Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Rikthehem aty ku filloi gjithçka

Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Rikthehem aty ku filloi gjithçka

Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti, sot e ka pranuar detyrën si kryetar i komunës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë. “Po rikthehem aty ku filloi gjithçka. Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje. Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike". "Ky votim masiv ishte një deklaratë e qartë nga qytetarët e Çairit, se duan vazhdimësi, duan zhvillim, duan punë. Ishte një mesazh besimi, vlerësimi dhe mbështetjeje që e ndjej si përgjegjësi të madhe ndaj secilit prej jush. Unë e di çfarë pret Çairi. Pret punë të ndershme, rezultate konkrete dhe një qeverisje që nuk njeh asgjë më të shenjtë se interesi publik. Dhe këtë do ta ketë". "Prandaj, sot kthehem për t’ia kthyer Çairit këtë besim me përkushtim, me vizion dhe me punë. Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu", ka shkruar Mexhiti. Ai më tej shkruan se Çairin e pret një kapitull i ri. "Një periudhë që do të përcaktojë jo vetëm si do të zhvillohet Çairi, por edhe çfarë modeli qeverisjeje do të ndërtojmë për gjithë vendin. Ne do të punojmë bashkë me ju, me plan të qartë, me transparencë dhe me guxim për të bërë ndryshime të mëdha. E di që përpara kemi shumë punë. Por kam besim. Kam besim te njerëzit e Çairit, te energjia, te talenti dhe te dashuria e tyre, për këtë vend. Dhe çdo arritje që do të vijë, do të mbajë vulën tuaj, juve, që nuk u dorëzuat kurrë". "Të dashur qytetarë, Faleminderit për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit për fitoren e bindshme. Dhe unë ju premtoj se do ta udhëheq këtë komunë të çmuar me nder, me përgjegjësi dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e mi. Nga sot fillon puna për Çairin që duam. Nga sot fillon KOHA jonë!”, ka shkruar Mexhiti.

Pas interesimit të KALLXO.com, KEDS thot se do të internevojë në shtyllën elektrike në Carrabreg të Deçanit

Pas interesimit të KALLXO.com, KEDS thot se do të internevojë në shtyllën elektrike në Carrabreg të Deçanit

Në fshatin Carrabreg të Poshtëm të Deçanit, më datë 03.11.2025 është vërejtur një shtyllë elektrike e cila shihet të jetë e lakuar e duke u mbajtur nga shkallët. Bëhet fjalë për shtyllën në rrugën “Lavdim Likaj” të këtij fshati. KALLXO.com ka siguruar pamje të shtyllës nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë çështje KALLXO.com kontaktoi […] The post “Mandati për qeverisje u takon qytetarëve”- LDK insiston në zgjedhje të parakohshme appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Kim Kardashian feston 30-vjetorin e Kendall Jenner-it me një ditë luksoze në ishull

Kim Kardashian feston 30-vjetorin e Kendall Jenner-it me një ditë luksoze në ishull

Kim Kardashian publikoi disa fotografi mahnitëse nga festa e 30-vjetorit të motrës së saj, Kendall Jenner, e festuar në një destinacion tropikal luksoz. Në postimin e saj në Instagram, ylli 45-vjeçare i reality show-t uroi motrën me fjalë të ndjera, duke i dëshiruar dashuri dhe gëzim në këtë dekadë të re të jetës. Në fotografitë e publikuara, Kendall shfaqej me një bluzë të shkurtër që mezi mbulonte gjoksin dhe një fund të gjatë me motive në ngjyra kafe e të zeza, ndërsa Kim kishte zgjedhur një fustan kafe me supe të zbuluara dhe fijet e grisura që theksonin format e saj, shkruan DaliyMail. Festa luksoze, që duket se u mbajt në të njëjtin ishull privat ku Kim festoi 40-vjetorin, mblodhi gjithë familjen Kardashian-Jenner. Kylie zgjodhi një fustan të zi klasik me dekolte të thellë, Khloe një fustan rozë të zbehtë pa mëngë, ndërsa nëna e tyre, Kris Jenner, shkëlqeu me një fustan transparent bezhë me detaje të zeza. Në fotografi mungonte vetëm Kourtney Kardashian, e cila e uroi Kendall-in përmes rrjeteve sociale. Kim tregoi se festa ishte plot humor dhe energji, duke postuar një imazh ku shfaqej duke mbajtur në gojë disa mini-shishe tekile nga marka e motrës së saj, 818. Postimi erdhi në të njëjtën ditë kur Kim debutoi në serinë e re ligjore të Ryan Murphy në Hulu, All’s Fair , duke e bërë ditën e saj edhe më të bujshme. /Telegrafi/

Kombëtarja e vajzave të Kosovës mëson kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2027

Kombëtarja e vajzave të Kosovës mëson kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka mësuar kundërshtarët për fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror 2027. Skuadra “dardane” do të garojë në Ligën C, duke synuar kalimin në fazën tjetër të garës. Sipas shortit të hedhur nga UEFA, Kosova është vendosur në Grupin C2, ku do të përballet me përfaqësueset e Kroacisë, Bullgarisë dhe Gjibraltarit. Një grup i balancuar, ku Kosova do të ketë mundësi reale për të luftuar për kreun. Përzgjedhësi dhe vajzat e Kosovës do të kërkojnë të përmirësojnë paraqitjet e mëparshme dhe të ndërtojnë një skuadër konkurruese për të ardhmen. Objektivi kryesor do të jetë që ekipi të tregojë rritje, stabilitet dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Kualifikimet për Botërorin 2027 pritet të nisin vitin e ardhshëm, dhe ndeshjet e para do të jenë një test serioz për potencialin e futbollit femëror kosovar. /Telegrafi/

Haradinaj: Konjufca duhet të dëshmojë që e ka shumicën parlamentare

Haradinaj: Konjufca duhet të dëshmojë që e ka shumicën parlamentare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për krijimin e qeverisë së ardhshme, sot më 04.11.2025. Përmes një statusi në Facebook, ai është shprehur se presidentja Vjosa Osmani nuk ka mandat ta mandatojë askënd, pa dëshmuar se kandidati e ka shumicën e nevojshme. “Afati […] The post LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Përfundon riparimi i defektit në rrugën “UÇK” në Rahovec

Përfundon riparimi i defektit në rrugën “UÇK” në Rahovec

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj teknike kanë përfunduar me sukses punimet për rregullimin e defektit në gypin kryesor të çelikt me diametër fi 400 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Pas ndërhyrjes së realizuar me intensitet dhe kujdes teknik, furnizimi me ujë është rilëshuar për konsumatorët e Zonës 1 të qytetit të Rahovecit, duke rikthyer normalitetin në shërbimet e ujësjellësit. Nga kompania është bërë e ditur se punimet janë kryer brenda afatit të parashikuar, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit pas riparimit, përcjell Telegrafi. Ndërprerje të furnizimit me ujë në Rahovec KRU “Gjakova” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me ujë dhe ka theksuar se ekipet teknike janë në gatishmëri të vazhdueshme për të reaguar ndaj çdo defekti që mund të paraqitet në rrjetin e ujësjellësit. Ky intervenim, sipas kompanisë, është pjesë e angazhimeve të përditshme për përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e komunës së Rahovecit. / Telegrafi /

Forcat e Armatosura belge urdhërohen të rrëzojnë çdo dronë të paidentifikuar mbi bazat ushtarake

Forcat e Armatosura belge urdhërohen të rrëzojnë çdo dronë të paidentifikuar mbi bazat ushtarake

Forcat e Armatosura belge janë udhëzuar të rrëzojnë çdo dron të paidentifikuar të vërejtur mbi bazat ajrore ushtarake. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm belg, Frédéric Vansina, i bëri kwto komente gjatw njw interviste dhwnw pwr njw agjenci belge tw lajmeve, transmeton Telegrafi. Vansina tha se programi i mbrojtjes nga dronë i Belgjikës po zbatohet me një ritëm të përshpejtuar, dhe se plani përkatës së shpejti do t'i paraqitet qeverisë. Aktualisht, burimet e Belgjikës për t'u përballur me dronë të paidentifikuar - duke përfshirë sistemet e zbulimit, pajisjet bllokuese dhe pushkët anti-dronë - mbeten të kufizuara. Vansina deklaroi se nëse shfaqen më shumë dronë mbi bazat ushtarake, ushtria do t'i rrëzojë ata. "Është dhënë urdhri për t'i rrëzuar ata", tha ai. Ai shtoi se dronët mund të rrëzohen vetëm nëse kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt dhe "pa shkaktuar dëme anësore". Komandanti shpjegoi se kjo është e vështirë, duke pasur parasysh që dronët shpesh fluturojnë natën, janë të vegjël në madhësi dhe shumë të manovrueshëm. /Telegrafi/

Matni emetimet e CO2 të biznesit tënd - krejtësisht falas nga Banka ProCredit

Matni emetimet e CO2 të biznesit tënd - krejtësisht falas nga Banka ProCredit

Në një kohë ku ndryshimet klimatike paraqesin sfida të paprecedentë, dekarbonizimi është bërë qenësor për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Me zbatimin e afërt të CBAM (Carbon Border AdjustmentMechanism) dhe me kërkesat gjithnjë në rritje nga rregullore të reja në të gjithë Evropën, investimi nëmjete për matjen dhe menaxhimin e emetimeve të CO2 nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Ky rrugëtim drejt një ekonomie Net Zero është thelbësor për identitetin e Bankës ProCredit. Duke enjohur rëndësinë kritike të reduktimit të emetimeve të karbonit dhe në vazhdimësi të angazhimit për të mbështetur bizneset në këtë drejtim, ne jemi zotuar të reduktojmë emetimet e Fushëveprimit 1 dhe 2 me 42% deri në vitin 2030 (krahasuar me 2022), duke bërë të mundur arritjen e Net Zero deri në 2050. Poashtu jemi zotuar të për t’u angazhuar në informim dhe bashkëpunim me 28% të klientëve tanë deri nëvitin 2027. Si hapi fillestar në rrugën drejt dekarbonizimit është matja e emetimeve të CO2. Andaj ne jemizotuar qe t’i mbështesim bizneset të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë tranzicion. Ne si bankë kemi investuar në Kalkulatorin e parë të Emetimeve të CO2 në Kosovë, i cili u dedikohet Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMVM). Kështu, bizneset mund të arrijnë kursime të konsiderueshme në kosto përmes përmirësimit të efikasitetit, të arrijnë reduktime të ndjeshme të emetimeve, si dhe një fokus më të fortë në përgjegjësinë mjedisore, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Ky aplikacion inovativ është i bazuar në GHG Protocol dhe udhëzimet e IPCC, më qëllimin të ofrojë njëmjet praktik për matjen e saktë të emetimeve të karbonit të gjeneruara nga aktivitetet afariste dhe proceset e prodhimit të bizneseve. Kalkulatori ofron llogaritje të personalizuara për sektorë të ndryshëm,përfshirë: Aktivitetet tregtare (transport, hotelieri, shërbime IT etj.), Bujqësinë (kultivimi i bimëve dhe blegtoria), Industrinë ushqimore, Si dhe fusha të tjera të ekonomisë. Përmes kalkulatorit, bizneset do të kenë mundësinë: Llogarisin saktë emetimet e CO2 nga aktivitetet e biznesit, Identifikojnë burimet kryesore të emetimeve, Identifikojnë mundësitë për përmirësimin e praktikave të biznesit, Të gjenerojnë raporte të detajuara të emetimet e CO2. Kalkulo emetimet tani, këtu . Platforma është online dhe e hapur për çdo biznes në Kosovë.Përdorimi i kalkulatorit është plotësisht falas, si një formë mbështetjeje jo-financiare e ofruar nga Banka ProCredit për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin privat. Kalkulatori gjeneron raporte të detajuara mbi emetimet si në format ueb, ashtu edhe në PDF që përputhen me rregulloret relevante mjedisore. Këto raporte mund të përdoren për lehtësimin e aplikimeve për kredi ose për raportim ndaj kontraktorëve që kërkojnë përputhshmëri me kërkesat ESG ( Mjedisi,Shoqëria dhe Qeverisja). Banka ProCredit mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje institucionale dhe teknike për NMVM-të, duke i fuqizuar ato që të jenë pjesëmarrëse aktive në procesin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Van Dijk iu ofrua Realit, por Los Blancos e refuzuan atë

Van Dijk iu ofrua Realit, por Los Blancos e refuzuan atë

Sipas një raporti të publikuar nga Diario AS, qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, iu ofrua Real Madridit përmes agjentëve të tij në fillim të kësaj vere, para se të nënshkruante një zgjatje kontrate me Reds në prill. Holandezi 34-vjeçar kishte marrë oferta fitimprurëse nga klubet saudite, por ai priti një përgjigje nga madrilenët, duke shpresuar të përfaqësonte klubin legjendar. Megjithatë, Los Blancos nuk i kthyen ofertën, gjë që e detyroi Van Dijk të firmoste rinovimin me Liverpoolin. Sipas raportit, vendimi i Real Madridit lidhet me dëmtimin e rëndë në gju që Van Dijk pësoi në 2020, i cili nuk është shëruar plotësisht. Për këtë arsye, klubi spanjoll preferoi të investonte te një lojtar më i ri. Zgjidhja e Los Blancos ishte Dean Huijsen, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer gjatë sezonit të tij debutues në Santiago Bernabeu, duke u bërë një shtyllë e mbrojtjes nën drejtimin e Xabi Alonsos. Ky zhvillim tregon se edhe lojtarët më të mëdhenj mund të kenë pengesa kur bëhet fjalë për dëmtime të mëparshme, ndërsa Real Madrid fokusohet te të rinjtë me potencial afatgjatë. /Telegrafi/

Janevska në dialogun rajonal për politika arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

Janevska në dialogun rajonal për politika arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

"Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të përparojnë më lehtë kur së bashku dhe të zëshëm reflektojnë mbi atë se çfarë i nevojitet arsimit në secilin prej vendeve. Ne jemi popujtë ngjashëm, me zakone, kultura dhe tradita të afërta, e kjo do të thotë edhe sisteme arsimore dhe sfida të ngjashme. Pikërisht për këtë arsye, i kuptojmë më lehtë problemet e përbashkëta dhe mund të gjejmë më shpejt zgjidhje që, me përshtatje të vogla, mund të zbatohen në vendet tona". Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në hapjen e Dialogut Rajonal për Politika për Arsim Cilësor, që po mbahet në Shkup, i organizuar nga Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, në bashkëpunim me OECD-në dhe Komisionin Evropian. "Në Maqedoni tashmë prej 16 muajsh po punon Qeveri e re, e cila me shumë entuziazëm ka nisur agjendë të re reformuese në arsim. Më parë kemi parë shumë përpjekje, por pak vazhdimësi. Ministrat ndryshoheshin shumë shpejt, me mandat mesatar prej një viti e gjysmë, secili me prioritetet dhe idetë e veta. Këtë herë, me parimshmërinë dhe vendosmërinë e kësaj Qeverie, jam e bindur se përpjekja e investuar do të japë rezultate në afat të mesëm”, theksoi Janevska. Dialogu është mundësi për ekspertët nga Rajoni në bazë të kërkimeve ndërkombëtare mbi atë sa kanë mësuar nxënësit dhe si punojnë mësimdhënësit, të shkëmbejnë praktikat e mira dhe të hartojnë zgjidhje praktike për përmirësimin e rezultateve të të mësuarit. "Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet e testimeve PISA. Kjo nuk do të thotë se nxënësit tanë nuk kanë njohuri, por se duhet t’i përgatisim më mirë për mënyrën se si testohen kompetencat e tyre", tha Janevska, duke shtuar se me hapat konkretë për ndryshime që do të sjellin rezultate më të mira, përfshihen të gjithë segmentet e sistemit arsimor. Në arsimin fillor dhe të mesëm po ndryshohen programet mësimore, po përgatiten tekste shkollorebashkëkohore, po investohet në pajisje të avancuara, veçanërisht në fushën e shkencave natyrore. Vëmendje e veçantë i kushtohet arsimit profesional; tashmë janë formuar 7 nga 8 qendra rajonale për arsimin dhe trajnimin profesional, nga të cilat 4 janë plotësisht të pajisura dhe funksionale. Janevska theksoi se vetëm brenda 16 muajve janë investuar 64 milionë euro rekord në infrastrukturën arsimore. Pagat e mësimdhënësve janë rritur për 12%, dhe përmes zhvillimit profesional dhe karrierës ata mund të përparojnë, gjë që sjell edhe të ardhura personale më të mëdha. "Gjithërfshirja është një nga prioritetet tona më të rëndësishme. Numri i kuadrit ndihmës në shkolla është rritur ndjeshëm, dhe janë formuar edhe shkolla fillore dhe të mesme shtetërore me qendra burimore. Po punojmë gjithashtu në optimizimin e rrjetit shkollor dhe në futjen e mësimit me një turn, në mënyrë që nxënësit të kalojnë më shumë kohë aty ku më së shumti mësojnë dhe zhvillohen – nëpër klasa,” potencoi ministrja Janevska. Me qëllim që reforma të ketë vazhdimësi, Janevska e arsyetoi iniciativën për miratimin e Deklaratës Kombëtare për Arsimin, si dokument parlamentar që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe garanci se, pavarësisht ndryshimeve politike, zhvillimi i arsimit nuk do të pësojë ngecje apo kompromise.