Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, një që do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian. Ky samit, … Continued The post Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Rita Ora shkëlqen në rozë në tapetin e kuq në Music Industry Trust Awards

Rita Ora shkëlqen në rozë në tapetin e kuq në Music Industry Trust Awards

Rita Ora ishte në qendër të vëmendjes në Music Industry Trust Awards në Londër, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër rozë me shkëlqim dhe një pallto leshi në të njëjtën nuancë. Këngëtarja 33-vjeçare, që ngjante si një Barbie moderne, e kompletoi pamjen me geta dhe taka të larta, ndërsa një gjerdan argjendi i shtonte shkëlqim stilit të saj. Më vonë gjatë mbrëmjes, Rita doli në skenë për të performuar disa nga hitet e saj për mysafirët e mbledhur në hotelin JW Marriott Grosvenor House. Në tapetin e kuq shkëlqyen edhe emra të njohur si Louise Redknapp me një veshje të zezë transparente, Emma Bunton me një kostum bardh e zi me kuadrata, dhe Sian Welby me një fustan rozë elegant. Të pranishme ishin gjithashtu Kate Garraway me një fustan lëkure ngjyrë kafe dhe Kelly Brook, e cila mahniti me një fustan me print leopardi. Në mesin e mysafirëve u panë edhe Mark Wright, Olly Murs dhe Dan Walker me veshje elegante. Para eventit, Rita kishte tërhequr vëmendje në rrjete sociale me një fotosesion të guximshëm ku pozonte topless, duke treguar ndryshimin e saj të ri, flokë bob në ngjyrë platini dhe duke paralajmëruar “fillimin e një epoke të re” në stilin dhe karrierën e saj. /Telegrafi/

Kreatorët e krizave

Kreatorët e krizave

Kosova prej rreth një viti ndodhet në telashe të brendshme, të cilat s’kanë të bëjnë vetëm me çështje procedurale apo interpretime kushtetuese, por me aspekte politike, morale dhe përfaqësuese. Më 5 dhjetor mbushen 11 muaj nga dita kur Kuvendi nuk e ka ushtruar funksionin kushtetues të miratimit të ndonjë ligji apo marrëveshjeje ndërkombëtare, ndërsa pas […] The post Raportohet i zhdukur një person në Fushë Kosovë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Shefi i Zyrës së BE-së ia dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit

Shefi i Zyrës së BE-së ia dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav do t’ia dorëzojë Raportin e Progresit për vitin 2025, kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Raporti do t’i dorëzohet pas një takimi që do ta mbajnë në Qeveri, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Pas takimit, në orën 18:00 të dy së bashku do të mbajnë një konferencë […] The post Përleshje me thikë në Podujevë, arrestohen tre persona appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Krasniqi: 1,826 ditë pritje e dhimbje, drejtësia e vonuar po bëhet padrejtësi e qëllimshme

Krasniqi: 1,826 ditë pritje e dhimbje, drejtësia e vonuar po bëhet padrejtësi e qëllimshme

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kujtuar përmes një postimi emocional në rrjete sociale pesë vjetorin e paraburgimit të babait të tij. Ai e ka cilësuar këtë periudhë si vite të dhimbjes, krenarisë dhe padrejtësisë së vazhduar. “1,826 ditë pritje. 1,826 ditë dhimbje e krenari. Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, ndërsa babi, edhe sot, në pleqëri, po sakrifikon si atëherë me dinjitet e forcë”, ka shkruar Krasniqi. Ai kujton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri për liri. “Lufta e UÇK-së nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga domosdoshmëria për liri. Shqiptarët e Kosovës me vite kërkuan drejtësinë e mohuar, herë me protesta e herë me parulla, por sa herë që kërkonin barazi, ata shtypeshin edhe më shumë”, ka shkruar tutje djali i Jakup Krasniqit. Në postimin e tij, Krasniqi thekson se për dekada shqiptarët janë përballur me masakra, dëbime dhe burgosje nga regjimi serb, ndërsa bota perëndimore kishte harruar të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet. “Ata kërkuan me armë atë që me vite iu ishte mohuar me fjalë. Dhe e fituan lirinë me shumë gjak të derdhur dhe me shumë sakrifica ajo nuk u dhurua”, ka shkruar Krasniqi. Djali i ish-udhëheqësit të UÇK-së e lidh këtë kujtesë me gjykimet aktuale në Hagë, duke theksuar se aty po gjykohet e drejta për liri e tërë një populli. “Në korridoret e ftohta e të errëta të drejtësisë evropiane, po gjykohet e drejta për liri. Atje nuk po gjykohen individët, por lufta e drejtë dhe çlirimtare e një populli që pranoi se më mirë ishte të jetonte një sekond në liri sesa një jetë në robëri.” Në fund, ai ngre pyetje të drejtpërdrejta mbi standardet e drejtësisë që po zbatohen ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “A është kjo drejtësi me standarde evropiane? A është drejtësi kur mbahesh për 5 vite në paraburgim? A është drejtësi t’i barazosh viktimën me agresorin? Jo! Kjo nuk është drejtësi. Është vazhdim i padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Altin Krasniqi. /Telegrafi/

Edhe pa subvencione, MIDEA sjell zbritje speciale në klimat më të kërkuara

Edhe pa subvencione, MIDEA sjell zbritje speciale në klimat më të kërkuara

Nëse nuk keni pasur mundësi të shfrytëzoni ofertat e Tetorit, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. MIDEA Kosova vazhdon të ofrojë zbritje të veçanta në klimat më të kërkuara, duke ju ndihmuar të përgatiteni për dimër të ngrohtë, komod dhe ekonomik. Klimat MIDEA Inverter ofrojnë performancë të lartë dhe kursim energjie deri në 70%, falë teknologjisë më të fundit dhe sistemeve inteligjente që ruajnë temperaturën ideale në çdo ambient. Nga modelet kompakte për banesa, deri te ato më të fuqishme për hapësira të mëdha, MIDEA kombinon stilin, funksionalitetin dhe jetëgjatësi të gjatë. Sistemet inverter janë zgjidhja perfekte për çdo stinë: freski në verë, ngrohtësi në dimër, dhe stabilitet termik në pranverë e vjeshtë. Çdo ambient bëhet më komod, më i kursyer energjetikisht dhe më i përshtatshëm për nevojat tuaja. Mos e humbisni mundësinë! Shfletoni gamën e gjerë të modeleve dhe përfitoni zbritjet ekskluzive të Nëntorit. Ngrohtësia dhe komoditeti tani janë më afër se kurrë! P ër m ë shum ë kontaktoni: Facebook: Midea Kosova Instagram: midea_kosova Email: info@acn-ks.com Website: acn-ks.com

Nintendo rriti parashikimin e shitjeve për pajisjen e lojërave Switch 2

Nintendo rriti parashikimin e shitjeve për pajisjen e lojërave Switch 2

Nintendo të martën rriti parashikimin e shitjeve për pajisjen e lojërave Switch 2 në 19 milionë njësi për vitin financiar që përfundon në mars 2026 nga 15 milionë njësi më parë. Kompania e lojërave me seli në Kioto gjithashtu rriti parashikimin e saj të fitimit operativ për të gjithë vitin me 16% në 370 miliardë jen (2.45 miliardë dollarë). Pasardhësi i pajisjes hit Switch doli në shitje në mes të luftës tregtare të presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke vënë në provë menaxhimin e zinxhirit të furnizimit të Nintendo. Nintendo ka shitur 10.3 milionë njësi Switch 2 deri në fund të shtatorit, të mbështetura nga tituj si "Mario Kart World" dhe "Donkey Kong Bonanza". Raporti i fitimit operativ të kompanisë në gjysmën e parë të vitit ishte 13.2% krahasuar me 23.2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lojërat që do të mbështesin kërkesën në periudhën kyçe të blerjeve të fundvitit përfshijnë "Pokemon Legends: Z-A" dhe "Kirby Air Riders". Aksionet e Nintendo-s u mbyllën me një rënie prej 0.8% përpara publikimit të të ardhurave dhe kanë fituar afërsisht 40% nga fillimi i vitit. /Telegrafi/

Gjaku i derdhur në Sudan mund të shihet nga hapësira

Gjaku i derdhur në Sudan mund të shihet nga hapësira

Burimi: The Guardian Përkthimi: Telegrafi.com Për 18 muaj me radhë, ndodhi para syve tanë. Qyteti i El Fasherit - në rajonin e Darfurit në Sudan - i rrethuar nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), javën e kaluar ra në duart e këtij grupi të milicisë dhe ajo që pasoi është një katastrofë. Vrasjet masive janë në zhvillim e sipër. Ka raporte se vetëm në një spital materniteti, gati 500 persona - pacientë dhe familjet e tyre - u vranë. Të paktët që arritën të shpëtojnë tregojnë për ekzekutime të menjëhershme të civilëve. RSF-ja ka ndërmarrë një fushatë aq të rëndë të vrasjeve të civilëve saqë imazhet e gjakut që mbulon tokën janë kapur nga sateliti. Shpejtësia dhe intensiteti i vrasjeve, menjëherë pas rënies së El Fasherit, tashmë është krahasuar nga vëzhguesit e luftës me 24 orët e para të gjenocidit në Ruandë. Ky është kulmimi i një fushate që kishte izoluar plotësisht popullsinë e qytetit - qindra mijëra njerëz - duke i lënë në uri. Ata që u përpoqën të iknin, përballeshin me vdekjen apo përdhunimin, ndërsa ata që mbetën bombardoheshin dhe mbijetonin vetëm me ushqim bagëtish. El Fasheri ishte bastioni i fundit i ushtrisë sudaneze në Darfur, dhe kjo javë shënon një kthesë të rëndë në luftën e Sudanit. Tashmë dy vjet e gjysmë në zhvillim, lufta për kontrollin e vendit midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe RSF-së ka qenë brutale dhe e pamëshirshme. Më parë partnerë në qeveri, të dyja palët qeverisën në një koalicion të tensionuar me civilët, pas një revolucioni popullor që rrëzoi presidentin Omar al-Bashir në vitin 2019. Pastaj, palët u kthyen kundër civilëve, përpara se të ktheheshin kundër njëra-tjetrës. Kur kjo ndodhi, përplasja ishte shpërthyese; një zbulim i asaj se sa shumë pushtet dhe burime kishte grumbulluar RSF-ja (e krijuar nga Bashiri nga radhët e luftëtarëve xhanxhavidë për ta mbrojtur atë dhe për të bërë luftërat e tij në Darfur) në hije. Lufta që filloi në prill të vitit 2023, nuk ishte midis ushtrisë dhe një milicie të sapokrijuar, por mes dy ushtrive - të dyja me arsenale, me burime të të ardhurave, me mijëra trupa dhe linja të jashtme furnizimi. Që atëherë, miliona njerëz janë zhvendosur, rreth 150 mijë janë vrarë dhe më shumë se 30 milionë njerëz tani kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare. Këto statistika të tmerrshme ende nuk e tregojnë plotësisht historinë e tragjedisë së Sudanit, shpërbërjen e shpejtë të vendit, shkatërrimin e infrastrukturës së tij apo mënyrën veçanërisht të pamëshirshme se si RSF-ja ka zhvilluar fushatën e saj në Darfur. Me pushtimin e El Fasherit, RSF-ja ka konsoliduar pozicionin e saj në perëndim të vendit. Pasi mori kryeqytetin, Hartumin - në ditët e para të luftës më 2023 - RSF-ja më pas e humbi atë përballë ushtrisë dhe e përqendroi përpjekjen e saj në Darfur. Atje ajo ka shkaktuar hakmarrje mbi popullsitë jo-arabe, duke i shënjestruar ato për vrasje masive etnike. Më herët këtë vit, në një sulm mbi kampin më të madh të të zhvendosurve në Sudan, RSF-ja masakroi qindra civilë - sipas vijave etnike. Ajo që pret më tej El Fasherin, pas rënies së tij - një qytet që rezistoi kaq gjatë kundër RSF-së - është e paimagjinueshme. Videot që po dalin tregojnë vendasit që lusin milicët për jetën. Njërit një komandant i tha - përpara se të qëllohej - se askush nuk do të shpëtojë. “Kurrë nuk do të kem mëshirë për ju”, tha komandanti. “Puna jonë është vetëm vrasja”. Dhe, gjithçka ishte e parashikuar dhe e parashikueshme. Paralajmërimet janë dhënë për muaj me radhë për rrezikun nga masakrat dhe mizoritë në masë. Një milion të zhvendosur nga Darfuri, duke ikur nga vatra të tjera konflikti, ishin përqendruar në El Fasher. Me përshkallëzimin e luftimeve, ata më pas u shpërndanë sërish ose mbetën të bllokuar. Është një skenar që jo vetëm që kujton ditët e para të gjenocidit në Ruandë, por edhe episodet e kaluara të gjenocidit në Darfur - 20 vjet më parë - vetëm se këtë herë më i përqendruar dhe më intensiv. RSF-ja e sotme është Xhanxhavidi i dikurshëm, por këtë herë i armatosur deri në dhëmbë, i mbështetur nga aleatë të fuqishëm të jashtëm dhe me një oreks të ripërtërirë për të spastruar edhe një herë popullsitë jo-arabe ndaj të cilave ka qenë armiqësor për dekada. Sot ata nuk vijnë më me deve apo kalë, por me makina 4x4 “teknikale” të pajisura me mitralozë dhe dronë të fuqishëm. Ky arsenal, dhe për rrjedhojë katastrofa në El Fasher dhe në rajonin më të gjerë të Darfurit, sponsorizohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Si aleat i ngushtë historik i RSF-së (trupat e së cilës Emiratet i punësuan për të zhvilluar luftën e tyre në Jemen), Emiratet kanë derdhur fonde dhe armë në duart e RSF-së dhe, duke vepruar kështu, kanë zgjatur jetën dhe intensitetin e luftës në Sudan. Ata vazhdojnë ta mohojnë rolin e tyre, pavarësisht provave të mëdha. Në këmbim, Emiratet sigurojnë një bazë në një vend të madh, strategjik dhe të pasur me burime, dhe tashmë marrin shumicën e arit të nxjerrë nga zonat nën kontrollin e RSF-së. Akterë të tjerë janë përfshirë, duke vendosur agjenda përfaqësuese mbi një konflikt të brendshëm. Rezultati është një qorrsokak, baltinë dhe gjakderdhje që duket e pamundur të ndalet - edhe pse kriza po shpaloset para syve të të gjithëve. Lufta e Sudanit përshkruhet si e harruar, por në të vërtetë ajo është toleruar dhe e shtyrë në plan të dytë. Sepse, të përballesh me tmerrin në Sudan do të thotë të shikosh në humnerën e politikës rajonale dhe globale. Do të thotë të shohësh rritjen e rolit imperialist në Afrikë dhe më tej të disa fuqive të Gjirit - dhe të pranosh faktin se nuk ka asnjë presion domethënës ndaj këtyre fuqive, përfshirë Emiratet, që të ndalojnë mbështetjen për një milici gjenocidale, sepse Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe shtetet e tjera janë aleatë të ngushtë me këto shtete. Teksa RSF-ja rrethonte El Fasherin vitin e kaluar, burimet i thanë Guardian -it se zyrtarë të qeverisë britanike po punonin për të shtypur kritikën ndaj Emirateve në mesin e diplomatëve afrikanë. Javën e kaluar u zbulua se pajisjet ushtarake britanike, të përdorura nga RSF-ja, ishin gjetur në fushëbetejat në Sudan. Në Sudan ka dy palë ushtarake që nuk mund të mposhtin vendosmërisht njëra-tjetrën. Në nivel global, politika e jashtme që dikur ishte rezultat i një përzierjeje të pragmatizmit diplomatik dhe palëve të ndjeshme ndaj presionit moral, tani është reduktuar në praktikën e zhveshur të shteteve të fuqishme që ndjekin interesat e tyre politike dhe ekonomike - ashtu siç u duket atyre më e përshtatshme. Shkalla dhe qartësia - krime të dukshme nga hapësira - e asaj që po ndodh në El Fasher dhe në rajonin më të gjerë të Darfurit, nuk lë vend për shtirje për mungesë të njohurive. Është përsëritje e asaj që kemi parë më parë dhe një kapitull i ri në një luftë që ka zgjatur mjaftueshëm sa të gjithë e dinë se çfarë po ndodh. Ata që kanë ndikim mbi Emiratet, dhe për rrjedhojë mbi RSF-në - por, që e lejojnë dhunën të kalojë pa reagim apo presion urgjent - i kanë duart me gjak. Shumica e popullsisë së El Fasherit është e bllokuar në një fushë vrasjesh. Çdo minutë ka rëndësi. /Telegrafi/

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit

Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor .Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit. “Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama./euronewsalbania/

Skandali i basteve po e trondit UFC-në, luftëtarët zbuluan ofertat për manipulimin e ndeshjeve

Skandali i basteve po e trondit UFC-në, luftëtarët zbuluan ofertat për manipulimin e ndeshjeve

Një skandal i ri bastesh po e trondit UFC-në dhe situata është përshkallëzuar më tej pasi dy luftëtarë pranuan publikisht se në të kaluarën u janë ofruar para për kurdisje ndeshjesh. Sipas MMA News , këto zbulime vijnë vetëm një ditë pasi gazetari i njohur i MMA-së, Ariel Helwani, raportoi se shumë luftëtarë morën oferta për të humbur ndeshjet e tyre me qëllim. Luftëtarët konfirmuan dyshimet Luftëtari i peshave të lehta, Vince Morales konfirmoi në rrjetet sociale se iu ofruan 70,000 dollarë për të kurdisur një nga ndeshjet e tij. "E gjithë kjo punë e kurdisjes së ndeshjeve është çmenduri! Më ofruan ta bëja dhe nuk është diçka me të cilën mund të jetoj... edhe pse përfundova duke e humbur ndeshjen e mallkuar gjithsesi", shkroi Morales në një postim që është fshirë më pas. Pas tij, foli edhe luftëtarja e peshave të lehta Vanessa Demopoulos. Në një koment në Instagram, ajo zbuloi se kishte marrë një ofertë të ngjashme. "Integriteti im nuk do ta lejonte kurrë këtë. Ne e kemi kaluar jetën tonë duke mësuar aftësitë dhe duke respektuar këtë sport. Nuk mund ta besoj që njerëzit do të bënin kompromis me moralin e tyre në këtë mënyrë", ka thënë Demopoulos. Pretty serious allegations made by Vince Morales here. I'm sharing screenshots since my hunch says those tweets won't be up for long... Says he's been offered to throw fight before, and got offered 70K$ to do so. #UFC #MMA pic.twitter.com/jjxZiddOhQ — The Matchmaker (@MMA__Matchmaker) November 4, 2025 Lufta e dyshimtë që shkaktoi një ortek E gjithë çështja arriti kulmin pas një ndeshjeje të dyshimtë midis Isaac Dulgarian dhe Yadier Del Valle, të zhvilluar më 1 nëntor në UFC Vegas 110. Edhe pse Dulgarian hyri në ndeshje si një favorit i madh, shanset e basteve ranë ndjeshëm në orët para ndeshjes. Bastet e mëdha për një fitore të Del Valle, veçanërisht një përfundim në raundin e parë, i detyruan disa agjenci bastesh të pezullonin bastet, dhe disa madje ofruan rimbursime. A betting scandal is unfolding in the UFC after underdog Yadier del Valle shocked the favourite Isaac Dulgarian, submitting him in the first round at UFC Vegas 110. However, it is what happened before the fight which is causing major concern for bookmakers. An hour before the… pic.twitter.com/mxdrS5DIBo — Scanlon MMA (@ScanlonMMA) November 2, 2025 Gjatë vetë ndeshjes, Del Valle e rrëzoi lehtësisht Dulgarianin dhe në fund e detyroi të dorëzohej që në raundin e parë. Gazetari i MMA-së, Harry Mac, pretendon se FBI-ja njoftoi UFC-në për rrethana të dyshimta, ndërsa Helwani raportoi se Dulgarian dhe ekipi i tij siguruan promovimin se gjithçka ishte e pastër. BREAKING: Isaac Dulgarian has been released by the UFC, per @arielhelwani While the official reason cited is last night’s loss, the decision comes amid controversy after Dulgarian’s betting odds drastically changed just before his fight at #UFCVegas110 last night A large… pic.twitter.com/AtvpuiYyUf — Championship Rounds (@ChampRDS) November 3, 2025 Mac deklaroi gjithashtu se FBI-ja kishte sinjalizuar më shumë se 100 ndeshje për shkak të lëvizjeve të dyshimta të çmimeve. Vetëm 24 orë pas humbjes së diskutueshme, Isaac Dulgarian u shkarkua nga UFC dhe tarifat e tij të ndeshjes u mbajtën nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës. /Telegrafi/

Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve

Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve

Polonia synon të fillojë zhvillimin e një sistemi kundër dronëve brenda disa muajve të ardhshëm, pa pritur që të zbatohet iniciativa e Bashkimit Evropian për murin kundër dronëve. Këto plane i ka zbuluar zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk në një intervistë me Bloomberg "Ne pajtohemi me idenë e forcimit të mbrojtjes së qiellit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe jemi të gatshëm të shqyrtojmë propozime ose zgjidhje të jashtme. Por ne u japim përparësi projekteve kombëtare", shtoi ai. Tomczyk tha në nëntor se ministria do të njoftojë investime në teknologji për zbulimin, bllokimin dhe neutralizimin e dronëve armiqësorë si pjesë e një programi më të gjerë të mbrojtjes ajrore. Ai nuk specifikoi shumën e investimit, por tha se qëllimi ishte që kompanitë polake të merrnin të paktën gjysmën e kontratave, transmeton Telegrafi. Tomczyk theksoi se muri kundër dronëve i BE-së mund të "plotësojë" sistemin e Polonisë në të ardhmen. Ai shtoi se ministria planifikon të përdorë programin e ri të kredisë mbrojtëse SAFE të BE-së për të financuar mburojën kundër dronëve të vendit, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme. Bloomberg vuri në dukje se, duke pasur parasysh kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, ajo kishte marrë ndarjen më të madhe fillestare në kuadër të programit SAFE - 43.7 miliardë euro. Qeveria dëshiron që elementët e parë të rinj të sistemit anti-dron të bëhen funksionalë brenda tre muajve pas njoftimit, me të gjithë sistemin plotësisht funksional brenda dy viteve. "Një armë kundër-dron duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të përbëhet nga sensorë dhe efektorë të ndryshëm që veprojnë njëkohësisht, së pari duke zbuluar dhe identifikuar objektet, dhe më pas duke i neutralizuar ato", tha Tomczyk. Ai shtoi se iniciativat e reja anti-dron do të bëheshin "një shtresë tjetër" e rrjetit të mbrojtjes ajrore të vendit, së bashku me sistemet me rreze të gjatë dhe të mesme të vendosura tashmë. /Telegrafi/

Raportohet i zhdukur një person në Fushë Kosovë

Raportohet i zhdukur një person në Fushë Kosovë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 03.11.2025, rreth orës 03:25, kur është njoftuar se “një mashkull kosovar ka dalë nga banesa e tij dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për […] The post Trump kërcënon me shkurtim fondesh nëse “komunisti” Mamdani zgjidhet kryetar i Qytetit të New Yorkut appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Borxh tatimor mbi 300 euro, Komuna e Istogut u ofron qytetarëve mundësinë e pagesës me këste

Borxh tatimor mbi 300 euro, Komuna e Istogut u ofron qytetarëve mundësinë e pagesës me këste

Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përkatësisht Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Istogut, ka njoftuar të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme përfshirë objektet banesore, afariste dhe pronat e tjera se kanë detyrim ligjor për pagesën e tatimit vjetor në pronë. Në njoftim theksohet se në bazë të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe dispozitave përkatëse të ligjeve tjera në fuqi, qytetarët që kanë detyrime tatimore mbi 300 euro mund të përfitojnë nga mundësia ligjore për të lidhur Kontratë Administrative për pagesë me këste, në mënyrë që të shmangin procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm. Sektori i Tatimit në Pronë fton qytetarët që kanë detyrime të papaguara të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqiten personalisht në Zyrën nr. 109, kati i parë, në ndërtesën e Komunës së Istogut, gjatë orarit zyrtar të punës. Për çdo sqarim shtesë apo marrëveshje për pagesë me këste, qytetarët mund të konsultohen me zyrtarët komunalë të Tatimit në Pronë. /Telegrafi/