Të paktën 20 të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi Afganistanin

Të paktën 20 të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi Afganistanin

Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi Afganistanin verior, thonë autoritetet lokale, dhe numri i viktimave pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, thanë zyrtarët lokalë për BBC-në, përcjell Telegrafi. Tërmeti goditi pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, shtëpi e rreth 500,000 njerëzve, në orët e para të së hënës, rreth orës 01:00 sipas orës lokale. A powerful 6.3 magnitude earthquake hit near the northern Afghan city of Mazar-e-Sharif early Monday, leaving at least 10 dead and around 260 injured. Authorities warn the death toll may rise as rescue efforts continue in the city. @MoFA_Afg #AfghanistanEarthquake #Destruction … pic.twitter.com/hI7EMSajrS — Prag News (@PragNews) November 3, 2025 Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballësh dhe një thellësi prej 28 km (17 milje), dhe ishte shënuar në një nivel alarmi portokalli, që tregon se ka të ngjarë të ketë "viktima të konsiderueshme". Sharafat Zaman Amar, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së qeverisë talebane, theksoi se më shumë se 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 320 janë lënduar. Zyrtarët provincialë i thanë më parë BBC-së se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. /Telegrafi/

Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu

Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s./abcnews/

Si të vendosni saktë pirunët dhe lugët në enëlarëse - Doreza lart apo poshtë?

Si të vendosni saktë pirunët dhe lugët në enëlarëse - Doreza lart apo poshtë?

Ekspertët tregojnë si të rrisni pastërtinë dhe sigurinë gjatë larjes së takëmeve Një debat që zhvillohet pothuajse në çdo familje është ai nëse takëmet duhen vendosur në makinën larëse me dorezat lart apo poshtë. Në pamje të parë duket si pyetje banale, por kur e ngrini, të gjithë kanë mendimin dhe argumentet e tyre. Në njërën anë qëndrojnë ata që thonë se takëmet duhet vendosur me dorezat lart, sepse në këtë mënyrë keni më shumë kontroll gjatë boshatisjes dhe nuk duhet të prekni “kokën” e pirunit apo lugës me duar të papastra. Në anën tjetër janë ata që besojnë se opsioni më i mirë është vendosja e dorezave poshtë (që do të thotë "koka" e takëmit drejtuar lart), sepse “koka” e pirunit/lugës është më e ekspozuar ndaj ujit dhe detergjentit dhe pastrohet më mirë, transmeton Telegrafi. Po çfarë thonë ekspertët? Lindsay Jones, menaxhere marke për makinat larëse pranë një prodhuesi të madh, më parë ka rekomanduar për revistën Food&Wine që dorezat e pirunëve dhe lugëve të vendosen poshtë në koshin për takëmet, në mënyrë që kokat të jenë më të ekspozuara ndaj rrymës së ujit. Gjithashtu ajo ka theksuar se thikat, për sigurinë gjatë boshatisjes, duhen vendosur me tehun poshtë (pra doreza lart), që të shmangen lëndimet gjatë nxjerrjes. Ben Chapman, profesor dhe ekspert për sigurinë ushqimore, ka shpjeguar se rreziku i transmetimit të patogjenëve nga dora në “kokën” e takëmit gjatë boshatisjes është shumë i ulët, fillimisht duhet të keni patogjen në dorë, më pas ta kaloni te takëmi, pastaj ai të mbijetojë deri në momentin kur kontakti bëhet me ushqimin... pra, një varg kushtesh “nëse”. Ai nuk e shpalli asnjërën metodë më të mirë se tjetrën, përveçse konfirmoi se është shumë e vogël mundësia që të sëmureni apo të transmetoni patogjenë duke kapur takëmet e pastra. Përveç kësaj, pavarësisht se si i vendosni takëmet, larja e duarve dhe higjiena e përgjithshme në kuzhinë kanë ndikim shumë më të madh në sigurinë ushqimore sesa nëse doreza vendoset lart apo poshtë. Në fund të këtij debati, këto janë tre faktet kryesore të theksuara në artikull: Takëmet pastrohen më mirë nëse doreza vendoset poshtë. Thikat duhet të vendosen me dorezë lart, për të shmangur lëndimet nga tehet e mprehta. Mundësia për transmetim të patogjenëve te takëmet është shumë e vogël; më e rëndësishme është larja e duarve përpara se të boshatisni makinën larëse. Po ju, si i vendosni takëmet në makinën larëse të enëve? /Telegrafi/

Pas 80 vitesh, një president sirian rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Pas 80 vitesh, një president sirian rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, në një vizitë historike për të ndihmuar në hapjen e një "kapitulli të ri" në marrëdhëniet midis Damaskut dhe Uashingtonit, njoftoi Ministri i Jashtëm sirian. “Presidenti Ahmad al-Sharaa do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të nëntorit”, tha Asaad al-Shaibani në një fjalim në shtetin e Gjirit të Bahreinit. “Sigurisht, kjo është një vizitë historike. Është vizita e parë e një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet”, shtoi Shaibani. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Tom Barrack, i cili shërben gjithashtu si ambasador i SHBA-së në Turqi, tha se vizita do të zhvillohet në javën e dytë të muajit. Vizita pritet të trajtojë disa tema, me fokus të rëndësishëm në heqjen e sanksioneve ekonomike dhe rindërtimin e Sirisë së pasluftës. Delegacioni sirian do të trajtojë gjithashtu përpjekjet kundër ISIS-it me Shtëpinë e Bardhë, pasi kjo nuk është "përgjegjësi e vetme e Sirisë", por më tepër "një kërcënim ndërkombëtar që nuk mund të trajtohet vetëm nga qeveria siriane". Ministri i Jashtëm theksoi se Siria kërkon të hapë "një kapitull të ri" dhe të krijojë "marrëdhënie të mira" me SHBA-në. Lidhur me sulmet izraelite ndaj Sirisë, Shaibani vuri në dukje se mbi 1,000 bastisje ndërkufitare janë regjistruar që nga 8 dhjetori sipas një politike ekspansioniste të ndjekur nga Tel Avivi, e cila "nuk është e pranueshme dhe nuk mund të justifikohet". /Telegrafi/

Sot nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale - përfundon me hapjen e vendvotimeve të dielën

Sot nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale - përfundon me hapjen e vendvotimeve të dielën

Sot, më 3 nëntor nis zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, e cila do të zgjasë deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor në orën 07:00. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka deklaruar për Telegrafin se fushata do të zgjasë gjashtë ditë dhe përfundon me hapjen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. “Gjatë periudhës prej 3 deri më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të miratuar në vitin 2023, fushata përfundon në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit. Njësoj si në zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore,” ka sqaruar Elezi. Ai ka rikujtuar se ligji parasheh ndalesa të qarta për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre gjatë fushatës. “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ndalon çdo formë pengese ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe çdo akt dhune apo kërcënimi. Fushata duhet të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike, pa gjuhë urrejtjeje dhe pa frikësime,” ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së. Gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë monitorues në komuna të ndryshme, të cilët do të përcjellin nga afër aktivitetet e subjekteve politike, reklamat dhe materialet promovuese. Raportet e tyre do të përdoren për krahasim me të dhënat financiare të deklaruara nga subjektet pas përfundimit të fushatës. Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Gara e balotazhit dhe fushata zgjedhore po zhvillohet në një situatë të ndjeshme politike, pas dështimit të formimit të Qeverisë së re ku mund të kemi edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, e të cilat do të mund të mbahen në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Me fustan 'latex' e kurorë në kokë, Bebe Rexha befasoi fansat me një tjetër ndryshim interesant për Halloween

Me fustan 'latex' e kurorë në kokë, Bebe Rexha befasoi fansat me një tjetër ndryshim interesant për Halloween

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjete sociale, ku ka zbuluar paraqitjen e saj për mbrëmjen e frikshme të Halloween-it. Në natën e 31 tetorit, këngëtarja u shfaq e transformuar në Wanda Maximoff (Scarlet Witch), një nga personazhet më të dashura të universi Marvel. Me stilin e saj të veçantë dhe guximin që e karakterizon, Bebe e interpretoi figurën e Wandës në mënyrën e saj unike. Foto: Bebe Rexha/Instagram Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë, me një prerje që theksonte linjat trupore dhe pjesën e sipërme të ekspozuar. Flokët e saj, të lyera me ngjyrë rozë pastel, i jepnin një pamje të gjallë dhe magjike, duke krijuar kontrast të përsosur me ngjyrat e kostumit. Foto: Bebe Rexha/Instagram Fotografitë e saj u pritën me entuziazëm nga fansat, të cilët e lavdëruan për kreativitetin dhe guximin në përzgjedhjen e pamjes. Komentet e shumta në rrjete sociale vlerësonin stilin dhe energjinë që Bebe sjell në çdo paraqitje publike. Ndërkohë, fansat e saj në mbarë botën mbeten në pritje të albumit të katërt, për të cilin këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjellë një frymë të re muzikore dhe surpriza të shumta. /Telegrafi/ Foto: Tiziano

Katër gjëra që nuk i kujtojmë nga fëmijëria nëse kemi pasur prindër toksikë

Katër gjëra që nuk i kujtojmë nga fëmijëria nëse kemi pasur prindër toksikë

Kur rritemi me prindër emocionalisht të ftohtë, kritikë apo të paqëndrueshëm, truri shpesh shtyp kujtimet e dhimbshme për të mbijetuar. Megjithatë, rikthimi te ndjenjat e fshehura është hapi i parë drejt shërimit emocional Kujtimet nga fëmijëria shpesh janë të paqarta, por te personat që janë rritur me prindër toksikë , disa momente mund të jenë plotësisht të shtypura në kujtesë . Nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për ngjarje traumatike në kuptimin klasik, por për situata të vogla dhe të përsëritura , që kanë formësuar mënyrën se si e perceptojmë veten dhe të tjerët. Kur prindërit janë emocionalisht të ftohtë, tepër kritikë ose të paqëndrueshëm , fëmija mëson të shtypë ndjenjat dhe të ndryshojë sjelljen e vet për të mbijetuar në një mjedis të tillë. Edhe pse shumë gjëra mund të mos i kujtojnë, personat që janë rritur me prindër toksikë, mund të mësojnë t’i japin vetes sigurinë, butësinë dhe dashurinë që dikur u mungoi. Sipas specialistëve të shëndetit mendor, këto janë disa prej gjërave që shpesh nuk i kujtojmë nga fëmijëria, nëse kemi pasur prindër toksikë, transmeton Telegrafi. 1. Ndjenja e paqes dhe e lehtësisë Fëmijët që janë rritur me prindër toksikë rrallë kujtojnë momente të plotës së qetësisë dhe gëzimit pa frikë. Në vend të lojës dhe ndjenjës së sigurisë, fëmijëria e tyre ka qenë e mbushur me kujdes të vazhdueshëm, përpjekje të pafundme për të mos bërë “diçka gabim”. Në vend që të ishin spontanë, kanë mësuar herët të mendojnë çdo fjalë e çdo veprim , gjë që më vonë ua ka vështirësuar aftësinë për të shijuar momentet e thjeshta të jetës. 2. Ndjenja e sigurisë emocionale Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se fëmijët që rriten në familje toksike rrallë zhvillojnë ndjenjën se janë të dashur pa kushte . Në vend të ngrohtësisë dhe mirëkuptimit, ata kanë marrë dashuri të kushtëzuar , përmes kontrollit, ndjenjës së fajit ose heshtjes ndëshkuese. Shumë të rritur e kanë të vështirë të lidhen me emocionet e tyre, sepse nuk kanë mësuar kurrë se është e sigurt të ndjesh dhe të shprehësh atë që të dhemb. 3. Ndjenja se janë “mjaftueshëm të mirë” Shumë të rritur që janë rritur me prindër toksikë nuk kujtojnë asnjë moment kur janë ndjerë sinqerisht të pranuar. Në vend të lavdërimeve, kanë marrë kritika ose krahasime me të tjerët , dhe me kohën kanë mësuar se dashuria duhet “të fitohet”. Ky model shpesh vazhdon edhe në marrëdhëniet e mëvonshme, ku kërkojnë vazhdimisht miratimin dhe vlerësimin nga të tjerët për të ndjerë se kanë vlerë. 4. Përjetimi i butësisë dhe mbështetjes Psikologët theksojnë se njerëzit që janë rritur me prindër pa empati shpesh nuk kanë kujtime për gjeste të buta - një përqafim, një fjalë ngushëlluese, ose një shenjë mbështetjeje. Në vend të kësaj, kujtojnë ftohtësi, tension dhe ndjenjën se duhet të jenë “të fortë”. Mungesa e këtyre përvojave të vogla, por thelbësore, lë gjurmë të thella edhe në moshën e rritur , sepse njerëzit mësojnë të duan të tjerët në mënyrën si nuk janë dashur vetë. /Telegrafi/

Java nis me shi dhe mëngjese të ftohta

Java nis me shi dhe mëngjese të ftohta

Java e parë e këtij muaji pritet të sjellë kushte të ndryshueshme meteorologjike, me reshje shiu dhe mëngjese të ftohta në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën do të ketë reshje shiu, ku dita e hënë pritet të ketë intensitet më të theksuar, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin. Meteorologët theksojnë se këto reshje do të jenë të mirëseardhura për përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe sektorin e agrometeorologjisë. Mëngjeset priten relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja. Sot moti kryesisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, me temperatura minimale rreth 4–7 °C dhe maksimale 15–18°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s. /Telegrafi/

Neurologu rekomandon ‘ushqimin’ që mbron trurin tonë: A e përdorni ju?

Neurologu rekomandon ‘ushqimin’ që mbron trurin tonë: A e përdorni ju?

A e dini se një filxhan kakao mund ta “qetësojë” trurin tuaj, të përmirësojë kujtesën dhe të mbrojë nervat nga plakja? Ja pse Dr. David Perlmutter rekomandon ta pini më shpesh Kakaoja nuk është vetëm një përbërës që e zbukuron ëmbëlsirat dhe plotëson dëshirën tonë për çokollatë. Pas atij shijimi të pasur fshihet një thesar i vërtetë me lëndë ushqyese që mbrojnë trurin. Shkenca ka vërtetuar se flavanolet e kakaos, përbërje bimore që gjenden kryesisht në çokollatën e zezë, veprojnë si neuroprotektorë të fuqishëm, duke mbrojtur qelizat nervore nga plakja, stresi dhe inflamacioni. Këto fakte i thekson edhe Dr. David Perlmutter, neurolog dhe autor me famë botërore, i cili prej vitesh studion mënyrën se si ushqimi dhe stili i jetesës ndikojnë në shëndetin e trurit. Kakao, kakao e papërpunuar dhe çokollata - të ngjashme, por jo të njëjta Kakao e papërpunuar (cacao) – forma e papërpunuar e bimës, më e pasura me antioksidantë dhe magnez. Vjen në formë kokrrash, copëzash ose pluhuri. Kakao (cocoa) – përfitohet pas fermentimit, tharjes dhe pjekjes së kokrrave. Ka pak më pak flavanole, por ruan pjesën më të madhe të vlerave ushqyese. Çokollata – produkti përfundimtar nga masa e kakaos, gjalpi dhe shtesa si sheqeri apo qumështi. Më e shëndetshme është çokollata e zezë me të paktën 70% kakao. Sa më pak e përpunuar të jetë kakaoja, aq më e shëndetshme është. Nëse dëshironi ta përfitoni për trurin, zgjidhni kakaon e papërpunuar ose çokollatën e zezë, transmeton Telegrafi. Si e mbron kakaoja trurin Neurologët dhe shkencëtarët, përfshirë Dr. Perlmutter, theksojnë se mikroglia, qelizat imune të trurit, janë thelbësore për shëndetin e tij. Kur funksionojnë në mënyrë të ekuilibruar, ato “pastrojnë” trurin nga mbeturinat dhe proteinat e dëmshme. Por, kur aktivizohen tepër, shkaktojnë inflamacion kronik që çon në sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson. Këtu hyn në lojë kakaoja. Ul inflamacionin nervor Flavanolët e kakaos qetësojnë mikroglinë e tepruar, duke parandaluar lirimin e substancave inflamatore (TNF-α, IL-6) që dëmtojnë neuronet. Nxit rritjen dhe plasticitetin e neuroneve Kakaoja stimulon prodhimin e BDNF-së (faktorit të rritjes së qelizave nervore), që do të thotë përqendrim më i mirë, mësim më i shpejtë dhe kujtesë më e mprehtë – sidomos te të moshuarit. Mbron nga stresi oksidativ Epikatehina, një nga flavanolet kryesore, vepron si antioksidant që neutralizon radikalet e lira dhe mbron qelizat nervore. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru Kakaoja rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese. S i ta përfshini kakaon në ushqim Çokollatë e zezë (min. 70%) – 30-40 g në ditë janë të mjaftueshme. Pluhur kakao pa sheqer – shtojeni në smoothie, kos ose tërshërë. Pije e ngrohtë me kakao – përzieni pluhurin me qumësht bajameje dhe pak mjaltë. Copëza kakaoje (nibs) – shtesë krokante për musli apo ëmbëlsira të shëndetshme. Toptha energjikë – me hurma, fruta të thata dhe një lugë kakaoje, shujtë ideale për trurin. Ushqim për trurin Kakaoja nuk është vetëm kënaqësi për shijen, është ushqim për trurin. Ajo ndihmon në ruajtjen e kthjelltësisë mendore, zvogëlon inflamacionin dhe ngadalëson plakjen e sistemit nervor. Herën tjetër kur të merrni një copë çokollatë të zezë, kujtohuni: nuk është “mëkat”, por një zgjedhje e mençur për shëndetin e trurit tuaj. Kush është Dr. David Perlmutter Dr. Perlmutter është neurolog i certifikuar dhe pesë herë autor në listën e bestselerëve të “New York Times” . Ai është anëtar i Bordit Drejtues dhe Fellow i Kolegjit Amerikan të Ushqyerjes (American College of Nutrition) . Librat e tij, të përkthyer në 32 gjuhë, kanë popullarizuar konceptin e “trurit që ushqehet shëndetshëm”, duke ndërthurur mjekësinë, ushqyerjen dhe neuroshkencën. Në punimet dhe paraqitjet e tij publike, ai shpesh thekson se kakaoja është një nga ushqimet më të nënvlerësuara për ruajtjen e funksioneve njohëse dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. /Telegrafi/

Vrau kushëririn në Vlorë, dëshmia e autorit: E bëra për arsye të fortë, por se them dot

Vrau kushëririn në Vlorë, dëshmia e autorit: E bëra për arsye të fortë, por se them dot

Pas një operacioni disaorësh kërkimi, policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes që tronditi mbrëmjen e së shtunës fshatin Gjorm të Selenicës në Vlorë. Në pranga ka rënë Bertil Alliaj, i cili akuzohet për ekzekutimin me armë zjarri të kushëririt të tij, 36-vjeçarit Dalan Alliaj. Pas krimit, autori u largua drejt zonës malore dhe qëndroi në arrati disa orë. Forcat e rendit organizuan një operacion kërkimi dhe rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u arrestua në një zonë pyjore pranë Gjormit. Para hetuesve, Bertil Alliaj u shpreh se “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani.” Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur viktima, banues në Levan të Fierit, kishte shkuar për vizitë tek të afërmit në Gjorm. Sipas policisë, ndërsa ndodhej pranë derës së banesës së xhaxhait, Dalan Alliaj u qëllua me gjashtë plumba në trup dhe ndërroi jetë në vend. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri të tipit “Beretta FS92”, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur në krim. Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë. Bertil Alliaj është i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i përfshirë në masakrën e Çoles në vitin 2015, ku mbetën të vrarë tre persona. Ai rezulton i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Viktima, Dalan Alliaj, 36 vjeç, ishte pronar i një pike tregtimi të pjesëve të këmbimit për automjete në Levan dhe njihej si një person i qetë.

Si po përgatiten Kina dhe Tajvani për luftë

Si po përgatiten Kina dhe Tajvani për luftë

Me Kinën që duket se po planifikon një pushtim të mundshëm të Tajvanit dhe ishullin e vetëqeverisur që po përgatitet për t'iu kundërpërgjigjur, Newsweek thotë se ka folur me analistët rreth gjendjes së përgatitjeve në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Sipas mediumit në fjalë, zyrtarët e mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar presidentin kinez Xi Jinpin se ka urdhëruar Ushtrinë Çlirimtare Popullore të jetë të paktën e aftë të lëvizë kundër Tajvanit deri në vitin 2027, përcjell Telegrafi. Dhe admirali Samuel Paparo, kreu i Komandës Indo-Paqësore të SHBA-së, ka thënë se stërvitjet ushtarake gjithnjë e më të sofistikuara të Pekinit, duke përfshirë bllokada të simuluara, janë "prova gjenerale". Por hendeku midis dy ushtrive është i madh dhe po zgjerohet, vë në pah Newsweek . Kina shpenzon afërsisht 10 herë më shumë për mbrojtje sesa Tajvani dhe tani operon marinën më të madhe në botë, të mbështetur nga një arsenal raketash në zgjerim dhe rreth 600 koka bërthamore. Xi është zotuar të ndërtojë një "ushtri të klasit botëror" deri në mesin e shekullit, një qëllim që shihet gjerësisht si një ushtri e aftë të rivalizojë SHBA-në. Në anën tjetër, Uashingtoni prej kohësh i ka kërkuar Taipeit të investojë më pak në armë të rënda - si tanke dhe anije të mëdha luftarake - dhe më shumë në sisteme asimetrike si dronë, raketahedhës të lëvizshëm dhe raketa bregdetare që mund të ngadalësojnë një forcë pushtimi shumë më të madhe. Një “pushtim amfib i frikshëm” "Zhvillimi i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze tregon se ata po përgatiten për diçka - kjo është e sigurt", ka thënë për Newsweek, Jyh-Shyang Sheu, bashkëpunëtor kërkimor në Institutin e Mbrojtjes dhe Kërkimeve të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, përcjell Telegrafi. Por për një pushtim, Kina do të duhej të kalonte Ngushticën e Tajvanit 80 milje (rreth 130 kilometra) të gjerë. Andaj Sheu beson se kjo mund të pengojë seriozisht çdo përpjekje të Kinës për të zbarkuar trupa në Tajvan, duke përmendur pengesën që Kanali Anglez shumë më i ngushtë rezultoi të ishte në Luftën e Dytë Botërore. “Kur flasim për Kanalin Anglez, është nga Franca në Dover - është vetëm rreth 30 kilometra (19 milje), por edhe kjo krijoi një vështirësi të madhe për Gjermaninë naziste për të nisur një pushtim (të Anglisë)”, tha Sheu. “Pra, për Kinën, distanca prej 200 kilometrash midis Tajvanit dhe kontinentit është ende një pengesë serioze. Edhe me teknologjitë e përparuara në ditët e sotme, ajo tirani e distancës mbetet një sfidë e madhe”. Analistët thonë se vetëm rreth 14 nga plazhet e Tajvanit mund të mbështesin një zbarkim amfib - dhe të gjitha janë të fortifikuara rëndë. Duke iu referuar përsëri Luftës së Dytë Botërore, Sheu vuri në dukje se në vend të një sulmi në stilin e Normandisë, Pekini ka të ngjarë të kombinojë operacione amfibe, ajrore dhe helikopterësh për të pushtuar aeroporte, portet dhe urat që mund të shërbejnë si pika hyrjeje për forcat pasuese. Stërvitjet ajrore Kina ka trajnuar njësitë e saj të aviacionit ushtarak për këtë lloj misioni dhe, sipas një raporti të vitit 2023 nga grupi britanik i mendimit RUSI, mund të jetë duke kërkuar ndihmën e Rusisë. Raporti, bazuar në kontrata të rrjedhura, tha se Moska pranoi të stërviste një batalion kinez të forcave ajrore dhe të furnizonte armë antitank dhe automjete të lehta. "Kjo për shkak se rusët kanë pajisje shumë më të zhvilluara për këtë lloj misioni", thekson Sheu. "Nëse kjo është e vërtetë, sigurisht që Kina mund të përfitojë nga kjo". Për Kinën, çelësi do të ishte shpejtësia, tha Sheu, me fokus në sistemet e armëve si raketat që mohojnë qasjen në zonën e konfliktit për një ndërhyrje të mundshme të udhëhequr nga SHBA-të. Lufta kibernetike "Ndoshta disa ditë ose edhe brenda disa orësh", mendon Sheu, duke përshkruar llojin e fushatës së shpejtë që Kina do të duhej të përfundonte përpara se SHBA-të ose aleatët e saj të mund të reagonin. Për këtë qëllim, Ushtria Çlirimtare e Kinës (ÇP) ka zhvilluar mjete të luftës kibernetike dhe armë hapësinore të dizajnuara për të “verbuar” sistemet e paralajmërimit të hershëm të Tajvanit dhe për të ndërprerë komunikimet dhe për të rrëzuar infrastrukturën kritike në fillim të konfliktit. Qëllimi do të ishte të "përpiqesh të bësh që shoqëria dhe sistemi qeveritar tajvanez të mbyllen me sulme kibernetike". Forcat amfibe Një pjesë tjetër e ndërtimit të Kinës është një klasë e re e mjeteve zbarkuese të quajtura Shuiqiao, ose "ura uji". Çdo anije mbart një “njësi të zhvendosshme” që lejon tanket dhe automjetet të lëvizin direkt në rrugët bregdetare përtej plazheve. "Ka pasur shumë më tepër aktivitet në lidhje me to gjatë vitit të kaluar", kujton Bryce Barros, një analist sigurie dhe bashkëpunëtor në grupin e ekspertëve GLOBSEC. "Gjithçka nëse ato mund të përdoren apo jo në mënyrë efektive varet nga kontrolli i plotë i ujërave dhe qiellit përreth Tajvanit nga Kina", ka thënë ai për Newsweek, përcjell Telegrafi. "Ato janë shumë të ngadalta; janë shumë të mëdha; dhe janë objektiva të mëdha. Kjo do të thotë se do t'u duhej mbrojtje e fortë ajrore, sisteme kundër-dronëve dhe mbrojtje kundër mjeteve sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot". Pastaj është anija sulmuese Tipi 076, një derivat më i madh i Tipit 075 më të vjetër që funksionon si një mini-mbajtëse aeroplanësh. Kina gjithashtu ka zgjeruar flotën e saj të anijeve civile "roll-on/roll-off (Ro-Ro)" që pothuajse me siguri do të komandoheshin gjatë një konflikti ndër-ngushticë dhe do të ngarkoheshin me trupa dhe forca të blinduara për transport përtej ngushticës. Megjithatë, për të vënë në lëvizje forcën kolosale pushtuese të Kinës, "do të duhet vërtet dominimi i detit dhe ajrit - veçanërisht i detit", tha ai. Përgatitjet e Tajvanit Stërvitjet e fundit në Tajvan janë përqendruar në mbrojtjen bregdetare dhe operacionet e kundër-zbarkimit, ndërsa reformat kanë përfshirë mobilizimin e përmirësuar të rezervave dhe zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak të ishullit në një vit nga katër muaj. Presidenti Lai Ching-te ka thënë se synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në mbi 3 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm. Muajin e kaluar, ai njoftoi se një rrjet i ri shumështresor i sistemeve të mbrojtjes ajrore i njohur si "T-Dome" është në zhvillim për të mbrojtur nga breshëritë e raketave që mund të çojnë në një pushtim kinez të ishullit. Barros vuri në dukje se Tajvani po zhvillon sisteme pa pilot - nënujore, sipërfaqësore dhe ajrore - si pjesë e një strategjie asimetrike që synon të mbajë forcat kineze larg. "Të sigurohesh që ata po bëjnë gjithçka që munden për të zhvilluar UUV, USV dhe UAV, veçanërisht UAV me rreze të gjatë veprimi, do të jetë me të vërtetë kritike për të ruajtur qëndrimin e përgjithshëm mbrojtës të Tajvanit", vlerëson ai. Barros theksoi nevojën për trajnim të përmirësuar ushtarak, veçanërisht fuqizimin e oficerëve të rinj dhe nënoficerëve për të marrë vendime taktike vetë. "Tajvani duhet të përqendrohet në sigurimin që taktikat e njësive të bëhen në nivelin më të ulët të mundshëm", tha ai, duke shtuar se reforma të tilla ishin çelësi i sukseseve të Ukrainës në fushën e betejës kundër forcave ruse. / Telegrafi /

Pep Guardiola e krahason sërish Haalandin me Messin e Ronaldon: Ky është niveli i tij

Pep Guardiola e krahason sërish Haalandin me Messin e Ronaldon: Ky është niveli i tij

Forma e jashtëzakonshme e Erling Haaland ka vazhduar edhe këtë fundjavë, me dy gola në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Bournemouth dhe Pep Guardiola e ka krahasuar sulmuesin norvegjez me dy legjendat e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Haaland është bërë thuajse i pandalshëm këtë sezon, duke shënuar 13 gola në 10 ndeshje të Ligës Premier dhe 17 në 13 takime në të gjitha garat. Ai ka shtatë gola më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat dhe vazhdon të prodhojë statistika të pabesueshme edhe me Norvegjinë, me nëntë gola në tre ndeshje ndërkombëtare që nga fillimi i sezonit. “Kështu është kur luan me Messi ose Ronaldo, ndikimi i tij është shumë i madh. E shihni statistikat e atij djali? Sigurisht që është në atë nivel. Messi dhe Ronaldo e kanë bërë këtë për 15 vjet, por ky është niveli. Goli i parë, mënyra si e godet topin, është sikur thotë ‘do të shënoj’”. Erling Haaland dhe Pep Guardiola “Ai ka atë uri të madhe për të shënuar. Është në nivelin më të lartë. Kam thënë më parë sa i menaxhueshëm dhe i trajtueshëm është. Ndonjëherë jam i ashpër me Haaland, por ai është me mendje të hapur”. “Jeton për golat, dhe ndonjëherë presioni është i madh për ta përballuar për 90 minuta, por kjo është normale. Pa të, do të ishte shumë e vështirë, por jemi me fat që Omar [Marmoush] është rikthyer dhe kemi lojtarë të shëndetshëm”, deklaroi ai. City aktualisht renditet në pozitën e dytë në kampionatin anglez, gjashtë pikë prapa Arsenalit./ Telegrafi /