinj të mbuluar me zogj deti. Deti ishte i trazuar dhe varka u përmbys teksa po zbrisnim në breg ... Richardit i pëlqeu çdo moment, përveç pjesës kur ra në ujë”. - Letër për mësuesen e gjimnastikës, Brenda Salkeld, shtator 1947. “Nuk jam i kënaqur me librin, por nuk jam plotësisht i zhgënjyer. Më ka lindur si ide që në vitin 1943. Mendoj se është një ide e mirë, por realizimi do të kishte qenë më i mirë sikur të mos e kisha shkruar nën ndikimin e tuberkulozit. Ende s’e kam vendosur përfundimisht titullin, por po hezitoj mes 1984 [ Nineteen Eighty-Four ] dhe Njeriu i fundit në Evropë [ The Last Man in Europe ]”. - Letër për Fred Warburgun, botuesin e librave kryesorë të Orwellit, tetor 1948. “Teksa babai im luftonte për ta përfunduar librin, i rrethuar nga tymi i cigareve, nga dritarja e dhomës së tij ai shihte tufat e mëdha të drerëve të kuq që endeshin lirshëm në Xhura, ndoshta duke shpresuar e dëshiruar që edhe ai do të mund të shpëtonte nga sëmundja që po ia shkatërronte mushkëritë. Eh, mirë, ‘le ta pimë edhe një tjetër cigare’”! - Richard Blair, maj 2025. /Telegrafi/

Bytyqi: Raporti i BE-së është pasqyrë për Maqedoninë e Veriut - ksenofobe me matricë ballkanike

Bytyqi: Raporti i BE-së është pasqyrë për Maqedoninë e Veriut - ksenofobe me matricë ballkanike

"Një qeveri që ndërton kapital politik me narrativa ksenofobe dhe komoditet provincial ballkanik nuk mund të japë rezultate që i njeh Bashkimi Evropian", thotë deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. "Kur pozicionet politike dhe ekonomike janë formësuar sipas një matrice të tillë për 18 muaj, institucionet bëhen imune ndaj reformës dhe paratë publike transformohen në një mjet për krijimin e besnikërisë afatshkurtër në vend që të mundësojnë vlerën ekonomike afatgjatë që do të lirohet në vend. Ky defekt vlerash është pasojë e një sistemi që minon sundimin e ligjit, gërryen meritokracinë dhe errëson transparencën sistemike, d.m.th. qeveria po dështon në segmentet në të cilat BE mat performancat më të rëndësishme të vendit", paralajmëron Bytyqi. Në këtë kontekst politik, për Bytyqin, raporti i BE-së për vitin 2025 nuk është një surprizë dhe ai regjistron saktësisht atë që po ndodh, atë që të gjithë e dimë dhe e pranojmë, që është se nuk ka përparim në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit, me një pavarësi të shqetësuar të sistemit gjyqësor, një deficit stafi dhe dobësi sistemike që kërkojnë lëvizje të qarta, siç është një Ligj i ri për Procedurën Civile, forcimi i Këshillit Gjyqësor në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe funksionaliteti i plotë i ACMIS. "Edhe pse vendi ruan një nivel të lartë të përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, që është një plus strategjik, stanjacioni dhe izolimi i reformave të brendshme neutralizojnë sinjalin pozitiv gjeopolitik drejt BE-së", përfundon Fatmir Bytyqi në këtë seksion. Nga ana tjetër, Bytyqi beson se Komisioni Evropian po i dërgon një mesazh të qartë ekonomisë sonë se i mungon një metodë e besueshme, që nënkupton që rregullat, procedurat dhe masat me të cilat bëhen politikat ekonomike janë të qarta, publike dhe zbatohen vazhdimisht, në mënyrë që rezultatet të jenë të parashikueshme dhe të verifikueshme, dhe jo të improvizuara. Ai thekson se raporti tregon qartë se politika fiskale bazohet në supozime optimiste, rekomandimet nga dialogu ekonomik evropian po zbatohen në një masë të kufizuar dhe ndërhyrjet në pavarësinë e institucioneve kryesore krijojnë pasiguri.

Themelohet dhe nis punën Këshilli i ri Drejtues i UP-së

Themelohet dhe nis punën Këshilli i ri Drejtues i UP-së

Në mbledhjen e tij të parë themeluese, Këshilli i ri Drejtues i Universitetit të Prishtinës (KD) është kompletuar edhe me të deleguarit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Universitetit të Prishtinës. Në këtë mbledhje, kryesues i KD-së u rizgjodh Altin Sahiti, ndërsa zëvendëskryesuese u zgjodh Arbëresha Nela-Turjaka. MAShTI zëvendësoi dy anëtarë të përbërjes së kaluar të KD-së, duke emëruar Myesere Hoxhën dhe Berenika Gashin, ndërsa ua vazhdoi mandatin Altin Sahitit dhe Arbëresha Nela-Turjakës. Anëtarët e Këshillit Drejtues nga personeli akademik i UP-së në përbërje janë: prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi, të cilët janë zgjedhur në fund të qershorit 2025. "Këshilli Drejtues i UP-së me kryesues Altin Sahitin, zëvendëskryesuese Arbëresha Nela-Turjakën dhe anëtarët Myesere Hoxhën, Berenika Gashin, Mimoza Ibranin, Teuta Jashari-Kajtazin, Arian Krasniqin, Vjosa Fejza-Ademin dhe Kurtesh Sherifin, ka gjashtë gra në përbërje. Kjo trupë shumë e rëndësishme e UP-së u zotua se do të veprojë si ekip dhe me frymë e energji të re, për të mirën e Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë kosovare", thuhet në njoftimin e UP-së. /Telegrafi/

De Rossi rikthehet të drejtojë, bëhet trajner i skuadrës në Serie A

De Rossi rikthehet të drejtojë, bëhet trajner i skuadrës në Serie A

Pas largimit të Patrick Vieiras, klubi i Genoas ka vendosur të emërojë Daniele De Rossin si pasues të tij në stolin e Rossoblu-ve, raporton Sky Sport. Ish-trajneri i Romës pritet të marrë drejtimin menjëherë dhe do të ulet në stol për ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet të dielën, më 9 nëntor, ndaj Fiorentinës në orën 15:00. Sipas raportimeve në Itali, janë ende disa formalitete për t’u përfunduar, por më pas do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratës. Ky emërim vjen në një moment kritik për Genoan, e cila ka pasur një fillim të vështirë sezoni dhe kërkon stabilitet pas ndryshimeve të shumta në drejtim. De Rossi, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Romës dhe përvojën e tij të parë si trajner, pritet të sjellë autoritet dhe disiplinë në skuadër. Menaxhimi i Rossoblu-ve nën drejtimin e tij synon të përmirësojë performancën e skuadrës në Serinë A dhe të krijojë një ekip më konkurrues. Ky do të jetë një provë e hershme për De Rossin, i cili do të duhet të përballet menjëherë me një sfidë të madhe kundër Fiorentinës, një rival i fortë në kampionat. Trajneri italian ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij taktike dhe të japë një impuls pozitiv për skuadrën, duke shpresuar të rikthejë Genoan në rrugën e fitoreve. /Telegrafi/

Ish-prezantuesja amerikane e televizionit pret policinë para shtëpisë së saj e mbuluar me gjak: Unë vrava nënën time

Ish-prezantuesja amerikane e televizionit pret policinë para shtëpisë së saj e mbuluar me gjak: Unë vrava nënën time

Një ish-prezantuese e një emisioni të mëngjesit në Misuri dyshohet se e ka vrarë me thikë nënën e saj të moshuar në Halloween, dhe më pas u ka thënë dispeçerëve të policisë se e bëri këtë “për të shpëtuar veten”. Fqinjët në lagjen piktoreske në Wichita, Kansas, thanë se u traumatizuan pasi Angelynn Mock, 47 vjeç, doli nga një shtëpi pak para orës 8 të mëngjesit të së premtes e mbuluar me gjak, transmeton Telegrafi. “Pati një grua që iu afrua automjetit tonë me gjak, sikur duart e saj ishin të mbushura, trupi i saj ishte i mbushur me gjak, duke kërkuar të telefononte 911”, tha për KAKE, Alyssa Castro, e cila jeton në lagje. Castro i tha medias se Mock mori telefonin e saj dhe u kthye me vrap brenda në shtëpi, ku ajo telefonoi autoritetet dhe dyshohet se pretendoi se “e kishte therur nënën e saj për të shpëtuar veten”, thanë dispeçerët e policisë së qarkut Sedgwick. Kur mbërritën oficerët e policisë së Wichitës, Mock po priste jashtë me një sërë prerjesh të përgjakshme në duar. Nëna e Mock, 80-vjeçarja Anita Avers, u gjet "pa ndjenja në shtratin e saj me plagë të shumta thike". Ajo u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë, ku vdiq vetëm 30 minuta më vonë, sipas departamentit të policisë. Mock u mor në paraburgim dhe u dërgua në burgun e qarkut Sedgwick për vrasje të shkallës së parë dhe po mbahet me një garanci prej 1 milion dollarësh, sipas zyrës së sherifit të qarkut. Policia përfundimisht ia ktheu telefonin të dashurit të Castros. Megjithatë, Castro ishte thjesht mirënjohës që ata "ishin në gjendje të ndihmonin". Mock punoi në KTVI Fox 2 si spikere zëvendësuese në mëngjes dhe në mbrëmje nga viti 2011 deri në vitin 2015, sipas LinkedIn-it të saj. Ajo ndërroi vende të ndryshme pune në Gateway deri në gusht 2017 përpara se të merrte një pauzë dyvjeçare dhe të kalonte në një kompani menaxhimi të dhënash me të paktën pesë zyra në Midwest, përfshirë një në Wichita. /Telegrafi/

Murati: Ndër të paktat koalicione që kanë mbështetjen e votuesve është ai në Vushtrri, në mes VV dhe LDK-së

Murati: Ndër të paktat koalicione që kanë mbështetjen e votuesve është ai në Vushtrri, në mes VV dhe LDK-së

Ministri në detyrë, Hekuran Murati tha sot se ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Murati në një postim në Facebook shkruan se shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre “Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, shkruan Murati. /Telegrafi/

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend. “Askund në Kushtetutë nuk … Continued The post Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Bild: Real Madridi ka vendosur ta shesë përfundimisht Viniciusin

Bild: Real Madridi ka vendosur ta shesë përfundimisht Viniciusin

Real Madridi thuhet se është ngopur me aventurat e yllit brazilian, Vinicius Junior dhe do ta shesë në afatin kalimtar të verës. Sipas informacioneve nga gazeta Bild , klubi mbretëror planifikon ta shesë brazilianin në verën e vitit 2026. Vendimi u mor pas incidentit gjatë El Clasicos kundër Barcelonës në fund të tetorit. Vinicius kishte protestuar me forcë pasi u zëvendësua përsëri nga trajneri Xabi Alonso. Real Madridi këmbënguli për një falje publike. Ai gjithashtu duhej të kërkonte falje brenda ekipit dhe trajnerit. ????????: Real Madrid have decided to sell 25-year-old Brazil forward Vinicius Jr next summer after his reaction to being substituted against Barcelona. (Source: Bild ) pic.twitter.com/N3LPN5CXKh — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 5, 2025 Fakti që ditën e kërkimfaljes u shfaq një artikull në mediumin The Athletic që përshkruante problemet që disa lojtarë kishin me udhëheqjen e Alonsos dhe kërkesat e tij për disiplinë, dhe citonte në mënyrë anonime një person pranë ekipit: "Ai mendon se është Pep Guardiola, por deri më tani është thjesht Xabi", i atribuohet kampit të Vinicius. Presidenti i klubit, Florentino Perez, njihet si mik i superyjeve. Megjithatë, Vinicius e ka tepruar me mosmarrëveshjet e tij me Alonson pas sjelljeve të shumta ekstravagante në vitet e fundit. Për Perezin, çështja është të tregojë se asnjë nga lojtarët e tij nuk është më i madh se klubi. Se kjo ishte vetëm me interes të vogël për brazilianin, u duk qartë në ndeshjen e tij të parë pas debaklit në El Clasico. Në fitoren 4-0 kundër Valencias, ai kapi një penallti që ishte menduar për Kylian Mbappen dhe e humbi. Alonso më vonë e zëvendësoi atë. Meqenëse kontrata e Vinicius skadon në vitin 2027, Real Madridi po përpiqet ta zgjasë atë pavarësisht vendimit për ta shitur atë. Klubi dëshiron të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të parandaluar që ylli brazilian të ulë vlerën e tij përmes sjelljeve të mëtejshme të pahijshme. Vlera e tij aktuale në treg është 150 milionë euro. Për Alonson, kjo do të thotë: ruajtja e një imazhi të qetë publik. /Telegrafi/

Çfarë thonë bastet për përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi?

Çfarë thonë bastet për përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi?

Sipas të dhënave të fundit në Polymarket, shanset që të arrihet një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës para fundit të vitit 2026 mbeten ende shumë të ulëta, duke qëndruar dukshëm nën 50 për qind. Kjo pasqyron një perceptim të qartë në tregjet e parashikimit se konflikti nuk pritet të përfundojë shpejt. Megjithëse ka pasur përpjekje diplomatike dhe thirrje ndërkombëtare për një ndërprerje të armatosur, tregu vazhdon të konsiderojë se negociatat do të jenë të vështira dhe se tensionet mund të vazhdojnë për një periudhë të gjatë. Një shkak i mundshëm për këtë vlerësim është intensiteti i vazhdueshëm i luftimeve, sfidat politike brenda vendeve të përfshira, dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm, përfshirë aleancat ndërkombëtare dhe sanksionet ekonomike. The odds on a ceasefire in the Russia-Ukraine before the end of 2026 is still well below 50% on @Polymarket pic.twitter.com/vDIulnqmbx — Visegrád 24 (@visegrad24) November 4, 2025 Analistët vënë në dukje se, edhe nëse palët e përfshira shfaqin gatishmëri për të biseduar, arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që të respektohet nga të dyja anët mbetet një detyrë e vështirë. Në këtë kontekst, tregjet e parashikimit, si Polymarket, ofrojnë një pasqyrë interesante mbi perceptimin publik dhe profesional të mundësive për paqe. Duke marrë parasysh vlerësimet aktuale, mund të përfundosh se probabiliteti që armëpushimi të ndodhë brenda periudhës së ardhshme është më i vogël se gjysma, gjë që tregon se tregu nuk po llogarit në një zgjidhje të shpejtë të krizës. Ndryshe, Polymarket është një platformë online për parashikime, ku përdoruesit mund të “bëjnë lojë” mbi rezultatin e ngjarjeve reale - politike, ekonomike, sportive dhe të tjera. /Telegrafi/

Në prag të finales së Miss Universe: Disa konkurrente u larguan nga eventi për shkak të një konflikti me organizatorin

Në prag të finales së Miss Universe: Disa konkurrente u larguan nga eventi për shkak të një konflikti me organizatorin

Tensionet brenda konkursit të bukurisë “Miss Universe 2025” u përshkallëzuan dje pasi drejtori i konkursit të bukurisë në Tajlandë, Nawat Itsaragrisil, u përplas me “Miss Mexico” Fatima Bosch gjatë një eventi live në Bangkok, duke bërë që disa konkurrente të largoheshin nga eventi. Konkretisht, në videon virale të TikTok, momenti i saktë i grindjes mund të shihet ndërsa modelja Fatima Bosch i thotë atij: "Ne ju respektojmë, ashtu siç duhet të na respektoni edhe ju. Unë po përfaqësoj vendin tim këtu dhe nuk është faji im që keni probleme me organizatorët e mi". Nevati u përgjigj: "Jo, së pari duhet të më dëgjosh mua, pastaj të debatosh me mua". Nawat Itsaragrisil, director of the MGI pageant, faces criticism after publicly reprimanding and asking security to remove Miss Mexico from sash ceremony in Thailand. Several delegate walked out in solidarity with Fátima Bosch. pic.twitter.com/XttGvHgoKZ — Pop Crave (@PopCrave) November 4, 2025 Pak çaste më vonë, Bosch u ngrit dhe doli nga dhoma ndërsa Navati urdhëroi: "Ndalo. Siguria". Disa konkurrente, përfshirë edhe Miss Universe aktuale, Victoria Kjær nga Danimarka, e ndoqën atë në shenjë solidariteti. Duke refuzuar të heshtë, Fatima ka folur me gazetarët së bashku me Miss Universe Irak, Hanin Al Qoreishy. Në një video tjetër që u bë virale, ajo dëgjohet duke thënë se ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti, duke shtuar: "Ai më quajti budallaqe sepse ka probleme me organizatorët dhe mendoj se kjo është e padrejtë". Thaïlande – Mexique | Culture Polémique à Miss Univers : le directeur de Miss Univers Thaïlande, Nawat Itsaragrisil, a insulté Fátima Bosch, la représentante du Mexique, pour ne pas avoir publié sur le concours. La candidate mexicaine a réagi en déclarant que « toutes… pic.twitter.com/WIKJZoA1sF — KRONIK Insights (@KRONIKInsights) November 5, 2025 Pas konfliktit, Bosch mori shumë mbështetje, veçanërisht në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues vlerësuan guximin e saj për luftën për dinjitet dhe respekt në zgjedhje. /Telegrafi/

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes. Kështu thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. “AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut”, thuhet në reagim. AGK thekson tutje se RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar. “AGK-ja angazhohet që anëtarët e saj në RTK dhe të gjithë punonjësit e tjerë aty të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje e pengesa, dhe në interes të publikut. AGK-ja bën thirrje që një qeveri dhe një kuvend i ri të miratojnë pa vonesa një ligj të ri për RTK-në, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarësinë e plotë të veprimit, duke i mundësuar gjithashtu një shtëpi të përhershme për zhvillimin e punës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Raporti i Progresit: Miratimi i Kodit Civil dhe ndryshimet në Ligjin për lirinë fetare mbeten pezull

Raporti i Progresit: Miratimi i Kodit Civil dhe ndryshimet në Ligjin për lirinë fetare mbeten pezull

Për të drejtat themelore të njeriut, Raporti i Progresit për vitin 2025, vlerëson se në përgjithësi, korniza ligjore dhe institucionale për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut është në vend, por zbatimi kërkon më shumë përpjekje.  Në raport është theksuar se mungesa e miratimit të Kodit Civil dhe ndryshimet në Ligjin për […] The post Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Prilep, viktimat janë të moshës 35 dhe 56 vjeç

Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Prilep, viktimat janë të moshës 35 dhe 56 vjeç

Më 04.11.2025 në orën 16:40, në SPB të Prilepit është raportuar se në rrugën kryesore Gradsko-Prilep, në afërsi të fshatit Radobil, Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti "Kia" me targa të Radovishit, drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topolnicë, Radovish, dhe një automjeti "Volkswagen Passat" me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, Kavadar, thonë nga MPB. "Shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rajoni i Kavadarit, ndërruan jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit. Aksident trafiku në rrugën Prilep - Rosoman, humbin jetën dy persona Vdekja është konfirmuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi. Në aksident, shoferi i automjetit "Kia" dhe bashkudhëtari i tij S.O. (24) nga fshati Topolnicë, Radovish, si dhe pasagjerët e automjetit "Kia" N.P. (28), T.P. (53) dhe S.P. (31), të gjithë nga fshati Drenovë, Kavadar, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë trajtuar në Spitalin e Qytetit të Prilepit dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit", njoftojnë nga MPB. Nga atje shtojnë se inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Prilepit. /Telegrafi/

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile

Një shtetas i huaj ka pësuar lëndime si pasojë e therjes me një mjet të prehtë, të martën në Gjakovë. Sipas raportimeve thuhet se bëhet fjalë për zyrtarin e Bashkimit Evropian në Kosovë, S.SH. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë e më pas është dërguar në QKUK. Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, por të njëjtit kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. “Lidhur me rasti në fjalë, ju lutem që ti drejtoheni Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që rasti menjëherë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si kompetencë lëndore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës. Ndërkaq drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se i njëjti është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente dhe se gjendja e tij është stabile. “Rasti ka qenë mbrëmë, është trajtuar në Qendrën Emergjente, gjenda është stabile. Më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla. Telegrafi ka dërguar pyetje gjithashtu edhe në zyrën e BE-së në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje. /Telegrafi/