Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të konstruksionit metalik. Ky projekt, nën investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, synon të ofrojë hapësira moderne për zhvillimin e tenisit, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe sportistët e qytetit. Sipas të dhënave zyrtare, fushat e reja do të përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare dhe do të shërbejnë si një qendër për aktivitete sportive, gara dhe trajnime për tenistë amatorë dhe profesionistë. Ministria bën të ditur se projekti përfshin jo vetëm ndërtimin e fushave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës përreth, duke siguruar që Prizreni të ketë një ambient të përshtatshëm për sport dhe aktivitet fizik. “Investimi në sport është investim në të ardhmen e të rinjve. Këto fusha do të ndihmojnë që Prizreni të shndërrohet në qendër të zhvillimit sportiv dhe promovimit të aktiviteteve të shëndetshme,” tha përfaqësues i Ministrisë. / Telegrafi /

NISMA del kundër propozimit të LVV-së

NISMA del kundër propozimit të LVV-së

NISMA Socialdemokrate ka reaguar pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, të Glauk Konjufcës si mandatar për Kryeministër. Kjo parti konsideron se vendi ndodhet në ngërç si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe si pasojë e përpjekjeve për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare. Kuvendi i Kosovës, sipas NISMA-s nuk ka shumicë. “NISMA Socialdemokrate […] The post Gjakova me buxhet 42 milionë euro, planifikon vetëm 236 mijë euro investime në arsim, e 450 mijë bujqësi appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Musaj: Viktimat e meritojnë drejtësinë - Kosova ka strategji për drejtësi tranzicionale, por zbatimi mbetet sfidë

Musaj: Viktimat e meritojnë drejtësinë - Kosova ka strategji për drejtësi tranzicionale, por zbatimi mbetet sfidë

Në episodin më të ri të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Mehmet Musaj, Menaxher i Lartë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), ka folur për rolin e viktimave, shoqërisë civile dhe mediave në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale në Kosovë. Sipas tij, drejtësia tranzicionale është proces njerëzor dhe shoqëror, që kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, OJQ-ve dhe qytetarëve, për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave. “Ne e kemi një strategji për ballafaqim me të kaluarën, një strategji për drejtësi tranzicionale, sepse viktimat – nëse asgjë tjetër – e meritojnë drejtësinë. Qofshin ato viktima civile, pa dallim feje apo përkatësie etnike. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore për hartimin e saj,” tha Musaj. Ai shtoi se kjo strategji është rezultat i një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës, por në zbatim ka ende boshllëqe. “Strategjia e përmend shumë mirë në hyrjen e saj se ka qasje gjithëpërfshirëse, por në mendimin tonë kjo qasje nuk reflektohet plotësisht në tekstin e mëtejmë të dokumentit strategjik,” tha ai, duke shtuar se shoqëria civile ka ngritur këtë si shqetësim edhe përballë donatorëve dhe institucioneve ndërkombëtare që mbështesin procesin. Musaj theksoi se drejtësia tranzicionale nuk mund të kuptohet pa përfshirjen e shoqërisë civile dhe mediave, të cilat kanë luajtur rol kyç në dokumentimin e rasteve dhe ndërtimin e një narrative njerëzore për të kaluarën. “Roli i mediave dhe shoqërisë civile është thelbësor. Mënyra se si flasim për të kaluarën, gjuha që përdorim dhe hapësira që u japim viktimave ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si qytetarët e kuptojnë drejtësinë,” tha Musaj në "Përballje Podcast" me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu. Ai kujtoi se KRCT ka qenë një nga organizatat e para që ka filluar punën pas luftës, duke ofruar mbështetje psikosociale, ligjore dhe mjekësore për viktimat e torturës dhe dhunës seksuale. “Në atë kohë nuk njiheshin ende konceptet e drejtësisë tranzicionale, por ne tashmë punonim mbi parimin e reparacionit dhe rehabilitimit. E drejta për rehabilitim është një nga shtyllat kryesore të drejtësisë tranzicionale,” theksoi ai. Musaj shtoi se Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka një strategji të tillë, çka tregon vullnetin institucional për ta trajtuar të kaluarën në mënyrë të organizuar. “Kjo është rezultat i punës së përbashkët të institucioneve dhe OJQ-ve që, që nga viti 2010, kanë kërkuar ndërtimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe institucionale ndaj drejtësisë tranzicionale,” tha ai. Musaj thotë se viktimat duhet të jenë qendra e procesit, jo vetëm në deklarata. “Nuk mjafton t’i vendosësh viktimat në qendër në letër. Duhet t’i dëgjosh, t’u japësh zë dhe t’u mundësosh të jenë pjesë e vendimmarrjes. Vetëm kështu drejtësia ka kuptim,” tha ai. Sipas tij, KRCT ka trajnuar ndër vite gjyqtarë, prokurorë dhe policë hetues me qasje të ndjeshme ndaj traumës, për të shmangur ritraumatizimin e viktimave gjatë procesit të drejtësisë. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) “Ne kemi ndërtuar protokolle për intervistimin e viktimave dhe kemi krijuar hapësira miqësore për dëshmi. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës kemi funksionalizuar një dhomë të sigurt, ku viktimat mund të dëshmojnë pa u ndjerë të ekspozuara apo të frikësuara,” tha Musaj. Sfida në zbatim dhe nevoja për vullnet politik Musaj vlerësoi se strategjia është hap i madh, por zbatimi mbetet sfidë, sepse kërkon vullnet të qartë institucional. “Strategjitë nuk janë dokumente obliguese. Zbatimi i tyre varet nga vullneti politik dhe institucional. Pa bashkëpunim të vazhdueshëm, procesi mund të mbetet në letër,” tha ai. - YouTube www.youtube.com Sipas tij, shoqëria civile ka kapacitetet dhe ekspertizën për të ndihmuar në zbatim dhe duhet të jetë pjesë e përhershme e këtij procesi. “Ne kemi qenë pjesë e të gjitha nismave, edhe kur nuk kemi pasur projekte apo fonde. Roli ynë është të jemi aty ku duhet, jo vetëm kur ka mbështetje financiare,” shtoi Musaj. Në fund, ai theksoi se drejtësia tranzicionale është për qytetarët dhe duhet të zbatohet me ta dhe për ta. “Ky podcast u realizua në bashkëpunim me Pro Peace. Pikëpamjet e shprehura në këtë podcast janë përgjegjësi e Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Pro Peace”.

Mbyllet përkohësisht rruga “Qëndresa - Lagjja Rugova” në Llukafc të Begut të Istogut për ndërtimin e një ure të re

Mbyllet përkohësisht rruga “Qëndresa - Lagjja Rugova” në Llukafc të Begut të Istogut për ndërtimin e një ure të re

Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 5 nëntor deri më 25 nëntor 2025, rruga “Qëndresa - Lagjja Rugova” në fshatin Llukafc i Begut do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve që po zhvillohen në ndërtimin e një ure të re. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe shoferët që lëvizin në këtë zonë këshillohen të përdorin rrugët alternative, derisa punimet të përfundojnë dhe rruga të hapet sërish për qarkullim normal. Nga Komuna e Istogut bëhet e ditur se projekti për ndërtimin e urës është pjesë e investimeve infrastrukturore lokale, që synojnë përmirësimin e lëvizjes dhe sigurisë në komunikacion në këtë pjesë të komunës. Autoritetet komunale kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme, duke theksuar se punimet do të zhvillohen me intensitet të plotë për të përfunduar brenda afatit të paraparë. / Telegrafi /

NISMA fton presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike, pas nominimit të Konjufcës për kryeministër

NISMA fton presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike, pas nominimit të Konjufcës për kryeministër

NISMA Socialdemokrate Ka reaguar pasi kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas diskutimeve të zgjeruara dhe të thelluara brenda Lëvizjes, mandati i dytë për krijimin e qeverisë do t’i besohet Glauk Konjufcës. Në reagimin e Nismës thuhet se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. "Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë. Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional", vijon reagimi i Nismës. Tutje, Nisma thotë se presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht. "NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës". /Telegrafi/

Vinicius Jr befason të gjithë, do të mbath këpucë sportive me emrin e yllit të Barcelonës

Vinicius Jr befason të gjithë, do të mbath këpucë sportive me emrin e yllit të Barcelonës

Ylli i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Junior, ka vendosur të bëjë një veprim që definitivisht nuk do t'i pëlqejë tifozëve të Los Blancos. Vinicius do të mbath këpucë sportive të gdhendura me emrin e Salma Paralluelos, njërës prej futbollisteve më të mira të Barcelonës, në njërën nga ndeshjet e tij të ardhshme. Edhe pse është skuadra e femrave të Barcelonës, tifozëve të Real Madridit me siguri nuk do t’u pëlqejë aspak lëvizja e Viniciusit. Braziliani sigurisht që nuk donte që kjo të ndodhte, por është një fushatë e Nike në të cilën ai merr pjesë së bashku me yllin e ekipit të femrave të Chelseat, Lauren James, motrën e kapitenit të ekipit të meshkujve të ekipit londinez, Reece James. Konkretisht, si pjesë e fushatës së Nike, James krijoi atlete futbolli të personalizuara që ia dërgoi Vinicius, i cili do t'i veshë ato në njërën nga ndeshjet e ardhshme. Vinicius postoi një foto të këpucëve sportive dhe falënderoi James, dhe tifozët menjëherë vunë re një detaj të rëndësishëm tek ato. Konkretisht, së bashku me emrin James, këpucët kanë edhe emrin Paralluelo, të cilin tifozëve të Real Madridit nuk u pëlqen. /Telegrafi/

VLEN: Zgjedhjet lokale vulosën një realitet të ri politik në Maqedoninë e Veriut

VLEN: Zgjedhjet lokale vulosën një realitet të ri politik në Maqedoninë e Veriut

Nga VLEN thonë se zgjedhjet lokale vulosën një realitet të ri politik në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, ata dolën nga ky proces si forca e dytë politike në nivel shteti, me 10 komuna të fituara, dhe si fituesi absolut në kampin shqiptar. Nga VLEN gjithashtu thonë se rezultatet janë të qarta, por mesazhi i qytetarëve është edhe më i qartë se epoka e politikës së vjetër ka përfunduar. "Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për punë, për përgjegjësi dhe për politikë që jep rezultate. Ata i dhanë mbështetje vizionit të VLEN-it për zhvillim lokal, dhe për një standard të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri dhe efikasitet". "Në Tetovë, fitoi puna, integriteti dhe vizioni i Bilall Kasamit, që e ktheu qytetin në simbol të ndryshimit dhe të menaxhimit me përgjegjësi. Në Bogovinë, qytetarët i dhanë besimin Feti Abazit, arkitektit që me dije dhe përkushtim do ta rigjallërojë komunën. Në Tearcë, pas 20 vitesh pushtet të pandryshuar, erdhi ndryshimi i shumëpritur qytetarët i dhanë besimin Daut Memishit. Vetë ky fakt është një sukses i jashtëzakonshëm". "Në Çairin e Izet Mexhitit, aty ku BDI tentoi ta shndërrojë garën në “referendum për mbijetesë”, çairasit thanë qartë Jo! Komuna nuk është trampolinë për shpëtimin e askujt. Ndërsa në Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Dibër, Strugë dhe Dollnen, qytetarët e vulosën ndryshimin, duke e bërë VLEN-in forcen që bashkon komunat nën një vizion të përbashkët për zhvillim dhe përgjegjësi". "Ky rezultat është më shumë se një fitore zgjedhore, është ndryshim epokal në përfaqësimin politik të shqiptarëve. Pas 23 vitesh dominim të një politike që u shkëput nga qytetari, shqiptarët zgjodhën një model të ri, politikën e përgjegjësisë. VLEN e lexon këtë rezultat si fillim, Fillimin e një etape të re, ku do të qeveriset me standarde evropiane dhe me respekt të plotë për qytetarin", thonë nga VLEN.

Halsey përfundon në spital pas një urgjence mjekësore, por rikthehet menjëherë në skenë

Halsey përfundon në spital pas një urgjence mjekësore, por rikthehet menjëherë në skenë

Këngëtarja amerikane, Halsey, u shtrua në urgjencë pas një problemi shëndetësor menjëherë pas koncertit të saj në Boston. Artistja 31-vjeçare njoftoi përmes Instagram-it se kaloi natën nën kujdes mjekësor deri në orën 6 të mëngjesit, por ishte e vendosur të vazhdonte performancën e planifikuar në MGM Music Hall. “Pas shfaqjes së djeshme isha në urgjencë deri në mëngjes, por tani ndihem shumë më mirë dhe jam gati të performoj sonte!”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke falënderuar publikisht stafin e spitalit Mass General për kujdesin, shkruan DailyMail. Edhe pse nuk dha detaje mbi sëmundjen, Halsey është treguar më parë e hapur për gjendjen e saj shëndetësore. Në vitin 2022 ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus SLE dhe një çrregullim të rrallë të qelizave T, ndërsa në shtator të vitit të kaluar përfundoi një trajtim kimioterapie. Aktualisht, këngëtarja e hiteve “Without Me” dhe “Bad at Love” është në mes të turneut të saj “Back to Badlands”, me koncerte në SHBA dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar e Australi. Ajo tha se ky turne është një rikthim emocional tek rrënjët e saj artistike dhe një reflektim mbi rritjen personale përgjatë viteve. /Telegrafi/

Publikohet Raporti i Progresit 2025: Kosova me progres të kufizuar dhe stagnim në reformat kyçe

Publikohet Raporti i Progresit 2025: Kosova me progres të kufizuar dhe stagnim në reformat kyçe

Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025. Në këtë raport i cili është bërë publik të martën më 4 nëntor 2025, thekson se Kosova ka pasur progres të kufizuar e stagnim. Raporti thekson se Kosova ka pasur përparim të kufizuar në fusha të tilla si pavarësia e gjyqësorit, liria e medias, dhe efikasiteti i administratës publike. Raporti thekson se bllokadat politike dhe polarizimi kanë penguar funksionimin normal të institucioneve demokratike. “Pas zgjedhjeve parlamentare, dështimi i Kuvendit për t’u konstituuar ka cenuar seriozisht funksionimin e institucioneve kyçe demokratike”, theksohet në raport. Përparimi për integrim evropian thuhet se u ndal për shkak të paaftësisë së Kuvendit dhe ngërçit politik pas zgjedhjeve të përgjithshme. “Pavarësisht angazhimit të qeverisë dhe mbështetjes publike për rrugën evropiane të Kosovës, e shoqëruar me komunikim pozitiv mbi procesin e integrimit në BE, politika e brendshme ndarëse vazhdoi të pengojë zbatimin e agjendës së BE-së. Institucionet përgjegjëse për procesin e integrimit në BE mbeten në vend. Qendërzimi i agjendës së BE-së nganjëherë kufizon pronësinë politike në ministritë përkatëse dhe ngadalëson marrjen e vendimeve. Aktivitetet e integrimit në BE janë ndikuar negativisht nga kapaciteti i dobët administrativ dhe fakti që një numër i madh pozicionesh kyçe në administratën publike mbahen nga zyrtarë në detyrë”, është theksuar më tej. Sa i përket masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, raporti thekson se ka filluar procesi i heqjes graduale të tyre. Një nga hapat e parë në këtë drejtim ka qenë mbajtja e takimit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në korrik, pas pezullimit të gjatë të takimeve të tilla. Sipas raportit, çdo lehtësim i mëtejshëm i masave do të varet nga zhvillimet në veri të vendit: “Hapat e mëtejmë mbeten të kushtëzuar nga një ulje e qëndrueshme e tensioneve në veri. Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa me kusht që të arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe nëse ulja e tensioneve është e qëndrueshme”, thuhet në raport. Pas nisjes së këtij procesi, katër projekte të asistencës teknike – që mbështesin investimet e mundshme në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor – janë riparaqitur dhe miratuar, duke shënuar sinjalin e parë konkret të rikthimit të bashkëpunimit praktik mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Komisioni shënon mungesë progresi në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në fushën e lirisë së shprehjes. “Kosova ka një nivel të caktuar përgatitjeje, por nuk ka bërë progres në lirinë e shprehjes. Peizazhi mediatik është pluralist, por përballet me probleme që lidhen me transparencën e pronësisë dhe qëndrueshmërinë financiare të mediave”, ka theksuar Raporti i Progresit. Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti evidenton se të dyja palët kanë shkelur marrëveshjet ekzistuese, duke theksuar veprimet e njëanshme të Kosovës në veri dhe mungesën e llogaridhënies së Serbisë për sulmin në Banjskë. Zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mbetet i bllokuar. Komisioni nënvizon se as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zbatimit të marrëveshjes së vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas raportit, pavarësia e sistemit gjyqësor është ende e brishtë dhe procesi i reformave po vonohet nga bllokadat politike. Raporti thekson se ka infrastrukturë ligjore dhe institucionale, por përballet me sfida të mëdha: implementim të dobët, mungesë pavarësie, efikasitet të ulët, mungesë burimesh, ndikim politik dhe nevojë për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe aksesit të drejtësisë për komunitetet jo-shumicë. Raportin e plotë të Progresit për vitin 2025 e gjeni KËTU . /Telegrafi/

Të armatosur lëviznin me mjet të blinduar me targa ruse, arrestohen dy të rinj në Durrës

Të armatosur lëviznin me mjet të blinduar me targa ruse, arrestohen dy të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Blindi”, duke arrestuar në flagrancë dy persona që qarkullonin të armatosur me një automjet të blinduar me targa ruse. Operacioni u organizua pas sigurimit të informacionit në rrugë operative për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë menjëherë, duke ndaluar automjetin e blinduar që drejtohej nga shtetasi E. D., 28 vjeç, me pasagjer E. B., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. “Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë: E. D., 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. B., 29 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’”, njofton policia. Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, targën ruse të dyshuar si të falsifikuar, një shumë parash, 3 aparate celularë dhe makinën e blinduar me të cilin qarkullonin të arrestuarit. /A2 Televizion/

Krimet ndaj gazetarëve

Krimet ndaj gazetarëve

2 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mos-ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Programi i mbështetur nga misioni i OSBE në Kosovë ka konstatuar probleme serioze në sigurinë e gazetarëve. Të dhënat nga raporte vendore dhe ndërkombëtare tregojnë që gazetarët të cilët portretizohen si garantues të lirisë së fjalës vazhdojnë të përballen vit pas […] The post KE-ja për Kosovën: Vonesa në formimin e institucioneve ngadalësoi progresin e reformave appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për Al Jazeera: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian

‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për Al Jazeera: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, ku ka folur për sigurinë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon. Rama është shprehur se Rusia nuk përbën rrezik për vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, duke theksuar se një sulm ndaj tyre do të ishte “krejtësisht marrëzi”. Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e një plani të qartë paqeje nga ana e BE-së për konfliktin në Ukrainë dhe ka kërkuar më shumë angazhim diplomatik. Sipas Ramës, shqiptarët “nuk kanë frikë” dhe vendi nuk ka arsye të ndiejë presion nga Rusia, ndërsa thekson se në Ballkan duhet të ketë më shumë vëmendje dhe siguri për stabilitetin e rajonit. Artikulli i Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka zbutur shqetësimin e Perëndimit se Rusia po përgatitet për konflikte të tjera në Europë dhe ka sugjeruar që Bashkimi Europian duhet të ketë një plan konkret paqeje për Ukrainën, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të japin fund luftës. Rama, duke folur për Al Jazeera në margjinat e konferencës “Berlin Global Dialogue” në fund të muajit të kaluar, tha se do të ishte “krejtësisht marrëzi” për ndonjë shtet të sulmonte anëtarët e BE-së ose të NATO-s. “Rusia nuk do të sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian,” tha ai. “NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka pse të ketë frikë nga askush apo nga asgjë, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani.” 23 nga 27 vendet anëtare të BE-së janë anëtarë të NATO-s. Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe është vend kandidat për BE që prej vitit 2014. “BE-ja po provokohet shumë nga Rusia,” tha Rama. “Vendet që kufizohen me Rusinë po provokohen çdo ditë … BE-ja po e mbron veten dhe po mendon si ta mbrojë veten edhe më mirë.” Që nga fillimi i shtatorit, disa vende europiane, përfshirë Poloninë, Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Norvegjinë dhe Rumaninë, e kanë akuzuar Rusinë për një sërë inkursionesh të dyshuara me dronë. Tensionet u rritën më tej më 19 shtator, kur NATO tha se kishte ndaluar tre avionë luftarakë rusë MiG-31 të dyshuar për hyrje në hapësirën ajrore të Estonisë, një pretendim që Moska e mohoi. Muajin e kaluar, shefi i inteligjencës së jashtme gjermane, Martin Jager, paralajmëroi ligjvënësit se, për të zgjeruar “sferën e ndikimit të saj më në perëndim të Europës”, Rusia “nuk do të ngurronte të shmangte një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me NATO-n nëse do të ishte e nevojshme.” Moska ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar qëllimisht dronë në hapësirën ajrore europiane, duke fajësuar ato vende për nxitjen e histerisë. Mungesa e një plani paqeje nga BE-ja “duket shumë e çuditshme” Qeveria e Ramës ka qenë e zëshme në kritikën e saj ndaj pushtimit të plotë rus të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Moskës. Por ai i tha Al Jazeera-s: “Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm.” Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump përpiqet të sigurojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, Rama tha se BE-ja duhet “të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e vet të paqes.” Ai gjithashtu sugjeroi që zyrtarët e BE-së duhet “të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët” për t’i dhënë fund luftës. Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte parë ndonjë plan europian për t’i dhënë fund luftës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Rama deklaroi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar ndonjë shfaqje dronësh rusë, ndien pak presion pavarësisht incidenteve të dukshme, ndërkohë që vendet e Europës Lindore që kufizohen me Rusinë janë në gatishmëri të lartë sigurie. “Unë jam shqiptar,” tha Rama. “Ne nuk kemi frikë … Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri, sepse nuk ka simpati për Rusinë.” Para shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore, Moska prej kohësh ishte akuzuar për angazhim në “luftë hibride”, duke përdorur metoda jo konvencionale si sulme kibernetike apo fushata dezinformimi për të përçarë vendet e BE-së. Inkursionet me dronë, janë pjesë e kësaj taktike. Ekziston frika se lufta e Rusisë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, që përfshin, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, republikën e vetëshpallur të Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë , një rajon me tensione të thella historike. Më 22 tetor, kur Rama u prit nga homologu i tij britanik Keir Starmer së bashku me pesë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e quajti rajonin “djepin e Europës, vendin ku vihet në provë siguria e kontinentit tonë.” Të gjashtë vendet janë në nivele të ndryshme negociatash me BE-në për anëtarësim, duke u përpjekur të reformojnë sektorë që nga gjyqësori deri te mirëqenia sociale për t’u bërë pjesë e bllokut. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së fundmi ka vlerësuar përparimin e bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Në Tiranë më 25 tetor, në një konferencë për shtyp krah Ramës, ajo tha se Shqipëria është në “rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”, duke shtuar se “ka pasur një përshpejtim të jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës të ritmit që nga viti 2022.” Rama pranoi, duke i thënë Al Jazeera-s se qëndrimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit dhe gatishmëria për t’i mirëpritur ato është përmirësuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë. /Tch/

Gjakova me buxhet 42 milionë euro, planifikon vetëm 236 mijë euro investime në arsim, e 450 mijë bujqësi

Gjakova me buxhet 42 milionë euro, planifikon vetëm 236 mijë euro investime në arsim, e 450 mijë bujqësi

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka mirtuar proejkt-buxhetin për vitin 2026 me vlerë 42.3 milionë euro. Përmes këtij buxheti, Komuna e Gjakovës, synon që të përmirësoj infrastrukturën dhe shërbimet publike. Nga 13.6 milionë euro, 9.4 prej tyre do të shkojnë në investime për ndërtim të rrugëve. Komuna e Gjakovës ka planifikuar për vitin 2026 investime kapitale në […] The post KE-ja për Kosovën: Vonesa në formimin e institucioneve ngadalësoi progresin e reformave appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Deshi të ulej pranë të dashurit, pasagjerja gjatë fluturimit Vietnam-Kinë nxirret me dhunë për shkak të sjelljes së dhunshme

Deshi të ulej pranë të dashurit, pasagjerja gjatë fluturimit Vietnam-Kinë nxirret me dhunë për shkak të sjelljes së dhunshme

Ky është momenti kur një grua u nxor nga një aeroplan pasi kërkoi të ulej pranë të dashurit të saj. Gruaja, e cila nuk është identifikuar, u pa duke kapur një asistente fluturimi, duke bërtitur dhe qarë në fytyrën e saj për disa minuta. Pasagjerët e tjerë e panë me mosbesim ndërsa vajtimet e saj mbushën kabinën e aeroplanit, transmeton Telegrafi. Veprimet e saj bënë që fluturimi UO559 i HK Express nga Da Nang, Vietnam, për në Hong Kong më 2 nëntor, të vonohej me gati dy orë. Ai duhej të nisej në orën 6:30 të mbrëmjes sipas orës lokale, por përfundoi duke fluturuar në orën 8:10 të mbrëmjes atë mbrëmje. Pasagjerët thanë se drama filloi edhe para se të hipte në aeroplan, me pasagjeren që thuhet se i bërtiti partnerit të saj ndërsa prisnin të hipnin në aeroplan. Burri dyshohet se pretendoi se e dashura e tij kishte qenë e pabesë, ndërsa ajo e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe duke vështruar pasagjeret e tjera femra. Pamjet e mëparshme treguan gruan duke bërtitur dhe duke goditur të dashurin e saj në terminal. Kjo vjen disa javë pasi një pasagjer i padisiplinuar i aeroplanit u soll përsëri në tokë pasi u mor nga policia. /Telegrafi/