Përballja e kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Klinës – DIREKT

Përballja e kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Klinës – DIREKT

Në edicionin e sotëm, 06.11.2025, të emisionit “Debat Përnime” po transmetohet përballja mes kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Klinës. Për kryetar të Komunës së Klinës në balotazh janë kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj, dhe kandidati i PDK-së, Sokol Bashota. Në zgjedhjet e mbajtura më 12.10.2025, sipas rezultateve të përmbledhura, […] The post “Maratona” e 5 dhjetorit: 16 ligjet e kontestuara, gati një vit në pritje të vendimit të Kushtetueses appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Klubet spanjolle në krizë - performanca në Ligën e Kampionëve sidomos ndaj anglezëve po bëhen shqetësuese

Klubet spanjolle në krizë - performanca në Ligën e Kampionëve sidomos ndaj anglezëve po bëhen shqetësuese

Pas katër xhirove të para të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, është bërë e qartë se klubet nga La Liga nuk po arrijnë të tregojnë fuqinë që i ka karakterizuar në dekadën e fundit. Performanca e tyre ka qenë e zbehtë — dhe në disa raste, shqetësuese. Nëse zakonisht ishim mësuar t’i shohim ekipet spanjolle duke dominuar Evropën, këtë herë situata duket ndryshe. Përballjet kundër skuadrave nga Liga Premier kanë nxjerrë në pah një hendek të dukshëm në cilësi dhe efikasitet. Me përjashtim të fitores së Barcelonës ndaj Newcastle United në xhiron e parë, pothuajse të gjitha duelet kanë përfunduar me humbje për spanjollët. Xhiro 1 Në ndeshjet hapëse, Arsenali mposhti Athletic Bilbaon 2-0 në “San Mamés”, Liverpooli fitoi 3-2 ndaj Atletico Madridit, ndërsa Tottenhami mposhti Villarrealin 1-0, duke bërë që klubet angleze të shënonin tri fitore në tri ndeshje kundër spanjollëve. Vetëm Barcelona arriti të reagojë, duke fituar 2-1 ndaj Newcastle në transfertë, ndërsa Real Madridi mposhti Marseille 2-1 në “Bernabéu”. Xhiro 2 Këtë herë shkëlqyen vetëm klubet madrilene. Real Madridi fitoi me rezultat bindës 5-0 ndaj debutuesve të Kairatit, ndërsa Atletico Madridi triumfoi 5-1 ndaj Frankfurtit. Ndërkohë, Villarreali barazoi 2-2 me Juventusin, Barcelona humbi në shtëpi 2-1 nga PSG, dhe Athletic Bilbao pësoi disfatë të rëndë 4-1 në Gjermani kundër Borussia Dortmundit. Xhiro 3 Barcelona reagoi fuqishëm me një fitore 6-1 ndaj Olympiacos, por Atletico Madridi pësoi humbje të rëndë 4-0 në Londër nga Arsenali. Villarreali humbi 2-0 në shtëpi nga Manchester City, ndërsa Real Madridi fitoi 1-0 ndaj Juventusit, e Athletic Bilbao mposhti Qarabagun 3-1 në “San Mamés”. Xhiro 4 Performanca e klubeve spanjolle u përkeqësua sërish. Real Madridi u mposht nga Liverpooli 1-0, Barcelona nuk arriti të fitonte ndaj Club Brugge (3-3), Athletic Bilbaon u mund 2-0 në shtëpi nga Newcastle, ndërsa Villarreali pësoi një humbje të befasishme 1-0 ndaj debutuesve të Pafosit nga Qipro. I vetmi ekip spanjoll që fitoi ishte Atletico Madridi, që mundi Union Saint-Gilloise 3-1 në Madrid. Pas katër xhirove, Real Madridi është i vetmi përfaqësues spanjoll në top 8 të renditjes së Ligës së Kampionëve, ndërsa Villarreali renditet i 32-ti, në fundin e tabelës. Nëse klubet nga La Liga nuk ndryshojnë ritëm, Spanja rrezikon ta përfundojë këtë sezon evropian më keq se çdo herë tjetër në dekadën e fundit — diçka që dikur dukej e pamundur. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

Vrasja e dyfishtë që tronditi Malishevën – çfarë dihet deri tani

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës. Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari për vrasjen e tyre është në arrati dhe kishte të kaluar kriminale. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës, kur i dyshuari, i identifikuar me inicialet A.I., ka qëlluar me armë zjarri dy vëllezërit në fshatin Golluboc, në komunën e Malishevës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha Elezi. Hetimet dhe e kaluara e të dyshuarit Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është konfirmuar se i dyshuari A.I. kishte qenë më parë nën hetime dhe kishte të kaluar kriminale. Zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje më 7 prill të këtij viti, ndërsa paraprakisht, më 6 prill, ishte kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj tij. Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë për caktimin e paraburgimit, e cila i është aprovuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më 07.04.2025 është ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’, tha Shala. Prokuroria e Gjakovës: Motiv i paqartë, dorasi në arrati Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, ndërsa theksoi se policia është në kërkim të autorit. Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmerr të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij, tha Gashi. Ai konfirmoi se viktimat dhe i dyshuari kishin raporte familjare, ndërsa drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, deklaroi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave. Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë, sepse duhet të bëjmë verifikimet.Ajo që mund të them është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht, theksoi Gashi. Vrasjet e fundit në Kosovë Ky rast i rëndë vjen vetëm pak muaj pas një vale vrasjesh që tronditi vendin – pesë persona u vranë vetëm gjatë muajit gusht në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla. Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve. Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje. Në vend llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve. Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.

Pas hulumtimit të KALLXO.com, ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti

Pas hulumtimit të KALLXO.com, ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti. Aktakuza është ngritur pas hulumtimit të KALLXO.com. Lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj Dërgutit dhe tre të tjerëve e ka konfirmuar për KALLXO.com, Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së. Më 09.11.2022, Haxhi Dërguti ishte intervistuar lidhur me gjetjet […] The post Polonia me programin e ri ushtarak synon t’i trajnojë 400 mijë qytetarë më 2026 appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Inteligjenca britanike: 1.14 milion viktima ruse që nga pushtimi i Ukrainës

Inteligjenca britanike: 1.14 milion viktima ruse që nga pushtimi i Ukrainës

S hërbimi i Inteligjencës i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, janë regjistruar rreth 1.14 milion viktima ruse, përfshirë 353 mijë vetëm gjatë vitit 2025. Këto shifra tregojnë se, me gjithë një ngadalësim të humbjeve në terren, konflikti vazhdon të jetë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe shkatërrues për trupat ruse. Pavarësisht kësaj, Rusia ka vijuar me sulme intensive në rajonin e Donbasit, duke bërë përpjekje për të avancuar drejt qytetit të Pokrovsk. Këto ofensiva të vazhdueshme kanë sjellë humbje të konsiderueshme në të dyja palët, duke theksuar natyrën e gjatë dhe të shtrenjtë të konfliktit. Situata aktuale tregon se beteja për kontrollin e territoreve strategjike në lindje të Ukrainës mbetet një nga prioritetet kryesore të Rusisë, pavarësisht kostos së lartë në jetë njerëzore dhe resurse. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Vdekja e dyshimtë në Tetovë, Kaliqi: Disa media raportuan duke u bazuar në thashetheme, duke shkelur rregullat etike gazetareske

Vdekja e dyshimtë në Tetovë, Kaliqi: Disa media raportuan duke u bazuar në thashetheme, duke shkelur rregullat etike gazetareske

Ngjarja tragjike e cila ndodhi mbrëmë në qytetin e Tetovës, ku u gjet pa shenja jete një studentja 25 vjeçare Daorsa Spahija nga Kosova, është raportuar në mënyra të ndryshme nga shumë media të vendit dhe jo vetëm, informon Telegrafi Maqedoni. Pa asnjë deklaratë zyrtare, pa asnjë informacion të verifikuar, disa media raportuan duke dhënë informacione mbi aludime të mundshme për ngjarjen me fatalitet. Për mënyrën e informimit mediatik, ka reaguar sot edhe Nora Kaliqi, anëtare e Këshillit për Media, e cila në reagimin e saj shkruan se disa media raportuan duke u bazuar në thashetheme e jo në burime zyrtare. Kaliqi ka apeluar deri tek qytetarët që kanë rastisur në informim jo-etik, t’i raportojnë rastet deri tek Këshilli i Mediave. Reagimi i plotë: NUK DUHET ZHDUKUR HUMANITETI PËR TITUJ E KLIKIMETragjedia që ndodhi mbrëmë në Tetovë me një studente nga Kosova ka prekur thellë të gjithë opinionin publik. Por ajo që shqetëson po aq sa lajmi vetë, është mënyra se si disa media portale e kanë raportuar këtë rast.Në mungesë të informacioneve zyrtare, shumë media kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, të publikojnë thashetheme, supozime dhe “burime të paidentifikuara”, duke nxitur pasiguri, frikë dhe panik tek prindërit e qindra studentëve që studiojnë në Tetovë.Ky nuk është informim. Ky është keqinformim, dhe përbën shkelje të qartë të parimeve etike të gazetarisë. Sipas Rregullores për Raportim në Hapësirën Online të Këshillit të Mediave Etike, çdo medium është i detyruar:• Të publikojë vetëm informacione të verifikuara nga burime zyrtare ose të besueshme (Neni 1, pika 3);• Të respektojë dinjitetin e personave të përfshirë në raste tragjike dhe të ndjeshme (Neni 2, pika 5);• Të shmangë publikimin e detajeve të panevojshme që mund të shkaktojnë dëm ose shqetësim (Neni 3, pika 7);• Dhe mbi të gjitha, të mos e sakrifikojë të vërtetën për klikime (Neni 4, pika 1). Të gjithë qytetarët që kanë evidentuar media apo portale që kanë shkelur këto pika, ftohen të dërgojnë ankesë në Këshillin e Mediave Etike të Maqedonisë (KEMM).Të gjitha ankesat do të shqyrtohen në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Na shkruani në: info@semm.mkose plotësoni formularin online në këtë link: https://complaints.semm.mk/podnesi-zalba/ (Mund të zgjidhni gjuhën në të cilën dëshironi ta dërgoni ankesën.)Mos të harrojmë se ngjarjet që trondisin opinionin publik nuk janë senzacion.Ato prekin jetën dhe ndjenjat e njerëzve — të familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve.Raportimi pa ndjeshmëri e pa verifikim nuk informon, por lëndon, krijon frikë, pasiguri dhe shqetësim tek ata që presin të vërtetën. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e studentes së ndjerë.Raportoni me përgjegjësi. Mos e humbni humanitetin për një titull më shumë. Theksojmë se edhe Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e studentes, Daorsa Spahija, duke thënë se largimi i saj i papritur u përjetua me dhimbje të madhe në shoqërinë studentore. /Telegrafi/

Peci i bindur që fiton të dielën

Peci i bindur që fiton të dielën

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, është shprehur i bindur se më 9 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune. Kështu ka deklaruar ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, duke shtuar se kjo bindje buron nga fakti se, sipas tij, së fundmi ka dalë në sipërfaqe një skemë e organizuar kriminale që, siç thotë ai, ishte orkestruar kundër tij. “Jam i bindur që do të fitoj të dielën, për shkak se tashmë ka dalë në sipërfaqe skema e organizuar kriminale, që ka qenë e orkestruar kundër meje. Kështu që jam i bindur që qytetarët përfundimisht, edhe ata që kanë qenë në dilema, edhe ata që kanë abstenuar, edhe një numër i madh i tyre që kanë pasur orientim të madh pro kandidatit të Vetëvendosjes”, u shpreh Peci. Këtë të diel, Peci përballet në balotazh për të parin e Mitrovicës me kandidatin nga radhët e PDK-së, Arian Tahirin.

Janevska: Nëse do të jem ose jo në resorin e arsimit vendos kryeministri Mickoski, unë e respektoj vendimin e tij

Janevska: Nëse do të jem ose jo në resorin e arsimit vendos kryeministri Mickoski, unë e respektoj vendimin e tij

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se do ta respektojë çdo vendim të kryeministrit Hristian Mickoski nëse ka rikonstruim të Qeverisë dhe ndërrohet nga resori që e udhëheqë. Në pyetjen e gazetarëve nëse ka rikonstruim, a do të mbetet ajo në resorin e arsimit dhe shkencës apo do të kryesojë me ndonjë resor tjetër, Janevska u përgjigj se vendimin për të gjitha propozimet për anëtarë në Qeveri e sjellë kryeministri së bashku me organet partiake. “Në këtë pyetje tashmë disa herë jam përgjigjur dhe do të përsëris. Vendi ka kryeministër i cili e mban barrën më të madhe në kurrizin e tij për ndryshimet pozitive të cilat ndodhin dhe fillimisht duhet të ndodhin në Maqedoni. Që këtej, është e drejta e tij e plotë, së bashku me organet e partisë, të vendosë se kë do ta propozojë si qeveri apo kë do ta propozojë si ministër para Parlamentit. Çdo vendim të tij do ta respektoj absolutisht”, tha Janevska. Kujtojmë se sot kryeministri Hristijan Mickoski tha se rikonstruimin i Qeverisë prtitet të bëhet pas gjashtë dhjetorit, pra pas kongresit të OBRM-PDUKM-së, teksa shtoi se VLEN nuk do të ketë shumë hapësirë në qeverisje. Mickoski: Rikonstruimi i qeverisë pas gjashtë dhjetorit

Abdixhiku: Regjimi i frikësuar e në rënie po i trajton studentët si material shitblerjeje zgjedhor

Abdixhiku: Regjimi i frikësuar e në rënie po i trajton studentët si material shitblerjeje zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar për përfitimin e shumës prej 100 eurosh. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka quajtur këtë veprim “përpjekje të një regjimi në rënie për të blerë vota” tri ditë para balotazhit. “Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit”, ka shkruar Abdixhiku. Kurti: Ka filluar procesimi i pagesave për studentët Ai ka shtuar se qeveria në detyrë po trajton studentët e Kosovës si “material shitblerjeje zgjedhore”, ndërsa paralajmëroi se të rinjtë do t’i japin përgjigje me votë në zgjedhjet e së dielës. “Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, ka shkruar tutje ai.

Milani po e konsideron transferimin e top sulmuesit argjentinas gjatë janarit

Milani po e konsideron transferimin e top sulmuesit argjentinas gjatë janarit

Sipas Corriere dello Sport , Milan po konsideron një lëvizje për sulmuesin e Strasbourg, Joaquin Panichelli, si pjesë e planit për rinovimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit. ‘Rossonerët’, të cilët aktualisht ndajnë vendin e dytë në Serie A me Interin dhe Romën, synojnë të përforcojnë skuadrën e Massimiliano Allegrit me dy ose tre transferime gjatë dimrit. Sulmi mbetet një nga shqetësimet kryesore të klubit. Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku janë ende në kërkim të golit të tyre të parë në Serie A, pavarësisht investimit të madh të bërë nga klubi, 30 milionë euro për Gimenez në janarin e kaluar dhe 40 milionë euro për Nkunku në gusht. Nëse forma e tyre nuk përmirësohet në javët në vijim, Milan është i gatshëm të ndërhyjë. Në listën e shkurtër të kandidatëve ndodhet Joaquin Panichelli, 22 vjeç, i cili ka shkëlqyer në Ligue 1 me 9 gola në 11 ndeshje për Strasbourg. Joaquin Panichelli Performancat e sulmuesit argjentinas kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, ndërsa Milan e ndjek që nga koha kur ai ishte pjesë e River Plate. Pas rikuperimit nga një dëmtim i rëndë në gju, që e pësoi gjatë kohës së tij te Alaves në vitin 2023, Panichelli rifitoi ndjesinë e golit, duke siguruar një transferim prej 17 milionë eurosh drejt Francës verën e kaluar. Panichelli përshtatet plotësisht me profilin që kërkon Milani – një sulmues i ri, me potencial të lartë zhvillimi nën drejtimin e Allegrit. Megjithatë, ai nuk është e vetmja alternativë që po vlerësohet, pasi edhe Artem Dovbyk i Romës mbetet në radar, por argjentinasi konsiderohet një nga talentet më premtues të ligave kryesore evropiane këtë sezon./ Telegrafi /

Dafina Zeqiri publikon projektin e shumëpritur "Ku shkove natën"

Dafina Zeqiri publikon projektin e shumëpritur "Ku shkove natën"

Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re, e cila titullohet “Ku shkove natën”. Ky projekt muzikor, i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja përmes disa sekuencave të shkurtëra të publikuara në rrjetet sociale, u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj. Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional. “Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse. Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet në disa paraqitje të ndryshme, secila më elegante dhe e mrekullueshme se tjetra. Klipi pasqyron atmosferën dhe ndjenjat e këngës, duke krijuar një eksperiencë vizuale dhe muzikore që nuk kalon pa u vënë re.

Kur Photoshop dominonte para AI- fotot që na mashtruan të gjithëve

Kur Photoshop dominonte para AI- fotot që na mashtruan të gjithëve

Fotografi virale që mashtruan gjithë Internetin dhe versionet e tyre të vërteta. Dhe imagjinoni, këto fotografi janë bërë para epokës së inteligjencës artificiale, kur mund t’i krijonin vetëm njerëzit që zotëronin mirë Photoshopin. Sot mjafton të jepni një komandë në një nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe keni foton! Prandaj, mos i besoni gjithmonë gjithçkaje që shihni në Internet! /Telegrafi/ Sot mjafton të jepni një komandë në një nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe keni foton! Prandaj, mos i besoni gjithmonë gjithçkaje që shihni në Internet! /Telegrafi/

SHBA-ja ndalon përdorimin e dronëve kinezë DJI

SHBA-ja ndalon përdorimin e dronëve kinezë DJI

Qeveria amerikane po konsideron një ndalim të plotë ose pjesor të dronëve të kompanisë kineze DJI, një prej markave më të njohura dhe më të shitura të pajisjeve pa pilot në botë. Sipas portalit CNET, Federal Communications Commission (FCC) dhe agjenci të tjera amerikane aktualisht vlerësojnë nëse produktet e DJI-së përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare. Fokus janë të dhënat që këta dronë mbledhin dhe mundësia që ato të jenë në dispozicion të qeverisë kineze. Kongresi amerikan tashmë ka miratuar një ligj që i jep mundësinë të ndalojë importin dhe shitjen e pajisjeve të prodhuesve të cilët janë të etiketuar si “rrezik”. Nëse DJI përfshihet në listën e ashtuquajtur “Covered List”, do t’i ndalohet kompanisë shitja e modele të reja dronësh në SHBA. Po ashtu, autoritetet amerikane po shqyrtojnë një ndalim të veçantë për ruterët e kompanisë TP‑Link, duke përmendur të njëjtat arsye. Afati për marrjen e vendimit përfundimtar është data 23 dhjetor 2025. Deri atëherë pritet të kryhet një analizë e detajuar e sigurisë. Kompania DJI deklaron se është e gatshme për bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe se produktet e saj nuk rrezikojnë sigurinë e përdoruesve. Gjithashtu, thekson se deri tani nuk është zhvilluar asnjë hetim zyrtar kundër saj. Për sa i përket përdoruesve aktualë në SHBA, ata nuk do të preken për momentin, pasi ndalimi do të përfshijë vetëm importin dhe shitjen e pajisjeve të reja. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të trondit tregun dhe të çojë në rritje çmimesh. Në këtë moment, DJI mban më shumë se 70 për qind të sektorit global të dronëve, dhe shumë organizata profesionale dhe rekreative në mbarë botën varen nga modelet e tyre. Për këtë arsye, një ndalim në SHBA mund të ketë pasoja të mëdha globale. /Telegrafi/

Lindja e pesënjakëve në një spital në Berlin - zbulohen detaje

Lindja e pesënjakëve në një spital në Berlin - zbulohen detaje

Një grua ka lindur pesënjakë në një spital në Berlin. Spitali obstetrik Charité njoftoi të enjten se dy vajzat dhe tre djemtë lindën në fund të shtatorit. Pesë fëmijët dhe nëna e tyre janë mirë, dhe të porsalindurit tashmë kishin më shumë se dyfishuar peshën e tyre të lindjes, tha spitali. "Lindja e pesënjakëve është një gjë e rrallë mjekësore", tha deklarata. Lindja e pesënjakëve është një ngjarje e jashtëzakonshme edhe për obstetërit me përvojë, si dhe një sfidë e veçantë logjistike, tha Wolfgang Henrich, drejtor i spitalit. Një ekip ndërdisiplinor prej 25 personash ishte i pranishëm në lindje. Pesë fëmijët lindën me prerje cezariane në fund të javës së 28-të të shtatzënisë. "Një lindje si kjo kërkon një ekip të koordinuar në mënyrë të përsosur nga obstetrika, anestezia, neonatologjia, mamitë dhe infermierët e sallës së operacionit", ka thënë Henrich. "Jemi të lumtur që gjithçka shkoi mirë dhe që nëna dhe fëmijët janë mirë". "Jemi të lumtur që mund t'i mbajmë pesë fëmijët tanë të sigurt dhe shëndoshë e mirë në krahët tanë", tha nëna, sipas deklaratës së spitalit. / Telegrafi /

Turbullirat në Ibër Lepenc, probleme me furnizim me ujë në Obiliq, Drenas e Fushë Kosovë

Turbullirat në Ibër Lepenc, probleme me furnizim me ujë në Obiliq, Drenas e Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, ka pasur vështirësi në funksionimin e Impiantit të Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj. Sipas njoftimit, kjo situatë ka ndikuar në çrregullimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të komunave të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa zona të Prishtinës. “Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve të mbeten të njoftuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me stabilizimin e furnizimit me ujë.