Një 11-vjeçare përballet me guxim me Putinin – e vuri në siklet udhëheqësin rus, kur e pyeti për xhaxhain e saj të plagosur në luftë

Një 11-vjeçare përballet me guxim me Putinin – e vuri në siklet udhëheqësin rus, kur e pyeti për xhaxhain e saj të plagosur në luftë

Vladimir Putin u përball me poshtërim kur u përball me një vajzë 11-vjeçare – kur ai foli për mënyrën se si xhaxhai i saj - i plagosur në luftë - ishte dërguar përsëri për të luftuar pa u trajtuar siç duhet. Kjo ndodh shpesh në forcat ruse kur të sëmurët dhe të plagosurit detyrohen të shkojnë në brigada sulmi pa trajtim të duhur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas tyre, Kira, 11 vjeçe, ka humbur tashmë babanë e saj të mobilizuar Vladimir Pimenov, 36 vjeç, i vrarë vitin e kaluar në luftën në rajonin e Donetskut. Nxënësja nuk ia zbuloi pikëllimin e saj të dhimbshëm Putinit në një takim në Sheshin e Kuq në Moskë - por iu lut për ndihmë për të shpëtuar xhaxhain e saj të plagosur, 46 vjeç, nga ferri i tij i luftës. "Xhaxhai im është në front tani", i tha ajo sundimtarit rus, i cili ishte i rrethuar nga udhëheqës fetarë. "Ai u plagos në krah, ishte në spital". Ajo i tha troç: "Ata nuk po e trajtojnë fare, dhe tani po e dërgojnë përsëri në një mision [për të luftuar]”. “Do të doja që ai të transferohej në një spital të mirë në Rusi”. Dhe Putini - duke u dukur pak jo rehat - i tha asaj: “Patjetër që do ta gjejmë, në rregull?”. Ai nuk premtoi ta nxirrte nga vija e frontit në mënyrë që të mund të trajtohej - dhe mbetet të shihet nëse do ta dëgjojë kërkesën e vajzës. Kira, nga Siberia, u sigurua që ai të dinte se kë të kërkonte duke thënë: “[Emri i tij është] Anton Fisyura”. “Sigurisht. Faleminderit që e kujtuat”, tha Putini. Pastaj e puthi në kokë dhe u largua shpejt. Siç vënë në pah mediat, xhaxhai i plagosur i vajzës ka dy djem, 9 dhe 18 vjeç. Vajza ka dy xhaxhallarë të tjerë që luftojnë në luftë, tha ajo. Si Kira ashtu edhe motra e saj Anastasia, shtatë vjeçe, mbetën pa baba nga lufta e Putinit. / Telegrafi /

Polonia me programin e ri ushtarak synon t’i trajnojë 400 mijë qytetarë më 2026

Polonia me programin e ri ushtarak synon t’i trajnojë 400 mijë qytetarë më 2026

Polonia do të shpalosë programin e ri të trajnimeve ushtarake këtë muaj në kuadër të një plani më të gjerë të trajnimit të rreth 400 mijë personave më 2026, ka bërë të ditur të enjten (06.11.2025) Ministria polake e Mbrojtjes, raporton Reuters. Në dritën e zhvillimeve të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës, Polonia shpenzon […] The post Pretendimi për shkelje të Kushtetutës nga Presidentja Osmani: A do ta inicojë AAK një lëndë të re në Kushtetuese? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Prokuroria interviston një person të afërt me serbin e rrëmbyer në Leposaviq

Prokuroria interviston një person të afërt me serbin e rrëmbyer në Leposaviq

Serbi nga Leposaviqi, Millan Vukashinoviq për të cilin Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se dyshohej se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit, punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit në vendkalimin kufitar në Jarinje. Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është konfirmuar se hetimet janë në zhvillim. “Mund të konfirmojmë që është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Në këtë fazë këto janë të dhënat që mund t’i ndajmë me ju”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për Telegrafin. Ndërkohë, avokati Ivan Niniq, që përfaqëson Draganën Vukashinoviq – nënën e Millan Vukashinoviqit nga Leposaviqi – ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple të Serbisë për veprën penale të “vrasjes së rëndë në tentativë”. Sipas kallëzimit, ai është ngritur kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe ndaj Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit, ku, sipas avokatit Niniq, Millan Vukashinoviq është plagosur nga persona të maskuar dhe më pas është dërguar fillimisht në spitalin e Prokuples e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.

Tabela kundër kullës 35 katëshe përplas Myftininë me bashkinë e Shkodrës

Tabela kundër kullës 35 katëshe përplas Myftininë me bashkinë e Shkodrës

Përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe të bashkisë janë përplasur ditën e sotme lidhur me një tabelë të vendosur nga Myftinia në qendër të qytetit. Policia bashkiake e hoqi atë tabelë me pretendimin se është vendosur pa leje dhe zë hapësirën publike. Në tabelën përballë punimeve për kullën me 35 kate tabela shkruante: “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”. Myftinia pretendon se toka ku po ndërtohet kulla me 35 kate tek hotel “Turizmi” është pronë e saj, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej dhe e ka quajtur një grabitje që po i bëhet. Myftinia vendosi edhe tabelën përballë kullës, ndërsa bashkia Shkodër menjëherë ka ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e saj. Përfaqësuesit e Myftinisë u shprehën se kjo tabelë ka shumë vite që qëndron aty duke vendosur thënie të ndryshme të Pejgamberit Muhamed apo edhe hadithe siç ishte ky i fundit për grabitjen e tokës, por tabela u hoq pavarësisht kundërshtisë së Myftinisë. - YouTube youtu.be

Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit- Prokuroria interviston një person të afërt të tij

Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit- Prokuroria interviston një person të afërt të tij

Lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e qytetarit të nacionalitetit serb, Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe, në afërsi të zonës së Leposaviqit, Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar një person të afërt të viktimës. Kështu kanë konfirmuar nga kjo prokurori për KALLXO.com. “Mund të konfirmojmë që është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti është duke […] The post Policit të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i zgjatet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Nga MPB thonë se brenda katër ditëve të para të nëntorit, gjashtë persona humbën jetën në aksidente trafiku në territorin e Maqedonisë së Veriut. "Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë tetorin, janë regjistruar 115 viktima. Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 142 viktima në aksidente trafiku. Këto nuk janë vetëm numra, është djali i dikujt, nëna e dikujt, burri, fëmija i dikujt. Fëmijët e dikujt mbeten pa prindër dhe, anasjelltas, prindërit mbeten pa fëmijët e tyre. Ky bilanc, pa dyshim, shkatërrues nuk është produkt i fatkeqësive natyrore apo konflikteve ushtarake, por rezultat i kulturës, mentalitetit dhe sjelljes sonë në trafik. Nuk duhet të lejojmë që trafiku të rritet nga një domosdoshmëri e përditshme në një të keqe të domosdoshme të jetës moderne. Statistikat tregojnë se shkaqet më të zakonshme të aksidenteve fatale të trafikut janë kryesisht mosrespektimi i rregullave të trafikut, d.m.th. përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, etj. U bëjmë thirrje qytetarëve: lini telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, mos drejtoni me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, mos hipni pas timonit nëse keni konsumuar alkool. Respektoni rregullat dhe rregulloret e trafikut, mos e vini në rrezik jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj, si dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. U bëjmë thirrje prindërve: mos lejoni që fëmijët tuaj të drejtojnë asnjë mjet transporti pa trajnim dhe leje të përshtatshme. Kultura e trafikut duhet të ngulitet dhe të kultivohet tek fëmijët që në moshë të vogël, ndërsa prindërit dhe i gjithë procesi edukativ kanë një ndikim të madh këtu. Prandaj, edhe një herë, me përgjegjësinë më të madhe, u bëjmë thirrje të gjithëve, të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të disiplinuar. Një vendim i pamatur, drejtimi me telefon celular në dorë ose me një shpejtësi që tejkalon limitin e lejuar, ose nën ndikimin e alkoolit, mund t'ju marrë jetën ose të dikujt tjetër. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta njerëzore. Siguria rrugore nuk varet vetëm nga policia dhe kontrollet, por mbi të gjitha nga çdo individ pas timonit", thonë nga MPB. Nga atje shtojnë se do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara në terren, por ndryshimi i vërtetë fillon me përgjegjësinë e çdo shoferi./Telegrafi/

Statistikat flasin: Ylber Ramadani, motori i Serie A – askush nuk vrapon më shumë se ai

Statistikat flasin: Ylber Ramadani, motori i Serie A – askush nuk vrapon më shumë se ai

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, po impresionon me paraqitjet e tij tek skuadra e Lecces këtë sezon. Angazhimi i tij në fushë për klubin Italian tashmë dihet dhe kjo tani është dëshmuar edhe nga vet Serie A. Ramadani del të jetë lojtari i cili ka vrapuar më së shumti nga gjithë lojtarët e tjerë deri më tani në kampionatin Italian. Sipas statistikave, 29-vjeçari ka vrapuar rreth 115.9 kilometra këtë sezon, një tregues i qartë se ai është “motori” kryesor i Lecces. Pas tij në listë renditen disa emra si Jesper Karlstrom me 114.7 kilometra, Arthur Atta 113.8 kilometra, Patrizio Masini 113.4 kilometra dhe Giovanni Di Lorenzo me 113.2 kilometra. Ai ka zhvilluar deri më tani dhjetë paraqitje në elitën e futbollit italian, që të gjitha nga minuta e parë. Kujtojmë se Lecce aktualisht numëron nëntë pikë dhe renditet në pozitën e 15-të në tabelë, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Hellas Veronës./ Telegrafi /

Pelosi pas 38 vjetësh si kongresiste nuk do të garojë për tjetër mandat

Pelosi pas 38 vjetësh si kongresiste nuk do të garojë për tjetër mandat

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme grua e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe një nga figurat më të fuqishme në politikën e demokratëve për dekada me radhë, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit, raporton televizioni CNN. “Më ka pëlqyer vërtet të shërbej si […] The post Ish-shefi i NATO-s: Ukraina përballet me “luftë të përjetshme” derisa Europa nuk ia rrit presionin Rusisë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pretendimi për shkelje të Kushtetutës nga Presidentja Osmani: A do ta inicojë AAK një lëndë të re në Kushtetuese?

Pretendimi për shkelje të Kushtetutës nga Presidentja Osmani: A do ta inicojë AAK një lëndë të re në Kushtetuese?

Presidentja Vjosa Osmani, më 04.11.2025 mandatoi Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si mundësi e dytë pas dështimit të Albin Kurtit më 26.10.2025, për të formuar qeverinë e re. Mandatimi i tij u kundërshtua nga partitë e ish-opozitës, por ishte Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai që tha se veprimi i […] The post Ish-shefi i NATO-s: Ukraina përballet me “luftë të përjetshme” derisa Europa nuk ia rrit presionin Rusisë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pretendimi për shkelje të Kushtetutës nga Presidentja Osmani: A do ta inicioi AAK një lëndë të re në Kushtetuese?

Pretendimi për shkelje të Kushtetutës nga Presidentja Osmani: A do ta inicioi AAK një lëndë të re në Kushtetuese?

Presidentja Vjosa Osmani, më 04.11.2025 mandatoi Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si mundësi e dytë pas dështimit të Albin Kurtit më 26.10.2025, për të formuar qeverinë e re. Mandatimi i tij u kundërshtua nga partitë e ish-opozitës, por ishte Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai që tha se veprimi i […] The post Reuters: Ushtria amerikane do të vendoset në bazën ajrore të Damaskut appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Për herë të parë në GrowthTank: Diella, Ministrja e Inteligjencës Artificiale, sjell inovacionin në Prishtinë

Për herë të parë në GrowthTank: Diella, Ministrja e Inteligjencës Artificiale, sjell inovacionin në Prishtinë

Një mundësi unike për të parë nga afër vizionin e së ardhmes digjitale nga një nga figurat më të rëndësishme të AI-së në rajon. Konferenca rajonale më e madhe për marketing, inovacion dhe inteligjencë artificiale, GrowthTank 2025 , po afron, dhe këtë vit shënon një moment historik: Diella , Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, do të prezantojë për herë të parë vizionin e saj në Prishtinë. Diella ka transformuar mënyrën se si qytetarët shqiptarë ndërveprojnë me shërbimet publike, duke ndërmjetësuar mbi 972,000 ndërveprime dhe duke nxjerrë 36,000 dokumente digjitale me vulë zyrtare, duke treguar aftësinë e saj për të bashkuar inovacionin dhe efikasitetin në administratën publike. Në GrowthTank, ajo do të mbajë fjalimin kryesor “AI can’t risk being wrong — but humans must dare to be” , ku do të ndajë praktikat më të avancuara të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rolin e qytetarit në një qeverisje digjitale transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ky sesion ofron një mundësi unike për profesionistët, studentët dhe të apasionuarit pas teknologjisë të shohin nga afër si AI mund të transformojë jo vetëm biznesin, por edhe shërbimet publike dhe jetën e përditshme. Për të gjithë shqiptarët që duan të jenë pjesë e së ardhmes digjitale, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen dhe biletat, vizitoni growth-tank.com .

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy persona (vëllezër mes vete) kanë mbetur të vrarë nga një person tjetër. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për mediat nga vendi i ngjarjes se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar kishte aktakuzë për dhunë në familje “Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij" ,tha Gashi. Vrasja e dy vëllezërve në Golluboc, policia po kërkon të dyshuarin Ai shtoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të procesit të verifikimit të informatave. “Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të konfirmoj është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare”, tha më tej kryeprokurori. Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet në terren dhe po punon në koordinim të plotë me prokurorinë për mbledhjen e provave materiale dhe personale, pas së cilës pritet të jepet një njoftim më i detajuar për rastin. Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia. Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje". /Telegrafi/

Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga politika - disa dekada ishte një nga figurat kryesore në SHBA

Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga politika - disa dekada ishte një nga figurat kryesore në SHBA

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kongresi amerikan, duke i dhënë fund një karriere shumëvjeçare, gjatë së cilës kjo demokrate nga Kalifornia u bë një nga figurat më të fuqishme në Uashington. Në një video mesazh të publikuar sot, Pelosi tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në Kongres në përfundim të mandatit të saj, në janar të vitit 2027. Kjo shënon fundin e një karriere të pasur politike. Pelosi ishte gruaja e parë që mbajti postin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023. - YouTube www.youtube.com “Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që e dua është ky: San Francisko, njih fuqinë tënde. Kemi bërë histori, kemi përparuar. Gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i vlerësojmë”, tha Pelosi. Në zgjedhjet e fundit për president të SHBA-ve, Pelosi mbështeti Kamala Harrisin dhe më pas fajësoi Joe Bidenin për rezultatet e dobëta. “E kemi bërë fushatën më të mirë që mundëm, duke pasur parasysh se Joe Biden ishte president. Joe Biden është arsyeja e vetme pse Kamala Harris dhe demokratët humbën,” kishte deklaruar ajo në atë kohë. Në vitin 2024, Pelosi u përfshi në një skandal kur u përplas me demonstrues pro-palestinezë përpara rezidencës së saj në San Francisko. Zemërimi i politikanes arriti kulmin kur Pelosi bërtiti një deklaratë raciste “hiquni nga rruga ime! Kthehuni në Kinë, ku e keni shtabin tuaj”. /Telegrafi/