Evropska komisija: Kosovo mora da ubrza reforme i obnoviti konstruktivan dijalog sa Srbijom
Evropska komisija: Kosovo mora da ubrza reforme i obnoviti konstruktivan dijalog sa Srbijom
Evropska komisija: Kosovo mora da ubrza reforme i obnoviti konstruktivan dijalog sa Srbijom
Edhe pse TSG Hoffenheim ndodhet në një pozitë të shkëlqyer të gjashtë në Bundesligë pas nëntë xhirove, pas skenave klubit i ka shpërthyer një krizë e madhe brenda strukturave drejtuese. Një luftë për pushtet po zhvillohet dhe kërcënon të destabilizojë të gjithë organizatën. Drama u intensifikua të hënën mbrëma, kur dy drejtorët, Markus Schutz (60) dhe Frank Briel (50), u njoftuan se ishin shkarkuar. Të dy tashmë kanë lënë zyrat e tyre, ndërsa një njoftim zyrtar për shtyp është përgatitur dhe një takim me punonjësit ishte planifikuar, por më pas u anulua në minutën e fundit. Vendimi për shkarkim u mor nga aksionarët Dietmar Hopp (85) dhe presidenti i klubit, Jorg Albrecht (57). Sipas mediave gjermane, vetëm Hopp nënshkroi shkarkimin, pasi dy drejtorët kundërshtuan auditimin e biznesit që ai kërkoi, duke çuar situatën në një bllokim të plotë dhe duke e quajtur Hoffenheim "një klub të rrënuar të Bundesligës", ku kaosi ka mbretëruar ditët e fundit. Schutz dhe Briel nuk i besonin firmës ligjore të përzgjedhur për auditimin, ndërsa presidenti Albrecht synonte të bisedonte fillimisht me drejtorët përpara se të nënshkruante. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte largimi i dy drejtorëve në mënyrë vullnetare, ndërsa Hopp do të hiqte dorë nga kërcënimi për auditim. Pasardhësi i mundshëm i drejtorit sportiv Situata ndërlikohet edhe më shumë nga e ardhmja e pasigurt e drejtorit sportiv, Andreas Schicker (39), për të cilin RB Salzburg dhe Jurgen Klopp kanë shfaqur interes serioz. Klubit i mbetet ende të vendosë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet, ndërsa tashmë është kontaktuar Jonas Boldt, ish-drejtori sportiv i Hamburgut, si pasardhës i mundshëm. Boldt ka përvojë të gjerë në Bundesliga, ku ka punuar te Bayer Leverkusen dhe HSV, dhe njohja e tij e mirë e rajonit Rhein-Neckar e bën atë një kandidat ideal për të rimarrë kontrollin mbi politikën sportive të klubit. Fraksioni rreth Dietmar Hopp dhe trajnerit me ndikim Roger Wittmann duket se ka një vizion të qartë: të rikthejë kontrollin e plotë mbi drejtimin sportiv të Hoffenheim, duke vendosur Boldt në krye të drejtorisë sportive. Stabilitet në fushë, paraqitje të shkëlqyera nga lojtarët shqiptarë Edhe pse kaosi administrativ është i dukshëm, skuadra e parë po tregon stabilitet dhe performancë të lartë në fushë. Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë bërë pjesë e rëndësishme e ekipit startues dhe kanë treguar paraqitje të shkëlqyera deri më tani në Bundesligë, duke fituar besimin e trajnerit dhe duke kontribuar në rezultatet pozitive të klubit. Në ambientet e klubit në Zuzenhausen, e marta kaloi në heshtje dhe pa konfirmim zyrtar për shkarkimet e drejtorëve. Takimi i planifikuar me punonjësit u anulua në minutën e fundit, duke lënë të pasigurt se çfarë vendimesh do të merren përfundimisht dhe kush do të mbajë pozicionet e tyre në ditët e ardhshme. Ndërkohë, tifozët dhe mediat mbeten të shqetësuar për situatën brenda klubit, ndërsa në fushë Hoffenheim vazhdon të demonstrojë aftësitë dhe potencialin e tij me skuadrën e rinjve dhe yjet e rinj shqiptarë që po bëhen një pjesë thelbësore e ekipit. /Telegrafi/
Sot rreth orës 17:00, u raportua një aksident trafiku midis dy automjeteve të pasagjerëve në rrugën A1 Prilep - Rosoman pranë fshatit Radobil. "Në aksident u lënduan pesë persona, tre prej të cilëve u dërguan në spital në Prilep dhe dy në spital në Kavadar, ndërsa një mjek konstatoi vdekjen e dy personave", njoftojnë sonte nga MPB, përcjell "Lokalno". Ata njoftuan se që nga ora 18:00, trafiku do të zhvillohet në një korsi me automjete që kalojnë në mënyrë alternative. "Do ta informojmë publikun me detaje pasi të përfundojë inspektimi", shtojnë nga MPB./Telegrafi/
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, që ndryshe njihet me emrin tregtar akticllic. Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç. Siç raporton TopChannel, AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm , “Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini. Qenë analizat laboratorike të ISUV ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit. Perimiphos methyl Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes Mund të shkaktojë përgjumje Dyshohet se shkakton kancer Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun. “Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini. Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovës për vitin 2025. “Sot jemi për Raportin e Progresit që është për periudhën 1 shtator 2024 deri 1 shtator 2025. Ne nuk e përgatisim këtë raport. Ju e […] The post Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovës për vitin 2025. “Sot jemi për Raportin e Progresit që është për periudhën 1 shtator 2024 deri 1 shtator 2025. Ne nuk e përgatisim këtë raport. Ju e […] The post Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Real Madrid do të përpiqet të nënshkruajë një mbrojtës qendror në verën e vitit 2026 për të zëvendësuar veteranët në plakje, David Alaba dhe Antonio Rudiger, në fund të kontratave të tyre. Megjithatë, opsionet në treg po fillojnë të pakësohen. Pavarësisht se e pranoi se një kalim te Real Madrid ishte “shumë joshës”, Ëilliam Saliba i Arsenalit nënshkroi një kontratë të re me klubin në shtator, duke mbyllur praktikisht shanset e Los Blancos për të nënshkruar mbrojtësin që ata e vlerësojnë më shumë. Një tjetër opsion tërheqës është mbrojtësi francez i Bayern Munich, Dayot Upamecano, i cili përfundon kontratën vitin e ardhshëm dhe pritet të jetë i lirë për t’u nënshkruar brenda pak më shumë se dy muajve. Megjithatë, Bayern nuk do ta lëshojë lehtë Upamecanon. Tre vjet më parë, Los Blancos nënshkruan me Alaba nga Bayern falas, por bavarezët mbajtën Alphonso Davies në një situatë të ngjashme verën e kaluar. Dayot Upamecano Megjithëse Real Madrid nuk ka treguar të njëjtin nivel interesi, Drejtori Sportiv i Bayern, Max Eberl, dha një përditësim mbi bisedimet për kontratën. “Gjithmonë është e vështirë të bësh parashikime. Ai është shumë i kënaqur në Mynih, megjithatë ka të ngjarë të ketë oferta”, ka thënë Eberl për Sky DE . Nëse Upamecano rinovon me Bayern, kjo zvogëlon opsionet e Real Madrid në tregun e transferimeve të vitit 2026. Dy emrat e tjerë të mëdhenj që aktualisht janë të lirë janë Marc Guehi nga Anglia dhe Ibrahima Konate i Liverpoolit./Telegrafi/
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mandatin do e çojë deri në fund dhe se nuk jep dorëheqje. Këtë deklaratë e dha Osmani kur u pyet se a ka gjasa të dorëhiqet e të hyjë në ndonjë listë për zgjedhje para përfundimit të mandatit. “Unë i garantoj qytetarët që do ta përfundoj mandatin deri në […] The post Kurti: Raporti i Progresit ka vlerësuar progres edhe në fusha që janë kritikuar appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale "Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Më 3 nëntor, ndërsa drejtonte një Volkswagen Passat përgjatë Bulevardit "Goce Dellçev" në Shkup, ai nuk i përmbahej rregulloreve dhe rrezikoi trafikun publik. Ai po e ngiste makinën me një shpejtësi të papërshtatshme që nuk e lejonte të ndalonte në kohë në rast nevoje ose pengese. Duke mbërritur në një vendkalim për këmbësorë në kryqëzimin me rrugën "Lazar Liçenoski", i dyshuari 37-vjeçar goditi pjesën e përparme të automjetit të tij me një biçikletë, të drejtuar nga tani i ndjeri Jorgo Çuka, i cili po ecte në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. I dëmtuari pësoi lëndime të rënda nga goditja dhe ndërroi jetë. Prokurori publik kompetent vendosi t’i paraqesë Gjykatës një propozim për përcaktimin e masave paraprake - konfiskimin e pasaportave të RMV-së dhe Serbisë nga i dyshuari, i cili ka shtetësi të dyfishtë, konfiskimin e patentës së shoferit, ndalimin e daljes nga vendbanimi dhe detyrimin për t’u paraqitur periodikisht te një autoritet shtetëror kompetent./Telegrafi/
Ukraina nuk ishte i vetmi vend që Marta Kos, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, e përmendi kur foli para Parlamentit Evropian. Ajo foli edhe për vendet e tjera që po përparonin, si dhe disa që nuk po përparonin aq mirë. Mali i Zi kishte “avancuari më së shumti” në përpjekjet e tij, tha Kos dhe se ishte vendi më i përgatitur, raporton skynews. Parlamenti Evropian dëgjoi se Shqipëria kishte bërë “progres të paprecedent” që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Moldavia kishte punuar mirë për të thelluar lidhjet me BE-në, megjithëse kishte “kërcënime hibride të vazhdueshme për të destabilizuar vendin dhe rrugën e BE-së”. Rusia është akuzuar se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e saj më të fundit. Raporti më i ashpër i Komisionit Evropian për Serbinë - institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura Megjithatë, jo të gjitha vendet po përparonin njësoj. Kos theksoi disa vende që po dështonin të arrinin objektivat e tyre. “Në Serbi, autoritetet vazhdojnë të deklarojnë anëtarësimin në BE si qëllimin strategjik, por ritmi real i zbatimit të reformave është ngadalësuar ndjeshëm”, tha ajo. Kos pranoi disa “zhvillime pozitive të fundit”, por tha se duhet të shmangë “retorikën anti-BE” dhe të shmangë “kthimin mbrapa” në lirinë e shprehjes. Maqedonia, tha Kos, nuk kishte marrë “hapa vendimtarë” për të avancuar negociatat me BE-në, duke përfshirë edhe ndryshimin e kushtetutës. Në Kosovë, politika e brendshme kishte bërë që rruga drejt BE-së të “stagnojë”, tha ajo, ndërsa negociatat me Turqinë nuk kishin ecur “që nga viti 2018”. Megjithatë, situata më e keqe ishte në Gjeorgji, ku “ishte përkeqësuar ndjeshëm gjendja me një regres të rëndë demokratik”. Aq shumë, tha Kos, sa tani Gjeorgjia konsiderohet kandidat vetëm “në letër”. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Haradinaj: Druga kandidatura LVV za vladu pokušaj da se nastavi osvajanje institucija, uz kršenje ustava
Osmani dala Konjufci mandat da sastavi vladu
Emërimi i Genc Deromemaj si drejtor i Kadastrës së Vlorë bëri bujë mediatike pasi ai ishte ish-kreu i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës. Për postin e drejtorit të Kadastrës ai tradhtoi demokratët duke kaluar në kampin tjetër. Për ta justifikuar këtë kalim ylberi, Deromenaj premtoi se do t’iu jepte zgjidhje problemeve të pronave në … Continued The post Vetëm 4 muaj në detyrë, Genc Deromemaj ish-kreu i PD dështon te Kadastra e Vlorës, shkarkohet nga detyra appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend. “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani. Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme. “VV dhe Glauk Konjufca kanë besim të plotë që mund t’i arrijnë votat e nevojshme, por kjo i takon atyre. Mua më takon të bindem që kanë gjasa, dhe ata më kanë bindur se kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim, do të kishim një situatë krejt tjetër,” përfundoi presidentja. Ky vendim hap rrugën për tentativën e dytë për formimin e Qeverisë së re në Kosovë.
Në edicionin e sotëm, 04.11.2025, të emisionit “Debat Përnime” po transmetohet përballja mes kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit. Për kryetar të Komunës së Rahovecit në balotazh janë kandidati i LVV-së, Ali Dula, dhe kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së, Smajl Latifi. Në zgjedhjet e mbajtura më 12.10.2025, sipas rezultateve të përmbledhura, […] The post Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Na duhen partnerë, një Qeveri me shumicë të fuqishme në Kuvend appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar së fundmi bashkëpunimin me artistin kosovar Yll Limani, që do të publikohet këtë të premte. Kënga vjen si një ripërpunim i hitit të fundit të Ritas, “All Natural”, i cili ishte publikuar si solo në shtator. “All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte", ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotografie në Instagram, ku shfaqet posteri i përbashkët i këngës me Yllin. View this post on Instagram A post shared by RITA ORA (@ritaora) Sipas informacionit të publikuar, versioni i ri nuk pritet të ndryshojë shumë nga origjinali, por do të përfshijë edhe një pjesë të kënduar në shqip, të realizuar nga Ylli Limani, duke sjellë kështu një dimension të ri dhe të freskët në këngën tashmë të njohur. Fansat e të dy artistëve presin me padurim publikimin e këngës, që premton të jetë një hit tjetër i përbashkët i muzikës shqiptare me shtrirje ndërkombëtare. /Telegrafi/