Zbulimi i jashtëzakonshëm pranë kufirit Shqipëri–Greqi, një "qytet" merimangash nën tokë
Një zbulim i rrallë shkencor ka habitur studiuesit pranë kufirit Shqipëri–Greqi, ku është gjetur një rrjetë merimangash me sipërfaqe prej 106 metrash katrorë, në një shpellë të njohur për përmbajtjen e lartë të squfurit. Në këtë “qytet” të pazakontë nën tokë jetojnë së bashku mbi 111 mijë merimanga, që i përkasin dy llojeve: barn funnel weavers dhe sheetweb spiders. Ato kanë krijuar një ekosistem të qëndrueshëm në errësirën dhe atmosferën e pasur me squfur, duke u ushqyer me insekte të vogla që mbijetojnë falë energjisë kimike të mjedisit. Ky fenomen unik ka sfiduar perceptimet tradicionale të shkencës mbi sjelljen e merimangave, të cilat zakonisht njihen për jetesë të vetmuar dhe territoriale. Studiuesit thonë se bashkëjetesa e tyre në një rrjetë kaq të madhe është “një mrekulli evolutive” që mund të ndihmojë në kuptimin e adaptimit të gjallesave në kushte ekstreme. Zbulimi është bërë në Shpellën e Squfurit, një formacion natyror që ndodhet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe pritet të bëhet objekt i kërkimeve ndërkombëtare në muajt në vijim. /Euronews.al/