Vincent Kompany merr dhuratën më të bukur, ylli i skuadrës rikthehet nga lëndimi

Vincent Kompany merr dhuratën më të bukur, ylli i skuadrës rikthehet nga lëndimi

Alphonso Davies është shumë pranë rikthimit në fushë. Mbrojtësi kanadez, i cili ka qenë jashtë që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentin e gjurit, mund të kthehet në lojë para fundit të vitit. Sipas raportimeve të “Abendzeitung”, stafi mjekësor dhe trajneri i Bayernit planifikojnë që Davies t’i bashkohet stërvitjeve të plota të ekipit pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Davies do të mund të bëjë rikthimin e shumëpritur gjatë ndeshjeve vendimtare para Krishtlindjeve. Alphonso Davies Trajneri Vincent Kompany ishte shprehur më herët me kujdes optimist për rikuperimin e Daviesit – dhe tani ajo ndjenjë duket e justifikuar. 24-vjeçari ka punuar pa ndërprerje për muaj të tërë në rehabilitim, pas dëmtimit që pësoi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtaren e Kanadasë. Rikthimi i tij do të ishte një përforcim i madh për Bayernin, që po përgatitet për një periudhë të ngarkuar në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve./ Telegrafi

KRM “Pastrimi” vazhdon punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike

KRM “Pastrimi” vazhdon punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ekipet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë vijuar aktivitetet në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet. Punimet kanë përfshirë pastrimin e sipërfaqeve publike, krasitjen e degëve, sistemimin e kanaleve anësore, si dhe mirëmbajtjen e koshave të mbeturinave, përcjell Telegrafi. Në kuadër të këtyre veprimeve, kompania ka zëvendësuar edhe kontejnerët e vjetër me të rinj, me qëllim përmirësimin e kushteve të grumbullimit të mbeturinave dhe rritjen e standardeve të pastërtisë në lagje. Nga kompania është bërë e ditur se përpjekjet për një qytet më të pastër do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, ndërsa theksohet se pastërtia mbetet përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve. / Telegrafi /

Policia britanike zbulon motivin e sulmit me thikë në tren

Policia britanike zbulon motivin e sulmit me thikë në tren

Policia Britanike e Transportit ka përjashtuar terrorizmin si një motiv pas incidentit me thikë në tren të shtunën në mbrëmje, i cili plagosi 11 persona, nëntë prej të cilëve në gjendje kritike. Hetimet me dy të dyshuarit e arrestuar janë duke vazhduar për të zbuluar motivet e sulmit. Por, policia thotë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti ishte një sulm terrorist. "Rreth orës 19:42 pati telefonata në shërbimin policor në lidhje me disa sulme me thikë, të cilat ndodhën në një tren që u nis nga Doncaster dhe ishte në rrugë për në stacionin e King's Cross në Londër", tha John Loveless i Policisë Britanike të Transportit. "Oficerët mbërritën menjëherë në stacionin e Huntingdon së bashku me ndihmësit mjekësorë, ku oficerë të armatosur të policisë së Cambridgeshire hipën në tren dhe arrestuan dy persona. Brenda tetë minutash nga thirrja në 999, dy burra u morën në paraburgim, ku mbeten edhe sot në mëngjes." Të dyshuarit u identifikuan si dy meshkuj, shtetas britanikë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u arrestuan në Huntingdon, ku treni bëri një ndalesë emergjente dhe ku menjëherë ndërhynë policia e armatosur. "Këta janë, mashkulli i parë, një mashkull 32-vjeçar me kombësi britanike, dhe një burrë 35-vjeçar, me kombësi britanike, me prejardhje nga Karaibet. Të dy u arrestuan me dyshimin për tentativë vrasjeje. Të dy kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar", shtoi Loveless. Ndryshe, sulmi fillimisht u dyshua si një sulm i mundshëm terrorist. Njësitë britanike të Policisë Kundër Terrorizmit u përfshinë në hetimet fillestare. Megjithatë, policia tani thotë se hetimet e mëtejshme kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv pas incidentit. "Policia Britanike e Transportit deklaroi dje se ishte një incident i rëndë dhe Policia Kundër Terrorizmit fillimisht mbështeti hetimin tonë. Megjithatë, në këtë fazë, nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky është një incident terrorist", tha Loveless. /Telegrafi/

A ndihmon vërtet vera në dhimbjet e nyjeve - të dhënat shkencore dhe kufizimet

A ndihmon vërtet vera në dhimbjet e nyjeve - të dhënat shkencore dhe kufizimet

Vështrim shkencor mbi efektet mbrojtëse dhe kufizimet e konsumit të verës në patologjitë artikulare Dr. Avni Kryeziu Internist-reumatolog Tel. 044 317 322 Patologjitë në nyje përfaqësojnë një grup të gjerë sëmundjesh që karakterizohen nga inflamacioni i nyjeve, dhimbja dhe dëmtimi progresiv i strukturave artikulare. Format më të shpeshta të këtyre patologjive janë artriti reumatoid (AR) dhe osteoartriti (OA). Ndër faktorët që ndikojnë në rrjedhën e këtyre sëmundjeve janë edhe komponentët dietikë dhe konsumimi i alkoolit. Vera, si pije alkoolike e pasur me komponime fenolike dhe antioksidantë, është objekt studimi për efektet e mundshme anti-inflamatore dhe mbrojtëse në sëmundjet reumatike. Ky punim synon të paraqesë në mënyrë shkencore ndikimin e konsumimit të verës në artrit, mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas këtij efekti, si dhe kufizimet e njohurive aktuale. Mekanizmat biologjikë të veprimit Komponentët bioaktivë të verës, veçanërisht resveratroli, katekinat dhe flavonoidet, kanë veti të dokumentuara anti-inflamatore, antioksiduese dhe imunomoduluese. Resveratroli, polifenol i pranishëm në lëkurën e rrushit të kuq, ndikon në inhibimin e rrugës NF-κB, duke ulur sintezën e TNF-α, IL-1β dhe IL-6, citokina që luajnë rol kyç në artritin reumatoid (Szkudelski & Szkudelska, 2015). Përmes rritjes së aktivitetit të enzimës superoksid-dismutazë dhe uljes së stresit oksidativ, vera mund të parandalojë dëmtimin oksidativ të kondrociteve dhe sinoviociteve (Pervaiz & Holme, 2009). Në osteoartrit, resveratroli pengon degradimin e kolagjenit tip II dhe agrekanit, duke frenuar aktivitetin e metaloproteinazave (MMP-13) (Shakibaei et al., 2011). Në këtë mënyrë, konsumi i moderuar i verës mund të ketë efekt mbrojtës për indet artikulare dhe të modifikojë përgjigjen inflamatore sistemike. Evidenca epidemiologjike Studimet epidemiologjike mbi lidhjen midis konsumimit të verës dhe artritit japin rezultate heterogjene: Di Giuseppe et al. (2013) në një meta-analizë të studimeve prospektive (195,029 persona, 1,878 raste me AR) treguan se konsumimi i moderuar i alkoolit (deri 10–15 g/ditë) shoqërohej me rrezik 20–30% më të ulët për zhvillimin e artritit reumatoid krahasuar me abstinentët. Muthuri et al. (2015) raportuan se konsumimi i verës lidhej me rrezik më të ulët të osteoartritit të gjurit, ndërsa konsumimi i birrës shfaqte efekt të kundërt. Lu et al. (2020), në një studim të bazuar në popullatën kineze, vërejtën se konsumimi i moderuar i verës ishte i lidhur me ulje të biomarkerëve inflamatorë sistemikë si CRP dhe IL-6. Këto të dhëna sugjerojnë se efekti pozitiv është i mundshëm vetëm në doza të ulëta ose të moderuara; në konsum të lartë, efekti anti-inflamator humbet, ndërsa rriten rreziqet hepatike dhe metabolike. Diskutimi Hulumtimi i literaturës tregon se konsumimi i moderuar i verës së kuqe mund të ketë efekte mbrojtëse në artritin reumatoid për shkak të resveratrolit dhe flavonoideve, të cilat ndikojnë në proceset inflamatore dhe oksidative. Në osteoartrit, efektet janë më të ndërlikuara - vera mund të përmirësojë statusin antioksidativ, por ndikimi në strukturën e kërcit mbetet i diskutueshëm. Megjithatë, çdo përfitim potencial duhet të peshohet me rreziqet e konsumit të alkoolit, përfshirë hepatotoksicitetin, ndërveprimet me barna si metotreksati apo NSAID-ët, dhe ndikimin në sistemin kardiovaskular. Në pacientët që tashmë vuajnë nga artriti, rekomandohet një qasje individuale, ku mjeku vlerëson përfitimet e mundshme kundrejt rreziqeve. Përfundim Vera, në sasi të moderuar, mund të ketë efekt anti-inflamator dhe mbrojtës në artritin reumatoid, kryesisht për shkak të përbërësve polifenolikë. Megjithatë, konsumimi i lartë i alkoolit mund të përkeqësojë sëmundjen, të rrisë stresin oksidativ dhe të dëmtojë mëlçinë, sidomos në pacientë që marrin terapi imunosupresive. Nevojiten studime të kontrolluara klinike për të përcaktuar dozat optimale, efektin afatgjatë dhe ndërveprimet farmakologjike. Deri atëherë, konsumimi i verës duhet të shihet si faktor potencial ndihmës, jo si terapi. /Telegrafi/

Haqim Ramadani: Kërkoj takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor

Haqim Ramadani: Kërkoj takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor

Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Ranadani përmes profilit të tij në Facebook thekson se ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore. Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë. Është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare", shkruan Ramadani. Ai shton se kjo kërkesë bëhet në frymën e transparencës, drejtësisë dhe respektit ndaj vullnetit qytetar./Telegrafi/

Rina Balaj surprizon me pamjen e re bionde dhe mesazhin ironik në Instagram

Rina Balaj surprizon me pamjen e re bionde dhe mesazhin ironik në Instagram

Rina Balaj ka befasuar ndjekësit me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja ka ndarë disa fotografi nga një ambient nate, ku ka shkëlqyer me flokët e saj biondë dhe me një fustan të shkurtër lëkure, që i theksonte linjat perfekte. Ndryshimi në pamje ra menjëherë në sy, pasi vetëm pak kohë më parë Rina ishte kthyer në të kuqe, ndërsa natyrale është brune. Rina Balaj/Instagram Këtë transformim ajo e shoqëroi me një përshkrim interesant në Instagram, duke shkruar: “Më besoni, të qëndroja brune ishte një akt mirësie”. Postimi i saj u prit me komente të shumta pozitive, ku fansat dhe kolegët e saj nga industria e muzikës e vlerësuan për guximin dhe stilin unik. Rina Balaj/Instagram Shumë prej tyre e komplimentuan për dukjen e freskët dhe për energjinë që transmeton në çdo dalje të saj. Rina vazhdon të mbetet një nga artistet më të ndjekura dhe më të komentuara të skenës shqiptare, jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për mënyrën se si arrin të eksperimentojë me stilin dhe të surprizojë publikun çdo herë. /Telegrafi/ Rina Balaj/Instagram Rina Balaj/Instagram

Këto janë mënyrat se si mund të lehtësoni migrenën e shpeshtë gjatë shtatzënisë

Këto janë mënyrat se si mund të lehtësoni migrenën e shpeshtë gjatë shtatzënisë

Migrenat gjatë shtatzënisë mund të jenë veçanërisht sfiduese, pasi ilaçet e zakonshme nuk rekomandohen për lehtësimin e tyre për shkak të ndikimit të tyre në zhvillimin e foshnjës. Simptomat e migrenës gjatë shtatzënisë mbeten të ngjashme me ato tek njerëzit e tjerë, me dhimbje pulsuese në njërën anë të kokës, të shoqëruara me të përziera, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Disa gra shtatzëna mund të përjetojnë gjithashtu marramendje ose ndryshime në shikim, siç janë imazhet e shtrembëruara. Migrenat gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga ndryshimet hormonale, stresi, mungesa e gjumit, ndryshimet në dietë dhe shkaktarë të tjerë. Një këshillë që mund t'ju ndihmojë të lehtësoni migrenën gjatë shtatzënisë është të mbani një ditar për migrenën dhe të shënoni shkaktarët e mundshëm, siç janë ushqime të caktuara, mungesa e gjumit ose stresi, në mënyrë që t'i shmangni ato. Është e dobishme të hani vakte më të vogla, por më të shpeshta dhe të pini mjaftueshëm lëngje, sepse vaktet e parregullta dhe dehidratimi mund ta përkeqësojnë migrenën. Teknikat e relaksimit, të tilla si frymëmarrja e thellë, meditimi, masazhi ose një banjë e ngrohtë, mund të lehtësojnë simptomat. Përveç kësaj, është e dobishme të errësoni dhomën dhe të siguroni ajër të pastër për lehtësim shtesë. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj dritës dhe zhurmës, përpiquni t’i siguroni vetes një mjedis më të qetë dhe një hapësirë më pak të ndriçuar. Disa gra shtatzëna i gjejnë të dobishme kompresat e ftohta ose të ngrohta në kokë. Gjumi i duhur, aktiviteti i rregullt fizik, një dietë e shëndetshme dhe aktivitetet që sjellin kënaqësi mund të lehtësojnë ndjeshëm migrenën.

Doncic po shkruan histori, Lakers vazhdojnë me fitore në NBA

Doncic po shkruan histori, Lakers vazhdojnë me fitore në NBA

Nata e pasur me duele spektakolare në parketet e NBA-së është pas nesh, dhe ylli slloven Luka Doncic vazhdon të shkruajë histori. Fillimi i tij i sezonit me Los Angeles Lakers është ndër më të mirët që kujtohen në dekadat e fundit. Në fitoren e vështirë 130:120 ndaj Miami Heat, Doncic udhëhoqi skuadrën e tij me një tjetër “triple-double”, duke regjistruar 29 pikë, 11 ribaunde dhe 10 asistime. Ai ka realizuar gjithsej 165 pikë në katër ndeshjet e para të sezonit, shifër që nuk është parë që prej Wilt Chamberlain në vitin 1962. Mbështetje të madhe i dha Austin Reaves me 26 pikë dhe 11 asistime, ndërsa Jake LaRavia kontribuoi me 25 pikë. Për Miamin, më i miri ishte Jaime Jaquez Jr., talenti i ri meksikan që shënoi 31 pikë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder, vazhduan serinë e shkëlqyer duke mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat bindës 137:106. Lideri i skuadrës, Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu me 30 pikë, 7 asistime dhe 2 ribaunde, ndërsa pas ndeshjes deklaroi se Oklahoma është “një ekip edhe më i mirë këtë sezon”. Me një fillim perfekt 7:0, Thunder duken gati për të mbrojtur titullin. Phoenix Suns arritën një fitore të rëndësishme ndaj San Antonio Spurs me rezultat 130:118, duke treguar stabilitet pas disa luhatjeve në javën e parë të sezonit. Rezultatet e mbrëmjes: Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 137:106 - YouTube www.youtube.com Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers 105:129 - YouTube www.youtube.com Charlotte Hornets – Utah Jazz 126:103 Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks 117:109 - YouTube www.youtube.com Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 117:104 New York Knicks – Chicago Bulls 128:116 - YouTube www.youtube.com Phoenix Suns – San Antonio Spurs 130:118 - YouTube www.youtube.com Los Angeles Lakers – Miami Heat 130:120 - YouTube www.youtube.com

1 miliard euro klauzolë dhe paga galaktike, ja detajet e rinovimit të Viniciusit me Realin

1 miliard euro klauzolë dhe paga galaktike, ja detajet e rinovimit të Viniciusit me Realin

Negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior me Real Madrid janë më pranë se kurrë, sipas Jose Felix Diaz. Klubi spanjoll dëshiron ta mbajë sulmuesin brazilian për një kohë të gjatë. Vinicius ka kontratë me Real Madrid deri në qershor të vitit 2027, ndërsa klauzola e lirimit të tij raportohet të jetë rreth 1 miliard euro. Bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes përtej vitit 2027 kishin ngecur më herët këtë vit për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës. Kampi i lojtarit kërkonte një rrogë prej 25-30 milionë eurosh në sezon, duke përfshirë edhe bonuset. Interesi i jashtëm, sidomos nga klubet e Superligës Arabe, ka shtuar urgjencën për arritjen e një marrëveshjeje. Real Madrid e ka bërë të qartë se synon ta sigurojë të ardhmen e Viniciusit, por njëkohësisht duhet të ruajë ekuilibrin e strukturës së pagave dhe hierarkinë brenda skuadrës. Vinicius Jr Sipas Diaz, diferencat mes klubit dhe lojtarit janë ngushtuar dhe tani po krijohet momenti drejt arritjes së marrëveshjes. Rinovimi i Viniciusit do të siguronte jo vetëm një nga yjet kryesorë të sulmit madrilen, por edhe do ta mbronte klubin nga rreziku që të largohet ndërsa kontrata aktuale i afrohet fundit. Përndryshe, klubet arabe janë gati të ofrojnë mbi 250 milionë euro për ta larguar brazilianin nga “Santiago Bernabeu”./ Telegrafi /

KQZ mban mbledhje, pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale në 35 komuna

KQZ mban mbledhje, pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale në 35 komuna

KQZ mban mbledhjen e 75-të: shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 13:30. Mbledhja, e udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, do të ketë në rend dite disa pika të rëndësishme që lidhen me përmbylljen e procesit zgjedhor lokal të mbajtur më 12 tetor 2025. Në këtë mbledhje, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë komunash në tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Po ashtu, do të shpallën rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale në të gjitha komunat e vendit. Pas shpalljes së rezultateve, KQZ do të bëjë gjithashtu edhe certifikimin zyrtar të rezultateve për zgjedhjet lokale në 35 komuna të Republikës së Kosovës, duke përmbyllur kështu fazën formale të procesit zgjedhor të 12 tetorit. Kjo mbledhje e KQZ-së shënon një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahet më 9 nëntor 2025, në disa komuna ku asnjë kandidat nuk ka arritur shumicën e nevojshme në raundin e parë. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 21 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. /Telegrafi/

Përfundon faza e re e punimeve në shëtitoren e Lumbardhit në Pejë

Përfundon faza e re e punimeve në shëtitoren e Lumbardhit në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur përfundimin e një faze të rëndësishme të punimeve në shëtitoren e re përgjatë Lumbardhit të Pejës, një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët dhe vizitorët gjatë gjithë vitit. Punimet përfshijnë ndërtimin e hapësirave të reja për ecje dhe pushim, një urë moderne lidhëse mbi lumin Lumbardh, si dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe zonave të gjelbëruara. Projekti synon të krijojë një ambient të këndshëm për banorët dhe turistët, duke e bërë Lumbardhin një pikë të rëndësishme të rekreacionit dhe zhvillimit turistik të qytetit. Në publikimin e tij, kryetari Muhaxheri theksoi se këto ndërhyrje janë pjesë e planit më të gjerë të komunës për rritjen e cilësisë së jetës urbane dhe zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme turistike. Zona tashmë përfshin shtigje për ecje, hapësira pushimi me stola, ndriçim modern dhe pamje të mrekullueshme të maleve përreth. Kjo shëtitore pritet të bëhet një nga atraksionet kryesore për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Pejën. / Telegrafi /

Ditët e Maduros janë të numëruara - thotë Trump

Ditët e Maduros janë të numëruara - thotë Trump

Presidenti amerikan Donald Trump dërgoi sinjale të përziera të dielën në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së në Venezuelë. Kështu, ai ka minimizuar shqetësimet për një luftë të afërt kundër kombit të Amerikës së Jugut. Megjithatë, ai ka thënë se ditët e udhëheqësit të saj Nicolas Maduro ishin të numëruara. Deklaratat e presidentit, të bëra gjatë një interviste për CBS të publikuar të dielën, vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara grumbullojnë njësi ushtarake në Karaibe dhe kanë kryer sulme të shumta ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, duke vrarë dhjetëra njerëz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. "Dyshoj. Nuk mendoj kështu", tha Trump gjatë programit "60 Minutes", kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të shkonin në luftë kundër Venezuelës. Megjithatë, kur u pyet nëse ditët e Maduros si president ishin të numëruara, Trump u përgjigj: "Do të thoja po. Mendoj se po, po". Maduro, i cili përballet me aktakuzë për akuza për drogë në Shtetet e Bashkuara, ka akuzuar Uashingtonin për përdorimin e trafikut të drogës si pretekst për "imponimin e ndryshimit të regjimit" në Karakas për të sekuestruar naftën venezueliane. Më shumë se 15 sulme amerikane ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësor kanë vrarë të paktën 65 persona në javët e fundit, me të fundit që ndodhi të shtunën. /Telegrafi/