Meta i reagon Bajramit: Si nuk i vjen turp me sulmu Osmanin e me e mbrojtë Listën Serbe?
Ish-deputeti i Listës Guxo, Burim Meta ka reaguar pas deklaratës së nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se "Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk ka më vend në këtë subjekt politik". Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se si duket Hykmete Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021. Bajrami: Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, ajo është përgjegjëse për rënien e partisë në 2021 Tutje ai ka thënë se deklaratat e Bajramit ku thotë se ‘nuk ka problem me Listën Serbe”, janë jo vetëm të papërgjegjshme e anti-shtetërore, por edhe larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të të gjithë atyre që besonin në demokraci, dinjitet dhe shtetndërtim. “Si nuk i vjen turp me sulmu Presidenten Osmani e me e mbrojtë Listën Serbe? Por nga të tillët s’duhet të befasohemi më”, ka shkruar Meta në Facebook. /Telegrafi/