Daka: Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota

Daka: Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Valdete Daka, ka komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës, për formimin e Qeverisë. Daka tha se sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të jap garancë se tashmë i ka votat, 61 të domosdoshme. “Sepse përndryshe nuk do të kishte logjikë që të ekzistonte mandatari i dytë. Në qoftë se mandatari i parë nuk i ka votat pse i dyti do t’i kishte, përpos nëse ka ndodhur ndonjë zhvillim brenda atyre 10 ditëve”, deklaroi Daka në Klan Kosova. Nuk dihet ende nëse Konjufca i ka siguruar tashmë 61 vota. Më 26 tetor, mandatari i parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dështoi të bëhet kryeministër me kompetenca të plota. Kurti nuk i mori më shumë se 56 vota.

Mac Allister mposht Courtoisin, Liverpooli e thyen Realin në “Anfield”

Mac Allister mposht Courtoisin, Liverpooli e thyen Realin në “Anfield”

Liverpooli ka triumfuar ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në një përballje klasike të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, zhvilluar në “Anfield”. Një sfidë me intensitet të lartë, raste të shumta dhe tension që zgjati deri në minutën e fundit, u vendos nga goli i vetëm i Alexis Mac Allister. Që nga fillimi, ndeshja mori ritëm të lartë. Vinicius Junior kërkoi penallti në minutën e 21-të pas një përplasjeje në zonë, por gjyqtari Istvan Kovacs nuk u bind. Momente më vonë, Tchouameni preku topin me dorë brenda zonës, por edhe pas rishikimit me VAR, penalltia nuk u akordua. Një prekje me dorë në zonë dhe goditje drejt portave, derbi evropian nuk sjell gola pas 45 minutave telegrafi.com Liverpooli ishte shumë më kërkues, me Dominik Szoboszlai që rrezikoi dy herë nga distanca, duke detyruar Thibaut Courtois të bëjë pritje të shkëlqyera në minutat 28 dhe 43. Në anën tjetër, Jude Bellingham pati rastin më të mirë për Realin në fund të pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga portieri Mamardashvili. Pas një pjese të parë plot emocione, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë nisi me të njëjtin intensitet. Në minutën e 48-të, Ekitike dhe Van Dijk kishin dy mundësi të arta për vendasit, por Courtois sërish reagoi në kohë. Zhgënjimi i tifozëve të Liverpoolit për mungesën e golit u shndërrua në festë në minutën e 61-të. Pas një harkimi nga këndi të Szoboszlait, Alexis Mac Allister u shkëput më lart se të gjithë dhe me një goditje precize me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Kylian Mbappé kishte rastin më të mirë për barazim në minutën e 75-të, por goditja e tij kaloi pranë shtyllës së djathtë. Pas 90 minutash spektakolare, Liverpool siguroi një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj gjigantit spanjoll, duke marrë tre pikë të arta në garën për kreun e grupit. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Njerku dhe nëna të dyshuar për përdhunim të një vajze të mitur

Njerku dhe nëna të dyshuar për përdhunim të një vajze të mitur

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy bashkëshortëve të dyshuar për veprën penale – Marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës, sipas nenit 189 paragrafi 2 të Kodit Penal. “I dyshuari, njerku i viktimës, për një periudhë të gjatë kohore e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe e ka detyruar vajzën e lindur në vitin 2009, e cila i ishte besuar për kujdes dhe edukim, në marrëdhënie seksuale dhe veprime të tjera seksuale. Në këto veprime ka kontribuar edhe nëna e vajzës, e cila, megjithëse ka ditur, nuk e ka denoncuar dhe as nuk e ka penguar të dyshuarin. Me këtë ajo nuk e ka mbrojtur fëmijën nga keqpërdorimet, edhe pse vajza disa herë ka kërkuar ndihmë prej saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Bëhet e ditur se prokurori publik ka propozuar që ndaj njerkut të dyshuar të caktohet masë paraburgimi, ndërsa ndaj nënës së dyshuar të vendosen masa kujdesi. Prokurori do të bashkëpunojë me Qendrën për Punë Sociale për të ndërmarrë veprime për strehimin e tre fëmijëve të mitur të familjes, përfshirë edhe viktimën.

Ronaldo flet për Trumpin: Ai mund ta ndryshojë botën

Ronaldo flet për Trumpin: Ai mund ta ndryshojë botën

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke folur për presidentin amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për podcast "Uncensored" të Piers Morgan, portugezi e ka cilësuar 79-vjeçarin si “një nga ata njerëz që mund të ndihmojnë për të ndryshuar botën”. Deklarata e futbollistit më të ndjekur në botë ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe komentuesit po ndahen mes atyre që e mbështesin dhe atyre që e kritikojnë mendimin e tij. Cristiano Ronaldo on Trump: He is one of the guys that can help to change the world. pic.twitter.com/4iVYvfSszY — Clash Report (@clashreport) November 4, 2025 Ronaldo nuk ka hyrë në detaje lidhur me arsyet pse mendon kështu, por kjo është interpretuar si një shprehje respekti ndaj ndikimit global që kanë figura të mëdha politike si Trump. Cristiano Ronaldo, i njohur jo vetëm për talentin në fushën e futbollit, por edhe për ndikimin e madh në opinionin publik, ka folur rrallë për çështje politike. Pavarësisht polemikave, deklarata e Ronaldos tregon se personalitete të mëdha nga fusha të ndryshme – përfshirë sportin – vijojnë të kenë interes dhe ndikim në debatin publik mbi udhëheqjen globale dhe rolin e figurave të fuqishme si Trump. /Telegrafi/

Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive Edon Zhegrova

Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive Edon Zhegrova

Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Trincao (12’) dërgoi një pasim të mençur në zonë, ku Maximiliano Araujo goditi menjëherë dhe shënoi në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1-0. Portieri i Juventusit mbeti i pafuqishëm përballë ekzekutimit të saktë të uruguajanit. Vetëm dy minuta më vonë, Trincao pati mundësinë të dyfishonte, por goditja e tij tronditi traversën. Dusan Vlahovic ishte protagonisti kryesor për “Zonjën e Vjetër” në pjesën e parë. Ai u ndal dy herë nga portieri Rui Silva, fillimisht me një pritje fantastike në minutën e 10-të dhe më pas me një tjetër reagim të shpejtë në minutën e 17-të. Megjithatë, insistimi i tij u shpërblye në minutën e 34-të, kur pas një kombinimi të bukur me Khephren Thuram, Vlahovic u gjend përballë portierit dhe shënoi saktë në cepin e poshtëm për 1-1. Pak para fundit të pjesës së parë, Francisco Conceicao ishte shumë pranë golit për Juventusin, por një mbrojtës i Sportingut e ndali topin mbi vijën e portës. Pjesa e dytë u karakterizua nga shumë duele të forta dhe kartonë të verdhë. Araujo (61’) dhe Hjulmand (73’) u ndëshkuan për ndërhyrje të ashpra, ndërsa të dy trajnerët bënë disa zëvendësime për të freskuar ekipet. Sportingu pati një mundësi të mirë në minutën e 85-të kur Geny Catamo provoi nga distanca, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë. Në këtë ndeshje debutoi edhe Edon Zhegrova i cili u fut në pjesën e dytë dhe për aq minuta sa luajti la përshtypje pozitive./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

Para shumë shekujsh, njerëzit flinin në dy periudha të ndara dhe trupi ynë ende e kujton atë ritëm Njerëzit dikur shkonin në shtrat menjëherë pas perëndimit të diellit, zgjoheshin rreth mesnatës dhe më pas flinin sërish deri në agim, sipas burimeve historike nga Evropa, Azia dhe Afrika. Ky ndërprerje e natës nuk ishte pengesë, përkundrazi, përfaqësonte një pushim natyror që ndryshonte perceptimin e kohës. Edhe netët dimërore ishin “të ndara”, gjë që i bënte më të përballueshme. Gjatë atij intervali “të qetë”, shumë njerëz kryenin punë të thjeshta (ndiznin zjarrin ose kontrollonin bagëtinë). Disa e shfrytëzonin kohën për lutje, reflektim ose shoqërim me familjen, ndërsa në shumë shkrime përmendet se atëherë njerëzit lexonin, shkruanin ose kalonin kohë me partnerin. Ky model i gjumit ishte i zakonshëm për shekuj me radhë, derisa ndryshimet e sjella nga revolucioni industrial e zëvendësuan. Shfaqja e ndriçimit artificial ndryshoi marrëdhënien tonë me natën, në fillim ishin llambat me vaj, më pas ato me gaz, e më vonë dritat elektrike. Të gjitha këto shpikje zgjatën kohën e zgjimit, ndërsa drita e fortë në mbrëmje ndikoi edhe në ritmin biologjik. Ajo pengonte sekretimin e melatoninës dhe e shtynte fillimin e gjumit më vonë. Deri në fillim të shekullit XX, ritmi i ri i jetës, i përshtatur me turnet fabrikës dhe zakonet shoqërore, na imponoi një gjumë të gjatë, të pandërprerë. Megjithatë, shkencëtarët kanë vënë re se kur njerëzit në eksperimente moderne kthehen në kushte pa dritë artificiale dhe pa orë, ata shpesh rikthehen spontanisht në gjumin me dy faza. E njëjta gjë vërehet edhe në komunitete që ende jetojnë pa energji elektrike, si popullatat bujqësore në Madagaskar, ku shumë njerëz zgjohen natyrshëm rreth mesnatës. Studimet tregojnë gjithashtu se drita ndikon në perceptimin e kohës: në dhoma më të errëta, njerëzit shpesh mendojnë se ka kaluar më shumë kohë sesa në ato të ndriçuara, dhe kur janë në humor të keq, ky efekt bëhet edhe më i theksuar, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi. Kalimi në fazën e dytë Zgjimet gjatë natës, pra, nuk janë shenjë që diçka nuk është në rregull. Ndërprerjet e shkurtra të gjumit janë të zakonshme dhe ndodhin gjatë kalimit nga një fazë gjumi në tjetrën, por problemi shpesh qëndron në mënyrën se si reagojmë. Kur zgjohemi në orën tre të mëngjesit dhe shohim orën, duket sikur koha qëndron në vend. Ankthi dhe qetësia e thellë e natës e shtojnë ndjesinë se koha s’po kalon, ndaj disa minuta mund të duken si përjetësi. Pikërisht për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që, nëse nuk mund të flini më shumë se njëzet minuta, të ngriheni, të ulni ndriçimin, të lexoni diçka qetësuese dhe të ktheheni në shtrat sapo të ndjeni përgjumje. Po ashtu, përpiquni ta mbuloni orën, sepse vështrimi i saj i vazhdueshëm vetëm sa e shton ankthin. Pranimi i faktit që zgjimet e shkurtra janë pjesë e ritmit natyror mund të zvogëlojë stresin dhe t’ju ndihmojë të riflini më lehtë. /Telegrafi/

Xhuli heq dorë nga opinionet në TV, shkëputet nga jeta publike dhe zhvendoset në Londër

Xhuli heq dorë nga opinionet në TV, shkëputet nga jeta publike dhe zhvendoset në Londër

Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, ka marrë një vendim të madh që do të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e karrierës së saj. Modelja nga Drenica ka vendosur t’i japë pauzë angazhimeve të saj në televizion, ku shpeshherë ishte prezente nëpër studio si opinioniste për tema të ndryshme që lidhen me imazhin dhe profilin e saj publik. Burime për emisionin Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova ka marrë vendimin që të tërhiqet për një kohë nga ekrani. Ky hap erdhi pas një periudhe të ngarkuar mediatike dhe një prezence të vazhdueshme në projekte të ndryshme televizive. Sipas informacioneve, Xhuli pritet të udhëtojë drejt Londrës, ku synon të vazhdojë dhe zgjerojë karrierën e saj profesionale. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin drejtim do të fokusohet, por burimet bëjnë të ditur se modelja është e vendosur të shfrytëzojë mundësi të reja dhe të ndërtojë një rrugëtim të ri larg vëmendjes së përditshme mediatike në Kosovë. Ky vendim shënon një kthesë në jetën e Xhulit, e cila gjithmonë ka qenë aktive e dinamike në skenën publike. Megjithatë, fansat presin me interes të shohin se çfarë do të sjellë ky kapitull i ri për të dhe çfarë surprizash do të ketë në të ardhmen nga modelja e njohur. /Telegrafi/

Orav për masat e BE-së thot se u vendosën për shkak eskalimit në veri

Orav për masat e BE-së thot se u vendosën për shkak eskalimit në veri

Ambasadori Aivo Orav, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, i pyetur për heqjen e masave ndaj Kosovës ka thënë se i kujtohet kur u mor vendimi për masat ndaj Kosovës. Ai shtoi se kjo ishte për shkak eskalimit në veri. “Tani mendoj që është logjike që t’i jepet fund kësaj storje. Të shpresojmë që […] The post Presidentja Osmani tregon se a do të dorëhiqet e të hyjë në ndonjë listë për zgjedhje appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Max Dowman bën histori – lojtari më i ri ndonjëherë që luan në Ligën e Kampionëve

Max Dowman bën histori – lojtari më i ri ndonjëherë që luan në Ligën e Kampionëve

Max Dowman ka hyrë në historinë e futbollit evropian, duke u bërë lojtari më i ri që debuton ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i talentuar i Arsenalit, vetëm 15 vjeç e 308 ditë, u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Slavia Prague, duke thyer një rekord që kishte qëndruar për katër vite. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmund, i cili kishte debutuar në dhjetor të vitit 2020 në moshën 16 vjeç e 18 ditë. Me paraqitjen e tij sonte, Dowman e ka kaluar këtë shifër dhe ka vendosur një standard të ri për futbollistët e rinj që ëndërrojnë arenën më prestigjioze të klubeve. 15 years and 308 days old, the youngest player in Champions League history... Max Dowman ✨ pic.twitter.com/b7ke7nuIab — Arsenal (@Arsenal) November 4, 2025 Ky nuk është rekordi i vetëm i jashtëzakonshëm për të riun anglez. Dowman kishte debutuar më herët këtë sezon edhe në Ligën Premier, në moshën 15 vjeç e 229 ditë, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj në historinë e kampionatit anglez. Në këtë renditje, ai qëndron menjëherë pas shokut të tij të skuadrës Ethan Nwaneri (15 vjeç e 181 ditë), i cili mban rekordin si debutuesi më i ri i Ligës Premier dhe që sot ishte titullar për “Topçinjtë”. A special night for our Hale Enders. pic.twitter.com/F5i198kC78 — Arsenal (@Arsenal) November 4, 2025 Dowman është një sulmues i krahut të djathtë, i njohur për shpejtësinë, driblimin dhe guximin e tij teknik. Pavarësisht moshës, ai ka treguar pjekuri dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm, duke bindur trajnerin Mikel Arteta se është gati të jetë pjesë e planeve të skuadrës së parë. /Telegrafi/

Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e balotazhit), edhe pas të dielës. “Duke hequr në njërën anë emrin e z. Konjufca, ju e patë qëndrimin e z. Kurti. Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës. Ai tha se me këto deklarata po tregohet joseriozitet. “Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu? Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë. Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”, u shpreh Limaj.

Totaj në debat: Për Prizrenin kemi mendësi zhvillimi, jo bllokimi

Totaj në debat: Për Prizrenin kemi mendësi zhvillimi, jo bllokimi

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sontëm të balotazhit tha se investimet që janë bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tregojnë një mendësi zhvillimore dhe jo bllokuese apo hetuese. Ai reagoi ndaj deklaratave të kundërkandidatit Artan Abrashi, duke thënë se ka përpjekje nga ana e tij për t’i përvetësuar projektet dhe punët e realizuara nga qeverisja komunale. “Është një tentim interesant për me i përvetësu projektet që i ka kry qeverisja komunale. Kjo tregon mendësinë e Lëvizjes Vetëvendosje që mohon çdo gjë, nuk njeh asnjë rezultat e tenton me kriju mjegull dhe huti”, tha Totaj. Sipas tij, rezultatet e raundit të parë kanë treguar se qytetarët dinë të vlerësojnë punën e bërë dhe se në raundin e dytë kjo do të konfirmohet sërish. Totaj theksoi se qeverisja e mirë do të vazhdojë me përmbushjen e premtimeve të reja dhe të projekteve që nuk kanë përfunduar ende.

Fjolla Morina prezanton të dashurin e ri, lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale

Fjolla Morina prezanton të dashurin e ri, lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka surprizuar fansat duke prezantuar të dashurin e saj të ri. Ajo ka shpërndarë dy fotografi në Instagram, përmes të cilave ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën. “Dashuria ime”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove, duke treguar kështu lumturinë që ndjen pranë partnerit të saj. Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e të dashurit të saj, ndjekësit nuk kanë munguar me urime për lidhjen e re dhe i kanë shprehur mbështetje dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale. Foto: Fjolla Morina/Instagram Fotografitë tregojnë momente të ngrohta dhe intime, ku çiftit duket qartë se nuk i mungon harmonija dhe afërsia. Ndjekësit kanë komentuar duke vlerësuar bukurinë e marrëdhënies dhe lumturinë që përçon Fjolla përmes postimeve të saj. /Telegrafi/ Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Prokuroria jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Prilep-Rosoman

Prokuroria jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Prilep-Rosoman

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u lënduan në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sonte në afërsi të Pletvarit, në rrugën Prilep - Rosoman, njoftoi Prokuroria Themelore Publike e Prilepit. Sipas gjetjeve fillestare, aksidenti ndodhi kur dy automjete që udhëtonin në të njëjtin drejtim tejkaluan dhe u përplasën. Njëri nga të ndjerit është shoferi i njërës prej automjetit. Aksident trafiku në rrugën Prilep - Rosoman, humbin jetën dy persona "Vendi i ngjarjes u inspektua nga prokurori publik kujdestar, i cili lëshoi urdhra për mbledhjen e gjurmëve dhe provave, si dhe për përgatitjen e ekspertizës së automjeteve", shtojnë nga Prokuroria. Do të kryhet një autopsi mbi trupat e të ndjerëve, ndërsa shoferi i mbijetuar do të ekzaminohet për praninë e mundshme të alkoolit ose substancave të tjera. Prokuroria informon se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të përcaktuar plotësisht shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

KUSH është KUSH – Glauk Konjufca: Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, përkrahës i “Shqipërisë së Madhe” dhe kundërshtar i BKS-së

KUSH është KUSH – Glauk Konjufca: Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, përkrahës i “Shqipërisë së Madhe” dhe kundërshtar i BKS-së

Pasi kryetari i partisë së tij nuk ia doli të formojë qeverinë, tani do të përpiqet ta bëjë këtë Glauk Konjufca, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe ashtu si ai, një përkrahës i bashkimit të shqiptarëve në “Shqipërinë e Madhe” dhe kundërshtar i hapur i Bashkësisë së Komunave Serbe.