Sneijder: Real Madridi bëri mirë që nuk transferoi Haalandin
Ish-mesfushori i Real Madridit, Wesley Sneijder, ka vlerësuar vendimin e klubit për të mos nënshkruar me Erling Haaland, duke thënë se sulmuesi norvegjez nuk do të kishte qenë përshtatja e duhur për një ekip që tani udhëhiqet nga Kylian Mbappe. “Mendoj se Real Madrid bëri një punë të shkëlqyer që nuk nënshkroi me Haaland. Kishte një moment kur ata ende besonin se mund ta vendosnin Mbappe në të majtë me Haaland si qendërsulmues, por mendoj se mënyra aktuale është shumë më e mirë, sepse për mua Mbappe është bërë një sulmues i vërtetë”. “Mënyra se si ai pozicionohet si sulmues është shumë unike dhe besoj se është shumë më i mirë tani si qendërsulmues sesa nga krahu i majtë, kështu që nuk ka më kuptim të nënshkruash me Haaland. Kjo është një lajm i mirë për Manchester City”, ka thënë fillimisht Sneijder. Holandezi gjithashtu vuri në dukje brezin e ardhshëm të yjeve botërorë, duke përmendur lojtarët që, sipas tij, mund të dominojnë skenën e futbollit pas tërheqjes së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Kylian Mbappe dhe Erling Haaland “Kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të tërhiqen, atëherë njerëzit do të fillojnë të flasin më shumë për Mbappe, Vinicius dhe Lamine Yamal, ashtu siç flasim tani për Ronaldon dhe Messin”. “Është gjithçka çështje brezash. Kur Diego Maradona u tërhoq, erdhën lojtarë të tjerë. Pas 100 vitesh, njerëzit nuk do të flasin për Mbappe, Vinicius apo Yamal në të njëjtën mënyrë”. “Do të ketë një brez të ri që i ka zëvendësuar ata, por kur ata të tërhiqen, do të fillojmë të flasim për Mbappe, Yamal dhe Vinicius ashtu siç flasim për Ronaldon dhe Messin”, përfundoi ai./ Telegrafi /