Britney Spears fshin Instagramin pas postimeve të çuditshme dhe përplasjes me ish-bashkëshortin

Britney Spears fshin Instagramin pas postimeve të çuditshme dhe përplasjes me ish-bashkëshortin

Britney Spears ka fshirë llogarinë e saj në Instagram pas një serie postimesh të çuditshme që shqetësuan fansat dhe një përplasje publike me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Llogaria e këngëtares 43-vjeçare nuk është më e aksesueshme dhe shfaq mesazhin “profili mund të jetë hequr”. Së fundmi, Spears kishte ndarë video ku kërcente me mavijosje të dukshme në krahë dhe bënte komente misterioze për djemtë e saj, Jayden, 19 vjeç, dhe Sean Preston, 20 vjeç, shkruan DailyMail. Ajo gjithashtu pretendoi për një dëmtim të tmerrshëm në këmbë dhe një dëmtim në tru, duke shqetësuar ndjekësit. Lajmi vjen pas pretendimeve tronditëse të Federline në kujtimet e tij, ku akuzon Spears për sjellje të papërshtatshme ndaj fëmijëve dhe rrezikim të tyre gjatë viteve kur ai kishte kujdestarinë e plotë. Ai sfidon idenë e përhapur se kujdestaria 13-vjeçare e Spears ishte e padrejtë, duke e paraqitur atë si një periudhë që solli stabilitet. Ndërkohë, Spears ka përdorur Instagramin për të shprehur dhimbjen e saj për marrëdhënien me fëmijët dhe ngacmimet e ish-bashkëshortit, duke i lënë fansat të shqetësuar për gjendjen e saj emocionale dhe fizike. /Telegrafi/

Trump thotë se Rusia dhe Kina kanë testuar fshehurazi armë bërthamore

Trump thotë se Rusia dhe Kina kanë testuar fshehurazi armë bërthamore

Presidenti Donald Trump pretendoi të dielën se vende, përfshirë Rusinë dhe Kinën, kanë kryer teste bërthamore nëntokësore të panjohura për publikun dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin një shembull të tillë. "Rusia po teston, Kina po teston, por ata nuk flasin për këtë", tha ai për programin "60 Minutes" të CBS, në një intervistë të publikuar të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk teston", tha ai, duke shtuar Korenë e Veriut dhe Pakistanin në listën e kombeve që dyshohet se testojnë arsenalet e tyre. Siç theksojnë mediat, konfuzioni ka rrethuar urdhrin e Trump që Shtetet e Bashkuara të fillojnë testimet, veçanërisht nëse ai nënkuptonte kryerjen e shpërthimit të parë bërthamor të vendit që nga viti 1992. Republikani 79-vjeçar bëri njoftimin e tij të papritur me anë të një postimi në mediat sociale të enjten, pak minuta para se të hynte në një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut. Njoftimi erdhi pas deklaratës së Rusisë se kishte testuar një raketë të re me energji bërthamore, Burevestnik, dhe një dron nënujor me energji bërthamore. I pyetur drejtpërdrejt nëse planifikonte që Shtetet e Bashkuara të shpërthenin një armë bërthamore për herë të parë në më shumë se tre dekada, Trump i tha CBS: "Po them se do të testojmë armë bërthamore siç bëjnë vendet e tjera, po". /Telegrafi/

AVONET padit Qeverinë në detyrë, kërkon anulimin e vendimit për buxhetin 2026

AVONET padit Qeverinë në detyrë, kërkon anulimin e vendimit për buxhetin 2026

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative një padi për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, nr. 02/273, të datës 31 tetor 2025, që miraton projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026. Sipas AVONET, vendimi i Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Për këtë arsye, organizata ka kërkuar gjithashtu vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata. Në padinë e dorëzuar, AVONET thekson se “Qeveria në detyrë me rastin e miratimit të vendimit në fjalë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 72, si dhe me nenet 28, 29 dhe 31 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat kufizojnë veprimtarinë e një qeverie që ushtron funksionet vetëm për çështje të domosdoshme administrative dhe jo të miratoj projektligje.” AVONET argumenton se miratimi i projektligjit për ndarjet buxhetore përbën një akt me karakter administrativ dhe politik, që tejkalon kompetencat e një qeverie në detyrë. Organizata gjithashtu thekson se disa anëtarë të kabinetit tashmë janë në funksionin e deputetit të Kuvendit, duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve dhe ndalimin e ushtrimit të dy funksioneve publike njëkohësisht. Rrjeti i OJQ-ve kërkon nga gjykata që të anulojë vendimin e Qeverisë në detyrë si të paligjshëm dhe antikushtetues; të pezullojë efektet e tij deri në vendimin përfundimtar, duke garantuar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës. AVONET thekson se ky veprim është i drejtë dhe i domosdoshëm për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional, duke siguruar që proceset buxhetore të zhvillohen në përputhje me mandatet legjitime dhe parimet demokratike të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në Junik

Reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në Junik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Junik, ka njoftuar se për shkak të rënies së nivelit të ujit në burime, nga sot do të fillojë zbatimi i reduktimeve të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit zyrtar, reduktimet do të aplikohen çdo ditë nga ora 13:00 deri në ora 17:00, deri në një njoftim të ri nga kompania, njofton Telegrafi. KRU “Hidrodrini” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë masë të përkohshme, duke theksuar se masa është e domosdoshme për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm të rezervave ujore. “Orari mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Media të KRU “Hidrodrini”. / Telegrafi /

MPB-Maqedoni: 16.801 kundërvajtje komunikacioni, janë ndaluar 121 persona

MPB-Maqedoni: 16.801 kundërvajtje komunikacioni, janë ndaluar 121 persona

Në periudhën nga 01.10.2025-31.10.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16,801 urdhërpagesa të dhëna, 4,821 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga MPB-ja. Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal 121 persona, nga të cilët 94 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, katër për ngasje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose prekursorëve, 15 për ngasje me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në vendbanim, tetë për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit. Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit tetor, janë evidencuar 4,165 kundërvajtje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 1,888 masa ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 373 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit. “Nga ana tjetër, ndërsa në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor u sanksionuan 111 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helemtës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 232 këmbësorë dhe 63 drejtues të trotinetëve elektrikë. Gjithashtu janë sanksionuar 942 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjete, 480 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 176 për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar edhe 145 shoferë për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë), ndërsa një shofer për vendosjen dhe përdorimin e paautorizuar të pajisjeve për dhënien e sinjaleve të posaçme të dritës dhe zërit në automjete (flesherë)”, theksojnë nga MPB-ja. Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Xabi Alonso po e shtyn Camavingan drejt largimit, Liverpooli gati oferta

Xabi Alonso po e shtyn Camavingan drejt largimit, Liverpooli gati oferta

Mesfushori francez Eduardo Camavinga është sërish në qendër të vëmendjes, pasi mund të jetë pjesë e një prej lëvizjeve më të bujshme të afatit kalimtar të ardhshëm. Sipas raportimeve, Liverpooli ka rihapur interesimin për lojtarin e Real Madridit dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh. Edhe pse Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë, klubi madrilen mund të shqyrtojë çdo ofertë të lartë që do të konsiderohej e favorshme ekonomikisht. Që prej transferimit të tij në “Santiago Bernabeu”, Camavinga ka treguar vlera të mëdha si futbollist i gjithanshëm, i aftë të luajë në disa pozicione të mesfushës dhe mbrojtjes. Megjithatë, me ardhjen e Xabi Alonsos në stol, roli i tij është zvogëluar, pasi trajneri spanjoll ka preferuar një strukturë më fikse në mesfushë. Pavarësisht kësaj, Camavinga mbetet i vlerësuar për potencialin dhe moshën e tij të re, dhe Real Madridi nuk e përjashton mundësinë e një shitjeje vetëm në rast të një oferte shumë të lartë. Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, falë aftësive fizike, teknikës dhe përvojës që ka fituar në nivelet më të larta të futbollit evropian. Për momentin, Real Madridi dëshiron ta mbajë lojtarin deri në fund të sezonit, por nëse mungesa e minutave vazhdon, një transferim në verë nuk përjashtohet. Kontrata e Camavingas me madrilenët zgjat deri në vitin 2029, por ai është i vetëdijshëm se për zhvillimin e tij ka nevojë për më shumë hapësirë në fushë, diçka që mund ta gjejë më lehtë në Ligën Premier. Një largim i mundshëm i tij do të ishte një humbje për Real Madridin dhe La Ligën, por edhe një përfitim i madh për Liverpoolin, që do të fitonte një lojtar të ri, të fortë dhe me përvojë ndërkombëtare. E ardhmja e Camavingas do të varet nga paraqitjet e tij në muajt e ardhshëm dhe nga vendimet strategjike të klubit në verë. /Telegrafi/

Punëtorët e ndërmarrjes ‘Gjelbër’ në Prishtinë pa rroga qe dy muaj

Punëtorët e ndërmarrjes ‘Gjelbër’ në Prishtinë pa rroga qe dy muaj

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Gjelbër” në Prishtinë nuk i kanë marrë ende pagat e muajit shtator, ndërkohë që kemi jhyrë në muajin tetor. Nga ndërmarrja thonë se arsyeja lidhet me borxhin që Komuna e Prishtinës i ka NPL “Gjelbër” për shërbimet e kryera, i cili kap shumën mbi 800 mijë euro. Kryeshefja ekzekutive e […] The post Universiteti britanik ndërpreu hulumtimin për të drejtat e njeriut pas presionit nga Kina appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Policia në Prizren sekuestron tre patentë-shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Prizren sekuestron tre patentë-shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Njësitë e Trafikut Rajonal në Prizren kanë ndërmarrë masa ndaj disa ngasësve që kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë gjatë kontrolleve të fundit me mjete inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë datave 29 dhe 31 tetor 2025, në zonat me kufizim 50 km/h janë regjistruar raste të shpejtësive ekstreme — 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h, përcjell Telegrafi. Të tre drejtuesit e mjeteve janë ndaluar nga njësitë policore dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore në përputhje me Kodin e Komunikacionit Rrugor: Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj. Një kundërvajtës është ndëshkuar me gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj. Policia ka bërë të ditur se bashkë me komunikatën janë dorëzuar fotografi, video-incizime dhe fletëparaqitje zyrtare që dokumentojnë shkeljet e evidentuara. Në fund, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të shmangin tejkalimin e shpejtësisë dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë. / Telegrafi /

BUKUROSHJA DOROTE

BUKUROSHJA DOROTE

Nga: Charles Baudelaire Përktheu: Roland Çipa Dielli topit gjithë qytetin me rrezet e tij të tmerrshme dhe pingule. [1] Rëra është verbuese dhe deti vezullon. Njerëzit, të trullosur e të nënshtruar, shtrihen të bëjnë pushimin e drekës, pushim që është si një lloj vdekje e këndshme, ku gjumashi gjysmë i zgjuar shijon kënaqësinë e shkatërrimit të vetvetes. E, megjithatë, Doroteja, e fortë dhe krenare si dielli, ecën në rrugën e shkretuar. Është e vetmja qenie e gjallë që ecën në këtë orë nën kaltërsinë e pamasë, duke formuar një njollë të shkëlqyeshme dhe të zezë në mes të hapësirës gjithë dritë. Ajo ecën duke tundur lehtësisht bustin e saj të hollë mbi ijët e gjera. Fustani prej mëndafshi ngjyrë rozë të çelur që i rri ngjitur pas trupit bie dukshëm në kontrast me errësirën e lëkurës së saj dhe mbështjell me përpikëri trupin e gjatë, kurrizin e harkuar dhe gjoksin me majë. Çadra e kuqe, duke filtruar dritën e diellit, projekton mbi fytyrën e errët të Dorotesë shëmbëlltyrën e përgjakur të imazhit të saj. Koka e saj e brishtë përkulet mbrapa nga pesha e floknajës së bollshme që ka një ngjyrë pothuajse blu dhe i jep asaj një pamje ngadhënjimtare dhe përtace. Vathët e rëndë gurgullojnë fshehtas te veshët e saj të adhurueshëm. Herë pas here, flladi që vjen nga deti ngre cepin e fustanit të saj valëvitës dhe nxjerr në pah këmbën e bukur e të lëmuar. Shputa, e ngjashme me atë të hyjneshave prej mermeri që ndodhen të burgosura në muzetë e Evropës, lë me besnikëri formën e saj mbi rërën e imët. Doroteja është mrekullisht kaq shumë lozonjare, saqë për të, kënaqësia e të qenit e admiruar nga të tjerët është më e fortë sesa krenaria e të qenit e çliruar nga skllavëria. Prandaj vazhdon të ecë zbathur edhe pse është tashmë e lirë. Ajo ecën, në mënyrë harmonike, e kënaqur nga jeta, duke buzëqeshur çiltërsisht, sikur të shquante diku larg në mes të hapësirës së pafund një pasqyrë që vezullon të ecurën dhe bukurinë e saj. Ç’motiv i fuqishëm e shtyn Dorotenë përtace, Dorotenë e bukur dhe të ftohtë si bronzi, të dalë në këtë orë ku dhe vetë qentë hungërijnë me dhembje nga kafshimet e diellit? Përse e ka braktisur kasollen e rregulluar aq bukur, ku lulet dhe rrogozat formojnë me pak shpenzime një buduar [2] të përsosur, ku ajo ka kënaqësi të krihet, të pijë duhan, të bëjë fresk me erashkat e saj të mëdha prej pendësh, të shikohet në pasqyrë, ndërkohë që deti që zhurmon në plazhin që ndodhet njëqind hapa larg, shoqëron në mënyrë të bujshme dhe monotone ëndrrat e saj të paqarta dhe ku tenxherja prej hekuri, në të cilën po gatuan një ragu me gaforre, oriz dhe shafran i dërgon nga fundi i oborrit parfumet e saj eksituese? Ndoshta ka lënë takim me ndonjë oficer bukurosh, i cili ka dëgjuar të flitet për Dorotenë e famshme nga shokët e tij te plazhet e largëta. Padyshim, ajo si një krijesë e thjeshtë që është, do ta lusë që t’i përshkruajë ballon e Operës, do ta pyesë se a mund të shkohet aty këmbëzbathur, ashtu siç shkon ajo të dielave për të kërcyer ato valle ku edhe vetë kafrinat [3] plaka dehen dhe çmenden nga gëzimi, do ta pyesë nëse zonjat e Parisit janë të gjitha më të bukura se ajo. Të gjithë e adhurojnë dhe e përkëdhelin Dorotenë, dhe ajo do të ishte vërtet e lumtur në qoftë se nuk do të ishte e detyruar të grumbullonte piastër [4] pas piastre për ta blerë motrën e saj të vogël, e cila megjithëse është njëmbëdhjetë vjeç, është tashmë shumë e pjekur dhe e bukur! Me siguri, e mira Dorote do t’ia dalë mbanë; skllavopronari i motrës së saj është aq koprrac saqë nuk kupton asnjë lloj bukurie tjetër përveç asaj të parave. / Marrë nga numri 24 i revistës “Akademia”/ ______________ [1] Ngjarja zhvillohet me siguri në një vend afër ekuatorit ku rrezet e diellit në mesditë bien pingul mbi kokë. [2] Nga frëngjishtja boudoir . Dhomë e vogël dhe elegante, në të cilën zonjat e familjeve të pasura prisnin miqtë e tyre më të afërt. [3] Banorët e Kafrërisë. Emër me të cilin evropianët në shekullin XIX cilësonin pjesën juglindore të Afrikës që sot shtrihet midis Kenias dhe Tanzanisë. [4] Monedhë me vlerë të vogël në disa vende të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm … Continued The post Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH Gentian Gjyli merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën

Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH Gentian Gjyli merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën

Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Raportohet se ai shoqërohej nga … Continued The post Pas ministres Balluku, kreu i ARRSH Gentian Gjyli merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Trump: Tani për tani, nuk ka raketa ‘Tomahawk’ për Ukrainën

Trump: Tani për tani, nuk ka raketa ‘Tomahawk’ për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tani për tani, nuk po e shqyrton mundësinë e një ujdie që do t’ia hapte rrugën dërgimit Ukrainës të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi “Tomahawk” – për përdorim kundër caqeve ruse, ka raportuar të hënën (01.11.2025) agjencia e lajmeve, Reuters. Trump është treguar i ftohtë ndaj […] The post Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .