“E futi në xhep Viniciusin”, publikohet një përmbledhje e paraqitjet brilante të Bradley ndaj Real Madridit

“E futi në xhep Viniciusin”, publikohet një përmbledhje e paraqitjet brilante të Bradley ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Conor Bradley bëri një paraqitje monstruoze në fitoren e Liverpoolit ndaj Real Madridit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Liverpooli triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Los Blancos në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, falë një goli të Alexis Mac Allister. Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte mbrojtësi i djathtë i Reds, Conor Bradley. 22-vjeçari pati një detyrë të vështirë për ta ruajtur yllin brazilian, Vinicius Junior, i cili njihet si një driblues i mirë dhe lojtarë i rrezikshëm. Conor Bradley right-back masterclass #UCL pic.twitter.com/QtJXSZ9ceA — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 6, 2025 Por, Braldey jo vetëm që arriti ta neutralizojë Viniciusin, por “e futi në xhep” në çdo përballje një kundër një, duke bërë të gjithë rrjetet sociale të shkruaj për paraqitjen e tij. Sot, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar një përmbledhje të shkurt të paraqitjet së Bradley, duke e cilësuar si një mbrojtës i djathtë ‘masterclass’. /Telegrafi/

“Projektligji i barazisë gjinore anti-familje”, polemika në Shqipëri për ligjin

“Projektligji i barazisë gjinore anti-familje”, polemika në Shqipëri për ligjin

Para nisjes së seancës plenare shumë qytetarë janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar kundër Projektligjit për barazinë gjinore. Protesta siç njoftoj mediat në Shqipëri është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Me pankartat “deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, ata kërkojnë të mos miratohet projektligji. Ndërkaq, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari dhe Arqipeshkvi i Shkodrës Giovanni Peragine gjatë një takimi kortezie për 35 vjetorin e lirisë së besimit në Shqipëri u shprehën të unifikuar në fjalën e tyre kundër ligjit për barazinë gjinore që pritet të votohet të enjten në Parlament. “Deklarata e përbashkët e komuniteteve prevalon mbi çdo qëndrim tjetër është qëndrimi jonë i përbashkët dhe shpresoj që klasa politike ka reflektuar siç duhet dhe do të respektojmë tabanin dhe nuk do presë në besë tabanin e shqiptarëve për interesa cinike që nuk janë të shqiptarëve”, tha Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. “Njeriu është krijuar sipas vullnetit të Zotit. E kuptoj që flitet për politikë integrimi në Evropë por ne do të kemi kujdes të mbajë edhe traditat tona, integrimi nuk do të thotë që duhet të humbim traditat tona të vlerës së familjes dhe respektin për njeriun mashkull edhe femër, duhet të mbajmë identitetin tonë shqiptare”, u shpreh Arqipeshkvi i Shkodrës Giovanni Peragine. /euronews.al/

Buxheti 2026/ “Indeksim i pagave në sektorin publik”, Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

Buxheti 2026/ “Indeksim i pagave në sektorin publik”, Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë. Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në … Continued The post Buxheti 2026/ “Indeksim i pagave në sektorin publik”, Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Punimet në kanalin “Ibër-Lepenc” disa zona të Mitrovicës mund të mbesin pa ujë

Punimet në kanalin “Ibër-Lepenc” disa zona të Mitrovicës mund të mbesin pa ujë

KRU Mitrovica njofton konsumatorët se, sipas informatave nga kompania “Ibër-Lepenc”, gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime në kanalin e kësaj kompanie, gjë që pritet të shkaktojë ulje të nivelit të ujit në kanal. Si pasojë, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar, duke mundësuar zvogëlim të shtypjes së ujit në zonat e ulëta të qytetit, ndërsa në zonat e larta dhe në fshatrat përreth mund të ketë mungesë të përkohshme të ujit të pijshëm, deri në përfundimin e punimeve, përcjell Telegrafi. Ekipet e KRU Mitrovicës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”. KRU Mitrovica falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe. / Telegrafi /

Rebelët antiqeveritarë rrëzojnë një aeroplan transportues ushtarak IL-76 në Sudan

Rebelët antiqeveritarë rrëzojnë një aeroplan transportues ushtarak IL-76 në Sudan

Në Sudan, forcat antiqeveritare rrëzuan një aeroplan transportues ushtarak Il-76 pranë qytetit Babanus. Sipas raportit, incidenti ndodhi më 4 nëntor. Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) e rrëzuan aeroplanin. Raportohet se i gjithë personeli në bord humbi jetën, transmeton Telegrafi. Videot e publikuara nga forcat antiqeveritare në mediat sociale tregojnë rrënojat e një aeroplani të madh transporti të bardhë me karakteristika dalluese të dizajnit, duke përfshirë pjesën e bishtit të dukshme në pamjet filmike. Forcat Ajrore Sudaneze e përdorën këtë Il-76 për të lëvizur trupa, pajisje dhe furnizime midis bazave ushtarake. Raportet e medias pretendojnë se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë përdorën një sistem mbrojtjeje ajrore FK-2000 të prodhuar në Kinë, që dyshohet se është furnizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të rrëzuar aeroplanin. Forcat Ajrore Sudaneze gjithashtu përdorën të vetmin Il-76 të tyre për të kryer sulme kundër rebelëve. /Telegrafi/ Sudan’s UAE-backed RSF militia shot down Sudan Air Force Il-76 transport plane over Babanusa, West Kordofan, killing all aboard. Debris shows UAE-supplied, Chinese-made FK-2000 missile was used. pic.twitter.com/bzwwWAGPDZ — Clash Report (@clashreport) November 5, 2025

Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë

Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën. Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e Madhe. Për herë të parë Kombëtarja e Kosovës paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror. Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars. Kosova tashmë i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën. /Telegrafi/

Piratët sulmojnë me mitralozë e granata një anije në brigjet e Somalisë

Piratët sulmojnë me mitralozë e granata një anije në brigjet e Somalisë

Piratët kanë hipur në një anije cisternë me flamur maltez në brigjet e Somalisë, njoftoi sot kompania e sigurisë detare Ambrey. "U raportua se piratët iu afruan me një motoskaf dhe hapën zjarr ndaj cisternës", tha Ambrey në një deklaratë, duke shtuar se piratët po vepronin nga një anije iraniane e rrëmbyer. Anija cisternë po lundronte nga Sikka, Indi, në Durban, Afrikën e Jugut. Në një deklaratë të veçantë, Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare (UKMTO) e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se persona të paautorizuar kishin hipur në një anije në juglindje të Eyl, Somali. Aktualisht është e paqartë nëse raportet e Ambrey dhe UKMTO i referohen të njëjtit incident, por të dyja deklaratat tregojnë një distancë të ngjashme nga bregu somalez. Ndryshe, Operacioni Atalanta i Bashkimit Evropian, një mision kundër piraterisë rreth Bririt të Afrikës, ende nuk ka dhënë deklaratë për incidentin. Kjo forcë e BE-së i është përgjigjur sulmeve të tjera të kohëve të fundit nga piratët në zonë dhe kohët e fundit ka lëshuar një alarm për transportuesit se një grup piratësh po vepronte në brigjet e Somalisë dhe se sulmet ishin "pothuajse të sigurta" që të ndodhnin. /Telegrafi/

"Të gjithë për Palestinën" me kërkesa drejtuar Siljanovskës: Dënoni gjenocidin në Gaza dhe njihni Palestinën

"Të gjithë për Palestinën" me kërkesa drejtuar Siljanovskës: Dënoni gjenocidin në Gaza dhe njihni Palestinën

Përfaqësuesit e nismës "Të gjithë për Palestinën" u takuan sot me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në zyrën e saj. Në takim, ata i përcollën kërkesat e nismës dhe i bënë thirrje udhëheqjes shtetërore të tregojë solidaritet të qartë me popullin palestinez. "Të gjithë për Palestinën" kërkon nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e vendit që të dënojnë gjenocidin në Gaza dhe të veprojnë në përputhje me Konventën e ratifikuar për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Shteti duhet të fillojë të votojë në solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB, të njohë përsëri Palestinën dhe të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe sportiv me Izraelin. Gjithashtu duhet të angazhohet në shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe të arrestojë ata që ndiqen penalisht për kryerjen e krimeve të luftës sapo të hyjnë në tokën e Maqedonisë, duke përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Në takim, përfaqësuesit e Iniciativës iu referuan deklaratave të Presidentes me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, kur ajo theksoi se paqja, drejtësia klimatike dhe e drejta ndërkombëtare janë sfidat më të mëdha të botës moderne. "Në këtë kontekst, përfaqësuesit i theksuan Presidentes se mungon veprimi konkret dhe respekti për angazhimet ndërkombëtare të Maqedonisë në këto parime, dhe heshtja e përfaqësuesve tanë ndërkombëtarë brenda OKB-së dhe organizatave të tjera shumëpalëshe është bashkëfajësi në gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit palestinez. Vota e Maqedonisë për të mos mbështetur të drejtën e vetëvendosjes së Palestinës dhe popullit palestinez është e turpshme, dhe në të vërtetë votat e tjera ku Maqedonia abstenoi ose votoi kundër Palestinës janë thelbësisht të ndryshme nga angazhimet dhe historia e Maqedonisë", thuhet në deklaratën e Iniciativës "Të gjithë për Palestinën".

Migjen Kastrati emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog

Migjen Kastrati emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vijim të takimit të tij të 355-të, ka miratuar emërimin e Migjen Kastratit si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog. Ky vendim u mor pas shqyrtimit të aplikacioneve, intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Paneli i KGJK-së, dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues. Procesi i votimit përfundoi me votë unanime për Kastratin. Emërimi i tij kontribuon në forcimin e funksionimit të sistemit gjyqësor në nivel lokal, duke garantuar administrim të drejtë dhe efektiv të çështjeve në këtë degë të gjykatës. Për shumë më DETAJE . / Telegrafi /

Një burrë dërgohet pa shenja jete të Spitalin e Prizrenit, Policia po e heton rastin

Një burrë dërgohet pa shenja jete të Spitalin e Prizrenit, Policia po e heton rastin

Policia po heton një rast të vdekjes në Prizren. Siç njofton Policia, të enjten më 05.11.2025, rreth orës 17:15 në Spitalin e Prizrenit është sjellur pa shenja jete një burrë.  Siç shkruhet në raport policor, sipas mjekut, dyshohet se vdekja e viktimës ishte vdekje natyrale.  Ndërkaq, me vendim të prokurorit, njoftohet se trupi i pajetë […] The post Gjashtë raste të dhunës në familje – Policia konfiskon edhe armë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Punëtorët e RTK-së protestojnë për mungesë pagash, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e RTK-së protestojnë për mungesë pagash, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e RTK-së kanë protestuar sot për mungesë të pagave. Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në fjalën e tij tha se gjendja aktuale është fyerje për punën dhe dinjitetin për secilin punëtorë të RTK-së. “Sot jemi këtu jo për lluks, jo për rritje pagash fatkeqësisht por për një të drejtë themelore për pagën tonë që na takon me ligj. Kjo është fyerje për punën dhe dinjitetin për secilin punëtorë në RTK”, tha Bimbashi. Ai shtoi se derisa punëtorët e mediumit publik janë pa paga, deputetët e Kuvendit vazhdojnë ti marrin pagat e tyre rregullisht çdo muaj, pa asnjë vonesë. “Për këtë situatë përgjegjësi kanë të gjithë, Kuvendi, Qeveria dhe Menaxhmenti i RTK-së. Sot për shkak të neglizhencës rrezikohet funksionimi i saj. Pa paga, pa respekt e mbështetje asnjë institucion nuk mund të mbijetoj”, tha Bimbashi. Kryetari i SPERTK paralajmëroj që në rast se situata nuk ndryshon do të hyjnë në grevë të përgjithshme, duke mos përjashtuar mundësinë që protestat e tyre të përshkallëzohen. “Kemi qenë të durueshëm por durimi ynë ka kufi, nëse nuk gjendet zgjidhje sindikata e punëtorëve të rtk do të shqyrtoj mundësitë ligjore për grevë të përgjithshme, dhe nëse vazhdohet me heshtje protestat tona edhe mund të përshkallëzohen”, tha Bimbashi. Bimbashi pati edhe një pyetje për gjithë skenën politike. “Çfarë jeni duke dashur të bëni me RTK? A po e lëni qëllimisht të rrënohet apo po prisni të shuhet zëri publik i Kosovës. Por kjo nuk do të ndodh me asnjë çmim”, tha Bimbashi derisa falënderoj të gjitha mediat që janë solidarizuar me RTK-në sa herë që kanë pasur nevojë. Në anën tjetër nënkryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naile Dema bëri thirrje që pagat për punëtorët e RTK-së të ekzekutohen sa më shpejt. Ajo shtoi se AGK do të jetë në përkrahje të kolegëve nga medium publik. “AGK natyrisht pa hezitim është në përkrahje dhe duke u solidarizuar me kolegët tonë në RTK. AGK e ka vetëm një kërkesë sot, kërkojmë në mënyrë urgjente dhe të padiskutueshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të alokojë mjetet për pagat për punëtorët e RTK-së dhe kështu të ndërpritet presioni financiar që po bëhet ndaj punonjësve medial”, tha Dema. Kurse Fisnik Dërguti anëtar i kryesisë së SPERTK-së, tha se zgjidhja për RTK po përdoret për inate politike, për shantazh për të sqaruar hesapet politike partitë mes veti. “Kërkesat tona janë legjitime dhe duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhje. E kemi ditur mirë që kur kemi mbetur pa paga në tremujorshin e parë këtë vit do të mbesim prapë pa paga. Një kritikë të ashpër e drejtoj drejt u.d të Drejtorit të Përgjithshëm i cili është dashur që më herët të adresojë këtë çështje dhe të vazhdohet financimi i rregullt i RTK-së”, tha Dërguti. /Telegrafi/

Fëllanza Knushaj emërohet kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Fëllanza Knushaj emërohet kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar në takimin e tij të 355-të emërimin e Fëllanza Knushajt si kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Ky vendim u mor pas shqyrtimit të aplikacioneve, intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Paneli i KGJK-së, dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues, përcjell Telegrafi. Procesi përfundoi me votim, ku Knushaj u zgjodh me shumicë votash për këtë pozitë. Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm në funksionimin e sistemit gjyqësor në Gjakovë, duke kontribuar në përforcimin e drejtësisë dhe administrimin e drejtë të çështjeve në nivel lokal. Për shumë DETAJE . / Telegrafi /

Prizren, arrestohet burri që dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur 15-vjeçare

Prizren, arrestohet burri që dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur 15-vjeçare

Policia ka arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur, 15 vjeçare.  Rasti është regjistruar në Prizren, të martën, më 04.11.2025. Ndërkaq, e mitura, sipas Policisë, dy ditë më parë, ishte raportuar si person i zhdukur nga familja. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- shkruhet […] The post Fitorja e Mamdanit i jep zemër të majtës së Europës kundër ngritjes së djathtizmit ekstrem appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Çrregullimet e rritjes: nga mungesa e hormonit të rritjes deri te puberteti i parakohshëm

Çrregullimet e rritjes: nga mungesa e hormonit të rritjes deri te puberteti i parakohshëm

Nga vonesa në zhvillim deri te puberteti i hershëm – kur fëmija ka nevojë për vlerësim endokrinologjik Dr. Hafize Rafuna Endokrinologe Pediatrike +383 44 265 800 Rritja e fëmijës është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të tij. Megjithatë, jo gjithmonë ajo ecën me ritmin e pritur. Ndonjëherë prindërit vërejnë se fëmija është më i shkurtër se bashkëmoshatarët, ndërsa në raste të tjera zhvillimi fizik ndodh shumë herët. Këto janë të ashtuquajturat çrregullime të rritjes, që shpesh kanë në bazë ndryshime hormonale dhe kërkojnë vlerësim nga endokrinologu pediatrik. Mungesa e hormonit të rritjes (GHD) Një nga arsyet më të shpeshta të ngadalësimit të rritjes është mungesa e hormonit të rritjes, i cili prodhohet në gjëndrën hipofizare në tru. Ky hormon nxit rritjen e kockave dhe zhvillimin e muskujve. Shenjat paralajmëruese për prindërit: ▪ Rritje e ngadalësuar pas moshës 2 vjeç ▪ Fëmija duket më i shkurtër dhe me pamje trupore “fëmijërore” ▪ Vonesa në fillimin e pubertetit Diagnoza vendoset përmes analizave hormonale, matjes së moshës kockore dhe rezonancës magnetike të trurit. Terapia me hormon të rritjes në formë injeksionesh jep rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse fillohet në kohë. Puberteti i parakohshëm Kur zhvillimi i trupit fillon para moshës 8 vjeç te vajzat dhe 9 vjeç te djemtë, flasim për pubertet të parakohshëm. Fëmijët mund të kenë zhvillim të hershëm të gjirit, qimeve pubike apo ndryshime emocionale që nuk i përshtaten moshës së tyre. Në fillim rriten më shpejt, por më vonë rritja ndalon më herët, duke ndikuar në shtatin përfundimtar. Në shumicën e rasteve shkaku është idiopatik (pa arsye të qartë), por ndonjëherë lidhet me sëmundje të trurit ose tumore të hipotalamusit. Trajtimi përfshin ilaçe që ngadalësojnë procesin hormonal, duke i dhënë fëmijës kohë për zhvillim normal. Rritja e vonuar konstitucionale Ka edhe fëmijë që janë plotësisht të shëndetshëm, por thjesht rriten më ngadalë dhe zhvillohen më vonë se bashkëmoshatarët. Ky është një variant normal i rritjes, që shpesh është i trashëguar në familje. Në këto raste nuk nevojitet trajtim, por monitorim dhe mbështetje emocionale, pasi fëmijët mund të ndihen të “ndryshëm” përkohësisht. Puberteti ndodh më vonë, por zhvillimi përfundimtar është normal. Sindromat gjenetike që ndikojnë në rritje Disa çrregullime gjenetike si Sindroma Turner (vajzat me mungesë të kromozomit X) apo Sindroma Noonan shoqërohen me shtat të shkurtër dhe karakteristika të veçanta fizike. Në këto raste përdoret terapia me hormon rritjeje, ndërsa për vajzat mund të nevojitet edhe trajtim me hormone seksuale për zhvillim pubertal normal. Pse është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm Nëse fëmija rritet më pak se 4-5 cm në vit pas moshës 3 vjeç, ose nëse shenjat e pubertetit shfaqen shumë herët apo mungojnë pas moshës 13-14 vjeç, është e domosdoshme të bëhet një kontroll tek mjeku specialist. Sa më herët të zbulohet shkaku, aq më mirë mund të korrigjohet. Rritja e fëmijës nuk është vetëm çështje estetike, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e shëndetit të përgjithshëm. Përfundim Çrregullimet e rritjes nuk janë gjithmonë sëmundje serioze, por mund të përmirësohen ndjeshëm me ndërhyrje të hershme. Prindërit duhet të masin jo vetëm peshën, por edhe gjatësinë e fëmijës rregullisht dhe të kërkojnë këshillim kur diçka nuk shkon me ritmin e zakonshëm. Rritja është një tregues i shëndetit dhe çdo centimetër ka rëndësi. /Telegrafi/