Konjufcës i rrjedh afati për propozimin e qeverisë, LVV s’jep sinjale për thirrje të seancës

Konjufcës i rrjedh afati për propozimin e qeverisë, LVV s’jep sinjale për thirrje të seancës

Afati për formimin e qeverisë së re nga ana e mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, ka filluar të rrjedhë më 4 nëntor dhe përfundon më 19 të këtij muaj. Ashtu siç i kishte Albin Kurti, edhe Konjufca i ka 15 ditë afat për ta propozuar kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvendin e Kosovës. Kështu parashihet […] The post Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Parandalohet tragjedia në Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar

Parandalohet tragjedia në Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar

Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit. Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës. “Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij ishte vendosur një bombë". "Policët dolën në vendngjarje dhe pas masave të ndërmarra, te automjeti i tij “Fiat” me targa të Shkupit u gjet një bombë M75 e lidhur me tel në dorezën e derës së shoferit". "Gjithashtu, u krye kontroll edhe te një automjet tjetër “Fiat” me targa italiane, pronë e vëllait të tij, A.E., i cili gjithashtu jeton dhe punon në Itali, ku në bagazhin e tij u gjet një kuti me 100 fishekë kalibër 7,62 mm për armë automatike”, thonë nga MPB.

Trump zbukuron Shtëpinë e Bardhë me një shenjë prej ari

Trump zbukuron Shtëpinë e Bardhë me një shenjë prej ari

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me mbylljen më të gjatë të qeverisë në histori dhe miliona qytetarë kanë frikë për përfitimet sociale, Shtëpia e Bardhë ka marrë një detaj të ri të praruar. Shenja e re prej ari "Zyra Ovale" e vendosur pranë derës së zyrës së presidentit Donald Trump ka shkaktuar një valë kritikash midis ligjvënësve dhe publikut. Ata e konsiderojnë të papërshtatshme që presidenti të merret me estetikën, shkruan The Guardian . Shenja e re është vetëm pjesë e një ridekorimi më të gjerë të Shtëpisë së Bardhë që Trump po e kryen sipas shijes së tij, me theks në detajet e arta. Muajin e kaluar, publiku reagoi ndaj prishjes së Krahut Lindor për t'i hapur rrugë një salle vallëzimi prej 300 milionë dollarësh mes një mbylljeje rekord të qeverisë. Sipas një sondazhi të Washington Post, ABC News dhe Ipsos, më shumë se gjysma e amerikanëve nuk e miratojnë këtë veprim. /Telegrafi/

Edi Rama tregon se si do të jetë rritja e pagave për çdo kategori

Edi Rama tregon se si do të jetë rritja e pagave për çdo kategori

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë. Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në sektorët e Shëndetësisë dhe policisë.“Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore. Kështu konkretisht: 10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë pagë, 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 lekë në 143.500 lekë të reja në muaj. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj. Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë së shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj. E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë: Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84.500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja. Për nënkomisaret, paga do të rritet nga 95.500 në 101 mijë lekë të reja, e cila me shtesën për kushtet e punës dhe po ashtu, për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja. Për komisarët nga 105 mijë në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës, plus për ushqimin, shkon në 125.600 lekë të reja. Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të reja, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë të reja. Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori, sepse tani Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, të njerëzve që jetojnë me punë. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate për Shqipërinë 2030, meritojnë çdo vit e më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë. Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Rama./tch/

Nicki Minaj reagon e emocionuar që kënga e saj u lëshua në Shtëpinë e Bardhë

Nicki Minaj reagon e emocionuar që kënga e saj u lëshua në Shtëpinë e Bardhë

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, u habit kur llogaria zyrtare e TikTok-ut e Shtëpisë së Bardhë publikoi një video të Donald dhe Melania Trump, e kombinuar me një miks viral të këngës së saj Beez in the Trap dhe hiti What’s Up? të grupit 4 Non Blondes. Në video, çifti presidencial shfaqet duke u mbajtur për dore në ngjarje të ndryshme, duke kërcyer në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë dhe gjatë inaugurimit. Minaj nuk e fshehu entuziazmin e saj, raporton Fox News . 42-vjeçarja reagoi në X (ish-Twitter) për të ndarë emocionet: “Presidenti dhe Zonja e Parë e SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!!!!!!!!!!! Nuk e di cili prej jush e postoi këtë në TikTok të Shtëpisë së Bardhë, por dijeni që keni GAG CITY PA KUFIZIME PAS SKENËS PËR TË GJITHË JETËN!” — (@) Ndjekësit e saj reaguan menjëherë në TikTok. Njëri komentonte: “Bashkëpunimi i Nicki-t dhe çiftit Trump që nuk e dinim se na duheshin”, ndërsa një tjetër shkruante: “Nicki Minaj dhe presidenti Trump duke u bashkuar nuk ishte në kartën time të bingo-s për 2025”. Minaj ka shprehur më herët mbështetjen për Trumpin, duke e vlerësuar për qëndrimin e tij ndaj persekutimit të krishterëve në Nigeri. Ajo shkroi në X: “Jetojmë në një vend ku mund të adhurojmë Zotin lirisht. Asnjë grup nuk duhet të persekutohet për shkak të besimit të vet. Nuk është e nevojshme të ndajmë të njëjtat bindje për të respektuar njëri-tjetrin”. @whitehouse The best to ever do it ♬ original sound - The White House Ajo vijoi: “Shumë vende në botë janë prekur nga kjo tmerr dhe është e rrezikshme të bëjmë sikur nuk e shohim. Faleminderit presidentit dhe ekipit të tij që e kanë marrë këtë çështje seriozisht. Zoti bekoftë çdo krishter të persekutuar. Le t’i mbajmë në lutje”. Reagimi i saj erdhi pas një postimi të Trumpit në rrjetin social Truth Social, ku ish-presidenti shkruante: “Krishterimi përballet me një kërcënim ekzistencial në Nigeri. Mijëra krishterë janë vrarë. Islamikët radikalë janë përgjegjës për këtë masakër”. Ai shtonte: “Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë duarkryq ndërsa këto mizori ndodhin në Nigeri dhe shumë vende të tjera. Jemi të gatshëm, të dëshirueshëm dhe të aftë të shpëtojmë popullsinë tonë të madhe krishtere në të gjithë botën!”. /Telegrafi/

Disa zona të Prizrenit mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjetin ujësjellës

Disa zona të Prizrenit mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjetin ujësjellës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren për të sanuar dy defekte të paraqitura në rrjetin e furnizimit me ujë. Sipas njoftimit të kompanisë, defektet janë evidentuar në magjistralen Prizren–Vlashnje, në afërsi të rrethit të autostradës, si dhe në Pouskë, në gypin transportues nga burimi i Cvilenit, që furnizon me ujë lagjen e Tususit, përcjell Telegrafi. Nga kompania është bërë e ditur se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe po bëhen përpjekje që sanimi të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme. KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kryerjes së këtyre punimeve, duke theksuar se furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të sanimeve. / Telegrafi /

“46 ditë e mbajti në sirtar buxhetin e Prishtinës”- Bjarami i kundërpërgjigjet Muratit

“46 ditë e mbajti në sirtar buxhetin e Prishtinës”- Bjarami i kundërpërgjigjet Muratit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës për 46 ditë dhe duke e dërguar në Kuvend vetëm në kulmin e fushatës zgjedhore. “Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e […] The post ‘Beteja’ e Presidencës me LDK-në, dy reagime publike brenda tre ditësh appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

“46 ditë e mbajti në sirtar buxhetin e Prishtinës”- Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit

“46 ditë e mbajti në sirtar buxhetin e Prishtinës”- Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës për 46 ditë dhe duke e dërguar në Kuvend vetëm në kulmin e fushatës zgjedhore. “Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e […] The post Punëtorë të RTK-së protestojnë për paga – VIDEO appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Messi flet për Kupën e Botës: Më ka kompletuar karrierën, ndjenjë sikur kur më lindën fëmijët

Messi flet për Kupën e Botës: Më ka kompletuar karrierën, ndjenjë sikur kur më lindën fëmijët

Ylli i Inter Miamit dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur me emocion për ndjesitë unike që përjetoi kur ngriti Kupën e Botës në vitin 2022, duke e përshkruar atë moment si kulmin e karrierës së tij dhe krahasuar me lindjen e fëmijëve të tij. Duke folur gjatë një interviste me kryebashkiakun e Miamit, Francis Suarez, i cili i dorëzoi çelësin ceremonial të qytetit, Messi e cilësoi trofeun më të çmuar në futboll si “Graalin e shenjtë” të karrierës së tij. “Kur fitova Kupën e Botës, pata të njëjtën ndjesi si kur më lindën fëmijët,” tha ikona argjentinase. “Është një ndjenjë që është e vështirë të shpjegohet, aq e veçantë dhe aq e madhe sa çfarëdo që të them për të, do të dështojë gjithmonë". Messi shtoi se trofeu i Botërorit ka një domethënie të jashtëzakonshme për të, jo vetëm në aspektin personal, por edhe për familjen, bashkëlojtarët dhe gjithë kombin argjentinas. “Fitimi i Kupës së Botës është arritja më e madhe. Pas Kupës së Botës, nuk ka asgjë më shumë që mund të kërkosh. Është e vështirë të përshkruash ndjenjat nga ai moment, por ishte diçka që e kompletoi plotësisht karrierën time". Sipas Messit, mënyra se si e festoi e gjithë Argjentina e tregoi më së miri peshën e këtij suksesi historik. telegrafi.com “Ishte e qartë se si e festoi i gjithë kombi, nevoja dhe dëshira që të gjithë kishim që kjo të ndodhte përsëri pas kaq shumë vitesh". "Ishte diçka e veçantë, sepse kisha qenë mjaft me fat të arrija gjithçka tjetër më parë, si në nivel klubi, ashtu edhe individualisht. Kupa e Botës ishte pjesa që mungonte, ajo që e kompletoi të gjithë karrierën time me atë trofe", përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/

Po restaurohet ish-konvikti studentor në Ferizaj

Po restaurohet ish-konvikti studentor në Ferizaj

Kanë nisur punimet restauruese në ish-konviktin studentor në Ferizaj, ndërtesë historike e ndërtuar në vitin 1934 dhe pjesë e kompleksit të ish-shkollës “Ismail Qemali”. Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, deri tani janë përfunduar punët e demolimit të brendshëm dhe montimi i kulmit, ndërsa aktualisht po vazhdohet me termoizolimin e tavanit, përcjell Telegrafi. Ky projekt synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore, duke rikthyer ndërtesën si një simbol të edukimit dhe kujtesës qytetare. Ministria thekson se restaurimi i ish-konviktit përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen e historisë për brezat e ardhshëm. Ky investim përforcon përkushtimin për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore në nivel lokal dhe kombëtar. / Telegrafi /

Policia heton svastikat e vizatuara me gjak njerëzor në 50 vetura në Gjermani

Policia heton svastikat e vizatuara me gjak njerëzor në 50 vetura në Gjermani

Policia në Gjermani tha të enjten se po heton pamjen e svastikave të pikturuara me gjak njerëzor dhe të lyer në dhjetëra makina, disa kuti postare dhe fasada ndërtesash në qytetin qendror të Hanau. Zëdhënësi i policisë Thomas Leipold tha se oficerët u njoftuan të mërkurën në mbrëmje, kur një burrë raportoi se kishte vënë re formën e një svastike të aplikuar në një lëng të kuq në kapakun e një makine të parkuar. Një test i veçantë zbuloi shpejt se substanca ishte gjak njerëzor. Policia tha se në total, pothuajse 50 makina ishin dëmtuar në një mënyrë të ngjashme, transmeton Telegrafi. "Sfondi është plotësisht i paqartë", tha Leipold, duke shtuar se hetuesit nuk e dinin nëse makina, kuti postare dhe ndërtesa specifike ishin në shënjestër apo nëse svastikat ishin aplikuar rastësisht. Ai tha se kishte edhe disa shkarravina të tjera në makina dhe ndërtesa të cilat ai nuk mundi t'i identifikonte. Nuk kishte asnjë tregues se kush qëndron pas incidentit ose nga erdhi gjaku, tha Leipold. Ai shtoi se zyrtarët nuk ishin në dijeni të ndonjë lëndimi në lidhje me incidentet. Për momentin, policia po heton dëmtimin e pronës dhe përdorimin e simboleve të organizatave jokushtetuese. Shfaqja e emblemave naziste, përfshirë svastikën, është e paligjshme në Gjermani. Svastika konsiderohet një simbol i urrejtjes që evokon tmerret e Gjermanisë naziste dhe traumën e Holokaustit. Supremacistët e bardhë, grupet neonaziste dhe vandalët kanë vazhduar ta përdorin atë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për të nxitur frikë dhe urrejtje. Hanau ishte në titujt kryesorë të lajmeve pesë vjet më parë kur një sulmues gjerman qëlloi dhe vrau nëntë persona me prejardhje emigrantësh në një sulm në një bar nargjileje në qytet, në një nga rastet më të këqija të terrorizmit vendas që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

MPB njofton se në rrethinën e komunës së Aerodromit janë djegur dy automjete, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. "Sot (06.11.2025) në orën 03:46, në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një qendre tregtare në zonën e komunës së Aerodromit, ishte djegur një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Shkupit, pronë e Zh.D. (52). Nga zjarri ishte përfshirë edhe një automjet pasagjerësh "Reno Megan" me targa të Shkupit, në pronësi të B.Z. (45). Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve - Shkup. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Papa Leo pret Mahmoud Abbasin për herë të parë

Papa Leo pret Mahmoud Abbasin për herë të parë

Papa Leo XIV zhvilloi takimin e tij të parë me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ku Vatikani thotë se ata diskutuan "nevojën urgjente" për të ndihmuar popullsinë civile në Gaza. Vizita vjen pothuajse një muaj pas një armëpushimi të brishtë midis Hamasit dhe Izraelit, pas dy vitesh lufte të shkaktuar nga sulmi i grupit terrorist palestinez më 7 tetor 2023. "Gjatë bisedimeve të përzemërta, u pranua se ekziston një nevojë urgjente për t'u ofruar ndihmë popullsisë civile në Gaza dhe për t'i dhënë fund konfliktit duke ndjekur një zgjidhje me dy shtete", thotë Vatikani në një deklaratë më pas. Ai vëren se takimi erdhi 10 vjet pasi Selia e Shenjtë njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2015. Abbasi u takua disa herë me paraardhësin e Leos, Papa Françeskun, i cili vdiq në prill, transmeton Telegrafi. Në muajt e fundit të pontifikatit të tij, Françesku e ashpërsoi retorikën e tij kundër sulmit të Izraelit ndaj Hamasit në Gaza, por pasardhësi i tij deri më tani ka miratuar një ton më të matur. Abbasi do të takohet nesër me kryeministren italiane Giorgia Meloni. /Telegrafi/

Bayern “ndalon” Barcelonën – Kane mund të marrë kontratë rekord

Bayern “ndalon” Barcelonën – Kane mund të marrë kontratë rekord

Bayern Munich duket se është gati të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të parandaluar që Barcelona të tentojë nënshkrimin e Harry Kane verën e ardhshme. Sulmuesi anglez, i cili do të mbushë 33 vjeç, është parë si pasuesi ideal i Robert Lewandowskit, që pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ pas përfundimit të kontratës së tij. Ndryshe nga politika e zakonshme e Bayernit dhe Real Madridit, që ofrojnë vetëm kontrata njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç, bavarezët janë të gatshëm të bëjnë një përjashtim dhe t’i ofrojnë Kane një kontratë bujare dhe më të gjatë, për ta bindur të qëndrojë. Nga ana tjetër, Barcelona po përballet me kufizime të rënda financiare, dhe kontrata prej 65 milionë eurosh e Kane duket e paarritshme për buxhetin e klubit. Përveç anglezit, katalanasit po shqyrtojnë alternativa më ekonomike, përfshirë Karl Etta Eyong të Levantes dhe Serhou Guirassy të Borussia Dortmund, si opsione më të përballueshme për të zëvendësuar Lewandowskin. Bayerni duket se nuk dëshiron të lejojë një “efekt Lewandowski” të përsëritet dhe është gati të bëjë gjithçka për të siguruar që Harry Kane të mos kthehet në objektivin kryesor të Barcelonës. /Telegrafi/

Punëtorë të RTK-së protestojnë për paga – VIDEO

Punëtorë të RTK-së protestojnë për paga – VIDEO

Vonesa e pagave ka detyruar punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që të enjten më 06.11.2025 të mblidhen për të protestuar. Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë dhe sipas tyre nuk do të shmanget mundësia për grevë të përgjithshme në rast […] The post Një burrë dërgohet pa shenja jete të Spitalin e Prizrenit, Policia po e heton rastin appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .