Ministrja e Jashtme shqiptare nga Gjykata Speciale: E gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë

Ministrja e Jashtme shqiptare nga Gjykata Speciale: E gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë

Elisa Spiropali, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 03.11.2025. Ministrja Spiropali përmes një deklarimi për media ka thënë se ia ka dërguar ish-presidentit Thaç, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të falat e saj, të Qeverisë […] The post Osmani për plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Diona Fona: Ish i dashuri im nuk e përballonte karrierën time

Diona Fona: Ish i dashuri im nuk e përballonte karrierën time

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka folur hapur për sfidat personale dhe profesionale me të cilat është përballur ndër vite. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo ka ndarë me publikun momente të ndjeshme nga jeta, duke pranuar se në disa raste ka menduar të tërhiqet nga fama. “Ka pasur shumë momente që kam menduar ta braktis famën”, u shpreh ajo. Foto: YouTube “Kur je 18 vjeçe dhe të gjithë presin shumë prej teje, është sfidë e madhe”, tha tutje këngëtarja. Diona pranoi se pasioni për muzikën e ka mbajtur të fortë, megjithatë rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. “Presioni i njerëzve dhe pritshmëritë e mëdha ndonjëherë të lodhin, por unë e dua muzikën dhe nuk mund ta lë pas”. Në intervistë, artistja foli edhe për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se ish-partneri i saj nuk e ka përballuar famën. - YouTube www.youtube.com “Kur ke famë, sidomos si artiste, ekziston një paragjykim i madh që nuk je vajzë e mirë. Është shumë e padrejtë”. Diona tregoi se dashuria për partnerin e saj ka qenë e madhe dhe se në një moment ka menduar madje të sakrifikojë gjithçka për të. “Shumë e kam dashur. Kam menduar edhe të heq dorë nga gjithçka vetëm për dashuri”, përfundoi artistja. /Telegrafi/

Spitali i Gjakovës: CT-ja funksionale, raportimet për defekt janë të pavërteta

Spitali i Gjakovës: CT-ja funksionale, raportimet për defekt janë të pavërteta

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka reaguar ndaj raportimeve se aparati i skanimit CT nuk është funksional. Nga ky institucion kanë sqaruar se këto pretendime janë të pavërteta. Në reagim thuhet se pajisja CT është plotësisht funksionale dhe se të gjitha rastet po punohen normalisht. “Dje pajisja ka qenë vetëm në mirëmbajtje të rregullt teknike, siç ndodh çdo muaj ose sa herë që është e nevojshme”, thuhet në njoftim. Spitali po ashtu thekson se në rast të ndonjë defekti, ka kompani kontraktuale që kujdesen menjëherë për servisimin e pajisjes. “Nuk ka asnjë arsye për shqetësim — qytetarët e Gjakovës po marrin shërbimet diagnostike pa asnjë ndërprerje. Mos u bëni pre e dezinformatave dhe portaleve me qëllime të këqija”, përfundon reagimi.

Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin - çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave'

Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin - çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave'

Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Sunderlandit, duke barazuar rezultatin ndaj Evertonit (1-1) në javën e 10-të të Ligës Premier. Iliman Ndiaye kaloi në epërsi Evertonin, në minutën e 16-të, kur kalon me mjeshtëri disa kundërshtarë dhe lëshon një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës për 1-0. Goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, pas një kombinimi të bukur me Enzo Le Fee, ku kapiteni i Sunderland lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi u devijua lehtë dhe përfundoi në rrjetë, pa asnjë mundësi për portierin Jordan Pickford (1-1). Ky ishte një moment i rëndësishëm për Xhakën, që po tregon përse është bërë menjëherë udhëheqësi i skuadrës së Sunderlandit – me qëndrueshmërinë, karakterin dhe ndikimin e tij në mesfushë. | GOAL: GRANIT XHAKA WITH THE EQUALIZER!! Sunderland 1-1 Everton pic.twitter.com/9ASEqPQwoG — Goals Side (@goalsside) November 3, 2025 Ky ishte goli i parë për liderin e Sunderland, ku ka edhe tre asistime deri tani. /Telegrafi/

KFOR-i: Situata e sigurisë në kufi është e qetë, pas raportimeve për rrëmbimin e një qytetari të nacionalitetit serb

KFOR-i: Situata e sigurisë në kufi është e qetë, pas raportimeve për rrëmbimin e një qytetari të nacionalitetit serb

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se është dijeni rreth njoftimit të Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës, mirëpo situata e sigurisë në vijën kufitare administrative është e qetë. “Policia […] The post Gjykata e detyron Ministrinë ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin e ta kompensojë për pagat që nuk i ka marrë nga viti 2023 appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të shtetasit të Kosovës në kufi nga xhandarmëria serbe

KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të shtetasit të Kosovës në kufi nga xhandarmëria serbe

KFOR-i ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Kosovës se një shtetas serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Në përgjigjen e dhënë të hënën, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni për rastin, ndërsa ka theksuar se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet e qetë. Dyshohet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe “Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në reagimin e misionit të NATO-s. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar nëse rrëmbimi ka ndodhur vërtet brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/

Totaj: Fitorja e 9 nëntorit do ta çojë Prizrenin drejt transformimit të plotë

Totaj: Fitorja e 9 nëntorit do ta çojë Prizrenin drejt transformimit të plotë

Në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, është mbajtur tubimi madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës me nëndegët “11 Marsi” dhe “2 Korriku” në Prizren. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dëshmoi mobilizimin e fuqishëm për fitoren e balotazhit më 9 nëntor. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se puna e deritashme dhe vizioni për zhvillimin e qytetit do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mandatin e dytë. “Prizreni po ecën me hapa të sigurt drejt transformimit dhe modernizimit maksimal. Çdo projekt, çdo nismë, është dëshmi e punës dhe përkushtimit tonë për qytetin" - u shpreh Totaj. Ai shtoi se besimi dhe përkrahja e qytetarëve janë motivi kryesor për të vazhduar me projekte që e bëjnë Prizrenin model zhvillimi në gjithë Kosovën. “Fryma e bashkimit dhe energjia që po e shohim sonte janë garanci për fitoren e madhe të 9 Nëntorit. Bashkë do ta çojmë Prizrenin edhe më lart" - tha Totaj, duke falënderuar të gjithë përkrahësit dhe strukturat e PDK-së për angazhimin e tyre. Tubimi i sontëm shënoi një tjetër dëshmi të organizimit të fuqishëm të PDK-së në Prizren, në prag të një beteje zgjedhore që po shihet si vendimtare për vazhdimin e transformimit të qytetit.

Rritje e ndjeshme e rasteve me grip, Bellcishta: Pacientët të kenë kujdes në simptomat e para

Rritje e ndjeshme e rasteve me grip, Bellcishta: Pacientët të kenë kujdes në simptomat e para

Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me grip dhe virusin sezonal, thotë për TVM2, mjekja Sefiane Bellcishta. Thekson se pacientët ankohen nga temperaturat e larta, kollitje, molisje dhe dhimbje të muskujve. Format më të rënda të gripit mund t’i kapë fëmijët nga 6 muaj dhe grupmoshat mbi 65 vjeç që janë me sëmundje kronike. “Simptoma e parë është me temperaturë të lartë mbi 39 deri në 40 gradë, ajo zgjat vetëm një ditë dhe nëse zgjat temperatura mbi dy apo tre ditë d.m.th. u është bashkëngjitur edhe ndonjë baktere tjetër e këtij virusi, që është bërë komplikim tek ata pacientë. Kanë kollitje, teshtitje, dhimbje në muskujt, janë të lodhur, janë si të përgjumshëm, ata pacientë nuk kanë as koncentrim", deklaroi mjekja, Sefiane Bellcishta. Mjekët thonë që pacientët që në simptomat e para të paraqiten tek mjeku amë për t’u dhënë terapinë e duhur që të prevenojnë komplikimet e ndryshme nga gripi dhe virusi sezonal. “Komplikimet më të shpeshta janë në organet e poshtme të frymëmarrjes, që mund të marrin një pneumoni, e cila mund të jetë edhe fatale te disa persona, qoftë tek fëmijët, qoftë tek të rriturit, si dhe organet e sipërme të frymëmarrjes mund të kenë ndezje të sinuseve, qoftë frontal apo maksilar, si dhe otidet ndezjet e veshit, te ata persona që tek dikush mund të shkojë të prekë sistemin nervor, mund edhe dëgjimi të humbë tek ata persona", theksoi mjekja, Sefiane Bellcishta. Mjekja Bellcishta thekson se si masë parandaluese kundër gripit është vaksina për kategoritë e rrezikuara sociale. Ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale, pemët dhe perimet sezonale, supa e ngrohtë, çajrat bimorë, mbajtja e higjienës, si dhe shmangia prej personave që janë të infektuar me grip apo virus. Më 16 tetor në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi prej të cilave pesë janë në Shkup. Këtë vit ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – 80 mijë doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur “Abot” nga Holanda.

Çeku: Zhvillim e infrastrukturë jetike për Sharbanin

Çeku: Zhvillim e infrastrukturë jetike për Sharbanin

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, të dielën u prit me entuziazëm në Sharban. Banorët e këtij fshati në këtë takim folën për vështirësitë me të cilat përballen edhe sot, sic janë mungesa e ujit të pijshëm, rrugët e pashtruara, probleme me kanalizim e përmbytjet e lumit rreth fshatit. Çeku i siguroi banorët se këto sfida do të adresohen me plan konkret të zhvillimit, që pas 9 nëntorit, kur të marrë besimin e qytetarëve të Prishtinës.

Lladrovci: Jam pjesë e PDK-së dhe askush nuk mund të më largojë nga kjo parti​

Lladrovci: Jam pjesë e PDK-së dhe askush nuk mund të më largojë nga kjo parti​

Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dëshiron fitoren e kandidatëve të PDK-së në komunat ku kjo parti është në balotazh. Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e PDK-së dhe se askush nuk mund ta largojë nga kjo parti. “Kam thënë dhe po e them prapë, s’ka bir nane që më heq, por nëse partia, udhëheqja nuk reflekton, unë duhet me i ra qashtu, me ja thy brit për me e largu prej aty ku është, që me vazhdu me PDK-në. Memlin dhe ata që janë përgjegjës, le të gjejë Memli përgjegjësinë, nuk jam duke thënë unë Memli ose ky”, ka deklaruar Lladrovci. Ai ka shtuar se janë mijëra njerëz brenda PDK-së që janë të kënaqur me të, por ka refuzuar të përmendë emra nga kryesia e partisë që e mbështesin. Lladrovci ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka gabuar duke iu referuar zgjedhjeve lokale, përkatësisht Drenasit. “Kryetari im, që akoma e kam kryetar, Memli Krasniqi, gaboi. Gaboi në shumë hapa, në shumë drejtime. Kur kemi folur për temën e Drenasit, i kam thënë: mos bëj gabime. Kur ka filluar, përveç gabimeve të veta, me zgjeruar rrjetin me njerëz të tjerë për të bërë gabime dhe për t’i shtyrë të tjerët të bëjnë gabime, ta zëmë anëtarët e kryesisë – 26 prej 43-ve – që kanë ngritur dorën kundër një kryetari që ka autoritet, që ka punuar mirë, që ka vlerësime kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë Lladrovci. “Kjo ka qenë një gjë që ka bërë gabime dhe unë nuk kam qejf ta shoh Partinë Demokratike duke bërë gabime të tilla – një parti shtetndërtuese, shtetformuese, një parti e cila ia ka dhënë mandatin”, ka shtuar ai. Ai tutje ka thënë se partia nuk duhet të keqpërdoret derisa ka thënë se Krasniqin e kishte mbështetur për të qenë kryetar i partisë. Lladrovci tutje ka thënë se ishte akuzuar dy herë pse ishte mbetur në balotazh, po se ‘thikat’ i vinin nga njerëzit të cilët e rrethonin, por që kur i vuri të gjithë ‘përballë’ fitoi pa balotazh. - YouTube youtu.be

Suedia shkurton ndihmën për Serbinë për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit

Suedia shkurton ndihmën për Serbinë për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të shkurtojë ndihmën për Serbinë, duke argumentuar se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar sundimin e ligjit. "Disa forma të mbështetjes për autoritetet publike serbe do të ndërpriten dhe ndihma do të përqendrohet më shumë në forcimin e shoqërisë civile", shpjegoi qeveria suedeze në një deklaratë, transmeton Telegrafi. Rënia e një çatie betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona, përfshirë dy fëmijë, shkaktoi një nga lëvizjet më të mëdha protestuese në historinë e vendit. Për kundërshtarët e presidentit Aleksandar Vuçiq, aksidenti është bërë një simbol i korrupsionit, të cilin ata e thonë se është një problem me projektet masive të punëve publike që janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin. "Situata në Serbi po zhvillohet në drejtimin e gabuar. Kjo vlen si për korrupsionin në rritje ashtu edhe për mosrespektimin e sundimit të ligjit", theksoi Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benjamin Dousa në një deklaratë. "Vendet nuk mund të presin mbështetje suedeze nëse nuk zbatojnë reformat dhe progresin që presim. Kjo është arsyeja pse po i prezantojmë këto ndryshime tani", shtoi ai. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë "e priti me keqardhje njoftimin" e Suedisë për uljen e ndihmës. Deklarata pohon se "është arritur përparim i matshëm në shumë fusha". Shtohet se "çdo vlerësim i përpjekjeve për reforma pritet të bazohet në tregues realë, jo në narrativa politike apo interpretime mediatike". Suedia "e monitoron nga afër situatën në Serbi dhe ka vënë re për njëfarë kohe mungesën e angazhimit ndaj reformave nga qeveria serbe", duke përfshirë edhe në fushën e mbrojtjes së lirive themelore si liria e shprehjes dhe shtypi. /Telegrafi/

Osmani për plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë

Osmani për plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me dyshimet se një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe më 01.11.2025. Sipas presidentes Osmani, Serbia çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë. “Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së […] The post Picula: Qëndrimi i KE-së ndaj autoriteteve në Serbi ka qenë padrejtësisht i butë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .