Demi Moore dhe Paris Hilton mahnitin me paraqitjet e tyre në Galën e Artit dhe Filmit LACMA 2025

Demi Moore dhe Paris Hilton mahnitin me paraqitjet e tyre në Galën e Artit dhe Filmit LACMA 2025

Në mbrëmjen glamuroze të Galës së 14-të të Artit dhe Filmit të LACMA-s në Los Angeles, disa nga yjet më të njohur të Hollywood-it zgjodhën pamje tepër guximtare me fustane transparente. Demi Moore, 62 vjeçe, mahniti me një fustan të zi transparent të zbukuruar me lule shumëngjyrëshe, që i përqafonte linjat dhe e bënte të dukej më rrezatuese se kurrë. Me flokët e gjatë të zinj dhe elegancë klasike, aktorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e eventit, shkruan DailyMail. Paris Hilton zgjodhi një fustan të zi me dantella dhe dekolte të thellë, duke ruajtur stilin e saj glamuroz dhe klasik. Nga ana tjetër, Kristen Wiig dhe Dixie D’Amelio guxuan edhe më shumë me modele tepër transparente, që lanë shumë pak vend për imagjinatë. Këtë vit, gala nderoi regjisorin Ryan Coogler dhe artisten Mary Corse, ndërsa të pranishmit, përfshirë edhe Leonardo DiCaprio, pozuan para instalacionit të famshëm “Urban Light”. Të ardhurat nga mbrëmja shkojnë për mbështetjen e programeve të artit dhe filmit në muze. Eventi u shënua si një ndër mbrëmjet më të komentuara të vitit, jo vetëm për artin, por edhe për paraqitjet e guximshme dhe elegante të yjeve që dominuan tapetin e LACMA-s. /Telegrafi/

Policia arreston një grua në Skenderaj, dyshohet se nuk respektoi urdhërin mbrojtës

Policia arreston një grua në Skenderaj, dyshohet se nuk respektoi urdhërin mbrojtës

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Skenderaj më 02.11.2025. Ajo dyshohet se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj një burri. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Më pas e njëjta me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. The post Policia britanike: Therjet në tren u kryen prej një sulmuesi të vetëm, s’lidhen me terrorizmin appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Për arsye logjistike, anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Për arsye logjistike, anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seancat e parapara për këtë javë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar. Siç kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kjo ka ndodhur për arsye logjistike. Ndërsa, seanca e radhës pritet të mbahet të hënën e 10 nëntorit 2025, raporton “Betimi për Drejtësi” . Dëgjimi i dëshmitarit që ishte planifikuar për sot, ishte shtyrë vazhdimisht. Sipas një parashtrese të mbrojtjes së Thaçit, ky dëshmitar ishte planifikuar të dëshmonte më 15 shtator në vend të James Rubin. Sipas tyre, dëshmia e tij është dashur të shtyhet vazhdimisht për shkak të çështjeve që janë jashtë kontrollit të mbrojtjes. Mbrojtja ka thënë se nëse dëshmitari që është planifikuar të dëshmojë më 3 nëntor 2025 nuk dëshmon, atëherë nuk ka asnjë dëshmitar të disponueshëm për këtë javë. Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës. “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht. Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

E ardhmja e Ansu Fatit pezull, tri klube të mëdha gati për lëvizjen e madhe

E ardhmja e Ansu Fatit pezull, tri klube të mëdha gati për lëvizjen e madhe

E ardhmja e Ansu Fatit pritet të vendoset mes AS Monaco, Barcelonës dhe disa klubeve të Ligës Premier që kanë shprehur interes të fortë për të. Pas një periudhe të shkëlqyer në Ligue 1 me Monacon, sulmuesi spanjoll ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe është bërë një nga emrat më të përfolur të tregut të ardhshëm të transferimeve. Sipas mediave sportive, Sunderland AFC dhe Aston Villa janë dy skuadrat angleze që kanë shfaqur interes konkret për Fatin. Të dy klubet e shohin si një mundësi të madhe të afatit kalimtar, veçanërisht nëse Monaco nuk e aktivizon opsionin e blerjes që e lejon ta transferojë për vetëm 11 milionë euro, një shumë e konsiderueshme e ulët duke parë nivelin e lojtarit. Megjithatë, drejtuesit e klubit francez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar. Nga ana tjetër, Barcelona mbetet pjesë e rëndësishme e ekuacionit. Klubi katalanas ka ruajtur një klauzolë riblerjeje prej 28 milionë eurosh, e cila i mundëson ta rikthejë lojtarin në Camp Nou nëse Monaco vendos ta blejë. Në Barcelonë po ndjekin me vëmendje ecurinë e Fatit dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse ai vazhdon me këtë ritëm, të aktivizojnë këtë klauzolë për ta rishitur më vonë me fitim. Pas disa sezonesh të vështira të mbushura me dëmtime dhe pak minuta në fushë, Ansu Fati duket se ka gjetur stabilitetin dhe besimin e munguar. Paraqitjet e tij me Monacon kanë rikthyer kujtimet e talentit të jashtëzakonshëm që spikati në hapat e parë me Barcelonën. Në rast se Monaco nuk e bën të vetin, kalimi në Ligën Premier shihet si një mundësi shumë reale. Aston Villa kërkon përforcime cilësore për të luftuar për zonën evropiane, ndërsa Sunderland e sheh Fatin si lojtarin ideal për të udhëhequr një projekt ambicioz në elitën e futbollit anglez. Pavarësisht se cili do të jetë destinacioni i radhës, një gjë është e qartë: Ansu Fati ka rifituar formën dhe besimin, duke rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. /Telegrafi/

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë reaguar ashpër ndaj mos-transferimit të buxhetit të RTK-së nga institucionet shtetërore, ndonëse ky buxhet është miratuar me ligj qysh para një viti në Kuvendin e Kosovës. Në reagimin e përbashkët, sindikatat shprehin indinjatën dhe shqetësimin e thellë për mos-transferimin e buxhetit të RTK-së nga ana e institucioneve përkatëse, duke paralajmëruar se vonesat e tilla “po e vënë në rrezik serioz funksionimin e transmetuesit publik dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë ekonomike e sociale të punëtorëve të mediumit publik”. Sipas tyre, edhe më 3 nëntor, punëtorët e RTK-së janë pa paga, çka i ka lënë pa mundësi për të kryer obligimet ndaj bankave dhe ato ditore familjare. Në deklaratë thuhet se përmes këtij veprimi po cenohet jo vetëm e drejta themelore e punëtorëve për pagë të rregullt dhe kushte të dinjitetshme pune, por edhe vetë pavarësia dhe misioni publik i RTK-së. Sindikata thekson se është e papranueshme që një institucion publik me mision kushtetues të informimit të qytetarëve të vihet në pozitë pasigurie për shkak të mosveprimit të institucioneve: “Financimi i plotë dhe në kohë i RTK-së nuk është privilegj, por obligim ligjor dhe moral ndaj mediumit publik dhe atyre që çdo ditë mbajnë në funksion këtë institucion”, thuhet në reagim. Në reagim, sindikatat kërkojnë që RTK të mos përdoret për qëllime politike. “RTK nuk duhet të shndërrohet në instrument të pazareve politike. Financimi i RTK-se nuk mund të mbetet peng i marrëveshjeve mes partive politike apo të përdoret për kalkulime politike”, thuhet tutje në reagimin e sindikatave. Duke e cilësuar situatën si urgjente, ato u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të veprojnë menjëherë. “Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i bëjnë thirrjen e fundit Kuvendit të Kosovës si themelues, Presidentes së vendit dhe Qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ekzekutimin e buxhetit të mbetur të RTK-së”, theksohet më tej. Në fund, sindikatat paralajmërojnë se në mungesë të reagimit institucional, ato nuk përjashtojnë asnjë formë demokratike të reagimit sindikal në rast të moszgjidhjes së menjëhershme të kësaj çështjeje. “Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës mbeten të vendosura në mbrojtjen e drejtave të punëtorëve te RTK-së dhe mbrojtjen e integritetit të transmetuesit publik, duke mos përjashtuar asnjë formë demokratike të reagimit sindikal në rast të moszgjidhjes së menjëhershme të kësaj çështjeje”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Së paku 20 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Së paku 20 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Së paku 20 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit që ka dridhur Afganistanin verior, kanë thënë autoritetet vendase, me numrin e përgjithshëm të viktimave që pritet të rritet derisa po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm, ka raportuar të hënën (01.11.2025) BBC. Qindra persona janë lënduar kanë thënë zyrtarët vendas për […] The post Trump dyshon se SHBA-ja mund të futet në luftë me Venezuelën appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Rrihen dy persona në Istog, dërgohen në mbajtje

Rrihen dy persona në Istog, dërgohen në mbajtje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. "Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor", thuhet në njoftim. Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/

Gara për Kursimin e Energjisë nga ICK dhe LuxDev mbahet këtë javë

Gara për Kursimin e Energjisë nga ICK dhe LuxDev mbahet këtë javë

Nëse keni ide se si të kursehet energjia, kjo thirrje është për ju! Energy Saving Hackathon mbahet në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, prej 7-9 Nëntor, dhe mbështetet nga Dukati i Madh i Luksemburgut, nëpërmjet projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”. Kjo sfidë, Gara e Kursimit të Energjisë (Energy Saving Hackathon), është krijuar për të përgatitur studentët e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, inovatorët dhe ndërmarrësit e ardhshëm, që të shpalosin kreativitetin e tyre në hartimin e zgjidhjeve me ndikim dhe të qëndrueshme, për të reduktuar konsumin e energjisë. Projekti gjithashtu nxit një kulturë të inovacionit dhe promovon barazinë gjinore përmes programeve të trajnimit dhe zhvillimit. Ky aktivitet 3-ditor do të bashkojë pjesëmarrësit për të bashkë-krijuar zgjidhje praktike që promovojnë efiçencën e energjisë, dhe frymëzojnë ndryshime në sjellje të komunitetit. Pavarësisht nëse aplikoni si individ apo si pjesë e një ekipi, ju do të keni mundësinë të bashkëpunoni, të krijoni prototipe dhe të dizajnoni & prezantoni idetë tuaja me udhëzimin e mentorëve. Këto janë fusha kyçe që do të trajtohen gjatë garës: Energjia e Ripërtëritshme (Renewable Energy) Efiçenca e Energjisë (Energy Efficiency) Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) (ICT – Information and Communication Technology) Dizajni (Design) Ndryshimi i Sjelljes (Behavioral Change) Inovacioni në Ekonominë Qarkore (Circular Innovation) Organizatorët kanë ndarë një fond prej 9,000 Euro për idetë më të mira! Për më shumë të dhëna dhe informacion, shfletoni udhëzuesin e garës KËTU . Për t’u regjistruar vizitoni ickosovo.com Ky aktivitet mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut, dhe i cili zbatohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev – Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi i RMV-së duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi i RMV-së duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit. Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të OBRM-PDUKM-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë. Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos. Në vend të Stamenkovska Trajkovskës dhe Micevskit, në Kuvend pritet të hyjnë kandidatët vijues nga lista e Njësisë Zgjedhore 1, ndërsa në vend të Prodanovskit – kandidati vijues nga Njësia Zgjedhore 4.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ KSHZ shpall rezultatet fillestare të raundit të dytë, kryeson VMRO-DPMNE

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ KSHZ shpall rezultatet fillestare të raundit të dytë, kryeson VMRO-DPMNE

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se nga 98.25% e vendvotimeve të përpunuara në raundin e dytë, gjithsej 415,435 votues ose 41.76 përqind votuan në nivel kombëtar. Në raundin e dytë, … Continued The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ KSHZ shpall rezultatet fillestare të raundit të dytë, kryeson VMRO-DPMNE appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Kimpembe: Më e veçantë një Ligë e Kampionëve me PSG se sa pesë me Realin

Kimpembe: Më e veçantë një Ligë e Kampionëve me PSG se sa pesë me Realin

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares franceze, Presnel Kimpembe, ka bërë së fundmi deklarata interesante lidhur me fitimin e Ligës së Kampionëve, trofe të cilin e konsideron si kurorëzimin e karrierës së tij. Kimpembe, i cili këtë verë u largua nga kampionët aktualë të Evropës për t’u bashkuar me Qatar SC, foli për presionin unik që ekziston te PSG krahasuar me klubet e tjera të mëdha evropiane. “Do të preferoja të fitoja një Ligë të Kampionëve në Paris sesa pesë me Real Madridin ose me ndonjë klub tjetër, sigurisht me gjithë respektin e duhur. Në Paris është shumë e veçantë. Të gjithë e kanë pritur këtë për shumë vite. Ne luftuam për sukses dhe ishte diçka jashtëzakonisht e komplikuar. E pamë kundër Manchester United, Manchester City apo Bayern Munich në finale,” tha mbrojtësi francez. Kujtojmë se këtë verë, pas shumë viteve investimesh të mëdha dhe përforcimeve të shumta, Paris Saint-Germain më në fund arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin në finale me rezultatin e thellë 5:0. Skuadra pariziene po vazhdon të luajë në nivel të lartë edhe këtë sezon, dhe konsiderohet përsëri si një nga favoritët kryesorë për të mbrojtur trofeun më prestigjioz evropian. /Telegrafi/

A do të arrihet stabiliteti në Gaza? Turqia nis takimet zyrtare, mbledh vendet myslimane për diskutime

A do të arrihet stabiliteti në Gaza? Turqia nis takimet zyrtare, mbledh vendet myslimane për diskutime

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pritet të zhvillojë një takim me ministrat e jashtëm këtë të hënë në Stamboll. Takimi ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë për sigurimin e administrimit palestinez dhe stabilitetit në Gaza. Në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve … Continued The post A do të arrihet stabiliteti në Gaza? Turqia nis takimet zyrtare, mbledh vendet myslimane për diskutime appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Stanišić: Reč Metohija vizantijska kulturna tekovina

Stanišić: Reč Metohija vizantijska kulturna tekovina

Reč Metohija znači manastirsko dobro, to je grčka, u stvari vizantijska kulturna tekovina. Mi smo bili pripadnici te kulture i to je normalno došlo kao takva kulturna tekovina. Razlog zašto ova reč bode oči institucijama u Prištini je što se na prostoru koji se zove Metohija nalaze naši najdragoceniji kulturni spomenici, kaže za Kosovo onlajn Vanja Stanišić, profesor Filološkog fakulteta u Beogradu.

Një truk që nuk do t'ju lërë me erë kimikatesh, pastroni yndyrën nga mikrovala juaj me përbërës natyralë

Një truk që nuk do t'ju lërë me erë kimikatesh, pastroni yndyrën nga mikrovala juaj me përbërës natyralë

Yndyra në mikrovalën tuaj nuk është vetëm një problem estetik, ajo mund të mbajë aroma të pakëndshme dhe të ndikojë në ngrohjen e njëtrajtshme të ushqimit. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për ta pastruar mikrovalën tuaj shpejt dhe në mënyrë efektive. Gjithçka që ju nevojitet është një limon dhe ujë. Mbushni një enë me ujë dhe shtoni limonin e shtrydhur dhe mbetjet e tij në ujë. Vendoseni enën në mikrovalë dhe ndizeni në fuqi të lartë për disa minuta, derisa uji të vlojë dhe të krijojë avull. Ky avull zbut yndyrën në muret e pajisjes, duke i bërë ato shumë më të lehta për t'u fshirë. Pasi mikrovala të ketë mbaruar gatimin, lëreni derën të mbyllur për disa minuta të tjera që avulli të bëjë punën e vet. Pastaj hiqeni me kujdes enën dhe fshijeni pjesën e brendshme të mikrovalës me një leckë mikrofibre ose sfungjer të butë. Yndyra duhet të hiqet lehtë, pa fërkim ose kimikate të ashpra. Nëse ende nuk mund ta hiqni lehtë yndyrën, mund të bëni një pastë me sodë buke dhe ujë, ta aplikoni në njollë, ta lini për disa minuta dhe pastaj ta fshini. Pas një pastrimi të plotë, mirëmbajtja e rregullt është gjithashtu e rëndësishme gjatë çdo ngrohjeje të zgjatur të ushqimit. Në këtë drejtim, fshijeni pjesën e brendshme të mikrovalës për të parandaluar grumbullimin e yndyrës. Përdorni një kapak ose një enë të përshtatshme për të parandaluar spërkatjen e yndyrës në mure. Lëreni derën e mikrovalës hapur herë pas here pas pastrimit për të shmangur aromat e pakëndshme.