SI LINDI LETËRSIA

SI LINDI LETËRSIA

(Mikrotregim) Nga: Vicente Battista Përktheu: Bajram Karabolli Antropologët e Universitetit Duke në Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Neandertalët, të cilët banonin në tokë më shumë se 400,000 vjet më parë, zotëronin dhuratën e të folurit. Ky zbulim i ri mund t'i përgjigjet një pyetjeje që, deri më tani, ka mbetur pa përgjigje. Për të gjetur këtë përgjigje, duhet të kthehemi te një fis Neandertal, në një natë të caktuar., ku burrat dhe gratë janë mbledhur rreth zjarrit, duke u ngrohur dhe duke festuar fundin e ditës që shkoi. Atë mëngjes, herët, burrat ishin nisur për të gjetur dhe gjuajtur ushqim. Ndërkohë, gratë kujdeseshin për fëmijët e tyre. Tani që dielli ka perënduar, është koha për të pushuar dhe për të treguar përvojat e ditës. Secili burrë tregon se si e kapi prenë që po ndiqte. Ai nuk di të gënjejë. Por për njërin prej këtyre burrave, gjuetia kishte qenë një dështim. Kur vjen radha e tij, ai nuk ka bëma për të treguar. Kështu që ai vendos t'i shpikë ato. Ai sajon një gjueti të pamundur. Dhe e bën këtë me një aftësi të tillë sa e shndërron gënjeshtrën në një histori të bukur dhe magjepsëse. Të gjithë i kërkojnë ta përsërisë atë. Atë natë, pa e ditur, ai njeri anonim neandertal sapo kishte shpikur letërsinë.

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse, respektivisht Tito Petkovskin, Savo Klimovskin, Nikolla Popovskin dhe Trajko Veljanoskin. Ndërsa siç shihet nga pamjet, mungon Talat Xhaferi. Gashi, në një postim në Facebook thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit. Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik. “Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në kryerjen e funksioneve të tij. U pajtuam që përvoja e ish-kryetarëve paraqet në përparësi për institucionin, prandaj u propozua krijimi i një këshilli joformal, ku mund të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik, në dobi të Kuvendit dhe demokracisë parlamentare. I falënderova sinqerisht për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim. Kuvendi gjithmonë do të mbetet një shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe një vend ku proceset politike zhvillohen me dinjitet dhe përgjegjësi”, thotë Gashi në postim.

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve borxhlinj të kryejnë pagesat deri në fund të nëntorit

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve borxhlinj të kryejnë pagesat deri në fund të nëntorit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A. ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj kompanisë që t’i shlyejnë detyrimet e tyre për shërbimet e ujit dhe kanalizimit brenda afatit të caktuar. Sipas njoftimit, pagesat mund të kryhen në disa forma: në sportelet e KRU “Prishtina”, përmes bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare apo postës së Kosovës, si dhe online përmes platformave elektronike të pagesës. Afati i fundit për pagesë është fundi i muajit nëntor 2025. Nga kompania bëhet e ditur se moskryerja e pagesave në kohë mund të sjellë ndërprerje të shërbimit të ujit dhe dërgimin e lëndës përmbarimore tek përmbaruesit privatë. Në komunikatë theksohet se pagesa e rregullt e faturave ndihmon në ofrimin e ujit të pastër dhe shërbimeve të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët. / Telegrafi /

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së. Megjithëse më parë vetë kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukeslit nga burime të konfirmuara thuhet se Rama e ka anuluar pjesëmarrjen ku ishte parashikuar që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”. Po të njetat burime thonë se Rama ndodhet në kryeministri që prej orëve të para të mëngjesit të së martës. Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit. Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian. Shqipëria vazhdon të konsiderohet një nga vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me objektivin e qartë për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2030./euronewslbania/

Zara Larsson zbuloi se refuzoi të performonte në Festivalin e Këngës në Eurovision të vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Zara Larsson zbuloi se refuzoi të performonte në Festivalin e Këngës në Eurovision të vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Këngëtarja suedeze, Zara Larsson, e cila fitoi famë globale me hite si "Lush Life", "Midnight Sun" dhe "Crush", ka zbuluar se ka vendosur të mos performojë në Festivalin e Këngës Eurovision 2024 në Malmo. Arsyeja e refuzimit të saj, siç deklaroi ajo, ishte e natyrës politike dhe etike, që lidhej me pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs. Në emisionin "P4 Extra - Gasten", Larsson tha hapur "jo" për Eurovisionin sepse nuk mendonte se mund ta mbështeste profesionalisht eventin duke pasur parasysh kontekstin e sulmeve në Gaza. Zara Larsson "Është një skenë gjigante, me më shumë se 100 milionë shikues, por thjesht nuk mund të duroja me ata që merrnin pjesë përkrah Izraelit. Në atë moment, nuk ndihesha mirë", tha këngëtarja. Larsson shtoi se nuk ndjen keqardhje për vendimin e saj dhe do të bënte të njëjtën gjë nëse do t’i ofrohej përsëri: “Do të isha e gatshme ta bëja njëqind herë. Nuk doja ta bëja sepse nuk mendoja se ishte e drejtë". Vendimi i Larsson vjen në kontekstin e protestës së gjerë suedeze kundër qëndrimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU). Më shumë se një mijë muzikantë suedezë, përfshirë yje të famshëm si Robyn, nënshkruan një letër të hapur duke bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga konkursi. EBU vazhdon të pretendojë se Konkursi i Këngës në Eurovision nuk është një ngjarje politike dhe thekson se është një konkurs i shërbimeve publike radiotelevizive, jo i shtetit. /Telegrafi/

Dy klubet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e Rodrygos në janar

Dy klubet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e Rodrygos në janar

Rodrygo Goes i rezistoi një largimi nga Real Madridi këtë verë, duke zgjedhur të qëndrojë dhe të rikthejë formën e tij më të mirë. Megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar po përballet me një periudhë të vështirë, duke luajtur një rol dytësor nën drejtimin e Xabi Alonsos, dhe duke mos arritur të kapërcejë pengesat që kanë prekur performancën e tij. Sipas raporteve të TBR Football, braziliani është në radarin e klubëve të Ligës Premier, ku Arsenali dhe Tottenham Hotspur po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e një transferimi në janar. Rodrygo nuk do të ishte kundër një ndryshimi, ndërsa kërkon të rikthehet në formën më të mirë për Kupën e Botës verën e ardhshme. Me kontratë në Santiago Bernabeu deri në qershor 2028, ndikimi i tij këtë sezon te Merengues ka qenë i kufizuar, gjë që mund ta bëjë brazilianin të hapur ndaj ofertave nga Liga Premier. Një lëvizje në Angli do të ishte një mundësi për të rilindur karrierën dhe për t’u rikthyer në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në rrugët malore për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në rrugët malore për shkak të reshjeve të shiut

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore të rajonit, veçanërisht në akset Shtërpcë–Brezovicë, Shtërpcë–Prevallë dhe Kaçanik–Hani i Elezit–Glloboçicë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Sipas njoftimit, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku. Në disa segmente malore mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve, përcjell Telegrafi. Policia apelon tek shoferët që të tregojnë kujdes të veçantë gjatë ngasjes dhe të respektojnë këto këshilla për siguri në trafik: Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për pjesëmarrësit e tjerë. Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe frenimi. Shmangni përdorimin e telefonit dhe shpërqendrimet gjatë ngasjes. Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara. Në komunikatë theksohet se kushtet aktuale të motit kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik, ndërsa apeli i policisë është i qartë: “Siguria është në duart tuaja.” Për çdo rast nevoje, incident apo aksident në trafik, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192, ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor. / Telegrafi /

FiveStar Fitness feston 12 vite energji dhe përkushtim – me super ofertën e përvjetorit!

FiveStar Fitness feston 12 vite energji dhe përkushtim – me super ofertën e përvjetorit!

Këtë nëntor, FiveStar Fitness shënon plot 12 vite lëvizje, frymëzim dhe energji – 12 vite që kanë formuar një komunitet të jashtëzakonshëm të cilët besojnë në forcën, shëndetin dhe motivimin. Për të festuar këtë moment të veçantë, FiveStar sjell një ofertë unike për anëtarësim vjetor – një mënyrë falënderimi për të gjithë që janë pjesë […] The post Arrestohet një person për kanosje të tre zyrtarëve policorë në Vushtrri appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Bianca Censori shfaqet provokuese në shëtitje familjare në Melbourne

Bianca Censori shfaqet provokuese në shëtitje familjare në Melbourne

Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, u shfaq me një veshje transparente dhe pa reçipeta gjatë një shëtitjeje të rrallë familjare me nënën Alexandra dhe motrën Angelina në Melbourne të hënën. 30-vjeçarja veshi një triko të ngushtë blu të tejdukshme, çorape të njëjta dhe këpucë me taka të argjendta, duke kombinuar pamjen me ngrohëse këmbësh, ndërsa vizitoi një dyqan lokal për ushqime të gatshme. Angelina dhe Alexandra shfaqën një stil më klasik: motra me pantallona blu dhe xhaketë, ndërsa nëna e tyre me një xhaketë lëkure dhe fund të gjatë të zi, shkruan DailyMail. Treshja u panë duke ndaluar për të blerë ushqim përpara se të vizitonin një mik. Kjo shfaqje vjen pas rikthimit të Biancas në mediet sociale pas gjashtë muajsh, ku promovoi markën e saj të ardhshme Bianca , e cila do të lançohet më 11 dhjetor. Postimet e saj të fundit treguan një stil provokues, me reçipeta, rripa dhe geta, të cilat ajo i fotografoi vetë përpara pasqyrës. Burime pranë industrisë sugjerojnë se Kanye mbështet markën e Biancas dhe e sheh si një mënyrë për të konkurruar me ish-bashkëshorten Kim Kardashian. Sipas tyre, lëvizjet e Biancas janë të qëllimshme dhe pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendjen. Vizita në Australi shënon herën e dytë që Bianca takohet me familjen e saj gjatë marrëdhënies së saj trevjeçare me reperin. Ajo mbajti unazën e martesës për këtë rast, edhe pse Kanye nuk ishte prezent. /Telegrafi/

Tërheqja e trupave nga Rumania sinjalizon tërheqje më të madhe të SHBA-së nga Europa

Tërheqja e trupave nga Rumania sinjalizon tërheqje më të madhe të SHBA-së nga Europa

Vendimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për tërheqjen e trupave nga Rumania ka ngritur shqetësime në kulmin e tensioneve të vazhdueshme të sigurisë europiane me Rusinë. Vendimi i Hegsethit për zhvendosjen e një brigade këmbësorie në Rumani ka ringjallur drojën për tërheqje trupash nga Europa prej administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, […] The post Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Gjendet një granatë dore në Han të Elezit

Gjendet një granatë dore në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të kanosjeve, të ndodhura në Ferizaj dhe Han të Elezit, e që në njërin prej tyre është gjetur edhe një granatë dore. Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj, më 03.11.2025, rreth orës 09:00, në rrugën “Sali Çeku”. Sipas raportit të policisë, një person është […] The post Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Arrestohet një person për kanosje të tre zyrtarëve policorë në Vushtrri

Arrestohet një person për kanosje të tre zyrtarëve policorë në Vushtrri

Policia e Kosovëska njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për kanosje të zyrtarëve policorë në Vushtrri. “Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur tre zyrtarë policorë”- thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje. The post Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë fizike ndaj një gruaje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri. Sipas organeve të rendit, i njëjti është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është regjistruar si “lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, në raportin 24-orësh ka njoftuar […] The post Arrestohet një person për kanosje të tre zyrtarëve policorë në Vushtrri appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, u gjendet drogë në automjet

Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, u gjendet drogë në automjet

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë - Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës. "Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve "Audi" me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë". "Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Haradinaj: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet vatër tensioni, urgjent zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët kufitar

Haradinaj: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet vatër tensioni, urgjent zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët kufitar

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet pikë tensioni rajonal. Përmes një postimi në X, Haradinaj shtoi se kjo po ndodh për shkak që Serbia vazhdon të refuzojë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Përbashkët të Integruar të Kufirit. “Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM), e ndërmjetësuar nga BE-ja në vitin 2011, premtoi krijimin e gjashtë pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Pas 14 vitesh, Serbia ende refuzon ta zbatojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Haradinaj. Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje parashikonte hapjen e gjashtë pikave të përbashkëta kufitare dhe thekson se veprimet e Serbisë po nxisin agresione të armatosura, duke minuar rolin e NATO-s (KFOR) dhe sovranitetin e Kosovës. “Ky pengim nxit pandëshkueshmëri dhe pasiguri rajonale: mjegullon kufijtë, vë në provë vendosmërinë ndërkombëtare dhe normalizon aktet e armatosura të agresionit që minojnë rolin e KFOR-it dhe kërcënojnë sovranitetin e Kosovës”, ka shtuar më tej Haradinaj. Ajo përmend incidentin e Banjskës (shtator 2023), ku paramilitarë të mbështetur nga Serbia kryen një sulm terrorist, duke vrarë një polic të Kosovës,. Haradinaj kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes për Menaxhim të Integruar Kufitar, duke e cilësuar atë si një urgjencë rajonale për të frenuar pasigurinë dhe shkeljet e vazhdueshme të kuadrit të sigurisë pas vitit 1999. “Serbia shkel vazhdimisht shkel kornizën e sigurisë pas vitit 1999. Në Banjskë (shtator 2023), paramilitarë të mbështetur nga Serbia kryen një sulm terrorist të sponsorizuar nga shteti, ku u vra një zyrtar i Policisë së Kosovës. Ky agresion vazhdon edhe sot në Leposaviq, si pjesë e të njëjtit model të sulmeve hibride dhe të ambicies territoriale të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Zbatimi i marrëveshjes IBM është urgjencë rajonale”, ka theksuar ish-diplomatja. /Telegrafi/ The #Kosovo – #Serbia border is 352 kilometres long. The EU-facilitated Integrated Border Management Agreement (2011) promised six joint crossing points. 14 years later, Serbia still refuses to implement it. This obstruction fosters impunity and regional insecurity: blurring… — Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 3, 2025