Osmani izjavila saučešće porodicama stradalih u Domu za stare u Tuzli: Kosovo je uz vas
Predsednica Kosova Vjosa Osmani izjavila je saučešće porodicama stradalih u Domu za starije osobe u Tuzli.
Predsednica Kosova Vjosa Osmani izjavila je saučešće porodicama stradalih u Domu za starije osobe u Tuzli.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vazhdon udhëtimin e tij njëjavor në Afrikë të mërkurën me një vizitë në Angolë. Ai do të pritet me nderime ushtarake në kryeqytetin Luanda përpara bisedimeve me Presidentin João Lourenço dhe udhëheqësin e opozitës Adalberto Júnior. Steinmeier është kreu i parë i shtetit gjerman që viziton Angolën. Udhëtimi i tij synon të nënvizojë pikëpamjen e Berlinit për vendin si një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik. Angola aktualisht mban kryesimin e radhës të Bashkimit Afrikan, organit kryesor ndërqeveritar të kontinentit me 55 shtete anëtare. Dhe samiti i ardhshëm BE-AU është planifikuar të zhvillohet në Luanda në fund të nëntorit. Angola, prodhuesi i katërt më i madh i diamanteve në botë, ka gjithashtu rezerva të mëdha të pashfrytëzuara të lëndëve të para kritike të kërkuara nga industria gjermane. Kombi i pasur me naftë me 38 milionë banorë nxjerr rreth 90% të eksporteve të tij nga nafta bruto, e cila është gjithashtu importi kryesor i Gjermanisë nga vendi. Udhëtimi i Steinmeier e çoi atë gjithashtu në Egjipt dhe Ganë. Angola është ndalesa e tij e fundit. / Telegrafi /
Seriali i ri i Kim Kardashian “All’s Fair”, nuk është pritur mirë nga kritikët. Drama e re ligjore e drejtuar nga Ryan Murphy, ku luajnë gjithashtu Teyana Taylor, Niecy Nash, Sarah Paulson, Glenn Close dhe të tjerë, ka marrë deri më tani 0 për qind vlerësim në Rotten Tomatoes. Përveç kësaj, seriali i cili transmetohet në platformën Hulu, në të cilin Kardashian e luan rolin e një avoketeje të fuqishme të divorceve Allura Grant, është kritikuar ashpër nga disa recensentë. Kelly Lawler nga USA Today e quajti dramën “serialin më të keq të vitit”, ndërsa Angie Han, kritike televizive e The Hollywood Reporter, e përshkroi serinë si “pa tru”. Han shtoi gjithashtu se performanca e Kardashian ishte e ngurtë dhe pa emocion, pa asnjë notë të vërtetë. Ajo shkroi: “Vetë prania e saj, e cila arrin të gjenerojë zhurmë (interes) dhe asgjë më shumë, është e përshtatshme për një serial që duket sikur nuk do të shikohet, por vetëm të shfrytëzohet për copëza virale në internet”. Lucy Mangan nga The Guardian shkroi: “Nuk e dija që ishte ende e mundur të bëhej televizion kaq i keq”. Pavarësisht kritikave, seriali është në vendin e parë në listat e shikimeve në platformat e transmetimit, derisa fansat janë shprehur me komente positive për serialin në rrjetet sociale.
Galatasaray raportohet se po planifikon një nga transferimet më të guximshme në historinë e futbollit: të tërheqë Lionel Messin në huazim katërmujor gjatë pushimit të mes-sezonit të MLS, në prag të Kupës së Botës 2026. Sipas gazetarit turk Zeki Uzundurukan, gjigantët e Stambollit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me yllin 38-vjeçar të Inter Miami dhe përfaqësuesit e tij, të gatshëm t’i barazojnë pagën prej 10 milionë eurosh për periudhën e huazimit. Uzundurukan zbuloi në Transfer TV se skautët e Galatasarayt e kanë ndjekur nga afër Messin, duke e parë këtë pushim të shkaktuar nga formati i zgjeruar i turnout, si mundësinë perfekte për argjentinasin që të rikthejë formën në Europë. Pas afrimeve të bujshme si Leroy Sane dhe Victor Osimhen, Galatasaray e sheh Messin si goditjen përfundimtare për të synuar lavdi kombëtare dhe evropiane. Zeki Uzundurukan: “Menajerler, Messi’yi Galatasaray’a önerdi. Messi’nin MLS’de eline geçen para 10 milyon euro. Galatasaray yöneticileri, bu parayı biz öderiz demiş. Galatasaray’ın scoutları uzun süredir Messi’nin durumunu takip ediyormuş.” pic.twitter.com/rnHySorPGl — Club Regista (@ClubRegista) November 5, 2025 “Ne do t’i paguajmë paratë”, citoi Uzundurukan drejtuesit e klubit, duke theksuar planin financiar për të mbuluar pa problem pagën e fituesit të Kupës së Botës. Nëse ky transferim realizohet, ai do të tejkalonte çdo marrëveshje në historinë e futbollit turk, duke bashkuar misionin e Messit për të mbrojtur titullin botëror me atmosferën elektrizuese të Stambollit./ Telegrafi /
Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, një vit pas tragjedisë që nxiti protesta masive. Shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Turk, kërkoi që të bëhen përpjekje të reja për të hetuar për përgjegjësinë në këtë ngjarje, […] The post Afërsia e dy policëve të Kosovës me personin që u hetua për kontrabandë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Politički analitičar Muhamet Hajrulahu ocenjuje da predlog Pokreta Samoopredeljenje da Gljauk Konjufca bude mandatar za sastav nove kosovske vlade predstavlja kupovinu vremena, prenosi Dukađini.
Një ikonë e qytetit të Pejës që nga vitet ’80. Një bukuri arkitektonike që shndrit nga jashtë, por është harruar nga brend a. Një prej ndërtesave më ikonike të arkitekturës moderne në Kosovë, Banka e Kosovës në Pejë, e njohur ndryshe si Bankkosi. “Krejt Kapak” shkoi atje për ta parë të vërtetën, rënien e një simboli të qytetit. Brenda saj, rrënoja, errësirë dhe heshtje. Ata që dikur punuan aty, sot mbeten pa fjalë. Dikur e mbushur me jetë, punë dhe financa – sot e shfrytëzuar herë pas here nga UNMIK-u dhe disa institucione të tjera, por kurrë nuk e rifitoi identitetin e saj të vërtetë. “Kjo çka ka ndodh këtu është tmerr, shkatërrim”, shprehet Feti Islami, ish-drejtor i Bankkosit në Pejë. Kjo ndërtesë filloi të ndërtohej në fund të viteve ’70 dhe përfundoi rreth vitit 1983. Ajo ishte projektuar si seli rajonale bankare dhe përfaqëson stilin brutalist modern, me përdorim të betonit të ekspozuar dhe forma masive, karakteristike për arkitekturën e kohës. Pothuajse të gjithë 120 punëtorët e Bankkosit në Pejë u larguan njëjtë si Feti në vitin 1989, kur shqiptarët u përjashtuan nga institucionet. “Ky dru ka ardhur nga Etiopia”, tregon Islami për emisionin “Krejt Kapak”. Kjo ndërtesë mbetet një kryevepër e arkitektit Milan Tajic, i njohur për stilin e tij brutalist dhe përdorimin e guximshëm të hapësirave të mëdha e dritës natyrale. Projekti u vlerësua si inovativ për kohën dhe është ndër përfaqësueset më të mira të modernizmit jugosllav në Kosovë. A duhet ruajtur ky objekt? Këtë e kuptoni brenda emisionit, por sot Bankkosi rrezikon të shkatërrohet plotësisht. Janë raportuar zjarre të brendshme, vjedhje materialesh, madje edhe hyrje ilegale. Deri më tani nuk ekziston asnjë projekt serioz restaurimi – vetëm premtime. Këtij realiteti të hidhur sot i kthehet edhe Fetije Basha, ish-punëtore e bankës, për të cilën kjo ndërtesë ishte shtëpia e saj e dytë për mbi 20 vjet. “Katastrofë, tmerr qysh e paskan bo,” thotë ajo me lot në sy, teksa kujton ditët kur Bankkosi ishte krenaria e Pejës.
Në edicionin e sotëm, 05.11.2025, të emisionit “Debat Përnime” po transmetohet përballja mes kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës. Për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës në balotazh janë kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, dhe kandidati i LDK-së, Besnik Osmani. Në zgjedhjet e mbajtura më 12.10.2025, sipas rezultateve të përmbledhura, Valon Prebreza i […] The post Afërsia e dy policëve të Kosovës me personin që u hetua për kontrabandë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rezultatin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Në njoftimin pas mbledhjes, PDK ka theksuar se dhënia e mandatit sërish Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë përbën “humbje kohe dhe thellim të krizës institucionale”, pasi, siç thuhet, “askush nuk e ka shumicën për ta formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”. “PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV, dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij ngërçi, duke u kthyer qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit”, thuhet në komunikatë. Sipas partisë, kriza e zgjatur politike, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dëmtuar çdo sektor dhe ka rrezikuar vonesat në miratimin e buxhetit të shtetit, gjë që sipas PDK-së mund të ndikojë drejtpërdrejt në pagat e qytetarëve në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë mbledhjes, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur mirënjohës për angazhimin e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë në zgjedhjet lokale, duke theksuar se PDK është rikthyer si partia më e votuar pas 12 vjetësh me 187.526 vota dhe 206 ulëse në Kuvendet Komunale. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, PDK ka fituar në Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit, ndërsa është në garë për balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë, Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Klinë dhe Dragash. Krasniqi u bëri thirrje strukturave të partisë që të vazhdojnë mobilizimin maksimal për fitore në këto komuna.
E ardhmja e trajnerit Hansi Flick te Barcelona është vënë në pikëpyetje, pasi raportimet e fundit pretendojnë se gjermani ka kërkuar të largohet nga klubi katalanas. Sipas mediumit ABC Futebol, Flick ndjehet “shumë i lodhur” dhe që nga shtatori u ka treguar anëtarëve të stafit të tij dëshirën për t’u larguar. Ai është i zhgënjyer me mungesën e përqendrimit të disa lojtarëve – me theks të veçantë te Lamine Yamal – si dhe me mungesën e mbështetjes nga drejtuesit, përfshirë presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco. Megjithatë, deri tani nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për largim, dhe klubi nuk e konsideron dorëheqjen e tij si të menjëhershme. Në rast se Flick do të largohej, një nga emrat që mund ta zëvendësojë është Jurgen Klopp, i cili është pa punë që nga maji i vitit 2024, kur u largua nga Liverpooli. Klopp aktualisht punon si drejtor global i futbollit në Red Bull Group, por lidhjet e tij me Barcelonën datojnë më herët. Ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka rrëfyer se në vitin 2021 kishte këshilluar Laportën që të merrte Kloppin ose Flickun, gjatë një konsulence për drejtimin e ardhshëm të klubit. “I thashë Laportës, nëse doni të punoni me lojtarë të rinj, duhet t’i besoni atyre dhe t’i lini të luajnë si ujq të vegjël. Përmenda Hansi Flick dhe ndoshta Kloppin. Laporta e mbajti mend Flickun – dhe kështu ai mori detyrën”, ka deklaruar Rangnick për SPORT. Madje, një vit më parë, kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre, kishte pranuar se kishte zhvilluar bisedime paraprake me Kloppin për një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, pavarësisht se në atë kohë Ronald Koeman sapo ishte emëruar trajner. “Ne kishim nisur kontakte me Jurgen Klopp, sepse besonim se Barcelona ka nevojë për një trajner të tillë,” ka thënë Farré për Diario Sport. Pas largimit nga Liverpooli, Klopp ka deklaruar publikisht se nuk do të trajnojë asnjë skuadër tjetër angleze, ndërsa në një intervistë për podcastin Diary of a CEO, ai pranoi se nuk i mungojnë “orët në shi, konferencat për shtyp dhe presioni i zhveshtores”. /Telegrafi/
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj publikimit të letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë. Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga rasti i Astrit Deharit, në ditën kur shënohen tetë vjet nga vdekja e tij. “Ka datën e vitit 2022, por sot është dita e Astritit Deharit. Prandaj sot ke më tepër me zhvendos vëmendjen andej ku është dashur të na tregojë për tetë vjet premtime, të paktën ‘vrasjen e Astrit Deharit’ ta zbulojë. Përkundër kësaj, jo vetëm që s’kemi parë ndonjë zbulim… Më tepër e ka bërë zhvendosjen, sa për të larë sy e faqe”, ka deklaruar Haradinaj në RTVDukagjini. Ai shtoi se Kurti “ka pritur tri vjet këtë ditë, priti zgjedhjet, priti momentin e duhur për ta zhvendosur vëmendjen aty ku është dashur të japë përgjegjësi”. Deklaratat e Haradinajt erdhën pas fjalës së Kurtit, i cili tha se nuk ekzistojnë arsye ligjore apo morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim në Hagë. Kurti publikoi po ashtu letrën që i kishte dërguar në vitin 2022 kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke kërkuar lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së.
Një infermier në Gjermani u shpall fajtor të mërkurën për vrasjen e 10 pacientëve të sëmurë rëndë në kujdesin paliativ për të lehtësuar ngarkesën e punës gjatë turneve të natës. Gjykata rajonale në Aachen e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vendosi që, për shkak të ashpërsisë së krimeve të tij, ai nuk do të jetë i kualifikuar për lirim me kusht pas afatit minimal prej 15 vjetësh. Deri më sot, mbetet e paqartë se sa pacientë ka vrarë punonjësi 44-vjeçar i kujdesit shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas prokurorëve, 13 persona vdiqën pasi burri u dha qetësues, ndonjëherë në kombinim me qetësues dhimbjesh, ndërsa punonte në një klinikë pranë qytetit perëndimor të Aachen midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024. Fillimisht, ai u akuzua për nëntë akuza për vrasje dhe 34 akuza për tentativë vrasjeje, por ndërsa procedurat po mbaronin, gjykata u bind se i pandehuri kishte vrarë një person të 10-të. Ajo e shpalli fajtor për tentativë vrasjeje në 27 raste. Prokurorët akuzuan infermierin për qetësimin e pacientëve për të lehtësuar ngarkesën e punës gjatë turneve të natës. I pandehuri tha se nuk i dha ilaçe me qëllim që t’i jepte fund jetës së dikujt dhe ekipi mbrojtës kishte kërkuar lirimin e tij nga akuzat. Hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë raste të tjera të dyshuara nga vitet e kaluara dhe prokurorët në Aachen kanë lënë të kuptohet se ka të ngjarë të ngrihen akuza të mëtejshme. / Telegrafi /
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se ministria po ndryshon dhe adapton një zgjidhje ligjore për zgjidhje të problemeve me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë. Ai përkujtoi se shënuesit e tumoreve përveç në Onkologji, ka edhe në Biokimi dhe kliniakt e tjera në sistemin tonë shëndetësor. “Për fat të keq, gjithsahtu për shkak të pengesave ligjore e dini se nëse një procedurë vonohet, ju ligjërisht nuk guxoni të hapni tjetrën apo ta përshpejtoni. Dhe prandaj një prej ligjeve në këto 12 ligje që i ndryshojmë dhe adaptojmë, një prej çështjeve që do ta zgjidhim është literalisht kjo. Unë paralajmërova para disa muajve se do të shqyrtojmë, procedurat të fillojnë jo tre, por gjashtë muaj para skadimit të procesit, e tëra me qëllim të kemi kohë të gjejmë plotësisht nëse na nevojitet rihapje e procedurës, në mënyrë që të mos arrijmë deri te momentet e këtilla kur për shkak të procedurave administrative, pacientët do të presin barëra”, sqaroi Aliu. Për momentin, tha shënuesit e tumoreve mund të procesohen në Biokimi si institucion shëndetësor tek ne. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth rastit me drejtorin e Neurologjisë, ministri tha se raportet tashmë janë nga fundi. “Procedurat janë përfunduar në mënyrë administrative, por duhet në bisedë, së bashku me të të ulet, të lexohet rezultati dhe më pas të dalim në opinion me atë raport. Është ende herët të dalim në opinion me informatë”, shtoi Aliu.
Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, ishte në Matiçan për të diskutuar për platformën e tij “Prishtina 2035”. Ai tha se tashmë është në dijeni që kjo lagje e madhe e Prishtinës është harruar nga qeverisja e kaluar, e një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Prandaj Çeku tha se zgjidhjet për Matiçanin janë përshtatur përkitazi me problemet e lagjes. E këto zgjidhje do të konkretizohen menjëherë pas fillimit të mandatit të tij. Hajrulla Çeku i falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e mbështetjen e tyre.
Në Gjykatën Supreme të Kosovës sot, më 05.11.2025, është mbajtur seanca lidhur me padinë e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për vendimet me të cilat parashihej dalja e bizneseve kosovare në treg të lirë të energjisë elektrike. Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që nga data […] The post “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, mundësi për akomodimin e viktimave të dhunës në familje appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Hasani: Predsednica je prekršila Ustav – mandat Konjufci politički dogovor sa Kurtijem