Zohran Mamdani fitoi në New York - çfarë do të thotë kjo për botën e kriptovalutave?
Zohran Mamdani u zgjodh kryetar i New Yorkut më 4 nëntor, duke mposhtur Eric Adams. Ai është kryetari më i ri dhe i pari mysliman, i pari nga Azia e Jugut dhe i pari lindur në Afrikë, duke hapur një kapitull të ri për qytetin dhe politikën lokale. Fitorja e 34-vjeçarit pati ndikim të menjëhershëm në tregjet e parashikimeve, ku përdoruesit e Polymarket investuan mbi 430 milionë dollarë, shumica duke vënë bast për fitoren e tij. Mamdani ka një qasje kritike ndaj Wall Street dhe sektorit të kriptovalutave, duke vënë theksin te mbrojtja e konsumatorit dhe shpërndarja ekonomike, ndryshe nga paraardhësi Adams, i cili mbështeste industrinë dhe kishte lidhje me Bitcoin. Trump: SHBA do të bëhet superfuqia botërore e Bitcoinit Industria kriptovalutave u shqetësua për politikat e tij, përfshirë taksën e propozuar prej 2 për qind për të ardhurat mbi një milion dollarë, që mund të çojë në largim të kapitalit dhe talentit nga qyteti, raportojnë mediat . Megjithatë, disa sipërmarrës dhe zhvillues kriptovalutave e shohin Mamdanin si reflektim të vlerave fillestare të teknologjisë: decentralizim, kundër pushtetit të centralizuar dhe fuqizim të individëve. Analistët dhe investitorët e kriptovalutave janë të ndarë: disa shohin rrezik për pasuritë dhe tregjet, ndërsa të tjerë besojnë se ai mund të stabilizojë dhe legjitimojë sektorin në afat të gjatë. Kripto-komuniteti vëren ironinë: Mamdani, edhe pse me tendenca “socialiste”, përputhet me vizionin origjinal të kriptovalutave për të sfiduar monopole dhe për të dhënë kontroll më të madh individëve mbi financat. Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun Qyteti është ende qendra kryesore për themelues, shkëmbime dhe laboratorë blockchain në SHBA, dhe politikat e Mamdanit do të formësojnë të ardhmen e kriptomonedhave në dekadën e ardhshme. Fitorja e tij nxjerr në pah dy vizione për kripto: si industri e integruar me Wall Street apo si teknologji anti-establishment për fuqizimin e individëve. Me Mamdanin në krye, Nju Jorku bëhet skena ku kriptovalutave duhet të vendosë midis interesave të kapitalit të madh dhe idealit origjinal të decentralizimit dhe vetëvendosjes. /Telegrafi/