Seanca gjyqësore, OEK: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset

Seanca gjyqësore, OEK: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset

Sot, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në lidhje me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, gjatë seancës ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut nuk ka respektuar ligjin dhe direktivat evropiane, duke shkaktuar dëme materiale për komunitetin e bizneseve. Ai tha se vendimet e ZRRE-së kanë favorizuar operatorë të caktuar privatë dhe nuk kanë garantuar konkurrencën reale dhe furnizimin e duhur me energji elektrike për konsumatorët. Ndërkaq, pas seancës është deklaruar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. “Fakte të paqëndrueshme dhe vendime që nuk përputhen me ligjin dhe direktivat e BE-së kanë ndikuar drejtpërdrejt në bizneset e Kosovës. Ne besojmë se Gjykata Supreme do të shqyrtojë të gjitha provat dhe do të vendosë një vendim të drejtë, që mbron interesat e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai. Nga OEK kanë shprehur besimin se drejtësia do të mbrojë komunitetin e biznesit dhe do të sigurojë që proceset e liberalizimit të tregut të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe parimet e transparencës dhe konkurrencës së drejtë. /Telegrafi/

Zelensky tha se Ukraina po mbron edhe Hungarinë, reagon Orban

Zelensky tha se Ukraina po mbron edhe Hungarinë, reagon Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka hedhur poshtë akuzat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se ai po tregon "mbështetje specifike për Putinin", duke penguar bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Në një intervistë me Euronews të martën, Zelensky tha se nuk kishte ndërmend të ofronte lëshime për Budapestin, duke argumentuar se Hungaria duhet të mbështeste mbrojtjen e Evropës nga Ukraina. "Nuk mendoj se duhet t'i ofroj diçka Viktor Orbánit", tha Zelensky, transmeton Telegrafi. "Mendoj se Viktor Orbán duhet të ofrojë diçka për Ukrainën, e cila po mbron të gjithë Evropën nga Rusia, dhe madje edhe tani, gjatë kësaj lufte, ne nuk morëm asnjë mbështetje prej tij, mbështetje për vizionin tonë të jetës", shtoi ai. Orbán i hodhi poshtë komentet në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas intervistës në Euronews. “Duhet ta hedh poshtë sugjerimin se Hungaria i detyrohet Ukrainës për asgjë. Ukraina nuk e mbron Hungarinë nga askush ose nga asgjë. Ne nuk e kërkuam një gjë të tillë dhe nuk do ta bëjmë kurrë. Siguria e Hungarisë garantohet nga aftësitë tona mbrojtëse kombëtare dhe nga NATO, anëtare e së cilës për fat të mirë Ukraina nuk është”, tha Orbán. Ai vuri në dukje se Hungaria i ka dhënë Ukrainës afërsisht 200 milionë euro ndihmë humanitare, dhe vazhdon të furnizojë me gaz dhe energji elektrike vendin e shkatërruar nga lufta. Kryeministri gjithashtu përsëriti kundërshtimin e Hungarisë ndaj përpjekjes së Ukrainës për anëtarësim në BE. “Hungaria nuk e mbështet dhe nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të sillte luftën në Evropë dhe do të çonte paratë e hungarezëve në Ukrainë”, tha Orbán, duke shtuar se ai do të preferonte ta shihte Ukrainën si një partner strategjik të BE-së sesa si një anëtare të plotë. Hungaria vazhdon të bllokojë hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE me Ukrainën, duke përmendur shqetësime për sigurinë dhe ekonominë. Më herët këtë vit, qeveria hungareze mbajti një konsultim kombëtar jo-detyrues mbi anëtarësimin e Ukrainës, në të cilin 95% e të anketuarve e kundërshtuan idenë. Në vend të kësaj, ai thotë se është në favor të një "partneriteti strategjik" me Ukrainën. Tensionet midis Hungarisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar për sigurinë energjetike që nga vera pas sulmeve ukrainase në tubacionin rus Druzhba, që ndaluan përkohësisht furnizimet me naftë në Hungari në disa raste. Budapesti i cilësoi sulmet si "të shëmtuara dhe të papranueshme", ndërsa Kievi akuzoi Hungarinë se nuk bëri mjaftueshëm për t'u shkëputur nga lëndët djegëse fosile ruse dhe për këtë arsye financoi një pjesë të makinës së luftës së vendit. Kjo pikë duhet të trajtohet midis Orban dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump kur të takohen të premten në SHBA. /Telegrafi/

Rreth 8,000 euro mallra të padeklaruara zbulohen nga Dogana në Vërmicë

Rreth 8,000 euro mallra të padeklaruara zbulohen nga Dogana në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor. Zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro. "Mallrat e padeklaruara përfshinin:- Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj.- Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm- Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi- Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj.- Artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj", ka njoftuar Dogana e Kosovës. Tutje, thuhet se në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). "Dogana e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e tregut dhe ekonomisë vendore, si dhe rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi korrekt i mallrave në kufi është detyrim ligjor, ndërsa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore", vijon komunikata.

Don Xhoni paralajmëron projekte të reja muzikore: 10 ultra këngë - viti më interesant ndonjëherë

Don Xhoni paralajmëron projekte të reja muzikore: 10 ultra këngë - viti më interesant ndonjëherë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka ngjallur entuziazëm te fansat me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka paralajmëruar projekte të reja muzikore. Në një InstaStory, ai ka ndarë një foto ku shihet në makinë, me mbishkrimin: 10 ultra këngë. Viti i ri më interesant ndonjëherë". Kjo deklaratë e shkurtër, por e ngarkuar me premtime, ka bërë që ndjekësit të mendojnë se Don Xhoni po përgatitet për një rikthim të fuqishëm. Foto: Instagram Artisti njihet për stilin e tij të veçantë dhe energjinë që sjell në çdo projekt, ndaj pritjet për këto 10 këngë janë të larta. Don Xhoni, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në pak vite me hite si “Kokaina”, “Criminal” dhe “Make a pose”, duket se është gati të hapë një kapitull të ri në krijimtarinë e tij. Ai është ndër reperët më të ndjekur në trojet shqiptare, i njohur për kombinimin e humorit, karizmës dhe teksteve provokuese. Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë dhe të spekulojnë për bashkëpunime të mundshme, teksa shumë presin që projektet e reja të sjellin një tingull ndryshe e më ndërkombëtar. /Telegrafi/

BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar dhe avancimin e reformave

BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar dhe avancimin e reformave

Banka Qendrore të Kosovës ka mirëpritur vlerësimet pozitive të KE-së, i cili sipas BQK-së konfirmon se sektori financiar ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, kapitalizim të mjaftueshëm dhe avancim të dukshëm në harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian. BQK thotë se raporti ka vlerësuar se bankat në Kosovë operojnë me nivele të larta kapitali dhe likuiditeti, ndërsa kreditë joperformuese mbeten në nivel minimal historik. “Vlerësohet gjithashtu miratimi i rregullores për shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe planit për zbatimin e SREP, në përputhje me udhëzimet e EBA-s. Në fushën e pagesave, Raporti nënvizon miratimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave, anëtarësimin e BQK-së në EACHA dhe rritjen e ndjeshme të pagesave elektronike, si dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në komunat veriore. Komisioni vlerëson masat e ndërmarra kundër falsifikimit të euros, progresin në digjitalizim dhe financa të qëndrueshme, forcimin e qasjes në financim për NVM-të përmes FKGK, si dhe përparimet në kornizën AML/CFT dhe ligjin për Kripto-Asetet, duke kaluar në mbikëqyrje të bazuar në rrezik. Raporti njeh gjithashtu forcimin e qeverisjes së brendshme të BQK-së, përfshirë riorganizimin institucional, politikat e avancuara të burimeve njerëzore dhe krijimin e divizionit të sigurisë kibernetike”, thuhet në reagimin e BQK-së. Krahas vlerësimeve pozitive, KE rekomandon avancimin e mbledhjes së të dhënave financiare, zhvillimin e kornizës për rimëkëmbjen bankare dhe përmirësimin e infrastrukturës së tregut financiar. BQK riafirmon përkushtimin për të vazhduar reformat dhe përafrimin e plotë me acquis të BE-së, duke falënderuar Komisionin Evropian për vlerësimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale njofton se ka filluar hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar rastin e sulmit me mjet të mprehtë ndaj zyrtarit të Bashkimit Evropian në Gjakovë dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Në një përgjigje për Telegrafin, Prokuroria thekson se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale. Prikuroria ka shtuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione. Sulmi ndodhi të martën në Gjakovë, ku zyrtari i BE-së pësoi dy plagë dhe u dërgua fillimisht në QKMF Gjakovë dhe më pas në QKUK, ku gjendja e tij raportohet stabile. Ngjarja po hetohet si tentativë vrasjeje, ndërsa motivet mbeten të paqarta. Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se zytari i BE-së dyshohet se se është sulmuar nga një person i panjohur që në atë kohë ishte së bashku në veturë dhe se ende nuk dihen rrethanat sesi janë gjendur në të njëjtën veturë. /Telegrafi/

Raporti i Progresit për Kosovën: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën

Raporti i Progresit për Kosovën: Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën

Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2025 ka theksuar se Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka përmirësuar performancën e saj. Në raport përmendet edhe lansimi i platformës digjitale që shërben si mekanizëm mbikëqyrës i agjencisë. AIP, thuhet ndër tjera, ka vazhduar të trajtojë ankesat në mënyrë të pavarur dhe efikase. […] The post “Brigada” e ushtruesve të detyrës në krye të administratës shtetërore appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Çeku: Bardhoshi beson fuqishëm në ndryshim

Çeku: Bardhoshi beson fuqishëm në ndryshim

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku vazhdoi fushatën edhe në Bardhosh. Nga aty u shpreh se besimi i qytetarëve për ndryshim ndihet fuqishëm. Zotimet e Çekut për Bardhoshin përfshijnë infrastrukturë, ujësjellës e zhvillim të barabartë. Ai tha se Prishtina funksionale arrihet vetëm kur këto investime të prekin secilin qytetar, pa dallim vendbanimi, e nevojat e tyre marrin vëmendjen që meritojnë. /Telegrafi/

Certifikohen këshilltarët e rinj të Këshillit të Komunës së Tetovës

Certifikohen këshilltarët e rinj të Këshillit të Komunës së Tetovës

Sot, në sallën e madhe të Komunës së Tetovës, është konstituohet Këshilli i ri Komunal pas zgjedhjeve lokale. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dorëzoi certifikatat e 31 këshilltarëve. Këshilli i ri Komunal ka pësuar ndryshime të vogla krahasuar me përbërjen e mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni VLEN fitoi 13 vende këshilltarë, ndërsa koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë 12 vende këshilltarësh. OBRM-PDUKM në zgjedhjet e fundit ka marrë tre këshilltarë, ndërsa LSDM tani ka vetëm një këshilltar në vend të dy që kishte në përbërjen e mëparshme të Këshillit. Risi është se "E Majta" tani ka arritur të hyjë në qeverisjen lokale në Tetovë me një këshilltar. Gjithashtu lista e pavarur "Më mirë për Tetovën" siguroi një vend në Këshillin e ri të Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Refuzohet e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist Blerim Krasniqi

Refuzohet e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist Blerim Krasniqi

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Drenasit nga Nisma Socialdemokrate, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të datës 29.10.2025. Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, me pretendimin për parregullsi gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025. "Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, si dhe shqyrtimit shkresave tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Shkencëtarët zbulojnë një antitrup që bllokon 98 për qind të varianteve të HIV-it

Shkencëtarët zbulojnë një antitrup që bllokon 98 për qind të varianteve të HIV-it

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë një antitrup që bllokon 98 për qind të shtameve të HIV-it. Një ekip në Këln mund të ketë ndryshuar të ardhmen e luftës kundër AIDS-it. Studiuesit kanë identifikuar një antitrup të rrallë, të quajtur 04A06, i cili neutralizoi 98 për qind të varianteve të HIV-it në testet laboratorike dhe pengoi virusin të hynte në qelizat njerëzore. Shkencëtarët analizuan gjakun e 32 personave HIV-pozitivë, sistemi imunitar i të cilëve kishte zhvilluar në mënyrë natyrale një mbrojtje jashtëzakonisht të fortë. Nga më shumë se 800 antitrupa, ky doli të ishte më i veçanti. Ata deshifruan strukturën e tij dhe arritën ta riprodhonin me sukses në laborator. Ende nuk bëhet fjalë për një kurë. Mjekët theksojnë se nevojiten më shumë kërkime dhe prova klinike përpara se të festohet ky zbulim. Por, potenciali është i jashtëzakonshëm: 04A06 mund të shërbejë si bazë për imunizim pasiv, duke ofruar mbrojtje të menjëhershme - megjithëse të përkohshme - kundër HIV-it. Pas dekadash pa një vaksinë efektive, dhe me ilaçe si lenacapaviri që japin shpresë, por jo zgjidhje përfundimtare, ky antitrup mund të jetë pika e kthesës që bota ka pritur. /Telegrafi/

Seanca e Supremes për padinë e OEK-ut ndaj ZRrE-së lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë zhvillohet me ndërprerje të rrymës

Seanca e Supremes për padinë e OEK-ut ndaj ZRrE-së lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë zhvillohet me ndërprerje të rrymës

Në Gjykatën Supreme të mërkurën është mbajtur seanca lidhur me padinë që Oda Ekonimike e Kosovës (OEK) ka paraqitur kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Kjo seancë është zhvilluar me ndërprerje të energjisë elektrike herë pas here, raporton “Betimi për Drejtësi“. Përfaqësuesi i paditëses OEK, avokati Ekrem Hoxha tha se komuniteti i bizneseve ka qenë i papërgatitur për një ndryshim kaq të madh dhe se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin. Sipas avokatit Hoxha, konkurrenca reale në treg nuk ekziston, me arsyetimin se operatorët tjerë nuk garantojnë furnizim me energji elektrike. “Vetë Ligji për energji elektrike në hyrje të tij potencon se është në përputhje të pjesshme me direktivat e BE-së dhe thirrja e paditurës se liberalizimi është detyrim nga këto direktiva është vetëm një referim i zbehtë për të arsyetuar një vendimmarrje të marrë nga ZRrE,” shtoi ai. Ndërkaq përfaqësuesi i ZRrE-së, Ymeridin Misini e kundërshtoi në tërësi padinë duke e cilësuar si të pabazuar në ligj. Tha se ZRrE-ja ka vepruar bazuar në parimet e transparencës dhe Kushtetutës. Sipas Misinit, tashmë Gjykata Supreme e ka konstatuar si të palejuar kërkesën për masë të përkohshme me arsyetimin se nuk cenohet ndonjë pasojë e pariparueshme pas vendimit të Zyrës. Misini ka shtuar se liberalizimi është obligim ndërkombëtar. Në fund të seancës u bë e ditur se brenda afatit ligjor palët do ta pranojnë vendimin e Gjykatës. Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) më 19 gusht 2025 kishte dorëzuar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në Gjykatën Supreme për çështjen se daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë. Ndryshe, vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025, me të cilin të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur. Kurse, më pas nisi shkyçja e bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji. /BetimipërDrejtësi/

Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

Gjermania e ka mbyllur të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari kundërkushtetutëse, përfshirë thirrje për krijimin e një kalifati, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane. Policia gjermane bastisi shtatë ndërtesa në qytetin verior të Hamburgut, ku e kishte selinë shoqata Muslim Interaktiv. “Ne nuk do të lejojmë që organizata, si Muslim Interaktiv, ta […] The post Kurti publikon një letër që në 2022-tën ia dërgoi Gjykatës Speciale: Nuk ka arsye ligjore që krerët e UÇK-së të mbahen në paraburgim appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .