VLEN: Reformat në BDI fillojnë dhe mbarojnë me Blerim Bexhetin

VLEN: Reformat në BDI fillojnë dhe mbarojnë me Blerim Bexhetin

Nga VLEN sot kanë akuzuar BDI-në se reformat e tyre fillojnë dhe mbarojnë me Blerim Bexhetin. "Debakli ishte i pastër si dita. Të gjithë e panë, të gjithë e dinë se BDI është fshirë nga harta politike. Vetëm ata që e shkatërruan, sot bëjnë sikur s’e kuptojnë. Në vend që të pranojnë fundin, shpikin teori konspirative si dikur miku i tyre që sot jeton në ekzil, Nikolla Gruevski. Shpikin armiq imagjinarë dhe “fajtorë” të radhës, por kurrë vetveten. Për dy dekada, e ushqyen pushtetin me gënjeshtra dhe frikë, dhe sot, kur populli ua mbylli derën, nuk kanë as dinjitetin minimal për të heshtur. BDI nuk ra rastësisht e rrëzoi arroganca, mashtrimi dhe hajnia që e kthyen në kulturë partie. Thonë se do të “analizojnë”. Por çfarë analize është kjo, kur para opinionit dalin po të njëjtat fytyra që e rrënuan partinë? Në vend të reflektimit, ata vazhdojnë me propagandë. Sërish në skenë del Blerim Bexheti, njeriu që simbolizon gjithçka që shqiptarët refuzuan mendjemadhësinë, imoralitetin dhe fyerjen e inteligjencës së qytetarëve. Në çdo dalje të tij publike, BDI e vulos edhe një herë dështimin e vet, duke dëshmuar se nuk ka më as ide, as moral, e as njerëz që mund ta shpëtojnë nga rënia. Madje tani hezitojnë ta përdorin edhe fjalën “reformë” dhe e zëvendësojnë me formulën “t’u japim hapësirë gjeneratave të reja”. Por si e fillojnë këtë? Duke shpallur si shenjë ndryshimi që Blerim Bexheti nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar! Kjo është “reforma” që premton BDI t’i lëvizë karriget, por jo njerëzit që për dy dekada u bënë sinonim i arrogancës dhe abuzimit. Nëse për ta “ndryshimi” fillon dhe mbaron me Blerim Bexhetin, atëherë BDI e ka vulosur vetë fundin e vet politik", thonë nga VLEN./Telegrafi/

Përkrahësit e partisë së Vuçiqit 'marrin pagat' për protestat - pamjet publikohen në rrjetet sociale

Përkrahësit e partisë së Vuçiqit 'marrin pagat' për protestat - pamjet publikohen në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që ka shkaktuar reagime të fuqishme në Serbi. Në të shihet një person në qendër të Beogradit duke shpërndarë para një grupi njerëzish, kryesisht të moshuar, për “angazhimin” e tyre në “çaçiland”, ku gjenden përkrahësit e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, SNS-it. Sipas përshkrimit, video është xhiruar në një park në Terazije, mbrëmë rreth orës 19:00, raporton nova.rs. "Snimci podele ćaci dnevnica, vide se spiskovi imena, očajni ljudi itd. Terazijski park oko 19h. Bili su toliko zagledani u pare da skoro sedam minuta nisu ni shvatili da ih snimam" pic.twitter.com/vZPBijph1R — Ćutanje nije zlato (@nije_zlato) November 5, 2025 “Xhirimet e shpërndarjes së parave të ditës së punës, duken listat e emrave, njerëz të dëshpëruar etj. Parku i Terazijes rreth orës 19h. Ata ishin aq të përqendruar te paratë sa gati shtatë minuta nuk e kuptuan që po i xhiroja“, shkruhet në përshkrimin e videos. Në video shihet një grua e moshuar ulur në një karrige, duke mbajtur para, një stilolaps dhe disa lista, teksa numëron paratë dhe ua jep të pranishmëve. Ndryshe, Dijana Hrka, nëna e Stefanit që humbi jetën shkaku i rënies së strehës në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ka vazhduar grevën e urisë, afër “”çaçiland”. Me të janë qytetarë që i japin mbështetje, ndërsa policia vazhdon të sigurojë kampin me tenda, të quajtur “çaçiland“. /Telegrafi/

E zhdukur nga 31 tetori, gjendet Suela Krasniqi nga Prizreni

E zhdukur nga 31 tetori, gjendet Suela Krasniqi nga Prizreni

Është gjetur shëndosh e mirë 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 31 tetor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. "Po, është gjetur shëndosh dhe mirë, policia është duke trajtuar rastin në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Punë Sociale", tha ai. Ndryshe, familjarët e 15-vjeçares kishin raportuar se ajo kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më. /Telegrafi/

Progres Raporti për Shqipërinë, Gonzato: KE gati t’ju mbështesë për negociatat!

Progres Raporti për Shqipërinë, Gonzato: KE gati t’ju mbështesë për negociatat!

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë të përbashkët, pasi Shqipëria merr në dorëzim progres raportin e KE. Gonzato: Më lejoni të them se dje KE miratoi paketën e zgjerimit që përfshin dhe raportin për Shqipërinë që sapo ia dorëzova Ramës. Më vonë do të takohem edhe me ministren … Continued The post Progres Raporti për Shqipërinë, Gonzato: KE gati t’ju mbështesë për negociatat! appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Zyra e BE-së konfirmon se zyrtari i saj u ther në Gjakovë, shpreh shqetësim

Zyra e BE-së konfirmon se zyrtari i saj u ther në Gjakovë, shpreh shqetësim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas sulmit me mjet të mprehtë ndaj një zyrtari të saj në Gjakovë. Në një përgjigje për Telegrafin, zyra e BE-së shprehu tronditjen dhe shqetësimin për rastin. “Ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë një rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Ka një hetim në vazhdim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Duke qenë se hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Prishtinë. Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile Ngjarja ndodhi të martën në Gjakovë, ku viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja e viktimës është stabile dhe se ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për ndihmë të mëtejshme mjekësore. Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Telegrafit. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/

Flick i rraskapitur, po mendon largimin nga Barcelona në fund të sezonit

Flick i rraskapitur, po mendon largimin nga Barcelona në fund të sezonit

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, po shqyrton mundësinë e largimit nga klubi katalanas në përfundim të këtij sezoni, pasi ndjehet i lodhur nga detyrat e tij. Sipas raportimeve të ndryshme në Spanjë, gjermani ka diskutuar këtë ide me stafin mbështetës që nga muaji shtator. Flick është i zhgënjyer nga mungesa e përkushtimit të disa lojtarëve, pavarësisht përpjekjeve të tij për të vendosur masa disiplinore të rrepta. Ai është gjithashtu i pakënaqur me mungesën e mbështetjes nga menaxhmenti i klubit. Ky sezon i dytë për trajnerin gjerman ka qenë i vështirë për shkak të problemeve me lëndimet dhe rezultateve jokonsistente, të cilat e kanë penguar të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, kur Barcelona arriti tripletën vendase. Refuzohet apelimi, Flick nuk do ta drejtojë Barcelonën në El Clasico telegrafi.com Dobësitë në sistemin e Flick janë shfrytëzuar vazhdimisht nga kundërshtarët këtë sezon, duke e vënë trajnerin përballë një sfide të madhe për të rikthyer Barcelonën në formën e saj më të mirë. Aktualisht, Barcelona është pesë pikë prapa liderëve të Real Madrid në La Liga dhe ka regjistruar dy fitore dhe një humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjerman pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në javët e ardhshme, ndërsa klubi përpiqet të stabilizojë performancën dhe ritmin e skuadrës. /Telegrafi/

Raporti i KE-së: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën, megjithatë kapacitetet e saj duhet të forcohen

Raporti i KE-së: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën, megjithatë kapacitetet e saj duhet të forcohen

Një ditë parë është publikuar raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2025, ndërsa thuhet se Kosova ka pasur progres të kufizuar e stagnim. Raporti thekson se Kosova ka pasur përparim të kufizuar në fusha të tilla si pavarësia e gjyqësorit, liria e medias, dhe efikasiteti i administratës publike. E një pjesë e raportit i është kushtuar edhe mbrojtjes së të dhënave personale dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi. “Korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale është kryesisht e harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe është themeluar një grup punues për të avancuar harmonizimin me Direktivën e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën e saj, përfshirë lansimin e një platforme digjitale që shërben si mekanizëm mbikëqyrës, dhe ka vazhduar të trajtojë ankesat në mënyrë të pavarur dhe efikase. Megjithatë, kapacitetet e saj ende kanë nevojë të forcohen”, thuhet në raport. Tutje në raport thuhet se Agjencia arriti anëtarësim të plotë në dy organe të rëndësishme evropiane të informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave dhe vazhdoi të përfaqësohet në forumet përkatëse ndërkombëtare. Burimet financiare dhe njerëzore të Agjencisë duhet të forcohen, për të siguruar funksionimin e saj efektiv. /Telegrafi/

Pas Italisë, AUV bën të ditur se është ndaluar importi i shpezëve edhe nga Hungaria

Pas Italisë, AUV bën të ditur se është ndaluar importi i shpezëve edhe nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e importit të shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria në Kosovë. Sipas njoftimit, ky vendim vjen pas raportit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportit të Komisionit Evropian, të cilët kanë njoftuar se në shtetin e Hungarisë është […] The post Raporti i Progresit: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë institucionet e Kosovës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë e thotë qartë se vendi është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027. Rama theksoi se përmbyllja e negociatave deri në 2027 është objektivi dhe ambicia e qeverisë ndërsa nënvijëzoi se brenda vitit synohet të jenë mbyllur të gjithë grup kapitujt. "Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në çdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë proces që raporti i vitit 2027 të shkruajë “rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë”. Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë proces me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE”, tha Rama./euronewsalbania/

KE-ja rekomandon që Kosova të bëjë më shumë për të drejtat e fëmijëve

KE-ja rekomandon që Kosova të bëjë më shumë për të drejtat e fëmijëve

Komisioni Europian në Raportin e Progresit 2025, ka tërhequr vërejtjen në kapituj të ndryshëm që insitucionet kosovare duhet të angazhohen më shumë për të drejtat e fëmijëve, qoftë në edukim e kulturë, gjithëpërfshirje në arsimim, si dhe në zhvillim të politikave gjithëpërfshirëse për të siguruar një internet më të sigurt për fëmijët.  Raporti për Vendin […] The post Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Gjyqtari pa prekjen me dorë të Tchouamenit, por nuk dha penallti për Liverpoolin – shpjegohet arsyeja e vendimit

Gjyqtari pa prekjen me dorë të Tchouamenit, por nuk dha penallti për Liverpoolin – shpjegohet arsyeja e vendimit

Liverpooli mundi Real Madridin me rezultat 1-0 në Anfield, me Alexis Mac Allister që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 61-të falë një asistimi të saktë nga Dominik Szoboszlai. Ekipi i Arne Slot arriti kështu fitoren e dytë radhazi në të gjitha garat, gjë që i nxori nga një mini-krizë, ndërsa seria e Realit prej gjashtë fitoresh radhazi në të gjitha garat mori fund. Momenti që shkaktoi polemika erdhi në minutën e 30-të kur Szoboszlai gjuajti nga jashtë zonës dhe topi preku dorën e Aurelien Tchouamenit. telegrafi.com Gjyqtari rumun Istvan Kovacs akordoi një goditje dënimi, por dhoma e VAR-it e kërkoi atë sepse dukej se lojtari i Realit ishte brenda zonës së 16-metërshit. Kovacs shqyrtoi videon, e cila përcaktoi se loja me dorë ishte brenda zonës së penalltisë së vizitorëve. Megjithatë, për habinë e të gjithëve në stadium, rumuni nuk akordoi penallti apo goditje dënimi, por në vend të kësaj ia dha topin Realit. Tifozët e Liverpoolit të indinjuar: A u dëmtuan Reds nga penalltia e mos dhënë kundër Real Madridit? Çfarë ndodhi? Shumë veta pyesnin veten se si ishte e mundur që gjyqtari të merrte një vendim të tillë pasi ishte akorduar një goditje dënimi dhe ishte e dukshme një prekje me dorë, dhe mediumit BBC e shpjegoi vendimin në detaje. Gjyqtarët nga dhoma e VAR-it thirrën gjyqtarin kryesor sepse panë që një lojtar i Realit kishte luajtur me dorë në zonën e penalltisë. Një vendim i tillë, pozicioni faktik ku ndodhi prekja me dorë, merret ekskluzivisht nga VAR, jo nga gjyqtari në fushë. Kovacs pa në video që Tchouameni e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë, por vlerësimi i tij ishte se nuk ishte një prekje me dorë e dënueshme. Ai ndoshta vlerësoi se dora, në momentin që topi e goditi, ishte shumë afër trupit, se nuk ishte një lëvizje e panatyrshme apo një qëllim për të rritur vëllimin e trupit. Duke qenë se nuk kishte dhënë një penallti të mundshme, për të cilën ishte thirrur nga dhoma e VAR-it, ai kishte mundësinë të përmbyste vendimin e tij fillestar. Ai e bëri këtë dhe vazhdoi lojën duke e hedhur topin për Realin, që do të thotë se Liverpooli humbi posedimin e topit. /Telegrafi/

Kate Hudson zbulon se çfarë vlerëson më shumë në karrierën e saj të gjatë: Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj bote

Kate Hudson zbulon se çfarë vlerëson më shumë në karrierën e saj të gjatë: Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj bote

Aktorja amerikane, Kate Hudson, zbuloi së fundmi se cila është gjëja më e mirë e karrierës së saj të gjatë në Hollywood. Konkretisht, aktorja 46-vjeçare foli për revistën People në premierën botërore të filmit biografik "Song Sung Blue" në AFI Fest në Hollywood, dhe gjatë intervistës ajo reflektoi mbi atë që është pjesa më e mirë e punës së saj. "Mendoj se gjëja e parë që më vjen ndërmend janë njerëzit që kam takuar, marrëdhëniet, ata gjithmonë më duken si dhuratat e mia më të mëdha. Ndihem shumë me fat që jam pjesë e një bote njerëzish që janë pafundësisht interesante, inteligjentë", tha ajo. Kate Hudson Përndryshe, Hudson debutoi në ekranin e madh në vitin 1998 në filmin "Desert Blue", në të cilin luajti vajzën e një ylli të Hollywoodit që mbetet përkohësisht e bllokuar në një qytet të vogël amerikan. Projekti i saj i fundit, "Song Sung Blue", bazuar në dokumentarin e vitit 2008 me të njëjtin emër, ndjek jetën e Mike Sardine (Hugh Jackman) dhe Claire Sardine (Hudson). Hudson tha në premierë se filmi është kulmi i "gjithçkaje" që ajo ka bërë dhe mbi të cilën ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë. "E tëra çfarë kam dashur të bëj është të bëj muzikal. Ky padyshim nuk është muzikal, por ky film është i veçantë dhe gjithçka që kam studiuar gjatë gjithë jetës ose karrierës sime. Kam mundësi t'i bëj të gjitha këto në një film, dhe kjo nuk ndodh shpesh", tha mes tjerash. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

16 ankesa janë paraqitur në KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

16 ankesa janë paraqitur në KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Deri në mëngjesin e sotëm, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat u zhvilluan të dielën, më 2 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot në orën 16:30, 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve. Ankesat u paraqitën nga Haqim Ramadani, i mbështetur nga VLEN-i, në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në qendrat e votimit 2034, 2033, 2032, 2035, 2034, 2033, 2032, 2035 në Bërvenicë. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Jovica Ilievski, i mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, fitoi me 4.374 vota, ndërsa Ramadani fitoi 4.224 vota. Koalicioni "Maqedonia Juaj" paraqiti dhjetë ankesa në lidhje me qendrat e votimit 2956, 2971/1, 2973, 2959/1, 2955, 2956/1, 2959, 2961/1, 2961, 2971 në Shuto Orizare. Unioni i Romëve ka paraqitur ankesa edhe për Shuto Orizaren, për qendrat e votimit 2966, 2962 dhe 2961. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve fitoi me 3.894 vota, ndërsa Erxhan Demir i mbështetur nga Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM fitoi 3,406 vota. Koalicioni "Përvojë për Sukses", i cili mbështeti Stevço Jakimovskin për votimin në Karposh, paraqiti ankesa në lidhje me përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për qendrat e votimit 2631 dhe 2613. Në Karposh, kandidati i mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Sotir Lukrovski, fitoi me 13.512 vota, ndërsa Jakimovski fitoi 12.378 vota. KSHZ duhet të caktojë seancë në ditët në vijim për të shqyrtuar ankesat./Telegrafi/