Bentley nuk po heq dorë nga motorët me benzinë: Duam t'u japim klientëve tanë një zgjedhje
Bentley dikur bulëzohej për elektrifikim, duke prezantuar konceptin EXP 100 në vitin 2019 duke u zotuar se që kalojnë në vetura plotësisht elektrik deri në fund të dekadës. Por, së fundmi, entuziazmi global për veturat elektrike u zbeh, ku kjo markë ngadalësoi planet – duke synuar tani që këtë ta arrijë në vitin 2035 e ndoshta edhe më larg. Në fakt, Bentley madje po përgatitet të lansojë modele me djegie të brendshme në një të ardhme të afër, transmeton Telegrafi. Gjatë një konference virtuale për shtyp të kohëve të fundit, CEO Frank-Steffen Walliser konfirmoi se kompania po zhvillon një automjet të ri me djegie të brendshme. Ai theksoi se ndërsa modelet elektrike - siç është SUV-i i ardhshëm Urban - janë ende në zhvillim e sipër, motorët tradicionalë me benzinë do të vazhdojnë të luajnë një rol në të ardhmen e parashikueshme. "Ne do të donim të vazhdonim të kënaqnim klientët me zgjedhjen e sistemeve të fuqisë. Do të shohim një tjetër Bentley ICE para fundit të vitit", shtoi ai. Kjo përputhet me raportet e shtatorit, kur Walliser deklaroi se Bentley do të vazhdonte të investonte në automjete me djegie të brendshme për disa vitet e ardhshme. Modelet aktuale - të tilla si Continental GT, Flying Spur dhe Bentayga SUV - do të mbajnë motorët e tyre me benzinë së bashku me opsionet hibride plug-in (PHEV) dhe, përfundimisht, opsionet plotësisht elektrike (BEV) për variante të zgjedhura. Kemi parë tashmë njoftime paraprake të Continental GT Supersports të ardhshëm, i cili mund të jetë modeli me djegie të brendshme që Walliser i referohet. Thashethemet sugjerojnë se ky version me performancë të lartë i Continental GT do të braktisë konfigurimin e tij hibrid në favor të një motori të pastër me benzinë që vë në lëvizje vetëm rrotat e pasme. /Telegrafi/