Gjashtë arsye pse duhet të hani arra çdo mëngjes

Gjashtë arsye pse duhet të hani arra çdo mëngjes

A e dinit se rituali i thjeshtë i zhytjes së arrave në ujë mund ta përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj? Arrat e zhytura në ujë treten më lehtë dhe lëndët ushqyese të tyre shfrytëzohen më mirë, duke e bërë këtë praktikë të thjeshtë të vlefshme për t’u përfshirë në dietën tuaj të përditshme. Arrat e zhytura në ujë përmbajnë më pak acid fitik, i cili i lejon trupit të thithë mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri në mënyrë më efikase. Çdo grusht arrash më pas ofron përfitime maksimale për trupin tuaj. Për shkak të çlirimit më të ngadaltë të energjisë, arrat e zhytura në ujë e mbajnë ndjesinë e ngopjes për më gjatë. Kjo mund të zvogëlojë nevojën për ushqime të lehta midis vakteve dhe ta bëjë më të lehtë mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Fibrat dhe yndyrnat e shëndetshme nga arrat ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, gjë që parandalon rritjet e papritura të sheqerit në gjak dhe kontribuon në një energji më të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Acidet yndyrore Omega-3 nga arrat ndihmojnë në ruajtjen e raportit optimal të kolesterolit të mirë dhe të keq, duke kontribuar kështu në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Vitamina E dhe vitaminat e grupit B në arrat e zhytura në ujë ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve të trurit, përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer për mëngjes ose një meze të lehtë. Antioksidantët nga arrat ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe kontribuojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Zyra e BE–së në Kosovë shprehen se janë të tronditur me plagosjen e zyrtarit në Gjakovë

Zyra e BE–së në Kosovë shprehen se janë të tronditur me plagosjen e zyrtarit në Gjakovë

Një shtetas i huaj dyshohet se është plagosur në Gjakovë, pasi është therur me një mjet i mprehtë, raportoi Policia e Kosovës.  Ndërkaq, nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë kanë konfirmuar se personi i plagosur është pjesë e stafit të kësaj zyreje. Përmes një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, zëdhënësi i kësaj zyreje, Gaon […] The post Raporti i Progresit për Kosovën: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Gjykimi për rastin "Onkologjia", dëshmitarët thonë se kanë dhënë ryshfet për të marrë terapinë

Gjykimi për rastin "Onkologjia", dëshmitarët thonë se kanë dhënë ryshfet për të marrë terapinë

Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas dëshmitarit, procedura ka qenë e tillë: fillimisht “kafeja” në zyrën e doktor Vasevit, i cili, pasi pinin kafenë, ia dorëzonte ilaçin infermieres. Lënda zhvillohet kundër doktor Vasevit dhe dy onkologëve të tjerë, për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.

A mund ta imagjinoni të luani 16 ndeshje që nga gushti dhe t'i fitoni të gjitha? Bayern po bën diçka të paprecedentë

A mund ta imagjinoni të luani 16 ndeshje që nga gushti dhe t'i fitoni të gjitha? Bayern po bën diçka të paprecedentë

Skuadra e Bayern Munichut, nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, duke shfaqur një dominim që nuk është parë prej vitesh në mesin e klubeve më të mëdha evropiane. Performanca e tyre ka qenë e përsosur deri më tani, duke fituar të gjitha 16 ndeshjet që nga fillimi i sezonit në gusht. Bavarezët kanë realizuar 56 gola dhe kanë pësuar vetëm 11, duke treguar efikasitet të lartë si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse. Humbja e fundit e tyre daton më 5 korrik, në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, dhe që atëherë skuadra ka mbajtur një formë të pathyeshme. View this post on Instagram A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom) Në Bundesligë, Bayerni ka fituar nëntë ndeshje dhe kryeson tabelën me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit më të afërt, RB Leipzig. Suksesi i tyre shtrihet edhe në Ligën e Kampionëve, ku ndajnë vendin e parë në grup me Arsenalin, pasi të dyja skuadrat kanë nga katër fitore në katër ndeshje. Krahas këtyre garave, skuadra e Kompanyt ka regjistruar edhe tre fitore të tjera në Superkupën Gjermane (kundër Stuttgartit) dhe në Kupën e Gjermanisë (kundër Wehen dhe Koln). Seria e jashtëzakonshme e fitoreve mund të vazhdojë edhe këtë fundjavë, kur Bayerni do të udhëtojë në Berlin për t’u përballur me Union Berlinin në kuadër të Bundesligës. Një fitore tjetër do ta thellonte edhe më shumë dominimin e skuadrës së Kompany-t, që duket e vendosur të rikthejë plotësisht lavdinë e dikurshme të gjigantit bavarez.

Parandaloni formimin e mykut në lavatriçen tuaj me dy hapa të thjeshtë

Parandaloni formimin e mykut në lavatriçen tuaj me dy hapa të thjeshtë

Lavatriçet mund të jenë të prirura ndaj mykut sepse bien rregullisht në kontakt me lagështinë, por një hap shtesë gjatë ditës së larjes mund të parandalojë formimin e mykut. Lavatriçet na e bëjnë jetën shumë më të lehtë, por ato kërkojnë kujdes të duhur që të funksionojnë pa probleme. Mund të mos mendoni se është e rëndësishme, por pastrimi dhe mirëmbajtja e lavatriçes mund ta ndihmojë atë të lajë rrobat tuaja në mënyrë efektive dhe të parandalojë që ato të kenë erë të keqe. Meqenëse lavatriçet përdorin shumë ujë, disa pjesë të pajisjes janë të ndjeshme ndaj mykut. Kjo është veçanërisht e vërtetë në zonat ku uji mund të grumbullohet për periudha të gjata kohore, siç është sirtari i detergjentit dhe guarnicioni prej gome rreth derës. Nëse i lejoni këto pjesë të makinës suaj të ndoten, ato do të duhet të pastrohen plotësisht dhe, në disa raste, mund t'ju duhet t'i zëvendësoni pjesët. Vulat e gomës janë veçanërisht të rrezikshme kur myken sepse myku mund ta gërryejë gomën dhe të shkaktojë vrima - që do të thotë se makina juaj nuk do të jetë e papërshkueshme nga uji dhe mund të rrjedhë. Megjithatë, nuk keni pse ta pastroni thellë lavatriçen pas çdo përdorimi për të parandaluar formimin e mykut. Në fakt, ka dy gjëra që mund të bëni pas çdo larjeje që zgjasin vetëm një minutë dhe do të sigurojnë që të mos formohet myk. E tëra çfarë duhet të bësh është të fshish guarnicionin me një leckë dhe ta lësh derën hapur që të qarkullojë ajri. Gjithashtu mund ta hiqni sirtarin e detergjentit dhe të derdhni ujin e tepërt, duke e lënë të thahet plotësisht përpara se ta vendosni përsëri në makinë larëse. Kjo duhet të parandalojë formimin e mykut në çdo pjesë të makinës suaj.

Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i cili vjen si pasues i Qatip Osmanit të larguar para disa javësh. Klubi malishevas ndau rrugët me Osmanin me marrëveshje të ndërsjellë pasi trajneri tetovar kërkoi largimin pas disa rezultateve jo të mira. Megjithatë, drejtuesit e klubit nga ‘Liman Gegaj’ nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë emëruar pasuesin e tij. Është vet faqja zyrtare e Malishevës, e cila ka konfirmuar emërimin e Elon Berishës, në pesë xhirot e para të këtij sezoni udhëhoqi Prishtinën e Re. Postimi pa ndërhyrje i Malishevës Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë. Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para. Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë. Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik. Mirë se vjen në familjen tonë, Elon! / Telegrafi /

​KQZ miraton akreditimin e vëzhguesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ngriten shqetësime për vonesat me votim me postë

​KQZ miraton akreditimin e vëzhguesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ngriten shqetësime për vonesat me votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku kanë miratuar akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, organizatave dhe mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike tha se LVV ka dërguar për konfirmim 4179 vëzhgues, PDK me 1981 vëzhgues, LDK 1077 vëzhgues, AAK 776 vëzhgues, Lista Serbe 18 vëzhgues. "Sipas nenit 11 paragrafit numër 2, subjektet politike mund të paraqesin vëzhgues shtesë dhe të konfirmojnë të njëjtit, lidhje me këtë 8 subjektet politike që marrin pjesë në raundin e dytë kanë dorëzuar konfirmimin me vëzhgues shtesë, bëhet fjalë për subjektin politik LVV 4179 vëzhgues, PDK me 1981 vëzhgues, LDK 1077 vëzhgues, AAK 776 vëzhgues, Lista Serbe 18 vëzhgues... Lidhur me këtë zyra rekomandon të akreditohen vëzhguesit siç janë paraqitur në rekomandim", tha ai. Tutje, Buzhala njoftoi se për akreditim kanë aplikuar 32 media vendore dhe ndërkombëtare me 464 vëzhgues. "Pika e radhës ka të bëjë me rekomandimin për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, gjithsej janë 32 të tilla me numrin total të vëzhguesve 464", tha Buzhala. Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi tha se disa nga qytetarët që jetojnë në diasporë nuk kanë marrë zarfat e nevojshëm për votim. Votimi me postë, Kurteshi: Ka shumë persona sidomos në Suedi dhe në Norvegji që nuk e kanë marrë postën. "Po e shpreh një shqetësim që po e marrë përmes mesazheve, ka shumë persona sidomos në Suedi dhe në Norvegji që nuk e kanë marrë postën, unë nuk po di me u përgjigj e di që është një proces zingjiror dhe nuk e di se cila hallkë ka dështuar. Në sekretariat kanë thënë që ne i kemi dërguar në postë. Është një numër... së paku unë 4 mesazhe i kam që flasin për vete edhe për anëtarët e familjes, pra janë disa persona. Nëse ata nuk e marrin postën deri nesër pasnesër, ata nuk do të munden ta dorëzojnë dhe jo për fajin e tyre ata nuk mund të votojnë". Shqetësimit të Kurteshit iu bashkëngjit edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Alban Krasniqi i cili tha se duhet të shqyrtohet mundësia e shtyrjes së dorëzimit të zarfeve qoftë edhe për një ditë që t'u mundësohet qytetarëve e drejta e votës. "I bashkëngjitëm shqetësimeve të kolegut, që janë shqetësime të qytetarëve dhe mendoj që departamenti përkatës duhet të vij me një raport për të parë nëse problemet janë shkak i organizimit tonë apo shërbyesve, ofruesve të shërbimeve që ne i kemi kontaktuar për këtë çështje. Në ato vende ku ka vonesa në dërgimin e zarfeve të shikojmë edhe mundësinë për vazhdimin qoftë edhe për një ditë, sepse problemi është që tash futemi në pjesën e fundjavës dhe të shtunën dhe të dielave postat nuk punojnë. Andaj kërkoj prej drejtorit, që të përgatitet një raport dhe të shihet se ku janë problemet sepse ne si institucion jemi të obliguar që shërbimet që ne i kemi ofruar nuk e kanë cenuar të drejtën e qytetarëve për të votuar", tha fillimisht ai. Tutje Krasniqi tha se votimi me asistencë është proces i mjegullt, sipas tij qytetarët me nevoja të veçanta që votojnë në qendra të votimit dhe jo me ekipe mobile duhet të paraqesin dokument që dëshmon paaftësinë e tyre për votim. "Gjithashtu, dua të ndaj edhe një çështje tjetër që është votimi me asistencë, ndoshta edhe informimi jonë si institucion është shumë i mjegullt. Qytetarëve duhet t'u bëhet të qartë se çka nënkupton votimi me asistencë në vendvotim. Deri dje e kemi pasur afatin ku qytetarët të cilët janë me nevoja të veçanta dhe nuk mund të vijnë në vendvotim për të votuar kanë mund të votojnë në platformë dhe në bazë të atyre platformave pranohen për të votuar si persona me nevoja të veçanta dhe ekipet mobile shkojnë për të ofruar një shërbim të tillë. Nevoja e veçantë lidhet me pamundësinë e individit për të votuar për arsye më shumë fizike, është mirë që qytetarët ta dinë ta kenë të qartë se secili person që do të votojë ditën e diel, ajo e drejtë u ofrohet, ata që votojnë me asistencë duhet ta kenë të qartë që diten e zgjedhjeve duhet ta sjellin një dokument që vërteton paaftësin e tyre për të votuar dhe paaftësia nënkupton paaftësi fizike. Institucionet nuk e njohin aspektet e analfabetizimit, sepse institucionet tona shtetërore tash e sa vite organizojnë mësim plotësues ku secili qytetarë që konsiderohet që është analfabet dhe nuk di të shkruaj e ka mundësinë për të marrë mësimin e nevojshëm, këtu kemi të bëjmë me një tik dhe janë vetëm dy kandidatë. Çështja e analfabetizimit nuk do të konsiderohet jo vetëm në këto zgjedhje, por në as një palë zgjedhje tash e tutje sepse është keqpërdorur, askush nuk ka të drejtë të votojë në emër të dikujt tjetër", tha Krasniqi. Kujtojmë që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale organizohet këtë të diel me 9 nëntor./kp/

Aksion simbolik para bazës së EULEX-it, OVL-UÇK kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Aksion simbolik para bazës së EULEX-it, OVL-UÇK kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka mbajtur sot një aksion simbolik pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë, në shenjë kujtese dhe proteste për pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, aksioni u zhvillua pikërisht në vendin ku para pesë vitesh ish-udhëheqësit e UÇK-së u vetëdorëzuan për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare. “Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar,” thuhet në njoftimin e organizatës. OVL-UÇK ka theksuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zvarritet padrejtësisht dhe ka rikujtuar se ata janë vetëdorëzuar me dinjitet, për të dëshmuar pafajësinë e tyre. /Telegrafi/

Patën përplasje të shumta gjatë Big Brother VIP Albania 4, Neda Balluku - Rozana Radit: Ka mbaruar tani

Patën përplasje të shumta gjatë Big Brother VIP Albania 4, Neda Balluku - Rozana Radit: Ka mbaruar tani

Në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra”, Neda Balluku, ishte e ftuar për të folur mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese si dhe për librin e fundit që publikoi. Në studio ajo u përball me Rozana Radin, me të cilën kishte pasur përplasje të forta gjatë Big Brother VIP Albania 4. Tensioni u ndje që në fillim, kur artistja e pyeti nëse publikimi i librit ishte i lidhur me divorcin. Foto: YouTube “Nga ty e pres këtë pyetje, por është rastësi. Nuk bëhen shaka me jetën personale”, u përgjigj Neda. Pyetjet vazhduan me tema mbi dashurinë dhe jetën personale të autores, ndërsa Rozana e ngacmoi për rolin e saj në “Përputhen”. “T’i thuash një gruaje që ka humbur dashurinë e saj të madhe se si do t’i mësojë të rinjtë të dashurojnë, nuk është në rregull", reagoi Balluku. Debati kulmoi kur Rradi e pyeti për mbajtjen e mbiemrit të ish-bashkëshortit dhe Neda iu kthye me ironi: “Është një vijë e hollë mes bisedave serioze dhe llafeve të grave". - YouTube www.youtube.com “Ka mbaruar Big-u, Rozana", shtoi tutje, duke e mbyllur diskutimin mes tensionit dhe buzëqeshjeve ironike. /Telegrafi/

Kamenica me mbi 15 milionë euro buxhet për vitin 2026, vetëm 1.9 milionë euro për investime kapitale

Kamenica me mbi 15 milionë euro buxhet për vitin 2026, vetëm 1.9 milionë euro për investime kapitale

Komuna e Kamenicës ka miratuar buxhetin për vitin 2026 në shumë totale prej 15 milionë e 605 mijë e 103 euro. Nga ky buxhet, i miratuar më 30.09.2025 në Kuvendin Komunal, vetëm 1.9 milionë euro janë planifikuar për t’u shpenzuar për investime kapitale. Për paga dhe mëditje janë ndarë 10 milionë euro, ndërsa për mallra […] The post Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Si i bindi njujorkezët t’i besonin Zohran Mamdani?

Si i bindi njujorkezët t’i besonin Zohran Mamdani?

Zohran Kwame Mamdani, nga politikani relativisht anonim, ka arritur të hyjë në qendër të stuhisë politike kombëtare dhe të martën ka arritur një fitore të rëndësishme që do ta bëjë atë kryebashkiakun e parë mysliman të New Yorkut. Ligjvënësi shtetëror nga Queens, në të tridhjetat e hershme, Mamdani udhëhoqi një fushatë të ndërtuar mbi dy tema të thjeshta: fokus të drejtpërdrejtë mbi shpenzimet e jetesës së njujorkezëve të zakonshëm dhe veprim të paepur. Premtimet, si rregullimi i qirave, transport falas, dyqanet komunale me mallra të përziera dhe kujdesi universal për fëmijët, u bënë temat kryesore të mesazhit të drejtuar ndaj njerëzve të prekur nga strehimi, transporti dhe shpenzimet e përditshme. Ky program u shfaq në një stil joformal dhe të qasshëm: video të shkurtra sociale që mblodhën miliona shikime, lojë masive për mbledhjen e informacionit dhe aftësive për takime me votuesit aty ku jetojnë. Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun Ngjitja e Mamdanit ishte dramatike. Në qershor ai tronditi partinë, duke mundur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike me votim të renditur dhe Cuomo e njohu fitoren e tij natën e zgjedhjeve. Kjo surprizë e nxori atë nga anonimati relativ në skenën kombëtare, ku diskutohej jo vetëm për politikën e tij, por edhe për atë që fitorja e tij mund të nënkuptojë për drejtimin e Partisë Demokratike, raportojnë mediat. Përkrahësit e mirëpritën kandidatin që “vepron me të vërtetë” dhe që fliste për shqetësimet e përditshme, si “çmimi i karrocave hallall me ushqim”, siç theksoi një komentues, në një mënyrë që lidhte komunitetet. Ngjitja e tij u zhvillua në shumë fronte. Mamdani u përball me sulme të vazhdueshme nga mediat konservatore, mbështetës të theksuar të kundërshtarëve biznesorë dhe fyerje të përsëritura nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e ofendoi dhe ndërhyri në minutën e fundit. - YouTube www.youtube.com Trump dhe kundërshtarë të tjerë gjithashtu ngritën alarmin për propozimet e Mamdanit, duke i quajtur ekstreme dhe kërcënuar me ndalim të fondeve federale nëse ai fitonte. Edhe brenda rretheve demokratike qendristë ekzistonte skepticizëm, dhe vëzhguesit paralajmëruan se qeverisja e New Yorkut do të ishte e vështirë. “Të gjithë kanë nxjerrë thikat, dhe ky është një qytet shumë i vështirë për t’u qeverisur”, paralajmëroi Grant Reeher, profesor i shkencave politike në Universitetin e Sirakuzës. Fushata gjithashtu shkaktoi një valë armiqësie online. Grupet për mbrojtjen nga urrejtja regjistruan një rritje të menjëhershme të postimeve anti-myslimane dhe kërcënimeve të dhunshme pas primareve, përfshirë qindra përmendje islamofobe dhe më shumë se njëqind raportime të dhunës të lidhura me urrejtjen ditën pas mbylljes së vendvotimeve. Përkrahësit e Mamdanit dhe grupet për të drejtat civile u bënë thirrje zyrtarëve publikë që të dënojnë rritjen e islamofobisë dhe ngacmimit. Republikanët pësojnë humbje të rëndë në zgjedhje, Trump jep dy arsye për disfatën Megjithatë, Mamdani e paraqiti fitoren e tij si një gjuajtje ndaj status quo-së dhe si një sinjal për audiencën kombëtare. Në fjalimin e fitores, ai paraqiti New Yorkun si model për të ndaluar atë që e përshkroi si rënien kombëtare: “Nëse dikush mund t’i tregojë kombit që Donald Trump e tradhtoi se si ta mundë, është qyteti që e ka nxjerrë. Në këtë moment të errësirës politike, New York do të jetë drita”. Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, para zgjedhjeve sulmoi ashpër Mamdanin, duke e ofenduar në një mënyrë që mund të interpretohej si raciste. “Mos harroni të votoni në New York. Mbani parasysh se një votë për Sliwën është në fakt mbështetje për ‘Mumdumin’ ose si do quhet. Votoni për Cuomon!”, shkroi Musk. Për këtë, ndër të tjerët, iu përgjigj edhe komentatori politik Mehdi Hasan, i cili theksoi historinë e shtetit ku Musk ka lindur. “Mund ta nxjerrësh djaloshin nga apartheidi, por jo apartheidin nga djali”, komentoi Hasan. /Telegrafi/

Një kalimtar e puthi presidenten meksikane në qafë dhe u përpoq t’i kapte gjoksin

Një kalimtar e puthi presidenten meksikane në qafë dhe u përpoq t’i kapte gjoksin

Claudia Sheinbaum, presidentja e Meksikës, është ngacmuar nga një burrë ndërsa përzihej me qytetarë në rrugët e Mexico City, duke ngritur pyetje si për mungesën e sigurisë presidenciale ashtu edhe për nivelin e ngacmimit seksual me të cilin përballen gratë e vendit. Një video e incidentit të së martës tregon një burrë dukshëm të dehur që përpiqet ta puthë presidenten në qafë dhe ta kap nga t’ia prekë gjoksin, ndërsa ajo i heq duart dhe kthehet për t'i bërë ballë, përpara se një zyrtar qeveritar të ndërhyjë dhe të vendoset midis tyre. Ndërsa burri largohet, Sheinbaum mund të shihet duke buzëqeshur ngurtë dhe duke thënë: "Mos u shqetëso". Policia shtetërore konfirmoi më vonë se burri ishte arrestuar, transmeton Telegrafi. Komentuesit thanë se incidenti tregoi se asnjë grua nuk është imune ndaj ngacmimit seksual në Meksikë. "Edhe nëse je presidente, çdo djalë beson se ka të drejtë të të prekë", tha Catalina Ruiz-Navarro, një gazetare për median feministe Volcánicas. "Kur të pyesin se çfarë është patriarkati - ja ku është", shtoi ajo. Por incidenti nxori në pah edhe rrezikun më të gjerë të sigurisë me të cilin përballet Sheinbaum në rrugë, duke pasur parasysh se rojet e saj të sigurisë nuk ishin qartë të dukshme në video dhe u deshën sekonda që dikush të ndërhynte. Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Carlos Alberto Manzo Rodríguez, një kryetar bashkie i njohur, u vra në festimet e Ditës së të Vdekurve në Uruapan, në shtetin e Michoacán, nga një person i armatosur që e qëlloi shtatë herë nga afër përpara se të vritej vetë. Në muajt e mëparshëm, Manzo Rodríguez i kishte bërë thirrje publikisht Sheinbaum në mediat sociale për ndihmë për t'u përballur me grupet kriminale në rajon. Manzo Rodríguez ishte vetëm zyrtari i fundit që u vra në Meksikë, ku 37 kandidatë u vranë gjatë fushatës para zgjedhjeve në qershor 2024, dhe 10 presidentë të tjerë komunalë janë vrarë që kur filloi qeveria e Sheinbaum më 1 tetor. /Telegrafi/ Crazy incident in Mexico today A random bum groped the President of Mexico, Claudia Sheinbaum and gave her a kiss Shows you also how little security she has. I've always thought that for a while now pic.twitter.com/xL08oFpCHK — Iberian America (@Iberianamerica) November 4, 2025

Niko Kovac mund të bëhet sot rekordmen i madh i Ligës së Kampionëve

Niko Kovac mund të bëhet sot rekordmen i madh i Ligës së Kampionëve

Borussia Dortmund do të luajë sonte (e mërkurë) në udhëtim te Manchester Cityn nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. Është një shans për trajnerin e saj Niko Kovac që të barazojë rekordin në ligë/fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të mbajtur nga Louis van Gaal. Ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares kroate deri më tani ka drejtuar 12 ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Rekordi që ai ka arritur në ato ndeshje, duke udhëhequr Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin është nëntë fitore dhe tre barazime. Vetëm Fabio Capello (gjithashtu 12 ndeshje) dhe Louis van Gaal (mbajtës rekordi me 13) kanë pasur një seri të tillë pa humbje në këtë fazë të garës më të fortë të klubeve në Evropë. 12 - Niko Kovac remained unbeaten in his 12th game in charge in the group/league phase of the UEFA Champions League (W9 D3), a feat previously achieved only by Louis van Gaal (the first 13) and Fabio Capello (12). Unbeatable. pic.twitter.com/QFGBLRZYD4 — OptaFranz (@OptaFranz) October 21, 2025 Vetëm dy humbje në Ligën e Kampionëve Duke parë statistikat e përgjithshme të Kovac si trajner në Ligën e Kampionëve, ai ka zhvilluar 20 ndeshje me një rekord prej 12 fitoresh, gjashtë barazimesh dhe dy humbjesh. Në atë garë, ai e udhëhoqi Bayernin në sezonin 2018/19 deri në fazën e 1/8-tave, ku u mposhtën nga fituesit e mëvonshëm Liverpooli (0-0, 1-3). Ai e udhëhoqi Bayernin sezonin pasardhës drejt tre fitoreve në fazën e grupeve (3-0 ndaj Crvena Zvezda, 2-7 ndaj Tottenham Hotspur, 0-3 ndaj Olympiakos) përpara se të largohej nga Mynihu në fillim të nëntorit me pëlqim të ndërsjellë. Ai ka qenë në krye të Dortmundit që nga fundi i janarit të këtij viti, me të cilën pësoi humbjen e dytë në Ligën e Kampionëve. Ishte në çerekfinalet e sezonit të kaluar, kur ata u mposhtën 4-0 nga Barcelona në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit ishte 3-1 për Dortmundin. /Telegrafi/