SPERTK letër Kurtit, kërkohet ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e krizës në RTK

SPERTK letër Kurtit, kërkohet ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e krizës në RTK

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) përmes një letre drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të tij në zgjidhjen e krizës së krijuar në RTK. Në këtë letër, SPRERTK rithekson se mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga. Lexoni t ë plotë letrën: Letër publike drejtuar Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti I nderuar Kryeministër, Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), përmes kësaj letre publike, ju drejtohet për të kërkuar ndërhyrjen tuaj urgjente në zgjidhjen e krizës së krijuar në RTK. Aktualisht, mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga, dhe pas tyre qëndrojnë po aq familje që varen nga këto të ardhura për jetesën e përditshme. Kjo situatë është bërë e padurueshme, dhe rrezikon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por edhe funksionimin normal të shërbimit publik të informimit në vend. Ne si Sindikatë nuk po kërkojmë asgjë më shumë se zgjidhje konkrete dhe ligjore. Nuk jemi të interesuar për përplasje apo interpretime politike — ajo që na intereson është pagesa e punës së ndershme të punëtorëve të RTK-së, që për muaj të tërë e kanë kryer detyrën e tyre me përkushtim, pavarësisht vështirësive. I nderuar Kryeministër, ju tashmë jeni të informuar për gjendjen aktuale në këtë institucion. Megjithatë, me këtë letër dëshirojmë të theksojmë edhe një herë se RTK gjendet në një krizë institucionale dhe financiare të thellë: • Institucioni është pa Bord funksional, • Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm është vakante si pasojë e moskompletimit të bordit, • Aktualisht drejtimi i RTK-së po mbahet me ushtrues detyre, gjë që nuk është në përputhje me ligjin për RTK-në. Ne e dimë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është themelues i RTK-së, por ky institucion ende nuk i ka të krijuara trupat e tij drejtues, dhe si rrjedhojë kemi ardhur në këtë gjendje të rëndë. Kryeministër, ne si Sindikatë i gëzohemi rritjeve të pagave që po ndodhin në sektorë të ndryshëm në Kosovë, mirëpo kërkojmë nga ju që përmes deputetëve tuaj dhe institucioneve përkatëse, të mundësoni rritjen e buxhetit për pagat në RTK, ashtu siç po ndodh në gjithë sektorët tjerë publikë. Ju e dini rëndësinë e transmetuesit publik për shtetin, për demokracinë dhe për qytetarët. Prandaj, ju bëjmë thirrje publike që të ndihmoni RTK-në — jo vetëm për hir të punëtorëve të saj, por për hir të vetë funksionimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të Republikës së Kosovës. Për hir të 700 familjeve që varen nga ky institucion publik, kërkojmë nga ju të ndërhyni me çdo formë të mundshme për alokimin e buxhetit të RTK-së dhe zhbllokimin e situatës aktuale. Kryeministër, kjo kërkesë nuk është vetëm sindikale — është një thirrje njerëzore dhe institucionale për të shmangur kolapsin e një institucioni që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Një person lëndohet në vendin e punës në Varosh të Ferizajt, rasti po hetohet

Një person lëndohet në vendin e punës në Varosh të Ferizajt, rasti po hetohet

Një person ka pësuar lëndime trupore deri sa ishte duke punuar. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20 në fshatin Varosh të Ferizajt. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse. “Fsh. Varosh, Ferizaj 06.11.2025 – 12:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore deri sa ishte duke punuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rast janë duke u marrë njësitë përkatëse”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Teksasi padit Robloxin se po vë “pedofilët dhe përfitimet” para sigurisë së fëmijëve

Teksasi padit Robloxin se po vë “pedofilët dhe përfitimet” para sigurisë së fëmijëve

Prokurori i përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, ka njoftuar se ka paditur Robloxin për “injorim flagrant” të ligjeve të sigurisë dhe “mashtrim të prindërve” lidhur me rreziqet që platforma e video-lojërave online paraqet për të miturit, ka raportuar të premten (07.11.2025) BBC.   Në një postim në mediat sociale, Paxton ka theksuar se Roblox është […] The post Frostea Ice Tea – Fresko Stilin Tënd! appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Shikoni reagimin e foshnjës ndaj aromës së livandës

Shikoni reagimin e foshnjës ndaj aromës së livandës

Sian Murray njihet për faktin se në profilin e saj në Instagram ndan rregullisht momente të ngrohta dhe prekëse nga jeta familjare, veçanërisht që kur u bë nënë e një djali të vogël. Këtë herë ajo ka fituar zemrat e ndjekësve me një video ku ka regjistruar reagimin e parë të djalit ndaj aromës së livandës – mimika dhe buzëqeshja e tij spontane i kanë emocionuar mijëra përdorues të rrjeteve sociale. Në fillim të videos, djali duket paksa i pasigurt dhe nuk tregon ndonjë reagim ndaj bimës aromatike, por pak çaste më vonë fytyra e tij shndrit me një buzëqeshje të gjerë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i butë dhe i ëmbël i nënës. Në përshkrimin e videos që u bë virale, Murray shkruan “a nuk është jeta e ëmbël? Një nga momentet e papritura, por të përkryera të jetës…” /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Sian Murray (@sianleee)

Toyota prezanton “karrigen që ecë”

Toyota prezanton “karrigen që ecë”

Toyota ka në panairin Japan Mobility Show 2025 në Tokio prezantuar një pajisje inovative për lëvizje – karrigen robotike “Walk Me” me katër këmbë, e cila mund të ecë, të ngjitet shkallëve dhe të paloset në përmasë të vogël në vetëm 30 sekonda. “Walk Me” është zhvilluar për persona me lëvizshmëri të kufizuar, por në vend të dy rrotave ajo ka të integruara katër “këmbë” robotike. Çdo këmbë mund të përkulet, të ngjitet dhe të balancohet në mënyrë të pavarur, në mënyrë të ngjashme me lëvizjen e organizmave të gjalla. Këto këmbë e mundësojnë lëvizje të rrjedhshme mbi zhavorr, shkallë dhe sipërfaqe të pabarabarta, duke ruajtur stabilitetin e përdoruesit. Për rehati maksimale, këmbët janë veshur me material të butë, ndërsa sensorë dhe LiDAR skanojnë ambientin për të zbuluar pengesa, shkallë dhe karakteristika të tjera të terrenit. Sistemi inteligjent siguron stabilitet dhe lejon ndalim të menjëhershëm në rast përplasjeje me objekt që gjendet në rrugë. - YouTube www.youtube.com Ulësja brenda karriges “Walk Me” përshtatet sipas formës së trupit të përdoruesit, është e pajisur me mbështetës të shpinës dhe doreza anësore për komandim. Me ndihmën e dorezave mund të përcaktohet drejtimi i lëvizjes, por janë të mundshme edhe komandat zanore — për shembull duke thënë “më çoj në kuzhinë” ose “lëviz më shpejt”. Në ulëse është i integruar edhe një kompjuter që llogarit rutën, tregon shpejtësinë, gjendjen e baterisë dhe statistikat e ecjes në një ekran të vendosur në mbështetësen e dorezës. Bateria është fshehur prapa mbështetëses së karriges dhe siguron funksionimin gjatë ditës, ndërsa karikohet përmes rrjetës elektrike. Në rast mbinxehjeje të baterisë, pajisja çaktivizohet. Një tjetër veçori e karriges “Walk Me” është mundësia e palosjes. Me një shtypje të butonit, karriga transformohet në një valixhe, e cila mund të transportohet praktikisht në automjet ose të ruhet në shtëpi. Pas ndezjes, karriga përsëri shpaloset dhe është gati për përdorim. Toyota pozicionon “Walk Me” si zgjidhje për kushte reale – korridore të ngushta, shkallë dhe rrugë. Aktualisht është vetëm një prototip, por projekti tregon ambicien e Toyota‑s për zhvillimin e robotikës. /Telegrafi/

Gjenerali gjerman: Rusia kurdo mund të lansojë sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s

Gjenerali gjerman: Rusia kurdo mund të lansojë sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s

Rusia ka kapacitet për një sulm të kufizuar kundër territorit të NATO-s në çdo kohë, por një vendim për të vepruar do të varet nga qëndrimi i aleatëve perëndimorë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë ushtarak gjerman, raporton Reuters.   “Nëse shikoni aftësitë aktuale dhe fuqinë luftarake të Rusisë, Rusia mund të lansojë një sulm […] The post Frostea Ice Tea – Fresko Stilin Tënd! appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen

VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen

Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit. "Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta. Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër2, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Një kullë 60 metra e lartë shembet në Korenë e Jugut - raportohet për të vdekur dhe të zhdukur

Një kullë 60 metra e lartë shembet në Korenë e Jugut - raportohet për të vdekur dhe të zhdukur

Një punëtor ka humbur jetën, dhe sipas informacioneve jozyrtare, katër punëtorë të tjerë konsiderohen të vdekur pas shembjes së pakontrolluar të një kulle 60-metërshe në një termocentral të braktisur në qytetin Ulsan të Koresë së Jugut gjatë punimeve për prishjen e saj të enjten. Dy persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, njoftuan zjarrfikësit lokalë të premten, raporton reuters . Në momentin e shembjes së kullës, në vendngjarje ndodheshin nëntë punëtorë. Shpëtimtarët arritën shpejt të nxirrnin dy persona nga nën mbeturinat e shembura, ndërsa një punëtor i tretë, i cili u nxor pak më vonë, vdiq të premten në mëngjes në spital. Trupat e katër punëtorëve të tjerë u gjetën disa orë më pas. Vetëm një prej tyre u dërgua në spital, por shërbimi i zjarrfikësve në Ulsan njoftoi se të katër konsiderohen të vdekur. Kërkimi të premten në mëngjes u pezullua përkohësisht për shkak të frikës se rrënojat e paqëndrueshme mund të rrezikonin më tej ekipet. Pas gjetjes së punëtorëve të tjerë, operacioni u rifillua. - YouTube www.youtube.com Mbi 340 shpëtimtarë u dërguan në terren, së bashku me qentë kërkues, kamera termike dhe pajisje të tjera për detektim, për të marrë pjesë në kërkim dhe shpëtim. “Vendi ku po kryhen operacionet e shpëtimit është i mbuluar me sasi të mëdha azbesti dhe fibra qelqi… hapësira është jashtëzakonisht e ngushtë dhe shpëtimtarët duhet të largojnë rrënojat me dorë për të vazhduar operacionet”, deklaroi një nga zyrtarët gjatë një konference për shtyp. Pas publikimit të lajmit për tragjedinë, presidenti i Koresë së Jugut, Yi Che-myong, urdhëroi të gjitha shërbimet përgjegjëse të angazhojnë personelin dhe pajisjet e disponueshme për punimet e shpëtimit, duke siguruar maksimalisht sigurinë e njerëzve në terren. Termocentrali u mbyll në vitin 2021 pas 40 vjetësh punë. Zyrtarët njoftuan se kulla e kazanëve, një nga tri kullat, ishte tashmë dobësuar sepse po përgatitej për prishje me eksploziv. /Telegrafi/

Policë me armë të gjata në QKUK, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë në gjendje stabile

Policë me armë të gjata në QKUK, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë në gjendje stabile

10:00-   Policë me armë të gjata shihen në QKUK aty ku po trajtohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë Polic me armë të gjata të cilët janë vendosur tashmë edhe në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë parë pasi Astrit Isufi i dyshuar si doras i vrasjes së dyfishtë në fshatin […] The post Frostea Ice Tea – Fresko Stilin Tënd! appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Vdekja e fëmijës një vjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor"

Vdekja e fëmijës një vjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor"

Një person ka njoftuar se fëmija i tij (rreth një vit e gjysmë), pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:50 në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë. Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Vdes foshnja njëvjeçare, Spitali i Pejës del me njoftim “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi”, thuhet në raport. Ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/ Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e një fëmije 1.5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Në komunikatën e spitalit thuhet se fëmija ishte pranuar fillimisht më 5 nëntor, rreth orës 22:15, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij ishte stabilizuar, ndaj ishte liruar nga spitali, me rekomandimin për monitorim nga afër dhe kthim për kontroll në rast përkeqësimi, përcjell Telegrafi. Sipas njoftimit, në mëngjesin e datës 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ai është trajtuar menjëherë nga ekipi mjekësor me oksigjen dhe terapi mbështetëse, ndërsa ekipi i anesteziologëve ka kryer intubimin për shkak të përkeqësimit të gjendjes. “Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Frostea Ice Tea – Fresko Stilin Tënd!

Frostea Ice Tea – Fresko Stilin Tënd!

Në ditët e ngrohta, kur ritmi i jetës është i shpejtë dhe koha për pushim është e shkurtër, freskia është gjithçka që kërkon. Pikërisht këtu hyn Frostea Ice Tea me shijen e pjeshkës – pija që po bëhet zgjedhja e parë për ata që duan të freskojnë stilin e tyre! E prodhuar me kujdes në […] The post Policë me armë të gjata në QKUK, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë në gjendje stabile appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U21. Anësori i Heidenheim po shkëlqen në Bundesliga pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht. Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimovic më në fund i ka thënë “Po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë. Gjermania U21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni. Mit zwei Neuen in die zwei letzten Quali-Spiele 2025 14. November, 18 Uhr, Fürth ️ @sat1 18. November, 18 Uhr, Tiflis ️ @sat1 _____ Außerdem neu im Team: @Zalando ? Wir freuen uns! ? #U21 #GERMLT #GEOGER #UNSEREZUKUNFT | Thomas Böcker/DFB pic.twitter.com/CmJ3USjKHf — DFB-Nachwuchs (@DFBNachwuchs) November 7, 2025 Përndryshe, Gjermania U21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda. Kujtojmë, Kosova do ta bëjë pas pak ore listën e të ftuarve të Franco Fodas për dy ndeshjet e nëntorit./ Telegrafi /

Vdes foshnja njëvjeçare, Spitali i Pejës del me njoftim

Vdes foshnja njëvjeçare, Spitali i Pejës del me njoftim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e një fëmije 1.5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Në komunikatën e spitalit thuhet se fëmija ishte pranuar fillimisht më 5 nëntor, rreth orës 22:15, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij ishte stabilizuar, ndaj ishte liruar nga spitali, me rekomandimin për monitorim nga afër dhe kthim për kontroll në rast përkeqësimi, përcjell Telegrafi. Sipas njoftimit, në mëngjesin e datës 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ai është trajtuar menjëherë nga ekipi mjekësor me oksigjen dhe terapi mbështetëse, ndërsa ekipi i anesteziologëve ka kryer intubimin për shkak të përkeqësimit të gjendjes. “Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim. Spitali ka bërë të ditur se, në përputhje me procedurat ligjore, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës në orën 09:13, si dhe organet e tjera kompetente për zhvillimin e hetimeve zyrtare. Në fund të reagimit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e fëmijës, duke theksuar se mbetet në dispozicion të autoriteteve për çdo sqarim shtesë, në respekt të dhimbjes dhe privatësisë së familjes. / Telegrafi /

Familja Shala kërkon ndihmë financiare për shërimin e foshnjës së tyre të lindur në nëntor

Familja Shala kërkon ndihmë financiare për shërimin e foshnjës së tyre të lindur në nëntor

Familja Shala ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e djalit të saj, Muhamedit, i cili ka lindur më 1 nëntor të këtij viti. Sipas njoftimit të familjes, Muhamedi vuan nga probleme serioze në zemër, prandaj i nevojitet trajtim urgjent në Ankara, Turqi, transmeton Telegrafi. "Të nderuar, Foshnja jonë e sapolindur Muhamed,i lindur më 01.11.2025, po përballet me probleme serioze të zemrës (BAV, CoA, PFO – restrictive) dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim urgjent në Ankara – Turqi, me transport mjekësor (avion privat), për shkak të rrezikut të lartë gjatë udhëtimit. Kostoja e trajtimit është shumë e lartë dhe tejkalon mundësitë tona financiare. Prandaj, kërkojmë me përulësi çdo ndihmë për të shpëtuar jetën e foshnjës sonë", thuhet në njoftimin e familjes. Të dhënat për donacione: Emri: Filloreta Haziri (Nëna)Raiffeisen Bank IBAN: XK05 1507001006439913SWIFT code: RBKOXKPR Kontakt:+383 44 248 376 Prishtinë Tafil Shala (Baba)Raiffeisen Bank XK05 1501001026768697Kontakt:+383 44 490 714 Prishtinë /Telegrafi/

85 ndryshime në 16 ndeshje: Rooney kritikon rotacionin e Marescas te Chelsea

85 ndryshime në 16 ndeshje: Rooney kritikon rotacionin e Marescas te Chelsea

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, u ka bërë thirrje lojtarëve të Chelseat që të sfidojnë ndryshimet e shpeshta të trajnerit Enzo Maresca në ekip, pas vendimit të italianit për të bërë shtatë ndryshime për barazimin 2-2 kundër Qarabag në Ligën e Kampionëve. Kjo shënon ndeshjen e pestë radhazi në të gjitha garat ku Maresca ka bërë të paktën shtatë ndryshime në formacionin e tij titullar, një strategji që Rooney beson se po prish kohezionin e ekipit. “Lojtarët duan të luajnë, duan të ndërtojnë marrëdhënie. Kur vazhdon të ndryshosh dhe të ndryshosh, atëherë lojtarët nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë fillimisht Rooney. “Mendoj se kjo do t'u kthehet për t'i kafshuar. Nëse ata po marrin rezultate gjatë gjithë kohës, atëherë nuk mund ta vësh në dyshim, por nëse nuk marrin, duhet të bëhen pyetje". Komentet e Rooney vijnë në një kohë kur Chelsea ka bërë 85 ndryshime në 16 ndeshje këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër e Ligës Premier. Ai beson se është përgjegjësi e kapitenit Reece James dhe lojtarëve të tjerë me përvojë për të adresuar çështjen me Marescan. "Mendoj se shumica e klubeve tani kanë një grup udhëheqësish dhe si grup duhet të shkosh dhe ta pyesësh trajnerin". “Dëgjon njerëz që flasin për 'fuqinë e lojtarit', por kjo nuk është fuqia e lojtarit. Do të shqetësohesha nëse ekipi do të vazhdonte të ndryshonte. Nëse do të isha në atë grup [udhëheqësish], do t'u flisja shokëve të ekipit duke u thënë: 'Shikoni, nuk jam i kënaqur me këtë'”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person ka ndërruar jetë të enjten rreth orës 14:00, në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Prishtinë 06.11.2025 – 14:00. Viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/