Puna e madhe më në fund i shpërblehet, Napoli vendos t’ia rris pagën Amir Rrahmanit

Puna e madhe më në fund i shpërblehet, Napoli vendos t’ia rris pagën Amir Rrahmanit

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin. Mbrojtësi kosovar pritet të kalojë nga paga aktuale prej 2.5 milionë eurosh në rreth 4 milionë euro në sezon. Marrëveshja e re do të vlejë deri më 30 qershor 2028, megjithëse ende nuk dihet nëse do të përfshijë opsion për zgjatje. Fillimisht ishte menduar një rinovim deri në vitin 2029, por duke qenë se Rrahmani tashmë është 31 vjeç, klubi preferon një afat më të afërt. Pas një periudhe mungese për shkak lëndimi, kapiteni i Kosovës u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Comos. Amir Rrahmani “Kundër këtyre skuadrave duhet të vraposh shumë. Nuk arritëm të fitojmë, por as nuk humbëm – kur nuk mund të fitosh, nuk duhet të humbasësh. Ishte shumë e vështirë për mua, pas dy muajsh mungesë humbet ritmin. Vrapimet, duelet… ishte e lodhshme, por jam i lumtur që u ktheva”. Pas Rrahmanit, Napoli pritet të vazhdojë me rinovimet e tjera. Kapiteni Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Frank Anguissa janë gjithashtu në listë për përmirësime kontratash, si shpërblim për paraqitjet e tyre të mira gjatë periudhës nën drejtimin e Antonio Contes. Megjithatë, Amir Rrahmani është i pari në radhë — rinovimi i tij është pothuajse gati./ Telegrafi /

Rokas: Maqedonia e Veriut t'i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Rokas: Maqedonia e Veriut t'i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai thase në Maqedoni mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë fushë tha se është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal. “Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet e rëndësisë thelbësore që të bëhet. Këto nuk janë vetëm përcaktime, por themel për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të shtetit. Viti i tretë me radhë, në këtë fushë nuk kemi përparim të theksuar. Megjithatë pikërisht këtu një përkushtim i ri mund të bëj një dallim serioz. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dua të theksoj së është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal në Kuvend në përputhje me rekomandimet”, tha Mikalis Rokas. Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese janë kyçe në rrugën drejt BE-së.

Ronaldo trondit Spanjën: Më vështirë të shënosh në Arabinë Saudite se në La Liga

Ronaldo trondit Spanjën: Më vështirë të shënosh në Arabinë Saudite se në La Liga

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të nivelit të Superligës Arabe gjatë një bisede me gazetarin Piers Morgan, duke theksuar se kritikët nënvlerësojnë cilësinë e kampionatit dhe kushtet në të cilat luhet. Ylli portugez deklaroi se më lehtë është të shënosh në kampionatin spanjoll se në atë arab, duke përmendur faktin se temperaturat e larta kanë rol të madh. “Një pjesë e njerëzve kërkojnë justifikime – është mënyra më e lehtë. Vit pas viti, unë vazhdoj të shënoj më shumë. Edhe në sezonin tim më të dobët shënova 25 gola”. “Ata që flasin nuk kanë qenë kurrë këtu, nuk kanë luajtur kurrë këtu. Nuk e dinë se çfarë do të thotë të vraposh në 40 gradë. Dhe unë ende po vazhdoj”. Cristiano Ronaldo Sulmuesi i Al Nassr shtoi se kampionati saudit meriton shumë më tepër respekt. “Është shumë më i mirë se kampionati portugez, madje edhe se ai francez – sepse në Francë ekziston vetëm PSG-ja. Pse nuk llogaritet ‘Këpuca e Artë’ për ligën saudite? Shikoni golashënuesit më të mirë dhe pyesni futbollistët që kanë luajtur këtu. Për mua, ka qenë më e lehtë të shënoja në Spanjë sesa në Superligën e Arabisë”. Ndërkohë, Ronaldo gjatë kësaj interviste të gjatë foli edhe për shumë tema tjera, si Kupa e Botës dhe pensionimi./ Telegrafi /

Tajfuni Kalmaegi godet Vietnamin pasi vrau të paktën 114 persona në Filipine

Tajfuni Kalmaegi godet Vietnamin pasi vrau të paktën 114 persona në Filipine

Tajfuni Kalmaegi mbërriti në Vietnam të enjten pasi vrau të paktën 114 persona dhe përmbyti qytete të tëra në Filipine. Më shumë se 260,000 ushtarë janë në gatishmëri për përpjekjet e shpëtimit, ndërsa erërat deri në 92 mph (149 km/orë) godasin vijën bregdetare të vendit, sipas mediave vietnameze dhe portalit online të qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas tyre, gjashtë aeroporte në vend janë detyruar të mbyllen dhe qindra fluturime pritet të preken, paralajmëroi qeveria. Vendi, i cili tashmë është përballur me shira dhe përmbytje rekord, tani po përballet me një nga tajfunët më të fortë të Azisë këtë vit. Ministria e mjedisit e vendit tha të enjten se "stuhia është në tokë, në provincat Dak Lak dhe Gia Lai" në një deklaratë të cituar nga media të ndryshme. This is in Quy Nhon, Gia Lai province, hours before Typhoon Kalmaegi made landfall in Vietnam today Tien Loi pic.twitter.com/ONggF4ZTUh — Volcaholic (@volcaholic1) November 6, 2025 Parashikuesi kombëtar i motit vietnamez thotë se qindra lokalitete në shtatë qytete dhe provinca janë në rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh toke në gjashtë orët e ardhshme. Tashmë ka pasur raportime për dëme nga disa provinca, duke përfshirë çati të shqyera nga shtëpitë, panele xhami të thyera në hotele dhe pemë të shkulura ose të thyera përgjatë rrugëve të qytetit dhe rrugëve rurale nga erërat e forta. The Philippines declares a state of emergency following Typhoon Kalmaegi, causing severe flooding and landslides. At least 114 dead, with 127 people still missing. The storm has since weakened and moved toward Vietnam and Thailand, prompting evacuations there as well. https://t.co/Rc4g0rk19q pic.twitter.com/1xfDUpD6yz — orange (@orange4u28) November 6, 2025 Tajfuni zbarkoi në Vietnam në orën 19:29 sipas orës lokale. Rreth 30 minuta më vonë, qindra banorë në dy komuna të provincës Dak Lak kërkuan ndihmë, raportuan mediat lokale. Shumë njerëz raportuan se shtëpitë e tyre ishin shembur ose ishin përmbytur, ndërsa erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm vazhduan të godisnin zonën. ❗️❗️ HORRIFIC flooding across Cebu, Philippines after Typhoon Kalmaegi (TinoPH). Homes gone. Streets underwater. Families displaced. This. Is. Not. Normal. Warmer oceans = stronger storms Climate change = worse flooding What we’re seeing in Cebu is part of a growing global… pic.twitter.com/9fAM2daPBV — Volcaholic (@volcaholic1) November 4, 2025 Ushtria e Vietnamit ka vendosur më shumë se 260,000 ushtarë dhe personel, së bashku me më shumë se 6,700 automjete dhe pajisje, përfshirë gjashtë avionë, për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës për pasojat e stuhisë. Sipas raportimeve të mediave lokale, kryeministri i Vietnamit, Pham Minh Chinh mbajti një takim online për të drejtuar reagimin ndaj emergjencave. Para se të arrinte në Vietnam, tajfuni, i njohur në vend si Tino, la një gjurmë shkatërrimi në Filipine. Të paktën 114 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra u evakuuan, veçanërisht nga zonat qendrore, përfshirë ishullin e populluar dhe pikën turistike të Cebu-së, ku makinat u përfshinë nëpër rrugë. Kalmaegi solli shi ekuivalentin e një muaji shi në ishull vetëm në 24 orë, duke dërguar rrëke balte dhe mbeturinash poshtë shpateve të maleve dhe në zonat urbane. / Telegrafi /

Trump: SHBA do të bëhet superfuqia botërore e Bitcoinit

Trump: SHBA do të bëhet superfuqia botërore e Bitcoinit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në superfuqinë e Bitcoinit dhe në kryeqendrën globale të kriptomonedhave. Gjatë një deklarate të fundit, ai theksoi rëndësinë që SHBA të udhëheqë në këtë fushë, duke paralajmëruar se nëse vendi nuk e zhvillon siç duhet sektorin e kriptovalutave, atëherë Kina do të marrë rolin kryesor. “Ne po e bëjmë Shtetet e Bashkuara superfuqinë e Bitcoinit, kryeqendrën botërore të kriptomonedhave. Nëse nuk e bëjmë siç duhet, Kina do të dëshirojë ta bëjë ajo”, deklaroi 79-vjeçari. Trump: We’re making the United States the Bitcoin superpower, crypto capital of the world. If we don’t do crypto properly, China wants to do it. pic.twitter.com/kkHWC2I0La — Clash Report (@clashreport) November 5, 2025 Deklaratat e liderit amerikan vijnë në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë globale dhe vendet po garojnë për të tërhequr investime në këtë sektor. Megjithatë, Bitcoin ka humb vlerë javët e fundit dhe aktualisht ka një çmim prej 102 mijë dollarë. Ndryshe, familja Trump raportohet se zotëron kriptovaluta të ndryshme në vlerë qindra miliona dollarë. /Telegrafi/

PSG-ja synon transferimin e yllit të Barcelonës sezonin e ardhshëm

PSG-ja synon transferimin e yllit të Barcelonës sezonin e ardhshëm

Paris Saint-Germain duket se po vazhdon traditën e viteve të fundit për të bërë “blerjet e verës” në Barcelonë dhe këtë herë francezët kanë vënë sytë te një tjetër lojtar i katalanasve. Sipas një raporti nga L’Equipe , PSG është e interesuar për mbrojtësin Eric Garcia. 24-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe pas më pak se dy muajsh do të jetë i lirë të nënshkruajë paraprakisht me ndonjë klub tjetër, përfshirë edhe PSG-në, për t’u larguar falas verën e ardhshme. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është një admirues i Garcias që nga koha kur drejtonte kombëtaren e Spanjës. Megjithatë, raportet nga Spanja tregojnë se Barcelona mbetet e bindur se do të arrijë një marrëveshje të re me mbrojtësin gjatë javëve në vijim. Eric Garcia në aksion Kjo nuk është hera e parë që Garcia lidhet me një kalim te PSG. Në shtator u raportua se lojtari dhe Barcelona kishin rënë dakord për kushtet e një kontrate pesëvjeçare, me synimin që ajo të firmosej para fundit të vitit kalendarik. Nën drejtimin e Hansi Flick, Garcia është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën katalanase. Fillimisht i përdorur si mesfushor në raste emergjente, më pas si mbrojtës i djathtë, këtë sezon ai është rikthyer në rolin e tij natyral – qendërmbrojtës. Deri më tani, Garcia ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka luajtur 1,121 minuta, më shumë se çdo lojtar tjetër i Barcelonës, duke konfirmuar rritjen e tij në rëndësinë që gëzon në skuadër./ Telegrafi /

Xheneta Fetahu mahnit me paraqitjen e saj të fundit

Xheneta Fetahu mahnit me paraqitjen e saj të fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të mahnit ndjekësit e saj në rrjetet sociale me imazhet e saj tërheqëse dhe stilin unik. Së fundmi, ajo publikoi dy fotografi ku shfaqet e veshur thjesht, por me shumë elegancë, duke pozuar nën rrezet e buta të diellit në këtë mesvjeshtë. Në pamjen e saj, Xheneta veshi një pale xhinse të ngushta dhe një bluzë të bardhë klasike, të kombinuar me një pallto të hollë që i shtonte hijeshi dhe freski dukjes. Foto: Xheneta Fetahu / Instagram Bukuria e saj binte menjëherë në sy, ndërsa stilin e veçantë e kompletonte mënyra se si veshja i përqafonte hijshëm vijat e trupit. Pamja e saj transmetonte një kombinim të sofistikimit dhe thjeshtësisë, duke treguar se Xheneta di të kombinojë elegancën me rehati, edhe në veshjet më të thjeshta të përditshme. Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Gjorgjievski e mori mandatin si kryetar i Bashkisë së Shkupit: Sonte nisim pastrimin e qytetit

Gjorgjievski e mori mandatin si kryetar i Bashkisë së Shkupit: Sonte nisim pastrimin e qytetit

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski sot mori zyrtarisht certifikatën e mandatit dhe njoftoi se nga sonte do të fillojë aksioni i parë i madh për pastrimin e qytetit, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij. “Zyrtarisht, duke filluar nga sot, Shkupi po hap një faqe të re. Certifikata që mora është simbol i besimit që qytetarët më dhanë, por edhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim dhe rezultate konkrete. Do të jem kryetar për të gjithë, pa dallime fetare, kombëtare apo partiake. Për mua nuk ka ndarje. Prioriteti im është një e ardhme më e mirë dhe një jetë dinjitoze për të gjithë. E keni fjalën time”, shkroi ai në Facebook. Gjorgjievski njoftoi se sonte, në orën 20:30, nis aksioni 72-orësh për pastrimin e Shkupit. Ndërsa nga nesër, sipas tij, fillon riorganizimi i ndërmarrjeve publike për të normalizuar funksionimin e qytetit. Ai paralajmëroi se shumë projekte të reja do të nisin së shpejti, përfshirë investime në infrastrukturë, arsim, sport dhe mjedis, si dhe kthimin e transparencës në punën e komunës.

Pamje, ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe me 15 tetor - e konfirmon KFOR-i

Pamje, ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe me 15 tetor - e konfirmon KFOR-i

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Me reagime të shumta që nga Presidentja e zyrtarë tjerë të shtetit është pritur ditëve të fundit informacioni se xhandarmëria serbe hyri në territor të Kosovës në veri, kidnapoi një qytetar dhe u largua. Por, kjo nuk është hera e vetme që forcat serbe së fundmi kanë kaluar në Kosovë. Dukagjini posedon që nga mesi i tetorit një video sesi forcat serbe hyn në vend por kah veri-lindja, saktësisht në fshatin Rakinicë, në afërsi të Orllanit të Podujevës. Por, televizioni ka qenë në pritje të një konfirmimi për rastin nga Policia e Kosovës, pyetjet të cilëve u janë drejtuar që nga 20 tetori dhe ende nuk ka një përgjigje. Megjithëkëtë, konfirmimin e krejt ngjarjes e ka bërë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. “Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve. Sapo kuptuan se kishin kaluar Vijën Kufitare Administrative (ABL), ata u kthyen menjëherë në anën e Vijës Kufitare Administrative të Serbisë”. Televizioni ka komunikuar edhe me banorët e asaj ane dhe ata të cilët kanë xhiruar por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen, veçse kanë konfirmuar se njërit, ushtarët serbë ia konfiskuan edhe traktorin. Pretendimet e tyre janë se gjithashtu forcat serbe i kanë ofenduar dhe sharë gjatë këtij ballafaqimi. Pos Policisë së Kosovës që nuk është përgjigjur, televizioni ka kërkuar një reagim edhe nga Ministria e Brendshme dhe informacion nëse institucionet e sigurisë kanë qenë në dijeni për rastin, por as ky institucion nuk ka kthyer përgjigje. Policia është reaguesi i parë i sigurisë në vend e KFOR-i i treti, megjithëse misioni i NATO-s është përgjegjës për sigurinë e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Granit Xhaka: Arsenali është në zemrën time, por tani jam kapiten i Sunderlandit dhe ndihem si në shtëpi

Granit Xhaka: Arsenali është në zemrën time, por tani jam kapiten i Sunderlandit dhe ndihem si në shtëpi

Pak pas orës nëntë të mbrëmjes së së hënës, Granit Xhaka shënoi golin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit dhe e festoi me një rrëshqitje në gjunjë përpara tribunave të mbushura të “Stadium of Light”. Të nesërmen në mëngjes, Xhaka ishte sërish në qendrën stërvitore duke folur për atë gol që i dha Sunderlandit një barazim ndaj Evertonit dhe e ngjiti skuadrën në vendin e katërt të Ligës Premier. “Jam gjithmonë me kohë – është diçka që më karakterizon”. Sunderland, skuadër e sapo ngjitur në elitë, ka befasuar Anglinë me 18 pikë në 10 ndeshje. Tani e pret sfida më e veçantë: përballja e së shtunës ndaj Arsenalit. Për Xhakën, kjo ndeshje është më shumë se thjesht futboll. Ai e pranon me sinqeritet: “Të gjithë e dinë që Arsenali është në zemrën time. Të jesh shtatë vjet pjesë e atij klubi është diçka e veçantë”. Në një intervistë të qetë te “Academy of Light”, mes hyrjeve të lojtarëve që vinin për stërvitje, ai tregoi se momenti i tij më i preferuar në Sunderland nuk ishte goli, por dita e parë që hyri në klub. Granit Xhaka “E ndjeva menjëherë energjinë pozitive. Këtu duhet të ndihesh si në shtëpi – e ndjeva që në fillim”. Xhaka foli me respekt të madh për Mikel Artetën, trajnerin që i ndryshoi rrjedhën e karrierës kur gjithçka dukej se kishte marrë fund te Arsenali pas incidentit me tifozët në vitin 2019. “Valixhet i kisha gati. Doja të largohesha. Por Mikel më foli hapur dhe më bindi të qëndroja. Çdo fjalë që më tha atë ditë, më pas e ktheu në realitet. Ai më ndryshoi si njeri dhe si lojtar”. “Ishte dita më e keqe e karrierës sime, por në të njëjtën kohë më e mira. Sepse më mësoi shumë për njerëzit, për veten, për jetën”. Granit Xhaka Nëse nuk do të kishte ardhur Arteta, historia mund të ishte ndryshe. Por Xhaka qëndroi, fitoi dy FA Cup, më vonë u transferua te Bayer Leverkusen ku udhëhoqi klubin drejt titullit të parë në Bundesliga dhe sot është kapiten i Sunderlandit, me 141 ndeshje për Zvicrën dhe një vend mes 20 më të mirëve në Top 20 të Topit të Artë 2024. Sot, ai është figurë udhëheqëse në skuadrën e re. Trajneri Regis Le Bris e ka cilësuar “trurin e ekipit në fushë”, ndërsa shokët e quajnë “trajneri i dytë”. Vetë Xhaka ka marrë tashmë licencat UEFA B dhe A, dhe është në rrugën drejt licencës Pro. “Por ende dua të jem lojtar. Të gjithë trajnerët të thonë: qëndro në fushë sa më gjatë që mundesh”. Në statistika, Xhaka renditet në vendet e para për kilometra të përshkuara, pasime përpara dhe ndërprerje aksionesh. Por përtej numrave, është prania e tij që ndjehet. Granit Xhaka dhe Olivier Giroud “Pas 10 ndeshjesh, askush nuk ka fituar apo humbur asgjë. Të shohim ku do të jemi pas 38 javësh”. “Të jesh lider do të thotë të jesh vetvetja, jo të tregosh se je kapiten. Sjellja jote në fushë dhe në dhomën e zhveshjes tregon gjithçka.” Të shtunën, kur Arsenali të rikthehet në “Stadium of Light” për herë të parë që nga viti 2016, përballë do ta ketë sërish një figurë të njohur – por tashmë në një fanellë tjetër./ Telegrafi

Çitaku, Kurtit: Shpërndarja e 100 eurove për studentët, abuzim me taksat e qytetarëve për qëllime elektorale

Çitaku, Kurtit: Shpërndarja e 100 eurove për studentët, abuzim me taksat e qytetarëve për qëllime elektorale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si “abuzim me taksat e qytetarëve për qëllime elektorale”, duke akuzuar kryeministrin në detyrë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për manipulim me paratë publike në prag të votimeve. “Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të kryetarit të LVV-së. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar Çitaku. Sipas saj, ky veprim tregon se pushteti aktual është në panik dhe po përdor mjetet publike për të ndikuar tek votuesit në prag të zgjedhjeve.

Trump dëshiron që Afrika e Jugut të largohet nga G20

Trump dëshiron që Afrika e Jugut të largohet nga G20

Afrika e Jugut ka anashkaluar kritikat e fundit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka thënë se nuk mendon se vendi duhet të jetë më pjesë e G20. Zëdhënësi presidencial Vincent Magwenya i tha BBC-së se vendi i tij ishte i bindur se do të organizonte një samit shumë të suksesshëm të G20 kur udhëheqësit nga ekonomitë më të mëdha të botës të mblidhen në Johanesburg më vonë këtë muaj. Trump, i cili ka akuzuar vazhdimisht Afrikën e Jugut për diskriminim ndaj pakicës së saj të bardhë, nuk do të marrë pjesë - duke dërguar në vend të tij zëvendëspresidentin JD Vance, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Çdo vit, një shtet anëtar i ndryshëm mban presidencën e G20 dhe përcakton axhendën për samitin e udhëheqësve - me SHBA-në që pritet të bëjë këtë pas Afrikës së Jugut. "Afrika e Jugut nuk duhet të jetë më në G20, sepse ajo që ka ndodhur atje është e keqe. Unë nuk do ta përfaqësoj vendin tonë atje...", tha Trump në një konferencë në Miami të mërkurën. Qeveria e Afrikës së Jugut refuzoi të bënte një deklaratë të plotë në përgjigje të këtyre komenteve, megjithëse javën e kaluar ajo kundërshtoi vendimin e SHBA-së për t'i dhënë përparësi aplikimeve për refugjatë nga afrikano-jugorët e bardhë, të cilët janë kryesisht pasardhës të kolonëve holandezë dhe francezë. Ajo tha se pretendimet për një gjenocid të bardhë ishin diskredituar gjerësisht dhe u mungonin prova të besueshme. Edhe statistikat e fundit të krimit në Afrikën e Jugut nuk tregojnë se më shumë njerëz të bardhë kanë rënë viktima të krimit të dhunshëm sesa grupet e tjera racore. G20 u themelua në vitin 1999 pas krizës financiare aziatike. Kombet e përfshira kanë më shumë se 85% të pasurisë botërore dhe qëllimi i saj ishte të rivendoste stabilitetin ekonomik. Samiti i parë i liderëve u mbajt në vitin 2008 në përgjigje të trazirave financiare globale të atij viti, për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Tani liderët mblidhen çdo vit - së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan - për të folur për ekonomitë e botës dhe çështjet me të cilat përballen vendet. /Telegrafi/

Kurti: Prvoj grupi studenata uplaćeno po 100 evra, uvek će imati podršku ove vlade

Kurti: Prvoj grupi studenata uplaćeno po 100 evra, uvek će imati podršku ove vlade

Kosovski premijer u tehničkom mandatu Aljbin Kurti saopštio je da je prvoj grupi studenata uplaćeno po 100 evra, u skladu sa odlukom vlade od pre mesec dana, dok će ostalim akademcima kojim ispunjavaju uslove novac biti uplaćen narednih dana. Studenti su obaveštenje o novcu na računu dobili i kroz SMS poruke iz kabineta premijera, uz napomenu da će u ovoj vladi uvek imati podršku.