Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit të Kosovës nga Xhandarmëria serbe, Sveçla kërkon që faktori ndërkombëtar të reagojë

Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit të Kosovës nga Xhandarmëria serbe, Sveçla kërkon që faktori ndërkombëtar të reagojë

Lidhur me incidentin që dyshohet se ka ndodhur në veri të Kosovës, ku një qytetar i nacionalitetit serb dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas Sveçlës, Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke […] The post Kushtetuesja në Shqipëri rikthen Veliajn në krye të Tiranës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Osmani kërkon reagim ndërkombëtar pas rrëmbimit të qytetarit serb nga xhandarmëria serbe

Osmani kërkon reagim ndërkombëtar pas rrëmbimit të qytetarit serb nga xhandarmëria serbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e një qytetari serb në Kosovë nga xhandarmëria serbe, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të politikave hegjemoniste të Serbisë. Në një reagim të publikuar, Osmani thekson se ky akt dëshmon qasjen agresive të Serbisë ndaj çdo qytetari që guxon të flasë të vërtetën për regjimin autokratik të Aleksandar Vuçiqit. “Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, ka shkruar Osmani. Ajo ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht botë demokratike, të reagojë dhe të ndalojë këto sulme që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Presidentja gjithashtu ka bërë thirrje që skena politike në Kosovë të veprojë e të flasë me një zë për mbrojtjen e vendit ndaj tendencave agresive të Serbisë.

Gruaja e Anthony Hopkins mendon se aktori vuan nga sindroma 'Asperger'

Gruaja e Anthony Hopkins mendon se aktori vuan nga sindroma 'Asperger'

Anthony Hopkins zbuloi së fundmi se gruaja e tij mendon se aktori ka një çrregullim neurologjik të zhvillimit. Në një nga intervistat e fundit, aktori 87-vjeçar zbuloi se gruaja e tij, Stella Arroyave, dikur i sugjeroi të vizitohej te një mjek për të përcaktuar nëse vuan nga autizmi. "Jam i fiksuar pas numrave. Jam i fiksuar pas detajeve. Më pëlqen që gjithçka të jetë në rregull. Stella e kontrolloi dhe tha: 'Duhet të kesh sindromën e Aspergerit'. Nuk e dija për çfarë po fliste. As nuk mund ta besoj", tha aktori. Foto: Getty Images Sipas Klinikës së Clevelandit, sindroma e Aspergerit është një diagnozë që bie nën termin më të gjerë të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD). Është një çrregullim neurologjik dhe zhvillimor që ndikon në mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë me të tjerët, mësojnë dhe sillen. Edhe pse çrregullimi i spektrit të autizmit mund të diagnostikohet në çdo moshë, simptomat zakonisht shfaqen në dy vitet e para të jetës. Intervista e tij vjen mes një njoftimi për shtyp të hapur në lidhje me librin, "We Did OK, Kid". /Telegrafi/

Janakievski sërish në krye të Bashkimit të Kumanovës

Janakievski sërish në krye të Bashkimit të Kumanovës

Ekipi i Bashkimit tashmë zyrtarisht ka trajner të ri. Edhe pse Gjorgji Mojsov ishte afër të marrë drejtimin e skuadrës, zgjedhja përfundimtare ra mbi Bllazhe Janakievskin, njofton Telegrafi. Pas ndarjes me trajnerin e mëparshëm Muarem Muarem, drejtuesit e klubit vendosën t’ia besojnë stolin një emri të njohur për tifozët e Bashkimit, Bllazhe Janakievski, strategu që shkroi histori duke rikthyer Bashkimin në Ligën e Parë pas plot 17 vitesh mungesë. Ky vendim i klubit erdhi si rezultat i besimit në projektin tashmë të nisur, të cilin Janakievski e kishte ndërtuar më herët dhe e kishte udhëhequr me vizion dhe profesionalizëm. Projekti, që për arsye personale u ndërpre para fillimit të sezonit, tani vazhdon me të njëjtën përkushtim, energji dhe ambicie. Sot Bashkimi u mund nga Arsimi i Çegranit me rezultat 4–2 dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Ligën e Parë me 19 pikë të grumbulluara. Rikthimi i Janakievskit në stolin e skuadrës së kumanovarëve do të ndodhë më 8 nëntor, në ndeshjen kundër Rabotnickit. /Telegrafi/

Marina ukrainase godet njësinë elitë ruse në platformën e Detit të Zi

Marina ukrainase godet njësinë elitë ruse në platformën e Detit të Zi

Marina Ukrainase raportoi se goditi një njësi elitare të forcave speciale ruse të vendosur në platformën e shpimit Sivash në Detin e Zi. "Përveç shkatërrimit të pajisjeve ruse të zbulimit dhe mbikëqyrjes, u eliminua një ekuipazh raketash antitank armik", thuhet në deklaratën e Marinës ukrainase. Sipas raportit, propagandistët rusë po përpiqen ta portretizojnë incidentin si një fitore duke ndarë një video, që pretendon se tregon një anije të Marinës ukrainase të goditur nga një dron Lancet. Në realitet, forcat ukrainase vendosën me sukses një dron vetëvrasës në sulm, transmeton Telegrafi. Marina publikoi pamje nga droni i operacionit si konfirmim, megjithëse Kyiv Post nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur kohën ose vendndodhjen e videos. "Kullat e Bojkos" janë platforma gazi dhe nafte në Detin e Zi - përfshirë platformën Sivash. Gjatë pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, platformat u sekuestruan nga Moska. Në vitin 2022, Rusia instaloi sisteme elektronike inteligjence, pajisje luftarake dhe sisteme hidroakustike në platforma, duke i përdorur ato për të monitoruar sipërfaqen, ajrin dhe hapësirën nënujore midis Krimesë dhe Odesës. Që atëherë, Forcat Mbrojtëse të Ukrainës kanë kryer disa operacione speciale në zonë. Edhe pse Ukraina rimori kontrollin e këtyre platformave strategjike në vitin 2023, Rusia vazhdon të përpiqet t'i rimarrë ato. /Telegrafi/

Çfarë do të thotë kur niveli i granulociteve është i lartë në analizën e gjakut

Çfarë do të thotë kur niveli i granulociteve është i lartë në analizën e gjakut

Analiza e gjakut është mënyra e vetme për të kontrolluar nivelin e granulociteve, ndërsa granulocitoza, pra, rritja e nivelit të tyre në gjak, mund të ketë shumë shkaqe, dhe jo të gjitha janë të rënda Granulocitet janë një nënkategori e qelizave të bardha të gjakut (leukociteve) që qarkullojnë në gjak (si neutrofilet, eozinofile dhe bazofile ) ose qëndrojnë në inde (si mastocitet ). Ato veprojnë së bashku në luftën kundër infeksioneve, alergeneve dhe proceseve inflamatore në trup. Këto qeliza përmbajnë granula enzimatike në citoplazmë, një substancë gjysmë e lëngshme që mbush çdo qelizë, të cilat lirohen kur në trup shfaqet një infeksion ose inflamacion, për të ndihmuar në shkatërrimin e mikroorganizmave. Granulocitoza - niveli i lartë i granulociteve Kur numri i granulociteve në analizën e gjakut është i lartë, flitet për granulocitozë . Ky ndryshim zakonisht është reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve ose proceseve inflamatore. Granulocitoza mund të ndodhë: gjatë infeksioneve bakteriale ose virale , në sëmundje autoimune (si artriti reumatoid), pas djegieve , traumave , stresit ekstrem , në sepsë (infeksion i përhapur në gjak), te sëmundjet e zorrëve inflamatore , gjatë insuficiencës renale , sulmimit në zemër , ose si pasojë e disa barnave specifike dhe kancerit metastatik . Në disa raste të rralla, granulocitoza mund të lidhet me çrregullime të palcës kockore , si leukemia mieloide kronike (CML) , ku rritja e granulociteve është e vazhdueshme dhe jo reaktive, transmeton Telegrafi. GettyImages Çfarë tregon niveli i lartë i granulociteve? Në shumicën e rasteve, niveli i lartë i granulociteve tregon për infeksion aktiv ose proces inflamator në trup. Në anën tjetër, niveli i ulët i granulociteve (granulopenia) mund të tregojë probleme në palcën e kockave, si leuçemia ose anemia aplastike , ku prodhimi i qelizave të bardha është i penguar. Granulocitet njihen gjithashtu me emrat: leukocite granulare , leukocite polimorfonukleare (PMN) . A duhet të shqetësoheni? Megjithëse granulocitoza mund të tingëllojë shqetësuese, jo çdo rritje e granulociteve është shenjë e sëmundjes serioze . Shpesh, bëhet fjalë për reagim normal të trupit ndaj infeksioneve të përkohshme , stresit ose inflamacionit. Vetëm mjeku, përmes analizave të hollësishme (p.sh. formula leukocitare dhe analiza të tjera laboratorike), mund të përcaktojë shkakun e saktë të rritjes së tyre. Në përmbledhje, granulocitoza është një gjendje që tregon se sistemi imunitar është aktiv, zakonisht në përgjigje ndaj një procesi inflamator apo infektiv, por kërkon gjithmonë vlerësim mjekësor për të përjashtuar shkaqet më serioze. /Telegrafi/

Alexander-Arnold nderon Diogo Jotën në Anfield: Letra prekëse dhe kontrolluesi i kuq i PlayStation që kujton kohën e tyre te Liverpooli

Alexander-Arnold nderon Diogo Jotën në Anfield: Letra prekëse dhe kontrolluesi i kuq i PlayStation që kujton kohën e tyre te Liverpooli

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Anfield, Real Madridi i bëri homazhe prekëse ish-futbollistit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik në Zamora. Real Madridi, në vizitën e tij në Merseyside, iu bashkua homazhit: Trent Alexander-Arnold, ish-shoku i skuadrës së Jotës, së bashku me Xabi Alonso, Dean Huijsen dhe Emilio Butragueno, vendosën dy buqeta me lule para hyrjes kryesore të stadiumit, duke nderuar kujtimin e Diogos dhe Andre Jotës para ndeshjes kundër Liverpoolit. Trent shoqëroi buqetën me një letër prekëse: "Miku im, Diogo. Na mungon shumë, por ende të duam shumë. Kujtimi yt dhe i Andre do të jetojnë gjithmonë. Buzëqesh sa herë që mendoj për ty dhe do t’i kujtoj gjithmonë momentet e mira që ndamë. Më mungon, miku im, çdo ditë". Ai gjithashtu vendosi një kontrollues të kuq PlayStation për të nderuar festimet legjendare të Jotës, duke shkruar: "Përgjithmonë kampion, do të më mungosh". Trent Alexander-Arnold, Xabi Alonso, Emilio Butragueño and Dean Huijsen laid tributes to Diogo Jota and Andre Silva at Anfield this evening ahead of Real Madrid's visit to Anfield tomorrow night ❤️ pic.twitter.com/dd1vBBi8px — Liverpool FC (@LFC) November 3, 2025 Trajneri dhe ish-lojtari i Liverpoolit, Xabi Alonso, vendosi një buqetë me lule të bardha, shoqëruar me mesazhin: "Real Madridi shpreh ngushëllimet për Liverpool FC dhe familjen e Diogo Jotës. Bota e futbollit vajton humbjen e një lojtari dhe një personi të jashtëzakonshëm". Anfield është më shumë se një stadium; është një tempull i futbollit ku emocionet dhe respekti për historinë e lojës janë të shfaqura qartë. Më parë, në vitin 2023, legjenda Kenny Dalglish vendosi një buqetë për Amancio Amaro, një lojtar historik të Real Madridit që kishte ndërruar jetë mëngjesin e 21 shkurtit, duke treguar kështu lidhjen e veçantë mes dy klubeve. /Telegrafi/ Real Madrid foi prestar homenagem a Diogo Jota ? pic.twitter.com/Bi32X5PHJd — B24 (@B24PT) November 3, 2025

Ish-zv/ministri Radomiroviq pretendon se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiqit

Ish-zv/ministri Radomiroviq pretendon se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiqit

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se të shtunën kanë marrë informacione se një qytetar serb dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe. E në këtë ngjarje, pretendon se ishte dëshmitar edhe ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Radoica Radomiroviq, i cili për “Betimi për Drejtësi“, ka rrëfyer se si sipas tij ndodhi ngjarja, duke thënë se qytetarin Milan Vukashinoviq e rrëmbeu dhe plagosi grupi i Milan Radoiçiq. Ai pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi kur Vukashinoviq ka shkuar për të blerë mjaltë nga një person i punësuar në Ushtrinë e Serbisë. Tha se Vukashinoviq është pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërkaq sipas tij, vitin e kaluar Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë. Sipas tij, më 1 nëntor rreth orës 12:00, Vukashinoviq ndodhej me makinën e tij në fshatin Jelakce dhe në vendin e quajtur Lokvica, që ndodhet në Kosovë, por afër kufirit me Serbinë, ai kishte shkuar të blinte mjaltë nga një person me emrin Daki Antiq nga Kurshumlia, i cili është i punësuar në Ushtrinë e Serbisë. “Atë ditë duhej të merrte mjaltë, si zakonisht. Daki Antiq futej rreth 200 metra në territorin e Kosovës dhe pastaj kthehej në Serbi. Milan zakonisht blinte deri në 5 kg mjaltë. Gjatë mbërritjes në vendin e takimit, nga pylli dolën persona të armatosur, të veshur me uniforma të zeza dhe jeshile, me maska në fytyrë”, ka thënë ai për “Betimi për Drejtësi”. Sipas tij, Milan Vukashinoviq nuk është ndalur por ka vazhduar të voziste. “Milan Radoiçiq, i njohur si frikacak, gjithmonë qëllon nga pas dhe kështu bëri edhe këtë herë”, ka thënë ai. Tutje, sipas Radomiroviq, pas ngjarjes tragjike, grupi terrorist e transportoi Vukashinoviqin në Spitalin e Prokupljes. Tha se me duart e lidhura dhe nga ambulanca, ai ka arrtiur të telefononte nënën e tij dhe t’i thoshte se ishte sulmuar në Kosovë, se ishte plagosur dhe se po e çonin në Spitalin e Nishit. “Më 02.11, përmes miqve nga Nishi, mësova se Milani ishte në gjendje të rëndë, se i ishte hequr një veshkë, mbështjellësi i zemrës (perikardi) dhe se kishte plumb në shtyllën kurrizore. Gjithashtu, nga miqtë kam mësuar se Radoiçiq ndodhej në Kosovë me pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, përfshirë një oficer me emrin Sedlar”, ka shtuar ai. Siç pretendon ai, ata kishin ardhur me tre xhipa pa targa dhe në Prokuplje askush nga policia nuk guxonte të pyeste çfarë po ndodhte. “Milan Vukashinoviq u dërgua në Spitalin e Nishit, ku e priti drejtori i Qendrës Klinike të Nishit, Zoran Perishiq. Zoran Perishiq ndaloi personelin mjekësor të jepte çdo informacion për gjendjen shëndetësore të Milan Vukashinoviqit, të plagosur dhe të rrëmbyer”, u shpeh ai. Ai shton se deklaron me përgjegjësi se ka qenë në atë vend- Jelakce, me personin që pretendohet se është rrëmbyer, por asnjëherë nuk kanë hyrë në Serbi. Dhe sipas tij, Milan Vukashinoviq është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punonjës i një shoqërie sigurimesh kosovare. “Milan (Vukashinoviq) nuk i ka lënë institucionet e Kosovës që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë nuk shkon në Serbi. Në vitin 2024, Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë”, ka shtuar ai. Vukashinoviq, ka dërguar edhe lokacionin ku pretendon se ndodhi ngjarja dhe thotë se për të gjitha këto ka dhënë deklaratë edhe Policinë e Republikës së Kosovës. Radomiroviq thotë se ky dhe Vukashinoviqi janë pjesë e partisë Novo Lice Narodna Pravda. Ndryshe, gjatë ditës, Policia e Kosovës doli me njoftim rreth rastit, duke thënë se dyshohet që rasti ka ndodhur në afërsi të zonës së Leposaviqit, mes kufirit të Kosovës me Serbinë. “Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, thuhet në njoftim. Nga dëshmitarët, Policia është njoftuar se qytetari ishte plagosur dhe rrëmbyer nga disa persona të maskuar, dhe më pas me një autoambulancë është dërguar drejt Nishit. “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet në njoftim. Bëhet e ditur se rasti është iniciuar dhe se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. “Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet e sigurisë”, njofton Policia.

Ana Ejupi për Kevinin: Sinqerisht nuk di si ta falënderoj Zotin që të kam në jetën time

Ana Ejupi për Kevinin: Sinqerisht nuk di si ta falënderoj Zotin që të kam në jetën time

Modelja dhe influencuesja e njohur, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël, duke i bërë një dedikim publik partnerit të saj, Kevin Edmond. Në një postim në rrjete sociale, Ana ka shprehur mirënjohjen e saj për lidhjen që ndan me Kevinin, duke shkruar: “Sinqerisht nuk di si ta falënderoj Zotin që të kam në jetën time". Ajo ka shtuar edhe disa fjalë plot emocion: “Të dua, dua, lumturia ime”, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre është më i fortë se kurrë. Foto: Instagram Ky dedikim ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar çiftin për dashurinë e sinqertë që reflektojnë. Ana dhe Kevini janë ndër çiftet më të komentuar në rrjete sociale, të njohur për harmoninë dhe për mënyrën e natyrshme me të cilën e shprehin dashurinë e tyre në publik. Mesa duket, Ana po kalon një periudhë të lumtur në jetën personale, duke mos ngurruar ta ndajë këtë ndjenjë me publikun e saj besnik. Ata u njohën dhe nisën romancën në Big Brother VIP Kosova 3. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by ????? ?????? (@kevinedmond_)

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio: Medon Berisha ngrihet dhe bind, Lecce ka gjetur një pikë të re referimi

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio: Medon Berisha ngrihet dhe bind, Lecce ka gjetur një pikë të re referimi

Medon Berisha, mesfushori shqiptar i Lecce, po konfirmon hap pas hapi se është një nga lojtarët kyç të skuadrës. Nga kampi i përgatitjes verore deri në fushë, Berisha ka mbajtur premtimin e tij: vazhdimësi, performancë të lartë dhe dëshirë për të marrë rol protagonisti. Dy gola në tre ndeshjet e fundit kanë tërhequr vëmendjen drejt tij, por rikthimi i Berishës shkon shumë përtej statistikave. Ai nuk është thjesht një periudhë e shkurtër e mirë, por rezultat i një rrugëtimi të gjatë, të ndërtuar mbi sfida, durim dhe punë të palodhur. Vetëm një vit më parë, mesfushori shqiptar përballonte vështirësi për të gjetur vazhdimësi në ndeshje: mes dëmtimeve dhe fatit të keq, sezoni 2024/25 përfundoi me vetëm 17 paraqitje dhe një asist. Sot, emri i tij është sinonim i rritjes, stabilitetit dhe talenteve që po shfaqen në mënyrë të plotë, shkruan gianlucadimarzio. Gjatë përgatitjes verore, Berisha kishte vendosur një objektiv të qartë personal: “Dua të qëndroj i shëndetshëm dhe të luaj me vazhdimësi“. Një frazë e thjeshtë, por që sot duket si premtim i mbajtur. Në vetëm tetë paraqitje deri më tani, mesfushori ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist, duke treguar se mund të jetë një pjesë kyçe e strategjisë së trajnerit Eusebio Di Francesco. Mes këtyre golave, dallon edhe një goditje e lirë e bukur në humbjen 3-2 ndaj Udineses, ku Berisha komentoi me vetëbesim: “Gol? Për goditjet e lira trajneri gjithmonë më kërkon të marr iniciativë“. MEDON. BERISHA. #UdineseLecce pic.twitter.com/8Hg3Dr1cod — Lega Serie A (@SerieA_EN) October 26, 2025 Kjo frazë pasqyron qartë besimin dhe lirinë që trajneri i jep në fushë, duke lejuar lojtarin të shfaqë potencialin e tij. Besimi i Di Francesco dhe rritja e nivelit të lojës Trajneri i Lecces gjithmonë ka besuar te cilësitë e Berishës dhe ka punuar për të nxjerrë në pah potencialin e tij. “Trajneri më kërkon të sulmoj më shumë hapësirat dhe të hyj më shpesh në zonë“, kishte shpjeguar vetë Berisha gjatë verës. Rezultatet e këtij punë të përkushtuar u panë qartë në fitore ndaj Fiorentinës: një harkim i prerë nga Tete Morente, një futje në zonën e rreptësisë pas Nicolussi Caviglia dhe 1-0 për Lecce – një moment që tregon se Eusebio Di Francesco kishte parashikuar saktë potencialin e tij. View this post on Instagram A post shared by Lega Serie A (@seriea) Dashuria për Leccen dhe besimi i klubit Përtej fushës, një aspekt njerëzor e bën historinë e tij edhe më të veçantë. “E dua Leccen, është shtëpia ime e dytë. Dua njerëzit, klimën, detin“, ka rrëfyer ai më herët në një intervistë, duke konfirmuar lidhjen e thellë me qytetin dhe tifozët. Kjo lidhje është forcuar edhe nga klubi me rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, një sinjal i qartë se drejtuesit besojnë te e ardhmja e tij. Me fanellën numër 10 mbi supe – “një krenari që e kisha edhe kur isha fëmijë“, siç ka thënë vetë – Berisha po kthen këtë besim me paraqitje solide dhe me cilësi të lartë në çdo ndeshje. ? Medon Berisha'nın Fiorentina ağlarına yolladığı ve takımımıza üç puanı getirdiği gol. #FiorentinaLecce • #SerieA pic.twitter.com/0h9UAhJ4aS — U.S. Lecce Türkiye (@leccetr) November 3, 2025 Medon Berisha po dëshmon se është më shumë se një lojtar i zakonshëm; ai është një pikë referimi për Leccen, një mesfushor që kombinon talentin, inteligjencën taktike dhe karakterin, duke qenë gjithmonë i gatshëm për të marrë përgjegjësitë e lojës dhe për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit. /Telegrafi/

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt! Rrëzon Qeverinë, Presidentin dhe Këshillin, mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt! Rrëzon Qeverinë, Presidentin dhe Këshillin, mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë të hënë vendimin në favor të Erion Veliajt, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Mësohet se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i … Continued The post Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt! Rrëzon Qeverinë, Presidentin dhe Këshillin, mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Plagosja dhe rrëmbimi i serbit nga xhandarmeria serbe brenda territorit të Kosovës, reagon Sveçla

Plagosja dhe rrëmbimi i serbit nga xhandarmeria serbe brenda territorit të Kosovës, reagon Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të raportuar në zonën “-0-” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V., shtetas i Republikës së Kosovës. Sveçla e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt të përsëritur dhe të pandëshkuar, duke theksuar se veprimet e Serbisë destabilizojnë hapur integritetin territorial të Kosovës dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të saj. “Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial, kësaj radhe në zonën -0- të kufirit, ku ka prani të shtuar të KFOR-it. Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka theksuar Sveçla. Ministri shtoi se veprimet e Serbisë janë pjesë e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjes së qytetarëve që nuk pajtohen me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, duke kujtuar se dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale serbe kishin kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pas së cilës kishte ndodhur sulmi terrorist në Banjskë. Sveçla ka bërë thirrje që faktori ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë.

Gjykata e detyron Ministrinë ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin e ta kompensojë për pagat që nuk i ka marrë nga viti 2023

Gjykata e detyron Ministrinë ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin e ta kompensojë për pagat që nuk i ka marrë nga viti 2023

Gjykata e Prishtinës e ka detyruar përmes një aktgjykimi të datës 03.11.2025 Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) që ta kthejë në vendin e punës Nexhat Krasniqin, ish-shefin e prokurimit në këtë Ministri. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com  avokati i Nexhat Krasniqit, Hajzer Salihu. Përveç kthimin në punë të Krasniqit, Salihu ka […] The post Takohen komandantët e FSK-së dhe KFOR-it appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale shkaktuan turbulencë në LSDM-në

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale shkaktuan turbulencë në LSDM-në

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme. “Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqje. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Kostadin Acevski – kandidati për kryetar komune në Gjorçe Petrov nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje njoftoi analizë të plotë dhe ndryshime në udhëheqje. Në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, ku do të miratohen vendimet e reja kadrovike. “Këto zgjedhje janë tregues i qartë për LSDM-në, sigurisht tregues i qartë për mua si kryetar i partisë, është e qartë se çfarë ndryshime duhet bërë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë personal. Siç e kam njoftuar tashmë, ndryshimet do të pasojnë në ditët në vijim. Do të mbahen seanca të Këshilli Ekzekutiv dhe atij Qendror, në të cilat do t’i shpall ato ndryshime”, shtoi Venko Filipçe– kryetar i LSDM-së. Kryetari i LSDM-së tha se nuk jep dorëheqje dhe se partia mbetet në proces konsolidimi pas humbjeve zgjedhore. Ai theksoi se rezultatet janë sinjal për mësime dhe ndryshime kurse lufta kundër qeverisë aktuale vazhdon. Filipçe theksoi se sipas rezultateve zgjedhore të listave të këshilltarëve dhe numrit të votave, LSDM ishte partia e dytë në vend dhe e para në bllokun opozitar./Alsat.