Konjufca pranon nominimin për mandatar, e siguron Kurtin: Populli pret rikthimin tënd më të fuqishëm
Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka pranuar nominimin si mandatar i dytë për krijimin e qeverisë nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai fjalimin e tij e nisi me një mesazh të fortë për kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. “Më lejo të siguroj që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021,” tha Konjufca, duke marrë duartrokitjet e shumta nga të pranishmit. Ai shtoi se pa dyshim, Kurti ka qenë dhe do të mbetet kryeministri më i mirë që ka pasur vendi ynë. Me fjalë dhe obligim, Konjufca deklaroi se pranon këtë nominim dhe është i gatshëm të marrë mandatin për kryeministër. Lajmi në plotësim...