Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin "Bellvedere" në Mitrovicë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin "Bellvedere" në Mitrovicë

Sot u mbajt aksioni i parë i këtij sesioni me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në Kampin “Bellvedere” në Mitrovicë, duke vazhduar traditën e organizimit të dy aksioneve në vit në kuadër të Policisë së Kosovës. Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Transfuzioni i Gjakut- Kosovë”. Sipas postimit bëhet e ditur se ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut dhe ndihmës për pacientët që kanë nevojë. “Falënderojmë pjesëtarët e Njësisë Speciale për humanizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të shpëtuar jetë”, thuhet në postim. /Telegrafi/

A do t’i besonit kësaj Toyota të vogël për të çuar fëmijën tuaj në shkollë?

A do t’i besonit kësaj Toyota të vogël për të çuar fëmijën tuaj në shkollë?

Toyota ka prezantuar në Panairin e Mobilitetit 2025 në Japoni një koncept të pazakontë – një makinë të vogël vetëdrejtuese për fëmijë, të quajtur Kids Mobi. Automjeti elektrik është projektuar për fëmijë deri në 130 cm të gjatësi. Me drita LED që shfaqin emocione dhe sensorë në formë veshësh, Kids Mobi ngjan më shumë me një personazh vizatimor sesa me një makinë. Brendësia përfshin një sedilje të vetme dhe një asistent AI të quajtur “UX Friend”, që bashkëbisedon me fëmijën gjatë udhëtimit. Toyota thotë se qëllimi është t’u japë fëmijëve ndjesinë e lirisë dhe pavarësisë, njësoj si të rriturit me makinat e tyre. Edhe pse ideja e një fëmije që udhëton vetëm në një automjet autonom mund të duket e çuditshme, kompania beson se në të ardhmen kjo mund të jetë më e sigurt se një autobus shkolle. Projekti është pjesë e programit AI x Robotics Data Center, ndaj zhvillimi i tij do të vazhdojë edhe pas panairit. Për momentin, Kids Mobi mbetet një koncept që vizitorët mund ta shohin nga afër dhe të marrin si kujtim një varëse origjinale nga Toyota. /Telegrafi/

Ish-e dashura e Al Pacinos 'kapet mat' me komedianin 38-vjeçar

Ish-e dashura e Al Pacinos 'kapet mat' me komedianin 38-vjeçar

Noor Alfallah (31-vjeçare), një producente filmash dhe ish-e dashura e Al Pacinos, u 'kap' me komedianin Bill Maher, i cili është 38 vjet më i madh se ajo. Të dy ishin në një festë për Halloween të organizuar nga Vasa J Morgana dhe Michael Braun në Chateau Marmont në Los Angeles. Ata dolën nga festa së bashku dhe paparacët i fotografuan në makinë. Foto: Backgrid Ajo mbante veshur një korse dhe një fund të shkurtër për Halloween, ndërsa ai mbante veshur një tunikë të kuqe të zbukuruar me detaje dhe pantallona të arta. Thashethemet se ata ishin në një lidhje filluan të përhapeshin vitin e kaluar, kur u fotografuan duke dalë nga Chateau Marmont. Foto: Backgrid Megjithatë, ajo i mohoi këto akuza në atë kohë. "Billi është thjesht shoku im. Ai është i mrekullueshëm. Por ne jemi thjesht miq", tha ajo për TMZ. Foto: Backgrid Ajo filloi të dilte me Al Pacino në vitin 2022 dhe u ndanë në vitin 2024. Ata kanë një djalë. Ajo theksoi se ata mbetën në marrëdhënie të mira pas ndarjes. Foto: Backgrid Më parë ka qenë e lidhur me Mick Jagger, Nicolas Berggruen, Eli Roth dhe Clint Eastwood. /Telegrafi/

Arsimi më i fortë në derbin shqiptar ndaj Bashkimit

Arsimi më i fortë në derbin shqiptar ndaj Bashkimit

Ndeshja e parë e javës së 12-të solli përballjen mes dy skuadrave shqiptare, Arsimit nga Çegrani dhe Bashkimit nga Kumanova, njofton Telegrafi. Skuadra vendase e Arsimit arriti një fitore të merituar me rezultat 4-2, duke vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Arsimi dominoi që nga fillimi me lojë ofensive dhe shumë raste të krijuara. Alban Taipi hapi serinë e golave në minutën e 36-të, por Bashkimi barazoi shpejt me Resul Memetin. Megjithatë, para përfundimit të pjesës së parë, Muhjedin Dardhishta riktheu epërsinë 2-1. Në pjesën e dytë vendasit vazhduan me ritëm të lartë. Shefit Shefiti realizoi dy herë, duke çuar rezultatin në 4-1 dhe duke e vulosur fitoren, ndërsa Avornio shënoi golin e dytë për Bashkimin në fundin e ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Arsimi ka tani 15 pikë dhe në javën e ardhshme do të përballet me Struga Trim Lum, ndërsa Bashkimi është në pozitën e pestë me 19 çikë, dhe javën e tjetër do të luajë kundër Rabotniçkit në Shkup. /Telegrafi/

Sondazhi i CNN: Trump me mbështetjen më të ulët popullore në mandatin e dytë

Sondazhi i CNN: Trump me mbështetjen më të ulët popullore në mandatin e dytë

Një vit para zgjedhjeve të mesmandatit për Kongres, Partia Demokratike ka një epërsi të theksuar entuziazmi derisa sheh presidentin Donald Trump duke rrëshqitur në territor negativ, kanë treguar të dhënat e një sondazhi të ri të kryer prej SSRS-së për CNN-në, ka raportuar vetë televizioni amerikan.  Vjeshta e vitit 2025 nuk është reprizë e vitit […] The post Pas LDK-së, PDK bën koalicion edhe me AAK-në në Mitrovicë të Jugut appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një i moshuar

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një i moshuar

Një 78 vjeçar është viktima e aksidentit në afërsi të urës "Goce Dellçev" në Shkup. Drejtuesi i makinës që goditi për vdekje të moshuarin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia thotë se po punojnë në kapjen e tij. Rasti u konfirmua nga MPB, të cilët informuan se në mesditë kanë marrë informacion për aksident trafiku ku i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në Bulevardin Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka marr pjesë një makinë “Pasat” me targa të Shkupit, drejtuar nga një person mashkull dhe një person me biçikletë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit vozitësi i makinës ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes” , thonë nga MPB-ja, njofton "Alsat". Policia informoi se në rrjedh është hetimi dhe po merren të gjitha masat për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Kreu marrëdhënie me forcë me 29 vjeçaren, arrestohet i dyshuari - i gjenden armë dhe kokainë në makinë në Tiranë

Kreu marrëdhënie me forcë me 29 vjeçaren, arrestohet i dyshuari - i gjenden armë dhe kokainë në makinë në Tiranë

Arrestohet një 31-vjeçar, i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të re në Tiranë. Policia bën me dije se shtetasit këtij shtetasi i janë gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një kokainë në automjet. “Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/

Disa metoda për t'i tharë çarçafët më shpejt

Disa metoda për t'i tharë çarçafët më shpejt

Ndërsa vijnë muajt e ftohtë, tharja e çarçafëve brenda shtëpisë mund të duket pothuajse e pamundur. Edhe pse ndonjëherë mund t’i thani jashtë në një ditë me diell e erë, shumica e njerëzve preferojnë t’i thajnë në tharëse rrobash (airer). Për shkak të faturave të larta të energjisë, shumë familje shmangin përdorimin e tharëses elektrike, ndaj çarçafët marrin shumë kohë për t’u tharë. Fatmirësisht, eksperti i gjumit Martin Seeley, CEO i MattressNextDay, ka ndarë disa këshilla se si t’i thani çarçafët pa shpenzuar shumë energji. Lani çarçafët në mëngjes Eksperti thotë: “Përpiquni t’i lani në mëngjes, që të kenë gjithë ditën për t’u tharë natyrshëm. Nëse i lani në mbrëmje, ajri më i ftohtë e ngadalëson tharjen.” Pra, më mirë filloni larjen para mesditës që të përfitoni nga ngrohtësia dhe qarkullimi i ajrit gjatë ditës. Përdorni ciklin shtesë të shtrydhjes Një shtrydhje shtesë në lavatriçe mund të heqë deri në 30% më shumë ujë nga çarçafët, duke i ndihmuar të thahen më shpejt. Tundini çarçafët para se t’i varni Para se t’i varni për t’u tharë, tundini pak. Kjo ndihmon që fijet të ndahen dhe ajri të qarkullojë më mirë, duke shmangur grumbullimin e lagështisë që i bën të ndihen me erë të keqe. Përdorni “trukun me peshqir” Martin shpjegon: “Vendosni një peshqir të thatë mbi një sipërfaqe të sheshtë, shtroni sipër tij çarçafin e lagur dhe rrotullojini bashkë si ‘Swiss roll’. Shtypni fort ose qëndroni pak mbi të, që peshqiri të përthithë ujin.” Pastaj hapeni dhe vareni afër një vendi të ngrohtë ose me qarkullim ajri. Kjo metodë ndihmon veçanërisht në ditët e ftohta dhe me lagështi. Zgjidhni materiale që thahen shpejt Për dimër, zgjidhni çarçafë prej bambuje, mikrofibre ose përzierje polikoton. Këto materiale janë më të lehta dhe thahen më shpejt se pambuku i zakonshëm, ideal nëse doni t’i lani dhe t’i përdorni sërish në të njëjtën ditë.

Kobra u gjend ballë për ballë me zogun - fundi i luftës doli të ishte një surprizë për shumë njerëz

Kobra u gjend ballë për ballë me zogun - fundi i luftës doli të ishte një surprizë për shumë njerëz

Ditët e fundit, në një kanal në Facebook u publikua një video që tregonte një luftë midis një zogu dhe një gjarpri. Dhe siç theksohet më tej, për shumë njerëz, fundi i videos është një surprizë e madhe, sepse pritej që Monokle-kobra, e cila është helmuese, do të ofronte rezistencë më të madhe ndaj zogut. Pavarësisht se ishte një kobër, ajo ishte plotësisht e pafuqishme në këtë luftë. Ajo u mund me goditje precize me sqep. Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta, me disa që kanë “përgëzuar zogun, për guximin e tij”. /Telegrafi/

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2025 në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Shtetasi G. M., 51 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi u vetëdëmtua me thikë brenda banesës së tij. Autoritetet kanë marrë në referim materialet përkatëse nga specialistët dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Tch/

“Ishte tunduese, por dua trofe të Arsenali”, Saliba shpjegon arsyen pse nuk e konsideroi Real Madridin

“Ishte tunduese, por dua trofe të Arsenali”, Saliba shpjegon arsyen pse nuk e konsideroi Real Madridin

Mbrojtësi francez William Saliba ka zbuluar se interesimi nga Real Madrid ishte “joshës”, por thekson se nuk ka hezituar asnjë moment për të rinovuar me Arsenalin. Saliba, i cili kishte hyrë në dy vitet e fundit të kontratës së tij të mëparshme, ishte kthyer në një shënjestër kryesore për Real Madridin, që kërkonte ta transferonte falas në verën e ardhshme. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës së re pesëvjeçare në shtator i dha fund menjëherë çdo spekulimi. 23-vjeçari kishte shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar në “Emirates”, duke theksuar synimin për të fituar trofe madhorë me Arsenalin përpara çdo aventure të re në të ardhmen. Në një intervistë për “Telefoot”, Saliba pranoi se interesimi nga “Los Blancos” i kishte dhënë arsye për të reflektuar. “Sigurisht, është gjithmonë joshëse kur një klub si Real Madrid të kërkon. Por për mua, dëshira ishte e qartë – të qëndroja te Arsenali. Dua të fitoj trofe këtu përpara se të mendoj për ndonjë gjë tjetër”. William Saliba I pyetur nëse do të mund të bashkohej me bashkëkombësin e tij nga Bondy, Kylian Mbappe, te Real Madrid në të ardhmen, Saliba qeshi dhe u përgjigj: “Jo, jo, lidhja e Bondy është vetëm me kombëtaren franceze, për momentin”. Pas rinovimeve të Salibas dhe Gabriel Magalhaes, Arsenali duket i sigurt në qendër të mbrojtjes për shumë vite. Në anën tjetër, Real Madrid vazhdon të kërkojë përforcime në atë repart, me David Alaba dhe Antonio Rudiger që mund të largohen në verën e ardhshme. Sipas raporteve, madrilenët po fokusohen kryesisht te transferimet e lira, me emra si Marc Guehi (Crystal Palace), Ibrahima Konate (Liverpool) dhe Dayot Upamecano (Bayern Munich) që janë në listën e tyre të mundshme./ Telegrafi /

Handikos Suharekë pranon donacion të ri nga bashkatdhetarët në Gjermani

Handikos Suharekë pranon donacion të ri nga bashkatdhetarët në Gjermani

Shoqata Handikos Suharekë ka pranuar një donacion të ri nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, të cilët vazhdimisht po tregojnë përkushtim ndaj mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara në vendlindje. Donatorët Armend dhe Adem Veselaj nga fshati Reqan i Suharekës, si dhe bashkatdhetari Avni Kurmehaj nga Strellci i Deçanit, me vendbanim në München të Gjermanisë, kanë dhuruar për qendrën: 3 karroca normale, 1 karrocë speciale dhe 9 rolatorë (shetitore). Ky donacion do të shërbejë për përmirësimin e kushteve të lëvizshmërisë dhe jetës së përditshme të anëtarëve të Handikos Suharekë. Nga kjo organizatë u shpreh mirënjohje e veçantë për gjestin human dhe mbështetjen e vazhdueshme që këta bashkatdhetarë po tregojnë ndër vite. “Faleminderit dhe u jemi mirënjohës gjithmonë për kontributin tuaj ndaj qendrës sonë dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara” – thuhet në njoftimin e Handikos Suharekë. / Telegrafi /