Pas LDK-së, PDK bënë koalicion edhe me AAK-në në Mitrovicë të Jugut

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Mitrovicën e Jugut ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë komunë. Një ditë më parë (02.11.2025), PDK nënshkroi marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)  për të përkrahur kandidatin për Kryetar Komune, Arian Tahirin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes të sotme në mes […] The post Sreqko Spasiq heq dorë nga gara në Kllokot dhe i bashkohet Listës Serbe appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pas LDK-së, PDK bën koalicion edhe me AAK-në në Mitrovicë të Jugut

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Mitrovicën e Jugut ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë komunë. Një ditë më parë (02.11.2025), PDK nënshkroi marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)  për të përkrahur kandidatin për Kryetar Komune, Arian Tahirin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes të sotme në mes […] The post “10 hijet e sekretarëve”: Ndërrimi i shpeshtë i U.d Sekretarëve në MINT- njëri qëndroi veç një ditë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Irani do të bashkëpunojë me SHBA-në vetëm nëse braktis Izraelin, thotë Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë se Teherani do të shqyrtojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara vetëm nëse ajo ndryshon politikën e saj në rajon, përfshirë mbështetjen për Izraelin. "Nëse ata braktisin plotësisht mbështetjen për regjimin sionist, tërheqin bazat e tyre ushtarake nga këtu (rajoni) dhe përmbahen nga ndërhyrja në këtë rajon, atëherë ai (bashkëpunimi) mund të merret në konsideratë", ka thënë Khamenei të hënën. Deklaratat erdhën gjatë një takimi me studentët në Teheran që shënoi përvjetorin e marrjes së kontrollit të ambasadës amerikane në vitin 1979 pas Revolucionit Iranian, i cili rrëzoi Shahun e mbështetur nga Perëndimi, Mohammad Reza Pahlavi. Në mesin e qershorit, Izraeli nisi një sulm ajror të paparë kundër Iranit, duke shkaktuar një luftë në të cilën SHBA-të u bashkuan shkurtimisht me sulme në centralet bërthamore iraniane dhe vranë 935 njerëz në Iran dhe 24 në Izrael. Lufta 12-ditore me Izraelin shkaktoi një përgjigje iraniane me sulme me raketa dhe dronë, duke prishur bisedimet bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat kishin filluar në prill. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Katari ka qenë në fuqi midis Iranit dhe Izraelit që nga 24 qershori. "Nëse vendi bëhet i fortë dhe armiku e kupton se përballja me këtë komb të fortë nuk do të sjellë fitim, por do të sjellë humbje, vendi me siguri do të fitojë imunitet", shtoi Khamenei. Irani ka qenë i tronditur nga sanksionet ndërkombëtare për vite me radhë, veçanërisht pasi Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore dhe rivendosën sanksionet. Në shtator, Kombet e Bashkuara rivendosën sanksionet sipas të ashtuquajturit mekanizëm "kthimi në kohë" pasi Britania, Franca dhe Gjermania nxitën procesin. Të dielën, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha në një intervistë me Al Jazeera se Teherani mbeti "i gatshëm të hyjë në negociata" me Uashingtonin, por vetëm për programin e tij bërthamor, duke përjashtuar çdo bisedë mbi aftësitë e tij raketore. Ai shtoi se bisedimet mund të rifillojnë "sa herë që amerikanët të jenë të gatshëm të negociojnë në kushte të barabarta dhe bazuar në interesa të ndërsjella. Me sa duket, ata nuk po nxitojnë. As ne nuk po nxitojmë". / Telegrafi /

Katër gra u zgjodhën kryetare komunash në zgjedhjet lokale të vitit 2025 në RMV

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, katër gra arritën të fitonin besimin e qytetarëve dhe të zgjidheshin kryetare komunash në komunat e tyre, një në raundin e parë dhe tre në të dytin. Në raundin e parë, e vetmja kryetare komune e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës. Në raundin e dytë, Sonja Stamenkova fitoi një mandat të dytë në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni "Zgjedhjet Lokale 2025 - LSDM". Kandidatët e Koalicionit "Maqedonia Juaj - OBRM-PDUKM" Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë fituan gjithashtu mandate për kryetar komune në raundin e dytë. Në këto zgjedhje kishte gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra (10.35%)./Telegrafi/

E ardhmja e Endrick e paqartë, Reali ende nuk ka marrë vendimin për të

Talenti brazilian Endrick bëri paraqitjen e tij të parë për Real Madridin pas 167 ditësh mungesë, gjatë fitores bindëse 4-0 të së shtunës ndaj Valencias. Sulmuesi 19-vjeçar hyri në lojë në minutën e 80-të, duke zëvendësuar Kylian Mbappen, dhe pati menjëherë ndikim në krahun e djathtë, ku fitoi një goditje dënimi të rrezikshme pas një aksioni të shpejtë personal. Megjithatë, pavarësisht rikthimit të tij në fushë, e ardhmja e menjëhershme e Endrick në “Santiago Bernabéu” mbetet e pasigurt. Sipas raportimeve të fundit, Olympique Lyon po shqyrton mundësinë e një huazimi në janar, për t’i ofruar sulmuesit më shumë minuta loje përpara Kupës së Botës. telegrafi.com Burime të Marcas pranë lojtarit bëjnë të ditur se Endrick është i hapur për këtë mundësi, nëse ajo garanton aktivizim të rregullt. Nga ana tjetër, Real Madridi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, sipas raportimeve të The Athletic, klubi po e monitoron zhvillimin e lojtarit dhe mund të vendosë në javët e ardhshme nëse një huazim do të ishte zgjidhja më e mirë për fazën e tij të rritjes. Endrick u bashkua me Real Madridin nga Palmeiras në vitin 2022, në një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro, plus 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh të mundshme. /Telegrafi/

Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do t’i shërbejë banorëve të lagjes "Lakuriq", veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se zhvillimi i një qyteti të gjelbër dhe të shëndetshëm ka qenë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale. “Prizreni i gjelbër dhe shtimi i parqeve të reja në lagjet e qytetit ka qenë prioritet i yni që nga fillimi i mandatit. Sot jemi të lumtur që përuruam një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit, që do t’iu shërbejë banorëve, në veçanti fëmijëve dhe të moshuarve", u shpreh Totaj. Ai theksoi se projektet për parqe e hapësira rekreative do të vazhdojnë edhe më me intensitet gjatë mandatit të ardhshëm. “Do të vazhdojmë investimet në parqet e reja me intensitet të shtuar në mandatin e ri, sepse qytetarët e Prizrenit meritojnë një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të jetuar", shtoi kryetari Totaj. Kjo hapësirë e re pritet të shërbejë si vend i përshtatshëm për rekreacion, socializim dhe zhvillim të jetës komunitare, duke i dhënë qytetit edhe një vlerë të shtuar mjedisore dhe estetike. /Telegrafi/

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për kryetarë dhe kuvende komunale

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 12 tetor 2025 për kandidatët për kryetar komune dhe për kuvendin komunal. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka kumtuar rezultatet për kryetar të komunave si Prishtinë, Junik dhe Mamushë, derisa tha se rezultatet do të ishin certifikuar qysh pas javës së dytë kur janë mbajtur zgjedhjet, por për shkak të ankesave të shumta, është dashur të presin përgjigje nga PZAP dhe Gjykatën Supreme – derisa ishin certifikuar 35 komuna javën e kaluar për kryetar komune, raporton Telegrafi. Radoniqi po ashtu konfirmoi edhe ulëset që kanë fituar partitë nga komunat e ndryshme për kuvendet komunale. ...lajmi në plotësim. / Telegrafi /

Ekspertja amerikane e të drejtave të njeriut, Tina Ramirez merr pjesë në Forumin e Paqes në Pejë

Forumi i Paqes në Pejë do të mirëpresë në edicionin e dytë të tij Tina Ramirez, themeluese dhe presidente e Hardwired Global, një ndër zërat më me ndikim në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ramirez, e cila vjen nga Richmond, Virginia (SHBA), është një eksperte e njohur e politikës së jashtme amerikane dhe të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me përvojë shumëvjeçare në mbrojtjen e lirive themelore dhe pluralizmit kulturor në mbarë botën. Në karrierën e saj, ajo ka shërbyer si këshilltare politike në Komisionin Amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare dhe si këshilltare e politikës së jashtme për Kongresin Amerikan, ku themeloi Grupin Ndërkombëtar Dypartiak të Lirive Fetare. Po ashtu, Ramirez ka qenë Drejtoreshë e Marrëdhënieve Qeveritare dhe Programeve Ndërkombëtare në organizatën prestigjioze Becket Law. Ajo ka punuar në mbi 30 shtete të botës, ka dëshmuar para Kongresit të SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara, dhe është autore e disa botimeve akademike, përfshirë “Journal of Social Science Education”. Në vitin 2012, u vlerësua me Çmimin Humanitar “Ahmadiyya”, për kontributin e saj në mbrojtjen e komuniteteve myslimane në nivel global. Ekspertiza e saj në fushën e arsimit dhe pluralizmit është paraqitur edhe në serialin televiziv të PBS, të nominuar për çmimin Emmy, “The Good Road”, ku shfaqet puna e saj me komunitetet që janë prekur nga dhuna dhe ekstremizmi, duke promovuar tolerancë, respekt dhe bashkëjetesë ndërfetare. Organizatorët e Forumit të Paqes në Pejë kanë shprehur mirënjohje për pranimin e ftesës nga Znj. Ramirez, duke e cilësuar pjesëmarrjen e saj si “një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen globale dhe një nder të veçantë për Pejën dhe Kosovën.” Punimet e Forumit të Paqes në Pejë do të mbahen më 5 nëntor 2025, dhe të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje në linkun zyrtar: www.pejapeaceforum.org /Telegrafi/

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën evropiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike. Kështu thuhet në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Kosovën për […] The post Ferizaj, mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për kundërvajtje në trafik në një javë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,856 den/kg dhe do të jetë 36,913 den/kg. Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 74,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 76,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 36,913 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

"Nxjerrje e sekretit shtetëror", GjKKO dënon me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 3 vjet burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti socialist u shpall fajtor për nxjerrje të sekretit shtetëror për disa episode. Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje. Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Altin Hajri, u dënua në mungesë, me 3 vjet burg për korrupsion ne zgjedhje, tregim te sekretit shtetëror, dënim që zbret në 2 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2.6 vite burg, dënim që zbret në 1.8 vjet për shkak të gjykimit. /Euronews/