Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje, por pas forcimit të kapaciteteve vendore

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje, por pas forcimit të kapaciteteve vendore

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha në Sarajevë se ka ardhur koha që mbikëqyrja ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë të përfundojë, por shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm kur vendi t’i ketë kapacitetet e nevojshme për të marrë vendime vetë. Kallas ndodhet të hënën në […] The post Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Komuna e Istogut u bën thirrje qytetarëve të paguajnë tatimin në pronë

Komuna e Istogut u bën thirrje qytetarëve të paguajnë tatimin në pronë

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Istogut, përmes Sektorit të Tatimit në Pronë, ka njoftuar qytetarët për detyrimin ligjor të pagesës së tatimit vjetor në pronë, duke përfshirë objektet banesore, afariste dhe pronat e tjera të paluajtshme në territorin e komunës. Në njoftimin zyrtar, theksohet se të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme janë të obliguar me ligj të kryejnë pagesën e tatimit në pronë, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe aktet tjera përkatëse, si dhe me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka bërë të ditur se qytetarët që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi shumën 300 euro mund të përfitojnë nga mundësia ligjore për lidhjen e një Kontrate Administrative për pagesë me këste. Kjo formë e pagesës u mundëson qytetarëve të përmbushin obligimet e tyre tatimore pa iu nënshtruar procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm. “Kjo mundësi është në të mirë të qytetarëve dhe ka për qëllim lehtësimin e procesit të pagesave, duke shmangur procedurat administrative të ekzekutimit të borxheve” – thuhet në njoftimin e Sektorit të Tatimit në Pronë. Zyrtarët e komunës kanë ftuar të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të prapambetura të kontaktojnë zyrtarët e Tatimit në Pronë për të marrë sqarime shtesë rreth procedurave të pagesës ose lidhjes së kontratës për këste. Konsultimet mund të bëhen personalisht në Zyrën nr. 109, kati i parë, në ndërtesën e Komunës së Istogut, gjatë orarit zyrtar të punës. Komuna e Istogut apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e detyrimeve ligjore tatimore, duke theksuar se mbledhja e rregullt e tatimit në pronë është një burim i rëndësishëm për financimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e projekteve komunale. / Telegrafi /

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi distriktin Sindirgi të Balikesirit në veriperëndim të Turqisë, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Tërmeti u ndje në provincat e afërta duke përfshirë Izmirin, Manisan, Bursën dhe pjesë të Stambollit. Sindirgi ka përjetuar disa tërmete që nga gushti, me mbi 12,000 tërmete të regjistruara në më pak se tre muaj, përfshirë 45 me magnitudë mbi 4.0. Javën e kaluar, një tërmet me magnitudë 6.1 goditi zonën, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke lënë më shumë se 20 të lënduar. Një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi më 10 gusht, duke vrarë një person dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. /Telegrafi/

Në ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10 d në shtator janë angazhuar 2277 persona në RMV

Në ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10 d në shtator janë angazhuar 2277 persona në RMV

Konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, kontraktor i pjesëve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d (Tetovë-Gostivar), (Gostivar-Bukojçan) dhe (Prilep-Manastir), në shtator të këtij viti vazhdoi të kryejë punime kryesisht për punime hetimore gjeoteknike, projektim dhe specifikime të autostradave, projektim shpronësimi, punime të përkohshme për menaxhimin e trafikut, prishje dhe largim të ndërtesave ekzistuese dhe elementëve të tjerë të rrugës dhe aktivitete ndërtimore kryesisht për punime dheu, kullim dhe struktura. Raporti mbi mbikëqyrjen e progresit të punimeve në shtator, të cilin Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore e publikoi sot në faqen e saj të internetit, tregon se për aktivitetet e planifikuara në terren janë angazhuar 2.277 persona dhe 1.244 makina ndërtimi. Kanë vazhduar punimet për instalimin e shtyllave, themeleve, trarëve për ura, mbikalime dhe nënkalime në autostradat Tetovë – Gostivar (18 kilometra), Gostivar – Bukojçan (30 kilometra) dhe Prilep – Manastir (40 kilometra). Punimet janë duke u zhvilluar në gjashtë ura, shtatë mbikalime dhe tre nënkalime. Deri në fund të shtatorit, ishin përfunduar gërmimet e 4.1 milion metrave kub të dheut dhe 1.0 milion metrave kub material mbushës. Në shtator, nuk pati pagesa për kontraktorin, të cilit iu transferuan 1.200.875.741 denarë në gusht. Më parë, pati dy pagesa në prill prej 599.794.350 denarë dhe 524.972.228 denarë dhe një në maj prej 681.026.665 denarë, në qershor prej 830.336.364 denarë dhe në korrik 1.022.217.192 denarë. Deri në fund të vitit të kaluar, ishin paguar 261 milionë euro. Kontrata me “Bechtel dhe Enka” vlen 1.3 miliardë euro dhe puna në terren ka filluar që nga 22 prilli i vitit 2023.

​“Katër parimet kryesore”, Svirca dhe Musaj shpjegojnë strategjinë e Kosovës për drejtësi tranzicionale

​“Katër parimet kryesore”, Svirca dhe Musaj shpjegojnë strategjinë e Kosovës për drejtësi tranzicionale

Në episodin më të ri të Përballje Podcast në Telegrafi.com, është diskutuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, dokumenti dhjetëvjeçar që synon të vendos themelet e drejtësisë dhe ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë. Të ftuar në këtë podcat ishin Baki Svirca, udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë, dhe Mehmet Musaj, Menaxher i Lartë në KRCT ( Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës). Katër shtyllat e drejtësisë tranzicionale Sipas Svircës, drejtësia tranzicionale është proces shoqëror që ndihmon një vend të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë të ardhmen mbi bazën e së vërtetës. “Drejtësia tranzicionale nuk ka të bëjë me hakmarrje, por me reformim shoqëror. Katër shtyllat kryesore janë: e drejta për të vërtetën, qasja në drejtësi, reparacionet për viktimat dhe reformat institucionale për të parandaluar përsëritjen e së kaluarës,” tha ai. Ai shtoi se kjo strategji është e ndërtuar përmes një procesi të gjerë konsultimesh me qytetarë, komunitete dhe organizata të shoqërisë civile. - YouTube www.youtube.com “Strategjia është dokument gjithëpërfshirës dhe dinamik – nuk është vetëm një letër politike, por proces që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve,” theksoi Svirca. Nga dokument në veprim, si po zbatohet strategjia? Sipas tij, strategjia ka hyrë në fazën e zbatimit dhe përfshin një plan veprimi trevjeçar me mbi 100 aktivitete konkrete. “Strategjia është dhjetëvjeçare, ndërsa plani i veprimit është trevjeçar. Ai rishikohet çdo tre vjet për t’u përshtatur me nevojat dhe zhvillimet e reja,” sqaroi Svirca, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional. Megjithatë, sfida më e madhe, sipas tij, mbetet mungesa e koordinimit efektiv mes institucioneve publike dhe nevoja për konsensus politik e shoqëror. “Nëse secili institucion nuk e merr përgjegjësinë e vet, strategjia mbetet në letër. Drejtësia kërkon veprim të përbashkët, empati dhe qasje njerëzore ndaj viktimave,” shtoi ai në "Përballje Podcast" me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu. Roli i shoqërisë civile dhe viktimave në qendër Nga ana tjetër, Mehmet Musaj nga KRCT theksoi se shoqëria civile ka qenë motori i parë i drejtësisë tranzicionale në Kosovë, shumë përpara miratimit të strategjisë. “Shoqëria civile ka punuar në drejtësi tranzicionale që nga viti 1999. Ne kemi trajnuar gjyqtarë e prokurorë me qasje të ndjeshme ndaj traumës dhe kemi ndërtuar hapësira miqësore ku viktimat mund të dëshmojnë me siguri e dinjitet,” tha Musaj. Ai theksoi se viktimat duhet të jenë qendra e procesit, jo thjesht subjekt dokumentesh. “Nuk mjafton t’i vendosësh viktimat në qendër në letër. Duhet t’i pyesësh se çfarë kanë nevojë, si mund t’i ndihmojmë pa i ritraumatizuar. Kjo është drejtësia e vërtetë,” shtoi ai. Sipas Musajt, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka hartuar një strategji të tillë, duke u bërë shembull për qasje institucionale ndaj drejtësisë pas konflikteve. “Kjo strategji tregon vullnetin për ta pranuar të kaluarën dhe për ta shndërruar në bazë të pajtimit e zhvillimit demokratik,” deklaroi ai. Në fund të bisedës, të dy të ftuarit theksuan se drejtësia tranzicionale është proces i gjatë, që kërkon durim dhe ndjeshmëri shoqërore. Drejtësia nuk është vetëm formale, por shoqërore dhe pa përfshirjen e qytetarëve nuk ka pajtim të qëndrueshëm kanë shtuar ata. Ky podcast u realizua në bashkëpunim me Pro Peace. Pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi e Telegrafi.com dhe nuk pasqyrojnë ato të Pro Peace.

Britania e Madhe e furnizon Ukrainën me raketa Storm Shadow

Britania e Madhe e furnizon Ukrainën me raketa Storm Shadow

Është raportuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka siguruar Ukrainës kohët e fundit më shumë raketa lundruese Storm Shadow. Dorëzimi i raketave me rreze të gjatë veprimi do t'i lejojë Kievit të kryejë sulme të mëtejshme me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë. Raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow - të cilat kushtojnë afërsisht 2 milionë funta secila - janë përdorur me efekte shkatërruese në Detin e Zi, duke fundosur ose dëmtuar disa anije ruse, si dhe kundër një uzine kimike . Vitin e kaluar, aleatët e Ukrainës hoqën kufizimet për raketat Storm Shadows dhe raketat e tjera me rreze të gjatë veprimi, që do të thotë se ushtria e Kievit mund t'i përdorë ato kundër objektivave përtej kufirit. Storm Shadows janë zhvilluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në vitet 1990. Të lëshuara nga aeroplanët, ato kanë një rreze veprimi prej më shumë se 250 kilometrash dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi që tejkalojnë 960 km/h. Raketat mund të përdoren me saktësi të lartë për sulme të thella, duke shmangur zbulimin. Ato janë përdorur nga RAF dhe forcat ajrore franceze dhe në Gjirin Persik, Irak dhe Libi, dhe kohët e fundit janë përdorur nga forcat ukrainase. Ajo që i dallon ato nga disa predha të tjera është se ato përdorin hartën e terrenit për të lundruar drejt objektivit të tyre, në vend që të mbështeten vetëm në GPS. /Telegrafi/

Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold është rikthyer në skuadër, por ende nuk është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe ka shumë pak gjasa të jetë titullar kundër Liverpoolit në “Anfield”. 27-vjeçari pësoi një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes kundër Marseille më 16 shtator. Ai ishte në stol në fitoren 4–0 ndaj Valencias të shtunën, ashtu si edhe në “El Clasico” fundjavën e kaluar, por nuk mori minuta loje. Sipas raportimeve të “The Athletic”, burime pranë klubit konfirmojnë se Alexander-Arnold ende nuk ka arritur formën e plotë. E marta shënon javën e shtatë nga një plan rikuperimi tetë-javor, që do të thotë se rikthimi i tij i plotë është shumë afër, por ende jo i sigurt. Trent Alexander-Arnold Meqë Alexander-Arnold ka pak gjasa të jetë gati për të startuar në "Anfield" dhe Dani Carvajal vazhdon të jetë jashtë për shkak dëmtimi, Federico Valverde pritet të vazhdojë të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Uruguaiani ka shkëlqyer në këtë rol në pesë ndeshjet e fundit, duke treguar formë të jashtëzakonshme si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë ofensiv. “Të gjithë po e shohim nivelin e ti. Ai ka shpirtin e një mesfushori, por është shumë i fortë në mbrojtje. Po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje – është një lojtar i plotë”./ Telegrafi

Gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë

Gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë

Në Podujevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore “Shaban Shala”. Në ceremoninë e mbajtur morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Arsimit Avni Fetahu, drejtues të tjerë komunalë, përfaqësues të shkollës si dhe nxënës. Salla e re, me sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe vlerë investimi prej 378,970.95 euro, do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit shkollor. Ky projekt po realizohet si bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. / Telegrafi /

Komuna e Drenasit nuk përfshihet në zonat e hapura për gjueti, për shkak të procedurave gjyqësore

Komuna e Drenasit nuk përfshihet në zonat e hapura për gjueti, për shkak të procedurave gjyqësore

Edhe pse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur hapjen e sezonit të gjuetisë në nivel vendi, Komuna e Drenasit nuk është përfshirë në listën e vendgjuetive të aprovuara për këtë vit. Sipas njoftimit të komunës, kjo situatë lidhet me një proces gjyqësor që është ende në zhvillim ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku komuna është palë paditëse, përcjell Telegrafi. “Gjykata e shkallës së parë ka aprovuar kërkesëpadinë e Komunës së Drenasit, mirëpo për shkak se çështja aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit, ankesa e paraqitur pengon që aktgjykimi të marrë formën e prerë”, thuhet në njoftim. Për pasojë, Ministria ka marrë vendim që zona e Drenasit të mos përfshihet përkohësisht në vendgjuetiet e hapura. Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të shoqatave të gjuetarëve, duke apeluar për respektim të vendimit në fuqi deri në përfundimin e procedurave gjyqësore. / Telegrafi /

Gashi-Roussopoulos: Diskutuam mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare

Gashi-Roussopoulos: Diskutuam mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka mirëpritur kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulos. Gashi shkruan se në këtë takim, i cili u zhvillua në vigjilje të 30-vjetorit të anëtarësimit tonë në Këshillin e Europës, shqyrtuam arritjet e tre dekadave të bashkëpunimit. "Diskutuam gjithashtu për mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shpreha mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e reformave në sistemin tonë ligjor, ndërsa ritheksuam gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet tona, me përkushtim ndaj vlerave europiane që na bashkojnë", shkruan Gashi./Telegrafi/

KQZ certifikon rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025

KQZ certifikon rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 03.11.2025, ka certifikuar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12.10.2025. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së ka njoftuar se në Prishtinë në balotazh shkojnë Përparim Rama i LDK-së me Hajrulla Çekun e LVV-së. Në Junik: Ruzhdi Shehu i LDK-së dhe Agron Kuçi i AAK-së. Dhe në Mamushë: Abdulhadi Krasniq nga […] The post “10 hijet e sekretarëve”: Ndërrimi i shpeshtë i U.d Sekretarëve në MINT- njëri qëndroi veç një ditë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Spasiq i bashkohet Listës Serbe, KQZ: Balotazhi në Kllokot nuk anulohet

Spasiq i bashkohet Listës Serbe, KQZ: Balotazhi në Kllokot nuk anulohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i tha Radios Evropa e Lirë se pavarësisht se një nga kandidatët për kryetar komune të Kllokotit ka njoftuar për tërheqjen nga gara, në këtë komunë do të mbahet rundi i balotazhit. Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb” njoftoi më 3 nëntor se i është bashkuar Listës Serbe, parti nga e cila ka qenë kundërkandidati i tij në zgjedhjet lokale në Kllokot dhe është tërhequr nga gara e 9 nëntorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë "nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore". "Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e dy kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në rundin e parë", tha Elezi në një përgjigje me shkrim. Sipas një njoftimi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – Spasiq së bashku me të gjithë anëtarët dhe këshilltarët e kësaj nisme iu bashkuan kësaj partie, duke shtuar se ata “besojnë pa rezerva në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”. Sipas rezultateve preliminare, në rundin e balotazhit për zgjedhjet lokale Spasiq do të përballet me kandidatin e Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq. Spasiq tha se dëshiron që të gjithë kontributin dhe burimet e nismës qytetare t’i përqendrojë te Lista Serbe, që tha se është “familja politike që bashkon popullin serb në Kosovë”. “Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftim. Radio Evropa e Lirë ka tentuar që ta kontaktojë Spasiqin për koment, por deri më tani ai nuk është përgjigjur. Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe që ka shkuar në balotazh, pasi në nëntë komunat e tjera Lista Serbe ka fituar qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 12 tetor. Sipas rezultateve, në rundin e parë në Kllokit, Bozhidar Dejanoviq fitoi 893 vota apo 41.38 për qind të votave, ndërkaq Sreqko Spasiq 674 vota apo 31.23 për qind. Lidhja e Kosovës më 28 tetor tha se në rundin e dytë do të mbështeste Spasiqin. Kjo parti në rundin e parë mori 73 vota. Po të njëjtën ditë, nga nisma e Spasiqit thanë se 9 nëntori “është datë që do të hyjë në histori”, me parullën “Të gjithë së bashku për një fitore”. Lista Serbe e ka mirëpritur vendimin e Spasiqit për tërheqje nga gara dhe bashkim në këtë subjekt, duke e cilësuar si “dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike”. Cakolli: Tërheqja e Spasiqit, me ndikim domethënës politik Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, tërheqja nga gara e Spasiqit është një lëvizje elektorale “me ndikim domethënës politik”. “Kur një kandidat i pavarur, që përfaqësonte një alternativë ndaj Listës Serbe, i bashkohet asaj në prag të raundit të dytë, mesazhi mund të interpretohet se si forcat e pavarura po zhbëhen për t’i hapur rrugë kontrollit të plotë të një partie të vetme”, tha Cakolli për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, ky zhvillim e dobëson “idenë e garës reale” dhe bën që rundi i balotazhit të shndërrohet në një formalitet, ku rezultati duket i paracaktuar. Ai shton se situata duket e “dyshimtë” dhe do të duhej “të hetohej”. “Më thellë se kaq, ky veprim e ekspozon nivelin e ndikimit politik nga jashtë dhe mungesën e autonomisë politike të komuniteteve lokale serbe. Për më tepër, duke qenë e çuditshme, situata është absolutisht edhe e dyshimtë, andaj do të duhej të hetohej”, tha ai. Situatë e ngjashme në Kllokot edhe në të kaluarën Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, iniciativa e Spasiqit gjithashtu kishte arritur të futej në rundin e dytë në Kllokot, por në fund fitoi Lista Serbe. Atë botë, para rundit të dytë Nisma Qytetare “Bashkimi Popullor” e Sasa Mirkoviqit e mbështeti Listën Serbe, ndonëse Sreqko Spasiq pretendonte se kishte “marrëveshje parimore” me të. Sreqko Spasiq ka qenë më parë kryetar i komunës së Kllokotit nga radhët e Listës Serbe, por e kishte braktisur këtë parti në vitin 2017, kur i biri i tij, Strahinja Spasiq, kandidat për kryetar komune, mbeti pa mbështetjen e partisë para rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Në atë kohë, Lista Serbe njoftoi se kandidati i saj për rundin e dytë ishte Bozhidar Dejanoviq, i cili në rundin e parë kishte garuar në emër të Iniciativës Qytetare “Kllokot–Vërbovc”, dhe jo me Sreqko Spasiqin. Më pas u njoftua se Dejanoviq, bashkë me të gjithë anëtarët e nismës së tij, i ishte bashkuar Listës Serbe dhe u bënë thirrje qytetarëve ta mbështesin në rundin e dytë të zgjedhjeve. Më pas, Dejanoviq fitoi me 50.24 për qind të votave, ndërsa Strahinja Spasiq mori 49.76 për qind. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Dejanoviq fitoi si kandidat i Nismës Qytetare “Kllokot–Vërboc”, ndërsa Strahinja Spasiq garoi në emër të Listës Serbe. Megjithatë, Dejanoviq deri më tani e ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kllokoti si përfaqësues i Listës Serbe. Kllokoti është një nga katër komunat me shumicë serbe në rajonin e Anamoravës, ku jetojnë rreth 30 mijë serbë. /REL/

Shkëlqimi i Etnik Brrutit me Malishevën: I kënaqur me formën, është viti i fundit në futbollin kosovar

Shkëlqimi i Etnik Brrutit me Malishevën: I kënaqur me formën, është viti i fundit në futbollin kosovar

Etnik Brruti ishte hero i Malishevës në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të madhe në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin 1-2. Mesfushori i Kombëtares U21 të Shqipërisë zhvilloi paraqitjen më spektakolare të javës, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. 21-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Malishevës këtë sezon, ku ka arritur të regjistrojë tre gola dhe tre asistime, duke u bërë një prej motorëve kryesorë të skuadrës në mesfushë. Me lojën e tij inteligjente, qetësinë në posedim dhe aftësinë për të ndikuar në fazën ofensive, ai ka rikthyer nivelin që e kishte karakterizuar para disa muajsh. Në një prononcim për Telegrafin, Brruti u shpreh i kënaqur me formën aktuale, por theksoi se synon të japë edhe më shumë në vazhdim. “Jam i kënaqur me formën time aktuale, por e di që gjithmonë mund të bëj më shumë. Do të vazhdoj të punoj fort në çdo stërvitje dhe ndeshje që të paraqitem sa më mirë dhe të ndihmoj skuadrën në çdo aspekt", tha Brruti për Telegrafin. Ai shtoi se përveç performancës personale, prioritet mbeten sukseset kolektive. “Objektivat e mi janë të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje, ndërsa me klubin synojmë të kualifikohemi në garat evropiane për herë të tretë radhazi, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë ne", vazhdoi tutje mesfushori kaçanikas i Malishevës. Edhe gjatë verës Brruti kishte oferta të shumta, por ai mbeti te Malisheva së paku edhe për një sezon. Duke marrë parasysh formën e shkëlqyer që po kalon, Brruti duket se po kalon muajt e fundit në futbollin kosovar dhe vet ai e konfirmon se do të largohet. “Po besoj se ky do të jetë viti im i fundit në futbollin kosovar. Dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të shoh mundësitë që më presin në karrierë", përfundoi Brruti. /Telegrafi/