Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka komentuar nëse grindja midis Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit gjatë El Clasicos do të ndikonte në harmoninë e ekipit kombëtar. El Clasico e parë e sezonit pati tensione të mëdha mes dy klubeve më të mëdha spanjolle, ku dy nga akterët kryesor ishin reprezentuesin e Spanjës, Yamal dhe Carvajal. Pas përfundimit të ndeshjes, veterani i Real Madridit pati një përplasje verbale me yllin e Barcelonës, i cili para ndeshjes kishte bërë disa deklarata të cilat kanë ndezur kampin madrilen. Megjithatë, përplasja e tyre nuk shihet si problem në kombëtaren La Roja, pasi për këtë ka folur edhe vet trajneri De La Fuente. "Nuk pati asnjë incident, asnjë sherr, me të vërtetë, ndjenja në ekip është ajo e unitetit, e familjes", ka thënë trajneri i Spanjës. Ka dyshime të vazhdueshme nëse Yamal do të thirret për pushimin e ardhshëm ndërkombëtar të nëntorit, duke pasur parasysh dëmtimin e tij të vazhdueshëm në zonën pubike. Anësori i Barçës nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, megjithëse vazhdon të luajë për skuadrën e Hansi Flick. Ndërkohë, Carvajal do të mungojë në ekipin kombëtar për shkak të një dëmtimi në gju. Ndoshta, ai është përjashtuar për pjesën tjetër të vitit. /Telegrafi/
Një nga koleksionet më të shquara private të Ferrarit në botë do të dalë në ankand në janar 2026. Gama prej 48 makinash shtrihet në çdo dekadë nga vitet 1950 deri në vitet 2010, duke përfaqësuar disa nga krijimet më të lakmuara të Maranello-s. Shumë nga makinat kanë konfigurime jashtëzakonisht specifike, të llojit që pasqyrojnë një koleksionist që dinte saktësisht se çfarë donte. Njeriu pas këtij garazhi mahnitës ishte Phil Bachman, i cili ndërroi jetë në gusht. Një biznesmen i suksesshëm, ai drejtoi disa koncesionerë që mbulonin marka nga Pontiac dhe Cadillac te Nissan, Jeep, Renault, Ram dhe madje edhe DeLorean. Bachman bleu Ferrarin e tij të parë në vitin 1984 dhe, gjatë dekadave në vijim, krijoi një gamë aq të veçantë. /Telegrafi/
Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot. -Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, thuhet në raport. Megjithatë, ai vëren se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur sundimin e ligjit, në veçanti mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, dhe për të rritur luftën kundër korrupsionit, dhe se është bërë “përparim i kufizuar” në fushën e reformës gjyqësore. Raporti citon krijimin e Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile si një zhvillim pozitiv, dhe vlerëson se vendi ka bërë disa përparime në aspektin e pluralizmit dhe lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Komisioni Evropian gjithashtu thekson në dokument se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe është një nga vendet që i është bashkuar Konventës për Tranzitin e Përbashkët, e cila synon të përshpejtojë lëvizjen e mallrave përtej kufijve. Raporti gjithashtu përsërit qëndrimin e tij të shprehur më parë mbi nevojën për të zbatuar “me mirëbesim nga të gjitha palët” marrëveshjet dypalëshe të lidhura, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë. Vërehet gjithashtu se ndryshimet kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk përfaqësojnë shumicën, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, për të cilën vendi ka marrë një detyrim, ende nuk janë miratuar.
FCSB po përgatitet të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar dimëror në Rumani, duke synuar transferimin e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu nga CFR Cluj. Sipas raportimeve të “Digisport”, klubi i Gigi Becalit ka ofruar rreth 4.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve të CFR Cluj, Louis Munteanu dhe Lindon Emërllahu. Në një intervistë të dhënë të hënën në mbrëmje, vetë Becali nuk e konfirmoi dhe as e mohoi këtë ofertë, duke theksuar se ka një marrëveshje me presidentin e CFR-së, Ioan Varga, për të mos zbuluar detajet e negociatave. "Ka gjëra që nuk mund t'i diskutojë. Ato janë diskutime tona mes dy klubeve. Kur të hapet afati kalimtar, atëherë do të jemi nëgjendje të flasim", tha Becali. Megjithatë, ai e vlerësoi lart Emërllahun, duke e përshkruar si një lojtar të ri, të vlefshëm dhe me potencial të madh. Komentet e Becalit u pasuan edhe nga analiza e ish-futbollistit rumun Andrei Cristea, i cili për “PRO TV” deklaroi se një transferim i dyshes Munteanu–Emërllahu te FCSB do të ishte një goditje e madhe sportive dhe ekonomike, pasi të dy janë lojtarë të çmuar dhe me treg të gjerë evropian. Lindon Emërllahu, 22 vjeç, iu bashkua CFR Cluj në shkurt të vitit 2025 nga Ballkani, duke firmosur kontratë deri në qershor 2028. Aktualisht, Transfermarkt e vlerëson mesfushorin kosovar me 1.3 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij këtë sezon e kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të tjera. Ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën rumune, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime, ndërkohë që ka 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ku ka realizuar një gol. Nëse marrëveshja finalizohet, Emërllahu do të bëhej një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e FCSB-së dhe një tjetër histori suksesi për futbollistët kosovarë në kampionatin rumun. /Telegrafi/
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi”, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në kryeqytet. Kjo ndërhyrje, që po zhvillohet në zemër të Prishtinës, ka për qëllim ruajtjen dhe konservimin e vlerave historike, artistike dhe shpirtërore që mbart kjo xhami, e cila përbën një pjesë të rëndësishme të identitetit arkitektonik të qytetit, përcjell Telegrafi. Me arkitekturën e saj karakteristike, elementet e punuara në dru dhe detajet ndërtimore të veçanta, Xhamia “Sudi Efendi” mbetet një nga simbolet më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. MKRS po investon në restaurimin e saj me qëllim që ky monument të ruhet dhe t’u transmetohet me përkushtim brezave të ardhshëm. / Telegrafi /
‘Çdo vit, rrugët e botës marrin mbi një milion jetë dhe talente’ Viti 2025 shënon një moment të veçantë për Kosovën, një dekadë të përkushtimit të pandërprerë ndaj nismës globale World Day of Remembrance for Road Traffic Victims (WDoR), Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor. Kosova iu bashkua për herë të parë […] The post Rasti i 53-milionëshit, çfarë dëshmoi në Gjykatë ish-ministri i Qeverisë Haradinaj? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar rëndë nga një sulm me thikë në Suharekë. Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se u dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Brigada 123, Suharekë / 03.11.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Studenti DUNP: Tražimo prinudnu upravu, ujedinili smo sve delove Srbije i pokazali da je suživot moguć @n1srbija
Sydney Sweeney tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri Christy në New York, vetëm pak ditë pasi u raportua se është ndarë përfundimisht nga ish-i fejuari Jonathan Davino. Aktorja 28-vjeçare u shfaq mahnitëse me një pallto kafe të lidhur në bel dhe çizme të gjata me printim aligatori, ndërsa pozonte në lagjen Soho përpara një bisede me ish-boksieren Christy Martin, rolin e së cilës e luan në film. Sipas People , Sweeney është larguar plotësisht nga marrëdhënia me Davinon dhe po përjeton një romancë të re me producentin muzikor Scooter Braun, shkruan DailyMail. Filmi Christy , që del në kinema më 7 nëntor, rrëfen historinë e vërtetë të boksieres Christy Martin, nga suksesi i saj në ring në vitet e 90-ta deri te atentati i tmerrshëm i vitit 2010, kur bashkëshorti i saj u përpoq ta vriste. Në ngjarje, Sydney pozoi pranë vetë Christy-t, duke treguar edhe rripin e kampionatit të boksieres. Më vonë, aktorja u pa në Comedy Cellar me një veshje të zezë më moderne, duke treguar stilin e saj të veçantë dhe humorin pas një nate të gjatë promovimi. Burime të afërta me yllin e Euphoria thanë se ajo nuk do të kthehet kurrë më pas dhe është e lumtur dhe e fokusuar në karrierën e saj dhe lidhjen me Scooter Braun. /Telegrafi/
Koreja e Veriut qëlloi disa predha artilerie një orë para se sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, të vizitonte kufirin që e ndan atë nga Jugu, ka thënë ushtria e Seulit. Pheniani qëlloi gjithashtu armë të ngjashme minuta para se presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të zhvillonte bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping javën e kaluar, tha Shefi i Përbashkët i Shtabit (JCS) i Koresë së Jugut. JCS theksoi se kohët e fundit kishte "zbuluar rreth 10 predha artilerie të qëlluara në pjesën veriore të Detit Perëndimor", emri i Seulit për Detin e Verdhë. Armët u qëlluan rreth orës 3:00 pasdite të shtunën dhe rreth orës 4:00 pasdite të hënën. "Detajet e predhave po analizohen nga afër nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së", shtoi JCS. Hegseth vizitoi kufirin e fortifikuar rëndë që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut të hënën, duke u bërë shefi i parë i Pentagonit në tetë vjet që e bën këtë. Ai vizitoi Panmunjom, fshatin simbolik të armëpushimit ku trupat nga të dy Koretë qëndrojnë ballë për ballë, pas një ndalese në postbllokun e vëzhgimit me pamje nga Zona e Demilitarizuar. Hegseth dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Ahn Gyu-back "riafirmuan qëndrimin e fortë të mbrojtjes së kombinuar dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara", tha ministria e mbrojtjes e Seulit në një deklaratë. Udhëtimi i Hegseth vjen pasi propozimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë turneut të tij në Azi javën e kaluar nuk morën asnjë përgjigje publike nga Pheniani. Megjithatë, Trump ka lënë të kuptohet se ai do të ishte ende i gatshëm të "kthehej" për një takim të ardhshëm me Kim. Të shtunën, Lee u takua me Xi në periferi të një samiti ekonomik aziatik, duke i kërkuar udhëheqësit kinez të ndihmojë Seulin "të rifillojë dialogun" me Korenë e Veriut. Lee theksoi nevojën për "stabilitet" rajonal dhe vuri në dukje "shkëmbimet e fundit të nivelit të lartë midis Kinës dhe Koresë së Veriut" - një referencë për pjesëmarrjen e Kim në një paradë të madhe ushtarake në Pekin në shtator. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të hetimit të vdekjes, ku njëri rast ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Gjakovë. Në raportin policor bëhet e ditur se të dy rastet kanë ndodhur të hënën. Raporti i Policis ë: Prishtinë / 03.11.2025 – 14:40. Është raportuar se viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Gjakovë / 03.11.2025 – 15:00. Raportohet se në spitalin rajonal ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shprehur kënaqësinë e tij që shënoi golin e tij të parë për “Macet e Zeza” në barazimin e së hënës mbrëma me Evertonin në Ligën Premier. Të besuarit e David Moyes kishin marrë epërsinë në minutën e 15-të me anë të golit të Iliman Ndiaye përpara se ylli shqiptar të rivendoste barazimin për vendasit në “Stadiumin e Dritave”. Ndërsa shpreh gëzimin e tij për suksesin e tij personal, ai ndihet pak i zhgënjyer që ekipi i tij nuk mundi të merrte pikët maksimale nga kjo përballje. Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin - çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave' “Është gjithmonë mirë të shënosh golin e parë për klubin e ri”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat pas ndeshjes. “Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu dhe po përpiqem të jap më të mirën time. Ditë pas dite, në çdo ndeshje”. “Është për të ardhur keq që nuk morëm tre pikët, por jam gjithmonë i lumtur ta ndihmoj ekipin”. What. A. Footballer. pic.twitter.com/v8TKkKKK7y — Sunderland AFC (@SunderlandAFC) November 3, 2025 “Është mirë kur shënon kaq afër fillimit të pjesës së dytë sepse ke edhe 45 minuta të tjera. Me pak fat, mund të kishim shënuar golin e dytë, por patëm fat që nuk e pësuam golin e dytë në 25 minutat e para”. “Jemi gjysmë të zhgënjyer dhe gjysmë të lumtur, por e marrim pikën dhe ecim përpara”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Lidhja e Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Barileva e priti ngrohtë kandidatin për Kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, gjersa ai me ta ndau programin me pika konkrete për këtë fshat. Prishtina funksionale e barabartë bëhet vetëm duke i ndërlidhur fshatrat me qytetin, e këtë premtoi se do ta bëjë Çeku. Infrastrukturë urbane, ndërtim i çerdhes, ujësjellës, rehabilitim i shtratit të lumit, stadium i rinovuar e mirëmbatje e varrezave, janë disa nga planet konkrete për Barilevën të cilat Hajrulla Çeku i ndau me banorët e fshatit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës në hyrje të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilëson ndërhyrjen dinjitoze, dhe që po e transformon zonën. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës në hyrje të Shkodrës, një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/