Fitorja e Mamdanit i jep zemër të majtës së Europës kundër ngritjes së djathtizmit ekstrem

Fitorja e Mamdanit i jep zemër të majtës së Europës kundër ngritjes së djathtizmit ekstrem

Ngritja e rrufeshme e Zohran Mamdanit që rezultoi me zgjedhjen kryetar i Qytetit të New Yorkut u ka dhënë zemër partive majtiste në mbarë Europën se një agjendë radikale e hapur mund të ndihmojë për të përmbytur rrymën kundër forcave djathtiste në kontinent, ka analizuar të enjten (06.11.2025) agjencia e lajmeve, Reuters. Partitë nga Londra […] The post Shkon në 114 numri i viktimave nga tajfuni në Filipine appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’. Nga raportimet, në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe … Continued The post Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Kontrolle të shtuara në Pejë për parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve

Kontrolle të shtuara në Pejë për parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve

Në zbatim të planit operativ “Rrjeta”, që ka për qëllim parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve, Njësia e Reagimit të Shpejtë Rajonale (NJRT) në Pejë, në bashkëpunim me ekipet policore të Stacionit Policor të Pejës, ka realizuar një aksion të gjerë kontrolli në hyrje-daljet e qytetit. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë këtij operacioni janë vendosur pika të shumta kontrolli në udhëkryqe të rrugëve nacionale, rajonale dhe lokale në zonën e Pejës, përcjell Telegrafi. Policia ka kontrolluar dhjetëra automjete të llojeve të ndryshme, ka legjitimuar persona dhe ka shqiptuar fletëgjobë ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nga policia theksohet se të gjitha veprimet janë zhvilluar në përputhje me ligjin, me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht shoferëve, që me hyrjen në sezonin dimëror të kenë kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme dimërore, për të garantuar siguri në rrugë dhe shmangie të aksidenteve. / Telegrafi /

AUV: Sekuestrohen ushqime të pasigurta me origjinë të panjohur në Çuçer Sandevë

AUV: Sekuestrohen ushqime të pasigurta me origjinë të panjohur në Çuçer Sandevë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë. Siç u raportua sot, pas një raporti të marrë, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, është kryer inspektim i jashtëzakonshëm i një automjeti që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë inspektimit, u gjetën 1.060 kilogramë arra të shtypura dhe 581 kilogramë kikirikë në një mbështjellëse të erëzuar, në sasi të mëdha, pa identifikim dhe pa informacionin e nevojshëm për konsumatorët. Brenda të njëjtës dërgesë, u gjetën edhe 900 kilogramë arra indiane, me deklaratë. “Meqenëse produktet ishin pa dokumentacion përkatës për origjinën dhe cilësinë, në përputhje me Ligjin për Sigurinë Ushqimore, sasitë e gjetura janë shpallur të pasigurta dhe ato do të shkatërrohen pa rrezik. Një procedurë kundërvajtjeje është iniciuar kundër personit të gjetur gjatë kontrollit për vendosjen e ushqimit të pasigurt në treg, përkatësisht për vendosjen e ushqimit në treg nga një operator i paregjistruar dhe mungesë të informacionit të nevojshëm për konsumatorët”, sipas AUV. Kryerësi i veprës penale u gjobit me 600 euro në kundërvlerë në denarë.

Martinelli i vë nofkën Merinos 'R9' pas dy ndeshjeve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Martinelli i vë nofkën Merinos 'R9' pas dy ndeshjeve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Merino , mori nofkën "R9" nga shoku i skuadrës Gabriel Martinelli pas performancës së tij të jashtëzakonshme me dy gola në fitoren e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve . Merino ndau një postim në Instagram duke festuar "netët e Ligës së Kampionëve", duke e bërë Martinellin ta krahasonte atë me sulmuesin legjendar brazilian Ronaldo, i njohur si R9. Me Viktor Gyokeresin jashtë fushës, Merino është shfaqur si sulmues, duke lënë mbresa me shkathtësinë dhe lidershipin e tij. Trajneri Mikel Arteta vlerësoi përshtatshmërinë dhe karakterin e spanjollit, duke thënë: "Është një gëzim ta kemi atë... është mënyra e tij e të menduarit, është aftësia e tij udhëheqëse, është mënyra se si është si person". Arteta theksoi kontributin e Merinos në një formacion sulmues, duke shtuar: "Sot, na mungojnë shumë lojtarë sulmues dhe duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme. Ai vjen në Ligën e Kampionëve dhe shënon dy gola", përfundoi Arteta. /Telegrafi/

Amanda Bynes flet për përvojën e saj në përdorimin e Ozempic: Dua të humbas edhe 10 kilogramë dhe të jem e lezetshme

Amanda Bynes flet për përvojën e saj në përdorimin e Ozempic: Dua të humbas edhe 10 kilogramë dhe të jem e lezetshme

Aktorja Amanda Bynes ndau me fansat rezultatet e humbjes së peshës që arriti duke përdorur Ozempic, një ilaç i njohur për diabetin. Konkretisht, Bynes zbuloi se humbi rreth nëntë kilogramë, dhe se shpreson të humbasë edhe 23 kilogramë të tjerë për të arritur peshën e dëshiruar, shkruan DailyMail . Bynes shkroi në Instagram për të treguar në detaje përvojën e saj me përdorimin e drogës, duke pranuar se nuk ishte e lehtë të fillonte. Ajo shpjegoi se pasi filloi ta përdorte ilaçin në qershor, fillimisht shtoi në peshë. Foto: Getty Images "Deri tani kam humbur rreth nëntë kilogramë, por dua të humbas edhe 23 të tjerë. Tani jam rreth 74 kilogramë dhe kam shtuar në peshë duke përdorur pilulat Ozempic dhe pastaj kam arritur në 82 kilogramë. Me injeksionin Ozempic, arrita të humbas kilogramët dhe kjo po më ndihmon. Po përpiqem të humbas më shumë kilogramë, vetëm që të ndihem e hollë dhe e lezetshme", tha ajo. Ndryshimi i saj erdhi disa muaj pasi ajo njoftoi një ndryshim të papritur në karrierë. Ajo zbuloi në prill të këtij viti se do të hapte një profil në OnlyFans, por theksoi se nuk do të postonte përmbajtje eksplicite, por do ta përdorte platformën për të komunikuar me fansat. Ajo kërkon 50 dollarë në muaj për të hyrë në profilin e saj. /Telegrafi/

PDK në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh

PDK në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Këtë e bëri të ditur ish kandidati për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Riad Rashiti. Sipas tij, ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike. “PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale”, ka shkruar Rashiti. /Telegrafi/

Salihu nga GAP: Vetëm katër nga 11 kryetarët fitues pa balotazh kanë kontroll të plotë në Kuvendet Komunale

Salihu nga GAP: Vetëm katër nga 11 kryetarët fitues pa balotazh kanë kontroll të plotë në Kuvendet Komunale

Sipas një analize të publikuar nga Bekim Salihu, analist i politikave në Institutin GAP, nga 11 kryetarët e komunave të Kosovës (duke përjashtuar komunat me shumicë serbe) që kanë fituar pa balotazh, vetëm katër prej tyre — ata të Istogut, Deçanit, Lipjanit dhe Skenderajt — nuk kanë nevojë të formojnë koalicione me subjekte të tjera për të siguruar shumicën në Kuvendet Komunale. Në komunat e tjera si Ferizaj, Drenas, Podujevë, Shtime, Kamenicë, Han i Elezit dhe Malishevë, kryetarët fitues do të duhet të arrijnë marrëveshje bashkëqeverisjeje me parti të tjera për të krijuar shumicën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit. Analisti Salihu ka theksuar se në disa raste hendeku drejt shumicës është i vogël. Në Ferizaj, nga 41 asamblistë, PDK ka siguruar 18 dhe i duhen edhe tri vota për shumicë, përcjell Telegrafi. Situatë e ngjashme paraqitet në Drenas, ku nga 27 ulëse, PDK-së i mungojnë gjithashtu tri vota. Në Podujevë, kryetari Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka 15 nga 35 asamblistë dhe i duhen edhe tri vota për shumicë. Në Kamenicë, nga 21 ulëse, VV ka 9 dhe i duhen së paku dy vota, ndërsa në Malishevë, kryetari Ekrem Kastrati i Nismës ka 13 nga 27 ulëse dhe i duhet vetëm një votë shtesë për ta siguruar shumicën. Në Shtime, VV ka 8 nga 21 asamblistë, duke pasur nevojë për edhe tri vota, ndërsa në Han të Elezit, PDK me 6 nga 15 ulëse i mungojnë dy vota për ta përmbyllur shumicën. Salihu ka theksuar se, ndryshe nga niveli qendror, ku një kryeministër që humb shumicën në Kuvendin e Kosovës shkarkohet, në nivel lokal një kryetar komune që humb shumicën në Kuvend Komunal nuk shkarkohet, por “bllokohet dhe çakordohet”, duke u përballur me vështirësi serioze në qeverisjen komunale. / Telegrafi /

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqi për shpifje ndaj Veton Berishës

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqi për shpifje ndaj Veton Berishës

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje. Në njoftim po ashtu thuhet se Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim. Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate. /Telegrafi/

Gjykata Speciale cakton ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clark në Hagë

Gjykata Speciale cakton ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clark në Hagë

Gjykata Speciale ka bërë përditësim në orarin e seancave në rastin Thaçi dhe të tjerët pas shqyrtimit të disa kërkesave të Mbrojtjes së Thaçit. Në vendimin e datës 4 nëntor 2025, Trupi Gjykues shqyrtoi kërkesën e Mbrojtjes në lidhje me dëshminë e dëshmitarit të planifikuar 1DË-007, Wesley Clark. Dëshmia e tij pritet të fillojë më 18 nëntor pasdite, ndërsa Trupi Gjykues ka rezervuar edhe një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë në mënyrë efektive. Sipas vendimit, dita shtesë është rezervuar për të mundësuar një përfundim të shpejtë të paraqitjes së argumenteve nga mbrojtja, megjithatë palët janë të inkurajuara të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët nëse është e mundur. Gjithashtu, për javën e ardhshme është bërë një ndryshim në orarin e seancave, seanca e 10 nëntorit 2025 do të fillojë në 14:00 dhe do të përfundojë në 17:00. Trupi Gjykues thekson rëndësinë e përmbushjes së këtij orari për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/

Joveva: Nuk është e drejtë ta vendosim Maqedoninë në të njëjtën shportë me Serbinë dhe Bosnjën

Joveva: Nuk është e drejtë ta vendosim Maqedoninë në të njëjtën shportë me Serbinë dhe Bosnjën

Eurodeputetja sllovene, Irena Joveva vlerëson se është e padrejtë ta vendosim Maqedoninë e Veriut në të njëjtën situatë me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën kur bëhet fjalë për përparimin në rrugën evropiane. "Duhet të them se Mali i Zi dhe Shqipëria, dhe veçanërisht Mali i Zi, janë realisht ose më realisht pararojë në rajon për sa i përket reformave dhe progresit. Edhe pse nuk do të doja që të dukej sikur po kritikoj Komisioneren Evropiane Marta Kos ose Komisionin, mendoj se është paksa e padrejtë të duket sikur jemi, nëse mund ta them kështu, në të njëjtën situatë me Serbinë, madje edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën", thotë Joveva për AIM-n. Joveva, e cila është pjesë e grupit liberal "Le ta rinovojmë Evropën", thekson se kjo është veçanërisht e padrejtë, nëse e dimë se çfarë po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe veçanërisht në Serbi. "Nuk është aq shumë se shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka përparuar, ka përparim, por vlerësimi është shumë i përgjithshëm, shumë i përgjithshëm. Sigurisht, nuk mund të thuhet se Maqedonia e Veriut ka përparuar aq sa Mali i Zi, por meriton të thuhet qartë dhe me zë të lartë se ka përparim", thekson Joveva. Sipas saj, nëse lexohet konkretisht Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 për vendin, do të shihet se ai megjithatë ka arritur përparim dhe kjo duhet theksuar, dhe jo thënë të jetë në të njëjtën shportë me Serbinë apo Bosnjën dhe Hercegovinën. Eurodeputetja sllovene beson se vlerësimet se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar ta pranojë vendin në BE dhe se po e përdor Bullgarinë vetëm si justifikim nuk janë të sakta./Telegrafi/

Real Madridi arrin marrëveshje me yllin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Real Madridi arrin marrëveshje me yllin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Bayern Munich po përpiqet me ngulm të sigurojë të ardhmen e Dayot Upamecanos, por duket se negociatat për rinovimin e kontratës po komplikohen, pasi Real Madridi është futur fuqishëm në garë për qendërmbrojtësin francez. Bavarezët kanë pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit, dhe Upamecano ka qenë një element kyç në suksesin e skuadrës, duke formuar një dyshe solide në mbrojtje me Jonathan Tah. Megjithatë, kontrata e francezit është drejt skadimit dhe oferta e parë e klubit nuk ka përmbushur pritjet e lojtarit, çka ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Mynih. Sipas asaj që raporton Fusball Transfer, Upamecano ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Real Madridin mbi kushtet personale të kontratës. Madrilenët e shohin mbrojtësin si përforcimin ideal për linjën e prapme, madje më të përshtatshëm se Ibrahima Konate i Liverpoolit, i cili gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës. Përveç Real Madridit, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Liverpool dhe Chelsea, duke e bërë situatën e tij në treg edhe më të nxehtë. Kjo vendos Bayernin në presion për të reaguar shpejt dhe për të përmirësuar ofertën aktuale, nëse dëshiron ta mbajë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës. Në media janë përmendur edhe spekulime për një klauzolë lirimi, që mund ta lehtësojë largimin e Upamecanos nëse klubet arrijnë një marrëveshje të favorshme në afatin kalimtar të janarit. Në çdo rast, lojtari ndodhet në një pozicion të shkëlqyer negociues, ndërsa Bayern përballet me rrezikun e humbjes së një tjetër talenti elitar drejt Madridit. /Telegrafi/

Rritja e çmimit të energjisë nga 1 janari? Gërxhaliu: Goditja më e madhe për qytetarët e Kosovës

Rritja e çmimit të energjisë nga 1 janari? Gërxhaliu: Goditja më e madhe për qytetarët e Kosovës

Nga 1 janari pritet që çmimi i energjisë elektrike të rritet, një zhvillim që sipas njohësit të çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu do të ketë pasoja serioze për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, Kosova është futur në një cikël “të rrezikshëm” ekonomik për shkak të varësisë së madhe nga importi i energjisë, duke e cilësuar këtë si “mëkatin më të madh ekonomik” që i është bërë vendit. “Është e vërtetë që Kosova është e varur nga importi i energjisë elektrike dhe ky është mëkati më i madh që i është bërë Kosovës, kur dihet që resurset natyrore i ka të mjaftueshme që të jetë eksportues i energjisë elektrike”, ka deklaruar Gërxhaliu. Ai thekson se mungesa e transparencës në sektorin energjetik dhe rritja e varësisë nga importi po i vënë konsumatorët në pozitë të vështirë, veçanërisht në prag të rritjes së re të çmimeve që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit. “Kosova nga vitet e shumta ka stagnu dhe nga ky drejtim vetë rregullatori i energjisë elektrike ka paralajmëru që në fund të vitit do të ketë rishikim të faturave apo të energjisë - çmimit të energjisë elektrike, edhe pse mungon transparenca në lidhje me atë se sa dhe si paguhet. Kemi faktin tjetër që nga 1 janari hyn në fuqi, direktiva për mbrojtje nga dioksid karboni, besoj se do të jetë një barrë shtesë e cila do ta godasë ekonominë e Kosovës, po në veçanti qytetarët e Kosovës i cilin në këtë kohë të inflacionit është duke u ballafaquar vërtetë me sfida të shumta sociale”, ka thënë ai. ​ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor Gërxhaliu paralajmëroi se shpenzimet për energji elektrike janë rritur ndjeshëm në raport me të ardhurat mesatare të qytetarëve, duke e përshkruar situatën si alarmante për buxhetin familjar. “Në të kaluarën, shpenzimet për energji kanë qenë 15 deri në 30 për qind të pagës mesatare. Sot, afro 70 për qind e buxhetit familjar shkon për energji elektrike. Kjo ndikon në varfërimin e shportës së konsumatorit dhe në rënien e konsumit”. Sipas tij, rënia e konsumit do të ketë efekt zinxhir në ekonominë e përgjithshme, pasi konsumi është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit ekonomik të vendit. “Kosova po importon inflacion të heshtur. Në këtë kohë, kur kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, kjo është goditja më e madhe që po i bëhet qytetarëve – çdo ditë e më tepër po bie fuqia blerëse e tyre”. Telegrafi ka kontaktuar edhe kryesuesin e ZRRE-së, Ymer Fejzullahu mirëpo i njëjti nuk ishte i qasshëm. Ndryshe, në muajin shtator të këtij viti zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashtoi mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshijë ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit. /Telegrafi/