Orav: Shpresojmë që Kosova të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

Orav: Shpresojmë që Kosova të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka kërkuar nga partitë parlamentare që të bëhen bashkë përtej dallimeve për të formuar institucionet e reja. Ai theksoi nevojën e krijimit të një shumice të fuqishme parlamentare në Kuvend, siç tha, përtej ndarjeve politike dhe etnike që siguron ratifikimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovën, zbatimin e reformave si dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Orav në konferencën për media së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas dorëzimit të Raportit të Bashkimit Evropian për Kosovën, tha se Unionit Evropian i duhet një qeveri fuqiplotë në Kosovë që të bashkëpunojë me të. “Për t’iu ndihmuar që të arrini progres në rrugëtimin drejt integrimit evropian na duhen partnerë. Duhet të kemi një qeveri dhe të bashkëpunojmë me të. Një qeveri që bazohet në një shumicë të fuqishme në Kuvend që është në gjendje të dërgojë përpara liritë fundamentale në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Në këtë aspekt, fatkeqësisht ky vit që po kalojmë është vit i humbur. Viti 2024 ju ishit pararendës në agjendën e reformës afër pranimit të disbursimit të parë në kuadër të Planit të Rritjes. Ju ishit duke ecur përpara në legjislacionin për SEPA që të jeni pjesë e Zonës së Pagesave Unike Evropiane. Ju ishit duke punuar që të arrini progres në reformën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ja ku jemi sot. Çfarë dua të them është se elita politike në Kosovë duhet të bëhet bashkë përtej ndarjeve politike dhe etnike dhe të formojë një shumicë të fuqishme e cila do të sigurojë ratifikimin e Planit të Rritjes dhe të përmbushë obligimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pa këtë do të ketë mundësi të tjera të humbura. Vullneti për të ndërtuar koalicion dhe kompromis është kyç”, tha ai. Duke paraqitur Raportin për Kosovën, Orav tha se Kosova ka bërë progres në gjashtë fusha, mirëpo theksoi se shumë reforma mbesin të paplota. Ai përmendi edhe sulmet ndaj gazetarëve si dhe gjuhën fyese të politikanëve ndaj mediave. “Duke hyrë në detaje të raportit për Kosovën, ai tregon se kur ka fokus dhe vendosmëri progresi vjen. Kosova ka avancuar në nivelin e përgatitjes në gjashtë fusha. Funksionimi i gjyqësorit, kapaciteti për t’u përballur me presionet konkurruese të fuqive në treg, zhvillimi social, politikat e punësimit, politikat e transportit, siguria e ushqimit dhe marrëdhëniet e jashtme. Zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara sipas kornizës së rishikuar për zgjedhjet ishin një hap tjetër përpara. Progres është arritur në fushën e reformës për drejtësi, projektligje të përgatitura në konsultim me Komisionin e Venecias... Shumë reforma mbesin jo të plota. Duhet të bëhet më shumë punë për të siguruar luftë kredibile kundër korrupsionit, një administratë publike më efikase dhe një ekonomi konkurruese. Këto nuk janë kërkesa vetëm të BE-së, por janë themeli i një shoqërie me prosperitet. Liria e shprehjes duhet të përmirësohet, korniza legjislative po ashtu, ligji për RTK-në, ligji për KPM-në. Ambienti mediatik po përballet me sfida për transparencë. Raporti thekson edhe sulmet ndaj gazetarëve dhe përdorimin e gjuhës fyese përfshirë edhe të politikanët kundër mediave”, shtoi Orav. Sa i përket largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Orav tha se Komisioni Evropian po synon t’i heqë ato në bazë të transferimit të rregullt të pushtetit në veri pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. “Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë që të heqë gradualisht këto masa. Hapat e ardhshëm mbesin të kushtëzuar me deeskalimin e qëndrueshëm në veri. Komisioni synon t’i heqë edhe më tej këto masa në bazë të transferimit të rregullt të pushtetit në veri, kur të bëhet kjo. Pas zgjedhjeve lokale deeskalimi duhet të bëhet në mënyrë të qëndrueshme”, theksoi ai. Në anën tjetër, Orav u pyet edhe për plagosjen dhe rrëmbimin e një personi brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, mirëpo ai tha se po përpiqen t’i mbledhin informacionet dhe se janë në kontakt me autoritetet e Kosovës. “Nuk është se diçka ndodh dhe BE-ja menjëherë del me deklaratë. Ne përpiqemi të mbledhim informacionet se çka ka ndodhur dhe kush është pala përkatëse. Ne jemi në kontakt me autoritetet këtu dhe nëse ka ndonjë problem, atëherë në diplomaci përpiqemi ta zgjidhim problemin. Por të presim pak, pasi është tepër herët,” potencoi ai. Policia e Kosovës pretendon se ai u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria Serbe. Sipas njoftimit, më 1 nëntor 2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Kurti: Raporti i Progresit ka vlerësuar progres edhe në fusha që janë kritikuar

Kurti: Raporti i Progresit ka vlerësuar progres edhe në fusha që janë kritikuar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, i ka dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025. Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti ka thënë se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet. Ai ka shtuar se në pothujse të gjitha fushat ka progres por […] The post Presidentja Osmani pranoi nga ambasadori i BE-së Raportin e Progresit për vitin 2025 për Kosovën appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

"Progres i kufizuar dhe stagnim", megjithatë Kurti vlerëson si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën

"Progres i kufizuar dhe stagnim", megjithatë Kurti vlerëson si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025, megjithëse në dokument konstatohet progres i kufizuar dhe stagnim në disa fusha. “Këtë vit edhe pse kemi qenë qeveri në detyrë, raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik për Kosovën. Raporti sivjet është pozitiv në pothuajse të gjitha fushat dhe ofron rekomandime ku ka ngecje. Nuk ka pasur kthim prapa në asnjë fushë, ka progres në 35 fusha dhe ngecje në 3. Progresi varion nga i kufizuar deri te ai i përparuar. Orientimi ynë është i qartë – anëtarësimi në BE,” tha Kurti gjatë konferencës për media. Ai u ndal edhe te kritikat në opinion për vendimet e qeverisë që mund të kishin dëmtuar marrëdhëniet me shtetet mike, duke theksuar se Raporti e vlerëson këtë si progres në marrëdhëniet me jashtë. “Ajo çka në opinionin publik reflektohej si prishje e raporteve me jashtë, ky raport tregon se ka progres. Në marrëdhëniet me jashtë ka avancim të dukshëm, përparim në zbatim të marrëveshjeve të tregut të përbashkët rajonal 2021-2024. Do të angazhohemi që rekomandimet e raportit të kthehen në zbatim,” shtoi Kurti. Raporti i Progresit për Kosovën përdoret nga Bashkimi Evropian si një pasqyrë e zhvillimeve politike, ekonomike dhe institucionale, dhe shërben si udhërrëfyes për hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Mungoi në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, Rama zbulon arsyen

Mungoi në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, Rama zbulon arsyen

Kryeministri Rama nuk arriti të merrte pjesë në Samitin për Zgjerimin e Bashkimit Europian ditën e sotme në Bruksel. Aty ku Shqipëria u vlerësua pozitivisht për progresin e madh me reformat, krah Moldavisë dhe Ukrainës, Rama nuk arriti të ishte i pranishëm për të marrë “lëvdatat” personalisht. Në media u raportua se Rama e anuloi … Continued The post Mungoi në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, Rama zbulon arsyen appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Ronaldo u pajtua të largohej nga Man Utd në vitin 2006 për një ekip befasues

Ronaldo u pajtua të largohej nga Man Utd në vitin 2006 për një ekip befasues

Cristiano Ronaldo raportohet se kishte “rënë dakord” të largohej nga Manchester United pas Kupës së Botës 2006. 40-vjeçari mbetet një nga futbollistët më të përfolur në botë, duke luajtur aktualisht për skuadrën arabe Al Nassr. Fituesi pesë herë i Topit të Artë nisi karrierën te Sporting Lisbona, ku tregoi potencial të madh si i ri, përpara se të impresiononte Sir Alex Ferguson gjatë një miqësoreje mes United dhe Sportingut në vitin 2003. Në moshën 18-vjeçare, ai iu bashkua United dhe debutoi kundër Bolton Wanderers. Talenti i tij ishte i dukshëm, por ende i papjekur dhe herë pas here impulsiv në vendimmarrjen para portës. Më vonë, Ronaldo fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madrid, përveç atij që fitoi me United në vitin 2008. Sipas ish-drejtorit sportiv të Valencias, Amedeo Carboni, karriera e Ronaldos mund të kishte marrë një rrjedhë krejtësisht të ndryshme nëse një transferim i propozuar në vitin 2006 do të ishte realizuar. Cristiano Ronaldo Pas Kupës së Botës 2006, gjatë së cilës Ronaldo i bëri me sy bashkëlojtarit të United, Ëayne Rooney, pas daljes me karton të kuq të këtij të fundit në çerekfinalen mes Anglisë dhe Portugalisë, u përfol se portugezi dëshironte të largohej nga United. Ronaldo kishte deklaruar: “Mendoj se duhet të largohem nga Manchesteri. Rrethanat nuk janë të përshtatshme për të vazhduar të luaj në Manchester. Brenda dy ose tre ditësh do të vendos se ku do të shkoj”. “Gjithmonë kam thënë se dua të luaj në Spanjë. Askush nuk më mbrojti në Manchester, megjithëse nuk i kam bërë keq askujt”, kishte thënë Ronaldo. Përmendja e Spanjës shkaktoi interes nga disa klube të La Liga-s, përfshirë Valencian dhe Carboni pohoi më vonë se “kontratat ishin nënshkruar” për transferimin, por marrëveshja nuk u realizua. “Ne kishim gjetur burimet financiare për ta marrë. Kishim bërë marrëveshje me sponsorët e lojtarit, Nike dhe Coca-Cola, por Ronaldo në atë kohë fitonte tashmë 10 milionë euro neto në vit, shumë e madhe për një klub si Valencia”, ka thënë Carboni./ Telegrafi /

Rinisin punimet në urën që lidhë Mitrovicën, Nimani: Po hetohet rasti i rritjes së nivelit të ujit

Rinisin punimet në urën që lidhë Mitrovicën, Nimani: Po hetohet rasti i rritjes së nivelit të ujit

Punimet tek ura e re që po ndërtohet në Mitrovicë janë dëmtuar nga përmbytjet e fundit, të cilat ndodhën pasi u lëshua diga e liqenit të Ujmanit. Kompania që po e realizon projektin, ka rifilluar punën menjëherë pas rënies së nivelit të ujit. Pronari i kompanisë, Jahir Nimani, thekson se përveç nënkryetarit të komunës, Arian Tahiri, asnjë përfaqësues tjetër institucional nuk ka vizituar vendin e ngjarjes. “Nuk ka qenë kërkush deri më sot akoma, përveç nënkryetarit të komunës Arian Tahiri. As kryetari Bedri Hamza nuk ka qenë ende. Askush, as nga qeveria, as nga ndonjë institucion tjetër, përveç Arian Tahirit që ka qenë me më vizitu, asnjë institucion tjetër nuk ka ardhur”- tha Nimani. Sipas tij, dëmet janë shkaktuar ditën kur është lëshuar diga e Ujmanit, ndërsa punimet kanë rinisur të nesërmen, sapo është ulur niveli i ujit. “Punimet kanë filluar atë ditë kur ka ndodhur vërshimi i madh i ujit, kur është lëshuar diga e liqenit të Ujmanit. Fillimisht, të nesërmen – pas rënies së nivelit të ujit – kemi filluar me punua”, thekson Nimani. Ai thekson se materiali i porositur për ndërtim kap vlerën rreth 60 mijë euro dhe është siguruar nga kompani vendore. “Materiali që e kemi porositur tani për momentin është rreth 60 mijë euro, për me kry këtë punë – rasa, shtylla, trarë, këto panelet. I kemi marrë nga disa kompani furnizuese në Kosovë. Gjithmonë kemi porositur material dhe nesër fillon me ardh materiali”- ka thënë për KosovaPress, Nimani. Nimani falënderon të gjithë ata që janë interesuar dhe që e kanë mbështetur moralisht. Ai thekson se nuk ka ndërmend të dorëzohet apo të ligështohet. “Më kanë thirrur edhe më kanë mbështetur moralisht në këtë punë. Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi e as të ligështojmë, sepse unë jam ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ne ushtarët njëherë kemi dhënë fjalën e betimin – nuk dorëzohemi. Çdo fjalë e dhënë nga unë do të bëhet realitet me ndihmën e Zotit, nëse më mundëson se çfarë do të flas që ta mbaj fjalën, dhe unë kam thënë që më 1 janar gjithçka do të jetë përfunduar”, ka thënë Jahir Nimani. Ai përfundoi se rastin e dëmeve po e trajtojnë organet kompetente. “Janë organet kompetent është Policia dhe Prokuroria. Për këtë kemi bërë luftë që me pas shtet, pavarësisht çka do që ndodh. Ndoshta njeriu ndonjëherë mundet me u ngut kur e sheh në atë gjendje mallin e vet. Nuk kam diçka për momentin, është duke u marrë policia me rastin, do të shohim tutje. Ata kanë me dhënë vlerësimin e situatës se pse ka ndodhur. Unë vetëm çka më mbetet është me punua dhe me vazhdua rrugëtimin tim, me e përfundua projektin që kam nisur”- ka përfunduar ai. Punimet për urën e re pritet të vazhdojnë me intensitet të plotë sapo të mbërrijë materiali i ri ndërtimor.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Na duhen partnerë, një Qeveri me shumicë të fuqishme në Kuvend

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Na duhen partnerë, një Qeveri me shumicë të fuqishme në Kuvend

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav i ka dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Raportin e Progresionit të Komisionit Europian për vitin 2025. Në një konferencë të përbashkët për media, Orav ka thënë se është kohë vendimtare për Kosovën, Ballkanin Perëndimor e Bashkimin Europian. “Bashkimi Europian qëndron i gatshëm që të […] The post KDI: Presidentja të ofrojë transparencë për caktimin e mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Kurti dërgon emrin e Konjufcës te presidentja: Nuk e kemi obligim për të siguruar 61 nënshkrime

Kurti dërgon emrin e Konjufcës te presidentja: Nuk e kemi obligim për të siguruar 61 nënshkrime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka obligim të sigurojë 61 nënshkrime për t’ia dorëzuar presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjen e Qeverisë së re. “Sot dërguam tek zonja presidente emrin e Glauk Konjufcës, nënkryetarit të parë të subjektit ku unë jam kryetar, që të bëjmë edhe një tentim për zgjedhje të Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për pak muaj,” tha Kurti. Ai shtoi se, për shkak se Qeveria aktuale nuk mund të votojë buxhet, Qeveria e re do të ketë mundësi të votojë buxhetin e vitit 2026. “Nëse duhen 61 nënshkrime, nuk do të kishte kuptim afati 15 ditor për zgjedhjen e Qeverisë. Sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh vetëm në seancën plenare,” shtoi Kurti. Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur një konferencë për media në ora 19:00, pas takimeve me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, PDK, LDK, AAK dhe NISMA Socialdemokrate kanë kundërshtuar publikisht propozimin e LVV-së për Konjufcën si mandatar për kryeministër. Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm më 4 nëntor 2025, ka mandatua Glauk Konjufcën për kryeministër.

Trump befason në New York - nuk e mbështet bashëpartiakun, por kandidatin e pavarur për kryetar të qytetit

Trump befason në New York - nuk e mbështet bashëpartiakun, por kandidatin e pavarur për kryetar të qytetit

Në Shtetet e Bashkuara sot zhvillohen një numër i madh zgjedhjesh në nivele të ndryshme, por vëmendja kryesore është përqendruar tek gara për kryetar bashkie në New York, si dhe tek zgjedhjet për guvernator në shtetet federale të New Jersey dhe Virginia. Në New York, qytetarët do të zgjedhin një kryetar të ri bashkie, pasi kryebashkiaku aktual, Eric Adams, ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë. Në krye të garës ndodhet kandidati demokrat Zohran Mamdani, ndërsa kundërshtarët e tij janë Andrew Cuomo – ish-guvernator i shtetit të New Yorkut që po garon si kandidat i pavarur – dhe republikani Curtis Sliwa, raporton bbc. Një zhvillim i papritur ka qenë qëndrimi i Donald Trump-it, i cili ka vendosur të mos mbështesë kandidatin e partisë së tij, por në vend të kësaj ka shprehur publikisht mbështetjen për Andrew Cuomo-n. Ai u ka bërë thirrje votuesve të mos votojnë për kandidatin e krahut të majtë, Zohran Mamdani. “Pavarësisht nëse e pëlqeni apo jo Andrew Cuomo-n, nuk keni zgjidhje tjetër. Duhet të votoni për të dhe të shpresoni që ai të bëjë një punë të shkëlqyer”, deklaroi Trump. Testi i parë për politikën e Trumpit - sot mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë SHBA-në Më herët, presidenti kishte paralajmëruar se do të kufizonte në minimum ndihmën federale për New York-un nëse Mamdani do të fitonte zgjedhjet. Përveç këtyre garave kryesore, sot do të mbahen edhe disa zgjedhje të tjera lokale për kryetarë bashkish, si dhe një zgjedhje plotësuese për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Teksasit – e cila pritet të jetë një fitore e sigurt për demokratët. /Telegrafi/

Ambasadori evropian Rokas e prezantoi në Kuvend raportin për përparimin e vendit drejt BE-së

Ambasadori evropian Rokas e prezantoi në Kuvend raportin për përparimin e vendit drejt BE-së

Në seancë të mbyllur në Kuvend ambasadori evropian Michalis Rokas e prezantoi raportin më të ri për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Në mbledhje, përveç kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi, marrin pjesë koordinatorë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të partive parlamentare, në mesin e të cilëve Bekim Qoku nga VLEN, Oliver Spasovski dhe Jovan Mitrevski nga LSDM, Maria Petrushevska nga VMRO-DPMNE dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Në raport theksohet se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që e konfirmon orientimin e saj strategjik. Megjithatë, Komisioni Evropian tregon se nevojiten hapa më të shpejtë dhe më vendimtarë për hapjen e Klasterit të parë të negociatave, veçanërisht në pjesë e sundimit të drejtësisë, reformës në administratën publike dhe mbrojtjen e pakicave. Raporti vëren gjithashtu se vendi duhet të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me theks të veçantë në pavarësinë e gjyqësorit dhe ndjekjen efektive penale të rasteve të nivelit të lartë. Një vëzhgim kyç është se ende nuk janë ndërmarrë hapa vendimtarë për të miratuar ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në përputhje me angazhimet e marra më parë. Komisioni Evropian përkujton se anëtarësimi në BE përfaqëson investim gjeostrategjik në Evropë të qëndrueshme dhe të bashkuar dhe se procesi i zgjerimit do të mbetet i fuqishëm, korrekt dhe i bazuar në merita. Kandidatët për anëtarësim, siç bëhet e ditur, duhet të zbatojnë reforma të thella dhe të pakthyeshme dhe të ndërtojnë konsensus shoqëror rreth vlerave evropiane

"Diella është shtatzënë me 83 fëmijë", Rama: Shqipëria përdor AI për të përshpejtuar procesin drejt BE-së

"Diella është shtatzënë me 83 fëmijë", Rama: Shqipëria përdor AI për të përshpejtuar procesin drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI) në procesin e përgatitjes së ligjeve që i afrojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë, Rama tha se Shqipëria është vendi i vetëm në këtë proces që po përdor AI për të përshpejtuar analizën dhe hartimin e paketave ligjore që duhet të miratohen nga parlamenti. “Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI, por pa harruar kurrë se vendi ynë në Europë së pari është i merituar,” tha Rama. Ai gjithashtu bëri një koment me tone të lehta humoristike, duke thënë se “Diella është shtatzënë me 83 foshnja dhe duhet të presë të lindë këta bebe,” duke e përdorur metaforikisht për sfidat dhe pritshmëritë në rrugën e integrimit europian.

Lamine Yamal do të ketë një njerkë vetëm pesë vjet më të madhe se ai, babai i tij Mounir njofton fejesën

Lamine Yamal do të ketë një njerkë vetëm pesë vjet më të madhe se ai, babai i tij Mounir njofton fejesën

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, njoftoi në Instagram se do të martohet me një vajzë 16 vjet më të re se ai. Mounir postoi një foto që shkaktoi një mori komentesh – ai pozoi me një vajzë të quajtur Khristina dhe shtoi dy emotikone në postim: një zemër të zezë dhe një unazë fejese. Kjo konfirmoi se ai i kishte propozuar martesë partneres së tij 23-vjeçare, e cila është 16 vjet më e re se ai. Nasraoui, i njohur për praninë e tij aktive në mediat sociale, ka gëzuar statusin e një personi me ndikim për njëfarë kohe. View this post on Instagram A post shared by MOUNIR NASRAOUI (@hustle_hard_304) Ai shpesh publikon përmbajtje në të cilën u përgjigjet drejtpërdrejt ndjekësve dhe kritikëve të tij, duke mos fshehur se sot jeton një jetë të lehtë falë suksesit të të birit, yllit të Barcelonës dhe ekipit kombëtar spanjoll. Mounir dhe Khristina e zbuluan publikisht lidhjen e tyre disa muaj më parë, dhe tani duket se janë gati të çojnë gjërat një hap më tej. Njoftimi i tyre shkaktoi reagime të shumta. Nga urimet dhe mesazhet mbështetëse deri te disa komente tallëse. Ndërsa disa shkruajnë "Urime, çift i mrekullueshëm!", të tjerë bëjnë shaka: "I varfëri Lamine, një gojë tjetër për të mbështetur..." Megjithatë, shumica e mesazheve ishin pozitive dhe duket se familja Nasraoui së shpejti do të ketë arsye për të festuar, ndërsa Lamine Yamal do të ketë një njerkë që është vetëm pesë vjet më e madhe se ai. /Telegrafi/

Burri përdor kaushin për të kapur topthin e akullores nga 11 metra largësi

Burri përdor kaushin për të kapur topthin e akullores nga 11 metra largësi

Një burrë nga Idaho me më shumë se 300 tituj në librin e rekordeve botërore Guinness, shtoi një tjetër rekord në emrin e tij duke përdorur një kaush për të kapur një topth akulloreje nga një distancë prej 11 metrash. Thyesi i rekordeve serike David Rush u bashkua me Josh VanBattenburg, një anëtar i ekipit të youtuberit Josh Horton, për të marrë titullin për hedhjen dhe kapjen më të largët të akullores (ekip prej dy personash). Dyshja mori përsipër sfidën në Simi Valley, Kaliforni, transmeton Telegrafi. VanBattenburg hodhi akulloren nga një lugë dhe Rush arriti ta kapte atë në kaushin e tij nga një distancë prej 11 metrash. "Kapja u mat nga pjesa e përparme e këmbës së Josh kur akullorja ra në kaush dhe qëndroi aty", shkroi Rush. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Kurti flet për mandatimin e Konjufcës për kryeministër, deklaron se nuk ka obligim për të siguruar 61 nënshkrime

Kurti flet për mandatimin e Konjufcës për kryeministër, deklaron se nuk ka obligim për të siguruar 61 nënshkrime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka obligim për të siguruar 61 nënshkrime për t’ia dërguar presidentes për zgjedhjen e Qeverisë së re. “Sot dërguam tek zonja presidente Vjosa Osmani emrin e Glauk Konjufcës, nënkryetarit të parë të subjektit ku unë jam kryetar, që të bëjmë edhe një tentim për zgjedhje të […] The post Memli Krasniqi takon presidenten Osmani, i thot se në Kuvend nuk ka shumicë për Qeveri appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Pse Haradinaj nuk shkoi në takim me Osmanin?

Pse Haradinaj nuk shkoi në takim me Osmanin?

Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i është propozuar një takim me Presidenten Vjosa Osmani, por ai nuk ka mundur ta zhvillojë pasi ka qenë në terren për fushatën e balotazhit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli për Telegrafin. “Ka pasur propozim për takim, por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh,” ka thënë Xhemajli. Sot, Presidentja Osmani ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë. Osmani ka kohë deri nesër për të vendosur nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër ose do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës. LVV-ja tha se pret "reflektimin" e partive të tjera shqiptare sa i përket formimit të Qeverisë së re të Kosovës, por ato insistuan në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Në fjalën në Këshillin e Përgjithshëm, Konjufca tha se mosmandatimi i Kurtit për kryeministër është “kompromisi i madh” i LVV-së. “Më shumë se kaq nuk ka mundësi, sepse po e prezantojmë një Qeveri ku kryeministër nuk është Kurti dhe ky është kompromis i madh. Tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca. Ai argumentoi se partitë e tjera shqiptare u bënë bashkë që t’ia pamundësojnë Kurtit formimin e ekzekutivit të tretë. “Populli shumë shpejt pret të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021”, iu drejtua Konjufca Kurtit, duke iu referuar zgjedhjeve kur LVV-ja mori mbi 50 për qind të votave.