U policijskoj stanici Zvečan otvorena „Prijateljska soba“ – donacija KFOR-a
U policijskoj stanici Zvečan otvorena „Prijateljska soba“ – donacija KFOR-a
U policijskoj stanici Zvečan otvorena „Prijateljska soba“ – donacija KFOR-a
Nga 1 janari pritet që çmimi i energjisë elektrike të rritet, një zhvillim që sipas njohësit të çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu do të ketë pasoja serioze për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, Kosova është futur në një cikël “të rrezikshëm” ekonomik për shkak të varësisë së madhe nga importi i energjisë, duke e cilësuar këtë si “mëkatin më të madh ekonomik” që i është bërë vendit. “Është e vërtetë që Kosova është e varur nga importi i energjisë elektrike dhe ky është mëkati më i madh që i është bërë Kosovës, kur dihet që resurset natyrore i ka të mjaftueshme që të jetë eksportues i energjisë elektrike”, ka deklaruar Gërxhaliu. Ai thekson se mungesa e transparencës në sektorin energjetik dhe rritja e varësisë nga importi po i vënë konsumatorët në pozitë të vështirë, veçanërisht në prag të rritjes së re të çmimeve që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit. “Kosova nga vitet e shumta ka stagnu dhe nga ky drejtim vetë rregullatori i energjisë elektrike ka paralajmëru që në fund të vitit do të ketë rishikim të faturave apo të energjisë - çmimit të energjisë elektrike, edhe pse mungon transparenca në lidhje me atë se sa dhe si paguhet. Kemi faktin tjetër që nga 1 janari hyn në fuqi, direktiva për mbrojtje nga dioksid karboni, besoj se do të jetë një barrë shtesë e cila do ta godasë ekonominë e Kosovës, po në veçanti qytetarët e Kosovës i cilin në këtë kohë të inflacionit është duke u ballafaquar vërtetë me sfida të shumta sociale”, ka thënë ai. ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor Gërxhaliu paralajmëroi se shpenzimet për energji elektrike janë rritur ndjeshëm në raport me të ardhurat mesatare të qytetarëve, duke e përshkruar situatën si alarmante për buxhetin familjar. “Në të kaluarën, shpenzimet për energji kanë qenë 15 deri në 30 për qind të pagës mesatare. Sot, afro 70 për qind e buxhetit familjar shkon për energji elektrike. Kjo ndikon në varfërimin e shportës së konsumatorit dhe në rënien e konsumit”. Sipas tij, rënia e konsumit do të ketë efekt zinxhir në ekonominë e përgjithshme, pasi konsumi është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit ekonomik të vendit. “Kosova po importon inflacion të heshtur. Në këtë kohë, kur kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, kjo është goditja më e madhe që po i bëhet qytetarëve – çdo ditë e më tepër po bie fuqia blerëse e tyre”. Telegrafi ka kontaktuar edhe kryesuesin e ZRRE-së, Ymer Fejzullahu mirëpo i njëjti nuk ishte i qasshëm. Ndryshe, në muajin shtator të këtij viti zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashtoi mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshijë ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit. /Telegrafi/
A e mbani mend Lexus IS F origjinal? Lexus mori një sedan kompakt luksoz ndryshe, futi një motor V-8 5.0 litra të fuqishëm nën kapakun e motorit dhe e lansoi atë në botë. Kjo veturë shënoi fillimin e një game të tërë modelesh F me motor V-8, duke përfshirë RC F dhe GS F. 17 vjet më vonë, emri F performance ende mbetet—pak a shumë—në modelin e çuditshëm IS500 F Sport Performance. Por nëse u besojmë raporteve të fundit, modelet Lexus F siç i njohim ne mund të jenë duke u përballur me zhdukjen. Kreu global i Lexus, Takashi Watanabe, tha se emblema F përfaqëson vetëm "një shprehje" të performancës brenda linjës Lexus. Ndërsa Watanabe nuk lë të kuptohet se veturat F do të zhduken tërësisht nga linja Lexus, duket se ideja është e sigurt. /Telegrafi/
Beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie rreth vreshtarisë së tyre franceze, Château Miraval, ka marrë një zhvillim të ri. Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara në fund të tetorit, Pitt po kërkon nga ish-bashkëshortja një kompensim prej 30 milionë eurosh për shitjen e pjesës së saj në pronë. Këto pretendime bazohen në email-et që avokatët e Angelina Jolie dërguan vitin e kaluar, të cilat tashmë janë paraqitur si prova nga ekipi ligjor i Pitt, shkruan People . Ekipi i Pitt dorëzoi më 29 tetor një seri të re komunikimesh që lidhen me shitjen e aksioneve të Jolie në vreshtari në vitin 2021. Mes provave është edhe një email nga nëntori 2023, në të cilin avokatët e aktores së njohur i përgjigjen padisë së Pitt. Foto: Getty Images “Vështirësitë e këtij procesi janë krijuar nga vetë zoti Pitt - ai po padit znj. Jolie dhe po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim”, shkruajnë avokatët në email. “Për këtë arsye, ai duhet të mbulojë shpenzimet për përgatitjen e dokumenteve që do të vërtetojnë (ose jo) dëmet që pretendon”. Në një email tjetër nga tetori 2023 thuhet se Pitt “kërkonte dëmshpërblim të përhershëm për dëmin e supozuar që i ishte shkaktuar biznesit të Miraval”. Ekipi i Jolie gjithashtu përmend “ngulmimin e Pitt për të mos dorëzuar dokumentet që lidhen me arsyet pse insistonte në një marrëveshje katërvjeçare konfidencialiteti, e cila mbulonte sjelljen e tij të papërshtatshme personale”, duke argumentuar se këto informacione janë thelbësore “për thelbin e çështjes dhe duhet të dorëzohen”. Brad Pitt e nisi procedurën e parë ligjore që në vitin 2022, duke pretenduar se Jolie e kishte shitur pjesën e saj në Miraval pavarësisht një marrëveshjeje të supozuar mes tyre që askush nuk do ta shiste pjesën e vet pa marrë miratimin e tjetrit. Jolie mohoi të ketë ekzistuar një marrëveshje e tillë dhe u kundërpërgjigj me padi, duke e akuzuar Pitt se “po zhvillon një luftë hakmarrëse” kundër saj. /Telegrafi/
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, po përgatitet për një moment të veçantë këtë të shtunë, teksa përballet për herë të parë me ish-klubin e tij, Arsenalin. Duke folur ekskluzivisht përpara ndeshjes së Ligës Premier, Xhaka foli hapur për pozitivitetin brenda Sunderlandit, emocionet e përziera të largimit të tij nga Arsenali dhe standardet e vendosura nga Mikel Arteta. Xhaka kujtoi pasditen e vështirë kur u vërshëllye në Emirates, por vuri në dukje se si është rritur në një lider të destinuar të udhëheqë një skuadër të re të Sunderland. Granit Xhaka cupped his ear as the Emirates crowd roared its disapproval at his demeanour when he was withdrawn during Arsenal's 2-2 draw with Crystal Palace in October 2019. He took off his armband, then his shirt, as he was replaced by an 18-year-old Bukayo Saka, and walked… pic.twitter.com/RHwsgXzeDG — The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 6, 2025 "E shtuna do të jetë e veçantë, me siguri, sepse tani jam në anën tjetër, kundër tyre për herë të parë", ka thënë Xhaka. Mesfushori 33-vjeçar luajti shtatë vjet te Arsenali, duke u bërë një figurë kyçe pavarësisht disa polemikave, dhe tani udhëheq Sunderlandin në mënyrë mbresëlënëse në katërshen më të mirë të Ligës Premier. “Saturday will be special, for sure, because I am now on the opposite side, against them for the first time.” Ahead of the visit of his former club, the Premier League leaders Arsenal, Sunderland captain Granit Xhaka talks exclusively to @mwalker2771 about: The positivity… pic.twitter.com/kyfUQbtwJH — The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 6, 2025 Xhaka vlerësoi cilësinë e Arsenalit dhe shprehu respektin e tij për klubin, stafin e trajnerëve dhe ish-shokët e ekipit, duke theksuar rëndësinë emocionale të ndeshjes së ardhshme. Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet . /Telegrafi/
Një burrë është gjetur pa shenja jete dhe është sjellë në Spitalin e Prizrenit. Sipas mjekut që ka konstatuar vdekjen, dyshohet se shkak i vdekjes është natyral. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Hetimet janë në vazhdim nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, sot do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe operacionalizimin e tunelit ndërkufitar të Korridorit 8. Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të shërbejë si pikë ndërkufitare lidhëse mes dy shteteve përgjatë Korridorit 8. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, nga të cilat rreth 1.2 kilometra do të jenë në territorin e Maqedonisë së Veriut. “Nërtimi i Korridorit hekurudhor 8, përveç rëndësisë ekonomike për vendin dhe rajonin, ka edhe rëndësi strategjike të sigurisë brenda kornizës së NATO-s. Në këtë drejtim, tashmë është ndërtuar dhe vënë në funksion aksi hekurudhor nga Kumanova deri në Bellakovcë”, theksojnë nga Ministria. Aksi nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë është në fazë ndërtimi, ndërsa punimet për përgatitjen e aksit të tretë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, janë duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar. Ky segment do të përfshijë edhe zgjidhjen e tunelit ndërkufitar.
KRIK objavio bazu istaknutih ćacija: Osobe sa kriminalnim dosijeima iskazuju lojalnost Vučiću i SNS-u – među njima i jedan iz Banjske
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC), mbajti Mbledhjen e 14-të të Kuvendit të Përgjithshëm, gjatë së cilës u zgjodh Bordi i ri Drejtues për një mandat të ri dyvjeçar. Në hapje të takimit, drejtori ekzekutiv i EIC, Emrush Ujkani, falënderoi Bordin në largim për kontributin e tyre “Faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin tuaj ndër vite. Bashkëpunimi juaj ka qenë thelbësor për fuqizimin e rolit të EIC në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim. Kryetari aktual i Bordit, Genond Mesareja (Sigma Vienna Insurance Group), i rizgjedhur për një mandat të ri, vlerësoi arritjet e organizatës dhe riafirmoi angazhimin e tij. “Riafirmoj përkushtimin tim për të udhëhequr një bord aktiv dhe vizionar, i përkushtuar në promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm për investime, zhvillimin e reformave ekonomike dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat”, tha ai. Bordi i ri Drejtues i EIC do të përbëhet nga: Genond Mesareja (Sigma Vienna Insurance Group) – Kryetar Visar Paçarada (ProCredit Bank) – Nënkryetar Gresë Rexhepi (PwC) – Drejtoreshë e Thesarit Gokhan Acikgoz (Limak Kosovo) – Sekretar Andras Pali (IPKO) – Udhëheqës për Marrëdhënie me BE-në Katër nga anëtarët janë rizgjedhur nga përbërja e mëparshme, ndërsa Andras Pali i bashkohet Bordit për herë të parë, duke sjellë perspektivë të re dhe përvojë në raportet ndërkombëtare. Përveç Bordit Drejtues me të drejtë vote, EIC përfshin edhe anëtarë të nderit pa të drejtë vote, duke përfaqësuar institucione si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, BERZH, IFC dhe FKGK. Këshilli i Investitorëve Evropianë mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për të nxitur investimet, mbështetur sektorin privat dhe fuqizuar dialogun publiko-privat si themel i rritjes ekonomike afatgjate të Kosovës. /Telegrafi/
I shtrenjtë, i zhurmshëm dhe tetë vjet me vonesë, por Ushtria Britanike më në fund ka një automjet të ri të blinduar luftarak që trupat mund ta dislokojnë në Ukrainë në rast të ndonjë marrëveshjeje paqeje. Ajaxi me vlerë gati 10 milionë funta peshon më shumë se 40 ton. Mbretëria e Bashkuar po e paraqet atë si një makinë luftimi e “gjeneratës së ardhshme”, e pajisur me kamera, forca të blinduara mbrojtëse dhe një top 40 mm, me plumba që mund të shpojnë betonin. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ajo që njihet si aftësia fillestare operative për Ajax është përmbushur. Ajo e përcaktoi këtë si aftësinë për të vendosur një skuadrilje prej 27 automjetesh në operacione nga një grup prej 50 automjetesh. Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i automjeteve të dorëzuara Ajax është 165. Ato vijnë në gjashtë variante, me llojin kryesor të projektuar për zbulim dhe luftime. Ushtria ka porositur gjithsej 589 nga modelet e ndryshme, të cilat pret t’i marrë deri në vitin 2030 . Ndryshe, Ajax shënon automjetin e parë të ri të blinduar luftarak që hyn në shërbim në pothuajse 30 vjet dhe po zëvendëson pajisjet e vjetra që datojnë që nga vitet 1970. Ajax ishte menduar të arrinte momentin e tij fillestar operativ në vitin 2017, por kjo datë është shtyrë vazhdimisht. Vonesa më serioze ndodhi kur testimet u ndërprenë pasi ushtarët pësuan lëndime dëgjimore dhe lëndime të tjera për shkak të zhurmës së lartë dhe dridhjeve që vinin nga automjetet. Kjo është arsyeja pse kushdo që përdor Ajax sot duhet të mbajë mbrojtëse për veshë. Automjeti bën shumë zhurmë - megjithëse ushtarët thanë se kjo nuk do të ndikonte në aftësinë e tij për të kryer misionin e tij kryesor të zbulimit. Ata thanë se Ajax është i pajisur me kamera dhe sensorë të zgjuar që mund të dallojnë një objektiv deri në tetë kilometra larg. Kur mund të vendoset në Ukrainë? Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe një koalicion prej më shumë se 30 aleatësh janë zotuar të vendosen në Ukrainë për të ndihmuar në sigurimin e paqes nëse Kievi dhe Moska bien dakord për një lloj armëpushimi - një qëllim që Donald Trump është përpjekur ta arrijë, por që duket shumë i pamundur për momentin. Por, Ajax mund të jetë në listën e lojtarëve që do të ofrohej për misionin. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Jonit” në Prizren, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur 15-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë, e mitura ishte raportuar si person i zhdukur nga familja e saj dy ditë më parë. Gjatë veprimeve hetimore, ajo është gjetur duke qëndruar me të dyshuarin, mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Nga: Naveed Jamali [1] / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.com Rrugëtimi im për të përjetuar gjithë triadën bërthamore më çoi në bord të një B-52 -shi dhe një bombarduesi B-2 që nuk detektohet, në thellësi të një silosi të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman dhe nën valët e oqeanit në një nëndetëse me raketa balistike. Triada bërthamore - e përbërë nga raketat balistike ndërkontinentale me bazë në tokë, raketat balistike të lëshuara nga nëndetëset dhe bombarduesit me kapacitet bërthamor - është shtylla kurrizore e parandalimit strategjik të Amerikës. Ajo siguron që asnjë kundërshtar të mos jetë në gjendje të eliminojë aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur një sulmi bërthamor. Komunikimi i kësaj gatishmërie është ajo që e bën parandalimin të vlefshëm. Ky është paradoksi në zemër të stabilitetit bërthamor: Për ta mbajtur botën të sigurt, duhet të jemi të gatshëm të përdorim armët më të rrezikshme që janë ndërtuar ndonjëherë. Kjo gatishmëri nuk mbështetet vetëm në teknologji, por te njerëzit që janë të gatshëm ta përdorin atë - është thelbi i parandalimit. Në të tri komponentet e triadës, pashë që armët bërthamore të Amerikës nuk janë instrumente të heshtura që presin ditën më të keqe të botës; ato përdoren çdo ditë përmes një parandalimi të qetë e të vazhdueshëm që u tregon kundërshtarëve, si Rusia dhe Kina, se çdo sulm ndaj Shteteve të Bashkuara do të dështojë përpara se të fillojë. Edhe pse shumë pjesë të triadës mbeten të klasifikuara, ajo që është e qartë është kompetenca e jashtëzakonshme dhe disiplina e të rinjve dhe të rejave që operojnë me të - dhe përcjellja e këtij përkushtimi është po aq e rëndësishme sa përparimi i teknologjisë sonë. Një tjetër veçori e përbashkët befasuese, në të tri komponentet e triadës, është kontrasti mes moshës së re të personelit që operon këto sisteme dhe moshës së vetë makinerive. Aeroplanët që ata drejtojnë, nëndetëset që lundrojnë dhe raketat që monitorojnë janë, sipas çdo standardi, të vjetra. Merrni si shembull bombarduesin e padetektueshëm B-2 . Dizajni i tij elegant në formë trekëndëshi duket ende futurist, megjithatë ai fluturoi për herë të parë më shumë se 30 vjet më parë, përpara se GPS-i të ishte funksional. Kur hipa në kabinën e tij të fluturimit, më bëri përshtypje se sa pak moderne dukej brendësia e tij krahasuar me shumicën e aeroplanëve të sotëm komercialë. B-52 dhe Minuteman III janë edhe më të vjetër, të krijuar në vitet e para të Luftës së Ftohtë. Edhe nëndetësja Ohio , ku isha, është vënë në shërbim në fillim të viteve ’80 të shekullit XX. Edhe pse secili prej këtyre sistemeve është përditësuar vazhdimisht dhe mbetet vdekjeprurës, ato janë trashëgimi e një epoke tjetër - dëshmi se parandalimi nuk mbahet në jetë vetëm nga teknologjia, por nga njerëzit që e bëjnë atë të rëndësishëm, të besueshëm dhe gjithmonë të gatshëm. Sot, ky mision i parandalimit, po vihet në provë si kurrë më parë. Vetëm pak para takimit të rëndësishëm me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti Donald Trump shpalli se kishte udhëzuar Pentagonin të fillonte testimet bërthamore “në të njëjtin nivel” me Rusinë dhe Kinën, dhe se procesi do të niste menjëherë. “Duket se të gjithë po bëjnë teste bërthamore”, u tha Trumpi gazetarëve në bordin e Air Force One . “Ne nuk bëjmë teste, i kemi ndaluar prej vitesh. Por, meqë të tjerët po bëjnë, është mirë që edhe ne të fillojmë”. Ndërkohë, një lojtar tjetër po transformon me shpejtësi peizazhin bërthamor: Kina. Vitet e fundit, Pekini ka ndërmarrë një zgjerim të gjerë të forcave të saj bërthamore, duke ndërtuar silose të reja raketash dhe duke zhvilluar raketa të avancuara balistike të lëshuara nga nëndetëset. Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se Kina tani ka rreth 500 koka bërthamore, afërsisht 440 prej tyre të gatshme për t’u lëshuar nga toka, deti apo ajri, dhe ajo mund ta kalojë shifrën 1 000 deri në fillim të viteve 2030. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara apo Rusia, të cilat kanë operuar për dekada të tëra nën traktatet e kontrollit të armëve, Kina nuk përballet me kufizime të tilla - duke sinjalizuar një epokë të re të karakterizuar jo nga dy superfuqi, por nga tre rivalë të barabartë bërthamorë. Ky realitet e bën triadën amerikane më të rëndësishme sot sesa në çdo moment që nga Lufta e Ftohtë. Ajo është e vetmja strukturë që mund të parandalojë në mënyrë të besueshme si Rusinë, ashtu edhe Kinën njëkohësisht. Pjesa e nëndetëses garanton mbijetesën, raketat tokësore ofrojnë përgjigje të menjëhershme, dhe bombarduesit ofrojnë një parandalim të qartë dhe fleksibil. Së bashku, ato përbëjnë një shtyllë strategjike që duhet të mbetet e patundshme, pavarësisht ndryshimeve në teknologji, gjeopolitikë apo udhëheqje. Megjithatë, pas gjithë atyre gjërave që pashë nga afër, besoj se përbërësi më jetik i triadës nuk është raketa apo makina, por njeriu. Profesionalizmi i ekuipazhit që rri në gatishmëri në nëntokën e Veriut, marinarët që lundrojnë pa u vërejtur nëpër oqeanet e errëta, dhe pilotët që përgatisin aeroplanët më të vjetër se vetë prindërit e tyre janë zemra e parandalimit amerikan. Aftësia dhe qetësia e tyre, jo titujt e gazetave apo retorika politike, janë ato që e bëjnë luftën bërthamore të paimagjinueshme. Parandalimi është një lojë që duhet luajtur pa ndërprerje, një betejë që zhvillohet në heshtje e në hije. Nuk ka fitore, vetëm vigjilencë, sepse në këtë lojë nuk mund të fitojmë kurrë plotësisht, por nuk guxojmë kurrë të humbasim. /Telegrafi/ ______________ [1] Naveed Jamali është gazetari i parë dhe i vetëm që ka dokumentuar tri komponentet e triadës bërthamore të ShBA-së. Ai është veteran i Marinës dhe ish-anëtar i komunitetit amerikan të inteligjencës, si dhe drejtues i projektit Unconventional në Newsweek .
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka publikuar raportin e ri mbi gjendjen dhe menaxhimin e mbeturinave komunale në vend për periudhën 2023–2024, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi gjenerimin, grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave. Në raport prezantohet statusi aktual i menaxhimit të mbeturinave, sfidat me të cilat përballen komunat dhe operatorët, si dhe masat e rekomanduara për përmirësimin e situatës mjedisore në këtë sektor, përcjell Telegrafi. Analiza dyvjeçare përfshin një krahasim të të dhënave me vitet paraprake, që mundëson vlerësimin e progresit dhe identifikimin e fushave që kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme. Sipas AMMK-së, raporti ka rëndësi të veçantë për monitorimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit mjedisor, duke ofruar informacion të besueshëm e transparent për institucionet publike, politikbërësit, komunitetin shkencor dhe qytetarët. Ky dokument synon të shërbejë si bazë për hartimin e politikave të reja dhe për orientimin strategjik të veprimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Raporti i plotë është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës: https://ammk-rks.net . / Telegrafi /
Mandatimi i Konjufcës nga Osmani – mes interpretimesh kushtetuese dhe akuzave për arbitraritet
Ende ka mundësi që bota të shmangë pasojat më të rënda të ndryshimit të madh klimatik dhe t’i kthehet qëllimit të qeverive për kufizimin e ngritjes së temperaturës botërore për 1.5 shkallë Celsius nëse merren veprime konkrete ndaj emetimeve të gazeve serrë, thuhet në një vlerësim të ri shkencor, ka raportuar të enjten (06.11.2025) gazeta […] The post Artmotion siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA edhe për pesë vjet appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rast dhune në familje në Prishtinë, ku një burrë ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij të mitur. Sipas njoftimit zyrtar, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia. Deri më tani, nuk është arritur sigurimi i prezencës së tij. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/