Lufta Rusi-Ukrainë, mbi 5,000 ‘përplasje luftarake’ në vijën e frontit ndodhën vetëm në tetor

Lufta Rusi-Ukrainë, mbi 5,000 ‘përplasje luftarake’ në vijën e frontit ndodhën vetëm në tetor

Intensiteti i luftimeve Rusi-Ukrainë në vijat e frontit në tetor mbeti i lartë, me 5,480 “angazhime luftarake” dhe gati 140,000 sulme artilerie nga forcat ruse të regjistruara gjatë muajit. Dhe sipas mediave ukrainase, përcjell Telegrafi, këto shifra i tejkaluan ato të shtatorit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e raportoi këtë duke iu referuar të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas Ukrinform. "Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në tetor pati 5,480 angazhime luftarake. Gjatë gjithë muajit, numri i tyre shpesh tejkalonte 200 në ditë. Dita më e ashpër ishte 9 tetori, me 245 angazhime", citohet të ketë thënë ministria. Ajo gjithashtu vuri në dukje aktivitetin në rritje të aeroplanëve rusë dhe zjarrit të artilerisë. Në tetor, forcat ruse kryen gati 140,000 sulme me granatime, duke përfshirë 3,353 duke përdorur sisteme raketash me shumë lëshime. Siç theksohet më tej, më 2 nëntor, forcat ukrainase u angazhuan në 162 përleshje luftarake me pushtuesit rusë, me luftimet më të ashpra që u zhvilluan në sektorin e Pokrovskut. /Telegrafi/

Aksident në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, një person pëson lëndime

Aksident në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, një person pëson lëndime

Një pikap është rrokullisur sot (3 nëntor) në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ku një person ka mbetur i lënduar. “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tha Pllana. “Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”. “Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, përfundoi njoftimi i tij. / Telegrafi /

Sreqko Spasiq heq dorë nga gara në Kllokot dhe i bashkohet Listës Serbe

Sreqko Spasiq heq dorë nga gara në Kllokot dhe i bashkohet Listës Serbe

Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb” i është bashkuar Listës Serbe, parti nga e cila ka qenë kundërkandidati i tij. Sipas një njoftimi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – Spasiq së bashku me të gjithë anëtarët […] The post Punëtorët e ndërmarrjes ‘Gjelbër’ në Prishtinë pa rroga qe dy muaj appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Sreqko Spasiq heq dorë nga gara në Kllokot dhe i bashkohet Listës Serbe

Sreqko Spasiq heq dorë nga gara në Kllokot dhe i bashkohet Listës Serbe

Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb” i është bashkuar Listës Serbe, parti nga e cila ka qenë kundërkandidati i tij. Sipas një njoftimi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – Spasiq së bashku me të gjithë anëtarët […] The post Punëtorët e ndërmarrjes ‘Gjelbër’ në Prishtinë pa rroga qe dy muaj appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës lëndohet dhe do të mungojë në “Fadil Vokrri”

Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës lëndohet dhe do të mungojë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Zvicrës duhet t’ia dalë pa shërbimet e yllit të skuadrës Remo Freuler në dy ndeshjet e muajit nëntor. Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se Freuler është lënduar në fitoren e Bolognas ndaj Parmas të dielën, kësisoj duhet të operohet në fillimin e kësaj jave. 33-vjeçari nuk ka asnjë gjasë për të qenë gati në dy ndeshjet e muajit nëntor te “Helvetikët” për Suedinë dhe Zvicrën. Mungesa e Freuler do të vërehet shumë në mesfushën e Zvicrës, pasi Granit Xhaka do të mbetet tani pa bashkëlojtarin e ‘preferuar’. Përndryshe, skuadra e Yakin nuk ka asnjë zëvendësues potencial, meqenëse edhe Denis Zakaria më shumë gjasa nuk do të jetë gati. Remo Freuler hat sich das Schlüsselbein gebrochen und fällt für die WM-Quali-Spiele gegen Schweden und den Kosovo aus. Auch Ersatz Denis Zakaria steht nicht zur Verfügung. Trainer Murat Yakin muss improvisieren. https://t.co/cv7zyAjEBr — Blick Sport (@Blick_Sport) November 3, 2025 Yakin duhet të bëjë një plan të ri për të parë se kush do të jetë në fushë pranë liderit Xhaka. Kujtojmë, lista për dy ndeshjet e nëntorit te Zvicra do të bëhet publike të mërkurën. Është ende në pikëpyetje nëse Zvicra do ta ftojë mesfushorin Ardon Jashari, që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit./ Telegrafi /

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm në sektorin privat

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm në sektorin privat

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani sot ka konfirmuar se është shkarkuar nga posti i drejtori. Ai përmes një statusi në Facebook njofton se prej sot është i papunë. "Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!", shkruan Ramadani. Shkarkimi i tij ishte paralajmëruar nga kryeministri, Hristijan Mickoksi gjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

Komuna e Drenasit nis rregullimin e parkingut për autobusët e shkollës "Xheladin Gashi-Plaku"

Komuna e Drenasit nis rregullimin e parkingut për autobusët e shkollës "Xheladin Gashi-Plaku"

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit ka filluar punimet për rregullimin e parkingut për autobusët dhe kombibusët që transportojnë nxënësit e Shkollës Fillore "Xheladin Gashi-Plaku". Ky projekt synon të krijojë kushte më të sigurta për hipjen dhe zbritjen e nxënësve nga mjetet e transportit dhe të përmirësojë organizimin e qarkullimit në hapësirën përreth shkollës. Sipas komunës, përmes këtij rregullimi pritet të rritet siguria, efikasiteti dhe komoditeti i transportit shkollor, duke kontribuar gjithashtu në përmirësimin e infrastrukturës publike në Drenas. / Telegrafi /

Hibrid: Sondazhet e rreme ndër format më të përhapura të dezinformimit gjatë zgjedhjeve lokale

Hibrid: Sondazhet e rreme ndër format më të përhapura të dezinformimit gjatë zgjedhjeve lokale

Sondazhet e rreme kanë qenë ndër format më të përhapura të dezinformimit gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në raportin e publikuar nga Hibrid tregohet se 81 për qind e keqinformimit në mediat sociale, kanë qenë lajme tërësisht të rreme, ndërsa pjesa tjetër janë përbërë nga manipulime faktesh, teori konspirative dhe raportime të njëanshme. Po ashtu, në bazë të këtij raporti, nga zyrtarët dhe mediat serbe janë evidentuar 20 përmbajtje të keqinformimit, ndërkaq në mediat ruse 74 përmbajtje të keqinformimit. Kontrolluesi i fakteve në Hibrid, Fatbardh Dema, tha se gjatë zgjedhjeve lokale kanë evidentuar 28 sondazhe të rreme, ndërkaq vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve më 12 tetor, janë evidentuar pesë sondazhe të rreme dhe dy exit-polle të fabrikuara në rrjetet sociale. “Keqinformimi i brendshëm ose ai në gjuhën shqipe tregon se kategoria më e përdorur për dezinformatë ka qenë lajmi i rremë, duke përfshirë 81 për qind të përmbajtjes ose 30 prej 37 sa kanë qenë në gjuhën shqipe. Kjo dominancë e lajmeve të rreme tregon se një përqindje shumë e madhe e këtyre përmbajtjeve ka qenë tërësisht e fabrikuar. Dezinformatat, manipulimi i fakteve dhe teoritë konspirative kanë qenë në përqindje më të vogël nga pesë për qind secila. Një fenomen interesant kanë qenë sondazhet e rreme me gjithsej 28. Këto kryesisht janë publikuar në media sociale. Gjatë ditës së zgjedhjeve, një orë para se të mbyllet votimi, janë evidentuar pesë sondazhe të rreme dhe dy exit-polle të rreme të fabrikuara në media sociale. Faqet që vetëquhen si media, që e kanë një prapashtesë pikë com, pikë info, por që nuk dihet se kush qëndron prapa tyre. Këtu vërehet që ka pasur ndikim duke u bazuar në komente. Në media sociale kanë qenë 89 për qind e këtyre publikimeve, ndërkaq dy të tjera kanë qenë në media kredibile online – njëra ka qenë lajm i rremë, ndërkaq një tjetër raportim i njëanshëm. Sondazhet, në krahasim me zgjedhjet e kaluara ku ka pasur veç grafika dhe pretendime se ky subjekt politik ose ai tjetri ka dalë më mirë, në fushatën e zgjedhjeve lokale në raundin e parë keqinformimi ka ecur në mënyrë më të sofistikuar”, tha ai. Në lidhje me sondazhet e rreme, hulumtuesi tjetër në Hibrid, Festim Rizanaj, tha se të njëjtat kanë marrë shumë reagime nga qytetarët duke i marrë si të mirëqena. Ai bëri thirrje atyre që në zgjedhjet e raundit të dytë të 9 nëntorit, të mos t’i marrin për bazë sondazhet e rreme gjatë krijimit të një përshtypjeje se për kë të votojnë. “Sondazhet e rreme kanë pasur shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente duke e marrë si të mirëqenë atë sondazh. Ne shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë thirrje audiencës që në raundin e dytë gjatë balotazhit, sondazhet që i shohin në mediat sociale të mos t’i marrin për bazë gjatë krijimit të një përshtypjeje se për kënd me votuar, pasi ato janë të rreme dhe të sajuara”, theksoi ai. Në anën tjetër, ai përmendi keqinformimin edhe nga mediat dhe zyrtarët serbë, si dhe ato ruse, për zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai tha se të njëjtit kanë shpërndarë narrativën serbe, duke u munduar ta paraqesin Kosovën si jo demokratike dhe se zgjedhjet po bëhen në kushte të papërshtatshme për komunitetin serb. “Duke u munduar ta paraqesin Kosovën si jo demokratike dhe se zgjedhjet po bëhen në kushte jo të përshtatshme për komunitetin serb. Narrativa ka qenë se komuniteti serb i ka zgjedhjet për mbijetesën e tyre si luftë ekzistenciale. Po ashtu, është potencuar fakti i besnikërisë ndaj Vuçiqit, që vetëm ata janë garantuesit kryesorë të komunitetit serb në Kosovë. Viktimizimi i serbëve nga Prishtina është identifikuar si kërcënim ndaj të drejtave dhe sigurisë së komunitetit serb. Fitorja e Listës Serbe është identifikuar si garanci dhe unitet në kontroll të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është portretizuar si e vetmja përfaqësuese legjitime dhe zëri i vetëm autentik i serbëve në Kosovë. Kur kalojmë te narrativa e mediave ruse, të cilat veprojnë në Ballkanin Perëndimor në gjuhën serbe, ‘Sputnik Serbia’ ka publikuar 43 artikuj në lidhje me zgjedhjet, ndërsa ‘Russia Today’ 31 artikuj. Këta i kanë amplifikuar këto narrativa serbe, duke identifikuar zgjedhjet si formë ose luftë për mbijetesë kombëtare të komunitetit serb në Kosovë”, tha ai. Raporti i Hibrid ka mbuluar periudhën 13 shtator-15 tetor 2025 dhe ka analizuar përhapjen e lajmeve të rreme, sondazheve jokredibile, rolin e mediave sociale dhe influencën e narrativave të jashtme. /Kp/

Katy Perry shkëlqen në skenë në Itali mes thashethemeve për Justin Trudeau

Katy Perry shkëlqen në skenë në Itali mes thashethemeve për Justin Trudeau

Katy Perry mahniti fansat me një sërë kostumesh seksi gjatë ndalesës së fundit të turneut të saj Lifetimes në Bolonja, Itali. Këngëtarja 41-vjeçare u shfaq me body të guximshëm dhe çizme deri në kofshë, duke performuar hitet e saj më të njohura në një Unipol Arena të mbushur plot. Një nga kostumet imitonte luspat e kafshëve dhe ishte zbukuruar me gurë të çmuar, ndërsa një tjetër ishte futurist dhe metalik, duke treguar energjinë dhe stilin unik të yllit të popit, shkruan DailyMail. Performanca erdhi pas thashethemeve që u përhapën nga ish-i saj, DJ Diplo, i cili për një moment shkaktoi aludime për një lidhje mes Katy-t dhe ish-kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. Podcast-i ku Diplo bëri deklaratën më vonë sqaroi se ishte thjesht shaka, ndërsa romanca e re u konfirmua vetëm në mënyrë të zbutur nga fansat dhe shfaqjet e tyre publike. Katy dhe Justin u panë së bashku në disa dalje publike, duke përfshirë festimin e ditëlindjes së këngëtares në Paris, ku ai u shfaq shkurtimisht në sfond duke e përshëndetur me buzëqeshje. Këngëtarja ishte e shkujdesur dhe e vetëbesueshme gjatë performancës, duke treguar se as thashethemet dhe shakatë nuk e zbehën energjinë e saj. /Telegrafi/

Onkologu Ilir Kurtishi: Kanceri nuk njeh moshë – mund të prekë çdo organ të trupit

Onkologu Ilir Kurtishi: Kanceri nuk njeh moshë – mund të prekë çdo organ të trupit

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , onkologu Ilir Kurtishi, tha se kanceri është një nga sëmundjet më të rënda dhe më të përhapura globalisht, që nuk njeh kufij moshë apo gjini. Ai thekson se kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo organ të trupit, pa përjashtim. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) “Faktorët që mund të shkaktojnë sëmundjet malinje janë të shumtë”, shpjegon Kurtishi duke shtuar se “Ndër më kryesorët janë disa infeksione virusale dhe bakteriale, abuzimi me alkool, ushqimi jo cilësor - veçanërisht ai i pasur me yndyra, kripë dhe hidrokarbure të ngopura, si edhe ushqimet e përpunuara shpejt”. Ai shton se mungesa e aktivitetit fizik, ekspozimi i pakontrolluar ndaj rrezeve të diellit dhe mos përdorimi i mjeteve mbrojtëse në vendin e punës janë ndër faktorët që rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit. Pse mamografia rekomandohet për gratë mbi moshën 40 vjeç? Sqaron onkologu Kurtishi “Është shumë e rëndësishme të ruajmë një mënyrë jetese të shëndetshme, të ushqehemi mirë, të jemi aktivë fizikisht dhe të bëjmë kontrolle të rregullta mjekësore”, apelon onkologu. “Kanceri mund të parandalohet dhe të kapet në faza të hershme, por vetëm nëse jemi të vetëdijshëm dhe kujdesemi për shëndetin tonë”. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com

Raporti i Progresit për RMV-në, ndryshimet kushtetuese një ndër pikat më të rëndësishme në rrugëtimin drejt BE-së

Raporti i Progresit për RMV-në, ndryshimet kushtetuese një ndër pikat më të rëndësishme në rrugëtimin drejt BE-së

Në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024 përmendet se vendi ende nuk i ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i përfshirë në Kushtetutë edhe banorët që jetojnë në zonat kufitare dhe e identifikojnë veten me shtetësi tjera, përfshirë atë bullgare. Sipas draftit të raportit të publikuar nga "Radio Evropa e Lirë" autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar të punojnë për të shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit, në reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e minoriteteve. “Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojë përpjekjet për mbështetje të sundimit të ligjit, sidomos për ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit”, thuhet në Draft Raportin. Nga ana tjetër në draft raport Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt që t’i hapë negociatat në pesë grupe kapitujsh. Lëvdata për Shqipërinë edhe për rezultatet e SPAK-ut në rastet kundër korrupsionit, bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe zhvillimin e kapaciteteve për hetime financiare. “Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe me përfundimin e procesit të vettigut”, theksohet në thuhet në Draft Raportin. Nga ana tjetër sa i përket Kosovës në raportin e progresit theksohet se përparimi i këtij vendi në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën evropiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike. Në pjesën për Bosnjë-Hercegovinën, përmenden tensionet e brendshme gjatë gjithë vitit 2024 për shkak të veprimeve të Republikës Sërpska përfshirë miratimin e ligjeve që më pas janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese vendore.

“E dua Kosovën, jam në kontakte me Fodan”, Dijon Kameri rrëfehet për herë të parë, flet edhe për adaptimin në Poloni

“E dua Kosovën, jam në kontakte me Fodan”, Dijon Kameri rrëfehet për herë të parë, flet edhe për adaptimin në Poloni

Nga akademia e njohur e Red Bull Salzburg deri te një fillim i ri në Poloni, mesfushori me origjinë kosovare, Dijon Kameri, po ecën me hapa të sigurt drejt realizimit të ëndrrës së tij. Vetëm 20-vjeçar, ai tashmë ka luajtur në Ligën e Kampionëve, ka mbajtur shiritin e kapitenit në të gjitha grupmoshat e Austrisë dhe tani po kërkon të lërë gjurmë te Cracovia të Polonisë. I lindur në Austri, Kameri flet me emocion për periudhën e adaptimit në Poloni, për sfidat, për synimet e tij të mëdha dhe për lidhjen shpirtërore me Kosovën – vendin që, siç thotë ai, “gjithmonë ka një vend të veçantë në zemrën time”. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, qendërmesfushori fillimisht komentoi adaptimin te skuadra polake, duke krahasuar me ligat e tjera që ka luajtur në të kaluarën, Austri dhe Zvicër. “Adaptimi ka shkuar mirë, edhe pse fillimi nuk ka qenë i lehtë. Transferimi im nga Red Bull Salzburg në Cracovia ndodhi pasi ekipi veçse i kishte përfunduar përgatitjet për sezonin e ri dhe kishte zhvilluar tri ndeshje në ligë, ndaj më është dashur të punoj shumë për të arritur ritmin e skuadrës”. “Liga e Polonisë ka avancuar shumë vitet e fundit, sidomos në aspektin fizik dhe intensiv të lojës. Ajo që më ka ndihmuar më së shumti është pritja e ngrohtë nga stafi, bashkëlojtarët dhe tifozët. Andaj, po e shijoj këtë eksperiencë dhe jam mirënjohës për çdo moment, sepse çdo ditë më ndihmon të rritem si futbollist dhe si person”. Dijon Kameri Kalimi i ‘vonshëm’ në Poloni edhe i ka shkaktuar pak probleme lojtarit, shkaku që ende s’e ka fituar vendin në formacionin bazë, megjithatë Kameri beson se brenda një periudhe do të arrijë ta dëshmojë kualitetin. “Në çdo ekip konkurrenca është e madhe dhe kjo është e logjikshme, por unë e shoh si motivim, jo si pengesë. Më pëlqen të sfidoj veten çdo ditë, të mësoj nga bashkëlojtarët dhe të tregoj vlerën time kur më jepet mundësia. Siç e kam përmendur edhe më herët, në Cracovia kam ardhur me vonesë, dhe më është dashur kohë që të përgatitem dhe të arrij nivelin e duhur fizik dhe taktik”. “Jam shumë i kënaqur për minutat sa jam aktivizuar dhe kam pasur mundësinë ta tregoj veten, të kontribuoj me asistime dhe me energji pozitive për skuadrën. Besoj që e kam fituar një besim të mirë te trajneri”. Ish ylli i Salzburgut e pranoi se do të jetë jashtë fushës edhe për dy ose tre javë shkaku i lëndimit që pësoi kur përfaqësoi muajin e kaluar Austrinë U21. “Por, fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit me Kombëtaren U21 të Austrisë ndaj Danimarkës pësova një lëndim, ndaj tani më duhet edhe pak kohë, rreth dy deri në tri javë, që të rikuperohem plotësisht dhe të rikthehem në fushën e gjelbër”. Cracovia aktualisht renditet e treta në tabelë, por 20-vjeçari beson se kanë kualitetin për të zënë një vend që të dërgon në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Dijon Kameri - Craicova “E kemi nisur shumë mirë sezonin dhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ndihet një frymë e fortë bashkimi dhe besimi në çdo stërvitje, në çdo ndeshje. Të gjithë besojmë se mund të arrijmë lart, sepse kemi një grup me zemër, me karakter dhe me mentalitet fituesi”. “Sigurisht, synimi ynë është të sigurojmë një vend që na dërgon në garat evropiane, idealisht në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Natyrisht kjo është një ëndërr e jona dhe jemi të fokusuar në çdo lojë që të arrijmë qëllimin tonë – titullin kampion. Kameri gjithashtu shtoi se synon të zhvillojë sa më shumë minuta, si dhe të kontriboujë me gola e asistime. “Në aspektin personal, dua të luaj sa më shumë dhe të tregoj më të mirën time në çdo ndeshje. Dua të jem i rëndësishëm për ekipin, të ndihmoj me gola dhe asistime, por mbi të gjitha të tregoj përkushtim dhe karakter”. “Ky sezon për mua është shumë i rëndësishëm, sepse dua të bëj një hap përpara në karrierë. Jam i fokusuar të përmirësohem çdo ditë dhe të bëhem versioni më i mirë i vetes”. Pjesë e Austrisë U21, por nuk e mohon mundësinë e përfaqësimit së Kosovës Dijon Kameri ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Austrisë, pra nga U15 deri në U21, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Për Telegrafin, Kameri konfirmoi se ka ndjenjë të afërt me Kosovën, por njëkohësisht është falënderues ndaj Austrisë, shtetit që e ka rritur. “Për momentin jam pjesë e kombëtares së Austrisë U21, ku si kapiten kam filluar nga grupmosha U15 e deri më tani. Është një ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin ku je rritur, ku ke mësuar dhe ke zhvilluar karrierën tënde”. “Por, në të njëjtën kohë, lidhja ime me Kosovën është shumë e fortë, ajo është pjesë e identitetit tim, e familjes, e historisë sime dhe e rrënjëve të mia. Kur dëgjoj himnin e Kosovës apo shoh flamurin, ndjej diçka të veçantë, një emocion që të kujton kush je dhe nga vjen. Vendimin përfundimtar për të ardhmen do ta marr në kohën e duhur, me qetësi, pjekuri dhe mbi të gjitha me zemër”. Kameri nuk e mohoi mundësinë që ta shohim në fanellën dardane falë lidhjes së ngushtë me Kosovën, si dhe konfirmoi kontaktet direkt me përzgjedhësin Franco Foda. “Po, ka pasur interesim nga Kosova edhe më parë, dhe kjo më bën shumë krenar. E dua Kosovën, është vendlindja e prindërve të mi dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sime familjare. Çdo herë që flitet për Kosovën, e ndjej si diçka shumë personale. Kam respekt të madh për interesimin dhe për çdo bisedë që është bërë. Po mund të them se kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Franco Fodan dhe komunikimi ekziston”. “Lidhja emocionale me Kosovën është gjithmonë e veçantë. Kur të vijë momenti i duhur, gjithçka do të bëhet në mënyrën më të drejtë dhe të sigurtë. Dhe ta them sinqerisht se Kosova gjithmonë ka një vend të veçantë tek unë”. Për fund, ai nënvizoi se i ka shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe është i lumtur me përparimin e madh që ka bërë kombëtarja këtë periudhë. “Po, i kam ndjekur ndeshjet e fundit të Kosovës dhe mund të them me bindje se ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Skuadra luan me shumë identitet, zemër dhe besim. Ka shumë djem të rinj që po rriten bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen”. “Ndeshjet e Kosovës i shikoj gjithmonë me emocion, edhe për faktin që prejardhja ime është nga ai vend i bukur, plot shpirt e pasion për futbollin. Kosova po tregon se ka potencial të madh dhe besoj se shumë shpejt do të jetë pjesë e garave të mëdha ndërkombëtare, sepse ky popull dhe kjo kombëtare e meritojnë”, përfundoi Kameri për Telegrafin. Kameri, vlera e të cilit është 1 milion euro në “Transfermarkt” këtë edicion ka zhvilluar tetë paraqitje në ligën polake, ku ka kontribuar me një asistim në proces./ Telegrafi /