Raportet e Progresit të vendeve kandidate/ Marta Kos: Mali i Zi përpara Shqipërisë në BE!

Raportet e Progresit të vendeve kandidate/ Marta Kos: Mali i Zi përpara Shqipërisë në BE!

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë. Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më … Continued The post Raportet e Progresit të vendeve kandidate/ Marta Kos: Mali i Zi përpara Shqipërisë në BE! appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Testi i parë për politikën e Trumpit - sot mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë SHBA-në

Testi i parë për politikën e Trumpit - sot mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë SHBA-në

Në SHBA sot do të mbahen një numër i madh zgjedhjesh në nivele të ndryshme, ndërsa fokusi kryesor do të jetë tek zgjedhjet për kryetar bashkie në New York, si dhe zgjedhjet për guvernatorë në shtetet federale New Jersey dhe Virginia. Në New York, votuesit do të zgjedhin një kryetar të ri bashkie, pasi kryetari aktual, Eric Adams, është tërhequr nga gara për rizgjedhje. Favorit është kandidati demokrat Zohran Mamdani, ndërsa kundërshtarët e tij janë Andrew Cuomo, ish-guvernatori i shtetit të New Yorkut, i cili ka nisur një fushatë të pavarur, dhe kandidati republikan Curtis Sliwa. Përveç zgjedhjeve në New York, në qendër të vëmendjes janë edhe ato për guvernatorë në Virginia dhe New Jersey. Në New Jersey, Partia Demokratike ka frikë se mund të humbasë “bastionin” e saj, duke pasur parasysh se vetëm një nga gjashtë guvernatorët e fundit ka qenë republikan, si dhe faktin që Kamala Harris e mundi Donald Trumpin në këtë shtet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Guvernatori aktual, Phil Murphy nuk kishte të drejtë të kandidojë sërish, dhe votuesit e New Jerseyt do të zgjedhin midis kandidates demokrate Mikie Sherrill dhe kundërshtarit të saj republikan Jack Ciattarelli. Sondazhet tregojnë se Sherrill ende ka epërsi, por diferenca është befasuese e vogël, dhe pritet një garë “deri në votën e fundit”. Në Virginia, betejën zgjedhore do ta zhvillojnë Winsome Earle-Sears nga Partia Republikane dhe Abigail Spanberger nga Partia Demokratike, pasi guvernatori aktual shumë popullor, Glen Youngkin, nuk kishte të drejtë të kandidojë sërish. Edhe pse Harris e mundi Trumpin vitin e kaluar në këtë shtet, Virginia nuk konsiderohet si një “shtet i sigurt” për demokratët. Në fakt, Spanberger ka epërsi sipas të gjitha sondazheve, por situata e disa viteve më parë, kur fitoi Youngkin, tregon se sondazhet nuk janë gjithmonë tregues të saktë. Ajo që është e rëndësishme për t’u theksuar, sipas analistëve politikë amerikanë, është se këto zgjedhje do të jenë testi i parë elektoral për agjendën e Donald Trumpit. Ciattarelli dhe Earle-Sears kanë marrë mbështetjen e plotë të ish-presidentit amerikan dhe i përkasin grupit të tij “MAGA” (Make America Great Again), ku bëjnë pjesë disa prej populistëve më radikalë republikanë. Sigurisht, duke qenë se Virginia dhe New Jersey janë shtete “blu” (që zakonisht votojnë për demokratët), është e vështirë t’i atribuohen vetëm Trumpit humbjet e mundshme të republikanëve, por politika e tij po përballet sot me testin e parë real në këto zgjedhje. Në fund, duhet theksuar se do të mbahen edhe shumë zgjedhje të tjera për kryetarë bashkish, si dhe një zgjedhje për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në Teksas, që konsiderohet një fitore e sigurt për demokratët. /Telegrafi/

Progres-raporti i KE për integrimin, Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur

Progres-raporti i KE për integrimin, Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur

Bashkimi Evropian publikoi sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit Kaya Kallas, shefja e diplomacisë evropiane, teksa prezantoheshin gjetjet e raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE, theksoi se rruga është e gjatë. Ajo tha … Continued The post Progres-raporti i KE për integrimin, Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Raporti i Progresit: 70 raste sulme fizike dhe verbale ose kërcënimesh kundër gazetarëve

Raporti i Progresit: 70 raste sulme fizike dhe verbale ose kërcënimesh kundër gazetarëve

Raporti i Progresit 2025, nënvizon se gjatë periudhës së raportimit, nga 1 shtatori 2024 deri më 1 shtator 2025, u raportuan 70 raste sulmesh fizike dhe verbale ose kërcënimesh kundër gazetarëve në Kosovë, duke përfshirë pengimin e punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias, kërcënime dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve.  Gjatë së njëjtës periudhë, […] The post Raporti i Progresit për vitin 2025: Kosova me progres të kufizuar dhe stagnim appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Mijëra ushtarët amerikanë në Korenë e Jugut mund të përdoren në konflikte përtej gadishullit, thotë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së

Mijëra ushtarët amerikanë në Korenë e Jugut mund të përdoren në konflikte përtej gadishullit, thotë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka vizituar Korenë e Jugut për të diskutuar aleancën ushtarake të vendeve. Në një udhëtim që përfshinte një vizitë në zonën e demilitarizuar me Korenë e Veriut, Pete Hegseth të martën vlerësoi planet e Seulit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe konfirmoi se trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut mund të përdoren për t'u përballur me kërcënimet rajonale. Hegseth tha se 28,500 ushtarët amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut mund të përdoren në konflikte përtej gadishullit, përfshirë Kinën, por mbrojtja nga Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore mbetet qëllimi kryesor i aleancës. "Nuk ka dyshim se fleksibiliteti për kontingjencën rajonale është diçka që do ta shqyrtonim", ka thënë Hegseth ndërsa qëndronte pranë homologut të tij të Koresë së Jugut, Ahn Gyu-back. Zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar plane për t'i bërë forcat amerikane më fleksibile në përgjigje të një game më të gjerë çështjesh, të tilla si mbrojtja e Tajvanit ose shtrirja ushtarake në rritje e Kinës. Koreja e Jugut, e cila ka 450,000 ushtarë, i ka rezistuar idesë se roli i trupave amerikane mund të ndryshojë. Por ajo gjithashtu ka punuar për të zgjeruar aftësitë e saj mbrojtëse me qëllim që të jetë në gjendje të marrë përsipër një komandë lufte të forcave të kombinuara SHBA-Kore e Jugut. Hegseth tha se të dy vendet po punonin ende për një komunikatë të përbashkët që pritet të adresojë kostot e mbrojtjes, duke shtuar se janë diskutuar investime më të mëdha ushtarake nga Koreja e Jugut. Në një fjalim parlamentar të martën, Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae Myung njoftoi rritje të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes dhe të inteligjencës artificiale. Lee tha se buxheti i mbrojtjes i vitit të ardhshëm do të rritet me 8.2 përqind në 66.3 trilionë won (46 miliardë dollarë), rritja e tij më e madhe në gjashtë vjet. Vendi gjithashtu do të trefishojë shpenzimet për inteligjencën artificiale me një ndarje prej 10.1 trilionë won (7 miliardë dollarë) për të lehtësuar "një transformim të madh që synon të shtyjë Korenë e Jugut në radhët e tre fuqive kryesore të inteligjencës artificiale në botë" së bashku me SHBA-në dhe Kinën. Në përgjithësi, plani i buxhetit arrin në 728 trilionë won (510 miliardë dollarë), një rritje prej 8.1 përqind nga ky vit. Dyshja ka rënë dakord gjithashtu që Koreja e Jugut të mirëmbajë dhe riparojë anijet amerikane, duke i lejuar ato të qëndrojnë në zonë dhe të jenë gati nëse është e nevojshme, tha Hegseth. Zyrtari amerikan sugjeroi gjithashtu se presidenti Donald Trump do të mbështesë planet e Koresë së Jugut për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, megjithëse nuk pranoi të jepte detaje. Koreja e Jugut ka thënë se mund të lançojë një nëndetëse me energji bërthamore deri në mesin e viteve 2030 nëse furnizohet me karburant nga SHBA-ja. / Telegrafi /

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një trajtimi njëjavësh nga autoritetet dhe organizatat ekologjike. Shpendi ishte gjetur më 19 tetor 2025 në gjendje të rëndë fizike dhe shëndetësore në zonën buferike të Parkut Kombëtar “Sharri”, mbi fshatin Gotovush. Rastin e raportoi një anëtar i Shoqatës Ekologjike nga Shtërpca, dhe menjëherë u njoftua DAPK “Sharri”, e cila, në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike, siguroi strehimin, përkujdesjen veterinarie dhe ushqimin e nevojshëm për zogun. Pas ekzaminimeve, u konstatua se individi ishte në gjendje të vështirë për shkak të fluturimit të gjatë dhe mungesës së ushqimit disa javor. Me kujdesin e ofruar për një javë, zogut i është rikthyer gjendja e mirë fizike dhe shëndetësore. Më 24 tetor 2025, shpendi është lëshuar në zonën malore të Vërbeshticës, duke rikthyer atë në habitatin e tij natyror në mënyrë të suksesshme. Në aktivitetin e lëshimit morën pjesë, përveç zyrtarëve të DAPK “Sharri” dhe Shoqatës Ekologjike Shtërpcë, edhe pjesëtarët e KFOR-it Polak, ndërsa koordinimi u mbajt edhe me zyrtarët e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës. / Telegrafi /

Konjufca: S’ka koalicion me opozitën, vetëm bashkëpunim për interesin e vendit

Konjufca: S’ka koalicion me opozitën, vetëm bashkëpunim për interesin e vendit

Mandatari i dytë i propozuar nga LVV për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca ka thënë se nuk synon të bëjë marrëveshje koalicioni me partitë opozitare, por një bashkëpunim në mënyrë që Kosova të dalë nga kriza politike. “Nuk do të jetë një proces në të cilin ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike, ideja ka qenë me kriju një qeveri të re me shmang zgjedhjet e menjëhershme dhe të provojmë të bashkëpunojmë me partitë politike parlamentare për ta miratuar buxhetin 2026”, tha Konjufca pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ku u propozua për mandatar. Ai shtoi se nëse këto dyja nuk bëhen nuk do të ishte në të mirë të Kosovës dhe pikërisht për këtë LVV-ja e propozoi si mandatar sot. “Unë e pranova dhe e tëra që na mbetet është të shohim veprimin e presidentes së Republikës. Unë e thash nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova mund të ketë 5 palë zgjedhje brenda një viti, dhe kostoja është 40 milionë euro. Për t’i shmangur këto, kështu e definova pse është interes publik të shtetit të Kosovës, sepse ta keni parasysh se kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është i sigurt se një parlament i ardhshëm mund ta zgjidhë dhe prapë mund të kemi zgjedhje”, u shpreh Konjufca. Ish-kryeparlamentari i Kuvendit theksoi se për të shmangur dy palë zgjedhje, maturia shtetërore në këto rrethana dhe moment është që të kemi një qeveri së paku deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe se kjo do ta përfshinte edhe buxhetin. “Nevojitet konsensus i të gjitha forcave. Besoj se do të reflektojnë opozita dhe do ta kemi bashkëpunimin pozitiv që këto dy gjëra të ndodhin, që të shmangen zgjedhjet në dhjetor dhe votimi i buxhetit. Do ta kërkoj bashkëpunimin, por jo për qeveri me koalicione, por t’i thirrin mendjes që këto gjëra të kalojnë e pastaj bëjmë bash çka të duam”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Sulejmani: Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë në RMV

Sulejmani: Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë në RMV

Pasardhësi i Izet Mexhitit, i cili mori mandatin e kryetarit të Komunës së Çairit, do të jetë Bekim Sali, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani. "Ne tashmë funksionojmë si VLEN dhe ministrat e mëparshëm që ishin ministra të VLEN-it dhe jo të partive të veçanta politike, do të vazhdojnë kështu. Siç ka njoftuar Mexhiti, pasardhësi i tij si zv. kryeministër i parë do të jetë Bekim Sali, ndërsa një person tjetër do të emërohet si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kjo do të vendoset në të ardhmen. Ende nuk ka një emër specifik", tha Sulejmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kur u pyet se çfarë pret të ndodhë me BDI-në pas zgjedhjeve, ai tha se ata si parti janë të mendimit se nevojiten ndryshime në BDI, por nuk presin që diçka drastike të ndryshojë në atë parti./Telegrafi/

DPK: Novi pokušaj Samoopredeljenja da formira vladu gubitak vremena

DPK: Novi pokušaj Samoopredeljenja da formira vladu gubitak vremena

Demokratska partija Kosova je reagujući na predlog Gljauka Konjufce za mandatara za formiranje Vlade, koji je došao od Pokreta Samoopredeljenje, poručila da će, kao što Aljbin Kurti nije uspeo da obezbedi većinu, propasti i svaki drugi pokušaj te partije da „veštački produži ovaj proces“. DPK smatra da je trenutno jedino pravedno i demokratsko rešenje održavanje novih vanrednih izbora.

Çeku: Gllogovica potencial atraksioni për vizitorë

Çeku: Gllogovica potencial atraksioni për vizitorë

Në sofër tradicionale e me ushqim të zonës, u prit Hajrulla Çeku në Gllogovicë. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se banorët e pritën me entuziazëm kandidatin për Kryetar të Prishtinës si dhe biseduan me të për mundësitë e zhvillimit ekonomik e turistik të këtij fshati. Për natyrën e bukur të Gllogovicës, Çeku tha se ka plane konkrete për zhvillim të turizmit, projekte infrastrukturore, që do të mund të tërheqin vizitorë të shumtë. /Telegrafi/

LDK hap fushatën për balotazhin në Pejë, Abdixhiku e Muhaxheri me mesazh uniteti e fitoreje

LDK hap fushatën për balotazhin në Pejë, Abdixhiku e Muhaxheri me mesazh uniteti e fitoreje

Sot në mesditë, në ambientet e Hotel Dukagjinit në Pejë, u mbajt takimi i hapjes së fushatës për balotazhin e zgjedhjeve komunale, ku të pranishëm ishin drejtues e struktura të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Peja. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, përkrah Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili garon për një mandat të ri në krye të Komunës së Pejës. Takimi filloi në ora 13:00, ku përfaqësuesit e partisë dhe përkrahësit lokalë shprehën mbështetjen e plotë për vazhdimin e udhëheqjes së Gazmend Muhaxherit, duke e vlerësuar si garant të zhvillimit, stabilitetit dhe projekteve konkrete për qytetin. Në fjalimin e tij, Lumir Abdixhiku theksoi rëndësinë e Pejës si një ndër qytetet simbol të LDK-së dhe nënvizoi se suksesi i saj më 9 nëntor do të jetë dëshmi e besimit qytetar ndaj politikës së përgjegjshme e vizionare. Nga ana tjetër, Kryetari Muhaxheri falënderoi të gjithë përkrahësit për angazhimin e pandërprerë dhe theksoi se fushata e balotazhit do të jetë e bazuar në punë, transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Atmosfera në sallë ishte entuziaste, ndërsa pjesëmarrësit u zotuan për një angazhim të përbashkët drejt fitores më 9 nëntor, duke e cilësuar Pejën si zemrën e fitores së LDK-së.

Eksportet e Turqisë arritën në 24 miliardë dollarë në tetor, duke shënuar nivel rekord

Eksportet e Turqisë arritën në 24 miliardë dollarë në tetor, duke shënuar nivel rekord

Eksportet e Turqisë arritën në 24 miliardë dollarë, duke shënuar rritje prej 2.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tetor, duke arritur nivel rekord. Në një konferencë për media në Stamboll, ministri turk i Tregtisë Omer Bolat tha se vendi arriti eksportet më të larta të tetorit dhe vendosi rekord të ri me eksportet që arritën në 270.2 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit. Gjatë 10 muajve të parë të vitit, eksportet e vendit arritën në 224.6 miliardë dollarë, duke u rritur me 3.9 për qind nga viti në vit. Importet në tetor u rritën me 6.6 për qind në 31.4 miliardë dollarë, kështu që deficiti i tregtisë së jashtme ishte 7.4 miliardë dollarë muajin e kaluar. Në periudhën janar-tetor, deficiti i tregtisë së jashtme ishte 74.4 miliardë dollarë. /AA/