Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy persona (vëllezër mes vete) kanë mbetur të vrarë nga një person tjetër. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për mediat nga vendi i ngjarjes se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar kishte aktakuzë për dhunë në familje “Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij" ,tha Gashi. Vrasja e dy vëllezërve në Golluboc, policia po kërkon të dyshuarin Ai shtoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të procesit të verifikimit të informatave. “Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të konfirmoj është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare”, tha më tej kryeprokurori. Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet në terren dhe po punon në koordinim të plotë me prokurorinë për mbledhjen e provave materiale dhe personale, pas së cilës pritet të jepet një njoftim më i detajuar për rastin. Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia. Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje". /Telegrafi/

Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga politika - disa dekada ishte një nga figurat kryesore në SHBA

Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga politika - disa dekada ishte një nga figurat kryesore në SHBA

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kongresi amerikan, duke i dhënë fund një karriere shumëvjeçare, gjatë së cilës kjo demokrate nga Kalifornia u bë një nga figurat më të fuqishme në Uashington. Në një video mesazh të publikuar sot, Pelosi tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në Kongres në përfundim të mandatit të saj, në janar të vitit 2027. Kjo shënon fundin e një karriere të pasur politike. Pelosi ishte gruaja e parë që mbajti postin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023. - YouTube www.youtube.com “Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që e dua është ky: San Francisko, njih fuqinë tënde. Kemi bërë histori, kemi përparuar. Gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i vlerësojmë”, tha Pelosi. Në zgjedhjet e fundit për president të SHBA-ve, Pelosi mbështeti Kamala Harrisin dhe më pas fajësoi Joe Bidenin për rezultatet e dobëta. “E kemi bërë fushatën më të mirë që mundëm, duke pasur parasysh se Joe Biden ishte president. Joe Biden është arsyeja e vetme pse Kamala Harris dhe demokratët humbën,” kishte deklaruar ajo në atë kohë. Në vitin 2024, Pelosi u përfshi në një skandal kur u përplas me demonstrues pro-palestinezë përpara rezidencës së saj në San Francisko. Zemërimi i politikanes arriti kulmin kur Pelosi bërtiti një deklaratë raciste “hiquni nga rruga ime! Kthehuni në Kinë, ku e keni shtabin tuaj”. /Telegrafi/

Lloga: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë që nuk ka letërnjoftim biometrik

Lloga: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë që nuk ka letërnjoftim biometrik

Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik. "Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike. Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi një gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve). Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të gjithë këtyre dokumenteve personale në biometrike", shkruan Lloga./Telegrafi/

Policit të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i zgjatet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë

Policit të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i zgjatet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar edhe një muaj paraburgim Murat Latifit, policit të Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës, zbulim të fshehtësisë zyrtare e posedim të paautorizuar të armëve. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Hateme Haxhaj, zëdhënëse e kësaj Gjykate, e cila tha se kjo masë do të zbatohet nga data […] The post Edicioni i 3-të i festivalit ‘Moisiu’ mbahet nga 22 deri më 27 nëntor në Prishtinë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ukraina akuzon Rusinë për ekocid

Ukraina akuzon Rusinë për ekocid

Ukraina po hedh dritë mbi dëmin mjedisor të shkaktuar nga Rusia gjatë luftës. Ministria e Punëve të Jashtme tha se, që nga nëntori i vitit 2025, janë dokumentuar mbi 10,000 raste të dëmeve mjedisore të shkaktuara nga Rusia. “Fusha të djegura, pyje të shkatërruara, ajër dhe ujë i ndotur, toka të minuara”, tha ministria. “Këto janë vetëm disa nga pasojat shkatërruese të luftës së agresionit të Rusisë”, shton ajo. "Ne bëjmë thirrje për veprime ndërkombëtare për të parandaluar Rusinë nga shkatërrimi i natyrës në Ukrainë dhe më gjerë." Sipas ministrisë, humbjet e vlerësuara arrijnë afërsisht 142 milionë dollarë që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

Kjo Audi TT e vetme nuk është ashtu si duket

Kjo Audi TT e vetme nuk është ashtu si duket

I ndjeri Ferdinand Piëch mund të ketë sunduar me grusht të hekurt, por ai siguroi që gjërat të bëheshin. Gjatë mandatit të tij si drejtor ekzekutiv i grupit Volkswagen nga viti 1993 deri në vitin 2002, u miratuan disa nga projektet më ambicioze inxhinierike të kompanisë, duke kulmuar me zhvillimin e Bugatti Veyron. Ai la pas një trashëgimi të ndërlikuar që përfshinte përpjekje të kushtueshme për mendjemadhësi, të tilla si VW Phaeton, dhe projekte vizionare si XL1, transmeton Telegrafi. Edhe para se të merrte drejtimin e gjigantit të automobilave, Piëch luajti një rol kyç në zhvillimin e disa makinave ikonike. Si drejtor i zhvillimit në Porsche dhe më vonë në Audi, ai ishte thellësisht i përfshirë në projekte si makinat legjendare të garave 917 dhe Quattro. Dëshira e tij për të eksploruar ide të reja vazhdoi deri në fund të udhëheqjes së tij, dhe kjo ngjashmëri me TT shërben si një shembull kryesor. Pavarësisht siluetës së tij të njohur, nuk është realisht një trofe turistik. I fotografuar nga ‘rare cars deutschland’, ky model i vetëm zgjati rreth tetë muaj për t’u përfunduar dhe rezultoi nga bashkimi i një karrocerie origjinale TT me një RS4 Avant të gjeneratës së parë. Në thelb, ishte një B5 RS4 i mbuluar me një karroceri TT të gjeneratës 8N. Deri tani, ndoshta po pyesni veten pse. Në fillim të shekullit, Audi po luante me idenë e një makine sportive të pozicionuar mbi TT. R8 nuk ekzistonte ende, pasi modeli simotër i Lamborghini Gallardo nuk do të prezantohej deri në konceptin Quattro të Le Mans në vitin 2003, përpara se të hynte në prodhim në vitin 2006. Për të testuar ujërat, inxhinierët e Audi kombinuan bazat e RS4 Avant me karrocerinë kompakte të TT. Dhe me baza, nënkuptojmë pothuajse gjithçka: boshtet, motorin, diferencialin e pasmë, rrotat, transmisionin dhe më shumë. Për ta bërë ndërrimin të funksionojë, inxhinierët e shkurtuan shasinë me 170 milimetra përpara rezervuarit të karburantit për t'u përputhur me bazën e rrotave të TT-së dhe për të ruajtur përmasat e saj. Nën kapakun e motorit ndodhej motori V-6 2.7 litra me dy turbo i RS4-së, duke e bërë këtë prototip të vetmin TT që përdori ndonjëherë një V-6 të vërtetë, duke marrë parasysh se dy gjeneratat e para mbështeteshin në VR-6. Vlen të përmendet se motori V-6 ishte montuar gjatësisht, ndryshe nga paraqitja tërthore e TT-ve të rregullta. Sistemi i transmisionit gjithashtu kaloi nga një diferencial Haldex në një sistem Torsen më të anuar nga mbrapa të huazuar nga RS4. Me 375 kuaj-fuqi të kanalizuar në të katër rrotat përmes një kutie shpejtësie manuale me gjashtë shpejtësi, "TT Coupe RS4" ishte një performues serioz. Sigurisht, performanca ishte e fortë. Në fund të fundit, ky ishte më shumë RS4 sesa TT. Ajo arriti shpejtësinë 100 km/orë në 4.9 sekonda dhe arriti një shpejtësi maksimale prej 280 km/orë. Ndërrimi i platformës shtoi pak masë, duke e çuar peshën e makinës në 1,550 kilogramë, megjithëse TT-ja e mëvonshme me motor VR-6, e lansuar në vitin 2003, ishte vetëm pak më e lehtë. Në një intervistë të vitit 2013 me faqen e internetit Fortitude, e cila tani nuk ekziston më, ish-shefi i produkteve të quattro GmbH (tani Audi Sport), Stephan Reil, e quajti TT Coupe RS4 "jashtëzakonisht argëtuese për t'u drejtuar" dhe tha se "po i tejkalonte një 911 në atë kohë". Makina u testua shumë, duke grumbulluar gati 20,000 kilometra. Ndërsa epoka e Piëch po mbaronte, ideja e një versioni prodhimi doli shumë e kushtueshme për t'u justifikuar. Grupi Volkswagen në fund të fundit arriti qëllimin e tij për të ndërtuar një supermakinë mbi TT përmes R8, të binjakëzuar me Gallardo. Si TT ashtu edhe R8 janë ndërprerë që atëherë, por Audi planifikon të kthehet në segmentin e makinave sportive me një version prodhimi të Concept C në vitin 2027. Këtë herë, tërësisht elektrik. /Telegrafi/

OJQ “LIZA-R” fton të rinjtë dhe gratë e Kamenicës në trajnim për zhvillim të ndërmarrësisë dhe hartim projektesh

OJQ “LIZA-R” fton të rinjtë dhe gratë e Kamenicës në trajnim për zhvillim të ndërmarrësisë dhe hartim projektesh

Organizata LIZA-R, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Komuna e Kamenicës, ka hapur thirrjen publike për pjesëmarrje në trajnim që synon ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, grave dhe bizneseve të reja (start-up). Trajnimi do të mbahet më 19 nëntor 2025, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Kamenicës, duke filluar nga ora 10:00 deri në 16:00. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri praktike në: zhvillimin e ideve të reja të biznesit, hartimin e projekteve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit, menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik, si dhe identifikimin e mundësive për financim dhe bashkëpunim lokal, përcjell Telegrafi. Trajnimi do të udhëhiqet nga ekspertë të fushës së ndërmarrësisë, përmes metodave interaktive dhe punës praktike në grupe. Në trajnim mund të aplikojnë vetëm personat rezidentë të Komunës së Kamenicës, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30 persona. Aplikimet mund të bëhen përmes inbox-it të faqes zyrtare të OJQ LIZA-R ose në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Kamenicës. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ndërmjet OJQ “LIZA-R” dhe Komunës së Kamenicës, me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe rritjes së punësimit përmes fuqizimit të të rinjve dhe grave ndërmarrëse. / Telegrafi /

Ish-shefi i NATO-s: Ukraina përballet me “luftë të përjetshme” derisa Europa nuk ia rrit presionin Rusisë

Ish-shefi i NATO-s: Ukraina përballet me “luftë të përjetshme” derisa Europa nuk ia rrit presionin Rusisë

Anders Fogh Rasmussen ka bërë thirrje për mburojë ajrore në territorin e NATO-s dhe për dërgimin e forcës mbrojtëse europiane në Ukrainë, ka raportuar të enjten (06.11.2025) gazeta “The Guardian”. Ish-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Ukraina po përballet me “luftë të përjetshme” dhe me erozion të ngadalshëm të territorit derisa Europa nuk […] The post Edicioni i 3-të i festivalit ‘Moisiu’ mbahet nga 22 deri më 27 nëntor në Prishtinë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Cristiano Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur me emocion për arsyet pse nuk mori pjesë në varrimin e bashkëkombësit të tij dhe sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Ronaldo u shpreh se vendimi i tij ishte i menduar dhe personal. “Pse nuk shkova në varrimin e Jotës? Ndihem mirë me vendimin tim. Dy janë arsyet. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në një varrezë. Së dyti, kush më njeh, e di që kudo që shkoj, gjithçka kthehet në një ‘cirk’. Vëmendja do të përqendrohej tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”. Ronaldo tregoi gjithashtu momentin kur mësoi për lajmin e trishtë. “Isha në palestër me Georginën kur e dëgjova lajmin. Qava shumë, Georgina mund ta dëshmojë këtë. Nuk e besoja kur mora mesazhet. Ishte një moment shumë i vështirë për vendin, për familjen e tij dhe për të gjithë”. Ylli i Al Nassr foli me respekt për personalitetin e Jotës. “Nuk ishte tipi që fliste shumë. Diogo Jota ishte një njeri i madh, një person i qetë. Më pëlqente shumë të bisedoja me të”. Në fund, Ronaldo dha një mesazh të ndjerë për jetën dhe momentet e saj të paparashikueshme. “Gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Rasti i Jotës na kujton se duhet ta jetojmë çdo moment me gëzim, sepse askush nuk e di çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

Modaliteti i Inteligjencës Artificiale i Google merr një shkurtesë të re në Chrome për Android dhe iOS

Modaliteti i Inteligjencës Artificiale i Google merr një shkurtesë të re në Chrome për Android dhe iOS

Përshtatja e çdo aplikacioni dhe shërbimi me inteligjencën artificiale nga Google vazhdon sot me Chrome për Android dhe iOS. Shfletuesi celular po merr një shkurtesë të re për Modalitetin e Inteligjencës Artificiale të Google, të cilin e ka shtyrë shumë kohët e fundit në një përpjekje për t'i mbajtur njerëzit të përdorin kërkimin në Google në vend që thjesht t'i kërkojnë gjithçka ChatGPT (ose të shkojnë në TikTok për të kërkuar gjëra siç bëjnë të rinjtë). Tani, Modaliteti i Inteligjencës Artificiale është edhe më i pranishëm në Chrome celular, me shkurtesën e saj të re që shfaqet menjëherë nën kutinë e kërkimit në faqen kryesore. Kështu, do ta shihni atë sa herë që hapni një skedë të re, transmeton Telegrafi. Nëse hyni në Modalitetin e Inteligjencës Artificiale, Google thotë se mund të "bëni pyetje më komplekse, me shumë pjesë" dhe pastaj "të zhyteni më thellë në një temë me pyetje pasuese dhe lidhje përkatëse". Kjo shkurtesë tani është e disponueshme në SHBA dhe do të arrijë në 160 vende dhe territore të tjera "së shpejti". Do të mbështesë edhe gjuhë të tjera, si hindisht, indonezisht, japonisht, koreanisht, portugalisht dhe të tjera. /Telegrafi/

Komuna e Gjakovës vazhdon aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike

Komuna e Gjakovës vazhdon aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se brigadat komunale dhe ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë me aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike në disa zona të qytetit. Punimet janë fokusuar në rrugët: “Nëna Terezë”, “Bardhyl Qaushi”, “Ali Hasi”, “Fehmi Agani”, “Bujar Roka”, “Vëllezërit Frashëri”, “Shefki Shasivari”, “Skënderbeu”, “Yll Morina”, “Enver Gjerqeku”, “Ali Pashë Tepelena”, “Isa Boletini”, “Qemajl Bakija”, si dhe në shetitoren e lumit Krena, përcjell Telegrafi. Ky aktivitet është pjesë e planit të rregullt të mirëmbajtjes së qytetit, me synim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e Gjakovës. Nga komuna është bërë e ditur se pastrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe hapësirat publike të qytetit. / Telegrafi /

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar kishte aktakuzë për dhunë në familje

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar kishte aktakuzë për dhunë në familje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave. Sipas informacioneve të para, pas kryerjes së krimit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia. Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje". "Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit ndaj personit te dyshuar A.I., më datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore ne Prishtine, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale “Dhunë ne familje” sipas nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje” në bazë të nenit 181 të KPRK-së", ka konfirmuar për Telegrafin, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ndryshe, policia më herët ka konfirmuar se vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i dyshuari pas krimit ka ikur nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/

Motra e befason me vizitë Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë të personalizuar

Motra e befason me vizitë Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë të personalizuar

Futbollisti i Kosovës dhe ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pasur një vizitë të veçantë sot në Itali, ku është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër. Ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku ka shprehur krenarinë dhe emocionet për faktin që i vëllai është pjesë e një klubi me traditë të madhe si Juventusi, duke shkruar: "Së bashku mund t'i kthejmë ëndrrat në histori". Zhegrova, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut. View this post on Instagram A post shared by @valza.vertopi Megjithëse nuk arriti të ndikojë në rezultat, takimi u mbyll me rezultat 1–1. Vizita e motrës duket se ka sjellë një moment të ngrohtë familjar për sulmuesin kosovar, i cili vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare me paraqitjet e tij në Serie A dhe në arenën evropiane. /Telegrafi/

Drita misterioze mbi Angli - alienë apo raketë?

Drita misterioze mbi Angli - alienë apo raketë?

Një dritë e ndritshme në formë spirale u kap në kamera në qiellin e natës në të gjithë Anglinë dhe shkaktoi spekulime në internet, por ka shumë të ngjarë të ishte e lidhur me një lëshim rakete. Dëshmitarët thanë se drita u shfaq në qiellin e natës mbi Maine, Massachusetts, New Hampshire dhe Rhode Island dhe ishte e dukshme vetëm për një kohë të shkurtër përpara se të zhdukej. Ekspertët përcaktuan se drita ka të ngjarë të ketë lidhje me lëshimin e raketës Ariane 6 në Kourou, Guiana Franceze. Emily Pike e emisionit Total Weather të WMTW-TV Maine shpjegoi se raketa, e cila po mbante në orbitë satelitin Sentinel-1D, me sa duket nxori karburant të tepërt nga faza e sipërme e saj, i cili ngriu në kristale akulli reflektuese që krijuan modelin spiral të dritës përpara se të shpërndaheshin. /Telegrafi/

Rasti "Onkologjia 2", dëshmojnë dy dëshmitarë

Rasti "Onkologjia 2", dëshmojnë dy dëshmitarë

Gjykimi në rastin "Onkologjia 2", në të cilën akuzohen ish drejtori Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehad Nuhi, vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën Themelore Penale. Gjatë seancës u dëgjuan tre dëshmitarë. Mjeku Nenad Mitrevski dëshmoi për një pacient që ka marrë kimioterapi në kombinim me terapi biologjike. Ai tha se doza standarde e ilaçit për atë indikacion është 400mg çdo tre javë. Kur ju paraqit një dokument me një dozë të dhënë prej 1600mg, ai u përgjigje se kjo dozë është shumë e lartë për atë indikacion, dhe se pacienti nuk duhej ta kishte marrë atë sasi. Goce Kuzev dëshmoi si djali i një pacienti që është trajtuar në Onkologji. Ai deklaroi se terapia për babanë e tij nuk ka qenë kurrë në dispozicion në kohën e duhur. “Meqenëse nuk e kishte marrë kurrë në kohë terapinë, ishim të shqetësuar dhe ju lutëm njerëzve, miqtë tanë e telefonuan drejtorin e atëhershëm dhe pastaj e mori terapinë. Mendoj se emri i infermieres ishte Caci dhe na e dha në katin e dytë ku ishte zyra e tij. Ndonjëherë e jepte nga farmacia klinike, ndonjëherë e telefononte infermierin dhe ai ia jepte asaj nga zyra e tij, kështu që zbritëm poshtë për të aplikuar”, tha Goce Kuzev, dëshmitar. Biljana Grozdanova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Klinikës, në dëshminë e saj foli për metodën e vendimmarrjes. Sipas saj vendimet e prokurimit ishin të kushtëzuara nga pëlqimi paraprak nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor. “Bordi i Drejtorëve, kërkonte që një ekonomist të ftohej në seanca, një avokat ishte i pranishëm në çdo seancë të Bordit të Drejtorëve dhe drejtorët ftoheshin gjithashtu, varësisht nga rendi i ditës, për të dhënë një shpjegim”, u shpreh Biljana Grozdanova, dëshmitare. Në qershor të këtij viti, Gjykata Penale miratoi aktakuzën kundër ish drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për shpërdorim, mashtrim dhe përvetësim në shërbim nga viti 2018 deri në vitin 2022. Sipas aktakuzës, ata kanë siguruar ilaçe në mënyrë të paligjshme, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin me gati 36 milionë euro. /Alsat./